MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Poezi per gjuhen albania!

« Older   Newer »
  Share  
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 11:15     +1   -1




GJERGJ FISHTA - Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli fllad i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjįma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.

Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.

Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thįnun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' mį para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mį s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kenė ndera e trimnive.

Pra, shqyptarė ēdo fés qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr té gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
N'per gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rroftė Shqypnia!
 
Top
view post Posted on 14/4/2011, 11:17     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Naim FRASHĖRI - GJUHA SHQIPE


Vėllezėr shqipėtarė!
Qasuni mė dėgjoni,
Sa tė mundeni mė parė
Gjuhėn tuaj mėsoni.
Pa shihni sa ėsht’e mirė
S’u vjen mall’ e dėshirė?
Gra,burra, djem e vasha!
E ju plaka zė-trasha!
Mos rrini pa mėsuar,
Kjo do tė na nderojė,
E do tė na bashkojė,
Kėtė gjuhė, qė flasim,
Kėtė zė tė kėndojmė,
Gjėnė tonė tė qasim
Tė huajn t’a dėbojmė,
Se gjuh’ e Shqipėrisė
Ėshtė e Perėndisė,
Njeriu tė shperndėronjė!
Gjuhėn e Mėmėdheut!
Q’ėshtė e bukur’ e zonjė!

Gjuhėn e Skėnder - beut!
Oh! e madhe mėkatė!
Kjo punė s’ka uratė.
Ju shkėmbenjė e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumėnj ngadale,
Ju fusha gjelbėrore.
Shqip tė flisni pėr herė!
Fjesht’ e tė papėrzier!
Dielli, hėna, pylli,
Dallėndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetė
Shqip tė flasė ndė jetė!
Dhe vetė Perėndija,
Edhe Zot’ i vėrtetė,
Dh’ e tėrė gjithėsija
Kėtė gjuhė tė ketė
Kėtė dhe shqipėtari,
Shpirt-madhi, punė-mbari.
 
Top
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 11:18     +1   -1




GJUHA SHQIPE - Ndre MJEDA (1866 - 1937)


Pėrmbi za qė lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
pėrmbi erė qė jep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushllon.

Ndėr komb’tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
janė tė bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
pėr mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskė, Malsi jallia,
janė nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e njė gjuhė t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndėr kta vllazėn shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ē’ ka natyra vetė pėrpoq!

 
Top
view post Posted on 14/4/2011, 11:18     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


GJUHA SHQIPE - ISMAIL KADARE (1936)


Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S’ i muar, qė s’ i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S’ i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.

Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin lesh arapi.

Nė pėrēartje ta kthenin,
Nė delir nė jerm.
Shin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqėte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē’ do tė thotė pėrēartje
E di, oh,e di mirė.

E di ē’ do tė thotė
Kllapi, hermetizėm
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetėshme,
Qė lindi mes dhembjesh
Art tė pavdekshėm
 
Top
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 11:18     +1   -1




Gjuhės shqipe - EVA SOTIRI


E bukura, e ėmbla, e lashta gjuha ime
Mė lėr tė tė ndjej, tė prehem tek ti!
Tė mos i kujtoj gjithė pėrēudnimet,
Barbarizmat, turqizmat, pėrplot neveri…


Pėrpjekjet e pėrditshme si kordhė vrastare
Dua t’i lė pas, nė humnerė t’i hedh
Duart qė pėrpiqen tė tė kthejnė nė qyqare
Ty, qė shkėlqimin e Diellit pėrcjell.


E bukura Zonjė, nė kėtė botė e para,
Gjuha qė me kėngė bilbilash ligjėron
Kurorė e gjithė gjuhėve, mbretėreshė krenare
Nėn tingujt magjikė, Parajsės mė fton.


S’mbeti stuhi dhe uragan pa shpėrthyer
Kundėr teje, por ti je nektar qė pastron.
Armiqtė i le pas, nė turp tė pėrlyer.
Madhėshtore, kėngėn e jetės kėndon..


Thellė nė shpirtin tėnd Zoti krijoi forcėn
Qė gjithė barbarizmat i djeg, pėrcėllon.
Nėse sot pėrpiqen ende tė damkosin
Lodhen kot se ti nė botė mbretėron.


Alfabetit tėnd lejomė t’i pėrkulem
Gjuhė e madhėrishme, qė s’pranon vargonj.
Ndjesė tė tė kėrkoj kur nuk bėj sa mundem
Qė frymėmarrja e fjalės mendjen tė ēlirojė.
 
Top
view post Posted on 14/4/2011, 11:18     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gjuhės Shqipe - Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko 1907 - 1966)

I

Tė falem ty, o gjuhė-shkėmb,
me rrėnjėt thellė nė shkėmbenj,
qė ēave qiellin kur t’ u vrėnj
dhe shembe bisha e shtėrpėnj,
po mbete prapė:
shkrep e shtėng:
tė falem, gjuhė shkrepėtim,
qė shkrep nė qiej e vrungullon,
me bujė pyjesh bubullon,
me gjėmė detesh uturon,
dhe je, siē ishe:
vetėtim;
tė falem ty, o gjuhė - hoj,
ty, zėth i nėnės - qetėsi,
ty, kėngė e foshnjės - kaltėsi,
ty afsh’ i zemrės - dashuri -
gjithmon e ėmbėl
mjaltė zgjoi.

II

Tė falem ty o gjuhė e fisit tim,
siē nuk i falem asnjė perėndi -
se tempull i pėrjetshėm mė je ti,
dhe ti mburoje nėpėr mot tė zi:
ti, dritė e krirtė nėpėr errėsi,
ti, perėndi, qė nuk ke perėndim.


III

Tė falem ty, o fis i vendit tim:
Ilir i lashtė, arbėr i ri ...
ty, i paepur popull luftėtar,
qėndresė e fortė nė luftė e zjarr;
Ty, o gjahtar i moēėm me hobe -
dhe ty, bari, me hark e me kope,
ty, bujk, me shpatė e me qe,
ty, nėnė e dhemshur e grua - gur,
ju, qė me shtatet ngritėt mur;
ju rroni dhe rilindni pėrsėri;
siē lind nga trungu bisku i ri,
kur mplaken dhe vdesin perėndi ...
Ju mbrojtėt e mbrojtėt! gjer nė varr
gjuhėn e shqipes sime:
thesar
 
Top
lejla1
view post Posted on 14/4/2011, 11:19     +1   -1




Gjuha shqipe - ASDRENI - Aleks Stavre Drenova (1872 - 1945)


Lavdi nėr shekuj pash o gjuhė shqipe
Lavdi pėr ty qė jetė merr tė re,
Me tingllin tėnd tė kandshėm kulmin hipe
Nėr shoqet sot krenare zen’ e mpreh.
Si det-i rahur valash katallane
Kur vjen shtėrgata rrebtė q’ e sulmon,
Dhe ti pas aq sulmimesh prej ēdo ane
Si shkėmb i fortė shekujt i qėllon.
E vdekur s’ ishe, gjuhė stėrgjyshore,
Me ty gjalloj njė Komb trim e krenar,
Qė s’ u pėrkul nėr kohėra mizore
Q’ armiqtė rreth e merrnin drejt barbar.
Me ty, s’ u shkruan libra, pėrmendore
Si pendė, pate shpatėn pėr shkėlqim;

Me tyn’ u lintnė Fryma Ngadhėnore
Q’ u shtrihtėn lark nė Lindje - e Perėndim!

Ti je thesari prindrit qė na lanė;
Si Leka, Burri, pas dhe ēdo luftar,
Nėr kėngė-e valle zonja hir tė dhanė:
Me tyn’ u - mburr Pellasgu milėnar.

Tek ty qėndron virtuti - i gjindjes sonė
Ti t’arthmen me tė shkuarėn bashkon,
Ti na tregon se ē’jemi pėrgjithmonė
Kur verb-i yt i bukur na tingllon!

Bekuar qofshin gjith ata tė lumit
Qė bres pas bresi gojas’ u pushoj
Tė gjallė qė tė mbajtėn; pėr tė shumit
Qė Ngjallja jote-aspak nėr ment s’ u shkoj.

Si Zonjė-e madhe mbaju kryenaltė
Bej tė gjėmojė zėri-i yt hyjnor,
Nėr vepra fryme mendje mė sė naltė
T’ ia thonė Zanat kėngės mi Tomorr!
 
Top
6 replies since 14/4/2011, 11:15   117 views
  Share