MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Deklarata dashurie për njeriun që duam shum

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/2/2011, 11:32     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Une,e nenshkruara Melina .....sot,me date 31.03.2010 ora deklaroj se
dashuria ime per ty eshte e sinqerte,e pakushtezuar,e pafund.Do te jem e
jotja perjete.Cdo dite e jetes sime ka marre emrin tend.Je arsyeja e
buzeqeshjeve te mia.Nuk ekziston dashuri tjeter si e jona.Askush nuk
duhet sic duhemi ne te dy.
Nuk puthet ashtu sic dime te puthemi vetem ne te dy.
Nuk ndjejne ashtu sic dime te ndjejme ne te dy.
Ne jemi dashuria me e bukur e kesaj bote.Thone qe dashurite vdesin. Por
dashuria jone eshte krejt ndryshe.
Sa here qe ka pasur lekundje, cuditerisht ajo eshte bere edhe me e forte
Sa here qe kemi kujtuar, se dicka nuk shkon me nesh, kemi kuptuar
se pa njeri-tjetrin nuk bejme dot.
Dua te jem prane teje kur ti te semuresh e te jem une qe te pergatis
cajin e ngrohte,dua te jem cdo mengjes kur ti hap syte dhe cdo mbremje
kur ti i mbyll,dua te jem aty kur te merzitesh nuk e di per cfare e te
me nxjerresh te gjithe nervat qe ke e une sdo merzitem sepse e di qe me
do dhe e di qe pas pak do te me shtrengosh e do te me puthesh,dua te jem
aty kur te te zere shiu ne udhe e une te vij te te marr ne cadren
time,dua te jem aty e te te mbuloj kur te zbulohesh pak,.Dua qe te
ngelet dicka e jona ne ate vend aty ku u ulem per here te pare e u pame
fort ne sy e pa fjale nisem te putheshim,i shprehem dashurine njeri
tjetrit,aty pas 5000 vjetesh dua qe njerezit te thone ne kete vend jane
puthur ...& ... te vetmit qe gjeten dashurine e vertete.Dua te te
shoh flokun tend duke u thinjur nga plakja e moshes.Edhe pse e plakur me
aq force sa te me ngeli do te perqafoj e do te te them te dua dhe pse
mund te vuaj nga mijera semundje,thjesht kur te te them te dua gjithcka
me rigjenerohet.E keto sy qe te pane per gjithe jeten,ne oren e fundit
te jetes time dua qe te vazhdojne serisht te te shohin,sepse nese nuk
arrita te te shoh kur linda dua te te shoh deri ne vdekje.Dua te jesh
aty e te me shtrengosh doren e pas shume vitesh bashke te me thuash te
dua si diten pare,sepse nuk ka rendesi mosha,dashuria nuk plaket
kurre.Dhe gjithcka le te shuhet sepse nuk kam frike nga vdekja nese ti
do jesh aty.
 
Top
0 replies since 5/2/2011, 11:32   599 views
  Share