MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

10 letrat mė tė bukura tė dashurisė

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/2/2011, 11:30     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Si e shprehnin dashurinė mbretėrit, perandorėt e shkrimtarėt e njohur.

Kanė pushtuar popuj me miliona banorė, por kanė qenė rob i njė njeriu tė vetėm. Kanė qenė tė lavdishėm e tė papėrkulshėm, po njė njeri i vetėm i ka bėrė aq sa melankolikė dhe tė thyeshėm. Autorė tė mė tė mėdhenjve veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje tė njė letre dashurie. “Zot, ēfarė do tė bėhet me mua, tani qė ti mė ke privuar nga arsyeja?” i shkruan mbreti i letėrsisė franceze, Honore de Balzak konteshės polake Evelina Hanska. Njė tjetėr shkrimtar, Volteri, pėr hir tė dashurisė do tė arratisej nga burgu pėr tė qenė pranė tė dashurės sė tij Olymbe Dunover, njė vajzė e varfėr qė ai e dashuronte marrėzisht. “Unė jam burgosur kėtu nė emėr tė mbretit; ata mund tė mė marrin jetėn, por jo dashurinė qė ndjej pėr ty”, i shkruan nė vitin 1713 tė dashurės sė tij, disa minuta para se tė arratisej. Por dashuria nuk ėshtė e bukur vetėm nė letrat e shkrimtarėve, por edhe nė atė tė udhėheqėsve. “Ti je jeta nė mua. Kur ti nuk je pranė meje, unė pres kthimin tėnd qė tė filloj tė jetoj sėrish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan, bashkėshortes sė tij pėr 31 vjetorin e martesės. Edhe Napoloni, perandori i egėr francez i shkruante me ėmbėlsi Zhozefinės, bashkėshortes sė tij tė parė. “Zhozefinė, do tė tė shoh brenda tri orėve. Deri atėherė, e dashura ime e ėmbėl tė dėrgoj njėmijė puthje, por mos mė jep asnjė si shkėmbim, pasi ato ma ndezin gjakun mė keq”. “Tirana Observer” boton letrat mė tė famshme tė dashurisė. Ēfarė i shkruanin mbretėrit, perandorėt e presidentėt vajzave qė u kishin robėruar zemrat? Fjalėt e ėmbla tė Hygoit, Gėtes, Xhek Londonit, Xhejm Xhojsit dhe dashuritė e vėshtira tė Franz Kafkės, Lord Bajronit e Bethovenit.

Napoleoni i shkruan bashkėshortes sw tij, Zhozefinės,

Paris (1795)
Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet pėr ty. E ėmbla ime, e
pakrahasueshme ē'efekt tė ēuditshėm ke mbi zemrėn time. Por ēfarė mbetet akoma kur nga buzėt e tua, zemra jote merr njė dashuri qė mė tret si zjarri? Je e zemėruar? Pse mė dukesh e trishtuar? Je e shqetėsuar?... Sa dhimbje ndjej nė shpirt! Ti do tė largohesh nė mesditė. Do tė tė shoh brenda tri orėve. Deri atėherė, e dashura ime e ėmbėl tė dėrgoj njėmijė puthje, por mos mė jep asnjė si shkėmbim, pasi ato ma ndezin gjakun mė keq.

Viktor Hugo pėr Adele Foucher

1821
E dashur!
Kur dy shpirtra tė cilėt kanė kėrkuar njėri-tjetrin pėr aq kohė pėr t'u rigjetur nė mė fund..., njė bashkim i furishėm dhe i pastėr si vetė ato... fillon nė tokė dhe vazhdon pėrjetė nė parajsė. Ky bashkim ėshtė dashuri, dashuri e vėrtetė..., njė besim i cili hyjnizon tė dashuruarin, njė bashkim jeta e tė cilit rrjedh nga pėrkushtimi dhe pasioni dhe pėr tė cilin edhe sakrificat mė tė mėdha janė kėnaqėsi tė ėmbla. Kjo ėshtė dashuria qė ti mė bėn tė ndiej... Shpirti yt ėshtė krijuar pėr tė dashuruar me pastėrtinė dhe pasionin e engjėjve.
I yti pėrgjithmonė
V.H

Robert Schumann pėr bashkėshorten e tij Clara Schumman
1838
E dashur, kam qarė nga gėzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherė e pyes veten nėse tė meritoj. Dikush mund tė mendojė se nė zemėr e nė mendje asnjė burrė nuk mund tė grumbullojė nė zemėr aq shumė gjėra nė njė ditė... Por sa i
lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte njė shpirt fisnik, njė besim e njė mal me dashuri.
Ēfarė nuk do tė bėja pėr dashurinė tėnde!

Winston Churchill pwr bashkėshorten e tij, Clemmie Churchill
10 gusht, 1894
E dashura ime Clemmie!
Nė letrėn qė mė dėrgoje nga Madras shkruaje disa fjalė shumė tė dashura pėr mua, se si unė e kisha bėrė mė tė mirė jetėn tėnde. Nuk mund tė ta pėrshkruaj kėnaqėsinė qė mė dhe sepse gjithnjė jam ndjerė aq shumė nė borxh me ty, gjithnjė nėse nė dashuri mund tė mbahen llogari... Se ē'do tė thotė tė jetoj gjithė kėto vite nė zemrėn dhe praninė tėnde, nuk ka fjalė qė ta pėrshkruajnė. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjė mė tė gėzueshme se sa tė shohėsh sa i madh dhe si shtohet thesari qė ne kemi grumbulluar sė bashku nėpėrmjet stuhive e trishtimeve tė miliona viteve tragjike, tė tmerrshme e plot ngjarje.
Bashkėshorti yt i dashur

Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiēiolit
25 gusht, 1819
E dashura ime Tereza!
E kam lexuar kėtė libėr nė kopshtin tėnd; dashuria ime ti nuk ishe aty, pėrndryshe nuk do tė mund ta kisha lexuar. Ėshtė njė prej librave tė tu tė preferuar dhe shkrimtari ishte njė miku im. Ti nuk do t'i kuptosh kėto fjalė nė anglisht dhe tė tjerėt nuk do t'i kuptojnė, ēka ėshtė dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato nė italisht. Por ti do tė njohėsh shkrimin e atij qė tė deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atė nėpėrmjet njė libri qė ishte i yti se ai mund tė mendonte vetėm pėr dashurinė. Nga ajo fjalė e bukur nė tė gjitha gjuhėt, por mbi tė gjitha nė gjuhėn tėnde "amor mio" pėrbėhet ekzistenca ime kėtu e mė vonė kudo qė tė jem. Unė e ndjej se ekzistoj kėtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj tė ekzistoj pėr atė qėllim qė di tė pėrcaktosh; fati im gjendet nė duart e tua. Unė tė dua dhe ti mė do, tė paktėn ashtu siē mė thua dhe siē vepron, ēka tė paktėn ėshtė njė ngushėllim i madh. Por ajo qė ndjej pėr ty ėshtė mė shumė se dashuri. Unė nuk mund tė pushoj sė dashuri ty. Mendo pėr mua ndonjėherė, nėse Alpet dhe oqeani do tė na ndajnė, por ato nuk do tė munden asnjėherė, vetėm nėse ti e dėshiron njė gjė tė tillė.

Ronald Reagan pėr bashkėshorten e tij
4 mars, 1983
E dashur Zonjė e Parė!
E di se sipas traditės kėtė mėngjes unė duhet tė vendos kartolina tė tipit "Gėzuar Pėrvjetorin!", nė tabakanė ku ndodhet mėngjesi yt. Por gjėrat janė disi tė ndėrlikuara. Unė i zėvendėsova ato me njė dhuratė tė cilėn e dorėzova disa javė mė parė. Sidoqoftė kjo mbetet dita qė shėnon 31 vite lumturie, tė tillė qė rrallė burrave u ndodh. Tė kam thėnė njėherė qė kjo ka qenė njėsoj siē e ėndėrron njė adoleshent martesėn. E akoma mendoj njėsoj. Ti e di se unė e dua fermėn, por kėto dy ditėt e fundit ma kanė bėrė mė se tė qartė se unė e dua atė vetėm kur ti je aty. E kjo ėshtė e vėrtetė pėr ēdo vend, nė ēdo kohė. Kur ti nuk je aty, unė nuk jam
askund, vetėm njė i humbur nė kohė e hapėsirė. Unė ndjej mė shumė
se dashuri pėr ty, unė nuk jam i plotė pa ty. Ti je jeta nė mua. Kur ti
nuk je pranė meje, unė pres kthimin tėnd qė tė filloj tė jetoj
sėrish.
Gėzuar pėrvjetorin dhe faleminderit pėr 31
vitet e mrekullueshme!
Tė dua
Bashkėshorti yt mirėnjohės,
Ronald

Pierre Curie pėr bashkėshorten e tij Marie, tė dy kimistė qė kanė fituar ēmime Nobel
E dashur Marie!
Asgjė s'do tė lumturonte aq shumė sa njė lajm nga ty. Ideja se do tė qėndroj dy muaj pa dėgjuar pėr ty ka qenė tmerrėsisht e papėlqyeshme pėr mua: Kjo ėshtė sa pėr tė tė thėnė se letra jote e shkurtėr ishte mė se e mirėpritur nga unė. Shpresoj se ti do tė kthehesh kėtu tek ne nė tetor. Ndėrsa pėr sa mė pėrket mua, mendoj se nuk do shkoj gjėkundi, do tė qėndroj nė fshat, ku e kaloj gjithė ditėn para dritares sė hapur apo nė kopsht.Ne i kemi premtuar njėri-tjetrit, apo jo? - Qė tė jemi tė paktėn miq tė mirė. Kjo vetėm nėse ti nuk do tė ndėrrosh mendje. Sepse nuk ka premtime qė s'janė tė domosdoshme, disa gjėra nuk mund tė ndodhin vetėm se ashtu tė duket mė e drejtė. Do tė ishte mirė gjithashtu, gjė tė cilėn unė s'guxoj ta besoj se mund tė ndodhė, qė tė kalonim jetėt tona pranė njėri-tjetrit, tė hipnotizuar nga ėndrrat tona: Ėndrra jote patriotike, ėndrra jonė humanitare dhe ėndrra jonė shkencore. Nga gjithė kėto, ajo e fundit besoj se ėshtė mė arsyeshmja. Me kėtė dua tė them se ne jemi tė pafuqishėm tė ndėrrojmė rendin social dhe, edhe nėse nuk do ishim ne nuk do dinim se ēfarė tė bėnim. Nga kėndvėshtrimi shkencor nė tė kundėrt ne mund tė shpresojmė tė bėjmė diēka, toka nė tė cilėn shkelim kėtu ėshtė mė solide dhe ēdo zbulim qė bėjmė, sado i vogėl qoftė, do tė mbetet dituri e pėrftuar. E sheh se si funksionin: Kemi rėnė dakord qė do jemi shokė tė mirė, por nėse ti largohesh nga Franca pėr njė vit, do tė kthehej nė njė miqėsi platonike, atė tė dy krijesave tė cilat s'do ta shohin mė njėra-tjetrėn. A nuk do ishte mė mirė sikur tė qėndroje kėtu me mua? E di se kjo pyetje tė zemėron dhe se ti nuk do tė flasėsh mė pėr kėtė gjė, por gjithashtu unė ndihem aq i pavlerė para teje. Mendova tė kėrkoj lejen tėnde pėr tė tė takuar, kėshtu si rastėsisht nė Fribourg. Por ti po qėndron atje nėse nuk jam gabuar, vetėm pėr njė ditė dhe atė ditė ti sigurisht qė do jesh nė dispozicion tė miqve tanė, Kovalskis-ėve.
Mė beso, besniku yt
Pierre Curie

I mbyllur nė burg pėr ta ndaluar qė tė takonte Olymbe Dunover, vajzėn e varfėr tė njė gruaje tė shtresės sė ulėt, Volteri u arratis pak pasi shkroi letrėn.
Hagė 1713
Unė jam burgosur kėtu nė emėr tė mbretit; ata mund tė mė marrin jetėn, por jo dashurinė qė ndjej pėr ty. Po, e adhuruara ime, sonte unė do tė tė shoh ty edhe nėse do tė mė duhet tė lė kokėn pėr kėtė gjė. Pėr hir tė Zotit, mos mu drejto me terma tė tillė shkatėrrimtarė kur shkruan; ti duhet tė jetosh dhe tė jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mėma jote, duke qenė se ajo ėshtė armikja jote mė e tmerrshme. Ēfarė duhet tė them? Ki kujdes nga tė gjithė; mos beso askėnd; ji gjithnjė nė gjendje gatishmėrie nė ēdo moment, sapo tė dalė hėna; unė do tė largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do tė largohem si veriu pėr nė Sheveningen; unė do tė marr letėr e bojė me vete; ne do tė shkruajmė letrat tona.Nėse mė do binde veten; dhe mblidh gjithė fuqinė e mendjes qė tė tė vijė nė ndihmė; mos lejo qė nėna jote tė vėrejė ndonjė gjė, pėrpiqu tė marrėsh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjė kėrcėnim, apo dhe torturat mė tė mėdha nuk do tė mė ndalojnė qė tė tė shėrbej ty. Jo, asgjė nuk ka fuqinė qė tė mė ndajė nga ty; dashuria jonė ėshtė ngritur me virtyte dhe do zgjasė pėr sa tė jemi gjallė. Lamtumirė, nuk ka asgjė qė unė nuk do guxoja tė bėja pėr hirin tėnd; ti meriton shumė mė shumė se aq!
Lamtumirė zemra ime e dashur!
Volter

Theodore Roosevelts drejtuar bashkėshortes sė tij, Edith Roosevelt
20 maj 1943
E dashur Bunny!
E di se ēfarė ėshtė kjo - njė letėr pėr pėrvjetorin e martesės. Unė mendoj se duhet tė mbėrrijė nė kohėn e duhur. A tė kujtohet ajo ditė e nxehtė qershori para tridhjetė e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerėz, babai me atė jelekun e mrekullueshėm me pika blu, turmat nė rrugė, velloja jote e bardhė, mamaja jote me njė prej atyre kapeleve tė mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atėherė, e vogėl dhe e rregullt, njė rend ndryshe. Gjėrat kanė ndryshuar shumė qė atėherė. Asgjė s'ka ndodhur ashtu siē e imagjinonim se do tė ndodhte pėrveē fėmijėve tanė. Ne s'e menduam asnjėherė se do t'i binim botės kryq e tėrthor. Ne nuk e menduam kurrė se profesionet dhe interesat tona do tė shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrė se tridhjetė e tre vjetori i martesės sonė do tė na gjente tė zhytur nė Luftėn tonė tė Dytė me mua sėrish nė front. Epo e dashur, duhet thėnė se ne kemi jetuar sipas pjesės mė tė rėndėsishme tė ceremonisė "Nė tė mirė e nė tė keq, nė pasuri e varfėri deri sa vdekja tė na ndajė".
Me shumė shumė dashuri,
Th. R
 
Top
0 replies since 5/2/2011, 11:30   1473 views
  Share