MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Per ty Zemer, video

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 8/1/2009, 19:07     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


 
Top
view post Posted on 18/3/2009, 19:22     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Keshilla per dashuri


Romantizmi eshte nje menyre per te shprehur dashurine tuaj, ndjenje e cila ben t’u rrahe zemra fort sa here qe jeni prane partnerit. Mos prisni asnjehere raste te vecanta per te shprehur dashurine tuaj. Sigurohuni te ushqeni lidhjen dashurore qe keni krijuar duke vene ne zbatim disa keshilla praktike me te cilat specialistet sigurojne se kane nje efekt mjaft pozitiv ne jeten e nje qifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i nje lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnereve, aq sa kur e sheh tek te tjeret të duket dicka ireale, por qe sipas studiuesve eshte krejt e kunderta.

1.-Thuaji partneres ose partnerit “te dua”, te pakten nje here ne dite. Edhe pse mund te jete i sigurte, personi qe keni ne krah ka nevoje t’u degjoje ta thoni kete fjale.

2-.Pershendetjen e mengjesit apo te rikthimit pas punes ne shtepi shoqerojeni gjithmone me puthje dhe nese ate dite po mendoni edhe per te kryer marredhenie seksuale shtojini edhe nje perqafim

3.- Beni “takime dashurie” me partnerin per gjithe jeten tuaj. Trajtojeni partnerin edhe me mire nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur ne fillim. Mos harroni, jini te perzemert, buzeqeshini partnerit sa here qe rikthehet ne shtepi, mbajini duart njeri-tjetrit gjate nje shetitjeje qe beni te dy, etj.


4.-Lerini pas defektet e tij. Nese jeni te lidhur me nje djale apo vajze qe nuk eshte shume e rregullt, atehere keni dy alternativa t’i perserisni ato qe beni dhe te merziteni te dy, ose ta keshilloni butesisht qe ai te mos i perserise me.

5.- Perqendrohuni tek pozitivja. Ne vend qe te mendoni vetem per nje fjale apo veprim te gabuar te tij, e cili u ka merzitur shume, mendoni pozitivisht, mendoni te gjitha gjerat e bukura qe ben per ju, fjalet e embla qe u peshperit ne vesh etj.


6.-Mendohuni dy here para se te flisni nese jeni me nerva. Mos u perpiqni te flisni nese jeni te merzitur, thjesht heshtni ose qendroni larg njeri-tjetrit. Dilni per pak caste te merrni ajer dhe te qetesoheni, dhe kur te riktheheni serish tek partneri do te shihni se merzia ka mbetur pas dhe do te jeni gati te perkedhelni dhe puthni njeri-tjetrin

7.- Mos perdorni sekretet e partnerit apo dobesite e tij gjate nje zenke per te lenduar, apo edhe ne nje situate te zakonshme. Ajo cfare juve u duket e parendesishme, idiote, mund te jete dicka shume serioze per partnerin tuaj. Merrni ne konsiderate ate cfare eshte e rendesishme per njeriun e zemres dhe mos e diskutoni ate me miqte apo familjen tuaj.

8.- Mendoni se pari per partnerin tuaj. Nese te dy e beni kete, atehere te dy i keni dhene nje ndihme te madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa me shume te jete e mundur, plotesojini atij edhe deshirat me te vogla dhe mos e pengoni te shijoje aktivitete apo te tjera gjera qe i kane dhuruar kenaqesi para se te lidheshit.


9.-Respektoni partnerin tuaj. Mos e pergojoni ate me asnjeri. Kur flisni per te dashurin tuaj perdorni gjithmone fjale qe tregojne dashuri dhe respekt ne radhe te pare

10.-Gjeni nje menyre per t’u bashkuar te dy cdo dite. Zbuloni cfare u pershtatet dhe ndihmon me te vertete marredhenien tuaj. Hani jashte bashke, takohuni per te pire cajin e pasdites, shtrihuni ne krevat per te perkedhelur njeri-tjetrin, beni nje shetitje etj.
 
Top
1 replies since 8/1/2009, 19:07   189 views
  Share