MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pse dashuria e para

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/11/2008, 19:58     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dashuria, ndjenjat dhe marrėdhėniet e ngrohta mes ēiftit bėjnė qė ēdo vėshtirėsi tė lehtėsohet. Kėtu pėrfshihen ndjenjat e sakrificės dhe prej saj rrjedhin burimet e pashtershme tė kontributit njerėzor.



Mė pėlqen ajo qė thuhet, por realiteti ndryshon shumė. Ka bashkėshortė qė me kalimin e kohės nuk ndiejnė mė ato ndjenja qė kishim kundrejt njėri-tjetrit. Midis tyre shumė herė shfaqet mendimi dyshues pėr forcėn e dashurisė. Ky ėshtė realiteti ynė, me tė jetojmė ēdo ditė. Kėto fjalėt ndoshta mund tė jenė pėrsėritur me dhjetėra herė nga burra apo nga gra tė tjerė dhe tė heshturit janė me mijėra. Secili ka ndrydhur brenda tij dhembjen dhe keqardhjen pėr njė ėndėrr bashkėshortore e cila kaloi shumė shpejt.

Ata e kthyen dashurinė nė njė vepėr qė praktikohet. Kėrkoni sė bashku vendet dhe nxitėsit qė ju rinovojnė dashurinė mes jush. Tė mos e lini lidhjen tuaj e t’ia dorėzoni vdekjes.

Pyete veten. Pse kam filluar tė ndiej humbjen e dashurisė? Pse ndjenjat e mia nuk janė si mė parė? Si udhėtoi dashuria nė fund tė ndjenjave, kur ajo zinte vendin e parė? Kush e ushqente kėtė ndjenjė?

Ėshtė e vėrtetė, kur punėt ishin tė pakta, ashtu ishin edhe pėrgjegjėsitė. Vėshtirėsitė e pakta bėnin qė marrėdhėniet tė ishin tė forta. Kjo marrėdhėnie s’duhet tė qėndrojė nė kufij tė caktuar apo brenda disa transformimesh tė kufizuara. Koha ndryshon, me tė ndryshojnė edhe kėrkesat e jetės, me tė zgjerohet dhe ndėrlikohet natyra e marrėdhėnieve bashkėshortore. E tėrė kjo kėrkon harmonizim dhe ambjentim, qė tė mund tė arrihet suksesi, tė mund tė kalohen vėshtirėsitė, pa arritur qė ndonjėri tė zhgėnjehet nga tjetri apo t’i hidhen akuza palės tjetėr se ėshtė burimi i tėrė tė kėqijave dhe disfatave.

Mė pėlqen vigjilenca dhe hulumtimi i disa bashkėshortėve ndaj natyrės dhe formės sė marrėdhėnieve mes tyre. Do tė ishte mirė qė kjo vigjilencė tė jetė stil jetese dhe tė praktikohet tek bashkėshortėt, e jo vetėm pėr njė pjesė.

Bashkėshortėt duhet tė duan njėri-thetrin. Ata duhet tė gjejnė mėnyrat pėr komunikim. Gjetja e mėnyrave pėr rinovimin e kėsaj dashurie ėshtė si ushqimi pėr njeriun, qė nuk e lė tė vdesė.

Ashtu si bima ka nevojė pėr ushqim, pėrkujdesje dhe interesim, ashtu edhe dashuria ka nevojė pėr kushte tė tilla.

Ushqimi apo uji i pakėt do ta thajė atė, derisa tė mbetet njė degė e thatė, pa jetė. Ēdo martesė, madje edhe ato mė tė lumturat kalojnė periudha tė mbushura me pengesa e probleme dhe kėrkojnė njė pėrkujdesje tė veēantė, qė kėto vėshtirėsi tė mos krijojnė ambjent varfėrie ndjenjash mes bashkėshortėve.

Kėrkoni ato mėnyra apo veprime qė dikur ndiznin dhe forconin ndjenjat tuaja. Rinovojini dhe praktikojini ato. Secila palė le t’i bėjė tė kuptojė palės tjetėr se ėshtė drita e syve tė tij. Bashkėshortėt mund tė pėrdorin fjalė tė ngrohta, tė ėmbla, shprehje tė buta, pasi kėshtu ata do ta ndiejnė veten tė vlerėsuar. Kėshtu, nė ēdo pjesė tė jetės, kur ju tė jeni vetėm, do tė ndjeni praninė e njėri-tjetrit. Gjithashtu, lėrini vend tė qeshurės dhe shakasė. Dijeni se ai ėshtė aktivizuesi i marrėdhėnies suaj martesore, i cili udhėheq drejt suksesit. Nuk ka pse tė nėnvleftėsohen, sepse ato janė burimi i ngrohtėsisė dhe afrimitetitdhe nxitin shkėmbimin e ideve dhe tė ndjenave.

Edhe pushimet mund tė bėjnė punėn e magjisė nė jetėn tuaj, nėse koha gjatė tyre organizohet me menēuri. Ju keni nevojė tė largoheni nga shtėpia pėr tė qetėsuar mendjen. Kjo, nga ana e saj, do tė bėjė qė ju tė dilni nga rrethi i acarimit dhe i punėve rutinė, freskon mirėkuptimin mes jush dhe ju ngre moralin. Kėshtu i lihet vend rifillimit tė njė jete tė re.

Shkėmbeni mendime dhe dėgjoni njėri-tjetrin. Kjo ka shumė rėndėsi nė jetėn tuaj. Duhet tė gjeni njė vend tė pėrshtatshėm pėr diskutim, ku tė shprehen hapur si ndjenjat pozitive ashtu edhe ato negative, sepse kjo ka ndikim tė madh nė rinovimin dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnies mes jush. Fshehja dhe mbledhja nė vetvete do tė ēojė nė ndrydhje dhe acarim tė marrėdhėnieve, qė ndoshta mund tė shpėrthejė njė ditė.

Ashtu si dėgjoni mirė, mundohuni tė kuptoni po aq mirė. Pyetni pėr atė qė s’e keni kuptuar. Nėse do tė mund tė ndiqen kėto mėnyra e tė vihen nė praktikė, mund tė thuhet me siguri qė tė dy bashkėshortė nuk do tė ndiejnė plogėshti nė marrėdhėniet e tyre.
 
Top
0 replies since 5/11/2008, 19:58   50 views
  Share