MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Puthja E Fundit

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 2/11/2008, 12:10     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Eu, pėrnjėmend i vdekuri mund tė vritet edhe nje herė,
• dhe i gjalli tė vritet e pastaj te debohet!
• Ishim mbi tre qindė veta tė fshehur nė njė luginė, ku gjarpėronte njė pėrroskė e kthjellėt dhe gurgulluese. Natėn bėnte ftohtė, nuk mund tė flinim,por dremisnim. Disa kilomatra larg nesh luftohej pa pushim. Nė terr gjuajtjet rraloheshin, herėt nė mėngjes vazhdonin me tėrė ashpėrsinė e vet. Unė kam pirė vetėm ujė, disa hanin edhe gjethe! Sot ra njė shi i dendur. Fillimisht na mbronin gjethet, njė copė herė mė vonė ato nuk e mbajten dot peshėn e shiut. Uji i pijshėm i pėrroskės u turbullua. Vdiqėn pesė foshnje dhe tre pleq. Tė gjithė ishin tė dėrmuar dhe tė rraskapitur. Jeta nuk kishte mė kuptim. Pėrpiqeshim tė fitonim ca orė, apo ditė, mirėpo vdekja ishte e paevitueshme. Me mbulesa tė plastikės i mbuluam fėmijėt dhe pleqt, shumica vuante nga ethet! Cdo ditė varrosim pleq dhe fėmijė; me shkopinj dhe duar i bėnim varret. Xha Zeneli, njė plak nė moshė tė shtyrė, tėrė kohėn fliste nė delir, Blerimi , njė ēun i ri, tallej me tė pa pasur respekt. Ai e quante plakun " zotri idiot "!
• Pas ēdo granate qė pėlciste afėr nesh vraponte xha Zeneli nė atė drejtim:" Po na hedhin bukė, po na hedhin ushqime…" thoshte dhe kthehej pėrsėri, tundte kokėn dhe shtonte i zemėruar :" Edhe njė gropė tė madhe bėn qafirat! Edhe njė varr pėr ta!"
• Babai rrėfente pa pushim; nė fund thoshte gjithmonė se do ta mbijetonim… Mėparė nuk na kishte folur kurrė pėr fenė, tani cdonjėri fliste pėr Perendi dhe parrajsė! Babi fliste aq bukur pėr parrajsin sa qė tanimė nuk kisha frikė nga vdekja. Kisha drojė mė tepėr pėr vėllaun tim. Ai i kishte katėr vjet, unė kisha jetuar njėmbėdhjetė vite mė shumė. Dėshira ime ishte qė sė paku ai tė mbijetojė. Ideja se familja mund tė shuhej mė tmerronte! Kisha vetėm edhe njė dėshirė: Tė mos digjen kufomat tona!
• Kur braktisėm shtėpinė dhe kaluam pranė fakultetit filologjik, pash njė shok tė klasės para shtėpisė tė shkallmuar. Ia kishin prerė gjymtyrėt dhe e kishin shpėrndarė nė rrugė. Babait tė tij ia kishin prerė kokėn dhe ia kishin vėnė mbi bark ndėrmjet duarve. Dukej sikur e mbante kokėn nė duar! Kudo gjymtyrė tė prera njerzish. Para dere ishte njė biēikletė fėmijėsh, njė top, njė laps dhe njė abetare. Njė orė muri me xhamin e plasur mu nė mes. Disa libra dhe fletore i hapte era dhe tėrhiqej, pastaj pėrsėri rikthehej dhe i rishfletonte faqet e tyre. Ca hapa nga dera ishte e shtrire njė vogėlushe trevjeēare me shishen e qumshtin nė gojė. Rreth qafe mbante njė memė tė kuqe. Vogėlushen e kishin qėlluar me njė plumb nė ballė dhe ashtu ishte shtangur me shishe nė dorė! Nė hyrje tė derės njė qen pa kokė. Karta tė identitetit tė grisura, ēertifikata tė ndryshme, kėpucė dhe shumė gjak. Babai bėrtiti me zė tė lartė meqė kisha mbetur si e ngurosur dhe nuk bėja dot njė hap nga vendi!
• " Mos shiko, mos shiko atje ", bėrtitėn tė moshuarit.
• Unė u shtanga nė vend, mbylla sytė dhe u alivanosa!
*• Dritėron, dashnorin tim e kishin dėbuar nė njė drejtim tjetėr, ndoshta e ka kapercyer kufirin. Ai ishte 17 vjeēar. Njė ditė para dėbimit bėmė dashuri. Ai thoshte, ndoshta nesra vdesim, dhe e gjith kjo nuk kishte kuptim mė! Ai mė thoshte se tani jemi nė njė ēmendinė, tė braktisur prej njerzve dhe tė braktisur prej Perendisė! Unė i mbylla sytė dhe nuk kundėrshtova. E afrova duke e shtrenguar pranė meje. Nė fund tha:" E sheh ēfarė dasme ? Dasmė e zezė nė njė zezonė! Luftėtarėt tanė po shtiejnė, edhe ata tjerėt po gjuajnė. Askush nuk gėzohet qė u bėmė sot nė bodrumin tėnd burrė e grua!" U pėrpoqa ta puthė edhe njė here, puthja e fundit , mendova, por mu nė atė cast u dėgjua alarmi, britma , vaje , hapa tė shpejtė shkallėve dhe tė gjithė zbritėn nė bodrum. Pėr here tė pare i prezantova babait dashnorin tim. Babai i shtriu dorėn, madje edhe u buzėqesh. Dritėro u skuq nė fytyrė dhe nuk vėshtroi babain nė sy. Tėrė kohėn mbante kokėn e ulur!
• Sot bėnte pakėz mė ngrohtė, ishte njė ditė pak para pranverės. Ka muaj qė jetojmė me aeroplanė, helikopter dhe granata. Sirenat nuk pushonin. Alarm! Alarm dhe vetėm alarm. Njė i hendikepuar kishte mbetur vet mu nė mes tė rrugės me karrocen e tij! Sirena dhe ngarje makinash me shpejtėsi trishtuese. Njerz tė pashpresė dhe fėmijė duke qarė! Ushtarė dhe paramilitarė. Policė dhe civilistė tė armatosur; tanke dhe topa nė rrugė, topa dhe tanke zvarriteshin nėpėr qytetin tonė. Nė njė anė vajtohej, nė tjetrėn shperthente muzika dhe hareja!
• Paradarke u qetėsua ca. Madje edhe fėmijėt dolėn pak nė rrugė dhe luanin. " A thua pėrfundoi ?" Edhe ditėn e ardhshme ishte qetė, edhe pse nė largėsi degjoheshin akoma krismat. U kthyem pėrsėri nė banesa. Dikund nė Perendim kishte nisur pėrfundimisht tė peshohej vuajtja jonė. Sot na vizituan shokėt e babait. Mami bėri gati pėr ta vetėm nga njė shėrbet, diēka tjetėr nuk kishte nė shtepi, me pėrjashtim tė njė thesi miell dhe nje thesi patate! Ata folėn pėr tė kaluarėn. Ata folėn pėr ardhmėrinė. Ata folėn pėr jetėn dhe ata folėn pėr vdekjen. Ata folen per UCK-n dhe shpresat! Ata folėn pėr artistėt, shkrimtarėt dhe politikanėt. Qėndrimet e tyre! Pėrnjemend ata folėn pėr gjithēka: Pėr Uashingtonin, Berlinin, Londrėn, Parsin, Moskėn, Pekingin; pėr Perėndinė dhe djallin dhe folėn pėr fatin tonė tė pafat! Ata folėn pėr I.Kadaren, G.Grass dhe A.Glucksman;B.Clintonin dhe Toni Blair, G Schröder dhe J.Chirac. Mirėpo rrudhat nga ballet nuk mund asnjeri t“i fshihte!

• " Tė presim" , ishte vendimi i tyre pėrfundimtar. " Ne, nuk do t“i braktisim shtėpitė vullnetarisht...ndoshta na ndihmon NATO!" Aty nga mesnata shkuan nė shtėpitė e tyre. Nėna shkoi te daja sepse gjyshja ishte rėndė e sėmurė dhe thonin se nuk do tė zgjaste shumė. Ishte njė natė e qetė, njė natė e kthjellė pranverore. Dritat ishin kudo tė fikura. Herepashere degjoheshin krisma. Drita tė zbehta shiheshin nė ndėrtesėn pėrballė nesh. Aty banonin kryesisht oficeret dhe policet. Njė puhizė e lehtė i shushuriste lulet tona nė ballkon, qė, ishin pėr gjysmė tė thara. Ato do tė vyshken me ne. Ka javė qė nuk i ka ujitur njeri! Thjesht ato nuk ishin mė pjesė e jetės sone. Vėshtrova lart nė qiell dhe nisa tė lutem. Me kokėn e ngritur dhe lotėt qė mė rridhnin faqeve pėrveē Perendise luta edhe Nėnė Terezėn. " O Perendi" , thash " ku je ? Vallė nuk sheh kėtė vuajtje, kėta lot, kėtė mjerim tė fundbotshėm! Oh Perend…"
• " Eja brenda ", mė ndėrpreu babai, "eja vogelushja ime" ! E pash nė sy dhe dridhesha. Sytė e tij ishin tė mbushur me lot. Mė pėrqafoi pėr t“i fshehur syte. E degjova shtrengimin e dhėmbėve. Luli, vėllau im i vogėl vrapoi shpejt dhe e zuri babin nė gjunj. U shtrimė nė divan dhe nuk folem me njėri tjétrin. Lulin e zuri gjumi mes nesh. Tash e disa jave flejmė tė veshur dhe me kėpucė.
• " Mė vjen keq pėr librat ", tha babai me zė tė ulėt dhe hodhi njė shikim rafteve perplot. Unė nuk thash asgjė, madje nuk e dija mė se pėr ēka mė vinte keq, e pėr ēka jo! Ai mund tė thoshte cka te doje, unė shihja para dere apoklipsin, fundin! Nuk mund assesi ta mirrja me mend se dikund ne bote te rinjet e moshes time argetoheshin dikund me muzike dhe drita neoni.Ne i mbyllem syte dhe bėmė sikur flenim. Pėrjashta bėrtiti dikush me njė altoparlant:" NATO nuk do te kete guxim, dėbimi duhet tė pėrfundohet…pa dhimbje, pa mėshirė…kjo ėshtė mundėsia jonė historike…!"
• Nga rrethet tjera gati ishin debuar te gjithe. Cdo dite na vinin lajme trishtuese. Unė mundohesha tė mendojė nė ditė tė mira dhe sillesha here majtas e herė djathtas. Gjumi nuk mė zinte. Heret nė mengjes u dėgjua oshėtima e rrotava tė makinave tė blinduara. Policė , ushtarė dhe paramilitare zbritnin nga kamionėt ushtarak. Radhėn e kishin ne!
 
Top
0 replies since 2/11/2008, 12:10   130 views
  Share