MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 14/2/2015, 19:08     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata
mbi thua,ballėtė si diell,
faqetė si mollė,qafa jot’ e gjatė,
mesi yt i hollė,sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si
burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t’i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:08     +1   -1




Dashuria

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin’ e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.
Unė pa ty s’rrojė,
vij’ e tė kėrkojė;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kėrkoje.
Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin’ a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:20     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall’,
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē’dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet’ e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot’ i gjithėsisė,
Nė dorėz’ e ke mirėsinė
Njerėzis’ epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret’ e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė ē’ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet’ e ditė
Le tė prehet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth’ i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē’tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!

Keni menduar per sms e Shen Valentinit? Sot mesazhet kane zevendesuar letrat e dashurise. Ikub.al ka zgjedhur per ju disa thenie nga autor te medhenj.

Keni menduar per sms e Shen Valentinit? Sot mesazhet kane zevendesuar letrat e dashurise. 180 karaktere romantike per te shenuar ne zemren e te dashurit apo te dashures tuaj. Sigurisht, disa jane seleksionuar per tu deklaruar. Nuk ka asgje me te embel se te tregosh ndjenjat e tua dikujt diten e te dashuruarve. Nje sms mund te jete romantik, por mund te tregoje dhe fillimin e nje historie. Keshtuqe lexoni mesazhet qe Ikub.al ka zgjedhur per ju disa thenie nga autor te medhenj.

Mesazhe dedikuar dashurise

* Edhe nė kasollen mė tė vogėl ka vend pėr dy tė dashuruar.(Shileri)

* Dashuria ėshtė ajo pa tė cilėn nuk mund tė jetohet.(Remarku)

* Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.(Ueselmani)

* Dashuro tė tjerėt nėse do tė tė dashurojnė.(Seneka)

* Sigurisht, ėshtė vėshtirė tė jesh pa dashuri tek ende ke dėshirė tė dashurosh, por shumė mė vėshtirė tė tė dashurojnė kur nuk e do mė dashurinė.(Kurtleni)

* Dashuria e pamaturuar thote:- Te dua sepse kam nevoje per ty. Dashuria e vertet thote: Kam nevoje per ty, prandaj te dua.(Frost)

* Dashuritė e mėdha janė tė rralla, siē janė tė rralla veprat e mėdha.(Adleri)

* Dashuria ėshtė i vetmi pasion qė nuk duron as tė kaluarėn, as tė ardhmen.(Balzaku)

* Nuk ėshtė vėshtirė tė dashurosh, vėshtirė ėshtė ta shprehėsh atė. (Myse)
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:22     +1   -1




Poezi per Shen Valentinin te reja 2015-2016



Kėtu kemi grumbulluar disa nga poezit mė tė mira qė dikujt mund t'ja dėrgoni pėr ditėn e tė dashuruarve ditėn e Shėn Valentinit. Urojm qė ta zgjedhni njė dhe tja dėrgoni tė dashurės apo tė dashurit tuaj. Ēaste tė kėndshme.

Dua njė pėrshėndetje nė natėn me shi
njė pėrqafim tė ngroht kur s'na sheh njeri
njė puthje nė faqe njė lutje pėr mua
njė ėndėrr tė shthurur njė klithmė TE DUA

T'kam dasht me zemet t'kam dashut me shpirt
Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
Nje zemer e pata dhe ate ta fala
Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
Me fjal me the te dua
Me zemer me the sje per mua

E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n'jeten time me mungon me mungon
Jo s'te harroj kurre s'mundem ty t'mos dashuroj

Mė e rėndė se toka Mė e lehtė se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithėsia
E ėmbėl sa fjala E hidhur sa pikėllimi
E ngrohėt sa falja E fortė sa qėndrimi
Rrėnon edhe atje Ku fare ska ndėrtuar
Ep fryte nė atė vend Ku rrėnjė ska lėshuar
E-ndrit errėsirėn Errėson ndriqimin
I pasuron ėndrrat Dhe ndalon ėndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe nė shkretėtirė
Pėrballon acarin Dhe nuk ka tė ngrirė
Rrallė kthehet aty Qe njėherė del
Ėshtė fuqi e fort Kur pushton s`pari herė
Pastron ēdo plagė Dhe njė ofshamė liron
Sa do t`jetė e dhimbshme Plagėn e shėron
Vajin e kthen nė kėngė Ngushllimin nė urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parėn herė Flaka e saj pėrjetohet
Vetėm prushi nėse mbetet Ėshtė e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dėgjon
Zemra ėshtė folea Qė nė tė banon
 
Top
view post Posted on 25/4/2015, 21:28     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Sa me mungon Ti
A e di ?
Sa me mungon o shpirti im
Zemra per ty ka shume mall
Se jemi shume larg
 
Top
view post Posted on 1/7/2015, 12:00     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ja, ra mbrėmja, ty s’je mė,
Ku ke shkuar? Unė s’e di,
Ne u prishėm pėr hiēgjė,
edhe gjatė do mbajmė mėri.

Do harrohen telefonat,
Nėpėr pellgje sytė do na thahen.
Si prelud do bjerė nga qielli,
njė dėborė, kristal i bardhė
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24081 views
  Share