MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 14/2/2015, 19:02 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


KJO DASHURI


Kjo dashuri kaq e vrullshme,

Kaq e brishtė,

Kaq e dhembshur,

Kaq e dėshpėruar.

Kjo dashuri

E bukur si drita

Dhe e keqe si moti.

Kur moti ėshtė i lig.

Kjo dashuri kaq e vėrtetė,

Kjo dashuri kaq e bukur,

Kaq fatlume,

Kaq e hareshme,

Dhe kaq mendjelehte

Qe dridhet frike si fėmija ne terr.

Dhe kaq e sigurtė nė vetvete,

Si njeriu ēakėrrqejf ne mes te natės.

Kjo dashuri qė frikėsonte mjaft njerėz,

E i bėnte tė merreshin me llafe,

Tė shtrembėronin fytyrėn.

Kjo dashuri e pėrgjėruar,

Nga qė nuk ia ndamė sytė.

Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e

mohuar e harruar,

Nga qė e ndoqėm, e plagosėm, e sosėm, e

mohuam, e harruam ...

Kjo dashuri e thellė,

E gjallė dhe e pavdekur,

Plot diell ...

Dashuria jote.

Dashuria ime.

Dashuria qė patėm

Qė s‘u vjetrua kurrė.

Qė s‘ka ndryshuar fare.

E qė ėshtė po aq e vėrtetė si njė pemė,

Po aq drithėruese si njė shpend,

Po aq e ngrohtė e plot gjallėri si vera.

Ne tė dy mund tė shkojmė

E tė vijmė ku qemė.

Ne mund tė harrojmė

E pastaj tė flemė.

Tė zgjohemi, tė vuajmė, tė plakemi

E tė biem serish nė gjumė.

Te ėndėrrojmė vdekjen,

Tė zgjohemi, tė lozim, tė qeshim

Si tė rinj fringo ta ndejmė veten.

Se dashuria jone qėndron aty,

Kokėfortė si mushkė,

E pashuar si dėshira,

E pamėshirshme si kujtesa,

Harraqe si kujtesa,

E dhembshur si kujtimi,

E bukur si dita e brishte.

Si fėmijė ajo na vėshtron buzėqeshur

Dhe na flet duke heshtur ...

E, unė e dėgjoj me drithėrimė

Dhe thėrras,

Thėrras pėr ty,

Thėrras pėr vete,

I pėrgjėrohem

Pėr ty, pėr vete.

I gjunjėzohem

Pėr ty, pėr vete, pėr gjithė ata qe duhen

Dhe u deshėn.

I thėrras pėr ty, pėr vete e, pėr gjithė te tjerėt

Qė nuk i njoh dhe i them:

- Qėndro aty,

Aty ku je tani,

Aty ku ishe dikur.

Qėndro aty

Dhe mos lėviz kurrė,

mos u largo!...

Ne qė u deshėm, tė harruam!

Ti mos na harro, mos,

Veē ty kemi nė ketė botė !

Mos lere tė na ftohet shpirti,

Tė bėhemi pėr njeri tjetrin tė largėt...

Kudo qofsh, kujtona

Na bėj sinjal qė gjallė je ...

E pas shumė vitesh,

Diku nė njė korije,

Aty nė pyllnajėn e kujtimeve,

Dilna si shtojzovalle

Dhe dorėn zgjatna

E na shpėto ...
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24081 views
  Share