MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 14/2/2015, 19:01 by: durrsaku     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


I

O ju, si flutra, qė ju muar era
E ju pėrhapi tej-kėtej te jeta.
Ju q’afruam bashkė dje pameta
U ftohmė a u ndamė pėr ngahera:
Nė qe se ju gėnjeva me tė tjera,
U diē kėrkova edhe dot s’e gjeta:
Na jemi byk qė hedh veriu pėrpjeta,
Grurėt e muar era edhe vera.
N’ato tė njoma zėmra t’uaj ka
Nga njė si dregėz nga njė koh’e parė,
Thomse nga ditėt q’ ishin ditėt t’ona,
Atyre ditet u kaloi jehona,
Po te kjo zemėr mbetet e pavdarė
Fytyra juaj siē pikoi e ra.

23.-24.V. 1949.

II

U jam ai lis i lashtė degėtharė,
Qė fryn veriu e flett i hedh pėrdhé:
E blera urdhe degėnjoma je
Qė m’i pėshtille trungut e pandarė.
U jam ai qiparisi i kohės parė,
Ti je e bardha, je erdhi e re,
Me gjeth tė plotė qė mė vesh me hije,
Me lėng tė dlirė posi lot i qarė.
O urdh’e njomė, o erdhi e bardhė,
Pėshtillmu rreth e rreth me degėt tote
Tė ndihem njė me ty e ti me mua.
Mos tė mė thajė mė thėllim a mardhė,
Tė ndjej se jeta edhe nuk m’u shua:
Po m’u pėrhap si ėndėrr magjiplote.

VI.1949.


IV

Sa herė shihemi, jemi si ai
Qė shuan etin te i ftohti krua.
Largėt kur jemi, malli na u shtua,
Si udhėtarit q’ecėn nė shkreti.
Kur jemi bashkė vetėm un’ e ti,
Shpirti na hapet, ti je njė me mua.
Nė syrin tėnd rri ėndrra qė u dua,
Vera e rėndė qė mė deh kur pi.
Nė gardhin tėnd tė artin ke rrethuar
Njė shpirt qė malli nuk e lė tė qetė,
Mermeri q’ėshtė derdhur n’ato duar.
Zgjidh edhe merr: ose njė mall tė letė,
Ose njė fat, qė ka pėr tė na ndruar
Jetėn nė ėndėr, ėndrėn nė jetė.

Viti 1949.

V

Kur ne u pamė te ajo nat’e re
Njė vesė maji kishte zbutur dhenė.
Vetėm veruam e gėzuam denė.
Tani erdh vjeshta – imja nuk mė je.
Nuk je mė imja mbi tė rėndin dhé
Po ndahen rrugėt, bashkė mė nuk venė.
Ti tė marrsh tėnden, u do tė rrah dhenė:
Po ku tė jem, si zogu pa fole?
Nė ditt e mia vjeshta qė po u bie
Te fund’i but’i asaj zėmrės sate
Folé tė ngrohėt thashė se mė gjeta.
Ajo u prish, u tret posi njė hie.
Endėr’e jetės shkoi si vesė nate.
Tani po shoh se vetėm jam te jeta.

20.-29. IX. 1949.

VI

Kur shkon sokakut si njė sut’e vratė,
Me sy pėrdhé e me tė rėndė hie,
Ndihem gjahtar qė me shigjetė bie,
Zėmra mė mblidhet dhėmbjes nė gujatė.
Pa rri mendonem tek e rėnda natė:
Si do tė shkosh ti jetė vetėmie?
Mė ē’lis do mbahesh, degėzė erdhie?
Do mund tė ecėsh kėsaj rrugės gjatė?
Tani qė ėndrra e njė jete ra,
Na ra pėrdhé gjith’ajo hie e parė:
Tė qėnėt bashkė, njė e tė pandarė;
Ditėt e bardha edhe nett e arta,
Kodra jonė me selvi tė larta.
Njė fat na lidhi e nja fat na la.

X.1949.

VII

Tani q’erdh vjeshta, kodra ē’do tė thotė
Qė ne nuk vemi si dikur te vera?
Selvit’e gjata presin mė tė kotė;
Shi vjeshte bie, atje lart fryn era.
Nė zall tė detit ku kaluam motė
Ditėt e gushtit kur na ndritte hera,
Atje jo ne mė, po tė tjerė botė
Do presin mbrėmjen plot me gaz nga tera.
(Kur tė kalosh nėpėr tė tjera dete
Pėr dhé tė huaj, e me vjet e vjete
Tė jemi larg e gjer nė fund tė ndarė,
Mos tė tė dhimbset ai mot’i parė,
As dheu Arbrit me selvi tė gjata,
As zall i detit ku na ndritte nata.)

10.-21. X. 1949


VIII

Kur u tė bie nė tė rėndin dhé,
Nė dhé tė rėndė tė humbas pėr jetė,
Mos tė mė ndjekėsh, po me hap tė letė
Tė ecėsh jetės, si m’e re qė je.
Pastaj njė mall do tė na marrė ne,
Do zbreē njėherė n’atė zall tė shkretė.
Te nat’e madhe do tė dergjesh qetė,
Me gaz tė vjetėr, me hidhi tė re.
O gjum’i rėndė! O i djegur lot!
Sa qemė gjallė s’u bashkuam dot:
Kur jemi bashkė jetė mė nuk ka!
Prej meje del njė qiparis i lartė,
Prej teje del erdhi me rrush tė artė;
Nė mes njė drizė – bashkė nuk na la!

XI.1949.

IX

Ti je sirena: Me vėshtrim magjie
Nga larg mė ndjell me mall ndaj vetes sote,
Me krip pas erės derdhurė, hirplote,
Gushėn mermer, e me tė lartė hie.
U jam detar’i regjur mbi anie
Qė vetėm rraha valėn disa mote.
Tani me mall’i bukurive tote
Mė tej nė dete s’dua mė tė bie.
Kur tė vėshtroj, u shoh tė tjera dete,
Ditė tė bardha, plot me ar qytete,
Jetė pa fund si nė njė ėndėr parė.
Njė turbullirė kam nė shpirt pėrhera
Si zmolet vala kur e tundėn era:
Dua tė reshtem, po nuk kam tė ndarė.

XI.-XII. 1949.


X

Ti qė mė mbushe ditt e nett e mi
Me erė deti si qė fryn nė verė,
Me gaz tė thellė, me hidhi tė derė:
Me sy tė mbyllur ti mė the: Mė pi!
U do t’tė pi: Me verėn tėnde plot
U kupėn t’ime do t’a mbloj njėherė
Pastaj e kthej tė dehem kėsaj verė,
Teje tė dehem mos tė pi mė dot.
Njė val’e ngrohėt mė pėrshkon ahere,
Posi detarin, kur pasdreke vere
Prehet nė diell qetas mbi anie.
Dhe fryma jote rrjedh ngadal nė mua,
Sa ndjej se jetės tjetėr gjė s’i dua:
Tė shkoj symbyllur e nė dhé tė bie.

1.-15. I. 1950


XI

Kur ti nė verė anės detit rri
Dhe sheh si mugu ulet mengadalė,
Dhe qetas deti hapet valė-valė
E drita tretet nė tė natės gji:
Njė mall i dhėmbur qė ti s’di sesi
Tė merr ahere pėr diēka qė s’pate;
Dhe do tė dalėsh jashtė prej gujate,
Larg! e tė bėhesh njė me gjithėsi.
(Krahėt e tua hapen mengadale
Pėrtej mbi kodra, pėrmbi det e male,
Duke kėrkuar pėndėt pėrmbi dhé.
Pastaj, si shtrohet gjithė dheu nė natė,
I lodhėt shpirti e me krahė ratė
Nga ku qe nisur kthehet nė folé.)
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24081 views
  Share