MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 18:58 by: matildamoj     +1   -1




Ėshtė njė guxim i madh ky qė po
ju shkruaj, ndėrsa Ju as nuk mė
njihni. E megjithatė, Zonjushe,
prej kohėsh unė ju adhuroj brenda meje,
saqė tė paktėn mund tė mė lejoni dhe mos
e bėni kėtė letėr copė e ēikė qė nė fjalėt e
para dhe ta hidhni nė njė qoshe.
Ēfarė mund t’ju them, Zonjushe? Nė
fillim tė kėtij viti kur Ju ishit nė Torino, qė
kur unė ju pashė pėr herė tė parė dhe qysh
atėherė, sikur tė kisha hyrė nė njė ėndėrr tė
madhe e qė gjithė kėtė kohė nuk mė la tė
qetė. Figurėn tuaj e kam gjithmonė para
syve. U lėkunda gjatė, ndonjėherė duke
shpresuar tek marrėzia ime, herė tė tjera i
pėrhumbur, duke ndierė tė gjithė padobishmėrinė
dhe budallallėkun tim, edhe duke u
kapur gjithmonė me dėshpėrim pas ėndrrės
sime.
Ju ndoqa gjatė. Kurrė nuk guxova t’ju
flisja. Dukej kaq e marrėzishme! Pastaj nuk
ju shihja kurrė vetėm. Mė falni qė ju shkruaj
gjithė kėto gjėra, qė juve mund t’ju
duken edhe tė besdisshme, por ju lutem
edhe njė ēast, mė dėgjoni.
Mė tej nė ditėt e para tė Marsit u larguat.
Vuajta prej dhimbjes sė madhe. Bile
dhe mendova... Mėsova nė fillim se ndodheshit
nė Romė. Mė pas asnjė lajm. Dhe
kėtė mbrėmje ju pashė pėrsėri me njė emėr
tjetėr, me shoqe tė tjera, por gjithmonė e
njėjta, gjithmonė mė e bukur dhe tėrheqėse.
Kam njė furtunė tė tillė nė zemėr qė po
ta dinit, do tė ndjenit frikė. Dhe nuk dita tė
rezistoja, po ju shkruaj kėtė letėr pėr tė thyer
mė nė fund atė angėshti tė gjatė qė mė torturon
qysh atėherė dhe sot ėshtė bėrė mė
rrėqethėse.
Kurajo, mė dėrgoni njė fjalėn tuaj.
Unė nuk mund t’ju ofroj asgjė, nuk jam
si gjithė ata adhurues tė shumtė, e marr
me mend, qė janė gjithmonė rreth botės
suaj, jam njė student i varfėr, njė student i
thjeshtė 19 vjeēar, por kaq ndryshe, ju betohem,
nga studentėt e tjerė, aq sa ju jeni
ndyshe nga shoqet tuaja.
As nuk guxoj, por ju ofroj tė gjithė
shpirtin tim dhe ėndrrat e tij.
Kurajo, mė dėrgoni tė paktėn njė fjalė tė
mirė.
Ju e dashuroni punėn tuaj. Vihet re nė
tė gjitha gjestet tuaja. Nuk mund tė keni
veē njė shpirt tepėr fin dhe tė thellė. Edhe
unė lodhem me dėshpėrim nė njė punė me
kėtė penė. Nuk jam njė i huaj pėr ju. Mund
tė kuptoj shumė gjėra pėr Ju qė askush nuk
i sheh.
Unė jam i sigurt se shpirti juaj, i gjithė
personi juaj, janė shumė tė ndryshėm nga
vulgariteti (i pėrgjithshėm) aq sa figura juaj
ėshtė pafundėsisht mė e bukur dhe e dhimbshme,
se tė gjitha ato qė ju rrethojnė.
Ju, njė mbrėmje shkurti, duke shkuar
pėr nė shtėpi, po lexonit nė tramvajė, Mimi
Bluet.
Nėse e keni lexuar atė libėr dhe nėse ju
jeni me tė vėrtetė siē ju imagjinova, duhet
ta dėgjoni tė gjithė madhėshtinė pėrunjėse
tė asaj qė ju ofroj.
Kurajo, mė dėrgoni njė fjalė tė vetme,
Zonjushe.
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24081 views
  Share