MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kur rakia behet uje

« Older   Newer »
  Share  
MUZIKSHQIP
view post Posted on 11/4/2012, 22:21     +1   -1




Prifti Papa Loni, shquhej per humor e shaka. Pasi hoqi rrobat e priftit me prishjen e kishave ne v.1698, vazhdonte te pinte raki me meze e me kenge e hare,kalonte kohen. I thote nje dite bashkeshortes:
-Me nxirr te pi raki se jam i lodhur.
-Nuk ka-i tha e shoqja-harrove qe e ke mbaruar gjithe damizanen.
Mire-i tha ish prifti. Pastaj, fshefurazi ne e shoqja,kontrolloi e gjeti damizanen plot me raki. Pinte cdo dite me qejfin e tij,pa i thene gje te shoqes. Mbaroi gjithe damizanja,pas ca kohe, dhe atij i pihej perseri dhe i kerkon raki bashkeshortes.
-Nuk ka i thote ajo,perseri.
-Mire i pergjigjet ai,por ama po qe se ke raki e nuk e nxjerr, tė tė behet ujė, mallkoj si ish prift qe kam qene, vazhdoi Papa Loni.
Ne nje feste ,vijne ne shtepi disa miq, dhe e shoqja e ish priftit i u nxjerr per t’i qerasur nga nje gote nga damizanja e fshehur. E marrin ata , urojne dhe fillojne ta pijne.
Bobo thane, ata, me uje po na qeras e shoqja e prifiti.
Gruaja, u vrejt ne fytyre dhe nje ngjyre i vente e nje i ikte. Pastaj thote:Rakine e ka zene mallkimi i urates (priftit)dhe eshte kthyer ne uje.E thone,pastaj qe nuk duhet besuar Papa Loni.
Pas ca ditesh i thone keta miqte,priftit:-Si te dolli “mallkimi” yt?
Por jo mor shokė, nuk eshte e vertete.Une piva fshehurazi rakine dhe i a mbusha me uje gruas qe te mos e kuptonte.
 
Top
0 replies since 11/4/2012, 22:21   974 views
  Share