MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Sa filxhanė kafe duhen pirė nė ditė

« Older   Newer »
  Share  
vajztirane
view post Posted on 30/3/2012, 19:34     +1   -1






Pėrbėrėsit

Njė kaos i vėrtetė, vlen tė thuhet, pėr pijen mė tė preferuar nga tė gjithė njerėzit. “Njė motiv tjetėr pėr ndryshimin e tė dhėnave qėndron te fakti se kafeja nuk ėshtė gjithmonė e njėjta. Ekspresi ndryshon nga kafeja e filtruar amerikane, ose nga kafeja shumė e zier si ajo turke. Pėr shembull kjo e fundit duke qenė se ėshtė e pafiltruar rrit kolesterolin LDL”, thotė ajo. Pėrveē kėsaj ka edhe informacione tė tjera: me pėrdorimin e pėrditshėm tė kafesė bėhemi imunė ndaj disa pėrbėrėsve tė saj, mes tyre kafeina, dhe si pasojė rezultati mbi gjendjen e pėrgjithshme shėndetėsore mund tė ndryshojė nėse jemi ose jo konsumues tė rregullt. “Njė shembull? Dimė se kafeja ka njė efekt negativ mbi metabolizmin e sheqernave, por nė periudha tė zgjatura kjo zhduket. Gjithsesi disa studime kanė treguar se tė konsumosh mė shumė se disa filxhanė kafe nė ditė zvogėlon rrezikun e diabetit tė tipit 2”, thotė ekspertja

Sa filxhanė kafe duhen pirė nė ditė

“Efekti final i kafesė varet nga njė numėr i madh faktorėsh: si ėshtė pėrgatitur kafeja, sasia e pirė, gjendja shėndetėsore e personit etj. Janė shumė elemente, me qėllim qė pėrgjigjja e pyetjes tė jetė e thjeshtė. Kėshilla mė e mirė ėshtė tė mos e teproni. Katėr filxhanė kafe nė ditė nuk kanė efekt negativ mbi shėndetin kardiovaskular, si pėr ata qė kanė kaluar njė infarkt, ashtu edhe pėr personat qė gėzojnė shėndet tė plotė”, pėrfundon specialistja.

Sa ka efekt njė filxhan kafe?

Njė filxhan kafe nė ditė mund tė parandalojė disa forma tė demencės, siē ėshtė sėmundja e alzhajmerit. Kėtė e thekson njė grup studiuesish amerikanė, nė njė studim tė publikuar nė revistėn “Journal of Neuroinflammation”. Studiuesit kanė vėrtetuar se njė dozė e pėrditshme kafeine i ndihmon njerėzit tė mbrojnė trurin nga efektet negative tė kolesterolit, i cili ėshtė i lidhur ngushtė me sėmundjen. Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim, ėshtė ekzaminuar efekti i kafeinės nė barrierėn hemato-encefalike, njė mekanizėm natyror qė ndalon substancat helmuese tė kalojnė nga gjaku nė tru.

Eksperimentimet e studiuesve amerikanė

Aktualisht, nuk ekzistojnė kura pėr alzhajmerin dhe mjekėt nuk mund tė bėjnė asgjė pėr tė ndaluar zhvillimin shkatėrrues tė sėmundjes. Sipas studiuesve, pėr kėtė arsye zbulimi i efekteve tė dobishme tė kafeinės mund t’i ndihmojė shkencėtarėt tė gjejnė njė metodė pėr tė ndaluar zhvillimin e sėmundjes. Studimet e mėparshme kanė treguar se nivelet e larta tė kolesterolit, tė pranishme tek ushqimet e yndyrshme, mund tė shkaktojnė humbje nė barrierė. Kjo nė njė farė mėnyrė sjell shkatėrrimin e qelizave tė trurit, njėsoj siē ndodh te pacientėt e prekur nga alzhajmeri.

“Ndihmon barrierėn hemato-encefalike tė mbetet e paprekur”

Eksperimentet e studiuesve amerikanė janė kryer te lepujt e ushqyer me njė dietė tė pasur me yndyra. Kaviet i janė nėnshtruar njė doze 3mg kafeine nė ditė, e barabartė me njė filxhan kafeje. Pas 12 javėsh, studiuesit kryen disa teste tė tjera dhe zbuluan se barriera hemato-encefalike ishte mė e paprekur te lepujt qė kishin marrė kafeinė. “Kafeina duket se bllokon shumė nga efektet shkatėrruese tė kolesterolit, tė cilat krijojnė humbje nė barrierėn hemato-encefalike”, ėshtė shprehur Jonathan Geiger, njė nga kėrkuesit e studimit. “Nivelet e larta tė kolesterolit janė njė faktor i lartė rreziku pėr sėmundjen e alzhajmerit. Ndoshta kjo gjė mund ta komprometojė mbrojtjen natyrore tė barrierės hemato-encefalike. Pėr herė tė parė kemi vėrtetuar se konsumimi i vazhdueshėm i kafeinės mbron barrierėn nga kolesteroli”, shton ai.

Studime tė tjera

Studiuesit kanė ekzaminuar 1369 persona tė prekur nga infarkti prej vitit 1992 deri nė 1994-n. Gjatė njė periudhe kohe qė qėndruan mbyllur nė njė godinė, pacientėt iu pėrgjigjėn edhe njė pyetėsori i cili, ndėr tė tjera tregonte sa kafe kishin konsumuar 12 muaj para infarktit. Tre muaj pas vizitės sė parė ata u vizituan sėrish nga studiuesit dhe u mbajtėn nėn vėzhgim pėr tetė vite me radhė. Gjatė kėtij studimi humbėn jetėn 289 persona. Kėtu filluan tė shfaqeshin edhe tė papriturat: tė pasionuarit pas kafesė ishin mė pak tė rrezikuar nga infarkti. Pra, sa mė shumė kafe tė pish aq mė mirė ėshtė.

Po si ėshtė e mundur atėherė qė disa kėrkime tė bėra pak kohė mė parė dilnin nė pėrfundimin se kafeja nuk i bėn mirė zemrės? “Rezultatet pėr efektet e kafesė mbi sistemin kardiovaskular janė kundėrshtuese dhe kjo ėshtė e vėrtetė.
Gjithēka varet nga mėnyra se si kryhen kėto studime: pėr shembull, njė gjė ėshtė tė bėsh njė studim tė gjatė ku rrezikon t’i atribuosh kafesė efekte tė cilat varen nga ndryshimet nė stilin e jetesės dhe njė gjė krejtėsisht tjetėr ėshtė tė bėsh njė studim-kontroll tė gjatė ku pacienti pyetet se sa kafe konsumonte para infarktit. Nė kėtė rast ndodh shpesh qė pacientėt ta shtojnė ose ta pakėsojnė dozėn e kafesė sipas asaj qė ata dinė. Pėr shembull, nė bazė tė studimeve tė bėra mė parė, qė kafeja tė bėn keq, ata mund ta ulin dozėn, duke parandaluar qė rreziku i infarktit tė jetė shumė mė i madh. Po t’u hedhėsh njė sy studimeve tė bėra deri tani, duket se ato qė kanė zgjatur pėr njė kohė tė gjatė kanė dalė nė pėrfundimin se kafeja nuk e rrit rrezikun kardiovaskular. Studimet e bėra para 25-30 vjetėsh kanė treguar shpesh njė efekt negativ tė kafesė, ndėrkohė qė ato tė kohėve tė fundit shohin njė veprim mbrojtės”, shpjegon njė specialiste.
 
Top
0 replies since 30/3/2012, 19:34   39 views
  Share