MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Xhemi Shehu: Raporti im me vjehrren, i shkelqyer

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 1/1/2012, 23:27     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ajo ėshtė njė prej vajzave mė tė bukura tė ekranit. Ėshtė e dashur, e qeshur, e sinqertė dhe me shumė energji pozitive pėr tė transmetuar. Tė dielave vjen si mysafire speciale nė shtėpitė tona, por kėtė tė shtunė kemi vendosur tė ndryshojmė rolet. Kemi shkuar ne nė shtėpinė e saj. Jemi pėrpjekur tė mėsojmė detaje nga jeta e Xhemi Shehut brenda mureve tė shtėpisė. Vėrtet nuk do tė sjellim foto nga hapėsira e saj private sepse Xhemi dėshiron qė ta ruajė tė tillė deri nė fund, ama pėrmes kėtij rrėfimi do pėrpiqemi t’ju bėjmė tė imagjinoni atmosferėn nė shtėpinė e prezantueses sė njohur tė ekraneve shqiptare. Si simbol tė festave ka vendosur vetėm pemėn e Krishtlindjeve, pasi pėr zbukurime tė tjera s’ka nevojė. Vendin e tyre e plotėsojnė mė sė miri lodrat shumėngjyrėshe tė tė birit, Martinit tė vogėl…
Cila ėshtė atmosfera nė shtėpinė e Xhemit kėtė prag festash?
Kjo nė fakt ėshtė njė nga periudhat mė tė bukura tė vitit pėr mua. Mė pėlqen tė kaloj mė tepėr kohė nė shtėpi e tė eksperimentoj me ndonjė recetė tė re qė ta pėrdor pėr natėn e 31 dhjetorit. Sigurisht qė atmosfera ėshtė bėrė mė e ngrohtė se ditėt e tjera, kjo edhe pėr shkak tė miqve, me tė cilėt po kalojmė mė tepėr kohė mbrėmjeve.
2011 solli shumė gėzime nė jetėn tuaj…Ēfarė emocionesh pėrcolli tek ju ndjesia e tė qenit nėnė pėr herė tė parė?
Emocionet pėr tė cilat mė pyet janė krejt tė papėrshkrueshme me fjalė, e madje as nuk e dija qė ekzistonte kjo lloj lumturie e pamatė deri nė ēastin qė njoha Martinin. Javėt e para tė mėmėsisė ishin aq sa tė bukura edhe tė vėshtira pėr shkak tė mungesės sė eksperiencės sė mėparshme prindėrore. Tani po shijoj ēdo ditė e mė shumė rritjen e tij, proces nė tė cilin kanė njė meritė tė padiskutueshme dy gjyshet.
Ku do t’i kaloni kėto festa nė praninė e Martinit tė vogėl dhe bashkėshortit tuaj?
Martini ėshtė ende i vogėl pėr tė udhėtuar larg, e pėr mė tepėr duke qenė se ėshtė edhe viti i parė i festave pėr tė, menduam qė ta kalojmė natėn e ndėrrimit tė viteve nė shtėpi. Ai tani sapo ka filluar tė ambientohet me dhomėn e tij, lodrat e veta e nuk do doja kurrė ta shkėpusja nga rehatia qė ka krijuar natyrshėm.
Si e keni dekoruar shtėpinė, mund tė tregojmė disa detaje?
Pėrveē pemės sė Krishtlindjeve qė kėtė vit ma dekoroi gjithė shije Arbana, nuk ekziston asnjė lloj dekori tjetėr. Janė mėse tė mjaftueshme lodrat shumėngjyrėshe tė Martinit qė i gjen nė ēdo cep divani apo mobilie.
Po nė tryezėn festive, ēfarė specialiteti do tė serviret nga duart e Xhemit?
Unė i qėndroj gjithmonė besnike ushqimit tradicional qė gatuhet zakonisht. Nuk do ta ndėrroja me asgjė pėrsheshin dhe pilafin qė gatuhen nga lėngu i gjelit tė detit. Pyetja konsistonte nėse do ta gatuaja unė? Sigurisht…qė jo. Kam dėshirė tė ha gjėra tė shijshme, tė paktėn pėr Vitin e Ri (qesh).
Ēfarė dhuratash keni blerė? Martinit pėr shembull ēfarė i keni zgjedhur?
Deri mė sot kam blerė dhurata pėr miqtė dhe tė afėrmit qė kanė pasur ditėlindjet kėtė periudhė. Jam munduar tė zgjedh me kujdes pėr gjithsecilin, nė mėnyrė qė tė mbeten tė kėnaqur. Martini po kėnaqet pėr momentin me njė tullumbace qė ka tė stampuar foton e njė personazhi qė quhet Beni. Lodėr shumė ekonomike, por qė e bėn atė tė hapė gojėn kur i vjen luga rrotull (qesh).
Sa kohė ju merr djali nga pėrditshmėria?
Pėr aq kohė sa nuk kam angazhime nė punė, i dedikohem tėrėsisht tė voglit. Ditėt me tė janė tė mbushura me tė papritura, nga tė cilat pavarėsisht lodhjes unė dua tė marr vetėm kėnaqėsinė e buzėqeshjeve tė tij, lojėrave shumė tė thjeshta qė atė e argėtojnė pafund, veprimeve tė reja qė mėson apo qoftė edhe daljen e njė dhėmbi tė ri.
Gėzoni njė formė tė shkėlqyer fizike. Si arritėt t’i menaxhonit kilogramėt pas shtatzėnisė?
Nė fakt jam ende 2 kilogramė mbi peshėn time tė mėparshme, por kjo nuk ėshtė se mė krijon bezdi apo mė kėrkon ndonjė sakrificė qė tė heq dorė nga ushqimi. Po rikthehem nė formėn time dalėngadalė pa bėrė asgjė tė veēantė, plus qė nuk kam as kohė edhe sikur tė doja.
Si ėshtė Xhemi nė rolin e zonjės sė shtėpisė? Bėni punė? Gatuani?
Mirė do ishte tė tė pėrgjigjesha qė gatuaj nga mėngjesi nė darkė apo qė po mė bien thonjtė duke larė me dorė ngaqė kam merak t’i fus rrobat nė lavatriēe se mė prishen, por nuk do doja t’i hyja nė hak personit qė kujdeset pėr shtėpinė time 3 herė nė javė. Gjithsesi kjo nuk do tė thotė qė nuk gatuaj, pėrkundrazi e bėj me shumė qejf. Ama duhet ende tė mėsoj tė gatuaj pa bėrė aq shumė rrėmujė nė kuzhinė.
Raportet tuaja me prindėrit e Visit…
Kjo ėshtė njė pyetje qė kushdo do t’i pėrgjigjej pozitivisht e s’besoj se del ndonjė pėr tė thėnė tė kundėrtėn. Pėr fat tė mirė ky nuk ėshtė rasti im, pra nuk them qė i kam tė mira vetėm sepse kėshtu duhet. Kam vėrtet raporte tė shkėlqyera me ta.
Sa ka ndryshuar jeta juaj kėtė vit dhe ēfarė prisni nga 2012?
Jeta ime ka ndryshuar rrėnjėsisht kėtė vit, madje mė duket sikur ka rinisur me tė tjera prioritete, tė tjera kėnaqėsi e sigurisht dhe tė tjera pritshmėri. Nga 2012 kėrkoj vetėm shėndet tė mirė pėr vete dhe pėr tė gjithė tė afėrmit e mi, asgjė mė shumė!
Njėkohėsisht keni festuar dhe 10-vjetorin e “Top Channel”. Njė rrugėtim i gjatė, por le tė kujtojmė pak fillimet tuaja. Ēfarė mund tė na rrėfeni?
Kam filluar punė nė “Top Channel” nė moshėn 20-vjeēare, bėhet fjalė pėr vitin 2003 e nuk e kisha imagjinuar kurrė qė do tė qėndroja kaq gjatė nė kėtė perandori mediatike, absolutisht mė e mira nė vend. Kam kaluar krejt natyrshėm nga njėri program nė tjetrin, me hapa tė vegjėl e gjithmonė duke menduar asokohe pėr secilin program se do tė ishte i fundit ku do tė angazhohesha. E nė fakt ndodhte krejt e kundėrta, kam pranuar me kėnaqėsi tė madhe tė gjithė formatet qė mė janė propozuar. Tani kanė kaluar thuajse 8 vjet qė nga hera e parė e daljes sime nė ekranin qė mė rriti profesionalisht, periudhė kjo qė do ta mbaj mend gjithmonė edhe pėr etapat mė tė rėndėsishme tė jetės sime.
Dita mė e bukur dhe ajo mė e vėshtirė nė ambientet e “Top Media”
Ditė tė bukura ka thuajse gjithmonė nė atė lloj ambienti. Tė punosh me artistė dhe profesionistė tė vėrtetė, mbetet gjithmonė kėnaqėsi e veēantė. Momentet mė tė vėshtira, do tė klasifikohen ato ditė kur jeta tė pėrball me humbjen e beftė tė dikujt qė ke pasur shumė tė afėrt, e ndėrkohė ekrani tė kėrkon detyrimisht qė tė jesh i qeshur e t’ia transmetosh kėtė edhe publikut qė po tė ndjek.
Cili ka qenė kolegu me tė cilin ruani raporte tė shkėlqyera qė nga fillimi e deri mė sot?
Nė pėrgjithėsi kam raporte shumė tė mira me tė gjithė kolegėt e mi tė punės, madje shumė prej tyre do t’i konsideroja njėkohėsisht edhe miq mjaft tė mirė jashtė dyerve tė televizionit. Pėrmend kėtu Arbanėn, Ledionin, Enon, Albanėn, motrat Vjollca, Amin dhe Ermalin, qė i kam shumė xhan. Kolegu mė i mirė qė unė kam pasur fatin e madh tė punoj, e qė sot mė mungon shumė shumė, mbetet Adi Krasta.
Po projekti qė ju ka shijuar mė tepėr?
“E diell” dhe “Portokalli”, janė dy formatet qė dua mė tepėr.
Kėtė sezon tek “E Diell” erdhėt nė njė rol tė rėndėsishėm, ndonėse programi nė tėrėsi kishte vend pėr pėrmirėsime. Cilat janė surprizat qė keni pėrgatitur pėr puntatėn e “Krishtlindjeve”?
Unė tek “E Diell” kam qenė dhe jam vetėm moderatore. Vazhdimisht nė punėn time si prezantuese (nė gjithė kėto vite) jo gjithmonė kam qenė dakord me zgjedhjet autoriale, por ama kam respektuar punėn e gjithsecilit dhe kam mbajtur pozicionin tim duke u pėrpjekur tė jap maksimumin, cilido tė ketė qenė formati. Sa i pėrket puntatės sė ardhshme, ju ftoj vetėm tė na ndiqni pėr tė kaluar njė tė dielė ndryshe dhe plot argėtim. Do tė tė thoja ndonjė element surprizė, vetėm po tė mė tregoje kush ėshtė spiuni qe zbulon detajet e programit tonė, tė cilat ndonjėherė i merrni tė gabuara (qesh).
Pritshmėritė tuaja pėr sezonin e ardhshėm janė pėr tė qėndruar nė “E Diell”, apo pėr t’u zhvendosur nė njė tjetėr produksion tė “Top”-it?
Mua mė kanė propozuar dhe programe tė tjera, oferta pėr tė cilat jam duke reflektuar. Duke parė e duke bėrė.
Si pėrfundim na jepni njė urim pėr tė gjithė lexuesit.
Urimi shumė i pėrzemėrt pėr tė gjithė lexuesit e gazetės suaj ėshtė vetėm ky: Shėndet e sa mė shumė punė pėr tė gjithė!
 
Top
0 replies since 1/1/2012, 23:27   162 views
  Share