MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Kėshilla Shendetsore

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:24     +1   -1




duhet tė dinė femrat pėr osteoporozė

Osteoporoza ėshtė
sėmundje e eshtrave e cila karakterizohet me rrezik pėr fraktura, sidomos te
femrat nė menopauzė. Fatmirėsisht, mund tė merren hapa pėrkatės me qėllim qė tė
zvogėlohet rreziku i paraqitjes sė osteoporozės dhe tė parandalohen frakturat
serioze tė cilat janė pasojė e kėsaj sėmundjeje.




Pėr mjekimin e osteoporozės ekzistojnė barna tė cilėt mund tė ndihmojnė qė
eshtrat e juaja tė bėhen mė tė fortė dhe nė kėtė mėnyrė tė zvogėlohet rreziku
pėr fraktura.
Ēdo e dyta femėr dhe ēdo i pesti mashkull ėshtė i rrezikuar qė tė pėrjetojė
njė frakturė qė mund tė jetė pasojė e osteoporozės. Lėndimet e vogla, tė cilat
te personat e shėndoshė nuk shkaktojnė thyerje, te personat me osteoporozė mund
tė shkaktojnė thyerjen e legenit, unazave tė kurrizit ose parakrahut.
Nė menopauzė, vezoret nuk prodhojnė mė estrogjenin i cili i mbron eshtrat.
Nga ky moment fillon procesi i humbjes sė masės eshtėrore te femrat.


Diagnostikimi
Osteoporoza diagnostikohet me “fotografimin” (matjen e dendėsisė) sė eshtrave
tė shtyllės kurrizore dhe legenit me osteodenzitometėr (DEXA). Ėshtė me rėndėsi
tė dihet se gjatė kėtij fotografimi nuk ka rrezatim dhe se zgjat vetėm disa
minuta.
Disa karakteristika pėr osteoporozėn:
- Mosha nuk ėshtė i vetmi faktor i rrezikut pėr osteoporozė
- Mėnyra e
jetesės, sėmundjet tjera dhe pėrdorimi i disa barnave, mund tė shkaktojė
paraqitjen e kėsaj sėmundjeje
- Matja e thjeshtė e dendėsisė sė eshtrave me
anė tė osteodenzitometėrit mund t’u ofrojė informata pėr fortėsinė e eshtrave
tuaja
- Ekzistojnė barna tė cilat mund ta risin dendėsinė minerale tė
eshtrave dhe ta zvogėlojnė rrezikun nga frakturat



Mjekimi
Osteoporoza mjekohet me bisfosfonate, barna johormonale tė cilat veprojnė
duke penguar resorbimin e ashtit. Ata bėjnė rritjen e dendėsisė sė eshtrave dhe
zvogėlojnė rrezikun pėr frakturė.

Mjekimi i osteoporozės pėrfshin:
- Bisfosfonat (ēdo ditė, javė ose muaj)
- Vitamina D (ēdo ditė)
-
Kalciumi (ēdo ditė)
- Ushtrimet (ecja, vallėzimi, ecja e shpejtė).

 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:24     +1   -1




Bronkopneumonia, si mund tė mbrohesh?

Ēdo infeksion viral
stimulon zhvillimin e njė infeksion bakterial, qė normalisht ėshtė
bronkopneumonia aspo siē e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozės
janė temperatura e lartė 38-39-deri nė 40 gradė, tė vjella, rrufė dhe pak kollė.
Ndėrsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janė atėherė kur fillojnė tė dalin
shenjat respiratore nė pah, kur temperatura nuk ėshtė mė aq e lartė por fillon
vėshtirėsia nė frymėmarrje, sekrecionet dhe kollė e fortė.



Bronkopneumonia ėshtė njė sėmundje tepėr e pėrhapur dhe qė shkaktohet nga
disa shkaqe tė ndryshme. Megjithatė, njė prej faktorėve kryesor qė ndikon nė
zhvillimin e kėsaj sėmundje janė luhatjet e temperaturave. Kategoria mė e
rrezikuar nga kjo sėmundje janė fėmijėt.
Megjithatė, nuk janė mė pak tė rrezikuara moshat e treta dhe tė sėmurėt me
probleme tė tjera kronike. Shenjat kryesore tė sėmundjes sė bronkopneumonisė
janė temperaturat e larta qė shkojnė deri nė 38 gradė, si dhe rrjedhjet e
sekrecioneve nga hunda. Bronkopneumonia mund tė kthehet edhe nė laringjit dhe nė
tė tilla raste, karakterizohet nga njė kollė e thatė dhe e fortė gjatė natės.


Nė kėto raste frymėmarrja bėhet e rėndė, e sipėrfaqshme dhe mė e
shpeshtė, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Pėr kėtė arsye
pacientėt e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe
shpatullave.



Anomalia e shkėmbimit tė gazrave, pakėsimi i oksigjenit nė gjak, si dhe shtimi i
gazit karbonik, krijon nė fytyrėn e tė sėmurėve ngjyrėn mavi, e cila vihet re
sidomos nė pjesėn e buzėve. Kėta tė sėmurė janė gjithnjė tė lodhur, nė gjendje
plogėshtie, si dhe dhimbje tė kokės.
Megjithatė nuk mungojnė edhe rastet kur kėta tė sėmurė shfaqin edhe
shqetėsime tė tipit, turbullim i vetėdijes. Nė lidhje me kollėn, kėshillohet
bėrja e avullit dhe mjekim i shpejtė qė nė ēastin e diagnostikimit tė sėmundjes.
Nė rastet kur imuniteti i organizmit tė tė sėmurit nuk ėshtė i mirė, kalohet nė
komplikimet e gripit.

Komplikimet nė tė cilat kalohet janė bronkitet
akute, bronkopnemumonia dhe mė vonė vazhdojnė tė shfaqen probleme tė tjera, si
pėr shembull: infeksione urinare, apo infeksione tė veshit. Infeksionet
pulmonare shkojnė deri nė bronkite dhe bronkopneumoni.

Bronkopneumonitė
ndodhin si shkak i humbjes sė elasticitetit tė muskujve tė muskujve tė bronkeve.
Kėto tė fundit mund tė mbyllen pėr shkak tė moshės dhe mbylljes sė bronkeve, gjė
e cila favorizon infeksionin. Komplikimet mė tė shpeshta tė bronkopneumonisė
shfaqen kryesisht te moshat e treta dhe te fėmijėt. Rekomandimet nė kėto raste
janė, dhėnia e vaksinės sė gripit tek fėmijėt e vegjėl deri pa mbushur akoma tre
vjeē, si dhe tė moshuarit.

Gjithashtu, vaksinimi ėshtė i rekomandueshėm
edhe pėr personat qė nuk janė nė moshė tė vjetėr, por qė mund tė kenė probleme
kardiake, apo sėmundje kronike. Kontakti i menjėhershėm me mjekun duhet tė bėhet
nė rastet kur temperatura nuk ulet nėn 38 gradė, kur i sėmuri fillon tė ketė
kollė tė fortė, kur ka dhimbje tė forta tė gjoksit dhe vėshtirėsi nė
frymėmarrje.
Pasi i sėmuri ka kryer vizitėn te mjeku specialist duhet tė fillojė trajtimin
me antibiotikė. Kėshilla kryesore e mjekėve specialistė pėr tė sėmurėt me
bronkopneumoni ėshtė konsumimi i lėngjeve, i ushqimeve me proteina si pėr
shembull supa, mishi, veza, si dhe mjalti nė rastet kur kombinohet me lėngun e
limonit..
BeLti
Stafi WebMaster







 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:25     +1   -1




Gjurmėt” e skizofrenisė

Skizofrenia ėshtė njė formė e
pėrsėritur dhe shpeshherė kronike e sjelljes anormale qė i referohet asaj qė
shumė prej nesh e quajmė 'ēmenduri'.



Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenė ai qė ka pėrdorur nocionin
“skizofreni” pėr herė tė parė, fjalė kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do tė
thotė “shpirt i ndarė”. Psikiatrit e klasifikojnė skizofreninė si psikozė. Me
kėtė ata nėnkuptojnė njė person, i cili nuk mund t’i dallojė mendimet, idetė,
perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarė,
idetė dhe vlerat qė njerėzit e tjerė nė atė kulturė i mbajnė si tė vėrteta).


Psikiatrit e klasifikojnė skizofreninė si psikozė. Me kėtė ata
nėnkuptojnė njė person, i cili nuk mund t’i dallojė mendimet, idetė, perceptimet
dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarė, idetė dhe
vlerat qė njerėzit e tjerė nė atė kulturė i mbajnė si tė vėrteta). Pėrveē kėtyre
simptomave, personi mund tė dėgjojė zėra apo tė besojė qė njerėzit e tjerė mund
t’u lexojnė mendjen dhe kontrollojnė mendimet e tyre.
Shumica e psikiatėrve
i konsiderojnė kėto simptoma si ērregullime psikiatrike.

Ide alternative
pėr skizofreninė janė dhe reaksionet natyrale dhe logjike pėr shkak tė ndonjė
shqetėsimi tė madh. Shumė njerėz preferojnė ta shikojnė skizofreninė nė mėnyrė
tė pėrgjithshme, megjithatė njė person ėshtė skizofren kur ka tė paktėn kėto
simptoma, sipas manualit tė diagnostikimit:




A. Simptomat karakteristike

Dy (ose mė tepėr) nga simptomat e mėposhtme, prezente nė njė
pjesė kohe rreth njėmujore (ose edhe me pak) janė tė mjaftueshme pėr te
pėrcaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3.
Fjalim/mendim i ērregullt (jo i rrjedhshėm)
4. Sjellje katatone ose
ē’rregullsi e theksuar nė sjellje
5. Simptoma negative - humbje e
funksioneve normale, si p.sh.: mungesė iniciative, mungesė dėshire, varfėrim
(ose bllokim i plotė) fjalimi etj.



B. Ērregullimi nė jetėn
sociale/profesionale

Ērregullim, i tillė qė rėnia nė prodhimtari tė jetė e dukshme
nga ēka qenė para shfaqjes fillestare te simptomave, nė njė ose mė tepėr fusha
tė funksionimit si p.sh. puna, marrėdhėniet ndėrpersonale, kujdesi pėr vetėn…
etj., gjatė njė periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes sė sėmundjes ose
simptomave skizofrenike



C. Kohėzgjatja

Shenja tė vazhdueshme tė shqetėsimeve duhet tė jenė shfaqur
gjatė 6 muajve tė fundit. Kjo periudhė 6-mujore duhet tė pėrfshije tė paktėn njė
muaj qė nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund
tė pėrfshijė periudha tė simptomave, si fazėn aktive tė keqėsimit ose fazėn e
shfaqjes sė simptomave pozitive (d.m.th. pėrmirėsim nė funksione tė ndryshme).
Kėto simptoma mund tė jenė tė njėjta me sėmundjet e tjera mentale siē janė
ērregullimi bipolar dhe ērregullimi skizoafektiv apo mund tė jenė rezultat i
ndonjė problemi fizik. Psikiatrit dallojnė gjatė diagnozės se skizofrenisė disa
prej simptomave pozitive dhe negative.



Simptomat pozitive pėrfshijnė:
*
mendime tė ērregulluara
* halucinime, si dėgjime tė zėrave apo tingujve

* deluzionet
* iluzionet



Simptomat negative pėrfshijnė:
*
kur ndihen tė painteresuar dhe emocionalisht tė zbrazėt
* pamundėsi pėr t’u
pėrqendruar
* dėshira pėr tė qėndruar larg prej njerėzve
* nevojė pėr
t’u ndier tė mbrojtur




Shumė persona qė vuajnė nga skizofrenia, janė tė shkėputur nga jeta shoqėrore. I
ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave
tė para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund tė jetė njė nga
shenjat e para se diēka nuk shkon mirė. Izolimi social nuk ėshtė vetėm njė
simptomė, por edhe njė strategji e pėrdorur nga pacientėt pėr t'u bėrė ballė
simptomave. Izolimi te shumė pacientė shoqėrohet me pavendosmėri, pasiguri dhe
humbje e dėshirės. Kėta persona lėnė mėnjanė punėn dhe qėllimet personale dhe
janė tė paaftė tė funksionojnė nė mėnyrė tė pavarur. Varfėrimi i procesit mendor
ndryshe mund tė shfaqet edhe si varfėrim i procesit tė tė folurit. Kėta pacientė
thjesht nuk kanė pėr ēfarė tė flasin apo nuk dinė se ēka tė flasin. Shpeshherė
ndodh qė kėta pacientė tė hidhen nga njė mendim nė tjetrin pa arritur tė
pėrfundojnė mendimin e nisur, gjė qė quhet “bllokim mendimi”.

Pacientėt
skizofrenikė mund tė shfaqin forma tė ndryshme tė pazakonta tė sjelljeve fizike
apo motorike. Pėr sa u pėrket teorive shpjeguese, teoria mė ndikuese deri mė
tani pėr shkaqet e skizofrenisė ėshtė “hipoteza e dopaminės” qė fokusohet mbi
funksionin e kėtij neurotransmetuesi nė pjesėn limbike tė trurit. Dopamina
pėrcjell porositė nė mes qelizave tė trurit. Mosshkarkimi i kėtij
neurotransmetuesi nė sasinė e duhur nė tru mund tė jetė njė nga shkaqet
kryesore. Medikamentet qė pėrdoren pėr kurimin e skizofrenisė kanė si funksion
tė stimulojnė ēlirimin (“prodhimin”) e dopaminės dhe kalimin e saj nga njėri
neuron nė tjetrin. Kėto medikamente quhen medikamente antipsikotike.


Hulumtuesit qė kanė shikuar apo kėrkuar posaēėrisht pėr ’gjenin
skizofrenik’, nuk kanė gjetur asnjė. Megjithatė, ėshtė thėnė qė disa gjene tė
veēanta mund t’i bėjnė disa njerėz mė tė pambrojtur nga simptomat, mirėpo kjo
s’do tė thotė qė kėto gjene tė zhvillohen (tė aktivizohen). Zhvillimi fizik i
njerėzve, edukimi nė moshėn e re dhe ambienti ku ata rriten, luajnė rol tė
njėjtė, sikurse edhe faktorėt psikologjikė.

Studimet dhe shpjegimet
personale sugjerojnė qė ndodhitė stresuese mund ta shkaktojnė skizofreninė,
p.sh. nėse e humbni dikėn tė afėrt apo tendosja kur duhet ta ndėrroni punėn.
Presionet e tjera tė vazhdueshme, si varfėria, banimi nė vend tė pėrkohshėm dhe
ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund tė kontribuojnė nė problem. Bazuar
nė njė studim, mė shumė se gjysma e njerėzve qė dėgjojnė zėra negativė, thonė qė
shkaktar i problemit ėshtė dhunimi fizik apo seksual.
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:25     +1   -1




Shkaqet pėr krijimin e infeksioneve nė vesh

Shkaktarėt e
pėrhapjes sė kėtyre problemeve janė virozat e stinės. Ėshtė mėse e zakonshme qė
pezmatimi i veshit tė nisė me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bėn tė vėshtirė
surrzlave nė hundė dhe veshė tė mbrohen ndaj baktereve. Nėse bakteret shumohen,
krijohet lehtė njė infeksion me qelb nė veshin e mesėm. Infeksionet janė mė tė
zakonshme gjatė muajve tė ftohtė tė vitit.


Pezmatimet e veshit mund tė ndahen nė nėngrupe tė shumta, ku mė tė zakonshmet
janė pezmatimi i menjėhershėm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.
Me pezmatim tė menjėhershėm tė veshit kihet parasysh njė malcim i qelbėzuar
nė veshin e mesėm, i cili nis papritur, zgjat pak kohė dhe mund tė vėrtetohet
gjatė njė vizite tė thjeshtė tė mjekut. Nė rastin e rrufės sė veshit, lėngu nė
veshin e mesėm nuk ėshtė i qelbėzuar.
Dhembjet e veshėve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesėve tė
brendshme e tė jashtme tė veshit. I sėmuri ka dhembje tė forta, qė shtrihen deri
nė faring. Nė vesh ka zhurma dhe fėrshėllima, tė cilat shkaktohen nga gjendje
reumatizmale, nga tė ftohtėt, plagė tė ndryshme, rrufa.
Edhe sėmundje tė ndryshme ēojnė nė shfaqjen e dhembjeve nė vesh. Sipas
mjekėve, edhe fėmijėt nga mosha 1 deri nė 12 vjeē janė tė prirur pėr tė vuajtur
nga dhembjet e veshit.




Pezmatimi i veshit
Pezmatimi i veshit ėshtė mė i zakonshėm nė disa familje dhe ėshtė kėshtu
pjesėrisht njė sėmundje e trashėgueshme. Ėshtė e vėshtirė tė dihet se ēfarė
ėshtė me saktėsi ajo qė trashėgohet. Mund tė jetė njė funksionim jo aq i mirė i
veshit tė mesėm dhe i borisė sė veshit, ose ka tė bėjė me atė se si funksionon
sistemi imunitar.
Alergjitė nuk kanė treguar deri sot tė jenė ndonjė shkaktar ndihmues i
pezmatimit tė veshit. Vetė pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes
apo bakteret me tė cilat ėshtė infektuar njeriu janė ngjitės. Ai tė cilit u
ngjiten kėto ia del shpesh mbanė me njė ftohje tė zakonshme, por ndonjėherė
ftohja zhvillohet nė njė pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund tė duket sikur
vetė pezmatimi i veshit ėshtė ngjitur.
Rreth moshės trevjeēare, gjysma e tė gjithė fėmijėve kanė pasur ndonjėherė tė
paktėn njė pezmatim veshi. Mė i zakonshėm ėshtė midis moshės 6 deri njėmbėdhjetė
muajsh. Pėrpara se tė fillojnė shkollėn janė tre nė katėr fėmijė ata qė
ndonjėherė kanė pasur pezmatim veshi.

Sėmundjet e veshit
Nė sėmundjet e veshit marrin pjesė edhe shumė faktorė tė tjerė, qė bėjnė
pjesė nė kėtė sėmundje tė kėtij organi, si dylli nė vesh, furunkula nė kanalin e
jashtėm tė veshit, ēarja e daulles sė veshit, otiti i jashtėm dhe ai i huaj,
sėmundja e minierit dhe shurdhimi.
Grumbullimi i sekrecioneve tė dyllit nė kanalin e jashtėm tė veshit mund tė
japė njė dhembje tė lehtė, ndjenjė kruajtjeje, nė disa raste marrje mendsh dhe
ulje tė dėgjimit ose shurdhim tė menjėhershėm, si rezultat i mbylljes sė
kanalit.
Kjo diagnozė mjekohet vetėm duke bėrė larje tė kanalit tė veshit, duke
pėrdorur lavazh me ujė tė vakėt nė temperaturėn 37 grade.

Kurse furunkulat ose abceset nė kanalin e jashtėm tė veshit japin gjithmonė
dhembje tė forta dhe tė padurueshme. Shkak ėshtė infektimi prej mikrobeve tė
ndryshme, qė mė shpesh ndodh prej traumave tė vogla, qė provokojnė kruarjen e
veshit.
Otiti i jashtėm ėshtė infektimi prej mikrobeve tė ndryshme tė kanalit tė
jashtėm tė veshit, i cili mund tė pėrhapet nė llapėn e veshit, mė shpesh ėshtė
pasojė e gėrvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit tė krijuar nė vesh. Ai
shfaqet me skuqje tė veshit dhe kanalit, tė kruajtura, dhimbje, enjtje qė mbyll
kanalin e sekrecioneve, mund tė zmadhohen gjendrat limfatike tė nofullės ose
prapa veshit.
Ēarja e daulles sė veshit mund tė bėhet kur tentohet pėr heqjen e trupave tė
huaj, kur kruhet veshi me sende tė mprehta ose prej shtimit tė papritur tė
presionit tė ajrit nė kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka nė vesh, gjatė
zbritjeve tė shpejta tė aeroplanit.
Sėmundja e minierit ėshtė njė sėmundje e labirintit, qė karakterizohet me
kriza tė menjėhershme, marrje mendsh me zhurmė nė vesh, me ēregullime tė
qarkullimit tė gjakut, zbehje, djersė tė ftohta, tė pėrziera. Kriza ėshtė shumė
e mundimshme pėr tė sėmurin. Shpesh ai ėshtė nė gjendje ankthi, mund tė
shoqėrohet me tė fikėt
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:26     +1   -1




Ftohja e zakonshme dhe gripi

Ftohja e zakonshme dhe gripi janė
gjendje tė cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe
simptoma tė pėrgjithshme, temperaturė dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi
mund tė paraqiten nė disa forma, duke filluar nga ato mė lehtat deri te format e
rėnda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten nė fyt dhe mbesin si
simptoma kryesore. Ndėrsa te gripi dominojnė: ethet, dhimbja e trupit, mundimi
nė stomak, plogėshtia, si edhe simptomat tjera tė pėrgjithshme.



Te ftohja, simptomat e para paraqiten nė fyt dhe mbesin si simptoma kryesore.
Ndėrsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi nė stomak, plogėshtia, si edhe
simptomat tjera tė pėrgjithshme, janė dominuese.

Shkaktarėt dhe simptomat e ftohjes
Ftohja shkaktohet nga viruse tė ndryshėm, tė cilėt e ndryshojnė formėn e tyre
gjatė shumimit. Ftohja e zakonshme mund tė transmetohet me anė tė teshtitjes apo
kollitjes, kur spėrklat nga personi i sėmurė pranohen dhe thithen nga personi i
shėndoshė.

Te ftohja e zakonshme dominojnė simptomat nė
fyt:
- dhimbja nė fyt ėshtė zakonisht simptoma e parė
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda, duke ēuar nė shkuarjen e hundėve dhe pastaj
tharjen e sekretit nė hundė
- edhe fyti prodhon sekret, me ē’rast pengon
frymėmarrjen
- paraqitet ėnjtje e mukozės sė hundės dhe fytit
-
teshtitja dhe kollitja janė simptoma tė rėndėsishme tė ftohjes sė zakonshme, tė
cilat ndodhin si pasojė e sekretit dhe ėnjtjes



Po ashtu mund tė paraqiten edhe simptoma tė pėrgjithshme tė
lehta:
- kokėdhimbje e lehėt apo e rėndė
- ethe dhe temperaturė
-
shtangim i lehtė dhe dhimbje nė qafė

Shkaktarėt, simptomat dhe komplikimet e gripit
Edhe gripi, ngjashėm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse tė cilėt
ndryshojnė shumė shpejtė, mirėpo zakonisht, ēdo vit ekziston njė virus kryesor,
i cili pėrhapet nė gjithė botėn. Transmetimi i sėmundjes bėhet me anė tė
spėrklave tė cilat mund tė barten me ajėr, ose mund ta kontaminojnė ushqimin.
Simptomat fillojė nga njė deri nė katėr ditė pasi virusi futet nė organizėm.


Gripi zakonisht fillon si mungesė e pėrgjithshme e vullnetit qė zgjat disa orė,
nganjėherė edhe disa ditė. Pastaj simptomat fillojnė tė pėrkeqėsohen duke
shkaktuar jokomoditet tė pėrgjithshėm.

Sa i pėrket simptomave tė fytit janė tė ngjashme, ose mė tė lehta
sesa te ftohja e zakonshme:
- dhimbja nė fyt ėshtė zakonisht simptoma e parė
- pastaj fillon
rrjedhja e sekretit nga hunda
- edhe fyti prodhon sekret
- paraqitet
ėnjtje e mukozės sė hundės dhe fytit
- teshtitja dhe kollitja janė simptoma
tė rėndėsishme po ashtu
Te gripi janė shumė mė tė fuqishme simptomat e
pėrgjithshme:
- zakonisht ka temperaturė tė lartė, e cila konsiderohet si simptoma
kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
- pavarėsisht
temperaturės, disa pjesė tė trupit janė tė ftohta
- paraqitet mundimi nė
stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fėmijėt dhe tė rinjtė
- zakonisht
ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobėsimit
- kokėdhimbja ėshtė e pranishme

- dhimbje nė stomak dhe ērregullime tė tretjes
- dhimbje nė tė gjithė
trupin, sidomos nė muskuj dhe nyje
- dhimbje dhe shtangim tė lehtė nė qafė

- sytė mund tė skuqen dhe irritohen
- po ashtu edhe lėkura mund tė
skuqet


Si tė dallosh qė dikush ka ftohje tė zakonshme apo simptoma tė
gripit
Kur njė person, ose sidomos njė fėmijė, sėmuret nga ftohja e zakonshme ose ka
simptoma tė ngjashme me gripin, ėshtė me rėndėsi tė matet temperatura, tė
shikohet prania e sekretit nė hundė ose fyt, teshtitja ose kollitja, tė shikohet
shtangimi i qafės dhe tė kontrollohet i gjithė trupi pėr tė gjetur ndonjė njollė
tė kuqe. Kėto kontrollime duhet tė bėhen disa herė brenda 24 orėsh me qėllim qė
tė dallohet nėse njė sėmundje ėshtė thjeshtė njė ftohje apo njė grip, nė raport
me ekzistimin njė sėmundjeje mė tė rėndė, siē ėshtė meningjiti
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:26     +1   -1




Ēokollata e zezė e shijshme dhe e shėndetshme


Shkencėtarėt
nga Universiteti i Milanit kanė sjellė edhe njė lajm tė mirė pėr ata qė
pėlqejnė ēokollatat – konsumimi i rregullt i saj ndihmon shėndetin nė
shumė drejtime.



Efektin mė tė mirė nė fakt e ka ēokollata e zezė me njė pėrqindje tė
lartė tė kakaos nė pėrbėrje, e cila ėshtė e pasur me polifenole dhe
epikatekinė, kjo e fundit njė lloj antioksiduesi me efekte pozitive nė
sistemin kardiovaskular.

Hulumtimi i fundit ka treguar se konsumimi i pėrditshėm i ēokollatės sė
zezė, e cila pėrmban 860 mg polifenole dhe 58 mg epikatekinė, ēon nė
reduktime tė dukshme (deri nė 20%) tė ADN-sė sė dėmtuar nė qelizat e
sistemit imun, edhe atė pas vetėm dy orėsh pas konsumimit.

Duke marrė parasysh se dėmtimet e kėtyre qelizave tė sistemit imun mund
tė ēojnė nė krijimin e shtesave nė arterie, duket se ndryshe nga ajo qė
ėshtė menduar ēokollata vepron krejtėsisht pozitivisht: duke mbrojtur
ADN-nė nga dėmtimet oksiduese, ajo pengon ndryshimet ateroskelerotike,
rritjen e presionit tė gjakut dhe me kėtė edhe paraqitjen e sėmundjeve
tė lidhura me ta.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:26     +1   -1




Kontrolloni sheqerin para se tė vozitni


Pėr tė zvogėluar rrezikun nga aksidentet e trafikut,
vozitėsve tė automjeteve tė cilėt vuajnė nga diabeti, ekspertėt iu
rekomandojnė qė tė kontrollojnė nivelin e sheqerit nė gjak para se tė
fillojnė vozitjen.



[/b]Sipas kėshillimit tė publikuar nė revistėn Diabetes Journal, ekspertėt
iu rekomandojnė diabetikėve qė kur tė fillojnė udhėtime tė gjata tė
pushojnė mė shpesh, dhe pranė vetes tė mbajnė tableta tė dekstrozės ose
njė shishe tė mbushur me lėng tė ėmbėl tė gazuar, nė rast se vėrejnė
simptomat e hipoglikemisė (rėnies sė nivelit tė sheqerit nė gjak).

Nė rast se hetojnė shenjat e para tė hipoglikemisė, diabetikėt domosdo
duhet tė ndėrpresin vozitjen, tė ngritin nivelin e sheqerit dhe ta
kontrollojnė atė, dhe vetėm atėherė mund tė vazhdojne!
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:26     +1   -1




Tharmet kundėr-alergjike


Shkencėtarėt nga Universiteti i Michiganit janė pranė
prodhimit tė njė bari potencial kundėr alergjive sezonale, ndėrsa kėtė
radhė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė substancė specifike kimike, por pėr
tharmet.



Marrja ditore e 500 miligramėve tė tharmit tė modifikuar Saccharomyces
cerevisiae, nė periudhė 12 javore, ka shkurtuar kohėzgjatjen e
simptomave tė alergjive sezonale pėr 12 ditė.

Duke qenė se riniti alergjik (pėrfshirja e mukozės sė hundės nga
reaksioni alergjik) paraqitet te ¼ e njerėzve nė vendet e zhvilluara,
veprimi i efektshėm i materieve tėrėsisht natyrale dhe tė padėmshme mbi
sistemin imunitar, ėshtė pėrshėndetur nga shumica e shkencėtarėve,
ndėrsa njėherit ėshtė duke u provuar tė prodhohen edhe produkte
komerciale.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:27     +1   -1




Rėndėsia e vitaminės D nė pleqėri


Njė studim i ri, nė tė cilin kanė marrė pjesė 318
persona tė moshuar me moshė mesatare 73-vjeē, tregon lidhshmėrinė e
vitaminės D me rrezikun shtuar pėr demencė dhe goditje nė tru.



Duke analizuar statusin e vitaminės D, ėshtė vėrejtur se te rastet kur
niveli i kėsaj vitamine ishte mė i ulėt se ai optimal, prirja pėr
demencė dhe goditje nė tru ishte mė e madhe.

Autorėt e studimit tė publikuar nė revistė Neurology, besojnė se
vitamina D ka efekt mbrojtės nė sistemin vaskular, dhe pėr kėtė arsye
ata u rekomandojnė tė moshuarve qė tė marrin shtesa tė kėsaj vitamine.
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:27     +1   -1




Gji-dhėnia ul rrezikun nga diabeti


Hulumtimet e shkencėtarėve amerikanė tė publikuara nė
revistėn Diabetes kanė treguar se gratė tė cilat kanė dhėnė gji kanė mė
pak gjasa pėr t’u prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i
paraprin diabetit.



Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanė bėrė tė ditur se koha sa
mė e gjatė e dhėnies gji ka pasur efekt mė tė rritur pozitiv.

Sindroma metabolike ėshtė pasojė e disa faktorėve tė rrezikut qė lidhen
me diabetin dhe sėmundjet e zemrės, ndėrsa pėrfshin tensionin e rritur
tė gjakut, rezistencėn nė insulinė dhe shtresat yndyrore nė zonėn e
abdomenit.

Studimi i ri ku kanė marrė pjesė 704 persona tė cilėt janė pėrcjellė
pėr 20 vite, ka treguar se dhėnia gji pėr mė shumė se nėntė muaj ul
rrezikun pėr sindromė metabolike pėr 56
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:27     +1   -1




Qumėshti ul proceset inflamatore


Njė studim i zhvilluar nga Universiteti i Tennessee ka
nxjerrė njė lajm shumė tė rėndėsishėm – produktet e qumėshtit ulin
proceset e ndezjes dhe stresin oksidues te personat e mbipeshė.



Gjatė 28 ditėve tė konsumimit tė pėrditshėm tė produkteve tė qumėshtit
ka ardhur deri te zvogėlimi 20% i njė markezi tė stresit oksidativ si
dhe 15% tė njė markezi tė ndezjes.

Andaj, nėse bėhet fjalė pėr produktet joyndyrore tė qumėshtit, ėshtė
mirė qė ushqimi i pėrditshėm tė pasurohet gjithmonė me to, jo vetėm pėr
nė funksion tė shėndetit tė pėrgjithshėm, por edhe tė rregullimit tė
peshės sė trupit.
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:27     +1   -1




Lėvorja e pishės e mirė pėr shėndetin e syve


Ekstrakti nga lėvorja e pishės ėshtė treguar njė ilaē i
shkėlqyeshėm nė luftėn kundėr retinopatisė diabetike, respektivisht
pėrkeqėsimit tė shikimit si pasojė e sheqerit tė lartė nė gjak.



Hulumtuesit italian tė Universitetit G D’Annunzio kanė eksperimentuar
personat qė vuajnė nga diabeti tė cilėt kanė retinopati fillestare,
ndėrsa pas konsumimit dymujor tė ekstrakteve tė lėvores sė pishės,
ėshtė vėrejtur pėrmirėsim i shikimit.

Mprehtėsia e shikimit te retinopatia humbet pėr shkak tė kapilarėve tė
dėmtuar dhe ērregullimit tė qarkullimit tė gjakut nė enėt e vogla tė
syrit dhe si pasojė e rrjedhjes sė gjakut nė retinė.

Nėse pėrdoret shumė herėt, nė fazėn fillestare tė retinopatisė,
ekstrakti i lėvores sė pishės mund tė jetė shumė ndihmues nė eliminimin
e efekteve tė padėshiruara, respektivisht pėrmirėson qarkullimin dhe ul
ėnjtjen.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:28     +1   -1




Fėstėku ka veti antikancerogjene


Ushqimi i cili ka tė pėrfshirė njė dozė ditore tė
fėstėkut mund tė ndihmojė nė uljen e rrezikut pėr prekje nga karcinoma
e mushkėrive.



Personat e studiuar janė ndarė nė dy grupe, njėri prej tė cilit ka
konsumuar rreth 68 gram fėstėkė nė ditė, derisa grupi tjetėr ka
shėrbyer vetėm si grup kontrollues.

Rezultati ka treguar se personat tė cilat kanė konsumuar fėstėk, kanė
njė rritje tė dukshme tė gama-tokoferolit, njė formė e vitaminės E, prė
tė cilėn besohet ne ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkėrive, por
edhe tė formave tjera tė kancerit, si ai i prostatės.
 
Top
leonn
view post Posted on 12/10/2011, 23:28     +1   -1




Liri kundėr osteoporozės


Pėrveē pėr zemėr dhe enė tė gjakut liri respektivisht
vaji i lirit ėshtė i mirė edhe pėr eshtrat, bėjnė tė ditur studimet e
reja tė shkencėtarėve egjiptian.



Shkencėtarėt nga Universiteti i Kajros kanė zhvilluar hulumtime nė
kafshė duke vėrejtur ndikimin e vajit tė lirit nė dinamikėn e markerėve
qė tregojnė ndėrtimin-zbėrthimin e eshtrave, respektivisht tė
dendėsimit tė eshtrave.

Grupi i studiuar ka qenė nė gjendje identike me diabetin ose
post-menopauzėn sa i takon osteoporozės. Ėshtė vėrejtur se dobėsimi i
eshtrave ka qenė i intensifikuar nė grupin e diabetit, ndėrsa dukshėm
ėshtė zvogėluar nė tė dyja grupet me pėrdorimin e vajit tė lirit tė
pasur me acidet yndyrore tė pangopura omega-3.

Duke marrė parasysh numrin gjithnjė e mė tė madh tė diabetikėve, pastaj
rreziqet tjera tė cilat me vete sjellin edhe osteoporozėn, kjo formė e
parandalimit sigurisht se duhet tė merret parasysh. Shkencėtarėt
premtojnė studime tė mėtejme.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/10/2011, 23:28     +1   -1




Magnezi rregullon nivelin e yndyrės nė gjak



Studimet nė tė cilat kanė marrė pjesė 16 meshkuj tė
shėndoshė kanė sjellė lajme tė reja sa i takon konsumimit tė magnezit
nė formė tė suplementėve.


Tė eksperimentuarit kanė konsumuar 30 gram yndyrėra me ose pa 500 mg
magnez. Atyre u janė marrė mostrat e gjakut para dhe njė orė pas
konsumimit tė tyre.

Rezultatet kanė treguar se magnezi ka ulur nivelin e triglicerideve nė
gjak, qė i ka bėrė studiuesit tė arrijnė nė pėrfundim se tabletat me
magnez mund tė inhibojnė absorbimin e yndyrave dhe tė pėrmirėsojnė
gjendjen e lipideve te personat e shėndoshė
 
Top
39 replies since 12/10/2011, 23:24   1150 views
  Share