MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

''ZEMRA E NENES''

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/10/2011, 12:10     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


''SHPIRTI I NJE NENE''+ "Kujtime te hidhura dhe te paharruara -Tregim! ...


Ishin bere muaj qe nena jone renkonte ne shtratin e saj! Trupi i saj me muaj pa levizur, vetem me ndihmen tone. Edhe pse kishte qendruar disa jave ne spital ne Prishtine, e kishim derguar edhe ne "Banjen e Pejes", me shpresen se do te sherohej, ku gjithehere isha un prane saj duke e shoqeruar e u kujdesur per te, mirepo semundja ishte e pameshirshme ndaj saj! Kur jemi te "Banja e Pejes" me duhet ta permendi nje detaj te vogel. Ate dite ishte dita e 8-te Marsit, dita e nenave ku moshataret tane blinin lule per t'ju uruar 8-te Marsin nenave te tyre, un e vellau im i vogli, po qe ishte me i madhe se une ne moshe, ishim nisur drejte Pejes se bashku me dy prinderit tane, per te kerkuar sherim per nenen tone!

Kur arritem, ne na duhej dikush te na ndihmonte ta nxirrnim nenen nga makina jone, meqe nena ishte e palevizshme! Kerkuam ndihme nga personeli i "Banjes" dhe erdhen dy burra me lese ta bartnin nenen. Kur u afruan ata u pershendeten me babain dhe me ne. Babai po i pyet se si quheni? C'koincidence o zot! Njeri tha quhem Osman e tjetri tha un jam Rexhepi! Babai, morri fryme thelle dhe syte ju mbushen me lote e u tha - paskit emrat e djemve te m'i more burra dhe u zgjati nga nje cigare, ndersa nenes i rrodhen lotet dhe me tha - zoti m'i dergoi keta dy burra me ermin e djemve, a nuk eshte kjo edhe nje sprove per m'ua?!
Ishte muaji shtatore, kur te gjithe moshataret e m'i kishin filluar shkollen me shume gezime pas pushimeve verore. Un qendroja me nete te tera zgjuar deri ne mengjes duke e shoqeruar nenen t'ime te dashur dhe duke e ndihmuar te rrotullohej, t'i ofroja uje per pije apo edhe ndonje sherbim tjeter qe i duhej! Ah nena ime, jo se e kishte moshen ajo per nje gje te tille, se ishte ne prag te 50-ve, por semundja e kishte bere te veten duke e lene ne shtrate te palevizshme me muaj te tere! Sa do te kisha pasur deshire edhe pse do te ishte shume e rende per te, ne ate gjendje te jetonte, por un akoma do ta deshiroja prane vetes, t'ja degjoja zerin e saj te embel, ta perqafoja...
Nje nate u semur me shume se herave tjera dhe te gjithe u friguam ne shpirte se ndoshta ishte nata e saj e fundit! I thirrem gjyshin, gjyshen, tezen si dhe dajet!

Ata erdhen shume shpejte dhe i qendronin prane me shume dhimbje e lote ne sy. Ishte shume e rende edhe per familjen e nenes e ne veqanti per gjyshin e gjyshen, se ata ne njeren ane ishin te shtyer ne moshe dhe ishte shume e rende te shohin vajzen e tyre ne shtratin e vdekjes, si dhe ishte kjo goditja e dyte per ta se ishin vetem 8-te muaj kur ishin ndare per gjithmone nga djali i tyre i madhe e tani edhe nga vajza, e ata duhej te jetonin me zemer te thyer e shpirte te lenduar! Nuk thone se koti: "Nuk vdiset me zor" !

Nena here pas here fliste e pergjumur dhe nuk ishte e vetedishme per c'ka fliste, por nganjehere lirohej nga ajo gjendje dhe i k'thehej vetedija! Shpesh here shpirti i saj i kerkonte dhe i deshironte djemte afer vetes! E kerkoi nusen e vellaut t'i afrohej prane dhe po i thote - te lutem ma thirr Osmanin! Thuaj - nena po te kerkon! Ajo filloi te qaje, u ul pran shtratit te saj dhe nuk mund te fliste! Si t'i thoshte nenes, mos i kerko djemt se ata jane ne burgje! Nena e priti per pak minuta dhe me kerkoi m'ua. M'u lut ne shpirte e me tha - te lutem shko thirre Osmanin dhe thuaj - eja se nena po te kerkon. M'ua me dridheshin kembet dhe zemra me rrihte si asnjehere me pare.

M'u mbushen syte me lote dhe pernjeher nje ze engjulli me erdhi ne vesh e me tha - mos i trego se ku gjindet Osmani! U rrenqetha njehere dhe morra fryme thelle! E pyeta - nene ku eshte Osmani? Ajo me tha - ne dhomen tjeter eshte duke fjetur, shko te lutem zgjo nga gjumi! Thash - po mos ke merak se ai eshte zgjuar dhe po e pastron fytyren dhe tani po vjen! U qetesua pak... me vone po i kerkonte dy te tjeret...
Shpirti i saj ne ato momente nuk donte ta pranonte realitetin se ku gjinden ata, edhe pse ajo kete e dinte.
Here pas here i dilte ai lloj gjumi e here prap i kthehej. kur e vuri re se te gjithe dajet jane aty, se dy prinderit i qendronin prane si dhe motra, njeher nuk i erdhi mir, se, ju duk sikur po i themi lamtumiren e fundit! Po edhe kishte dhimbje ne shpirte per dy prinderit e saj se e dinte se vdekja e vellaut te saj, e , e djalit te tyre ata i kishte goditur shume, andaj, nuk kishte deshire t'i trazonte shpirtat e tyre! Na pyeti se kush i thirri te gjithe? I thame askush, kane ardhur vete per te vizituar e per te biseduar me Ty!

Perpiqej te fliste me ta, te bisedonte po ajo lodhje nuk e linte te qete.Shume here edhe pse i kishte syte mbyllur kur ndonjeri nga ne ngritej ne kembe ajo na thoshte - mos u ngrit, kujdes lulet mos mi theni! Si duket shpirti i saj e shihte driten dhe vendin e Parajses! M'bas 4 apo 5 oresh u kfjell dhe u ndie me mire! Dajot dhe gjyshi e gjyshja u nisen per ne shtepi, meqe ishin afer, se shpresuam se kaloi ajo kriza dhe do te jete me mire, dhe ishte bere shume vone! Un ate nate qendrova deri dikur vone, po me duhej te flija se kisha per te shkuar heret ne mengjes ne shkolle.


Te nesermen u ngrita pak me vonese dhe e hapa deren e dhomes se nenes, e vura re se kishte qene fjetur dhe nuk e perqafova si herave tjera, c'ka me vret ne shpirte sot e asaj dite! Nuk e perqafova, me qellim qe mos t'ja prishi gjumin se e kishte kaluar nje nate te mundimshme! U nisa per ne shkolle, po thelle ne shpirte isha e vrare dhe e kisha nje parandjenje te keqe! Qendrova ne shkolle deri kah ora 13:20min. dhe kerkova leje nga arsimtari te me liroje meqe nenen e kisha shume te semure dhe kisha frige mos po vdes e nuk i jam prane ne ate moment! U nisa per ne shtepi me shoqen t'ime te femijerise. Rruges me dukej se po shihja njerez te vdekur dhe me hyri nje frige ne shpirte nga kjo ndjenje e keqe.

Filluam ti shpejtonim hapat dhe kur erdhem ne lagjen tone disa femije sapo me pane m'ua filluan te pershperisin dhe te thone, Maki po vjen! Me vrau ne shpirte ai shiqimi i tyre me nje keqardhje dhe fillova te vrapoj se zemra me thoshte se dicka po nodhte ne shtepi! Sapo hyra ne oborre, vura re shume kepuca prane shkalleve. Nuk pata durim te zbathem dhe hyra me vrap mrenda. Kur hapa deren, e vura re nenen te shtrire ne shtratin e vdekjes! Mendova se kishte nderruar jete dhe fillova te qaje, dhe me ka humbur vetedija!

Mbas pak kohe kur hapa syte prane meje ishte daja i'm se bashku me djalin e vet, qe te dy me perqafonin dhe perpiqeshin te me qetesonin e duke me lutur, eja mrenda se nena eshte akoma gjalle! Nuk me punonin kembet te ngritesha, ata me morren per krahesh dhe me afruan aty prane nenes. Babai me lote ne sy me perqafoi e me luti te mos leshoje ndonje klithme ngase me heret si duket nena kishte qene ne frymen e fundit mirpo Qamili vellau i vogel, kishte thirrur duke qare - oh nene mos na e k'the shpinen! Asaj i kishte shkuar nje shikim nga ai dhe si duket shpirti i saj ishte k'thyer dhe ishte duke luftuar mes jetes dhe vdekjes!

Kur u afrova un prane saj, shpirti i saj e vuri re se me shiqoj dhe i rrodhen lotet! Nuk voni shume erdhi edhe motra nga spitali ku ajo punonte dhe aty rreth ores 14:15 min. ishte momenti dhe hera e fundit e frymemarrjes! ishte fillimi i vjeshtes, pikerishte 28 shtatori ajo dite qe na ndau pergjithmone nga nena jone! Babai shkoi ne sekretariat te kerkonte leje per lirimin e djemve, te pakten sa per ceremonine e varrimit po pergjegjja kishte qene, shkurt- jo, ngase ata gjindeshin ne burgjet e Serbise! Dhimbja ishte shume e rende e me shume e rendonte se djemte e saj nuk ishin ne lamtumiren e fundit te saj.

Ajo iku nga kjo jete duke i shiquar fotografite e djemve te saje me kornizat qe i kishte te varura ne mure, sepse, shpirti i saj ne ate moment deshiroi te pershendetej me ta! U be ceremonia dhe nje numer bukur i madh njerezish, morren pjese ne lamtumiren e fundit! U be nje ceremoni ne menyren me madheshtore, si me rrethin e ngushte familjare ashtu edhe me prezencen e fqinjeve, miqeve, kusherinjeve,dashamireve e shokeve te djemve te saj! Edhe pse shtepia jone ishte ne shenjester dhe percillej cdo levizje, hyrje e dalje, pergjohej telefoni yne, dashamiret nuk diten c'ka eshte friga dhe nuk na braktisen asnjehere.

Nga armiqet serbo-slav ishte dhe mbeti si nje nene qe lindi e rriti "irredentista","nacionalista" e me nofkat me poshteruese qe ata na quanin, ndersa, per miqet dhe dashamiret e familjes sone ishte dhe mbeti si nene heroine qe lindi djem per Kosoven! Djemte e saj, nuk morren pjese se, ata ishin mbrapa grillave te burgjeve, sepse kishin kerkuar te drejten per vetevendosje, bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, ndersa gjate ceremonise helikopteri policor veshtronte nga larte! Ky ishte pra, shpirti i nje nene qe nuk mund te largohej nga kjo jete, pa u thene lamtumire te gjithe femijeve te saj!
Sa e sa nena shqiptare u ndane nga kjo jete me pas, nga dhimbja qe ndienin ne zemer kur shkonin t'i takonin djemt e vajzat e tyre neper ato burgje dhe e kuptonin nga pamja, se, torturat me c'njerezore po beheshin ndaj tyre! Sa shpirta nenash u larguan nga kjo jete pa u thene djemve te tyre lamtumiren e fundit, sepse ata mbaheshin neper burgjet serbe! Sa shume borxhe na ka Serbia???!!!
 
Top
0 replies since 12/10/2011, 12:10   287 views
  Share