MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER SHEN VALENTIN 2015

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 14/2/2015, 18:55     +1   +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Yu3FEwn



Dashuria


Koha ėshtė te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shume kurthe ngrite,
shume e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mije e njė te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frėngjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kullės,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejmė kėtė
ujė te madh,
i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe ėshtė yni e tash pėrgjithmonė.
Me shikon drejt ne sy, leri zėnkat, fjalėt, sharjet,
Unė do te tė sjell Lulen nga zemra e Bjeshkės,
do ta ndez llambėn nė Kullė,
do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoja dashurie me njė grua tė marrė,
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe pėr vete,
Koha ėshtė tė duhemi.



Dashuria
Andon Zako Ēajupi

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin’ e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.
Unė pa ty s’rrojė,
vij’ e tė kėrkojė;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kėrkoje.
Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin’ a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.
———
Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata
mbi thua,ballėtė si diell,
faqetė si mollė,qafa jot’ e gjatė,
mesi yt i hollė,sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si
burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t’i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
——
Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er’ e ftohtė,
s’ka ē’mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor’ e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!

Edited by durrsaku - 14/2/2015, 19:33
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 18:58     +1   -1




Ėshtė njė guxim i madh ky qė po
ju shkruaj, ndėrsa Ju as nuk mė
njihni. E megjithatė, Zonjushe,
prej kohėsh unė ju adhuroj brenda meje,
saqė tė paktėn mund tė mė lejoni dhe mos
e bėni kėtė letėr copė e ēikė qė nė fjalėt e
para dhe ta hidhni nė njė qoshe.
Ēfarė mund t’ju them, Zonjushe? Nė
fillim tė kėtij viti kur Ju ishit nė Torino, qė
kur unė ju pashė pėr herė tė parė dhe qysh
atėherė, sikur tė kisha hyrė nė njė ėndėrr tė
madhe e qė gjithė kėtė kohė nuk mė la tė
qetė. Figurėn tuaj e kam gjithmonė para
syve. U lėkunda gjatė, ndonjėherė duke
shpresuar tek marrėzia ime, herė tė tjera i
pėrhumbur, duke ndierė tė gjithė padobishmėrinė
dhe budallallėkun tim, edhe duke u
kapur gjithmonė me dėshpėrim pas ėndrrės
sime.
Ju ndoqa gjatė. Kurrė nuk guxova t’ju
flisja. Dukej kaq e marrėzishme! Pastaj nuk
ju shihja kurrė vetėm. Mė falni qė ju shkruaj
gjithė kėto gjėra, qė juve mund t’ju
duken edhe tė besdisshme, por ju lutem
edhe njė ēast, mė dėgjoni.
Mė tej nė ditėt e para tė Marsit u larguat.
Vuajta prej dhimbjes sė madhe. Bile
dhe mendova... Mėsova nė fillim se ndodheshit
nė Romė. Mė pas asnjė lajm. Dhe
kėtė mbrėmje ju pashė pėrsėri me njė emėr
tjetėr, me shoqe tė tjera, por gjithmonė e
njėjta, gjithmonė mė e bukur dhe tėrheqėse.
Kam njė furtunė tė tillė nė zemėr qė po
ta dinit, do tė ndjenit frikė. Dhe nuk dita tė
rezistoja, po ju shkruaj kėtė letėr pėr tė thyer
mė nė fund atė angėshti tė gjatė qė mė torturon
qysh atėherė dhe sot ėshtė bėrė mė
rrėqethėse.
Kurajo, mė dėrgoni njė fjalėn tuaj.
Unė nuk mund t’ju ofroj asgjė, nuk jam
si gjithė ata adhurues tė shumtė, e marr
me mend, qė janė gjithmonė rreth botės
suaj, jam njė student i varfėr, njė student i
thjeshtė 19 vjeēar, por kaq ndryshe, ju betohem,
nga studentėt e tjerė, aq sa ju jeni
ndyshe nga shoqet tuaja.
As nuk guxoj, por ju ofroj tė gjithė
shpirtin tim dhe ėndrrat e tij.
Kurajo, mė dėrgoni tė paktėn njė fjalė tė
mirė.
Ju e dashuroni punėn tuaj. Vihet re nė
tė gjitha gjestet tuaja. Nuk mund tė keni
veē njė shpirt tepėr fin dhe tė thellė. Edhe
unė lodhem me dėshpėrim nė njė punė me
kėtė penė. Nuk jam njė i huaj pėr ju. Mund
tė kuptoj shumė gjėra pėr Ju qė askush nuk
i sheh.
Unė jam i sigurt se shpirti juaj, i gjithė
personi juaj, janė shumė tė ndryshėm nga
vulgariteti (i pėrgjithshėm) aq sa figura juaj
ėshtė pafundėsisht mė e bukur dhe e dhimbshme,
se tė gjitha ato qė ju rrethojnė.
Ju, njė mbrėmje shkurti, duke shkuar
pėr nė shtėpi, po lexonit nė tramvajė, Mimi
Bluet.
Nėse e keni lexuar atė libėr dhe nėse ju
jeni me tė vėrtetė siē ju imagjinova, duhet
ta dėgjoni tė gjithė madhėshtinė pėrunjėse
tė asaj qė ju ofroj.
Kurajo, mė dėrgoni njė fjalė tė vetme,
Zonjushe.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 18:59     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Para se tė dashuroja…


Para se tė dashuroja, e dashur,
Asgjė s'ishte e imja:
endesha rrugėve, midis sendeve
asgjė s'kishte vlerė, as emėr nuk kishte:
vetėm ajėr qė priste ishte bota.
Unė pashė sallone nė ngjyrė hiri,
galeri tė banuara prej hėnės,
hangare tė pashpirt nė ndarje,
pyetje qė ngulnin kėmbė nė rėrė.
Gjithēka ishte bosh, e vdekur, e heshtur,
rrėzuar, braktisur, lėshuar;
gjithēka ishte e huaj, tjetėrsim,
e tė tjerėve ishte dhe e askujt, -
gjersa bukuria jote dhe varfėria
e mbushėn vjeshtėn me dhurata
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 18:59     +1   -1




Mjaltin po ta lėpish
nė tehun e njė thike,
gjuhėn ke pėr tė prerė,
kujdes, nė mos, u fike!...

Mjaltin po ta lėpish
Mbi buzėt qė dashuron,
pak larg buzėt e tua,
s`e zemrėn tė kafshon
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:00     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


I thashė zemrės, je nė risk,
Kur kaq fort ti rreh!
Pse tė trembem, thotė zemra,
Ndjenjat pse t’i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione,
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria,
Ėshtė “pije” qė deh...!

Me shigjeta helmatuese,
Tė godet e ti s’sheh...
Le tė gjuajnė, gufon zemra,
S’mė vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unė thellė ndjej
Botės pse t’ia fsheh,
Ēfarė mė shumė se dashuria,
Na merr mendtė, na deh!

S’ėshtė e thjeshtė tė dish tė bėsh.
Shpesh ti s’di se ē’bėn e dashur!
Ē’doje qė ishe ngritur si nė ethe,
ē’doje qė vije ashtu tek unė?
Kishe kėputur ca lule nė kopėsht,
kishe ndėrruar tualet e krehje flokėsh,
kishe marrė me vete dy sy tė shndritshėm plot mall.
Nė jakėn e xhaketės nė vend tė njė luleje,
kishe vėnė njė sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua, as vajzė e vogėl atė ēast,
ishe njė hutim plot ditė e gaz.
Ishe njė shpirt i mbushur me frikė,
njė zemėr drithėruese me natė e me dritė.
Eja pra, tė thashė, mbėshtetma kokėn tani,
mbushmi supet me ujėvarėn e flokėve,
dhe puthmė nėse erdhe pėr tė mė puthur,
dhe ēelma shpirtin, nėse erdhe pėr tė ma ēelur.
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:00     +1   -1




Sa je ti larg, ndjej ankth nė shpirt, rrėmujė
As lule, as kėngė, as qielli s’mė pėlqen;
Kur nuk tė shoh un’zverdh si gjeth pa ujė,
Mė zbehet bota, dielli nuk shkėlqen.

Nė vonon ti, e mbaj veten s’bėj bujė,
Por vuan zėmra, ngėrēi... e mbėrthen
Mė lidhet gjuha, ofshaj, mė priten gjunjė
E sa nuk brohoras kur shoh qė vjen.

Me vrull un’portėn ēel, po shpirt ēaprazi
Mė shuhet kur ti heshtur hyn, ngadalė
E un’qejfprishur ndrydhem nga marazi.

Por sapo nis e flet tė ėmbla fjalė
E tė shkėlqejn’ si yje syt’ nga gazi,
Mė qesh fytyra e zėmra ndizet valė
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:01     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


I

O ju, si flutra, qė ju muar era
E ju pėrhapi tej-kėtej te jeta.
Ju q’afruam bashkė dje pameta
U ftohmė a u ndamė pėr ngahera:
Nė qe se ju gėnjeva me tė tjera,
U diē kėrkova edhe dot s’e gjeta:
Na jemi byk qė hedh veriu pėrpjeta,
Grurėt e muar era edhe vera.
N’ato tė njoma zėmra t’uaj ka
Nga njė si dregėz nga njė koh’e parė,
Thomse nga ditėt q’ ishin ditėt t’ona,
Atyre ditet u kaloi jehona,
Po te kjo zemėr mbetet e pavdarė
Fytyra juaj siē pikoi e ra.

23.-24.V. 1949.

II

U jam ai lis i lashtė degėtharė,
Qė fryn veriu e flett i hedh pėrdhé:
E blera urdhe degėnjoma je
Qė m’i pėshtille trungut e pandarė.
U jam ai qiparisi i kohės parė,
Ti je e bardha, je erdhi e re,
Me gjeth tė plotė qė mė vesh me hije,
Me lėng tė dlirė posi lot i qarė.
O urdh’e njomė, o erdhi e bardhė,
Pėshtillmu rreth e rreth me degėt tote
Tė ndihem njė me ty e ti me mua.
Mos tė mė thajė mė thėllim a mardhė,
Tė ndjej se jeta edhe nuk m’u shua:
Po m’u pėrhap si ėndėrr magjiplote.

VI.1949.


IV

Sa herė shihemi, jemi si ai
Qė shuan etin te i ftohti krua.
Largėt kur jemi, malli na u shtua,
Si udhėtarit q’ecėn nė shkreti.
Kur jemi bashkė vetėm un’ e ti,
Shpirti na hapet, ti je njė me mua.
Nė syrin tėnd rri ėndrra qė u dua,
Vera e rėndė qė mė deh kur pi.
Nė gardhin tėnd tė artin ke rrethuar
Njė shpirt qė malli nuk e lė tė qetė,
Mermeri q’ėshtė derdhur n’ato duar.
Zgjidh edhe merr: ose njė mall tė letė,
Ose njė fat, qė ka pėr tė na ndruar
Jetėn nė ėndėr, ėndrėn nė jetė.

Viti 1949.

V

Kur ne u pamė te ajo nat’e re
Njė vesė maji kishte zbutur dhenė.
Vetėm veruam e gėzuam denė.
Tani erdh vjeshta – imja nuk mė je.
Nuk je mė imja mbi tė rėndin dhé
Po ndahen rrugėt, bashkė mė nuk venė.
Ti tė marrsh tėnden, u do tė rrah dhenė:
Po ku tė jem, si zogu pa fole?
Nė ditt e mia vjeshta qė po u bie
Te fund’i but’i asaj zėmrės sate
Folé tė ngrohėt thashė se mė gjeta.
Ajo u prish, u tret posi njė hie.
Endėr’e jetės shkoi si vesė nate.
Tani po shoh se vetėm jam te jeta.

20.-29. IX. 1949.

VI

Kur shkon sokakut si njė sut’e vratė,
Me sy pėrdhé e me tė rėndė hie,
Ndihem gjahtar qė me shigjetė bie,
Zėmra mė mblidhet dhėmbjes nė gujatė.
Pa rri mendonem tek e rėnda natė:
Si do tė shkosh ti jetė vetėmie?
Mė ē’lis do mbahesh, degėzė erdhie?
Do mund tė ecėsh kėsaj rrugės gjatė?
Tani qė ėndrra e njė jete ra,
Na ra pėrdhé gjith’ajo hie e parė:
Tė qėnėt bashkė, njė e tė pandarė;
Ditėt e bardha edhe nett e arta,
Kodra jonė me selvi tė larta.
Njė fat na lidhi e nja fat na la.

X.1949.

VII

Tani q’erdh vjeshta, kodra ē’do tė thotė
Qė ne nuk vemi si dikur te vera?
Selvit’e gjata presin mė tė kotė;
Shi vjeshte bie, atje lart fryn era.
Nė zall tė detit ku kaluam motė
Ditėt e gushtit kur na ndritte hera,
Atje jo ne mė, po tė tjerė botė
Do presin mbrėmjen plot me gaz nga tera.
(Kur tė kalosh nėpėr tė tjera dete
Pėr dhé tė huaj, e me vjet e vjete
Tė jemi larg e gjer nė fund tė ndarė,
Mos tė tė dhimbset ai mot’i parė,
As dheu Arbrit me selvi tė gjata,
As zall i detit ku na ndritte nata.)

10.-21. X. 1949


VIII

Kur u tė bie nė tė rėndin dhé,
Nė dhé tė rėndė tė humbas pėr jetė,
Mos tė mė ndjekėsh, po me hap tė letė
Tė ecėsh jetės, si m’e re qė je.
Pastaj njė mall do tė na marrė ne,
Do zbreē njėherė n’atė zall tė shkretė.
Te nat’e madhe do tė dergjesh qetė,
Me gaz tė vjetėr, me hidhi tė re.
O gjum’i rėndė! O i djegur lot!
Sa qemė gjallė s’u bashkuam dot:
Kur jemi bashkė jetė mė nuk ka!
Prej meje del njė qiparis i lartė,
Prej teje del erdhi me rrush tė artė;
Nė mes njė drizė – bashkė nuk na la!

XI.1949.

IX

Ti je sirena: Me vėshtrim magjie
Nga larg mė ndjell me mall ndaj vetes sote,
Me krip pas erės derdhurė, hirplote,
Gushėn mermer, e me tė lartė hie.
U jam detar’i regjur mbi anie
Qė vetėm rraha valėn disa mote.
Tani me mall’i bukurive tote
Mė tej nė dete s’dua mė tė bie.
Kur tė vėshtroj, u shoh tė tjera dete,
Ditė tė bardha, plot me ar qytete,
Jetė pa fund si nė njė ėndėr parė.
Njė turbullirė kam nė shpirt pėrhera
Si zmolet vala kur e tundėn era:
Dua tė reshtem, po nuk kam tė ndarė.

XI.-XII. 1949.


X

Ti qė mė mbushe ditt e nett e mi
Me erė deti si qė fryn nė verė,
Me gaz tė thellė, me hidhi tė derė:
Me sy tė mbyllur ti mė the: Mė pi!
U do t’tė pi: Me verėn tėnde plot
U kupėn t’ime do t’a mbloj njėherė
Pastaj e kthej tė dehem kėsaj verė,
Teje tė dehem mos tė pi mė dot.
Njė val’e ngrohėt mė pėrshkon ahere,
Posi detarin, kur pasdreke vere
Prehet nė diell qetas mbi anie.
Dhe fryma jote rrjedh ngadal nė mua,
Sa ndjej se jetės tjetėr gjė s’i dua:
Tė shkoj symbyllur e nė dhé tė bie.

1.-15. I. 1950


XI

Kur ti nė verė anės detit rri
Dhe sheh si mugu ulet mengadalė,
Dhe qetas deti hapet valė-valė
E drita tretet nė tė natės gji:
Njė mall i dhėmbur qė ti s’di sesi
Tė merr ahere pėr diēka qė s’pate;
Dhe do tė dalėsh jashtė prej gujate,
Larg! e tė bėhesh njė me gjithėsi.
(Krahėt e tua hapen mengadale
Pėrtej mbi kodra, pėrmbi det e male,
Duke kėrkuar pėndėt pėrmbi dhé.
Pastaj, si shtrohet gjithė dheu nė natė,
I lodhėt shpirti e me krahė ratė
Nga ku qe nisur kthehet nė folé.)
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:01     +1   -1




Ti mike, qė shtrėngon dorėn time,
ku tė fluturon mendja? Kur ndėr kambanore
kambanat ėndėrrojnė qė janė thyer,
nė ē`kubera endet
zemra jote?
Ku, nė cilin rrah bredh ti,
kur unė ta pėrkėdhel faqen e brishtė?
Ē`lule nate tė fshik e tė trullos,
o ėndėrrimtare? Cili va e njom
kėmbėn tėnde?

Ku, e dashur, kur mugėllon agimi,
ēapitesh ti mes kallamishtesh, ledhaton
dyer dhe kripta ? Me lajmėsin e kujt
shkėmben puthje,ethedredhur,
goja jote ?

Ku ndodhet ai fyelli qė tė pėlqen?
Ku ulėrima qė, nė heshtje, t`i ngrė
flokėt pėrpjetė?...Dhe unė rri shtrirė,
si njė ulok, i pagjumė, nė pėrgjim
tė puplajės tėnde!

O ti mike, qė shtrėngon dorėn time,
ku, nė ē`pyje tė ndjell e tė ngatėrron
ėndrra jote?
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:01     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Tek ky bar,
tek kjo tavoline,
ne kete ndenjese te ngrohte,
nen kete abazhur te kalter,
para qenies tende,
betohem kam ftohte...

Te betohem para kesaj gote,
se kam thene genjeshtra sonte…
Se nuk jam une ajo guximtarja
qe nis betejat pa u menduar shume,
Apo ai komandanti legjendar
qe shtiret se gjithmone fiton,
Nuk jam as ushtari trim qe sulmon I pari,
nuk jam askund neper faqe heronjsh,
Nuk kam askund ndonje lapidar,
per zemrat qe kam vrare...

Jam kjo qe jam,
pa drite por e ndricuar,
kur rrefej se sot,
kam ulur mbrojtjen…
…me koshience te plote.
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:02     +1   -1




Ėshtė njė mėkat qė nuk je me mua
kur shoh orėn dhe ėshtė katėr
dhe mbaroj llogaritė dhe mendoj dhjetė minuta
shtriq kėmbėt si tė gjitha pasditet
dhe bėj kėshtu me supet pėr tė liruar shpatullėn
dhe kėrcas gishtat dhe iu nxerr gėnjeshtra.

Ėshtė njė mėkat qė nuk je me mua
kur shoh orėn dhe ėshtė pesė
dhe jam njė makinė qė llogarit interesa
ose dy duar qė kėrcejnė mbi dyzetė taste
ose njė vesh qė dėgjon si hungėrin telefoni
ose njė tip qė bėn numra dhe nxjerr tė vėrteta.

Ėshtė njė mėkat qė nuk je me mua
kur shoh orėn dhe ėshtė gjashtė.
Mund tė afroheshe papritur
dhe tė mė thoshe “Ē’kemi?” dhe do t’mbeteshim
unė me njollėn e kuqe tė buzėve tė tua
ti me blozėn blu tė karbonit tim.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:02     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


KJO DASHURI


Kjo dashuri kaq e vrullshme,

Kaq e brishtė,

Kaq e dhembshur,

Kaq e dėshpėruar.

Kjo dashuri

E bukur si drita

Dhe e keqe si moti.

Kur moti ėshtė i lig.

Kjo dashuri kaq e vėrtetė,

Kjo dashuri kaq e bukur,

Kaq fatlume,

Kaq e hareshme,

Dhe kaq mendjelehte

Qe dridhet frike si fėmija ne terr.

Dhe kaq e sigurtė nė vetvete,

Si njeriu ēakėrrqejf ne mes te natės.

Kjo dashuri qė frikėsonte mjaft njerėz,

E i bėnte tė merreshin me llafe,

Tė shtrembėronin fytyrėn.

Kjo dashuri e pėrgjėruar,

Nga qė nuk ia ndamė sytė.

Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e

mohuar e harruar,

Nga qė e ndoqėm, e plagosėm, e sosėm, e

mohuam, e harruam ...

Kjo dashuri e thellė,

E gjallė dhe e pavdekur,

Plot diell ...

Dashuria jote.

Dashuria ime.

Dashuria qė patėm

Qė s‘u vjetrua kurrė.

Qė s‘ka ndryshuar fare.

E qė ėshtė po aq e vėrtetė si njė pemė,

Po aq drithėruese si njė shpend,

Po aq e ngrohtė e plot gjallėri si vera.

Ne tė dy mund tė shkojmė

E tė vijmė ku qemė.

Ne mund tė harrojmė

E pastaj tė flemė.

Tė zgjohemi, tė vuajmė, tė plakemi

E tė biem serish nė gjumė.

Te ėndėrrojmė vdekjen,

Tė zgjohemi, tė lozim, tė qeshim

Si tė rinj fringo ta ndejmė veten.

Se dashuria jone qėndron aty,

Kokėfortė si mushkė,

E pashuar si dėshira,

E pamėshirshme si kujtesa,

Harraqe si kujtesa,

E dhembshur si kujtimi,

E bukur si dita e brishte.

Si fėmijė ajo na vėshtron buzėqeshur

Dhe na flet duke heshtur ...

E, unė e dėgjoj me drithėrimė

Dhe thėrras,

Thėrras pėr ty,

Thėrras pėr vete,

I pėrgjėrohem

Pėr ty, pėr vete.

I gjunjėzohem

Pėr ty, pėr vete, pėr gjithė ata qe duhen

Dhe u deshėn.

I thėrras pėr ty, pėr vete e, pėr gjithė te tjerėt

Qė nuk i njoh dhe i them:

- Qėndro aty,

Aty ku je tani,

Aty ku ishe dikur.

Qėndro aty

Dhe mos lėviz kurrė,

mos u largo!...

Ne qė u deshėm, tė harruam!

Ti mos na harro, mos,

Veē ty kemi nė ketė botė !

Mos lere tė na ftohet shpirti,

Tė bėhemi pėr njeri tjetrin tė largėt...

Kudo qofsh, kujtona

Na bėj sinjal qė gjallė je ...

E pas shumė vitesh,

Diku nė njė korije,

Aty nė pyllnajėn e kujtimeve,

Dilna si shtojzovalle

Dhe dorėn zgjatna

E na shpėto ...
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:03     +1   -1




Dhe nėse do tė mė duash, pėr asgjė tjetėr
veē pėr dashuri.
Mos thuaj "tė dua” pėr buzėqeshjen,
pėr vėshtrimin, pėr sjelljen delikate,
pėr mendimet qė pėrputhen e qė njė ditė
mė kthjelluan.
Kėto gjera mund tė duhen, por ndryshojnė,
ndryshojnė nė ty, ndryshojnė tek unė.
Mos mė duaj pėr mėshirėn
qė than faqet e mia.
Harro lotėt qė tė dhanė kėnaqėsi
dhe humb keshtu dashurinė.
Duamė vetėm pėr hir tė dashurisė
sė dashurisė,
qė rritet tek ty me njė dashuri tė pafund.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:03     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Shpesh ti s’di ē’bėn

S’ėshtė e thjeshtė tė dish tė bėsh.
Shpesh ti s’di se ē’bėn e dashur!
Ē’doje qė ishe ngritur si nė ethe,
ē’doje qė vije ashtu tek unė?
Kishe kėputur ca lule nė kopėsht,
kishe ndėrruar tualet e krehje flokėsh,
kishe marrė me vete dy sy tė shndritshėm plot mall.
Nė jakėn e xhaketės nė vend tė njė luleje,
kishe vėnė njė sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua, as vajzė e vogėl atė ēast,
ishe njė hutim plot ditė e gaz.
Ishe njė shpirt i mbushur me frikė,
njė zemėr drithėruese me natė e me dritė.
Eja pra, tė thashė, mbėshtetma kokėn tani,
mbushmi supet me ujėvarėn e flokėve,
dhe puthmė nėse erdhe pėr tė mė puthur,
dhe ēelma shpirtin, nėse erdhe pėr tė ma ēelur
 
Top
matildamoj
view post Posted on 14/2/2015, 19:03     +1   -1




Netės

Kushtuar P.J.

Kaq e shtrenjte kurrė s’mė je dukur,
Ti vėrtet nuk paske shėmbėllim!
Ah, moj Neta, sytė e tu te bukur
Ēmendurisht i deshte miku im!

Nėse kėtė ēast i ngrysur mbeta
Duke tė vėshtruar ty kėshtu
Ti mos m’u ēudit aspak, moj Neta
Me kujtuan mikun sytė e tu

Sa dėshirė do te kisha sonte
T’ju vėshtroja bashke qė tė dy:
Vetėm ta dėgjoje te kėndonte
Vargjet qe me zjarr t’ė thuri ty!

Ndoshta sot, qe vite pas la jeta,
Miku prapė ne shpirt te mban diku…
Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta,
Aq sa ē’janė edhe dy sytė e tu.
 
Top
view post Posted on 14/2/2015, 19:03     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dashuria

Koha ėshtė te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shume kurthe ngrite,
shume e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mije e njė te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frėngjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kullės,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejmė kėtė
ujė te madh,
i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe ėshtė yni e tash pėrgjithmonė.
Me shikon drejt ne sy, leri zėnkat, fjalėt, sharjet,
Unė do te tė sjell Lulen nga zemra e Bjeshkės,
do ta ndez llambėn nė Kullė,
do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoja dashurie me njė grua tė marrė,
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe pėr vete,
Koha ėshtė tė duhemi.
 
Top
35 replies since 14/2/2015, 18:55   24080 views
  Share