MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Shkruani poezi-vetem per dashuri

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 5/10/2011, 22:09     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gjithcka per ty.

Per ty do te behem ajer qe fryme te te jap,
Per ty do te behem diell qe ty te te ngroh
Per ty do te behem yll qe pjese e syve te tu te jem
Per ty do te behem shi qe afer meje te ndjej.

Per ty do te behem bota qe mbi vete te kem,
Per ty det do te behem bukurine te rrembej,
Per ty do te behem pyll stinet te ndjej,
Per ty do te behem hena qe drite ti te kesh.

Per ty gjithcka do te behesha vetem prane ty te te kisha
Qe zemra ime e trishtuar ne tenden do te ishte
Per ty zemer do te behesha qe ti mund te jetoje,
Qe bukurine, embelsine, dashurine time te perjetoje.

Por ti nuk jetove gjate prej kesaj bote u largove,
Pa me thene lamtumire, fort t?me shtrengoje,
Perse kjo jete eshte kaq e shkurter dhe pa kuptim,
Qe dashurine tone e la ne harrim.

Por jo ne harrese nuk do ta lejoj qe te shkoj,
Sepse dashuria ime per ty vazhdon te jetoje,
Dhe pse ti ke shkuar prane meje nuk je,
Zemrat tona te bashkuara do te qendrojne perjete

ne me do sa te dua
do te dua sa me do
ne me thenc kujto
do te them mos me harro
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:09     +1   -1




Thuaj

Edhe pse kam mall,
te vetmen fjale kerkoj,
nuk dua hakmarrje,
as ngushellim nuk dua,
vetem nje fjale kerkoj,
Thuaj qe je penduar
 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:10     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dy syve te bukur

Paul Fort

Diçka krejt te veçante ju keni ne veshtrim;
siç pasqyrohet hena pafund gjolit nder nete,
bebeza, ku nje grimcez e arte ju ndrin plot jete,
perskaj syve te embel shket si nje perendim.

Duket sikur prej perles kane marre vezullim;
E prape jane me te kthjellet sesa dhe perla vete,
qerpiket qe ju rrahin, me flatrezen e shqete,
s'e fshehin veç pergjysme gjithe ate rrezellim.

N'ate pasqyre flakesh, te mbledhura prej kohesh,
gjithe dashurite mahniten, vetveten tek sodisin,
ndersa pishtaret ndjesh pas pak do te shendrisin.

Aq tejdukshem jane sa shpirtin mund ta shohesh
mu si nje lule e bukur me kupez te perkryer,
kur permes nje kristali e kemi shembellyer.
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:10     +1   -1




Te prita te zgjoheshe

Petrit Ruka

Isha vonuar, e dashur, dhe te gjeta ne gjume,
buzet per nje puthje me digjnin.
Po si te te zgjoja,
ishe aq e bukur,
sa s'mund te ta prishkja bukurin?

Desha te te puthja ngadal,
(Si mund te puthesh ngadale??!)
te te puthja vetem njehere,
(Si vetem njehere?!)
u ula buze shtratit si prane nje foshnje
qe posa ka lere.

Kishe virgjerine e ca qiejve qe akoma si kam pare,
ishe krejtsisht e pambrojtur nga dinakerite.
Atehere kam thene:
Cdo grua ne gjume
eshte nje Aferdite.

Doja e s'guxoja. Kisha frike te te shihja.
Kisha frike te te prekja.
Nena ne vogeli me thosh mos e shih te fjeturin
se mund t'i afrohet vdekja.
 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:10     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


DASHURI E GABUAR

Me mahnite, me bukurine e brishte
E une ty, te dashurova
Me tradhetove, padrejtesishte
Por une, nuk e kuptova.

Te embla, ishin fjalet
Nga goja, kur i nxirrje
Por jo, ndjenjat e tua
Qe ne zemer, i fshihje.

Ditet, shpejte kaluan
C'do gje, u vertetua
Loja, qe beje pas kraheve
Me genjeshtrat e tua
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:10     +1   -1




flasim per ndjenja...per pasion
flasim per dashurine qe zemrat pervelon
flasim...flasim... pa pushim
dhe atehere kur duhet te veprojme...e gjejme nje justifikim

nga muve
 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:11     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


me lodhe ... me lodhe vertet shume
me lodhen neten e kaluara pa gjume
me lodhi kjo pritje e gjate pa fund
me lodhi fakti qe jam kudo dhe nuk jam askund

me lodhe ti ... dhe fjalet pambarim
me lodhi ecja ne kete rruge pa kthim
me lodhi kjo rrjedha e jetes sone
me lodhi ky drejtim qe askund nuk po na con

nuk e di ti, por kte gjendje nuk e duroj dot
ka kohe qe ndjehem keshtu, nuk behet fjale thjesht per sot
kete situate gjate e mendova, me beso
tani ... do e hedhesh nje hap perpara apo jo
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:11     +1   -1




Nje dite CMENDURIA vendos te ftoje gjithe miqte e saj, per nje kafe. Pas kafese CMENDURIA kerkon: Luajme kukafshehti? -Kukafshehti, e cfare eshte?-pyeti KURIOZITETI. -Eshte nje loje! Une numeroj deri ne 100 dhe ju duhet te fshiheni. I pari qe gjej, do te numeroje pas meje. Pranojne te gjithe pervec FRIKES dhe PERTESES. 1 2 3.... CMENDURIA nis te numeroje. NXITIMI u fsheh aty ku me shpejt i qelloi. DRUAJTJA si perhere e druajtur, u fsheh mes lisave. GEZIMI vrapoi mes nje kopshti. TRISHTIMI filloi te qante, sepse s'gjente dot nje cep per t'u fshehur. ZILIA iu bashkua TRIUMFIT dhe u fsheh bashke me te, pas nje guri. CMENDURIA nderkohe vazhdonte numerimin, ndersa miqte e saj fshiheshin. DESHPERIMI u deshperua duke degjuar CMENDURINE qe ishte tek 99-ta... dhe 100 -therret CMENDURIA-tani nisi t'iu kerkoj! Te parin gjeti KURIOZITETIN, sepse s'mundi te mos dilte per te pare c'behej. Duke shikuar nga nje ane, CMENDURIA zbuloi DYSHIMIN, permbi nje gardh i pavendosur se nga cila ane te hidhej. E keshtu ne vazhdim, zbuloi GEZIMIN, TRISHTIMIN, DRUAJTJEN e me radhe. Kur te gjithe ishin ribashkuar, CMENDURIA pyet: Po DASHURIA ku eshte? Asnje s'e kishte pare, prandaj CMENDURIA nisi t'a kerkonte. Duke e kerkuar nga te gjitha anet, sheh nje ferre dhe pasi mer nje shkop, fillon te kerkoje mes saj. Papritur degjon nje klithme; ishte DASHURIA qe ulerinte nga dhimbja, pasi nje gjemb i kishte hyre ne sy. CMENDURIA nuk dinte me si t'i kerkonte falje per ate qe i kishte shkaktuar, prandaj i premton qe do t'a ndiqte pas, ne cdo vend e ne cdo rast. DASHURIA e fali CMENDURINE dhe qe nga ajo dite DASHURINE e verbuar e shoqeron CMENDURIA, ne cdo hap te aventures se saj........

Me
 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:11     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline




TE GJEJ DJALL NE DRITE HENE
TE PUTH TRUP E SHPIRT MBULUAR
VDES DEMON NEN PUTHJESN TENDE
NGJALLEM KRISHT I DESHPERUAR




Logged
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:11     +1   -1




nga pablo neruda...
te dua pa e ditur se si, se ku
Te dua thjesht pa probleme
dhe as krenari.
keshtu te dua sepse nuk
di te te dua ngryshe...
ne kete menyre sic nuk je dhe nuk jam
 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:12     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


kam frike mos ndoshta iken nje dite ....
mos zhdukesh si pelikan ne fluturim
por e di qe do kthehesh serish per te mbeshtetur koken ne gjoksin tim...

femrat hidhen ne treg monetar
nje brune kembehet me nje bjonde ashtu si leku kembehet me dollar
dhe kjo eshte jeta..
e bukur , e frikshme , e brishte , e trishte..
kjo eshte jeta me te vertetat dhe genjeshtrat e saj absolute
ku doza e lumturise qendron te vlera e nje valute
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:12     +1   -1






Nuk te them te dua,
vetem ashtu kot,
por te them të dua me zemer të plotë.
Emrin e kam"TE DUA",
Mbiemrin "VETEM TY",
Ste harroj ZEMER edhe ne varr kur te hy!!







 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:12     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


te lutem shko pa lot ne sy,
te lutem shko se s'jam per ty,
te lutem shko koken mos e kthe,
mos me shiko me se vet me le,
dashuria jone u shua si dielli ne perendime,
te lutem shko se me s'ka kthim...!!!!!
 
Top
suela
view post Posted on 5/10/2011, 22:14     +1   -1




TA PASHE LOTIN NEN QERPIKE MIKJA IME

TE PASHE TE MENDUAR NE NJE QOSHE
DHE T’U AFROVA PA THEN ASNJE FJALE.
NA NDAN SERISHT KOHA BOSHE
MIKE NUK DUA TE KEM MALL…

TI KTHEHESH NGADALE E ME VESHTRON
ME FYTYREN QE TE DIGJET FLAKE
NJE BUZEQESHJE TE BRISHTE ME DHURON,
POR S’E THYE HESHTJEN E GJATE.

UN NDESHEM ME HIJEN E TREMBUR
DHJE NJE HERE PA U HIDHERUAR
PER BRENGEN TENDE PA EMER ,
ME SHUME KAM PER TE DURUAR.

MIKE E DASHUR BESOJ FORT MIRE E DI,
TI KAQ SHUME VUAN KOT,
SA HERE LARG JAM,UN KTHEHEM TEK TI,
NE CDO GJE NA LIDH NE KETE BOTE.

POR NESE SONTE NDIHESH VETEM
NDARJEN DUKE PRITUR…
UN DO TE STRUKEM NE QOSHEN TENDE
DASHURISE TONE DUKE IU LUTUR.

TA PASHE LOTIN NEN QERPIKE MIKJA IME
DHE SERISHT NUK THASHE ASNJE FJALE …
DIKUR TE ZHYTUR NE MENDIME
PER KETO CASTE DO TE KEMI MALL…

 
Top
view post Posted on 5/10/2011, 22:14     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


qiriu nga une ka mesuar
te digjet te pervelohet
dhe duke u perveluar,
te qesh e te gezohet,
te behet zjarr e flak
te tretet pak e nga pak

trendafili nga ty ka mesuar
te cel e te lulezohet
te rritet e te zhvillohet
te qesh e te lumturohet
 
Top
65 replies since 5/10/2011, 22:02   7731 views
  Share