MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pleshti me Xixellonjen

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 15/7/2011, 19:51     +1   -1




1.

Pleshti me Xixellonjen--------------
---------------- ra ne dashuri
--------------------------------------------------------------------------
Pleshti xhuxh
dhe i zi e kishte emrin Plluc,
I thoshnin edhe Pleshtuc
I ati emrin e kishte Prreshtan
I thoshin edhe Pleshtan

E shihni si Plluci i zi
Ra brenda ne dashuri?
Filloi me teper te ligej
Ndaj nisi me shume te nxihej...
2.
I ati e shihte e behej vrer
-Pse Pllucit shendeti s'i merr?
Pse Pllucit koka i dhemb
Dhe dhemja e shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
S'e mbajme mend kurre
Ka mbetur kocke e lekure!
C'me gjeti mua te shkretin plak
Te vetem e kam jam bere farmak!
3.
Nje nate i foli çëk-çëk ne vesh:
-O djali im plesht ç'te dhemb
Nuk fliste Pleshtuci thumbor
Vec shihte nga xhami pleshtor
Ne oborr e shihte nga larg
Xixellonjen e bukur,
Merakun ne gjoks kishte futur
C'ke o biri im plesht
Pse hesht?
Hidhu njehere
Te nxjerresh vrere
Hidhu fesht
Dhe pesht!
Hidhu te keqen babai
Se zura te qaj!
Babai ka deshire te behesh gaztor
Te behesh aktor
Te shkosh me shiket ne shkolle
Te ndjekesh fesht Institutin e Artit
Se ke dhe mendje te holle
Mendje thesar te thesarit
Se jemi nje soj aq i vjeter
Sa s'gjendet ne Evrope soj tjeter
Kete e thone dhe librat
Kuranet dhe biblat
Mjaft ndenje ne xham
O xhan
Bej fesht
Dhe pesht!
4.
Dhe Plluci tha:
Baba Prreshtan
Shiko pak ne xham!
Prreshtani baba kuptoi menjehere
Dhe hop ne dere!
Mendja i tha se Plluci i tij
Kish rene brenda ne dashuri!
Ndaj u zhyt ne merak
Ndaj u mbyt ne maraz
Ndaj u cyt me farmak
Ah, c'qenka kjo dashuria!
T'u sjellka verdalle shtepia!
Te beka mornica-mornica
Te mbushka me spica!
Te beka vend te mos gjesh
Edhe elefant po te jesh
Edhe krokodil
Ti behesh bandill!
5.
Baba Prreshtani u ul ne bisht
Dhe ngriti nje gisht
Po gisht pleshtor

-Ah, ti kerkon Xixellonjen
Ta sjell sa te hapesh pak gojen
-Ate e dua baba
Dhe po nuk e mora, nuk ha!
Ajo me pelqen shume e shume!
Sa fesht kercej neper gjume
Dhe hidhem ne tra
Baba, o baba!
Dhe pleshtit bir ne faqet lotet i rane
I ati plesht i heshtur i rrinte prane
I ati plesht ia fshinte lotet e shkrete
Dhe qante vete:
-Te keqen babai,
Mos qaj,
Se une lotet s'i mbaj
6
Me vrap kapedan Prreshtani
Tek jatagani
E tundi ne ere
Dhe hop ne dere
U nis ne dyzet e kater shtepi
-Im bir, i quajturi Plluc
U nguc
Ka rene brenda ne dashuri
O ju dyzet e kater shtepi
Te mblidhemi
Te bejme kuvend
Plluci per nuse, po mbetet, pa mend
Nuk ha e nuk pi
O ju dyzet e kater shtepi
E dini c’te ben dashuria?
Im bir po me nxjerr nga shtepia
E dini c’te ben dashuria?
Te kruan koken si nje milion therria!
Te ben fesht
Dhe pesht!
-Tha kapedani i sojit pleshtor
Dhe jataganin e nxori ne oborr
Tha kapedan Prreshtani
Dhe zjarr jatagani!…
7
Dhe dolen nga vrima
Atje ne postiqe e tesha
Treqind pleshta, treqin pleshtesha
Dhe thane:
-Oi me i miri i pleshave
Do shkojme ta gjejme nusen vreshtave
Ne mbleset pleshta, s’te leme te vuash
Mjafton qe nusen ta duash!
Ku gjen ajo nje djal si ti, xhuxhumak
Qe hidhet hop dhe ne prag
Ku gjen ajo nje burre kaq sqimatar
Akrobat, artist kercimtar!
Ku gjen ajo nje burre qe di te loz kaq valle
Qe ka fituar ne tre festivale
Qe fap e ka marre
Tre here cmimin e pare
-Tha pleshti baba:
-Bah
Im bir, po me nxjerr nga shtpia
E dini c’te ben dashuria
Te ngre edhe qimet perpjete
Te ben te mbetesh, pa breke
Te ben te futesh ne dhe
Bre!
Ah, dashuria pleshtore
Mizore
Dredhore
Te pret e te grin
Se fundi te mpin
Te ben dhe fesht
Te ben dhe prresht!
-Tamam ashtu do te jete
O kapedani Prreshtan, i madh dhe i urte
Ti ke ngahere te drejte
Sa neve na nxit, ne levizje koken dhe trute
Vertet nuk e leme pa marre
Ate Xixellonjen qe bredh neper arre
Ajo do pranoj patjeter
Te lidhet me sojin e vjeter
Ne kemi te madhe kulture
Dhe gjakun e kuq nen lekure…
Keshtu e keshtu, i thane Prreshtanit plak
Ne dyzet e kater shtepite, sa shkeli ne prag
8
Dhe u nisen ne vreshta
Treqind mbleser pleshta
Hopa, hopa
Ne driza ne gropa!
Hopa, hopa
Ne hithra ne shqopa
Ne sheshe ne vreshta
Treqind pleshta!
-Merrja kenges plesht
Mos hesht!
Te hapet kenga pleshtore
Ne lugje bregore
Ky eshte himni yne, ta dine
Himni qe mburr Pleshterine
Mbreterine madhore
Pleshtore
Me nje uniforme
Me norme
Perpara
Ne jemi pleshta
Ne s’kemi eshtra
Ne – elastike
Ne s’kemi frike
Per kercimtarin
Nusen ta marrim
Nje Xixellonje
Do behet zonje

Perpara!
Ne jemi mblese
Me sy e veshe
Nje Xixellonje
Gosti do shtrojm
Jemi gastore
Ne plot tabore
Ne s’kemi gjume
S’e kemi pune
Ne bukur rrojme
Me thumb, thumbojme

Perpara
Ne prresht kercejme
Dhe fresht defrejme
Kush rri ne gjume
E shpojme shume
Kush shtron postiqe
Ka plot rreziqe
Kush mban kolltuqe
Ne kemi huqe
Kush dergjet shtrember
I dalim ne enderr
Ne jemi pleshta
Dhe s’kemi eshtra
Pergjojme naten
Te kallim daten

Perpara!
O fis pleshtor
Thumbo e korr
O soj zijosh
Mos rri barkbosh
Sulmo cdo prag
Jeto me gjak
Kur japim besen
Ne therrim mbesen
Kanuni yne
Ne gjak te hyjm
Ne per kanun
E bejme bum
9

Dhe u takuan pleshtat
Me Xixot ne vreshtat
Dhe lart shkendijonin qindra shkendija
Tek frynte puhija
Dhe vesa nxirrte ylbere
Te ngritur qemer-qemer
Xixeshat me yje ne balle
Dhe Xixot me yje ne gji
Kendonin e hidheshin valle
Sikur te martonin njeqind perendi
Dhe vreshta krejt vetetinte
E gjelber, e kalter, e bukur
Dhe dukej sikur me krah e ngrinte
E madhe, e madhe, nje flutur…
Dhe drita i nxori pleshtat fare ne shesh
Sic ishin: xhuxha, zijoshe, si lesh
Pa bene pleshtat me vete "pesh-pesh
Uh, sa shemtuar, c’te besh!
Mes kesaj drite te keqe mendimet te humbin
Dhe s’ke ku ta futesh as thumbin!
Kjo qenka nje drite kaq e peshtire,
Ne jemi me mire
Se kemi perreth erresire
Atje mendimet s’na humbin
Se kemi ku fusim dhe thumbin!
Ketu e paskan me lepe e peqe
Uh, c’atmosfere e keqe!
Po nusja jone, Xixija e mire
Me ne do vije, atje ne erresire
Shpetimin e saj do ta gjej
Ne nate pleshtore me gaz do defrej!"
10
Keshtu u takuan me treqind xixo
Dhe treqind e ca xixellonja
Me kenge plot iso
Se s’donin t’u dilte shpejt e shpejt boja
Donin ta mbanin veten fisnike
Me kenge ne goje e pa frike
Ndaj foli me i vjetri nga pleshtat
Ne vreshtat:
"-Puff, Cuff!
I biri i kapedan Prreshtanit te degjuar
Me vajzen tuaj dje eshte dashuruar
Ju kapedan Prreshtanin do ta njihni
Me mire akoma kur krushqi te lidhni
Krejt fisi yne mburret me Prreshtane
Ai lufton me shtate jatagane
Po njerin jatagan e mban ne dhembe
Dhe gjashte jatagane mban ne kembe
I biri Plluc, se shpejti del artist
Qendron me kembe lart, po dhe ne bisht
Ky Plluc do behet burri i Xixise
Ne sojin zot e trim te pleshterise
Por kapedan Prreshtani ka cifliqe
Nje mije centimetra vend postiqe
Jo centimetra thjesht, por krejt katrore
Ku mund te rrojne katerqind tabore
Ka dy milion milimetra vend mindere
Ku pret me qindra mijera miq me vlere
Sic jane deputete dhe ministra
Nga shtetet fqinj te tartabikeve dhe morrave
Por s’dua t’ju jap shume e shume shifra
Se ruhem prej spiuneve dhe horrave
Ju them vec kaq
Dhe paq:
Pardje na ardhi prifti i tartabiqeve
Dhe mbeti i mahnitur prej cifliqeve
Harrova, s’ishte prift, por zot kryepeshkopi
Qe kushedi sa peshe i mbante shkopi!
Ky me Prreshtanin piu raki te kuqe
Se dhe kryepeshkopi i tartabikeve ka huqe
Thumbon si kapedan Prreshtani
Kur naten njerezit mbulon jorgani
E dini? Kur thumojme ne njerine
E nxjerrim nga lekur e tij rakine
Ndaj kur njerezit i mbulon jorgani
Fillon e del rakia nga kazani
Kete raki e pine tartabike e morra
Ashtu si pleshtat - vete dora!
Keshtu kryepeshkopi ate nate
Raki piu gjate
Dhe kapedani erdh ne qejf prej miqve
Premtoi te merrte fene e tartabiqeve
Por prifti mori vete fene e pleshtit
Dhe nata fluturoi ne qiell te qejfit
C’t’ju flas kur erdhi kryemyftiu i morrave
Me callmen permbi koke ngjyre morri!
Ky trim i urte e tmerr i madh i horrave
Ne pleshtave dhurata plot na nxori
Ndaj para tij balet modern kercyem
Kryemyftine e morrave defryem
Kerceu dhe kapedan Prreshtani
Nje valle jatagani…
Po ju s’e njihni kapedan Prreshtane
Qe prifti tartabik i fali jatagane
Qe kryemyfitu i morrave i la dhe callmen
Pastaj ne gjoks per nder i vuri palmen
Kjo ishte biografia e Prreshtanit
Treguam shkurt qe bukur mend ta mbanit
Se po te doni, flasim dhe me gjate
Por do na duheshin tri dite dhe nje nate…
Prandaj ne erdhem ne vreshtat
Se duam te bejme krushqi;
Me i miri nga pleshtat
Ka rene plluq ne dashuri
Ka rene plluq ne dashuri e nuk ha e nuk pi
Nga mendja s’e heq cupen tuaj
Dhe hop vuaj!
Ne Pllucin e kemi yllin e pleshtave
Ne Pllucin e kemi armik te genjeshtrave
Ky Plluci cdo nate, ate qe fle nen jorgan
E pret me thike e jatagan
Se ka trimeri te marre
Kreshnik si ai s’keni pare!
Po u fut nen jorgane
Per nder ben hatane!
Po u fut ne postiqe
Ec pa hiqe, vdiqe!
Po t’u ngjit ne kurriz
Te shpon si murriz!
Pale po t’u fut ne vendin e keq
Te ben per dreq!
S’me bie te mburrem se jam modest
Po ju e dini c’domethene plesht!
Degjuam se cupa juaj eshe e ndershme
Dhe ruan zakone te hereshme
Mjaft bukur! Zakoni per ne eshte jete
Te tjerat pastaj vijne vete
Kjo shkruhet atje ne Kanunin tone madhor
Te fisit pleshtor
Atje ne Kanunin Madhor te Kreshtave
Te shkruar nga me i vjetri i pleshtave!
E c’eshte nje "Kapital" i Marksit mjekrosh?
Nje liber bosh!
Ai "Kapital" perpara Kanunit
Te duket si qimja e zhgunit!
Prandaj nje gje na gezon:
Xixia juaj zakone e kanunit te fisit e mbron
Ne djalin e kemi krejt xhevahir
Dhe mjaft nikoqir
Nuk prish asnje pare pleshtore
Ne tregjet mizore
A, ta dini, ka dhe pak huqe:
Pi vere te kuqe
Po pare s’prish kurre
Se pi nen lekure!
Pastaj di kaq valle
Dhe fort ka fituar ne tre festivale
Me nder te lavdishem ka marre
Tri here cmimin e pare
Ndersa ne thumbimin me gjak
Ka hak!
E dime se cupa juaj e rritur ketu ne bregore
Do jete e denje per vatren pleshtore
Do jete me ngrohte diku ne postiqe, se ne vreshta
Dhe qejf do beje se ne jemi pleshta
Artiste te shkathet, te zgjuar
Me titull te "Merituar"
Dhe hidhemi, hop!
Ta pime, pra plot, bromb!
Ne ju nderojme nga floku ne thua
Qekurse duam per nuse nje grua…
Vertet ju s’jeni aq trima
Dhe s’dini si ne, te futi ne vrima
Po keni zakone fisnike
Dhe pike
11
Keshtu u tha me i vjetri i pleshtave
Dhe hop kerceu vreshtave!
Perr-perr-perr e perr-perr-perr fletet
Ne gjithe kercenjte dhe deget
Treqind xixo e treqeind xixesha degjonin
Treqind pleshat e treqind pleshtesha pergjonin
U ngrit e ta me i vjetri Xixo ne vreshta:
Ju falemnderit, o pleshta!
Me mire ju pyesni nusen se c’thote
Se fjala ime pa fjalen e nuses do jete e kote
I beni kapendan Prreshtnit selam
E dime qe ka jatagan
E dime qe ka si psita aeroporti dhe ura
Miliona lekura
Miliona lekura te njerezve ne bote
Ku hidhet dhe pi raki te kuqe te forte
Sa ka fqinjesi te mire e dime
Fqinjesi me Tartabikerine e Morrerine
E dime se kryemyftine e Morrave ka mik
Dhe bash kryepeshkopin Tartabik
Po ne zakonet tona shume i mbrojme
Dha cupat pyesim kur martojme
Pastaj me plaku Xixo thiri cupen sheshit
Se donte bukur t’i pergjigjej pleshtit
Dhe erdhi dalngadale ne shesh Xixia
Rretuar me kurora plot shkendija
Dhe gjithe sheshi ndriti dhe me shume
Dhe drita u be lume
12
Dhe pleshtat me pleshteshat kur e pane
Vesh me vesh sec tane:
-"Cuditemi me kapedan Prreshtane!
Nuk qenka kaq e bukur kjo Xixia
Na paska ca gjerdane e xhingla me shkendija
Pleshteshat tona jane me te pashme
Xixia qenka zdape e javashme
Pleshteshat tona, sa t’i shohesh , hidhen
Dhe kembet si ketyre nuk u lidhen;
Kjo s’paska turp, kjo rri e te veshtron
Kjo kushedi sa burra dashuron
Kjo burrat si gjerdanet i kemben
Se do t’ia lajne kembet ne legen
Kjo siset ika nxjerre fare jashte
Dhe paska prapanice mjaf te tradhe
Po vuri vithet trashamane ne postiqe
Shko e hiqe!
Ah, jo! Pleshteshat tona hidhen fesht
Dhe bejne prresht!
Ky kapedan Prreshtani s’e ka mire
Qe merr nje imorale per te bire!
Ne kot e mburrim fisin zdap te tyre
C’te besh! Ne valle do kercesh po hyre"
Dhe u degjua zeri i Xixise:
-"Perse me thirret prej shtpise?"
Nderkohe me i vjetri Xixo tha me urtesi
-"Nje Plluc i pleshtave me ty ka dashuri!"
Dhe mbleset pleshta mbajten vesh Xixine:
-"Plluc pleshtit? S’dua t’ia shikoj shtpine
Se une kam si yll Xixanin tim
Qe ndodhet sot ne fluturim
Per te provuar aeroplane e ri
Ne lartesi
Xixanin tim si shpirtin tim e dua
Nje Plluc pleshtuc s’i vjen as gjer ne thua
I thoni kapedan Prreshtanit
Ketu s’i shkon kellefi i jataganit
Sikur ta marre vesh Xixani im
Do derdhet mbi ju pleshtat me terbim!-
Mbaroi Xixia fjalet dhe ktheu krahet
Dhe pleshtat u erdhi shume tharet
13
Te treqind mbleset pleshta
Ne fletet ne vreshta
Me treqind xixot u zune me fjale:
-"Na flani po qenki kjrejt imorale!
Ju s’paski zakone me kripe
Se qenki te pacipe!
Ju silli si pushta si vagabonde
Ju keni gjenjeshtren per mode!
E paski Xixine teper te lige
Ta kishim mes nesh e vinim nen thike!
Ju rroni me mendje te ngrate
Ju heqin per hunde grate!
Perr-perr, per perendi
Hic-hic, s’lidhim krushqi
Fat-fat, fat qenka per ne
S’u-s’u, s’u lidhem me fre
Me-me, me fis, pis"

14
Dhe iken mbleset pleshta
Nga vreshta
Hopa, hopa
Ne brazhda ne gropa
Dhe kenge s’kendonin po shanin
Ah qe s’ju kemi diku nen jorgane
Ah c’do t’ju benim me jatagane
Ah qe s’ju kemi diku ne postiqe
T’ju shponim ne vithe!
Na cat veshet ger-ger e ger-ger
Po dime dhe ne te bejme perr-perr
Hopa, hopa
Ne breshta, ne kreshta, ne vreshta
Treqind mblese pleshta!..

15
Dhe erdhen tek dhenderi tym
Te zinj si gjym
U shtruan treqind ne postqe
I thane te parit: hiqe!
Hiqe llafin nga goja
C’na tha xixellonja!
Dhe foli i pari:
-"O me i miri i pleshtave
Mos u marto me nje qe bredh vreshtave!
Ajo njezet e ca burra ka ndare
Ajo njezet e ca zdaper ka marre
Ajo e ka helmin mbi shpine
Dhe tha se pleshtit s’ia shoh dot shtepine!
Ajo na qenkesh nje zuske
Me krushk e me krushke!
Ajo nuk paska as cipe as respekt
Dhe kurre me te mos u pleks!
Ata nuk qenkan fisnike
Dhe pike"
Iu ngriten mustaqet pleshtore Prreshtanit
Dhe doren fap jataganit:
-"Prresht
dhe fesht!
I preva
I theva!
I griva
I shkriva!
I nduka
I zhduka!
I thava
I vrava!
I ngriva
I shkriva!
I shpova
Si kova!
Ca horra xixo qe s’kane sec hane
Te shajne per turp pleshtak kapedane?
Ca laro xixo bilmesa
Me fyen mblese dhe mblesa!
Prresht dhe fesht!
I shtriva, i griva!
Degjoni, o burra te fisit pleshtor
Harram e paci gjakun qe pime nga cdo trup njerezor!
Na erdhi koha, o Plluc
Ta bejme sheshin te kuq
T’u themi xixove stop
Dhe hop!
Kus shpaten e merr
Crrenjosja e xixove – nder!
Ta marrim vesh anembane
Se ka kapedane Prreshtane
Prresht dhe fesht!
Ne s’duam kurre pajtim
Ne duam kunderveprim!
Kam priftin tartabik
Mik
Bekimin e tij me vete e kam
Permbi jatagan
O prift tartabik
Qe hengre e pive tri nete me ibrik
Ma jep dhe nje here bemikin
Ta shpllimper xixot neneshtrimin!
O kryemyftiu imorrave trima te marre
Qe callmen me fale pak dite me pare
Me bej nje duva
Te ndodhe e madhja hata!
I griva
I shtriva!
Nje zuske qe bredh vreshtave
Te shaje sojin e pleshtave?"
16
Degjoi gojehapur i biri babane
Babane Prreshtane
Dhe tha:
-"Ta-ra-ta!
Ah, si s’e pata Xixine
T’i beja kerdine!
Ah, si s’e kam
Ketu nen jorgan!
Fap, jatagan!
Baba plesht
Mos hesht!
S’e dua per nuse
Se ka plot minuse!
Nga nuset kam frike
Dhe pike!
Ta kapim
Barkun t’ia hapim!"
Tha pleshti bir
Dhe firr!
Dhe hop
Ne shkop!
Tha pleshti baba:
-"Plesht bir,
bej sehir!
Dhe hop ne tra!
Prresht dhe fesht"
U nisen te kapin shpejt xixellonjen
Qe s’donte t’ua shihte as bojen
Qe shaku vreshtave
Sojin e madh te pleshtave
Qe mbleseve u tha ato fjale te liga
Fjale qe s’thuhen as vete nga shtriga
U nis
Personalisht
I madhi plak kapedan
I tmerrshmi Prreshtan
U nis
Me birin e vetem te tij
Me Pllucin trim korrozi
Dhe pritej te benin kerdi
Ne fisin e madh Xixeri…
17
Plesht bir, plesht baba
Pa pike frike!
Fap! Rrugen hap!
Bumb, si plumb
Shaj, gje mos mbaj
T’u befte babaj!
Hopa, hopa
Ne gure, ne gropa!
Puf! Ne sulm me duf!
Ah, Xixellonje
T’u thafte ajo goje
Te shkofte ajo nofull menjane
Qe bere me turp kapedan Prreshtane
Perdhose Pllucin
Pllucin curumucin!…
Firr-firr! Bej sehir!
Plac! Ne dac!
Qesh, ne shesh!

18
Dhe kapedan Prreshtani me furi
E nxori pallen nga kellefi i zi
U hodh e thirri ashper mbi nje thane:
-"Pa dilni shihni kapedan Prreshtane!
Se kapedan Prreshtanin me te bire
Ju ende nuk e njihni mire
Ju njohet vetem mbleset torollake
Qe jane kaps e s’bejne do as kake
Ku je o fis i drites lajkatare
Qe po m’i prish gezimet familjare!
Ku je o fis i djajve imoral
Pa fe, pa din, e pa iman ne balle!
Ku je o fis me xixa i piklosur
Ky jatagan qe sot e ka vendosur
Te behesh shkrumb i teri pa meshire
Ose te vish me pleshtat ne erresire
Te behesh skllav i kapedan Prreshtanit
Dhe sherbetor nen teh te jataganit!
O fis shejtan, ma nxirr ne shesh Xixine
T’ia bej me vrima gjoksin dhe turine
Ate Xixi qe pati sy e faqe
Te shante Pllucin, djalin me mustaqe
Dhe bashke me nje laro, te harboje
Me nje xixan, nje karafil me boje!
O ju! Degjoni kapedan Prreshtane
Me nxirrni shpejt Xixine dhe Xixane
T’i shoh kur Plluci im, ne shesh t’i there
T’u pij gjakun dhe t’u marr ere"
-"Baba Prreshtan- tha Plluci menjehere-
Do t’i thumboj, por nuk do t’u marr ere
S’e po u mora ere, me teshtihet
Dhe kur teshtij me flihet!"
-"Eh, mire Plluc, kjo hic nuk na prish pune
Mos u merr ere, se teshtij dhe une!
S’e gjaku i tyre eshe i mynxyrosur
Me eren e perdhosur
Pastaj, na merren mend e sheshit vjedhim
Ata keshtu te keqen na e ndjellin
Pa fjale se ky vend ka vesh spiuni
Dhe na leshojne gaz, e na merr gjumi
Ky vend i pushtave o zemra ime
Ka mjaft sofistikime
Sheet! Pesht!"

19
Kur heshti pakez kapedan Prreshtani
U derdhen mijra xixa si tufani
Tufani ishte drite krejt e bardhe
Sa dukej edhe qimja ne nje dardhe
Sa dukej dhe gjilpera mes nje sheshi
Sa dukej dhe mustaqja e nje pleshti
Dhe kapedan Prreshtani i hutuar
I zuri syte shpejt e shpejt me duar
Dhe tha i deshperuar dhe i gjore
Keta rrufjane kane projektore!
O Plluc, mbulo me duar te dy syte
Qe drite e poshter sonte mos na mbyte!
Ah, c’arme mban ky fis, keta rrufjane
Sikur te qenkeshin amerikane
Sikur te qenkeshin ne NATO dhe gjetiu
Ne ndonje pakt te fshehte, vrime miu
Ah, c’arme mban ky fis keta rrufjane
Ketu s’luftohet dot me jatagane"
-"Lele, bobo – tha Plluci – s’dua nuse
Me mire, hajt te futemi ne puse!
Lele, o babi, c’deshe qe na vdiqe
Te shkojme dhe te hyjme ne postiqe!"
-"Pusho more Plluc se trimi kurre s’qan
Se edhe qorr do grij me jatagan!"

20
Sa vinte, drita behej me e madhe
Dhe llamburisnin vreshta dhe livadhe
Ne mes te drites, derdhur si tufani
Qendronin tok Xixja dhe Xixani
Dhe mijra xixo llapsnin-vetetinin
Dhe shpatat te florinjta lart i ngrinin
Dhe vrik nje ze xixani neper drite
Kuboi si ne nje kishe nder qirinjte:
-"Ti kapedan Prreshtani, ku ke hyre
T’i shohim dhe mustaqe dhe fytyre!
Te dogjem shkrumb po hodhe dhe dy hapa
Se fisi yne kurre s’kthehet prapa"
Degjoi me dhimbje kapedan Preshtani
Dhe iu fundos kellefit jatagani
I tha te birit, Plluc, me shpirt te gjore
-"Ah, s’ke c’tu besh se kane projektore!
Pastaj me aparatet e pergjimit
Na kane marr vesh qe prej fillimit
Keta finok s’mund te quhen trima
Por mbajtkan arme fshehur neper vrima
Keta dinak, doça dhe rrufjane
Me duken krejt si ca amerikane
I sheh si hidhen hula-hup me arme
Mes sheshit xixa-xixa dhe te larme?"…

21
Dhe kapedan Prreshtani me te bire
U futen shpejt, me vrap ne erresire
Po ne vrapim e pane nje shkendije
Qe ra ne mes te barit, ne nje brinje
Dhe Plluci tha me zerin e nje pleshti
Me gaz te madh sikur thesarin gjeti:
-"Baba Prreshtan e kapem Xixellonjen
Qe s’donte te na shihte bojen"
Baba plesht, bir plesht
Hop ne shesh. Qesh!
Qaj. Bye-bye!

22
Ah, s’ishte Xixellonje por shkendije oxhaku
U dogjen pleshtat, biri dhe plaku
U dogj Plluci dhe kapedan Prreshtani
Dhe bashke me kellefin, jatagani…
 
Top
0 replies since 15/7/2011, 19:51   336 views
  Share