MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

GRUAJA NĖ ISLAM

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 16/6/2011, 20:39     +1   -1




Njerėz!

Dėgjoni mirė fjalėn time! Nuk e dij, ndoshta me ju nuk do tė takohem mė deri nė amshim. Njerėz sa e shenjt ėshtė kjo ditė, sa i shenjt ėshtė ky muaj, sa fatlum ėshtė ky qytet (Mekka), aq janė tė shenjtė edhe shpirtėrat tuaj, pasuria dhe nderi juaj qė, gjithsesi janė tė ruajtur nga tė gjitha agresionet.

As’habė!

Nesėr do tė takoheni me Zotin tuaj dhe do tė pėrgjigjeni pėr tė gjitha sjelljet dhe qėndrimet tuaja. Pas meje mos u ktheni nė rrugėt e gabueshme qė tė mos therreni me njėri tjetrin. Kėtė emanet (porosi tė fundit) ju tė pranishmit ua pėrcillni atyre qė nuk janė tė pranishėm kėtu. Ėshtė e mundur qė fjalėt e mia t’i kuptojė mė mirė ai tė cilit i janė pėrcjellur se sa ai qė gjendet kėtu.

As’habė!

Kush ėshtė duke ruajtur ndonjė emanet, le t’ia kthejė pronarit tė tij. Tė gjitha fajdet janė asgjėsuar dhe janė hedhur. Por bazėn e borxhit duhet larė. S’duhet as tė bėni zullum e as t’u kthehet ai. Me urdhėr tė Zotit, fajdeja tani nė ėshtė e ndaluar. Kėtė zakon tė keq i ngelur nga koha e xhahilijetit (koha paraislamike, koha e injorancės) e hedh si zakon tė keq. Fajden e parė qė po e hedh ėshtė ajo e Abbasit, tė birit tė Abdulmutalibit (xhaxhait tim).

As’habė!

Gjakmarrja e kohės sė xhahilijetit ėshtė zhdukur totalisht. Gjakmarrja e parė qė po e zhduki ėshtė gjakmarrja e Rebijes, nipit tė Abdulmutalibit.

Njerėz!

Sot djalli nė tokat tuaja pėrgjithmonė e ka humbur fuqinė e ndikimit dhe tė mbizotėrimit ndaj jush. Por, pėrpos kėtyre gjėrave qė ndalova, ju, po u pajtuat me djallin pėr disa punė qė ju duken se janė imtėsira, edhe mė do ta kėnaqni atė. Edhe nga kėto duhet ta ruani besimin dhe duhet tė frikėsoheni.

Njerėz!

Do t’u porositja tė keni parasysh tė drejtat e gruas dhe frikėn ndaj Zotit. Ju i morėt gratė si emanet nga Zoti. Nderin dhe pastėrtinė shpirtėrore i pranuat nė emėr tė All-llahut xh.sh.

Ju keni tė drejta ndaj grave e edhe ato kanė tė drejta ndaj juve. Tė drejtat qė keni ju ndaj grave janė qė, ato tė mos lejojnė qė askush qė nuk u pėlqen t’ua prishė ēerdhen. E, nėse ajo pranon dikė nė shtėpinė tuaj qė nuk u pėlqen, ato mund t’i detyroni tė heqin dorė nga kjo gjė, madje edhe me njė tė rrahur tė vogėl. E drejta e gruas ndaj jush ėshtė qė t’i siguroni legalisht me ushqim dhe veshmbathje.

Besimtarė!

Po u lė njė emanet tė atillė qė kur ta pėrqafoni nuk do tė ngatėrroheni fare. Ėshtė ky Kur’ani, Libri i All-llahut.

Besimtarė! Dėgjoni dhe mbani mirė nė mend fjalėn time! Muslimani ėshtė vėlla me muslimanin. Kėshtu, tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Askujt nuk i lejohet ta sulmojė tė drejtėn e bashkbesimtarit tuaj. Vetėm nėse ai vetė lejon njė gjė tė tillė, me dėshirė tė veten.

As’habė!

Mos e mundoni as veten. Keni obligime edhe ndaj vetes.

Njerėz!

All-llahu i Lartėsuar, secilit bartės tė tė drejtave, i ka dhėnė tė drejta nė Ku’ran. Trashėgimtarit, nuk ėshtė e nevojshme t’i leni testament. Nė shtratin e kujt ka lindur fėmija, atij i takon. Ai qė fiton fėmijė nga marrėdhėniet jasht kurore, i mirret e drejta e pėrvetėsimit tė fėmijės. Ata bastardhues qė thonė se nuk janė tė babait tė vet ose ai bukėpėrmbysės qė veē zotėrisė sė vet i pėrulet edhe dikujt tjetėr, le ta gjejė mallkimi i Zotit, zemrimi i melekėve dhe pėrbuzja e tė gjithė muslimanėve. Zoti s’pranon nga njerėzit e tillė as falje, as tė jenė gjykues dhe as tė jenė dėshmitarė.

Njerėz!

Zoti ėshtė njė. Edhe babai juaj ėshtė njė. Tė gjithė jeni bij tė Ademit. E Ademi ėshtė krijuar nga dheu. Para Zotit ėshtė mė i ēmueshėm ai qė ēmon mė shumė. Arabi nuk ka asnjė prioritet nga joarabi, pėrveē masės sė respektit ndaj Zotit. Njerėz! Nesėr do t’u pyesin pėr mua. Ēka do tė thoni?

-Se nubuvetin (pejgamberinė) e Zotit e ēove nė vend, se e kreve dėtyrėn tėnde, se na kėshillove dhe na le emanet.” Kėshtu do tė dėshmojmė (para Zotit).

Pastaj Muhammedi a.s. ngriti kah qielli gishtin tregues tė bekuar, mė pastaj duke e lėshuar nga tė tubuarit tha:

-Jij dėshmitar o Zot! Jij dėshmitar o Zot! Jij dėshmitar o Zot!
PARATHĖNIE

Shekujve tė fundit nė botė ka ndryshuar shumėēka. Shumė ēėshtje nuk janė pėrmendur fare nė tė kaluarėn ose, sė paku, nuk u ėshtė dhėnė hapėsirė e duhur, ndėrsa sot janė me rėndėsi, relevante dha janė ēėshtje komplekse. Pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė kėtilla, religjionet dhe sistemet shoqėrore kanė zhvilluar dhe kanė shtruar ide tė ndryshme dhe kanė bėrė analiza sipas botėkuptimeve tė tyre. Njėra ndėr to ėshtė edhe ēėshtja e gruas.

Nė temėn gruaja dhe e drejta e saj, nė fillim nė Perėndim, u hap njė betejė e vėrtetė. Nė Evropė, sipas masave tė zhvillimit ideor, nė lėmin e tė drejtave njerėzore dhe parimeve tjera, ėshtė thėnė dhe shkruar shumė. Nė anėn tjetėr, nė Lindje dhe nė vendet islamike, pa marrė parasysh tė drejtat qė Islami u jep femrave, ky “fajėsohet” pėr shkak tė disa, “mungesave dhe vlerėsimeve tė gabueshme”. Ndaj, filloi njė luftė e njėjtė si nė Evropė. Nė realitet gjendja nė vendet islamike ndryshonte nga ajo nė Evropė. Por, sėmundja e imitimit tė ēfarėdo lėvizjeje nė Evropė imituesve u pengoi tė vėrejnė ndryshimet midis tyre.

As sot nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e gruas. Ndaj, pėr kėtė thuhet e shkruhet shumė edhe nė Perėndim edhe nė Lindje. Nuk ėshtė shkruar asnjė vepėr nė gjuhėn turqishte qė na e ndriēon kuptimin objektiv tė Islamit, lidhur me kėtė ēėshtje. Rinia e sotme intelektuale qė shumė pak ėshtė e informuar me ēėshtjen e Islamit, tė vetmin informim mund ta marrin nga veprat jo objektive tė Perėndimit, ku kanė vėshtirėsi tė mėdha tė gjejnė realitetin nė temėn: “E drejta e gruas nė Islam”.

Ja lexues tė respektuar, veprėn qė keni nė dorė, e shkrova sa pėr tė plotėsuar njė nevojė tė tillė. Tema kryesore e veprės ėshtė “mėnyra e kuptimit tė ēėshtjes sė gruas nė Islam dhe tė drejtat qė Islami ia jep asaj”. Pėrveē kėsaj, veēanėrisht nė kohėn e tė Dėrguarit a.s. dhe tė tė katėr halifėve, pėrfshin edhe temėn lidhur me ēėshtjen e gruas nė vendet e sotshme tė Lindjes dhe tė Perėndimit, si dhe gjendjen paraislamike nė siujdhesėn e Arabisė dhe nė vendet tjera tė botės.

Nė pėrpilimin e kėsaj vepre janė marrė edhe citate nga “librat e shenjtė” tė kohės paraislamike. Kėshtu na u dha mundėsia tė bėjmė krahasime dhe t’i shqyrtojmė gjykimet e pranishme nė librat religjioze tė Perėndimit, qė kanė ndikuar thellė dhe kanė bėrė kritika tė ashpra nė lidhje me ēėshtjen e gruas nė vendet islamike. Kur iu rrekėm kėsaj teme, gjithnjė kishim parasysh parimin qė, “realitetin tė mos e vlerėsojmė me masat njerėzore, por njerėzit t’i vlerėsojmė me masėn e sė vėrtetės”. Dhe, duke u nisur nga ky parim, u mbėshtetėm nė burimet themelore tė Islamit, qė janė Kur’ani Famėlartė dhe Sunneti. Kėshtu tė gjitha ajetet qė kanė tė bėjnė me gruan, i nxorrėm nga Kur’ani. E, duke i krahasuar tė gjithė hadithet lidhur me gruan, dėshiruam tė japim njė kuptim mė tė plotė pėr Islamin. U konsultuam me juristėt islamikė pėr argumentet e Kur’anit dhe sunnetit, dhe kur morrėn mendimet e tyre tė mbėshtetura nė argumente, duke i pasė parasysh tė gjitha sektet e njohura, zgjodhėm faktet tė cilėt na u dukėn mė bindėse. U ikėm disa ideve personale qė s’kishin mbėshtetje nė shpjegimin e komenteve dhe zgjidhjen e ideve, nė mėnyrė qė deri nė maksimum tė ruajmė objektivitetin shkencor.

Burimet qė shfrytėzuam nė kėtė vepėr janė shpjeguar nė fusnota ndėrsa titujt e plotė janė dhėnė nė fund tė librit. Nuk kishim qėllim t’i vėrtetojmė realitetet shkencore e religjioze, dhe nuk iu dha vend asnjė qėndrimi pėrveē atij tė ehlisunnetit (atyre qė pasojnė sunnetin). Pėr tė gjitha vėrejtjet dhe kritikat qė mund t’i bėhen kėsaj vepre lidhur me ēėshtjet e komplikuara qė ngėrthen libri, qė mė parė u falėnderohemi.



“Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit.”
 
Top
0 replies since 16/6/2011, 20:39   59 views
  Share