MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Tė drejtat e grave dhe gratė muslimane

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 16/6/2011, 20:35     +1   -1




Tė drejtat e grave dhe gratė muslimane


Ēdo shqyrtues i problemit tė tė drejtave tė grave, qė kanė lidhje me besimin islam apo tė femrės nė Islam, ballafaqohet me njė dilemė. Njė gjurmues i tillė nuk mund tė ndihmohet, por vetėm goditet prej shumėllojshmėrisė sė madhe sė gjendjeve tė tė drejtave tė grave, tė zbuluara nė shekullin e katėrmbėdhjetė tė historisė islame – prej shekullit tė shtatė tė shoqėrisė nomade dhe tregėtare tė gadishullit Arabik prej tė cilit lindi ky besim, deri te komunitetet muslimane bashkėkohore nė tė gjitha anėt e botės. Por kjo shumėllojshmėri, nuk rrjedh pėr shkak tė shpėrndarjes gjeografike. Sado larg tė jenė Malajzia apo Indonezia, Pakistani, Lindja e Mesme, Afrika, madje Europa apo Amerika, forma tė ngjashme tė shumėllojshmėrisė janė evidente midis muslimanėve. Ndryshimet e kohėve tė fundit nė ligjet shtetėrore tė disa vendeve muslimane, kanė sjellė ndryshime, duke shkaktuar disa variacione rajonale nė interpretimin e Sheriatit Islamik. Megjithatė, struktura sociale qė krijoi Islami, ka mbetur unikisht homogjene, ndonėse muslimanėt janė tė shpėrndarė gjeografikisht nėpėr tėrė kontinentet e botės.

Si i tillė, ėshtė e qartė se ēdo shqyrtim i tė drejtave tė grave mes muslimanėve, duhet pashmangshmėrisht tė pėrfshijė, duke mos i ngatėrruar, pėrgjigjet historikisht tė shumėllojshme tė kėtyre popujve ndaj kėsaj pyetjeje. Nė fakt ēdo shqyrtues, e gjen veten, duke u pėrballur jo me njė, por me katėr periudha tė ndryshme, katėr pėrgjigje tė ndryshme. Shqyrtuesi duhet – nė mėnyrė qė shqyrtimi i tij tė jetė i rėndėsishėm dhe i saktė – t’i njohė tė katėrta kėto faza. Sė pari, ėshtė shoqėria arabe e shekullit tė shtatė, nė tė cilėn lindi feja (islame). Faza e dytė ėshtė ajo e shekujve mė tė hershėm tė Islamit, qė filloi me zbritjen e Librit tė Shenjtė, Kur’anit dhe mėsimet e Profetit tė tij. Kėto ishin bazat pėr lėvizjen fetare, sociale dhe politike islame, qė u shpėrndanė nė tė gjitha drejtimet prej atdheut tė tij arab. Sė treti, duhet tė shqyrtojmė periudhėn e tretė tė Islamit, prej fundit tė atyre ditėve tė lavdisė sė hershme, prej afėrsisht mesit tė shekullit tė 13-tė deri nė fund tė shekullit tė 19-tė.1 Sė fundi (sė katėrti), ėshtė periudha bashkėkohore e ripėrtėritjes, prej fundit tė shekullit tė 19-tė deri nė ditėt tona. Po tė mos e njohim prej ēfarė trualli lindi Islami, botėn nė tė cilėn atij iu desh tė bėjė udhėn e tij si njė lėvizje e re, ne nuk mund tė kuptojmė apo vlerėsojmė kontributin e tij special shenjtėrues apo profetik. Sė dyti, po tė mos njohim kontributet shenjtėruese (skripturale) dhe profetike, tė cilat i udhėhoqėn anėtarėt e fesė, ne nuk mund tė kuptojmė kundėrshtimet dhe reagimet e tyre gjatė shekujve tė hershėm tė Isalmit. Por, njohja e kėtyre dy fazave tė hershme tė situatės sė grave tė atyre kohėrave do tė japė njė kuadėr, i cili mund tė akuzohet pėr irelevancė, nė qoftė se lihen jashtė zhvillimet gjatė mė tepėr sesa gjashtė shekujt e fundit tė kulturės islame. Si rrjedhim, duhet tė trajtohet, faza pasuese, ajo e shekujve tė rėnies graduale politike dhe sociale, nė tė cilėn shquhet njė pėrgjigje e tretė ndaj ēėshtjes sė tė drejtave tė grave. Shumė ndryshime janė duke ndodhur sot edhe nė tė menduarit e muslimanėve edhe nė ligjet e nxjerra prej vendeve, nė tė cilat muslimanėt i pėrkasin shumicės. Nėse paraqesim vetėm pėrgjigjen ndaj problemit tė sė drejtave tė grave nė tė kaluarėn, gjithashtu do tė tregohemi tė kufizur, dhe si rrjedhim do tė kemi njė pėrafrim tė pasaktė ndaj temės.

Ne duhet tė marrim parasysh historinė e pėrgjigjeve tė Isalmit dhe muslimanėve ndaj ēėshtjes sė tė drejtave tė grave, duke zbuluar atė se ēfarė, prej kėtyre katėr periudhave, zbatoi apo aprovoi nė lidhje me pesė kategori tė rėndėsishme tė cilat janė relevelatorė tė (kanė tė bėjnė me) vlerėsimit tė njė shoqėrie ndaj statusit tė anėtareve tė tij femra. Kėto kategori pėrfshijnė zakone dhe rregulla qė kanė tė bėjnė me: 1) Martesėn; 2) Divorcin; 3) Ēėshtjet Civilo-Politike; 4) Ēėshtjet Sociale dhe; 5) Ēėshtjet Fetaro-Adhuruese.

Arabia e Shekullit tė Shtatė

Martesa:

Ne mund tė pėrftojmė shumė njohuri rreth statusit tė grave, nėse shqyrtojmė zakonet dhe ligjet martesore tė njė kulture, ato tė cilat ligjėsojnė marrėdhėniet seksuale, lindjet dhe pėrkrahin organizimet e farefisnisė, tė cilat iu pėrshtaten nevojave fetare, politike dhe ekonomike tė asaj kulture. Arabėt e pjesės mė veriore tė Gadishulit Arabik, nė shekulin e shtatė, ishin nė thelb anėtarė tė njė shoqėrie fisnore shkretinore, tė cilėt shpėrndaheshin herė pas here nė bashkėsi tė vogla bujqėsore apo tregėtare tė popullsisė sė vendosur (nė njė vend tė caktuar). Megjithatė, kėta anėtarė tė vendosur tė shoqėrisė, ruanin shumė zakone dhe mendime tė stėrgjyshėrve dhe fqinjėve tė tyre nomadė. Nė fakt, arabėt e bashkėsive tė vendosura (nė njė vend) kultivuan mbajtjen e idealeve, mendimeve dhe zakoneve shkretinore. Ne lexojmė se familjet mekase i dėrgonin fėmijėt e tyre tė vegjėl pėr t’u rritur midis anėtarėve tė njė fisi mirėdashės, me qėllim qė atyre t’u mėsoheshin pikėpamjet e shkretėtirės.2 Nė kėtė shoqėri arabe tė xhahilijetit,3 praktikoheshin dy lloje kryesore tė martesės. Njėra ishte martesa e bazuar mbi njė praktikė tepėr tė vjetėr tė arabėve, e cila pėrcaktonte farefisninė nė bazė tė vazhdimėsisė femėrore.4 Qoftė endogamike (ajo qė ėshtė midis anėtarėve tė tė njėjtit fis, apo hayy5) qoftė ajo ekzogamike (ajo qė ėshtė midis anėtarėve tė dy fiseve tė ndryshme hayys) kjo lloj martese u quajt prej W. Robertson Smith, martesa sadikah.6 Ky emėr rrjedh prej sidak, njė dhuratė qė i jepej nė martesė gruas, pėr dallim tė dhuratės sė mehrit, e cila fillimisht jepej si njė shpėrblim kompesues ndaj prindėrve tė nuses apo farefisit tė afėrm. Martesat sadikah ishin dy llojesh: Njėra prej tyre ishte e llojit tė quajtur benna, njė martesė e mjaft e qėndrueshme midis njė burri dhe njė gruaje, nė tė cilėn gruaja mbetej nė familjen e saj. Pėrderisa ajo mbetej nė anėn e fisit tė saj, nėn mbrojtjen dhe mbizotėrimin e tij, ajo mbante njė pjesė tė madhe tė fuqisė nė marrėdhėniet e saj martesore. Lloji i dytė u quajt martesa mut’ah; kėto ishin lidhje tė pėrkohshme, shpesh midis anėtarėve tė ndryshėm, madje grupeve armiqėsore, nė tė cilat burri e frekuentonte gruan vetėm vjedhurazi dhe nė intervale jo tė rregullta kohe. Nė tė dyja kėto martesa, marrėveshja bėhej midis ēiftit pjesėmarrės, pa nevojėn apo referimin e dėshmitarėve prej cilėsdo familje. Ato ishin martesa, qė mund tė prisheshin prej cilėsdo palė dhe ishin pėrgjithėsisht tė bashkėvendosura, pėr njė periudhe kohe, qė pėrcaktohej nė fillim tė tyre. Fėmijėt, nė tė dyja llojet e martesės sadikah, mbeteshin trashėgimtarė dhe tė varur prej fisit tė gruas apo havy. Prej shekullit tė shtatė, kjo formė farefisnie ishte duke u bėrė gjithmonė e mė shumė e rrallė.

Kategoria e dytė kryesore e martesės ishte ajo nė tė cilėn dominimi dhe farefisnia kalonte mbi anėn mashkullore tė lidhjes, martesa ba’al apo martesa e dominimit.7 Nė kėtė lloj pėrfshiheshin: (1) ato tė kryera prej zėnies rob tė njė gruaje pėrmes luftės, dhe (2) ato tė kontraktuara me marrėveshje me familjen e gruas, nė tė cilėn mehr-i apo ēmimi i prikės, i paguhej babait apo kujdestarit tė nuses, si shpėrblim pėr marrjen me vete tė saj nga familja e saj prindėrore, pėr tė jetuar me familjen e burrit dhe sepse fėmijėt e saj do tė jenė nėn kontrollin dhe varėsinė e plotė tė grupit tė afėrm tė babait tė tyre. Kėto martesa ishin pak a shumė lloj i qėndrueshėm i marrėdhėnieve tė legalizuara me njė kontratė, jo midis dy palėve tė pėrfshira, por midis dhėndrit tė ardhshėm dhe babait apo kujdestarit tė nuses. Nė kėto martesa tė dominimit, gruaja ishte zotėrim i njė plaēkeje tė kapur rob apo tė blerė i burrit dhe aspak mė mirė se njė skllave. Miratimi i saj nuk ishte i nevojshėm dhe vetėm meshkujt bėnin marrėveshje apo kontratė. Tė miturit paraqiteshin pėr martesė nga prindėrit e tyre dhe nuk ekzistonin kufizime mbi shpėrdorimet qė mund tė sillte kjo praktikė. Pėr mė tepėr, burrat kishin tė drejtėn pėr tė mos kufizuar poligaminė, njė zakon, i cili ishte pėrhapur gjėrėsisht me kohė, nė Bizant, Persi, Siri, gjithashtu edhe Arabi. Femrat, tė cilat kishin fatin e keq tė ziheshin robėresha nė luftė, shpesh ishin tė privuara madje prej dinjitetit tė martesės. Nė vend tė kėsaj ato mbaheshin si konkubina (gra pa kurorė), njė praktikė poshtėruese, tė cilėn shoqėria, nė tė gjitha anėt e Lindjes sė Mesme tė kohės, nuk e dėnonte apo madje t’a vėshtronte e pakėnaqur.

Divorci:

Nė martesat paraislame sadikah, tė mbėshtetura kėto mbi farefisninė femėrore, qoftė tė formės benna apo mut’ah, gruaja kishte tė drejtėn pėr tė nxitur prishjen e martesės sė saj. Nė fakt, sikurse ne ke tashmė kemi tėrhequr vėmendjen, martesa mut’ah nuk konceptohej si diēka tjetėr, pėrveēse njė marrėdhėnie e pėrkohshme. Kjo si rrjedhim, parashikonte njė rregullim tė pasigurtė social, nė tė cilin gruaja dhe fėmijėt, pa dyshim, shpesh ndienin pasiguritė e njė familjeje me njė prind. Nė tė gjitha martesat e dominimit mashkullor, burri kishte fuqi tė pakufizuar pėr tė nxitur divorcin. Natyra e plaēkės sė kapur-apo-blerė e kėtyre marrėdhėnieve martesore, i jepte burrit fuqi tė plotė mbi gruan, madje edhe pas divorcit. Ai nuk ishte i detyruar prej zakonit pėr tė siguruar ndonjė kompesim pėr jetesėn e ardhme tė gruas sė tij tė mėparshme, dhe ai mund madje t’a pengonte atė tė rimartohej.

Ēėshtjet civilo-politike:

Nė martesėn sadikah gruaja nuk bėhej e varur nga burri i saj, por mbetej, ngjashėm me vajzat e pamartuara, nė zotėrim dhe tutelėn e anėtarėve tė vet fisit tė saj, i cili e mbronte dhe e siguronte atė dhe pasardhėsit e saj, dhe ndonjėherė madje burrin, i cili mund tė adoptohej prej fisit tė gruas. Nė martesėn ba’al tė Arabisė fisnore, gratė ishin zotėrime tė burrave tė tyre. Si rrjedhim, pavarėsisht se nė cilin zakon martesor pėrfshihej, apo nėse gruaja ishte ende e pamartuar, ajo nuk mund tė ushtronte fuqi tė madhe si njė individ nė njė shoqėri mashkull-drejtuese. Nė bashkėsitė e vendosura (nė njė vend tė caktuar) mė tepėr tė pėrparuara, tė tilla si Mekka, ajo mund tė zotėronte pasuri8, por nė pjesėn mė tė madhe, ajo ishte plotėsisht e varur prej anėtarėve meshkuj tė bashkėsisė. Madje, nė fiset ku mbetjet e shoqėrisė sė farefisnisė femėrore ishin tė dukshme, ajo nuk mund tė trashėgonte – trashėgimia caktohej pėr anėn mashkullore tė familjes. Nėse ajo mbahej skllave, si konkubinė e pronarit tė saj, si e zėnė robėreshė nė luftė, ashtu edhe e blerė, ajo nuk kishte shpresė, madje e dhe fėmijėt e saj meshkuj, nuk ishin tė aftė, pėr tė trashėguar prej babait tė tyre. Nuk ekzistonte njė formė qeverisjeje formale, nė kėtė shoqėri nė thelb nomade; megjithatė kreu i zgjedhur i fisit ishte gjithmonė njė mashkull. Gratė luanin njė rol tė vogėl nė jetėn politike tė fisit. Dy mbretėresha tė Arabisė Veriore, tė pėrmendura nė mbishkrimet e Tiglath-Pileser III, janė sigurisht raste tė veēanta, ndoshta mbetje e influencės sė formave tė vjetra tė farefisnisė femėrore.

Ēėshtjet sociale:

Pozita sociale e grave, nė Arabinė e shekullit tė shtatė, gjithashtu edhe nė ato vende mbi tė cilat muslimanėt e rinj u shtrinė nė vėrshimin e tyre prej Gadishullit, ishte natyrisht e pafavorshme. Megjithėse poetėt xhahila lavdėronin bukurinė dhe virtytet e tė dashurave tė tyre dhe jepnin vlerėsime tė zjarrta tė bėmave kalorėsiake dhe mbrojtjes mashkullore tė grave, ne arrijmė tė ndiejmė se ajo ishte njė marrėdhėnie e dominimit tė tė fortit mbi tė dobtin, njė ēėshtje e ngritjes nė fuqi tė nderit dhe trimėrisė mashkullore, duke e mbizotėruar botėn femėrore, mė saktė se sa ajo e njė barazie gjinore. Gjenden poezi tė hershme tė shumta qė flasin pėr zėnien rob tė grave9, apo paraqesin varėsinė e grave ndaj burrave dhe nėnshtrimin e pambrojtur tė tyre, qoftė ndaj baballarėve tė tyre, tė afėrmve tė tyre, burrave tė tyre apo kapėsve tė tyre rob.10 Madje fyerja ndaj njė gruaje, sikurse nė tregimin e ‘Amr ibn Kulthum-it, pėrshkruhet si njė fyerje jo ndaj gruas personalisht, por ndaj statutit tė saj nė lidhje me meshkujt e familjes sė saj – si bijė e babait tė saj, mbesė e xhaxhait tė saj, grua e burrit tė saj dhe nėnė e djemve tė saj.11 Ndonėse gratė ishin zakonisht tė kufizuara me detyrat e pregatitjes sė ushqimit, pregatitjes dhe riparimit tė rrobave dhe tendave, ato ndonjėherė bėheshin poete12 dhe shėrbenin nė luftėrat fisnore si kėngėtare apo luftėtare.

Banorėt e disa pjesėve tė Gadishullit Arabik praktikonin zakonin e mbytjes sė foshnjeve femra. Qoftė pėr arsye tė varfėrisė sė skajshme, qoftė pėr atė tė njė dėshire tė fuqishme pėr nderin e fisit – i cili mund tė dėmtohej seriozisht prej ndonjė kundravajtje seksuale mbi pjesėn e anėtarėve femra tė tij – apo pėr flijim ndaj zotėrave, apo si rezultat i mospranimit themelor tė vajzave nė njė shoqėri, ku luftėrat e pėrhershme zhduknin nė masė popullsinė mashkullore, dhe i bėnin femrat, nė aspekt tė detyrave riprodhuese, rritėse-fėmijėsh, mė pak tė pėrshtatshme ndaj nevojave fisnore tė ngutshme – ne zbulojmė se disa prej kėtyre njerėzve, veēanėrisht dy fise tė Arabisė para-islame, (pėr tė gjitha kėto arsye), shpesh i varrosnin foshnjet e tyre femra tė gjalla.

Ēėshtjet fetaro-adhuruse:

Ėshtė e vėshtirė tė japėsh njė pėrfytyrim tė pozitės fetare tė grave tė Arabisė, nė pjesėn mė tė hershme tė shekullit tė shtatė, pasi atje nuk ndiqej njė besim. Ekzistonin pasues tė gjurmėve tė ndryshme tė politeizmit, monolatrisė dhe monoteizmit embrional, qė ndeshej midis arabėve tė asaj kohe. Sė dyti, ekzistonin bashkėsi ēifutėsh, kristianėsh dhe zoroastrianėsh, qė banonin nė Gadishull si edhe nė zonat arabe tė Sirisė sė Madhe dhe nė vendet e kontrolluara prej Perandorive Persiane dhe Bizantine. Mė nė fund, ekzistonin hanifs, monoteistė tė devotshėm, tė shpallur prej Kur’anit si besimtarė nė fenė e vėrtetė tė Ibrahimit.13 Kėta pararendės tė muslimanėve, ishin individė tė izoluar, tė cilėt nuk e kishin pranuar idolatrinė. Ne kemi dėshmi konkrete, vėrtet tė pakta, tė rolit tė grave nė jetėn fetare tė Arabisė Veriore, nė shekulin e shtatė. Sidoqoftė, ne dimė se gratė, me raste, kryen rolin e priftėreshave dhe tė profetizueseve midis arabėve para-islamė.14 Luftėrat Riddeh (apostazi-heqje dorė nga besimi) qė pasuan pas vdekjes sė Muhammedit (s.a.v.s.), u kryen kundėr ndjekėsve tė profetėve tė ndryshėm krahinorė, njė prej tė cilėve ishte grua. Por kėto, ishin rrethana tė izoluara dhe nuk e mohojnė rregullin e pėrgjithshėm tė supremacisė mashkullore.

Periudha e hershme e Islamit

Martesa:

Edhe para kristalizimit tė besimit islam nė shekullin e shtatė, ndryshimet nė grupet e afėrta fisnore dhe nė zakonet martesore tė Arabisė ishin evidente. Lidhjet farefisnore tė vjetra amėnore, ishin bėrė mė tė dobta dhe mė pak tė dendura. Martesat, qė pėrfshinin dominimin dhe farefisninė mashkullore ishin duke u bėrė rregull. Edhe martesat mut’ah megjithėse fillimisht, (ishin) njė lloj bashkimi i cili i jepte gruas njė rol tė rėndėsishėm – sė paku pėr arsye se ajo gėzonte mbėshtetjen dhe mbrojtjen e fisit tė saj – tani ishin pėrkeqėsuar nė njė mėnyrė, qė i inkurajonte meshkujt qė tė shpėrdoronin privilegjet seksuale qė pėrfshiheshin nė martesa tė tilla tė pėrkohshme. Pėr mė tepėr, ekzistenca e tė dy sistemeve, amėnore dhe atėrore tė zakoneve tė vijimėsisė familjare dhe trashėgimisė, kishin shkaktuar njė sistem kaotik tė interpretimeve tė ndryshme. Ekzistonte nevoja pėr reforma.

Islami e solli kėtė reformė. Me qėllim qė tė lartėsonte vėllazėrimin e tė gjithė njerėzve , Isalmi mėsoi dhe theksoi rėndėsinė e familjes, apo famijes sė zgjeruar, si vatėr tė solidaritetit, nė vend tė fisit, i cili kishte qenė deri nė atė kohė, njė forcė e tillė ndarėse nė strukturėn sociale njerėzore. Nė tė vėrtetė, ishin ushtritė fisnore, qė ishin kundėrshtarėt mė tė hershėm tė Islamit, nė pėrpjekjet e tij pėr tė bashkuar popujt arabė dhe joarabė, nėn njė flamur tė vetėm fetar. Ekzistonte njė dėshirė pėr tė zėvendėsuar marrėveshjen e re tė vėllazėrisė universale fetare, me vargonjtė e brendshėm fisnorė. Grave, si edhe tė gjithė burrave, iu siguruan tė drejtat e tyre, nėpėrmjet kufizimeve dhe rekomandimeve nė Kur’an, nė shembullin e Profetit Muhammed (s.a.v.s.) dhe nė kristalizimin e Ligjit Islamik (Sheriat-it), qė pėrfundoi nė shekulin e dytė tė lėvizjes. Isalmi specifikoi se gruaja, duhet tė ishte njė subjekt, mė saktė, se sa njė objekt nė kontratėn e martesės. Kjo kontratė duhet tė ishte e ligjshme, marrėveshje e shkruar midis dy njerėzve, e cila bėn tė nevojshėm propozimin e njėrės palė (‘ixhab), pėlqimin (kabul) e sė dytės, dhe dėshmitarėt.15 Dy pjesėmarrėsit ishin plotėsisht tė rėndėsishėm nė kėtė kontratė, kadi-u, apo zyrtari, ishte vetėm njė regjistrues. Islami gjithashtu specifikoi se nuk duhet tė ketė shtrėngim nga ana e farefisit. Nėse shtrėngohej, gruaja kishte tė drejtė t’i drejtohej trupit gjykues pėr t’a rregulluar (ēėshtjen).16 Gruaja mundej t’i diktonte kushtet e marrėveshjes martesore nė kontratė, si edhe kushtet e divorcit. Prikat, njėri nė fillim dhe tjetri nė rast tė divorcit apo zgjidhjes, duhet tė shkruheshin dhe tė ishin nė pėrmbajtje (tė kontratės). Prika apo mehr-i, siē quhej ai nė kohėrat islame, i jepej gruas, jo familjes sė saj, apo babait tė saj. (4:4).17 Martesat e pėrkohshme u mohuan kategorikisht, me pėrjashtim tė sektit shit, dhe madje edhe atje ajo rregullohej prej njė kontrate tė shkruar dhe tė rregullave tė ngjashme.18 Konkubinazhi (martesa e paligjshme) u ndalua, qoftė me gra tė lira, qoftė mė skllave. (24:33). Poligamia, e cila kishte qenė sunduese nė tė gjitha vendet e kėsaj periudhe dhe praktikohej pa u kritikuar, u kufizua prej shpalljes sė mėposhtme kur’anore:

“Martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, tri e me katėr. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė...Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni.” (4:3)

Nė shumė raste, juristėt muslimanė e kanė konsideruar fjalinė mbi domosdoshmėrinė e trajtimit tė secilės grua drejtėsisht (kihet parasysh drejtėsia fizike, si edhe paanėsia nė dashuri, sėmundje dhe respekt) pėr tė ndaluar poligaminė praktikisht.

Divorci:

Risitė e sjella prej Islamit, pėrsa i pėrket divorcit, zbulonin jo pak, lartėsimin e statusit, tė cilin religjioni i ri solli pėr gratė. Kur’ani, veēanėrisht, kėrkoi tė drejta tė barabarta pėr gratė dhe burrat nė divorc.19 Gjendet edhe njė fragment tjetėr nė Kur’an, i cili nėnkupton barazi tė pjesėmarrjes nė procedurėn gjyqėsore:

“Nėse ndonjė grua i frikėsohet largimit ose ftohjes sė burrit tė vet ndaj saj, atėherė nuk gabojnė po qe se bėjnė mes vete ndonjė mbarim.” (4:128)

Gruaja e divorcuar ka tė drejtėn pėr t’u mirėmbajtur “nė njė shkallė tė arsyeshme” (2:241); dhe nėse divorcohet pėrpara se tė kontaktojė, gruas i duhet bėrė njė zgjidhje e pėrshtatshme. (2:236-237).

Sipas Ligjit Islamik, ekzistojnė tre forma tė zgjidhjes sė martesės: (1) me vdekjen e njėrit bashkėshort, (2) me veprim tė njė apo dy palėve dhe (3) me proces gjyqėsor. Divorci prej burrit apo talak, kufizohet nė Kur’an, me insistimin e periudhės sė pritjes sė tre muajve tė njėpasnjėshėm, kohė gjatė sė cilės duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr pajtim (2:228). Talak-al-Tawfid apo “divorci i deleguar”, ishte njė lloj i ngjashėm divorci me deklaratė, por nxitet prej gruas, ndaj sė cilės burri ka deleguar tė drejtat e tij tė divorcit. Njė lloj tjetėr divorci, me veprim tė njė apo tė dy palėve, quhet khul’.20 Kjo zė fill prej gruas dhe pranohet prej burrit pėr njė rrethanė tė caktuar, e cila zakonisht pėrfshin shpėrblimin e njė pjese, apo tė gjithė mehr-it, apo prikės. Lloji tjetėr i quajtur mubara’ah ėshtė divorc i miratuar i dyanshėm, ku nuk bėhen kėmbime (tė hollash). Divorci pėrmes procesit gjyqėsor mund tė marrė njė prej dy formave. Njėra quhet li’an, nėse gjyqi miraton divorcin pėr shkak tė tradhėtisė bashkėshortore, nga ana e cilitdo prej bashkėshortėve.21

Tjetra quhet faskh (prej rrėnjės qė do tė thotė “anulloj”) apo tafrik (“ndarje”) ku kadi-u apo gjykatėsi anullon njė martesė mbi kėrkesėn e njė gruaje, e cila ka disa shkaqe tė duhura pėr divorc, si: jomirėmbajtja, fyerja, braktisja, sėmundja ngjitėse, impotenca dhe kėshtu nė vazhdim. Divorci faskh ndeshet nė thėnie tė tilla tė Profetit (s.a.v.s.), si: “Nėse njė grua dėmtohet nė njė martesė, le t’a prishė atė.”22

Ēėshtjet civilo-politike:

Kur’ani gjithashtu solli shumė risi pėr gjendjen civile dhe politike tė grave. Ajo u bė njė qenie ligjore, e cila mundet tė zotėronte dhe tė drejtonte pasurinė, vetė. Pasuria e saj mbetej e vet asaj, madje edhe kur ajo martohej. Asaj i ėshtė dhėnė e drejta prej Kur’anit, pėr tė siguruar jetesėn dhe pėr tė patur tė ardhura si njė individ i pavarur (4:32). Ajo u pėrfshi nė kushtet e e trashėgimisė kur’anore dhe ajo kishte fuqi komplete mbi pjesėn e saj si grua, motėr, nėnė, bijė e tė ndjerit. Asaj, veēanėrisht, i paracaktohet nė Kur’an, sa gjysma e hises sė mashkullit (4:11); por kur ne kuptojmė se, nė ndryshim nga shoqėria perėndimore, burri i saj, babai i saj, vėllai i saj apo pjestarė tė tjerė meshkuj tė farefisit tė afėrm, mbahen ligjėrisht pėrgjegjės pėr mbajtjen e saj, ne mund tė kuptojmė domosdoshmėrinė – si edhe drejtėsinė – e njė kushti tė tillė.23 Ndėrsa pėrpara Islamit, njė burrė, gjatė bėrjes sė testamentit, mund t’i mohonte ndonjė prej farefisit tė tij mundėsinė e trashėgimisė prej tij, Islami bėri njė planifikim tė pėrcaktuar dhe tė drejtė tė trashėgimisė tė detyrueshme pėr tė gjithė muslimanėt, si femra ashtu edhe meshkuj (4:7). Islami siguroi qė njė skllave qė lind fėmijėn e pronarit, jo vetėm fiton lirinė e saj – ndonjėherė drejtpėrsėdrejti, ndonjėherė pas vdekjes sė pronarit, por gjithashtu ligjėrimin e fėmijėve tė saj dhe tė drejtėn e tyre pėr tė trashėguar nė mėnyrė tė barabartė, sikur ata qė linden prej njė gruaje tė lirė.24

Gratė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė shekujt e hershėm tė Islamit, madje duke arrirė pushtet nė ēėshtjet shoqėrore. Aishja, njė prej grave tė Profetit Muhammed (s.a.v.s.) ėshtė njė rast nė fjalė. Ajo, jo vetėm ishte tepėr aktive nė ērregullimet politike qė pasuan vrasjen e halifit tė tretė Osman, por nė Betejėn e Famshme tė Devesė, mė 665, ajo inkurajoi dhe shoqėroi ushtrinė kundėrshtare tė Aliut, prej shpinės sė njė deveje, nė krye tė sulmit. Ekziston gjithashtu njė ngjarje e njohur, rreth njė gruaje, e cila bėri njė diskutim tė zjarrtė mė halifin Omer, mbi zvogėlimin dhe kufizimin e prikės. Pasi ajo u ngrit nė xhami dhe paraqiti pikėpamjet e saj, halifi u pėrkul pėr t’a pėrshėndetur zonjėn me admirim dhe shprehu miratimin e tij pėr vlefshmėrinė e argumentimit tė saj.25

Ēėshtjet sociale:

Me goditjen e Islamit ndaj fiseve dhe zhvendosjen e tyre jashtė mjedisit shkretinor, lindėn mendime tė reja sociale dhe kulturore nė lidhje me gratė. Kur’ani insistoi mbi barazinė e gjinive dhe vrulli i hershėm islam pėr arsimim, solli shumė dobi pėr gratė nė shekujt e hershėm. Gratė u bėnė poete, shkrimtare dhe udhėheqėse nė fusha tė ndryshme. Sukajaneh (vdiq 735 e.s.), bija e Husejn ibn ‘Ali, ishte drejtuese e modės, bukurisė dhe letėrsisė, sallonet dhe mbrėmjet argėtuese intelektuale tė sė cilės, ishin tė njohura nė tėrė Botėn Muslimane tė asaj kohe. Rabi’ah el ‘Adauijjah, nė shekullin e dytė tė Islamit, ishte njė nga poeteshat mė tė famshme sufiste. Rregullat sufiste i pranojnė gratė, tė cilat kohė pas kohe u bėnė udhėheqėse tė kėtyre bashkėsive fetare. Kėto gra tė Islamit tė hershėm, nuk ishin tė mbuluara me perēe. Ato i gėzoheshin Islamit pėr tė qenė zotėruese, dhe atyre kurrė nuk iu urdhėrua t’a jetonin jetėn tė veēuara apo tė izoluara. Kjo, ėshtė e dukshme, prej fragmentit qė pason, se Kur’ani urdhėron, si pėr burrat ashtu edhe pėr gratė, tė njėjtin sens tė modestisė.

“Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme...” (24:30-31).

Shprehja arabe “il-la ma dhahar” e pėrdorur nė kėtė fragment: “pėrveē atyre qė janė tė dukshme...”, ėshtė e tillė qė lė tė nėnkuptohet rekomandimi i njė pėrshtatjeje me zakonet mbizotėruese tė njė krahine apo periudhe kohe, dhe nuk thotė asgjė rreth domosdoshmėrisė sė perēes, pėr shamitė gjithėmbėshtjellėse qė lėnė vetėm duart tė zbuluara, apo pėr zakonin ndrydhės tė purdah (“perde” apo “mburojė’), i cila i ndan gratė plotėsisht prej njė bote mashkull-orientuese. Vrasja e foshnjeve femra, u ndalua me gjuhė tė ashpėr prej profetit Muhammed (a.s.)* si edhe prej Kur’anit. Kur’ani i konsideron si foshnjet femra, ashtu edhe meshkujt si dhurtė prej Zotit, pėr t’i gėzuar dhe ushqyer deri kur tė arrijnė moshėn e pjekurisė (81:8-9); 16:58-59).

Ēėshtjet fetaro-adhuruese:

Isalmi solli shumė ndryshime nė statusin e grave. Nė tė vėrtetė, njė autoritet i njohur mbi ligjin islamik, ka shkruar se: “Ndoshta reformat mė tė rėndėsishme ligjore, tė zbatura pėr herė tė parė prej Isalmit, i atribuohen tė drejtave tė grave.”26 Ndoshta asgjė nuk ishte mė pėrcaktuese nė pozitėn e saj tė re, sesa shpalljet kur’anore qė i garantonin asaj barazi me burrat nė jetėn fetare. Tė gjitha obligimet, qė ishin detyrė pėr burrat, ishin detyrė edhe pėr femrat gjithashtu. Obligimet e haxhit, zekat-it (lėmosha ligjore), agjėrimi, lutja dhe kėshtu nė vazhdim, tė gjitha duhet tė kryheshin prej tė dyve, nė mėnyrė tė njėjtė. Gratė, gjithashtu, sipas Kur’anit, janė absolutisht tė barabarta nė Ditėn e Gjykimit:

“Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri...” (3:195)

“Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr, duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u bėhet kurfarė padrejtėsie”. (4:124)

Nė fenė isalme nuk ekziston koncepti i fajėsisė sė mėkatit filllestar mbi gratė. Larg prej idesė, se djalli e tundoi Evėn, nė rolin e saj si gruaja e parė, Kur’ani e vendos fajėsinė pėr mosbindje nė Kopshtin e Edenit, si mbi Adamin ashtu edhe mbi gruan e tij. (7:20-25; 20:121). Ata tė dy u penduan dhe kėrkuan falje. Gjithashtu, gruaja ėshtė nėna e tė gjithė burrave dhe roli i saj nuk pėrmban konotacione pėrbuzėse. Gjithashtu, historia e krijimit nė Kur’an, sipas tė cilės Zoti krijoi njeriun e parė dhe e ēiftėzoi kėtė njeri, nuk e ka pėrcaktuar (atė) si mashkull, dhe nė lidhje me kėtė t’i jepte atij ndoshta rėndėsi tė mėpėrparshme. Nė tė vėrtetė, pėr arsye tė kėrkesave gramatikore (nafs ėshtė njė fjalė e gjinisė femėrore nė arabisht, siē ėshtė fjala wahidah qė do tė thtė “njė njeri”), personi i parė i krijuar ėshtė konsideruar si i gjinisė femėrore. Nė kundėrshtim me kėtė fakt, pėrkthimet anglisht tė ndikuara prej historisė sė Testamentit tė Vjetėr, bėjnė transferimin tek mashkullorja kur pėrkthejnė fragmentin pėrkatės prej Kur’anit (4:1).

Nė pėrputhje me zakonin para-islam, gratė mund tė pėrfshiheshin nė lutjen fetare dhe ato shkonin rregullisht nė xhami nė kohėn e Profetit.27 Natyra e veēantė e lutjeve tė pėrbashkėta tė formės islame, me shumė shtirje tė saj pėrmbys dhe rėnie nė gjunjė bėri atė, qė burrat tė formojnė rradhėt e tyre pėrpara dhe gratė tė formojnė tė tyret, nė anėn e mbrapme tė dhomės tė faljes. Ēdokush, qė e njeh lutjen islame, mund tė kuptojė se kjo nuk nėnkuptohet si njė tregues i padrejtėsisė.

Shekujt e rėnies (1250-1900)

Periudha tjetėr, qė ne do tė shqyrtojmė, ėshtė ajo qė pason pushtimet mongole dhe vazhdon deri nė shekullin e vonshėm tė 19-tė. Kjo periudhė e gjatė, nė tė cilėn pasuan fatkeqėsitė politike dhe fizike, qė shoqėruan lėvizjet fisnore tė nomadėve tė ashpėr prej Lindjes, ėshtė periudha nė tė cilėn figura e rolit tė gruas nė shoqėrinė islame filloi tė keqėsohet.

Martesa:

Kjo ishte periudha nė tė cilėn grave iu hoqėn gradualisht tė drejtat, qė Kur’ani, Sunneh-ti i Profetit Muhammed (s.a.v.s.),28 dhe juristėt e hershėm muslimanė, tė cilėt interpretuan kėto dy burime parėsore tė Ligjit Islamik, i kishin siguruar asaj. Megjithėse martesa parakuptohej tė ishte njė kontratė midis dy personave pjesėmarrės, gjatė kėsaj periudhe rėnieje, jo vetėm i tė drejtave tė grave, por edhe tė veēorive politike, sociale dhe ekonomike, prindėrit dhe kujdestarėt u bėnė pėrcaktuesit dhe bėrėsit e marrėveshjeve martesore. Megjithėse, ende ruhej njė e drejtė ligjore pėr tė miratuar apo mos pranuar, pjesa mė e madhe e vajzave e ndienin atė detyrė tė tyre bijėnore pėr t’u martuar ashtu siē vendosnin tė afėrmit e tyre. Madje, fėmijėt e vegjėl i martonin me njėri-tjetrin, martesa qė kryheshin kur ēifti tė arrinte pubertetin. Dhe megjithėse Ligji Islamik siguronte qė ēdo fėmijė i martuar mund tė mos pranonte pėrpara kryerjes (sė martesės), nėse dėshironte njėri prej pjesėmarrėsve, kjo bėhej rrallė nė kėtė periudhė dhe mund tė shkaktoheshin trazira tė tmerrshme me tė afėrmit e saj, pėr njė vajzė tė re tė papėrkrahur. Megjithėse jepej e drejta prej Ligjit Islamik pėr tė pėrfshirė nė kontratėn martesore kushtet mbrojtėse pėr veten kundrejt poligamisė dhe divorcit tė padėshiruar, tė drejta tė tilla jo gjithmonė pretendoheshin prej grave tė pashkolluara, siē ishin ato, dhe tė pavetėdijshme pėr kėto ligje tė Sheriat-it qė i mbronin ato. Poligamia dhe konkubinazhi i pakontrolluar lulėzoi veēanėrisht midis tė pasurve, nė kundėrshtim me legjislacionin e pėrpiktė tė Kur’anit.

Divorci:

Megjithėse ekzistonin ligje, qė u siguronin grave mėnyra pėr tė pėrmbushur njė divorc nėn rrethana tė arsyeshme, u bė zakon, qė vetėm meshkujt tė ushtronin tė drejtat e tyre nė lidhje me kėtė. Talak apo divorci i kėrkuar u bė forma pothuaj ekskluzive e divorcit dhe ai abuzohej nė mėnyra tė ndryshme. Megjithėse ky njoftim duhej tė bėhej nė periudhėn tuhr (“pastėrtisė” – jo gjatė periudhės sė menstruacioneve), apo nė formėn tjetėr, nė tre periudha tė njėpasnjėshme tė tuhr-it, gratė ndonjėherė divorcoheshin prej burrave, tė cilėt nuk iu pėrmbaheshin kėtyre kushteve. Megjithėse periudha e pritjes sė tre muajve (‘iddeh) idhte e domosdoshme pėrpara se divorci tė bėhej pėrfundimtar, burrat ndonjėherė e injoronin kėtė rast pėr pajtim dhe ndėrprisnin tė gjitha lidhjet me gratė e tyre menjėherė dhe paralajmėrim. Me njė mohim tė trefishtė: “Unė tė tė divorcoj, unė tė divorcoj, unė tė divorcoj!” nė njė shpėrthim tė zemėrimit mashkullor, gruaja ndahej pėrfundimisht prej burrit tė saj.29

Ēėshtjet civilo-politike:

Krahas nėnshtrimit tė grave ndaj burrave tė tyre apo farefisit mashkullor, e marrim me mend se gjejmė njė pėrparim tė vogėl nė ngritjen civile dhe politike tė grave, nė kėtė periudhė. Ndėrsa gratė bėheshin fizikisht, ekonomikisht dhe socialisht mė tė varura, niveli mesatar i arsimit tė vajzave, i cili ishte ngjitur lart gjatė shekujve tė parė tė Islamit, gradualisht u ul poshtė e mė poshtė. Dhe kjo, sigurisht, kishte gjithmonė e mė tepėr pasoja tė pafavorshme mbi rolin qė gratė luanin nė jetė. Faktikisht, u bė e pazakontė, qė ajo tė kėrkonte tė drejtat e saj tė ligjshme, qoftė ato nė lidhje me trashėgiminė, pėrdorimin e pasurisė sė saj, apo pėrmbushjen e detyrave tė saj si anėtare e rritur e bashkėsisė.

Ēėshtjet sociale:

Nė rolin e tyre social, degradimi i shumė grave muslimane tė kėsaj periudhe, ka qenė mė sė shumti famėkeq. Ēdokush ka lexuar pėr konkubinazhin dhe poligaminė e shfrenuar, si edhe pėr robėreshat e mbuluara tė haremit. Pavarėsisht prej faktit se konkubinazhi ishte i ndaluar, se poligamia kishte qenė e kufizuar dhe e shkurajuar dhe se muslimanėt e hershėm nuk i falnin zakone tė tilla si haremi, purdah dhe perēen, kėto praktika, tė cilat nxirrnin nė pah rolin e nėnshtruar tė gruas nė jetė, ishin lidhur me Islamin dhe kulturėn islame prej shumė muslimanėve si edhe prej jomuslimanėve, tė cilėt nuk shqetėsoheshin pėr tė njohur faktet rreth fesė, tė cilėve u jepeshin informacione ēorientuese, apo tė cilėt njihnin vetėm kėtė periudhė tė historisė islame. Megjithėse shoqėria nuk iu kthye praktikės sė tmerrshme para-islame tė varrosjes sė foshnjeve femra, lindja e njė vajze nė njė familje konsiderohej njė fatkeqėsi pėr t’u pikėlluar, lindja e njė djali njė bekim pėr t’u kremtuar. Dhe s’ėshtė pėr t’u habitur! Pėr shumicėn e vajzave, ndodhte nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, qė njė qytetar i klasės sė dytė, i cili nuk kishte marrė njė arsim tė mjaftueshėm, tė mos e pėrgatiste atė pėr diēka tjetėr, pėrveēse pėr rolin e shėrbėtores sė njerėzve tė shtėpisė. Roli i saj si grua apo si nėnė, pėrmbushej nė mėnyrė tė pakėnaqshme, sepse ajo nuk arsimohej mjaftueshmėrisht pėr t’u kujdesur pėr mė tepėr sesa nevojat fizike mė tė thjeshta tė fėmijėve dhe tė burrit tė saj. Gradualisht, u bė praktikė qė gratė tė mos kishin funksion nė jetė, pėrtej rrethit familjar tė drejtėpėrdrejtė brenda shtėpisė. Megjithėse, Islami duke kuptuar nevojėn njerėzore pėr kujdesin amėnor, u ka dhėnė grave tė drejta mė tė fuqishme kujdestarie mbi fėmijėt, sesa baballarėt e tyre,30 kėto tė drejta u lanė gradualisht pa u deklaruar, dhe kujdestaria, pėrveēse nė rastet e veēanta, kur ndėrhynin gjyqet fetare pėr tė anulluar zakonin, automatikisht i jepej anės sė burrit tė familjes.

Ēėshtjet fetaro-adhuruese:

Megjithėse Zoti nė Kur’an31 i ka vėnė theks tė rėndėsishėm barazisė sė gjinive, dhe nė periudhėn e hershme tė Islamit kjo frymė mbizotėronte, shekujt e mėvonshėm sollėn ndryshime (kthim mbrapa) tė statusit tė grave nė ēėshtjet fetare, si dhe nė ēėshtjet e tjera. Ndėrsa gratė luanin gjithnjė e mė pak, njė rol tė rėndėsishėm nė familje dhe jetėn e bashkėsisė, ato gjithashtu luanin rol gjithnjė e mė pak tė vogėl nė jetėn fetare tė bashkėsisė. U bė zakon pėr gratė t’u shmangen xhamive kongregacionale pėr lutjet e tyre dhe pėr tė mbetur nė shtėpi, duke e mbyllur veten nė kėtė mėnyrė prej jetės shpirtėrore, edukuese dhe komunitare, e cila kishte qenė e fokusuar nė xhami nė shekujt e hershėm. Nė tė vėrtetė, njė shkrimtar egjiptian ka vlerėsuar se 90% e grave tė mbuluara me perēe tė Egjiptit, jo vetėm qė nuk shkonin nė xhami pėr t’u falur, por ato nuk faleshin fare, apo nuk dinin pėr detyrat e tjera tė Islamit, diēka mė tepėr sesa emrat.32

Ēfarė shkoi gabim? Ēfarė ndodhi qė u bė qė gruaja tė turpėrohej prej gjinisė sė vet, qė e bėri atė tė tėrhiqej drejt njė pozicioni dobėsie dhe servilizmi ndaj meshkujve, nė kėta shekujt e vonshėm tė Islamit?

Shumė shpjegime janė tė mundshme. Ndoshta askush prej tyre nuk ėshtė ekskluzivisht pėrgjegjės. Ne tashmė kemi pėrmendur shqetėsimet politike qė shoqėruan lėvizjet fisnore nė Azinė Qendrore, qė u derdhėm mbi tokat isalme. Pėrmbysjet politike siē ishin pushtimet shkatėrruese tė turqve dhe mongolėve, shkaktuan njė tronditje me pasoja me shtrirje tė gjerė nė kulturė. Dhe ishte nė tė vėrtetė kjo tronditje, qė e detyroi kulturėn drejt periudhės sė konservatorizmit, e cila bėhej gjithnjė e mė tepėr e vrazhdė, pasi kjo kulturė pėrpiqej pėr tė ruajtur ekuilibrin e vet nėn ndikimin e influencave tė reja nga jashtė. Feudalizmi mund tė ketė qenė shkaku i dytė, pėr keqėsimin e tė drejtave tė grave. Pasi problemet e sigurimit u rritėn, pasi uniteti fillestar i Ummet-it apo bashkėsisė islame u shprish, pasi pasuria gradualisht u pėrqėndrua nė duart e njė numri gjithnjė e mė tė vogėl njerėzish, shoqėria islame u krodh nė njė periudhė feudaliste, prej sė cilės nė disa vende ajo nuk ka mundur tė shpėtojė, as deri nė ditėt e sotme. Njė shoqėri feudale, jo vetėm pėrfiton nga fshatarėt; por pėr shkak tė nevojės pėr njė furnizim tė rregullt tė luftėtarėve prej sundimtarėve mendjengushtė, pėr shkak tė ligjit tė xhunglės, i cili e inkurajon feudalizmin dhe pėr shkak tė nevojės rezultante pėr mbrojtje, gruaja u bė gradualisht njė pengesė nė shoqėri, e cila mund tė kontribuonte pak dhe ishte gjithmonė nė nevojė pėr mbrojtje. Shpjegimi i tretė i ndryshimit tė tė drejtave, qė Islami kishte arritur me vėshtirėsi pėr gratė, ishin si rezultat i ndryshimit qė ndodhi kur shoqėria fisnore lėvizi drejt njė mjedisi tė huaj, apo urban. Ndėrsa njerėzit e fisit jetonin midis tė afėrmve apo miqve tė njohur, ekzistonin pak rreziqe pėr ruajtjen e veēanėsisė sė fisit, pėr format e tij tė zakonshme tė farefisnisė dhe pėr kontrollin e anėtarėve tė tij. Por, pasi kėta popuj fisnorė dhe fshatarė, lėvizėn drejt vendeve tė reja dhe zonave urbane, ky kontroll u rrezikua dhe shoqėria instiktivisht filloi mbrojtjen e grave tė veta me kujdes tepėr tė madh.33 Kjo (periudhė) ishte atėherė, kur muslimanėt morėn zakonet persiane dhe bizantine tė mbulimit me perēe tė fytyrės dhe haremin. Gratė gradualisht u detyruan drejt njė jete gjithmonė e mė shumė tė izoluar dhe tė nėnshtruar. Shpjegimi i katėrt ėshtė se, pas dobėsimit tė fuqisė fillestare tė lėvizjes islame, zakonet dhe praktikat themelore tė krahinave, ku Islami kishte sjellė mesazhin e tij, filluan tė rimbrojnė veteveten nė kundėrshtim me besimet dhe parimet e mėsimeve kur’anore. Pėr shembull, midis disa fiseve berbere tė Afrikės sė Veriut, martesa duke vijuar zakonin berber para-islam, ėshtė ende njė formė e blerjes, ku burri i pagon mehrin apo pajėn, babait tė nuses dhe e kėrkonte atė pėrsėri, pasi gruaja ndahej. Gjithashtu, megjithėse Islami veēanėrisht e ndalon kėtė (4:7), grave berbere ndonjėherė u mohoheshin tė drejtat e tyre tė trashėgimisė, sepse gjyqet zyrtare zbatonin, duke treguar fund e krye injorancė, njė ligj lokal tė zakonshėm, nė vend tė Sheriatit.34 Pavarėsisht se cilido prej kėtyre shkaqeve ėshtė pėrgjegjės apo ēfarėdo shkaqe tė tjera tė ndėrthurura, pėr tė prodhuar njė ndryshim tė pafavorshėm tė pėrparėsisė islame nė lidhje me statusin e grave, ne e dimė se rreth fundit tė shekullit tė 19-tė, gjendja e saj ishte nė njė nevojė vajtuese pėr reformė.

Periudha e Reformės (1900-1970)

Nė fund tė shekullit tė 19-tė periudha e reformės filloi. Kjo ishte pjesėrisht pėr shkak tė influencave prej Evropės dhe Amerikės, ku ndikimet e periudhės sė iluminizmit, si edhe Revolucioni Industrial, me nevojėn e tij pėr pėrfshirjen e grave nė forcėn punuese, kishte sjellė mendime revolucionare nė tė menduarit rreth statusit tė grave, edhe pse jo gjithmonė me rezultate konkrete.35 Kjo ishte, gjithashtu, pėr shkak tė njė zgjimi brenda Botės Muslimane. Reformat filluan nė vende tė ndryshme, duke pėrkrahur njė vėshtrim tė ri tė tė drejtave tė grave. Shkrimtari dhe aktivisti i mirėnjohur Xhemal’ud-din El Afghani36 dhe studenti i tij Muhammed ‘Abduhu,37 pėrfshinė reformat pėr trajtimin e grave nė lėvizjet e tyre. Kasim Amin38 ishte njė tjetėr udhėheqės aktiv nė lėvizjen pėr emancipimin e grave, tė vėshtruar brenda kontekstit islam. Megjithėse disa vende (nė mėnyrė tė veēantė Turqia, nėn Kemal Ataturkun) u drejtuan pėr tė marrė frymėzimin e tyre prej burimeve joislame, shumica e reformave tė Botės Islame, filloi tė lėvizė pėrsėri drejt trashėgimisė sė vet, pėr tė rizbuluar doktrinat dhe parimet themelore, tė cilat ishin pėrvijuar nė Kur’an nė shekullin e 7-tė dhe pėr t’i riinterpretuar nė dritėn e situatave tė reja tė shekullit tė 20-tė. Kur’ani, nė fund tė fundit, nuk pretendon tė jetė mė tepėr sesa njė vendosje e parimeve, tė cilat duhet pėrmes ndihmės sė kijas-it (interpretimi analogjik), njohjes sė literaturės sė hadithit (ky ėshtė shembulli i Profetit dhe i shokėve tė tij), ixhma’ (mendimi i pėrgjithshėm i bashkėsisė), dhe ixhtihad (interpretimi pavarur i juristėve tė parimeve themelore) – tė zgjerohen brenda kornizave tė ligjit, qė tė mund t’u pėrgjigjet tė gjitha problemeve tė muslimanėve, nė ēfarėdo pjese tė botės qė ata jetojnė. Pjesa mė e madhe e kėtyre reformave, synoi ndryshim pėrmes njė riinterpretimi tė burimeve origjinale tė Sheriatit, mė drejt se sa njė krijim plotėsisht tė ri, tė bazuar mbi trashėgimitė e huaja kulturore. U formuan shumė organizata tė grave nė Pakistan dhe nė Lindjen e Mesme, tė cilat sė bashku me pėrpjekjet e udhėheqėsve tė veēantė, ndihmuan pėr tė sjellė ndryshime anė e mbanė Botės Muslimane.

Martesa:

Askund kėto reforma nuk kishin qenė mė tė dukshme, se sa nė reformat martesore. Poligamia ishte sjellė pėrsėri nėn kontroll, ashtu si kėrkoi profeti Muhammed (s.a.v.s.) dhe All-llahu i Lartėsuar nė Kur’an, tė veprohej nė shekullin e 7-tė. Sot ajo (poligamia) ėshtė pėrjashtim i rrallė. Shumė shtete e kanė vendosur atė nėn rregullimin gjyqėsor dhe nė disa vende ajo u ndalua plotėsisht,39 pėr arsye se kushti kur’anor i trajtimit absolutisht tė barabartė e bėn martesėn poligamike realisht tė pamundshme. Martesat e fėmijėve, realisht janė braktisur nė vendet muslimane. Dhe martesat pa miratim, janė luftuar prej ligjeve tė reja, tė cilat pėrforcuan parimet origjinale islame pėr barazi.

Divorci:

Sa pėr divorcin, njė grua ka tani, nė pothuaj ēdo vend musliman aftėsinė pėr tė bėrė njė divorc, nėse ajo ka arsye tė llogjikshme. Pėr mė tepėr, nė pothuaj tė gjitha vendet arabe talak (refuzimi) divorci pa gjykuar, apo pa iddeh (periudha e pritjes), janė lėnė pas dore. Nė Tunizi, nė fakt, ēdo divorc duhet tė rregullohet me proces gjyqėsor tė trupit gjykues.40 Nė Pakistan divorci nuk ėshtė i vlefshėm deri 90 ditė, pasi tė njoftohet Presidenti i Kėshillit tė Unionit pėrkatės, me qėllim qė tė marrė masa pėr tė gjykuar.41 Dhe nė Singapur, divorci nuk mund tė pranohet pa pėlqimin e dyanshėm, pėrveēse pėrmes gjyqit tė Sheriatit, pasi tė jenė bėrė pėrpjekjet pėr pajtim.42

Ēėshtjet Civilo-Politike:

Nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve muslimane, grave u ėshtė pranuar vota.43 E drejta e gruas pėr tė zotėruar dhe menaxhuar pasurinė e vet pas martesės, si edhe pėrpara, u rikonfirmua prej ligjeve bashkėkohore.44 Jo vetėm si individ, por si anėtare e organizatave tė grave, gruaja muslimane ėshtė duke i rritur pėrpjekjet e saj pėr tė pėrmirėsuar gjendjen sociale dhe politike nė atdheun e vet. Organizatat e grave pėr shėrbime sociale dhe pėr bashkėpunim me qeveritė nė hartimin e ligjeve tė punės dhe legjislacionin social, kanė qenė aktive nė shumė vende. Degėzimet e (shoqatės sė) Grave tė Gjysmėhėnės sė Kuqe (ekuivalenti i Kryqit tė Kuq) punojnė pėr ndihmimin e tė gjithėve nė kohėrat e katastrofės dhe nevojės kombėtare. Nė revolucionet pėr liri, qoftė nė Algjeri, Egjipt apo Pakistan, gratė u shquan dhe u respektuan pėr kontributin e tyre pėr ēėshtjet kombėtare.

Ēėshtjet Sociale:

Megjithėse reformuesit e parė tė Botės Muslimane ishin burra, nė filim tė shekullit tė 20-tė, gjithashtu ekzistonin shembuj tė pjesėmarrjes aktive tė grave. Revistat e grave dhe njė numėr grash shkrimtare filluan tė shfaqen nė vende tė ndryshme. Niveli i arsimit tė grave u pėrmirėsua dhe arsimimet e pėrfunduara tėrėsisht (universitare) prej tyre u bėnė githnjė e mė tepėr (diēka) e zakonshme. Qeveria e Arabisė Saudite ishte njė prej tė fundit qė ndėrmori arsimimin e grave.45 Pasi numri i vajzave tė pėrfshira nė proceset arsimore u rrit nė mėnyrė dramatike,46 perspektiva tė reja u shpalosėn pėr to. Ekzistojnė tani gra qė janė doktoresha, gjyqtare, artiste dhe mėsuese dhe tė tjera, qė marrin pjesė nė botėn e biznesit. Haremi, purdah dhe perēja u zhdukėn prej shoqėrive qytetare. Ato nuk ishin mė kurrė pjesė e rėndėsishme e jetės rurale fshatare.

Ēėshtjet fetaro-adhuruese:

Ekzistoi njė progres i pakėt pėr tė riintegruar gratė e Botės Muslimane, nė jetėn fetare tė komunitetit, pėrveē komuniteteve tė reja tė imigrantėve tė Kanadasė dhe Shteteve tė bashkuara tė Amerikės.

Pati pėrparime tė shumta nė fusha tė tjera, por gratė muslimane nė pėrgjithėsi, ende mbetėn larg pas burrave nė statusin e tyre dhe mundėsitė e tyre. Sikurse nė pjesėt e tjera tė botės, duke pėrfshirė shoqėritė “mė tė pėrparuara” tė Evropės dhe Amerikės, prapambetja nė arsimimin e vajzave, ėshtė njė prej faktorėve mė tė rėndėsishėm tė kėsaj mospėrputhjeje.47 Nė Botėn Muslimane pėrqindjet e grave, qė kanė marrė arsim tė mjaftueshėm janė mė pak tė favorshme dhe, si rrjedhim, situata e gruas muslimane ėshtė mė e pasigurtė. Pavarėsisht nga urdhėri i Profetit Muhammed, pėr arsimimin e ēdo femre, sikurse edhe tė ēdo mashkulli,48 mė pak se sa gjysma e grave tė reja, nė vendet muslimane, marrin mė tepėr se sa pjesėn mė tė madhe tė edukimit fillestar. Derisa kjo mungesė tė mund tė rregullohet, mprehtėsia dhe paisja pėr tė qenė e pavarur do tė dobėsohet pėr gruan muslimane, kėto tė drejta dhe privilegje tė garantuara pėr tė prej Islamit, nuk do tė pėrmbushen kurrė dhe fakti i ekzistencės sė tyre madje nuk do tė kuptohet.

Islami i ngriti gratė prej pozitės sė “njė plaēkeje” nė martesė, nė atė tė partnereve tė barabarta. Nė ēėshtjen e divorcit, ajo ndryshoi prej njė soditėse plotėsisht tė pafuqishme, nė njė qė mund tė ndėrmerrte procedurėn gjyqsore tė divorcit dhe tė kėrkonte tė drejtat e saj tė prikės dhe trashėgimisė. Prej njė pozite tė njė mosqenieje ligjore, ajo u bė njė personalitet ligjor nė kuptimin e plotė tė fjalės e aftė pėr tė mbajtur pronėn, me pasjen e sė drejtės pėr tė patur pjesė tė drejtė tė pasurisė trashėguese tė familjes dhe burrit tė saj. Nga ana sociale, me arsimimin e kėrkuar barazisht tė saj, si edhe tė ēdo mashkulli, prej Isalmit, ajo u ngrit nė pozitėn e ndikimit dhe shėrbimit social dhe kulturor. Madje nė praktikat dhe detyrat fetaro-adhuruese, gruaja kėrkohej dhe shpresohej tė luante njė rol tė barabartė me atė tė njė burri, aq sa e lejojnė karakteristikat e saj tė veēanta fizike dhe detyrat amėnore. Pozita e saj nė Islamin e hershėm ishte me tė vėrtetė pozitė shembullore, pozitė qė duhet tė studiohet dhe njihet prej ēdo gruaje, si edhe ēdo liberacionisti nė shekullin e 20-tė – nė Amerikė si edhe nė Botėn Muslimane. Gruaja muslimane, nėse ajo ėshtė e vendosur ndaj parimeve tė fesė sė saj, ka leksione pėr barazinė pėr t’i mėsuar perėndimorit, dhe pasardhėsit e saj nė Lindje duhet tė mėsojnė sėrishmi rolin e kėrkuar tė tyre prej fesė sė tyre. Orientalistėt dhe orientalėt e zellshėm pėr modernizim duhet t’i japin fund pėrpjekjeve pėr tė vendosur fajin mbi Islamin, njė faj qė meriton tė bierė mbi injorancėn e besimit tė vet atyre dhe mbi rėnien e tyre politike dhe sociale, tė cilėn popujt e tyre e lejuan nė tė kaluarėn.


--------------------------------------------------------------
* Luiz Lamya el Faruku, e mori titullin e saj tė doktoraturės, pėr studimet islame, nė Universitetin e Sirakuzės. Ajo ishte profesoreshė nė Universitetin Batler, nė Universitetin e Penselvanisė, nė Universitetin Uilianova dhe nė Universitetin Tempėl. Publikimet e saj pėrfshijnė: ‘Islami dhe Arti’, dhe’ Atlasi Kulturor i Islamit’, nė tė cilat, ajo ėshtė bashkėautore me burrin e saj, Isma’il Farukun. Ajo, u vra nė shtėpinė e saj, sė bashku me burrin e saj, mė 30 maj, 1986.

Pėrgjithėsisht, kur ne flasim pėr gratė nė Islam, kjo rrallė shkon pėrtej njė numri tė vogėl klishesh, qė nuk vlerėsojnė si duhet as gratė, as Islamin. Akoma mė keq, qėndrimi ėshtė ose shovinist ose qasje e shtrembėruar. Profesoreshė Luiz Lamya el-Faruku, jo vetėm qė solli njohuri tė thellė pėr kėtė temė, por ajo gjithashtu i shtoi njė nuancė femėrore kėsaj teme. Ky kombinimi i shėrbeu plotėsisht temės sė saj. Me njė mendje zhbiruese, ajo ndoqi problemin e grave brenda kornizės islame – as shfajėsuese, as polemizuese, as e ngurtė as e lėkundshme: tamam e pėrveēme – vulė e vėrtetė e diturisė islame.

Kjo ese, ėshtė njė prej pesė eseve, qė pėrbėjnė librin e saj tė titulluar: “Women, Muslim Society and Islam”, (”Gratė, Shoqėria Muslimane dhe Islami”), botuar pas vdekjes sė saj, mė 1991, nė Indianopolis tė Sh.B.A.-ve, me inisiativėn e Shoqatės sė Studentėve Muslimanė, tė Shteteve tė Bashkuara dhe Kanadasė, tė cilėt kanė parė, tek ajo, jo vetėm figurėn e njė mėsueseje, por edhe figurėn e njė nėne. (Shėnim i pėrkthyeses).

1 Kur ndokush flet pėr periudhat nė zhvillimin e ndonjė kulture, zakonisht ėshtė e vėshtirė pėr tė caktuar ndonjė datė tė saktė si pikė kthese, sidoqoftė ne mundėm tė shėnojmė fillimin e fazės sė tretė, pasi pėrputhet me pushtimet e Botės Muslimane prej fiseve mongole, rreth mesit tė shekullit tė 13-tė (pas Krishtit).

2 Ibn Ishak, Sirat Resul Allah, pėrkth. A. Gullaume, The Life of Muhammad (London: Oxford University Press, 1955), f. 69-73, tregon ngjarjen e prejardhjes sė rritjes sė Muhammedit dhe vitet e tij tė hershme tė jetės nė shkretėtirė.

3 Ky emėr i ėshtė dhėnė Arabisė para-islame prej Kur’anit dhe muslimanėve. Ky derivon prej rrėnjės “xhahil” dhe pėrgjithėsisht mendohet tė ketė kuptimin “injorancė” – qė ėshtė mosnjohje e Islamit. Sidoqoftė, studiues tė tjerė pohojnė se kuptimi i saj parėsor ishte “paqytetėri”, “egėrsi”, e kundėrta e hilm (arsyeshmėri morale), mė saktė, se sa e kundėrta e ‘ilm (njohuri). Shiko Reynold A. Nicholson, A Literary History of the Arabs (Cambridge: The University Press, 1969, botimi i parė. 1907), f.30 dhe Ignaz Goldziher Muhammedanische Studien, Pjesa I, f.225.

4 Shiko W. Robertson Smith, Kinship and Marriege in Early Arabia, (Boston: Beacon Press, botimi i parė, 1903), f. 28ff, pėr njė shqyrtim tė argumenteve pėr mendimin se marrėdhėniet e hershme farefisnore femėrore mbizotėronin nė Arabinė e hershme.

5 Njė term arab, qė tregon njė grup tė lokalizuar tė afėrmish brenda fisit, qė mbajnė njė emėr-grupi tė pėrbashkėt dhe shpesh, megjithėse jo gjithmonė, marrėdhėnie farefisnore tė afėrta gjaku. Fjala nė kuptimin e drejtpėrdrejtė do tė thotė “jetė” apo “jetesė”.

6 Smith, f.94.

7 Prej fjalės “zotėri” apo “zotėrues”. Smith, f. 92.

8 Ne kemi shembullin e Hadixhes, gruas sė parė tė Muhammedit a.s., e cila ishte njė e ve e pasur kur ai u martua me tė dhe filloi duke e ndihmuar atė nė drejtimin e ēėshtjeve tė saj financiare.

9 Nicholson, f.88.

10 Po aty, f. 91-92, 95.

11 Njė tregim i marrė prej Abu el Faraxh el Isfahani, Kitab al Aghani, IX, 182, dhe i treguar tek Nicholson, f. 109-110. Ky ėshtė tregimi i ‘Amr ibn Kulthum, njė prej poetėve tė Mu’alakat, njė pėrmbledhje prej shtatė odash para-islame, tė cilat ka mundėsi tė jenė grumbulluar nė periudhėn Umejjeh (pėrpara viteve 750, pas Krishtit).

12 Shiko Nicholson, f. 126-127.

13 Pėr njė pėrshkrim mė tė plotė tė hanifs, shiko Nicholson, f. 149-150.

14 Shiko Ibn Ishak, f. 66-68, pėr tregimin e profetizues femėr dhe Abd al Muttalib, gjyshin e Profetit.

15 Asaf A. A.Fyzee, Outlines of Muhammadan Law, (London: Oxford University Press, 1955, botimi i parė. 1949), f. 74

16 Kur njė vajzė e martuar rishtas, iu ankua Profetit a.s., se babai i saj, e ka zgjedhur burrin e saj pa e konsultuar atė, ai menjėherė i dha asaj lejen pėr t’a anaulluar martesėn e saj, por ajo iu pėrgjigj:”Unė nuk kam kundėrshtim personal ndaj burrit tim dhe e pranoj atė, por unė dua tė bėhet e ditur se njė baba nuk ka tė drejtė qė t’i imponojė njė burrė bijės sė tij, pa pėlqimin e saj. Ky ėshtė njė hadith i cituar prej Seid Ramadan, Three Major Problems confronting the World of Islam, (Geneva: Islamik Center, 1961), f.10.

17 Referimet kur’anore nė tekst, i referohen botimit tė Abdullah Jusuf ‘Ali, The Holy Qur’an, (Washington, D.C.: The American International Printing Co, 1946, botimi i parė. 1934). Shiko gjithashtu Fyzze, Kap. III, F. 147-148.

18 Fyzee, f. 99-101.

19 ”...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia …” (2:228)

20 Precedenti pėr kėtė gjendet nė Kur’an (2:229).

21 Precedenti pėr divorcin li’an gjendet nė Kur’an (24:6-9). Shiko gjithashtu Muhammed ibn Idris el Shafi’i, Risale, pėrkthyer prej Mexhid Khadduri, Islamic Jurisprudence (Baltimore: Johns hopkins Press, 1961), Kap.VII, f. 147-148.

22 Prej njė hadithi tė Buhariut, cituar prej Fyzee, f.143.

23 Shiko Kur’anin 4:34 pėr deklaratėn se burrat janė pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e grave.

24 Joseph Schacht, An Inroduction to Islamik Law (Oxford: Clarendon Press, 1964), f.127-29.

25 Halid M. Halid, Min Hina Nabda’, pėrkthyer prej Ismail R. El Faruki, Our Beginning in Wisdom (Washington, D.C.: American Council of Learned Societices 1953), f. 113.

* Ka kuptimin “paqa qoftė mbi tė” dhe thuhet prej muslimanėve, nė shenjė respekti dhe dashurie, pėr Profetin e tyre, sa herė qė pėrmendet emri i tij.

26 Fyzee, f. 403.

27 Muhammed el Gazali, Min Huna Na’lam, pėrkthyer prej Ismail R. El Faruki, Our Beginning in Wisdom (Washington, D.C.: American Council of Learned Societices 1953), f.113.

28 ”Shembulli” i Profetit ėshtė shėnuar nė pėrmbledhje mjaft tė gjera tė literaturės sė hadith-it, qė regjistrojnė thėniet dhe veprat qė i atribuohen Muhammedit (s.a.v.s.) prej muslimanėve tė shekujve tė hershėm tė Islamit dhe tė verifikuar me kujdes prej mbledhėsve nė mėnyrė tė plotė dhe tė vėrtetuara isnad, lidhjet zinxhir tė transmetuesve apo tregimtarėve tė thėnieve tė ndryshme, prej kohės sė Profetit, deri nė kohėn e regjistrimit tė tyre prej “tradicionalistėve”, apo mjeshtėrve tė hadith-it.

29 Shiko Fyzee, f. 130-131, pėr “Disapproved Forms” tė talak-ut.

30 Po aty, f. 172-74.

31 Ēdo musliman beson se Kur’ani nuk ėshtė krijim i Muhammedit a.s., por fjalė e Zotit, i zbritur fjalė pėr fjalė Profetit tė Tij Muhammed.

32 El Gazali, f. 111.

33 Germain Tillion, Le harem et les cousins, sipas citimit tė David C. Gordon, Women of Algeria: An Essay on change (Cambridge, Massachusetts: Harvard U. Press, 1968), f. 6-9.

34 Pėr mospėrputhjet midis Sheriatit dhe ligjit lokal tė zakonshėm nė vendet islame , shiko N.J. Coulson, A History of Islamic Law, Vol. II of Islamic Surveys (Edinburgh: The University Press, 1964), f.135-138.

35 ”Vindication of the Rights of Women” e Mary Wollstonnecraft ėshtė shkruar mė 1792, “The Subjection of Women” e John Stuart Mill, mė 1867. Mė 1848, njė lėvizje feministe e organizuar, mbajti njė kongres nė Seneca Falls, New York, me kujdesjen e Elizabeth Cady Stanton dhe Lucretia Mott.

36 I lindur nė Afganistan, el Afgani (1839-97), jetoi nė Indinė britanike, Mekkeh, dhe Kostantinopol pėrpara se tė bėhej udhėheqės i lėvizjeve reformatore nė Egjipt.Ai besonte se gratė kanė cilėsi natyrore tė barabarta me burrat.

37Muhammed ‘Abduhu (1849-1905), e mbėshteti reformėn e tij, nė kthimin drejt parimeve themelore tė Islamit. Ai argumentoi arsimimin e grave dhe insistoi qė pėrmirėsimi i gjendjes sė grave ishte njė hap i domosdoshėm drejt reformave sociale tė shoqėrisė islame.

38 Dishepull i Muhammed ‘Abduhusė, Kasim Amin (1865-1908) jetoi dhe punoi nė Egjipt. Ai shkroi The Emancipation of Women and The New Woman.

39 Shiko The Tunisian Code of Personal Status (Maxhallat al Ahėal al Shakhsiyah), pėrkthyer dhe ribotuar nė The Middle East Journal, XI, 1957, Libri I, Paragrafi 18.

40 The Tunisian Code of Personal Status, Libri II, Paragrafi 30.

41 Sh. Shaukat Mahmood, Muslim Family Laws Ordinance, 1961 (Lahore, W. Pakistan: Pakistan Law Times Publications, 1968, botimi i parė.1962), f.27.

42 Vendimi i organeve lokale muslimane tė Singapurit, pėrmendur prej J. N. D. Anderson, “The Eclipse of the Patriarchal Family in Contemporary Islamic Law,” Family Law in Asia and Africa ed. J. N. D. Anderson (New York: Frederick A. Praeger, 1968, botimi i parė.1967), f. 228. Provinca tjetėr e Malajzisė, Selangor, nuk e lejon talak-un pa aprovimin e kadi-ut dhe pajtimin e gruas me rregullat e tij, nė lidhje me martesėn dhe divorcin, mė 1962. Nė vendimin e organeve muslimane tė Singaporit, 1957, divorci mund tė regjistrohet vetėm nėpėrmjet kadi-ut dhe pasi ai ėshtė siguruar se burri dhe gruaja kanė dhėnė pėlqimin (Ahmed Ibrahim, Islamic Law in Malaya (Singapore: Malaysian Sociological Research Institute, Ltd., 1965), f.207.

43 Nė Turqi gratė kanė votuar prej vitit 1930; nė Siri dhe Indonezi, prej 1949; nė Liban, prej 1952; nė Egjipt dhe Pakistan, 1956; nė Tunizi, 1957; Malajzi, 1959; nė Algjeri, 1962; nė Irak, 1967. Franca iu dha grave tė drejtėn e votės vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe deri kėtė ditė gratė e Zvicrės nuk votojnė.

44The Tunisian Code of Personal Status, Book I, Paragarafi 24, thotė se burri nuk ėshtė kujdestar (roje) i pasurisė sė gruas.

45 Kjo ndodhi nė nivelin fillor mė 1960. Qė nga ajo kohė, arsimi u bė i hapur pėr vajzat, prej nivelit tė edukimit parashkollor (kopshtet e fėmijėve) deri nė nivelin universitar, megjithėse nė fusha tė kufizuara.

46 Numri i vajzave nė shkollat e Egjiptit, midis viteve 1921-1922 dhe 1949-1950 u rrit mbi 20 %. (Nelja Izzeddin, The Arab World Past, Present and Future (Chicago: Henry Regnery Company, 1953), f. 307. Nė Irak, gjatė tė njėjtės periudhė, numri i vajzave tė regjistruara nė shkolla u rrit prej 160 nė mbi 44 000 (Po aty, f.308).

47 Mė poshtė janė dhėnė pėrqindjet e regjistrimeve tė pėrgjithshme nė bazė tė gjinisė tė gjashtė vendeve muslimane. Kėto statistika janė marrė prej Access of Women to Education, The Fifteenth International Conference on Public Education, Konferenca e Pesėmbėdhjetė Internacionale mbi Arsimin Publik e mbledhur prej UNESCO dhe I.B.E. (Geneva: International Bureau of Education, 1952), Publikimi Nr. 141.

48 ”Arsimimi ėshtė detyrė e shenjtė e ēdo muslimani dhe muslimaneje.” Ky ėshtė njė hadith i cituar prej Muhammed Marmaduke Pickthall, The Cultural Side of Islam (Lahore, Pakistan: Sh. Muhammed Ashraf, 1969, botim i parė.1961), f. 142.
 
Top
0 replies since 16/6/2011, 20:35   192 views
  Share