MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Dieta per ekuilibrimin e acidit ne trup

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 13/5/2011, 20:14     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Dieta per ekuilibrimin e acidit ne trup
sqarim mbi dieten per ekuilbrimin e acidit ne trup ...

Per te kuptuar kete diete, duhet lexuar postimi i pare i kasaj teme , dhe duhet bere kujdes ne percaktimin e pozicionit tuaj ,pra nese ju nuk keni asnje problem , nga ato qe paraqiten me larte mund edhe te mos e beni, por edhe nese e shikoni te arsyeshme mund ta beni vetem per disa dite dhe te shikoni nese keni ndonje ndryshim ne trupin tuaj , megjithate dieta nuk eshte aspak e rrezikshme, dhe nuk kufizon sasine e ushqimit qe duhet ngrene , por kufizon vetem ushqimet qe duhen ngrene, per nje periudhe te caktuar kohe.

Qellimi i kesaj diete eshte ekuilibrimi i raportit Acido/Baziko ne trupin tone pa perdorur asnje ilac, qe jane te demshem , dhe qe nuk eliminojne shkakun e prishjes se ketij raporti, por mundohen te eliminojne pasojat e prishjes se ketij raporti ,duke mbrojtur organizmin tone nga acidet nepermjet reaksioneve qe kryhen nga ilacet , te cilat bejne ekuilibrimin e ketij raporti per aq kohe sa ka efekt ilaci , duke na detyruar te blejme gjithmon ilace kur fare mire mund te na keshillojne te perdorim nje ushqim te ekuilbruar , qe ky acid te mos krijohet , por kjo gje nuk i intereson shoqerive farmaceutike, pasi nuk shesin dot me produktet e tyre duke na mesuar sic kane bere deri tani se per cdo semundje duhet paraqitur tek mjeku pastaj ne farmaci per te marre ilacin dhe rrethhi duhet te jete gjithmon ky dhe vetem ky, por kohet kane ndryshuar dhe ky rreth eshte çare duke marre nje forme tjeter .
Paraqitja tek mjeku, gjetja e sakte diagnozes, dhe kurimi me metoda natyrale, ne radhe te pare ushqimi, pastaj edhe barna te ndryshme nga mjekesia popullore , nga te cilat ne fund te fundit dalin edhe ilacet

Njohuri

1- Gjate nates trupi yne qendron ne pozicionin shtrire mbi krevat , dhe te gjitha lengjet e trupit, sidomos lengjet tretese te stomakut (acidet) qendrojne per efekt rendese dhe ene komunikuese ne te njejtin nivel, ndersa me ngritjen nga pozicioni shtrire ne kembe te gjtha keto lengje fillojne te levizin per efekt rendese ne pjesen e poshteme te trupit,( fakti qe kur ecim shume apo qendrojme shume ne kembe na fryhen dhe na dhembin kembet eshte pikerisht per kete efekt) dhe ne rastin tone ajo qe na intereson jane acidrat qe jane mbledhur ne stomak gjate nates, ( pasi stomaku leshon vazhdimisht lengjet e tij edhe gjate pushimit na sasi te vogla ) te cilat nepermjet valvoles ,( e cila lejon kalimin e ushqimit vetem ne nje drejtim ) se daljes se ushqimit nga stomaku hyjne ne Intestino( zorra e trashe ) dhe prej aty duhet te neutralizohet nga lengjet e tjera sic jane ato te temthit qe i ulin dhe ndryshojne shkallen e acidit per te mos demtuar vete organizmin.Prandaj dhe ne, pak pas zgjimit kemi uri dhe degjojme zorret qe kercasin , c'far duhet te bejme ?? shume prej shqiptareve i fusin nje teke raki per te djegur " mikrobet " ose akoma me keq nje kacurel( koktei pijesh alkolike me ngjyre ) apo konjak , nje dopio kafe dhe shkojne ne pune per ata qe punojne , gje qe do te thote te hedhesh benzine mbi zjarrin, prandaj dhe shum te rinj ne Shqiperi jane me ulcer ne stomak
Disa te tjere perdorin qumeshtin me biskota ne mengjes gje qe shton perseri acidin, pasi qumeshti eshte shum acid sidomos ai i lopes, kurse i deles dhe dhise me pak biskotat gjithashtu kane gjalpe dhe soluzione kimike per ruajtejen e tyre me perjashtim te atyre qe behen ne shtepi.

C'far duhet bere ??

Duhet ngrene, dhe jo pire duhen ngrene proteina te cilat do te na duhen per te perballuar punet gjate dites, duhen ngrene proteina ne menyre qe te shfrytzojme acidin qe ndodhet ne stomak ne interesin e organizmit tone dhe ne rastin konkret per kuren duhet ngrene mish per ata qe mund te gjejne proshute PARMA ose San Daniele rreth 100 gram proshute te prera holle dhe te futur ne nje ose dy tre panine (buk ) pse proshut ? sepse organizmi yne tret me mire dhe ka nevoje per mish te gjalle se sa te zier. Ne Shqiperi mund te perdoret edhe mishi i thate ne vend te proshutes , pasi ne te ndodhen edhe elemente ushqyes qe shkaterrohen me zjerjen e tij . Sepse jane mish i stazhionuar pa preparate kimike stazhionimi i tyre zgjat deri ne dy vjet ne menyre natyrale te lyer me kripe dhe ne ambient te thate duke i xhiruar ate cdo dite.
Per ata qe nuk kane mundesi te gjejne keto dy lloj proshutash, mund te perdorin mishin e pules( kofshat) pa lekure , i cili duhet ziere ne darke , dhe duhet ngrohur ne mengjes me mikronde me mire, pasi ngrohet me shpejt por ne asnjemenyre ne tigan me vaj ose gjalpe per ate qe nuk ka mikronde ne furre por duhet te jete dikush tjeter qe t'ia pregatise, pasi gjate kohes qe ti merresh me ngrohjen minutat kalojne dhe acidi del nga stomaku, keshtu qe kur ha me vonese ben efekt te kundert ushqimi pret ne stomak derisa ky i fundit te leshoje perseri lengje tretese , ndersa ne na intereson te shfrytzojme ato qe jane dhe qe na demtojne nese i leme te na ikin poshte.
Pra perfundimisht mbas ketij sqarimi ne mengjes sapo te coheni ne kembe brenda 5 deri 10 min duhet te keni ngrene nje nga variantet e mesiperme pa asnje kufizim ne sasi hani deri sa te ngopeni mire pastaj duhet te hani nje kokerr molle te tipit GOLDEN qe jane molle si te verdha ose ROYAL GALA , kujdes !! mollet duhet te jene shum te bera pasi te paberat kane perqindje te larte acidi.Mollet duhet tu hiqet lekura.Ky ushqim eshte i bollshem deri ne dreke por nese keni pak uri rreth ores 9-10 mund te hani te njejten gje por shume me pak ose me mire nje kokerr dardhe e tipit ABATE ose KAISER edhe keto shum te bera.

2-Ne dreke duhet ngrene vetem pjata e dyte , qe mund te jete peshk jo i skuqur (me vaj ose gjalp ) por mundesisht i pjekur ne furre apo zgare dhe nuk i hidhet limon apo vaj persiper, Ose te gjitha mishrat e bardha si ai i pules, gjeli i detit kur eshte i vogel te cilet treten me shpejt ne organizem , e shoqeruar me nje pjate sallat jeshile pa asgje tjeter brenda, si ( qepe domate etj ) e sperkatur me kripe ,dhe me vaj ulliri te vjeteruar, dhe me aciditet te ulet,(ne tregun italian deri tani vetem marka " SAGRA BASO ACIDITA " ka perqindjen e acidit 0,3% brenda normave te KE qe eshte 08% max.
Salla ta nuk duhet te jete me kercell te madh qe quhen edhe " nervature " por duhet zgjedhur tipi i sallates qe ka gjethe sallate pa kercell ose me kercell shum te holle pra duhet marre vetem gjethja jeshile pa kercejt e bardhe. Ne gjethet e vogla dhe te reja ky kercell mund te lihet pasi eshte ende i njome dhe i paperfillshem. pse duhet zgjedhur kjo sallate ??
Sepse stomaku i njeriut nuk i tret perimet dhe frutat por vetem vetem i copton ato ,dhe i pregatit per ne zorren e trashe dhe aty jane bakteriet qe merren me to duke i shperbere ato dhe marre prej tyre elementet e nevojshem neqoftese kjo pjese e zorres nuk punon sic duhet ato qendrojne ne zorre me dite te tera pa u tretur dersa kalbezohen fermentohen duke cliruar gaz dhe duke krijuar probleme " digestive " tretje, dhe ato qe treten me me vonese jane pikerisht kercejte e sallates .Gjithashtu sallata duhet edhe per te bere fekalet me te buta dhe me elastike ne menyre qe te levizin me lehte ne zorre.dhe sidomos ne kthesat e saj.Sallata shoqerohet me buke por jo buka te shoqerohet me sallate . Mundesisht jo ekstremet e bukes , si ato shum te bardha apo shum te zeza por ate normale qe dikur i thonim buk 50-ce, ose panine te ndryshme pa shum vaj apo qumesht , gjithashtu mund te perdoret edhe kulaci pa shum maja birre .
Ne fund nje kokerr molle ose dardhe te qeruar , nga ato qe kemi thene me siper.

3-Ne darke nuk duhet ngrene asnjeher mish ose peshk per arsye se organet tretese dhe gjith trupi mbas nje dite pune te lodhshme duhet te pushoje si rrjedhim organizmi yne ngadaleson metabolizmin dhe punen e organeve te tij ndersa ne i japim ushqim kalorik dhe bejme te punoje i sforcuar me ore te zgjatura ne nje kohe kur ne nuk kemi nevoje per ate energji ne ate moment. Prandaj ne rastin konkret duhet te marrim nje pjate makarona ose pilaf i sperkatur me vajin e ullirit qe thame pak me lart makaronat dhe orizi duhet te ziejne vetem me uje dhe me asnje leng tjeter pastaj ta shoqerojme me sallat jeshile sipas asaj qe tham me lart. Ne fund nje kokerr molle nga ato qe thame me lart.

Makaronat duhet te jene te tipit Voijello sepse nuk permbajne latosio qe kthehet shpejt ne acid.
ndersa orizi duhet te jete i llojit Superfino .
Vaji duhet ti hidhet makaronave kur te jene pak te ftohta mbas kullimit per arsye se po te hidhet kur jane te nxehta vaji ngrohet dhe kthehet shpejt ne acid ne stomak..


Uji

Eshte shum i rendesishem per organizmin tone dhe uji me i mire eshte ai i burimit te malit ose uji i bores , por qe pihet ne burim dhe jo kur mbyllet ne shishe dhe trasportohet ne vende te tjera pasi humbet shume nga vetite e tij dhe behet i rende pse ?? sepse kthehet ne uje te ndenjur duke u liruar edhe nga molekulat e ajrit qe ndodheshin ne te dhe duke depozituar ne fund te saj elementet perberes.Kjo ben qe ky uje te jete i rende per stomakun tone pasi eshte kthyer ne nje mase unike pa molekula ajri prandaj qe uji i shishes te rifitoje vetite e tij fillestare duhet te veprohet si me poshte .

Merrni nje shishe uje 1 litroshe hiqni prej saj dy gota uje mbylleni tapen dhe tundeni fort shishen per 35 sekonda duke e mbajtur ate me te dyja duart ne dy skajet e saj dhe duke e tundur ate lart e posht ne drejtim horizontal te shishes dhe jo vertikal pasi perzierja me ajrin qe ndodhet ne shishe kryhet me shpejt dhe me uniforme, ne kete menyre kemi lehtesuar ujin, dhe dobesuar strukturen e tij molekulare gje qe lehteson asimilimin e tij nga organizmi ne nje kohe te shkurter duke na bere qe te ndjehemi shume lehte pas pirjes se tij . Kjo veti zgjat vetem 5 minuta prandaj nese do pini perseri duhet ta perzieni ate perseri .E njejta gje ndodh edhe me ujin e burimeve te cilet jane gjithmon ne levizje .

C'far nuk duhet te hame gjate kesaj diete

duhet thene jo: domateve, specave, patellxhan,patate,carota,kunguj
jo vajit te skuqur dhe te ngrohur jo te gjitha ushqimeve te skuqura.
Jo mishit te kuq si mish vici lope etj,, ( ben perjashtim proshuta parma e san daniele)
jo qumshtit dhe gjith derivateve te tij
jo alkolit uthulles dhe ushqimeve te ketij tipi,si gogozhare,turshi etj...
jo lakra lulelakre
nuk duhet te pini uje te ngrohte ose te zier .
nuk duhet te beni banje ne vaske. Uji i ngrohte i vaskes liron trupin por bllokon tretjen e ushqimit pasi ndryshon temperaturen e brendshme te zorreve te cilat nuk muund te bejne reaksinet e tyre ne nje temperature me te ulet ose me te larte .
Keto ushqime nuk duhet te preken gjate kohes se dietes .

C'far mund te ha gjate kesaj diete

Makarona qe ne perberje te saj nuk kane latosio
oriz superfino, pra jo oriz integral
molle golden dhe royal gala
dardha te tipit abate ose kaiser gjithmon shum te bera.
peshk ne zgare me kripe , duke hequr lekuren dhe pa vaj gjalp apo limon
proshut Parma ose san daniele
kofsha pule krahe dhe e trasha e kofshes deri diku edhe gjeli i detit kur eshte ende i vogel. pra te gjith mishrat e bardhe.

Recata ne menyre te shkurter

Mengjes 5 deri 10 min e para te zgjimit mish pule me kripe ose pa kripe sipas deshires ose panine me proshut, sasia sipas deshires ha sa te duash dhe ne fund nje kokerr molle ose dardhe te qeruar , gjithmon nga ato qe jane shkruar me lart.

Dreke Peshk, pule ose proshut (zgjidhni vetem nje prej tyre ) nje pjat sallat jeshile dhe molle ose dardhe

Darke makarona ose oriz nje pjat sallat jeshile dhe molle ose dardhe.

gjate kesaj diete duhet pire vetem uje ne menyren e pershkruar me siper .
mund te pini edhe kafe por pa e tepruar.


Kjo diete nuk ka kufi ne sasine e ushqimit mund te hash sa te duash por vetem nga ato qe jane shkruar ketu, kjo diete duhet te zgjase 15 dite dhe oraret e ngrenies duhet te respektohen pra nuk mund te hash kur te kesh kohe ti por kur e kerkon stomaku ne megjes dreke dhe darke ne kete pike mundohuni te jeni sa me te perpikte.
Ne fund te ketyre 15 diteve fytyra juaj nuk do kete me pucra do jete shume e lemuar dhe e bardhe lekura perreth syve do mblidhet dhe ju do rinoheni disa vite .
Intestino ( zorra e trashe) do shfryhet dhe do kthehet ne dimensione reale, ndersa fizikisht do keni nje mireqenie te pergjithshme trupore dhe mendore .
Kjo diete nuk eshte e sajuar nga mua por nga studiues qe merren me kimine e trupit te njeriut une vetem kam paguar per tu vizituar dhe kuruar me kete diete dhe mund te them qe funksionon shume mire .
 
Top
0 replies since 13/5/2011, 20:12   792 views
  Share