MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Pyetje pėr celulitin

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 13/5/2011, 20:04     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


13 pyetje pėr celulitin

Rregulla, dieta, aktiviteti fizik, trajtime estetike. Ēfarė duhet tė dini? Pėrgjigjet pėr dyshimet mė tė zakonshme dhe kėshillat pėr ta luftuar atė.Tė dish gjithēka pėr celulitin do tė thotė tė kesh mė shumė armė pėr ta luftuar, ose tė paktėn pėr tė ndalur keqėsimin e tij. Le tė shohim, nėpėrmjet pyetjeve mė tė zakonshme identitetin e kėtij ndryshimi qė e privon

1 - A ėshtė celuliti shqetėsim i vėrtetė?
Mjekėt e konsiderojnė njė shqetėsim tė vėrtetė qė pėrfshin shtresat e lėkurės si dhe qarkullimin e lėngjeve. Nė tė vėrtetė, ėshtė pasoja mė e dukshme e njė shtimi vėllimi anormal tė qelizave qė pėrbėjnė indet depozituese, nė prani tė tė cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnė mirė, duke i lėnė vend e hapėsirė grumbullimeve. Efekti "lėkurė portokalli" fryrjet, humbja e kompaktėsisė sė lėkurės qė karakterizon shfaqjen e celulitit janė me njė fjalė shprehje e ngadalėsimit tė qarkullimit tė likuideve pėr shkak tė zhvillimit tė ekzagjeruar tė indeve depozituese. Nė sferėn mjekėsore si pėrgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive tė tepėrta, si dhe shtimi i vėllimit tė indeve depozituese.

2 - Dobėsimi ndihmon nė pakėsimin e tij?
Grumbullimi i indeve depozituese qė shfaqen pashmangshėm nga shtimi nė peshė, shkaktojnė e favorizojnė shfaqjen e celulitit, e nga ana tjetėr pengojnė zhdukjen e tij, qoftė edhe nėpėrmjet aktivitetit fizik. Pa dyshim qė dobėsimi deri nė arritjen e peshės ideale nė proporcion me gjatėsinė e pėrbėrjen fizike, kėshillohet si strategji anticeluliti e madje tepėr efikase. Pėr tė bėrė njė llogari tė pėrafėrt, numri i kilogramėve qė duhen humbur nė raport me cm e gjatėsisė, pėrtej 1 metri, ėshtė 7 nėse trupi ėshtė i hollė, 5 nėse ėshtė normal, e 3 nėse ėshtė i fortė (i mbushur). P.sh. pesha ideale e njė femre nė konstrukt tė hollė, e gjatė 1,70 m ėshtė 70-7=63 kg.

3 - A ekziston ndonjė dietė anticeluliti?
Dieta ideale pėr tė luftuar celulitin, qė nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete qė ēdo femėr duhet tė mbajė pėr tė ruajtur peshėn, duke garantuar njėkohėsisht mirėqenien dhe efikasitetin e organizmit. Mė saktė, pėr tė kontrolluar celulitin pa e varfėruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisė, duhet marrė pėrditė 2200 kalori tė shpėrndara nė kėtė mėnyrė: 15% proteina (mish, qumėsht e prejardhjet e tij, peshk, vezė, perime) duke mos harruar qė njė gram proteinė pėrmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpė, djathė, sallam, mish), duke ditur qė njė gram yndyrė pėrmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukė, biskota, fruta, sheqer) dhe qė njė gram karbohidrate pėrmban 4 kalori. Dietės bazė i shtohen sasitė e frutave e perimeve, tė nevojshme pėr shkak tė kripėrave minerale e vitaminave. Kush ka nevojė vėrtet qė tė dobėsohet duhet tė marrė 500-600 kalori mė pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes nė proporcionet e ushqimeve.

4. Pėrse duhet pakėsuar konsumimi i kripės?
Nė prani tė celulitit ėshtė mirė tė pakėsohet konsumimi i kripės pasi natriumi qė e pėrbėn provokon grumbullimin e lėngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve qė shoqėrohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lėngjeve tė organizmit, duke i bėrė mė pak fluidė, nė qarkullimin e tyre. Pėr tė kthyer lėngjet nė shkallėn normale tė densitetit, nė organizėm lindin dy mekanizma mbrojtės: grumbullimi hidrik dhe etja. Pėr shkak tė sė parės, organizmi mban sa mė shumė tė jetė e mundur lėngjet e tij, (urina pakėsohet), ndėrkohė qė pėr tė dytėn merret aq ujė sa tė shkrijnė si duhet lėngjet e organizmit. Nė momentin qė shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon tė shkojė nė kapilarė mė shumė se zakonisht e kėsisoj shton sasinė e lėngjeve prezentė midis qelizave, grumbullimi i tė cilėve shfaqet me fryrjet e lėkurės. Nevoja ditore e natriumit, pėrgjithėsisht mbulohet nga konsumi i vegjetalėve, djathit, peshkut, mishit. Pėr tė mos ngrėnė mė shumė se ē'duhet ėshtė mirė qė pjatat tė aromatizohen me barishte e erėza.

5. Cili ėshtė aktiviteti fizik mė i pėrshtatshėm?
Njė aktivitet fizik anticelulit duhet tė ndjekė 3 objektiva: tė favorizojė eliminimin e grumbullimit tė yndyrave, tė rregullojė qarkullimin e lėngjeve, e ta rikthejė tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet pėrmbushet nga walking, ose mė mirė shėtitja me hap tė fortė, ose biēikleta. Pėr tė arritur rezultatet e dukshme brenda njė kohe tė caktuar, duhet ecur tė paktėn 5 herė nė javė pėrreth 45 minuta. Shpejtėsia e duhur ėshtė ajo qė tė lejon tė ecėsh pa t'u marrė fryma. Si alternativė mund tė pedalosh ēdo ditė pėrreth 35 minuta, pa t'u marrė fryma. Ideale do tė ishte alternimi i tė dy aktiviteteve. Ndėrsa sportet e rėnda, s'bėjnė dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojė djegien e yndyrave, por atyre tė sheqernave. Organizmi varfėrohet kėshtu nga burimi i tij energjik: rezultati ėshtė njė lodhje e shpejtė, qė nuk tė lejon vazhdimin e aktivitetit tė paktėn 35-40 minuta pa ndėrprerje. Me pak fjalė: njė aktivitet muskulor pak intensiv, por i zgjatur, dobėson mė shumė se njė aktivitet i fuqishėm, pasi lejon pėrdorim si burim energjie depozitat e yndyrave.

6. Mė mirė ēorapėt apo getat?
Pėr tė penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar tė gjitha veshjet e ngushta qė shtrėngojnė zonėn e kofshės. Nė tė vėrtetė, pėrdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt tė gjakut pasi vėshtirėson kthimin e gjakut nga pjesėt e poshtme nė zemėr. Janė perfekte ēorapėt e lirshme, e sidomos ato qė ushtrojnė pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lėngjeve.

7. Ē'lloj kėpuce duhet zgjedhur?
Edhe zgjedhja e kėpucėve pėrbėn element tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr celulitit, pasi kėpuca kushtėzon lėvizjen e kėmbės dhe vendosjen e saj korrekte, nga ku varet edhe presioni i mjaftueshėm pėr ngjitjen e gjakut lart. Kėpucėt ideale, janė ato qė janė tė rehatshme pėr kėmbėt dhe me taka midis 3-5 cm. Nė tė vėrtetė, njė takė mė e lartė, i detyron kėmbėt tė marrin pozicion jo tė natyrshėm, tė papėrshtatshėm pėr mbajtje e peshės sė trupit. Dhe, nga ana tjetėr, njė takė mė e ulėt, e detyron kėmbėn tė rrijė shesh, d.m.th. nė njė pozicion qė e pengon kėmbėn tė kryejė lėvizje tė natyrshme e tė lehta. Nė tė dyja rastet, gjaku qarkullon mė me vėshtirėsi, e me kalimin e kohės, favorizojnė keqėsimin e celulitit.

8 - Cilat janė mėnyrat "shtėpiake" pėr ta luftuar?
Kompresat me ujė e kripė ose me argjilė mund tė pėrmirėsojnė pamjen e lėkurės nga celuliti dhe tė ulė fryrjet e dukshme. Kompresat me ujė e kripė, duhet tė pėrshijnė tė gjithė kėmbėn (nga kavijet, tek vithet). Pėr kėtė tė pėrdoren copa tė lagura, pėrreth 15-20 minuta do ditė, akoma mė mirė nėse bėhen para gjumit. Ndėrsa argjila, duhet pėrgatitur nė 2 lugė vaj, njė lugė vaj ulliri e 4 lugė argjilė, e cila duhet bėrė njė masė e trashė e homogjene qė aplikohet direkt mbi zonėn qė duhet trajtuar rreth njė orė dhe 2-3 herė nė javė.

9 - A funksionojnė kremrat anticelulite?
Ato pa dyshim qė pėrmirėsojnė pamjen e lėkurės, si dhe favorizojnė shkrirjen e yndyrave dhe pakėsimin e grumbullimeve hidrike. Pa dyshim qė jo tė gjitha produktet janė njėsoj mes tyre. Sipas pėrbėrėsve aktivė qė pėrmbajnė mund tė kryejnė p.sh. forcimin e enėve tė gjakut (periferike), forcojnė e tonifikojė si dhe hidratojnė. Megjithatė, pėr tė parė rezultatet e tyre ėshtė mirė qė tė pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė, sidomos ēdo ditė 6 javėt e para e pastaj 1-2 herė nė javė. Pastaj ėshtė mirė qė tė aplikohen duke u shoqėruar me masazh, i cili ndihmon nė thithjen e tyre tė shpejtė.

10. Po masazhi limfodrenues ē'ėshtė?
Ky masazh favorizon njė qarkullim tė limfės nė hapėsirat midis qelizave. Limfa ėshtė lėngu qė prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarėt, pjesėrisht hyn nė vena, nga ku ngjitet nė zemėr e pjesėrisht nė kapilarė, tė cilėt janė porozė, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndėrmjetės. Ndėr sasi tė vogla ngelen tė lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricė shfaqen fryrjet. Nė qoftė se masazhi bėhet nga duar eksperte, atėherė shihen edhe rezultatet mė mirė.

11. A e favorizojnė celulitin disa lloj qėndrimesh?
Disa pozicione jo tė rregullta lodhin qarkullimin e gjakut, duke keqėsuar kėsisoj celulitin. Midis tyre, qėndrimi shtrembėr pėr njė kohė tė gjatė, kėmbėt e hedhura mbi njėra-tjetrėn, qėndrimi nė kurriz. Korrigjimi i tyre ėshtė i lehtė. Kur qėndrohet pėr njė kohė tė gjatė nė kėmbė, ėshtė mirė qė tė lėvizet herė pas herė mbi ndonjė bordurė ēfarėdo qoftė, kėmbėt s'duhet kryqėzuar, pasi presioni i njėrės kėmbė i ushtruar mbi kėmbėn tjetėr ngadalėson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, edhe kur qėndrohet ulur, ėshtė mirė qė kėmbėt tė mbahen pak tė mbėshtetura diku. E nė fund, ėshtė mirė qė tė flihet nė njė jastėk poshtė dyshekut, nga ana e kėmbėve.

12. Pėrse nxehtėsia e keqėson?
Nxehtėsia pėrcakton si pasojė imediate ngushtimin e venave e si pasojė dhe ngadalėsimin e qarkullimit tė gjakut, i cili shkakton grumbullimin e lėngjeve. Kėsisoj duhet qė tė ruhen kėmbėt sidomos gjatė verės ndaj diellit, duke i lagur herė pas herė me ujė, e mos tė mbėshteten pranė kaloriferit, e mos tė mbahen gjatė nė vaskė nė temperaturė mė tė lartė se 32 gradė.

13. Cilat janė mėnyrat natyrale mė efikase?
Ndihmė japin ēaji me carangth e mėllagė. Gjithashtu e mirė ėshtė boronica, e ngrėnė si fryt apo e pirė si lėng. Pėrmban pėrbėrės aktivė qė pėrmirėsojnė qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnė enėt e gjakut tė qėndrojnė tonike e elastike




Zbulohet teknika pėrfundimtare pėr ta eliminuar celulitin

Zbulohet zgjidhja pėrfundimtare pėr tė eliminuar celulitin, njė problem shumė shqetėsues, sidomos pėr trupin e fermave. Lajmi i mirė pėr botėn e kozmetikės vjen nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Bėhet fjalė pėr njė teknikė mini-pushtuese qė mund tė eliminojė jo vetėm celulitin dhe dhjamin e tepėrt rreth trupit (pėrfshirė dhe fytyrėn), por edhe pėr tė ngurtėsuar, ngritur lėkurėn e varur. Pajisja quhet Aēusculpt (pėr fytyrėn Aēulift) dhe tashmė 2 mijė pacientė nė SHBA kanė testuar efektshmėrinė e saj.

Teknika e re
Teknika e re ka marrė kohėt e fundit dhe certifikimin e sigurisė evropiane. Ajo tashmė ėshtė pėrdorur suksesshėm edhe nė Itali nga 86 persona. Sipas zbuluesve tė kėsaj teknike, ajo ėshtė shumė mė e saktė dhe mė e fuqishme se aparatet e tjera homologe dhe mbi tė gjitha ajo ėshtė mė pak invazive dhe nuk ka efekte anėsore, qė e bėn tė pėrshtatshme edhe pėr zona tė ndjeshme tė tilla: si fytyra, ana e brendshme e kofshės, krahu ose gjuri. Aēusculpt shkrin yndyrėn pėrmes tubave tė vogla (rreth 1 ose 2 milimetra) qė lėshojnė nxehtėsi shumė pak nė dallim nga laserėt tradicionale tė pėrdorura deri tani.
Profesor Luka Siliprandi nė Institutin e Kirurgjisė Plastike, tė Universitetit tė Padovės shpjegon se “energjia e laserit nėpėrmjet shtresave mė sipėrfaqėsore tė dhjamit, ēon nė tėrheqje tė lėkurės dhe lifting stimulon prodhimin e kolagjenit natyror tė saj. Pėr kėtė arsye, kjo teknikė mund tė zbatohet edhe nė moshat mbi gjashtėdhjetė vjeē, qė kanė elasticitet tė dobėt tė lėkurės. Aēusculpt premton heqjen e plotė tė dhjamit dhe celulitin me mė shumė pak dėmtime nė ind se metodat tradicionale e pėrdorura deri tani.

Ilaēet bimore
Pėrveē trajtimeve kozmetike pėr trajtimin e celulitit,
Qė kryhen nė qendra tė specializuara dhe kanė njė kosto jo tė vogėl, ekzitojnė njė sėrė ilaēesh bimore qė vijnė nė ndihmė tė kėsaj patologjie. Kėto produkte, qė nuk kanė asnjė efekt anėsor pėr organizmin kanė dhėnė efekte pozitive jo vetėm pėr evitimin e celulitit, por edhe pėr tė rėnė nga pesha, pa dėmtuar lėkurėn.

Tarasako
Tarasako (Taraxacum officinale) ėshtė njė bimė qė njihet pėr karakteristikat e saj si favorizuese nė funksionin tretės dhe depurativ (pastrues) tė organizmit, veti kėto qė rrisin rėndėsinė e saj si ndihmėse nė dietat pėr uljen e peshės dhe pėrmirėsimin e funksioneve osteoartikulare. Po ashtu, tarasako ka dhe shumė pėrdorime tė tjera tradicionale. Pėr shembull, kjo bimė pėrdoret si laksativ i lehtė, tonik i mėlēisė, diuretik dhe depurativ dhe antiedematoz. Rrėnja, qė pėrbėn dhe pjesėn e bimės qė ka vetitė e mėsipėrme pėrmban fruktozė, tarasakoside, laktone tė hidhura, triterpeni, laktoni sesquiterpenike, sterole etj.

Mormodica
Mormodica ėshtė njė bimė qė rritet nė Azi dhe pėrdoret nga vendasit edhe nė ushqimin e pėrditshėm. Kjo bimė ka efekt ipoglicemizant, pra ul nivelin e sheqerit nė gjak, prandaj dhe pėrdoret nė dietat e ndryshme pėr dobėsim, sepse ndikon nė metabolizmin e sheqernave. Pėr efektet qė ka kjo bimė nuk rekomandohet tė merret nga persona qė vuajnė nga ipoglicemia (nivele tė ulėta tė sheqerit nė gjak) dhe nga gratė shtatzėna (edhe pse nuk ka studime tė mirėfillta qė konfirmojnė kėtė kundėrindikim). Kjo bimė ėshtė e pasur me vitamina dhe minerale si: hekur, kalcium, fosfor, kalium, fibra ushqimore, vitaminė A, C, B1, B3 etj. Pėrdorime tė tjera tė kėsaj bime janė nė: HIV/AIDS, tumore, diabet, etj.

Coleus
Coleus pėrmban njė substancė tė quajtur forskolin, qė duke stimuluar gjėndrėn tiroide bėn tė mundur humbjen e yndyrave. Por nė ndryshim nga efedrina qė ėshtė pėrdorur shpesh pėr kėtė qėllim, forskolina nuk ka efekte anėsore si rritje e tensionit, takikardi, nervozizėm dhe shqetėsime tė sistemit nervor. Me kalimin e viteve ėshtė gjithnjė e mė e vėshtirė tė humbet pesha nėn ndikimin e substancave si kafeina, ose duke stimuluar gjėndrėn tiroide ose insulinėn.
Forskolina ėshtė parė qė anulon kėtė humbje sensibiliteti duke ripristinuar njė nivel metabolik tė djegies sė yndyrave si nė njė organizėm tė ri. Kjo ėshtė njė avantazh plus pėr moshat mbi 40-vjeē, te tė cilėt pilulat dhe sistemet e dobėsimit tė tipave tė tjera nuk janė shumė efektive. Dhe sė fundmi, ėshtė parė qė forskolina ruan muskujt gjatė dietave pėr dobėsim.
Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse dihet qė njė pjesė e konsiderueshme e peshės sė humbur nga dietat dobėsuese i pėrket muskujve qė i jep formėn trupit dhe djeg kaloritė. Kjo ėshtė arsyeja qė shpesh personat nė dietė nė fund tė saj kanė njė paraqitje mė pak tė kėnaqshme edhe pse kanė humbur peshė.

Kromi
Kromi ėshtė njė mineral esencial qė ndihmon organizmin tė djegė kaloritė, tė humbė yndyrat dhe peshėn duke ruajtur muskujt. Kromi e ndihmon organizmin tė normalizohet nga pikėpamja metabolike dhe stabilizon fazėn pėr njė dobėsim tė sigurt dhe afatgjatė. Pjesa mė e madhe e amerikanėve qė hanė shumė karbohidrate dhe yndyra zhvillojnė njė gjendje nė tė cilėn trupi dėrgon kalori nė qelizat dhjamore, pėr ta konservuar aty nė vend qė ta dėrgojė nė muskuj pėr ta transformuar nė energji. Kjo bėn qė jo vetėm tė rritet sasia e dhjamit, por edhe ajo e kolesterolit nė gjak. Kromi i kombinuar me njė dietė tė ekuilibruar dhe ushtrime fizike mundėson uljen e peshės. Nė prani tė njė sasie tė caktuar, kromi i “dėrgon” organizmit kaloritė nė vendin e duhur dhe ndihmon trupin tė djegė yndyrat. Kromi ndihmon gjithashtu edhe pėr tė mbajtur nėn kontroll oreksin.

Glukomanani
Glukomanani ose e njohur ndryshe si rrėnja e bimės sė konjakut pėrmban glukomanan qė falė fibrave tė tretshme, nė prani tė ujit fryhet duke thithur deri nė 100 herė volumin e saj dhe duke bėrė qė tė ndihemi tė ngopur me stomakun plot. Pėrveē kėsaj, kjo bimė ul absorbimin e sheqernave, yndyrave dhe kripėrave biliare, duke rregulluar edhe nivelin e kolesterolit.

Kajsia
Kajsia pėrdoret nė dietat pėr dobėsim, sepse ka njė efekt laksativ, duke ndihmuar transitin intestinal qė shpesh ėshtė mė i ulur nė personat mbipeshe. Grupet kėrkimore nė Universitetin e Okayames prej vitesh kanė fokusuar vėmendjen e tyre te kajsia, duke analizuar nė fillim gjethet ku kanė gjetur luteolinen si komponent tė rėndėsishėm me aktivitet inibitor mbi lipazėn pankreatike, substancė kjo nė gjendje tė ndihmojė nė ruajtjen e nivelit fiziologjik tė triglicerideve.

Banaba
Ėshtė njė bimė qė rritet nė Azinė orientale dhe qė pėrdoret kryesisht si hipoglicemizante dhe kundėr obezitetit. Principi aktiv tė cilit i detyrohen vetitė ipoglicemizante ėshtė acidi corosolic qė ka njė mekanizėm veprimi insulin-like edhe kur merret nga goja, favorizon pėrdorimin e glukozės nga qelizat dhe prandaj e quajnė fito-insulinė. Kjo veti e saj e ka bėrė qė tė shihet si trajtim me interes dhe nė personat qė vuajnė nga diabeti (qė janė insulin-vartės), por shumė mė pak nė diabetin juvenil. Pa diskutim qė tė shikohet efikasiteti duhet tė ndiqet nga njė stil jetese korrekt dhe i ekuilibruar.
Studimet klinike kanė parė qė marrja e banabes vetėm pėr 4 javė fillon tė japė rezultate tė kėnaqshme dhe pėrveē kėsaj efekti zgjat deri nė njė muaj pas marrjes. Lėvizja e niveleve tė glukozės nė gjak stimulon urinė dhe dėshirėn pėr tė ngrėnė sidomos tė ėmbėlsirave, pra duke rregulluar nivelin e sheqerit nė gjak mund tė kontrollohet mė mirė marrja e ushqimeve pra dhe rėnia nė peshė.

Acidi corosolic
Pėrveē gluicemisė, acidi corosolic ndihmon diferencimin e adipociteve (qelizat nė citoplazmėn e tė cilave depozitohen yndyrat dhe qė formojnė indin dhjamor), duke ndihmuar edhe njė herė nė rėnien nė peshė. Pėrveē uljes sė glikemisė, nga studime tė ndryshme ėshtė parė edhe njė ulje e yndyrave nė mėlēi si rrjedhojė e uljes sė akumulimit tė triglicerideve, duke ekuilibruar kėshtu situatėn totale tė yndyrave. Pėrdorimi i dozave nga 8-48mg tė acidit corosolic nuk ka dhėnė probleme toksiciteti, prandaj mund tė quhet njė bimė e sigurt pėr dobėsim.
Megjithatė, pėr mungesė tė studimeve klinike ėshtė mė mirė tė mos pėrdoret nė shtatzėni. Kjo bimė gjen pėrdorim nė uljen e niveleve tė sheqerit nė gjak, nė mbipeshė, pėr tė luftuar urinė nervore qė vjen si rrjedhojė e fluktuacioneve tė nivelit tė glicemisė dhe pėr tė pėrmirėsuar yndyrat nė pėrgjithėsi
 
Top
0 replies since 13/5/2011, 20:04   208 views
  Share