MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

ALBtelecom rrit 8 herė kapacitetin e fibrės optike me Italinė

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/4/2011, 20:24     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Deklaratė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm pėr Mediat



I pyetur nga gazetarėt lidhur me njė iniciativė private publikuar sot nė Tiranė (lidhur me shtrimin e njė kablli pėr shtimin e internetit), Drejtori i Pėrgjithshėm i ALBtelecom Sevket Acar deklaroi:



“ALBtelecom zotėron tashmė njė linjė fibėr optike qė lidh Italinė me Shqipėrinė, e cila zotėrohet nė bashkėpronėsi nga kompania jonė dhe Telecom Italia, njė nga kompanitė lider nė fushėn e telekomunikacionit nė botė. Kapaciteti aktual i kėsaj linje ėshtė 2500 Megabit. Me anė tė kėsaj linje, ne ofrojmė shėrbimet voice dhe internetit jo vetėm pėr Shqipėrinė, por mundėsojmė edhe lidhjen e Kosovės me Italinė.



Nė njė kohė kur ky kapacitet ende nuk ėshtė pėrdorur 100 pėr qind, ne po punojmė me Telecom Italia-n pėr tė rritur mė tej kapacitetet pasi parashikojmė kėrkesė tė madhe pėr pėrdorimin e internetit nė Shqipėri.Ne mendojmė tė hapim Shqipėrinė drejt botės nėpėrmjet internetit dhe e kemi shpallur vitin 2011 si vit tė internetit pėr vendin tonė. Nė njė kohė shumė tė shkurtėr, kapaciteti i linjės me Italinė do tė rritet nė 20000 Megabit dhe kjo do tė thotė njė rritje prej 800 pėr qind ose 8 herė mė shumė.



Me investimet e kryera nga ALBtelecom, Shqipėria ėshtė pikė transiti pėr Ballkanin dhe Evropėn juglindore nė fushėn e telekomunikacionit. Kjo do ta rrisė edhe mė tej rėndėsinė e Shqipėrisė dhe ne kemi kryer tė gjitha pėrgatitjet nė kėtė drejtim. Mund t’ju them sė jemi plotėsisht gati t’u japim pėrgjigje rritjes sė kėrkesės nga konsumatorėt vendas dhe rajonalė.

Me rrjetin e fibrės optike qė ne kemi aktualisht me tė gjitha vendet fqinje, mund tė sigurojmė lidhje mes Tiranės dhe ēdo vendi tjetėr nė Evropė dhe botė. Pėr mė tepėr, sė shpejti ALBtelecom finalizon projektin pėr ndėrtimin e centralit tė parė tė internetit (Internet Exchange) nė Ballkan dhe mė pas interneti dhe e-maili do tė jenė shumė mė tė shpejtė pėr trafikun kombėtar tė pėrdoruesve. Mbi tė gjitha ne po punojmė pėr tė ndėrtuar njė Qendėr tė Dhėnash (Data Center) nė Tiranė dhe nė kėtė mėnyrė do tė sigurojmė shėrbim pėr bizneset nė Shqipėri dhe vendet e rajonit.


Ne mendojmė se investimet alternative nė kėtė drejtim nuk do tė sjellin asgjė tė re ndėrkohė qė ALBtelecom prej vitesh ka ofruar kėto shėrbime nė kualitet tė lartė pėr konsumatorin shqiptar dhe po pėrmirėson nė vazhdimėsi cilėsinė duke rritur kapacitetin mė shumė se 8 herė”.
 
Top
0 replies since 18/4/2011, 20:24   69 views
  Share