MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS

Reply

Liberalizimi i vizave Schengen

« Older   Newer »
view post Posted on 27/1/2011, 22:51           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,639
Location:
DURRES

Status:


Informacione te rendesishme per qytetaret shqiptare

8 nentor 2010- Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian vendosi sot ne Bruksel heqjen e vizave Schengen, duke nisur nga dita e botimit te vendimit ne fletoren zyrtare per qytetaret shqipetar dhe ata te Bosnje Hercegovines .
Ambasada Italiane shpreh sot gjithe kenaqesine per vendimin e Keshillit te Ministrave dhe pergezon popullin shqipetar, duke uruar qe ky liberalizim te coje ne forcimin e metejshem te lidhjes tashme te fuqishme miqesore midis Italise dhe Shqiperise.
Heqja e vizave Schengen, hap padyshim mundesi te medha per qytetaret shqipetar: megjithate eshte e rendesishme te percjellim menjehere nje informacion te sakte te kushteve te reja qe do te rregullojne levizjen drejt Vendeve Schengen, kjo per te shmangur gabime dhe keqkuptime.

Liberalizimi i vizave - Udhėtim pėrurues nė Romė i njė delegacioni qytetarėsh

Ministri i Brendshėm shqiptar Lulzim Basha drejtoi nė datat 15 dhe 16 dhjetor 2010 njė delegacion prej 50 qytetarėsh shqiptar(mė sė shumti studentė, nė eksperiencn e tyre tė parė jashtė shtetit) nė njė udhėtim ne Bruksel dhe nė Romė pėr tė festuar heqjen e regjimit tė vizave Schengen pėr qytetarėt shqiptar.
Gjatė ndalesės romane, grupi i tė rinjve takoi nė Farnesina Ministrin e Punėve tė Jashtme italian Franco Frattini che vizitoi edhe sallė e Oriazi dhe tė Curiazi nė Campidolio, ku mė 25 mars 1957 u frimosėn Traktatet e Romės, tė cilėt i hapėn rrugė
procesit tė integrimit evropian.

Pėr fotografitė e takimit me Ministrin Frattini, klikoni kėtu.

Etapa italiane e udhėtimit pėrurues u mundėsua falė financimit nga firma Albacall- Gruppo Abramo.

LIBERALIZIMI I VIZAVE SCHENGEN - INFORMACIONE TE RENDESISHME PER QYTETARET SHQIPETARE

1) Cilat jane te drejtat e qytetareve shqiptare?
Qytetaret shqiptare, mbajtes te nje pasaporte biometrike kane te drejte te qarkullojne lirisht ne hapsiren Schengen, per cilindo motiv (me perjashtim te punes dhe kurave mjeksore), per nje periudhe kohe te plote jo me shume se 90 dite ne nje gjashtmujor, duke hyre e duke dale nga territori Schengen pa kufizime (90 ditet ne gjashtmujor do te llogariten duke mbledhur gjithe ditet e qendrimit ne territorin Schengen, edhe ato jo ne vazhdimsi, gjashte muajt do te fillojne nga momenti i hyrjes se pare ne territorin Schengen).

2) Cilet jane vendet Schengen?
Vendet Schengen jane te gjithe ato vende anetare te Bashkimit Europian (me perjashtim te Britanise se Madhe dhe Irlandes); ketyre te fundit i shtohen Zvicera, Norvegjia dhe Islanda.

3) Cilat do te jene rregullat per tu respektuar?
Rregulla kryesore eshte ajo e periudhes se qendrimit: ne fakt liberalizimi i vizave i perket vetem vizave afatshkurtra (deri ne 90 dite ne 6 muaj), ndersa mbetet e pandryshuar rregullorja per vizat afatgjata (vizat kombetare ose te tipit D; shiko pika 6) dhe ajo per kure mjeksore.
Qytetaret shqiptare mund te qendrojne ne territorin Schengen vetem 90 dite ne 6 muaj pa kerkuar vize. Ne rast se kane per qellim te qendrojne me gjate, duhet te kerkojne vize prane Zyres konsullore perkatese, KUJDES: kush do ta kalonte kete periudhe, duke qendruar ne territorin e Vendeve Schengen me gjate se periudha e lejuar, mund te perjashtohet (me ndalimin e rihyrjes deri ne 10 vjet).

4) Cilat jane dokumentat e nevojshme per hyrjen ne hapsiren Schengen?
I vetmi dokument i nevojshem per hyrjen ne territorin Schengen eshte pasaporta biometrike. Duke kosideruar tarifat e larta te sistemit shendetesor te Vendeve Schengen, eshte shume e rekomandueshme prerja e nje siguracioni shendetesor perpara nisjes. Gjithashtu eshte e rekomandueshme dhe prerja e biletes vajtje-ardhje (e detyrueshme nga disa shoqeri fluturimi). Qytetarit te huaj, nese i kerkohet, duhet te mund te demostroje qellimin, kushtet e mjetet e udhetimit.

5) A do te jete e detyrueshme marrja me vete e kartes se kreditit ose e lekeve kesh, apo ndonje fideiussioni bankar, ftese ose dokumenta te tjera?
Per qytetaret shqiptare do te zbatohen te njejtat rregullat qe jane te vlefshme dhe per qytetaret e Vendeve te Treta, jo antar te Bashkimit Europian: ne rast se, nga Policia e Kufirit i kerkohet, cilido qytetar i huaj duhet te shpjegoje qellimin e qendrimit te tij dhe te mund te demostroje qe mund te qendroje (prane te afermeve, te njohurve ose ne hotel) dhe qe disponon mjete financiare te mjaftueshme ne lidhje me llojin, kohezgjatjen e parshikuar per qendrimin dhe shpenzimet e kthimit te Vendin e prejardhjes. Vendimi perfundimtar per hyrjen e qytetareve te huaj ne zonen Schengen mbetet gjithmone ne kopetencat e Policise se Kufirit, e cila mund te ktheje mbrapsh qytetarin e huaj, qe nuk eshte ne gjendje te paraqese sa me siper.

6) Ne cilat raste vazhon te nevoitet kerkesa per vize?
Leshimi i vizes vazhdon te nevoitet ne rastet e kuarave mjeksore, per qytetaret shqiptare qe kane per qellim te punojne te Hapsiren Schengen dhe ne te gjitha ato raste ne te cilat qytetaret shqiptare kane per qellim te qendrojne ne territorin Schengen per me shume se 90 dite ne nje gjashtmujor, perverse sigurisht, per qytetaret shqiptare qe nuk kane akoma nje pasaporte biometrike. Llojet me te shpeshta jane: viza per studim, viza per pune, viza per bashkim familjar.

7) Po ne proceduren per kerkesen e vizave do te kete ndryshime?
Jo, procedura per vizat (si per ata qe kerkojne viza Schengen per kure mjeksore, si per ate qe kerkon vize kombetare afatgjate per studim, pune e bashkim familjar) do te mbetet e pandryshuar ekzaktesisht si me pare. Qytetaret shqiptare qe nuk jane mbajtes te pasaportes biometrike do te zbatojne te njejtat rregulla qe ishin ne fuqi perpara liberalizimit te vizave.

8) A mundet qe pas liberalizimit, te hyne ne Vendet Schengen edhe ata qytetare shqipetare qe kane pasur nje urdher largimi, ose ata te cileve per nje motiv tjeter u eshte ndaluar hyrja ne zonen Schengen per nje fare periudhe?
Apsolutisht jo. Sigurisht qe ndalimi i hyrjes se Vendet Schengen ruan te njejten vlefshmeri edhe pas liberalizimit te vizave. Personave, te cilet rezultojne ne Sistemin Informativ te vendeve Schengen, do t’iu refuzohet hyrja ne kufi.

KUJDES:
DERI NE MOMENTIN E HYRJES NE FUQI TE LIBERALIZIMIT TE VIZAVE SCHENGEN, RREGULLAT PER LESHIMIN E VIZAVE DO TE MBETEN TE PANDRYSHUARA. PRA DO TE JETE E NEVOJSHME PARAQITJA E DOKUMENTACIONIT PERKATES SIPAS LLOJIT TE VIZES.
 
PM WWW  Top
0 replies since 27/1/2011, 22:51
 
Reply