MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

SHQIPATERT NDREMJET LINDJES DHE PERENDIMIT !!!!!!!

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 27/1/2011, 20:22     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Shqiptarėt ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit


Ƈfarė ėshtė nė tė vėrtetė sot Kosova dhe shqiptarėt?! Westerianė apo Lindorė?! Oksidentalė apo Orientalė?!

Shkrua: Fatlum Sadiku

Feja islame si komponentė jetėsore tek shqiptarėt e Kosovės ka filluar tė marrė karakter substancial nė sfond masovik vetėm pas ekspandimit osman nė trevat e Ballkanit. Ƈ'ėshtė e vėrteta kontaktet e para tė shqiptarėve me fenė islame janė edhe mė tė hershme, dhe datojnė qė nga gjysma e shek. e XIII, kur tregtarėt arab filluan tė jenė prezent nė kėto treva, mirėpo megjithatė historografia nė aspektin kohor i referohet vetėm sundimit otoman si gravituese e fesė islame nė kėto treva. Por nuk ėshtė kėtu poenta. Poenta konsiston vetėm sipėrfaqėsisht nė zhvillimet kohore e mė shumė nė atė se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė sot Kosova dhe shqiptarėt?! Westerianė apo Lindorė?! Oksidentalė apo Orientalė?! Shkojmė radhazi.

Orientalizmi Shqiptar

1. Tomas Arnold si studiues fetar para njėqind vjetėsh kishe shkruar se feja islame nuk ėshtė pėrhapur me dhunė tek shqiptarėt, por ėshtė akceptuar me vetėdėshirė dhe pa imponime. Arnoldi konkludon se feja islame qe pėrhapur nė masė tė madhe tek shqiptarėt orthodoks, dhe ka ndikuar pozitivisht tek ata, ngase ata atėbotė veēse po kalonin nga faza parohiale drejt asimilimit total nė sllavė, si reperkusion presionit tė tri perandorive sllave tė mesjetės (asaj serbe, greke dhe bullgare), ikonoklastisė si rregullim politiko-juridik i shtetit tė Nemanjiēėve, si dhe mėsimit tė dhunshėm tė ēirilicės si pjesė inkorporcionale e kishave sllave. Mė vonė vetė rilindasi Faik Konica pati dhėnė njė konkluzė dhe porosi tė ēartė : "Po tė mos ishte feja islame, shqiptarėt do tė ishin mė shumė nė numėr, por shqiptarė jo". Pėrpos kėtyre, dy studiuesit britanikė J.M Rodwell dhe Edvin Jacques pos tė tjerash shkruajnė : "Sikur Turqia tė kishte pėrdorur metoda dhune nė pėrhapjen e islamit, ajo do tė arrinte unitet tė plotė. Megjithatė feja islame nuk e lejon pėrdorimin e metodave tė tilla". Mė tej studiuesi Robert Matran nė librin e tij "Historia e Perandorisė Osmane" shkruan : "Nga ana e drejtuesve osman nuk pati vullnet pėr asimilim tė popujve tė nėnshtruar, nuk pati as osmanizim dhe as islamizim me detyrim". Edhe Jacob Gould Schurman bashkėkohės i Luftėrave Ballkanike dhe Luftės sė Parė Botėrore, ėshtė i po tė njejtit mendim.

2. Noel Malcolm tek libri i tij "faith accomply" "Kosovo a short History" ("Kosova njė Histori e shkurtėr"), pėrmend njė faktorė me rėndėsi nė observimin realistik tė konstelacionit fetar tek shqiptarėt, fenomenin e kriptokrishterizmit. Substancialisht ky fenomen nėnkupton faktin qė gjatė sundimit osman nė trevat tona, kishe raste kur tė krishterėt konvertoheshin nė fenė islame vetėm formalisht, ndėrsa ruanin njėkohėsisht fenė krishtere spiritualisht ! Pra ky fakt pėrpos qė vėrteton katėrcipėrisht faktet mė lartė se feja islame nuk ishte pėrhapur me dhunė, dėshmon madje edhe njė pėr njė privilegj tė llojit tė vetė qė gėzonin tė krishterėt nė atė kohė.

3. Vetė periudha e Rilindjes Shqiptare del tė jetė reaksion i ndryshimit tė konstelacioneve politike nė Ballkan. Tė mos harrojmė se fillimisht Lidhja e Prizrenitishte quajtur "Lidhja e Aleancės Islame", dhe lindi si konsekuencė e ekspandimittė shteteve sllave drejt trevave shqiptare si dhe mundjes sė Perandorisė Osmane nga Rusia, dhe jo si njė projekt kombėtar. Mirėpo duke ditur faktin se kjo lidhje qe krijuar vetėm tri ditė para mbajtjes sė Kongresit tė Berlinit, dhe se shqiptarėt nuk ishin entitet shtetėformues, krahu reaksionist i Abdyl Frashėrit shpresonte nė idenė autonomiste.Atėbotė Perandoria Osmane udhėhiqej nga politika panislamiste e Sulltan Abdyl Hamit Hanit II, dhe ky konflikt interesash qoi mė tej nė konflikt tė hapur ushtarak dhe nė fund nė vetė shuarjen e Lidhjes. Anipse ishte legjitime kėrkesa e shqiptarėve pėr autonomi, futja nė konflikt me Perandorinė Osmane ishte njė gabim i kohės ngase atėbotė shqiptarėt mbėshtetjen e vetme e kishin tek Perandoria Osmane.

Oksidentalizmi Shqiptar

1. Triumfi i politikės sė "raisson deta't" apo "Realpolikės" nė Europė dhe dobėsimi gradual i Perandorisė Osmane, ndikoi qė rryma oksidentale tė ndihej edhe tek shqiptarėt. Qė prej Rilindjes kombėtare, formimit tė shtetit shqiptar, periudhės zogiste, noliste, enverizmit, transformimit demokratik e deri sot, Shqipėria si shtet pėrkrahu doktrinėn Rishlejane tė ndarjes sė shtetit nga feja, madje kėtė edhe nė format radikale siē ishte periudha e enverizmit kur Shqipėria ishte shtet ateist. Nė Kosovė, feja megjithė represionet ruajti ndikimin e saj mė tė theksuar, ngase format e represionit serb ishin tė orientuara mė shumė ndaj pėrkatėsisė kombėtare sesa ndaj asaj fetare.

2. Oksidentalizmi shqiptar mund tė thuhet se u etablua nė tri forma kryesore: Laicizmit (Sekularizmit), - triumfi i kombit mbi fenė nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare me Sami Frashėrin e Pashko Vasėn nė krye dhe qė vazhdoideri tek periudha komuniste ; Ateizmit si formė tjetėr e instaluar nga Enver Hoxha formė kjo qė anipse ishte "botė nė vete", dhe nihilizuese e tė gjitha feve ajo megjithatė konvergjon me oksidentalizmin ngase ateizmi "shkencėrisht" zuri fill nė Europė, dhe realisht nuk konvergjon me frymėn e orientalizimit ; Dhe krejtėsishtnė fund kemi katolikocentrizmin e Ibrahim Rugovės, qė erdhi si rezultat i shndėrrimit tė tij nė figure tė kultit politik dhe orientimit tė tij pothuajse patologjikė kah papati.

3. Oksidentalizmi shqiptar mori karakter dominant nė dy dekadat e fundit. Orientimi properendimor i pothuajse tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan, nuk ngjau pėr faktin se shqiptarėt ishin apo janė "prima facie" perendimor, por pėr faktin se interferimi i interesave politike situoi nė njė konstelacion tė tillė. Dhe kjo natyrisht se pati kundėrefektin e vet. Shqiptarėt e Maqedonisė janė shembulli mė i mirė se si feja, (nė kėtė rast islame), ruajti rolin e vetė eksponencial me gjithė zigzaket dhe konjukturat e imponuara tė kohės.Mobiliteti i shqiptarėve tė Kosovės drejt modernizimit, nė kohėn kur nė Europė postmodernizmi dhe postmaterializmi tashmė janė nė vlugun mė tė madh, e madje dita dita ditės po procedohet drejt globalizimit si fenomeni mė i ri, bėrė qė shoqėria kosovare tė marrė imazhin e njė shoqėrie anomike, por megjithkėtė sinjalet janė shpresėdhėnėse qė shoqėria jonė di t'i bėjė dallimet fundamentale nė mes tė vlerave tė mirėfillta dhe anti-vlerave.Pėrfundimisht bėrja e Kosovės shtet si dhe faktorizimi politik i shqiptarėve nė Ballkan, nuk nėnkupton faktin qė shqiptarėt tė nihilizojnė me shtatėqindė vite tė konvergjencės me fenė islame. Shtetet islame kanė arsyet e veta pėr mosnjohjen e shtetit tonė, tė cilat janė tė natyrės politike. Mos harroni se as Izraeli nukna ka njohur. Personalisht jam i mendimit se SHBA-tė nuk po duan qė ne tė identifikohemi si shtet mysliman, por as si shtet cionist, andaj edhe nuk po koklaviten qė tė bėjnė presion tek kėto vende pėr tė na njohur. Ndikimi amerikan do tė jetė vendimtar nė tė dyja drejtimet. E shqiptarėve u mbetet qė si njė shoqėri qė mė shumė konsumojnė vlera se sa qė prodhojnė t'i lėnė anash interpretimet kuturu e ta kenė me dije njėherė e mirė se tė qenurit mysliman ėshtė DHUNTI, dhe tė krenohen pėrherė me njė gjė tė tillė.

 
Top
0 replies since 27/1/2011, 20:22   129 views
  Share