MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Shqipėri, autobusi bie nė greminė, 9 tė vdekur

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/1/2011, 19:55     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ka pėrfunduar nė mėnyre tragjike, pėr pjesen mė te madhe te pasagjereve te nje autobusi, udhetimi nga Shqipėria nė drejtim tė Greqise, ku ata jetonin dhe punonin.



Autobusi i linjes Tirane- Athine, prone e nje agjencie greke udhetimi, ka dale nga rruga, ne komunen Fratar ne aksin rrugor Ballsh-Tepelene, duke perfunduar te pakten 100 metra ne nje rrepire, duke u rrokullisur disa here. Ngjarja ndodhi pak pas ores 20, kur ne menyre krejt te papritur autobusi ka dale nga rruga duke u permbysur, duke shkaktuar nje tragjedi te rende. Ne oren 24.00, kur ne vendin e ngjarjes kishte perfunduar edhe operacioni i shpetimit, policia beri te ditur bilancin zyrtar te kesaj tragjedie deri ne ate moment

Emrat e viktimave

Fredi Guma, vjeē 45, nga Frakull i Vogėl, Lushnjė
Manushaqe Bali, vjeē 33, nga Lushnja
Refotaq Bashllari, nga Tirana
Dhurata Halilaj, vjeē 45, nga Laēi
Marjola Guma, vjeē 13, nga Fieri
Nikollė Nina, vjeē 75, nga Durrėsi
Dallėndyshe Shuli, nga Lushnja
Aferdita Basha vjeē 40, nga Laēi
Karafil File, vjec 35, nga Berati

Bilanci i tragjedisė ėshtė 9 tė vdekur, 41 tė plagosur, pesė prej tė cilėve nė gjendje tė rėndė.

Menjehere drejt vendit te ngjarjes jane nisur autoambulanca te shumta nga Fieri, Ballshi, Tepelena dhe Gjirokastra, si dhe forca policia nga Fieri e Gjirokstra, forca speciale, deri edhe nga Tirana si dhe forca te zjarrfikeses, te cilat jane bere pjese e nje operacioni te gjere shpetimi. Ne ndihme te policise kane shkuar madje edhe banore te fshatit.

Situata ne vendin e ngjarjes ka qene me shume se tragjike. Gjate rrokullisjes, disa prej pasagjereve kishin dale nga dritaret e thyera te autobusit dhe mes tyre kishte edhe trupa te pajete, ndersa shume te tjere te plagosur kerkonin ndihme.

Permes nje terreni te renduar nga erresira dhe shiu qe kishte rene gjate gjithe dites, operacioni ka qene i veshtire por ka perfunduar pak para ores 24, kur eshte terhequr edhe autobusi nga gremine.

Ndersa ne vendin e ngjarjes dhjetėra forca policie ishin angazhuar per nxjerrjen e njerezve nga autobusi i permbysur, autoambulanca te nisura nga disa qytete te vendit u angazhuan ne transportin e te plagosurve drejt spitaleve.

Pjesa me e madhe e tyre u percollen per ne spitalin e Fierit, ndersa nje pjese ne spitalin e Tepelenes dhe ate te Gjirokastres, ndersa dy u transportuan per ne Spitalin Ushtarak ne Tiranes, mes tyre edhe shoferi i autobusit, nje shtetas grek ky. Rreth mesnates nje i plagosur u nis drejt spitalit te janines.

Ne vendin e ngjarjes ishte edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili, i cili me heret kishte urdheruar venien ne gjendje gatishmerie te spitaleve te Fierit, Tepelenes, Ballshit, Gjirokastres, e madje edhe spitalit te Vlores dhe Durresit.

Sikurse u konfirmua edhe zyrtarisht, jane nente te vdekurit e kesaj tragjedie, por nese gjendja e te plagosurve rende do te perkeqesohet, atehere bilanci edhe mund te rendohet.

Nderkohe qe ne Fier, autoritetet e shendetesise bene apel per dhurim gjaku per shkak te nevojes qe kishte spitali per t'u ardhur ne ndihme te plagosurve.

E ndersa beteja tashme eshte zhvendosur ne sallat e spitaleve ku mjeket po luftojne per t’u shpetuar jeten te plagosurve, pyetjet e shumta ngrihen mbi shkaqet e aksidentit.

Ndersa nuk ka ende nje pergjigje zyrtare, pasi ekspertimet mbi autobusin nuk jane kryer ende, te mbijetuarit kane treguar se shoferi ecte me shpejtesi, ndoshta mbi normen e lejuar, nderkohe qe rrezimi ka qene i menjehershem. Madje mediat greke kane aluduar, duke iu breferuar burimeve nga agjensia qe ka ne pronesi autobusin, per shperthimin e nje gome te autobusit cka coi ne devijimin e menjehershem te tij nga rruga. Megjithate mes pasagjereve te mbijetuar ka patur edhe nga ata qe kane folur per ndoshta perdorimin e alkoolit nga shoferi. Gjithesesi, shoferi eshte nder ata qe kane mbijetuar dhe do te jete pikerisht ai qe do te tregoje edhe shkaqet e verteta te kesaj ngjarjeje tragjike.
/top channel/
 
Top
0 replies since 12/1/2011, 19:55   68 views
  Share