MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Vazhdon djegia e fletėve tė votimit nė Shqipėri

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/1/2011, 19:54     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Vazhdon djegia e fletėve tė votimit nė Shqipėri



Opozita nė Tiranė edhe nė ditėn e dytė tė djegies sė fletėve tė votimit e ka konsideruar procesin anti ligjor dhe pėr kėtė ka fajėsuar kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e KQZ.
Sipas opozitės, kėto janė pėrpjekje pėr tė zhdukur provat e manipulimit nė zgjedhjet e qershorit tė 2009.

Ndėrkaq shumica e konsideron propcesin legjitim. Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se ėshtė e kėnaqur qė po zbatohet ligji, megjithėse me vonesė.

Dilema pėr hapjen e kutive tė votimit mori fund tė premten me nisjen e proēesit tė asgjėsimit tė fletėve tė votimit nga kutitė e mbushura nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit tė vitit 2009.

Kėto zgjedhje opozita i ka konsideruar tė manipuluara duke bėrė njė seri protestash, madje dhe grevė urie e bojkot tė kuvendit pėr shumė kohė.

Kryetari i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve Arben Ristani thotė se procesi i pastrimit tė kutive tė votimit ėshtė proces teknik i rregulluar me ligj qė nga viti 2001.

“Ėshtė njė proces rutinė i KQZ-sė, por qė pėr fat tė keq pati jehonė tė madhe politike, “ka thėnė z. Ristani.

Por nuk ishte e sė njėjtės linjė anėtarja e KQZ-sė e propozuar nga opozita, znj. Dėshira Subashi e cila sė bashku me anėtarin tjetėr tė opozitės kanė braktisur mbledhjen duke e konsideruar vendimin pėr djegien e fletėve tė votimit tė paligjshėm, nėse vendimi nuk firmoset nga tė gjithė anėtarėt.





“Kjo ėshtė ironia mė e keqe e thėnė nė sytė e publikut, sepse nė tė gjitha vendimarrjet pėr zgjedhjet e mėparshme, KQZ-ja ka kėrkuar vetėm njė muaj kohė pėr ta bėrė kėtė punė, “ka deklaruar znj. Subashi.

Ky vendim i KQZ-sė ėshtė paraprirė nga debate tė ashpra politike nė vend, debate qė pozicionuan dhe qėndrimet politike tė opozitės, e cila fillimisht pėr 6 muaj nuk u fut nė kuvend duke kėrkuar hapjen e kutive dhe rinumėrim tė votave, rezultatin e tė cilave e konsideroi tė manipuluar.

Ndėrkohė shumica qeverisėse i mėshoi fort faktit se zgjedhjet ishin tė lira dhe se pėr hapjen e kutive duhej njė vendim i Gjykatės Kushtetuese.

Nė polemika e sipėr u kėrkua dhe ngritja e njė komisioni hetimor pėr kėtė problem, por ende kėtij hetimi nuk i ėshtė shkuar deri nė fund. Duke e konsideruar tė kapėrcyer situatėn, kryeministri Sali Berisha ftoi opozitėn tė bėhet pjesė e bashkėpunimit.

“Ftojmė opozitėn tė bashkėpunojė nė kėtė axhendė jashtėzakonisht tė rėndėsishme, por ėshtė nė tagrin e saj tė marrė vendimet qė do”, ka thėnė nė mbledhjen e parė tė qeverisė pėr kėtė vit kryeministri Sali Berisha.

Ndėrkohė nė njė prononcim tė fundit pėr BBC-nė, pas gjithė kėtyre zhvillimeve, kryetari i Asamblesė sė PS-sė, Gramoz Ruēi tha se ky vendim dhe ftesa e Berishės janė refuzimi qė ai u ka bėrė ftesave tė opozitės dhe faktorit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e situatės politike nė vend.

Ruēi bėri kėtė vlerėsim pėr procesin e asgjėsimit tė fletėve tė votimit.

“Qesharak, paradoksal, antiligjor qė jo vetėm nuk e zgjidh krizėn politike, por e ēon nė pikėn fillestare atė. Kėrkesa dhe kauza jonė pėr trasparencėn e zgjedhjeve tė kaluara dhe pėr sigurinė e zgjedhjeve tė ardhshme ngelet permanente me tė gjitha mjetet dhe rrugėt qė tė ofron shteti i sė drejtės dhe rruga e demokracisė“, ka thėnė Ruēi.

Pėr tė asgjėsuar fletėt e votimit janė angazhuar 50 punonjės tė administratės sė KQZ-sė.

Afati i pėrcaktuar ėshtė deri mė 5 mars, kur kutitė do tė jenė tė lira dhe do tė pėrdoren pėr zgjedhjet lokale tė majit tė kėtij viti. /bbc/
 
Top
0 replies since 12/1/2011, 19:54   38 views
  Share