MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Viti 2011 pėr shqiptarėt do tė jetė mė i keq se viti 2010

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/1/2011, 19:52     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Viti 2010 ishte njė vit i dėshtuar, por viti 2011 do jetė shumė traumatik pėr Maqedoninė dhe shumė mė i rėndė pėr shqiptarėt e kėtushėm. Janė kėto parashikimet e publicistit dhe shkrimtarit tė njohur Kim Mehmeti pėr atė se ēka do tė na presė vitin e ardhshėm, tė sublimuara nė njė intervistė ekskluzive pėr numrin festiv tė gazetės “Lajm”. Edhe gjatė vitit 2010 me kolumnat e tij tė rregullta u veēua ndėr kronikėt mė tė mirė tė aktualitetit shqiptar jo vetėm nė Maqedoni por edhe nė rajon. Prandaj mendojmė se kemi bėrė zgjedhjen e qėlluar tė personit i cili nė fund tė vitit 2010 mund tė flasė pėr atė se ēka mund tė na presė vitin e ardhshėm.

“Nė vitin 2011, qytetarėt e Maqedonisė do pėrballen me tė vėrtetėn se nga gjitha pėrmendoret qė ngriti Gruevski, mė e lartė dhe mė madhėrishme ėshtė ajo e varfėrisė dhe izolimit tė shtetit. Pastaj, etniteti maqedonas do duhet tė pėrballet me tė vėrtetėn se Gruevski, kėtij populli ia morri tė sotmen e tė ardhmen, nė emėr tė ndėrtimit tė sė kaluarės maqedonase. E sa u pėrket shqiptarėve, nė vitin 2011, ata do qėndrojnė pėrpara pasqyrės ku do i shohin vitet e humbura shkaku i injorancės politike tė udhėheqėsve tė vet”, thotė mes tjerash nė kėtė intervistė Mehmeti





LAJM: Si e vlerėsoni vitin 2010 pėr shqiptarėt e Maqedonisė nė aspektin politik ?

Kim Mehmeti: E vėrteta se edhe dhjetė vite pas konfliktit tė 2001, ne duhet tė vlerėsojmė situatėn politike nė baza etnike, do tė thotė se jetojmė nė shtet ku pėrkatėsia etnike e pėrcakton fatin e qytetarėve tė Maqedonisė. Pastaj, e vėrteta se edhe dhjetė vite pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, ne qortohemi mes veti se vallė ajo ėshtė e vdekur, apo se edhe dhjetėra vite tė tjera, ajo do i mbulojė paaftėsitė e partive shqiptare qė tė bėhen atė qė thonė se janė – drejtuese tė shtetit - dėshmon se Maqedonia ka vetėm njė interes shtetėror – atė tė etnitetit maqedonas. Me ēka del se partitė shqiptare nė Maqedoni, e institucionalizuan rolin e tyre vasal ndaj sunduesit maqedonas, se ato e pranuan pozitėn e shėrbėtorit qė do shpėrblehet sipas asaj sa do mund tė mbajė nėnė kontroll popullatėn qė pėrfaqėson. Me ēka pra, partitė e kėtushme shqiptare, u kapėn nė rrjetin e merimangės sė Gruevskit, nga i cili rrjetė nuk do mund tė dalin lehtė, ngaqė kjo pozitė e tyre, aq i ka komprometuar, sa u mungon vetėm tė shpallen degė partiake e VMRO-DPMNE-sė. Pra, shoqėria e sotme shqiptare nė Maqedoni, nuk dallon shumė nga ajo e para konfliktit, ajo me shumėēka nuk dallon gjithaq as nga kohėt e socializmit.



LAJM: Si e shpjegoni kėtė pozitė tė shqiptarėve tė Maqedonisė?

Kim Mehmeti: Kėtė pozitė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, mė sė miri e shpjegon roli i pėrfaqėsuesve shqiptarė nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė, ku Gruevski e realizon programin e partisė sė vet pa i pyetur pėr kėtė shqiptarėt, e shqiptarėt kėnaqen me mbeturinat qė ua jep kryeministri si “dėmshpėrblim”, pasi tė ketė botuar ndonjė Enciklopedi monstruoze, apo pasi tė ketė shpallur projekte pėrbuzėse ndaj popullit tonė, si pėr shembull atė “Shkupi 2014”, e kur pėrfaqėsuesit e BDI-sė, shkojnė ta lusin qė pėr njė kohė ta tėrheq nga shitja atė Enciklopedi dhe tė pranojė ngritjen e ndonjė pėrmendoreje tė personaliteteve shqiptare. Ēka ai edhe e pranon, ngaqė e ka arritur qėllimin e vet, ngaqė e dinė se me diēka duhet ta mbulojė vasalitetin e qeveritarėve shqiptarė. Dhe shqiptarėt e Maqedonisė janė nė kėtė pozitė mjerane politike e ekonomike, ngaqė kanė pėrfaqėsues politik qė besojnė se ēdo gjė ka filluar e do pėrfundojė me ata, ngaqė kanė udhėheqės tė cilėve askush nuk u ka treguar se shqiptarėt e kėtushėm vasalitetin e kanė shijuar me dekada tė tėra gjatė periudhės socialiste, ngaqė kanė politikanė qė nuk janė as aq tė informuar sa ta dinė se edhe nė kohėn e socializmit, shqiptarėt e kėtushėm ishim tė “barabartė” me tė tjerėt, por ajo barazi vlente aq sa ua pėrcaktonte sunduesi i etnitetit sllav, se flamuri shqiptarė, nuk erdhi nė Maqedoni atė ditė kur u kthyen nė vendlindje udhėheqėsit e BDI-sė, por ai ishte i lejuar edhe nė periudha tė mėparshme, por njėsoj si tani, vetėm atėherė kur ishte e domosdoshme dhe aq sa e pėrcaktonte sunduesi tė cilit i shėrbenin shqiptarėt, se edhe nė kohėn e socializmit, gjuha shqipe ishte “gjuhė shtetėrore” e Maqedonisė, por atė mundė ta flisje vetėm nė mjedisin tėnd, se edhe nė Maqedoninė socialiste, shteti “kujdesej” pėr shumkulturalizėm, por duke e pėrcaktuar emblemėn kulturore maqedonase si identifikuese pėr tėrė shteti, se....., se....., se edhe nė socializėm shteti thirrej nė pėrbėrjen e vet tė popujve tė barabartė, por duke barazuar interesin e shtetit vetėm me interesin e popullit qė veten e quante, dhe e quan, maqedonas. Dhe duke pas pėrfaqėsues tė tillė qeveritar, ne e rijetojmė tė kaluarėn tonė, ne mbetemi pa tė sotme, e sa i pėrket sė ardhmes, ajo do varet vetėm nga forca jonė kolektive qė tė pėrballemi me tė vėrtetėn se nga 2001 e kėtej, ne jemi viktimė e injorancės politike shqiptare, se jemi peng e vetėdijes vasale tė pėrfaqėsuesve tanė politik, vetėdije e cila nuk shkon mė tej se tė kėnaqet me ato qė ia jep dhe ia lejon sunduesi. Dhe duke qenė udhėheqėsit tanė tė paaftė tė shkojnė pėrtej kėsaj vetėdije vasale, ata neve na prunė nė pozitė tė debatojmė se cili na qenka sundues mė i mirė: Gruevski apo Crvenkovski. Pra, duke pasur udhėheqės tė tillė partiak, tė cilėve herė u duket mė i mirė njeri, e herė tjetri sundues, ne e kemi thuajse tė pamundur tė dėshmojmė se kur janė nė pyetje kėrkesat shqiptare, Grujo e Branko dallojnė mes veti aq sa “ski-ja” nė fund tė mbiemrit tė tyre. Pra, e kemi tė pamundur tė dėshmojmė se nuk jemi ne ata qė herė pėlqejmė njėrin, e herė tjetrin sundues, por kryesuesit e BDI-sė janė ata qė dikur u vėllazėruan me Crvenkovsin e sot me Gruevskin, e nė ndėrkohė, duke na pėrshkruar neve atė qė bėjnė vetė: ta ndėrrosh pronarin, e tė tė mbetet samari. Me ēka, del puna se ne shqiptarėt e rėndomtė, duhet t’i pėlqejmė vetėm maqedonasit me tė cilėt u shkon mirė muhabeti liderėve tė partive shqiptare nė pushtet, se ashtu siē i ndėrrojnė ata shokėt e vetė politik, edhe ne duhet tė kemi kujdes me kėndė shoqėrohemi dhe cilin koncept politik do e pėrkrahim. Pra, del puna se tani kur BDI-ja ėshtė vėllazėruar me krahun “latasian” tė VMRO-DPMNE-sė me nė krye Gruevskin, patriot na qenkan vetėm ata shqiptarė qė qėndrimet e veta politike i mbėshtesin mbi politikėn redaktuese tė TV “Sitelit”. Gjė qė shpjegon se shoqėria shqiptare nė Maqedoni nuk prodhon politika tė veta etnike, por u pėrshtatet atyre qė ia imponojnė qarqet maqedonase politike. Gjė qė rezulton mė njė primitivizėm pervers politikė, primitivizėm qė partisė shqiptare qė i fiton zgjedhjet, i lejon tė bashkėpunojė me cilindo parti maqedonase, duke pėrfshi edhe VMRO-DPMNE-nė e Latasit, ndėrsa neve tė vdekshmėve tė rėndomtė, na imponohet qė edhe miqėsitė me qytetarėt e etniteteve tjera, t’i barazojmė sipas asaj se me kėnd BDI-ja ka bėrė koalicion qeveritarė. Kjo quhet pėrbuzje nga mė tė ulėtat qė njė udhėheqėsi partiak mund t’ua bėjė njerėzve publik tė popullit tė vet.





LAJM: Pėr ēfarė do ta mbajnė mend shqiptarėt vitin 2010?
Kim Mehmeti: Viti qė lėmė pas, si edhe tė gjithė vitet tjera, ne do duhet t’i mbajmė mend nėpėrmjet dėshmisė qė na ofroi ky shtet: dėshmisė se kemi tė bėjmė me pushtet diktatorial, i cili si i tillė u ndėrtua edhe me kontributin qė dhanė partitė shqiptare nė qeveritė e Gruevskit. Pra, vitin qė lėmė pas, duhet ta mbajmė mend edhe nėpėrmjet rastit tė Radushės , ku u ekzekutuan shqiptarė, pa pasur mundėsi tė mbrojnė pafajėsinė e vet pėrpara gjyqit. Kėtė vit, duhet ta ndėrmendim edhe si njė pasqyrim i tė vėrtetės se, edhe lufta kundėr krimit tė organizuar, pėrdoret pėr t’i treguar botės se jomaqedonasit janė kriminelėt e vetėm nė kėtė shtet. Dhe kjo u realizua nėpėrmjet aksioneve policore dhe burgosjeve spektakolare tė biznesmenėve jomaqedonas, siē ėshtė rasti i Bajrushit nga Kumanova dhe ai mė u fundit i Ramkovskit. Me ēka, ke pėrshtypjen se i tėrė biznesi nė Maqedoni ėshtė nė duart e jomaqedonasve, se vetėm biznesmenėt maqedonas i pėrmbahen ligjit e rendit. Sikur kjo qeveri me tė vėrtet ta luftonte krimin, atėherė kėtė betejė do duhej ta fillonte nga ato “balenat” e mėdha qė e kanė nė duar tėrė kapitalin e kėtij shteti, e tė cilėt janė me pėrkatėsi etnike maqedonase. Por, Gruevski kėtė nuk e bėnė, ngaqė duhet tė fillojė nga familja e tij partiake e biologjike, ngaqė donė t’i tregojė botės se burim i krimit dhe dukurive negative nė biznes, janė jomaqedonasit. Dhe kjo ndodh ngaqė pėrfaqėsuesit tanė politik, nuk dinė t’ia shtrojnė Gruevskit njė pyetje shumė tė logjikshme: si qenka e mundur qė krimin ekonomik ta udhėheqkan shqiptarėt e jomaqedonasit tjerė, nė njė shtet ku ēdo gjė kontrollohet nga qarqet politike tė etnitetit maqedonas? Si qenka e mundur qė kontrabanda, larja e parave dhe krimet tjera, tė qenkan tė kontrolluara nga jomaqedonasit, kur nė kėtė shtet nuk mund tė hyjė asnjė maune pa e ditur familja e Gruevskit, familje e cila tėrė njė Maqedoninė e ka bėrė si pronė tė veten? Por, si ta shtrojnė kėtė pyetje ata qė janė nė krahun e “xingove” tė ndryshėm, “xingove” qė deri nė frymėn e fundit i mbetėn besnik Millosheviqit e qė kanė nė pronėsi qytetet tė tėra.



LAJM: Pas njė viti tė dėshtuar si 2010-ta, a mund tė presin shqiptarėt e Maqedonisė ndonjė vit mė tė mirė se ky qė lamė pas?

Kim Mehmeti: Mendoj se viti i ardhshėm do jetė shumė traumatik pėr Maqedoninė, do jetė shumė mė i rėndė pėr shqiptarėt e kėtushėm. Nė vitin 2011, qytetarėt e Maqedonisė do pėrballen me tė vėrtetėn se nga gjitha pėrmendoret qė ngriti Gruevski, mė e lartė dhe mė madhėrishme ėshtė ajo e varfėrisė dhe izolimit tė shtetit. Pastaj, etniteti maqedonas do duhet tė pėrballet me tė vėrtetėn se Gruevski, kėtij populli ia morri tė sotmen e tė ardhmen, nė emėr tė ndėrtimit tė sė kaluarės maqedonase. E sa u pėrket shqiptarėve, nė vitin 2011, ata do qėndrojnė pėrpara pasqyrės ku do i shohin vitet e humbura shkaku i injorancės politike tė udhėheqėsve tė vet. Dhe nėse nė ndėrkohė nuk ndryshon diēka, edhe vitin e ardhshėm, do kemi njė vit tė turbull, gjatė tė cilit Ali Ahmeti do na i rikujtojė rezultatet qė ka arritur partia e tij, duke filluar nga pėrmendorja e Skėnderbeut, e deri te Kongresi i Alfabetit e ai i Lirisė nė Shkup, por duke mos na shpjeguar kurrė si mund tė arrihet barazi me tė tjerėt nė njė shtet, ku pėr shembull, buxheti miratohet sipas majorizimit etnik. Pėr ne shqiptarėt, viti qė vjen do jetė vit kur do duhet tė pėrballemi me pėrbuzjen qė na bėhet, kur do pėrballemi me tė vėrtetėn se ēdo gjė qė na ndodh, ka tė bėjė me paaftėsinė ton qė ta ndryshojmė vetveten.



LAJM: A duhet qė shteti amė, Shqipėria tė ndihmojė nė tejkalimin e gjendjes nė tė cilėn ndodhen shqiptarėt e Maqedonisė?

Kim Mehmeti: Fati i shqiptarėve tė Maqedonisė me shumėēka varet, e do varet, nga konsolidimi i situatės politike e ekonomike nė Shqipėri e Kosovė. Dhe kjo duhet tė pranohet si diēka e natyrshme dhe e domosdoshme pėr njė pjesė tė popullit tė mbetur jashtė kufijve tė dy shteteve tona amė. Situatėn e pakonsoliduar politike e ekonomike nė Kosovė e Shqipėri, e keqpėrdorin elitat e kėtushme politike maqedonase. Dhe jo vetėm ato, por edhe partitė shqiptare, tė cilat tė paaftė tė prodhojnė politika frutdhėnėse pėr popullin e vet, ato prodhojnė grindje. Andaj, mendoj se partitė e kėtushme mė tė mėdha shqiptare, nė krye me BDI-nė e PDSH-nė – duke mos pėrjashtuar edhe disa nga ato mė tė voglat pa portet tė qartė politik, siē ėshtė DR-ja – nuk janė pjesė e zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni, por janė pjesė e problemit, janė pengesė pėr zgjidhjen e kėrkesave shqiptare. Tė tilla janė ngaqė interesat madhore tė shqiptarėve tė kėtushėm, ato i “partizuan”, i bėnė ēėshtje partish. Nuk mund tė jetė ēėshtje e njė partie barazia gjuhėsore, barazia kulturore, ndarja e drejtė e buxhetit shtetėror. Nuk mund tė jetė ēėshtje e njė partie pėrbuzja qė u bėhet shqiptarėve tė kėtushėm, me botimin e Enciklopedive monstruoze, tė financuara me paratė e taksapaguesve shqiptarė, apo me ndėrtimin e pėrmendores sė “Branitelave”, gjithashtu tė ngritur me kontributin shqiptarė.



LAJM: Sa respektohen tė drejtat e gazetarėve nė Maqedoni?

Mehmeti: As nė socializėm nuk bėhej ky presion qė bėjnė “demokratėt” shqiptarė kur vijnė nė pushtet. Gazetaria shqiptare nė Maqedoni kurrė nuk ka qenė kaq e shtypur politikisht. Asnjėherė nuk ka qenė gazetaria shqiptarė nė varshmėri kaq tė madhe nga qendrat politike pushtetare. Kėshtu qė, gazetaria e sotme shqiptare, varet nga mėshira e “latasėve” qė drejtojnė kėtė shtet, ajo pėrbuzet edhe nga pėrfaqėsuesit shqiptarė nė qeveri, tė cilėt udhėhiqen nga vetėdija e inferiorit, vetėdije qė tė ēon tė ndjehesh mė mirė kur tė lėvdojnė “latasėt”, se sa gazetarėt shqiptarė. Dhe kjo ndodh ngaqė politikanėt shqiptarė duan tė jenė tė pėlqyer nga mediet dhe qarqet politike maqedonase, por as qė u kėrcet se ēka pėr ta mendojnė gazetarėt e mediet shqiptare. Andaj, ata ndjehen mė mburrshėm kur ua drejton mikrofonin gazetari maqedonas, si pėr shembull ai i TV “Sitelit”, se sa gazetari i “Alsat -m”, apo ai i gazetės suaj. Ndjehen ashtu ngaqė mendojnė se edhe gazetari shqiptar, ėshtė injorant si ata, gjė qė nuk ėshtė e saktė. Gazetaria shqiptare nė Maqedoni ka standardet e duhura profesionale, por ajo ėshtė e penguar ta dėshmojė vetveten, ngaqė “latasėt” marrin edhe pjesėn e reklamave qė financohen nga taksapaguesit shqiptarė, e mediet shqiptare nuk marrin atė qė u takon, ngaqė kanė politikanė qė duan tė jenė ēdo natė nė TV ekranet maqedonase, nė vend qė ta bėjnė tė kundėrtėn: tė dalin sa mė rrallė, qė tė mos na turpėrojnė tė gjithėve me injorancėn e tyre qė e shpalosin publikisht.



A ekziston demokracia, liria e mediave?



K. Mehmeti: Si mund tė flitet pėr liri tė mendimit tė lirė dhe liri mediesh nė njė shtet ku qeveria ėshtė reklamuesi mė i madh mediatik. Si mund tė flitet pėr liri mendimi dhe liri shtypi nė njė shtet ku partia qeverisėse tė ofron vetėm dy zgjidhje: “O tė jesh me Alinė, o me Velinė”. Aty ku gazetarėve u shtrohet pyetja “A je me Alinė, apo me Velinė”, ėshtė e vėshtirė tė pėrgjigjesh - jam me gazetarinė, ngaqė tė rrezikohet ekzistenca familjare, ngaqė mund tė pėsojnė familjarėt tu, qė nuk janė me asgjė fajtor shkaku i qėndrimeve tua politike. Andaj unė nuk i konsideroj gazetarėt tanė shqiptarė si mė pak tė guximshėm se kolegėt e tyre maqedonas, por i mbajė pėr mė fatkeq, ngaqė gazetarėt maqedonas kanė mė shumė zgjidhje, ngaqė njė publicisti maqedonas nuk mund t’ia largojnė fėmijėn nga puna me arsyetim se ka munguar “tre ditė” me radhė nga vendi i punės, por duke mos treguar se pėr cilėt tre ditė bėhet fjalė, nga dy vitet e tėrė, sa ia nuk ka qenė nė punė, si edhe qindra tė tjerė si ai, qė janė punėsuar pėr tė mos punuar. Por, ka diēka qė duhet thėnė: veprimet e turpshme tė pushtetarėve shqiptarė pėr ta “vasalizuar” edhe mendimin e lirė dhe gazetarinė shqiptare, asnjėherė nuk do mund tė shpėrlahet nga fytyrat e tyre politike. Siē nuk do shpėrlahet kurrė e vėrteta se, duke qenė tė paaftė tė ndikojnė nė ndarjen e drejtė tė parave shtetėrore pėr reklamimet qeveritare, ata lejuan qė thuajse gjitha parat e taksapaguesve shqiptarė tė shkojnė pėr financimin e TV “Sitelit” dhe pėr mirėqenien e “latasėve” qė vozisin xhipa qė kushtojnė me qindra mijėra euro, pėrkundėr gazetarėve shqiptarė qė nuk kanė para as pėr tė paguar biletat nėpėr autobusėt urban.
 
Top
0 replies since 12/1/2011, 19:52   45 views
  Share