MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Fushatė pėr migracionin nė Shkodėr dhe Kukės

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 12/1/2011, 19:49     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


image

Shkodėr - Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracionin (IOM), nė partneritet tė plotė me Qeverinė Shqiptare, filloi njė fushatė tė re informacioni pėr tė rinjtė nė qytetin e Shkodrės nė lidhje me migracionin e rregullt.


Fushata ėshtė pjesė e Projektit tė Pėrbashkėt tė OKB mbi Punėsimin dhe Migracionin e tė Rinjve tė financuar nga Qeveria Spanjolle.

Duke folur pėrpara rreth 100 studentėve nė sallėn e Fakultetit Ekonomik nė USH-nė “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr, drejtuesja e projektit nė IOM,. Teuta Grazhdani, tha se “me liberalizimin e vizave, tė shumtė do tė jenė ata qė do tė mendojnė pėr tė udhėtuar jashtė shtetit. Si pjesė e fushatės, do tė informojmė tė rinjtė nė zonėn e Shkodrės dhe Kukėsit pėr tė drejtat dhe detyrimet e tyre nė lidhje me kėtė regjim tė ri, sidomos nė lidhje me dallimin mes udhėtimit pėr qėndrim tė shkurtėr dhe atij me qėllim emigrimi.”

“Njė informacion i duhur para nisjes ėshtė i domosdoshėm nė mėnyrė qė njerėzit tė mund tė udhėtojnė tė sigurt. Njė informacion i duhur nė lidhje me udhėtimin ėshtė njė e drejtė dhe njė detyrė. Dėshirojmė gjithashtu tė drejtojmė tė rinjtė nė institucione publike si Sportelet e Migracionit pranė Zyrave Rajonale dhe Lokale tė Punėsimit, nė mėnyrė qė tė mund tė marrin mė shumė informacion mbi emigrimin e rregullt, liberalizimin e vizave, rreziqet e emigrimit tė parregullt dhe mundėsitė e ri-integrimit nė kthim”, tha ajo.

Nė botė ka mė shumė se 214 milionė migrantė. Migracioni ėshtė realitet pėr shumė shqiptarė. Mė shumė se 1 milionė shqiptarė jetojnė jashtė Shqipėrisė. “Tė gjithė luajmė njė rol nė lidhje me emigracionin dhe individėt duhet gjithashtu tė jenė tė pėrgjegjshėm pėr tė udhėtuar tė sigurt. IOM dėshiron qė njerėzit tė udhėtojnė tė sigurt, tė njohin tė drejtat e tyre dhe tė respektojnė rregullat”, komentoi mes tė tjerash Znj. Grazhdani nė fjalėn e saj para studentėve. Gjatė 3 (tre) muajve tė ardhshėm, fushata e informacionit e IOM do tė arrijė rreth 10000 tė rinj nė Shkodėr dhe Kukės.

 
Top
0 replies since 12/1/2011, 19:49   64 views
  Share