MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Varfėria vret katėr fėmijė

« Older   Newer »
  Share  
icon1  view post Posted on 11/11/2010, 21:00     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Humbja e jetės sė katėr fėmijėve, ka tronditur gjithe banoret e Sukthit. Ata tregojne se si ka gjetur fėmijėt brenda shtėpisė.

Fqinjet e tyre thone se nena e femijeve ishte e divorcuar dhe punonte naten vone per te siguruar ushqimin e vogelusheve.

Prane shtepise se vogel ku u gjeten trupat e pajete te kater femijeve te familjes Xheka, ne Sukth jane grumbulluar fqinjet, por edhe shoket e kater vogelushėve qe sot kane nderruar jete. Edhe pse shiu nuk ka pushuar asnje moment, banoret e Sukthit kane qendruar prane shtepise duke derdhur lot por edhe duke fajesuar pushtetin vendor per mungesen e ndihmes ndaj kesaj familjeje.

E ema e kater femijeve kishte disa kohe qe nuk jetonte me bashkeshortin e saj me te cilin kishin probleme. Gjendja e veshtire ekonomike, ka detyruar mamane e tyre te punonnte mbremjeve ne restorante, para qe i shpenzonte per te ushqyer femijet e saj.

Shoket e klases se Robertit ,djalit me te madhe te famijles Xheka kujtojne se mbremjen e se merkures kishin luajtur sebashki dhe ishin ndare duke i premtuar njeri-tjetrin se te nesermen do te takoheshin serish. Roberti kujdesej per vellanė dhe motrat e tij me te vogla, te cilet qendronin mbremjeve te vetem ne shtepi.





Nata e fundit e katėr fėmijėve tė Sukthit


Nė orėt e mbrėmjes sė djeshme, katėr fėmijė tė njė gruaje tė varfėr nė Sukth tė Durrėsit, u gjendėn tė vdekur nė shtėpinė e tyre.

Askush nuk ishte atje pėr t’u kujdesur pėr ta. Asnjė nuk ishte interesuar tė dinte se si jetonin katėr fėmijė dhe njė grua e divorcuar, si ushqeheshin, si visheshin, si i mbroheshin shiut dhe tė ftohtit tė dimrit. Nė shtėpinė e tyre tė mjerė, nuk mungonte televizori ku ndoshta ata shikonin sesi jetonin bashkėmoshatarėt e tyre diku ku nuk quhet Shqipėri.

Fėmijėt shqiptarė e shihnin nė televizor se sa bukur ėshtė tė jesh fėmijė duke harruar se edhe ata vetė ishin tė tillė dhe se pėr tė gėzuar tė njėjtėn jetė si ajo e bashkėmoshatarėve tė tyre nė televizor, duhet vetėm pak. Thjesht qė tė rriturit tanė nė televizor tė pėrshkohen ndonjėherė nga ndonjė ndjenjė faji.

Por edhe kėnaqėsia e televizorit pėr njerėz tė klasės tė sė varfėrve, ėshtė me racion. Nė Sukth, ikėn dritat. Fėmijėt nuk duhet tė shohin mė shumė se ē’duhet dhe pėr kėtė dikush atje lart kujdeset.

Roberti 13 vjeē, Vilsoni 11 vjeē, Kasandra 9 vjeē dhe Nertila vetėm 6 vjeē ndezėn qiriun e pėrnatshėm tė ngushėllimit tė tyre ndėrsa nėna ishte larg duke punuar nė restorantet e lumturisė sė tė tjerėve. Tė vetėm, nė njė barrakė si ajo e mjerimit tė mijėra e mijėra shqiptarėve qė u thonė nė televizor se duhet tė jenė tė lumtur.

Ata ranė tė flinin. Tė gjithė nė tė njėjtin krevat tė improvizuar. Katėr trupa tė vegjėl dhe qiriu, nė errėsirėn e madhe tė botės ku binte shi, ishte drita e vetme e shpresės.

Roberti, Vilsoni, Kasandra dhe Nertila e vogėl nuk do tė zgjoheshin mė. Nėna do t’i gjente ata tė asfiksuar, tė shtrirė tė qetė brenda shtėpisė ku ata duhej ta prisnin. Gjumi i tyre i pėrjetshėm, ėshtė njė akuzė. Pėr tė gjithė ne.
 
Top
0 replies since 11/11/2010, 20:59   67 views
  Share