MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla ato qe na kane treguar gjysherit kur ishim te vegjel, TE RROJ GJYSHI

« Older   Newer »
  Share  
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:50 by: LEONORADURRESI     +1   -1




Peralla e cironkes se arte

Na ishte njė herė njė plak i varfer, por shumė i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotė. Plaku zinte ndonjė cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Njė ditė dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjė.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diēka. Dhe me nė fund fija e vjetėr e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur ē'tė shihte? Njė cirua
i vogėl, fare i vogėl vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorė. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetėr dhe...
-Tė lutem, me hidh pėrsėri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Tė lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unė do tė te realizoj ēdo
dėshirė qė tė kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me njė cironke aq te vogėl dhe e hodhi ne lume. Ne ēast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj njė dėshirė!
-Tė kisha njė torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
historinė...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qė cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nėpėr te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dėshirėn.
Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjė.
Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
dėshirė cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakes. Kėshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirė, kuaj, hyzmeqare...ēdo gjė,
ēdo gjė. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi
plakun:
- Shko merre cironken tėnde te qelbur dhe sille kėtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemėr dhe cale-cale u nis e shkoi nė anė te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne ēast mbi ujė. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
-Plaka mė tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet tė vish me mua tani.
Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua...
Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit pėr tė mos dalė me kurrė.

Plaku u kthye ne shtepi..shtėpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kėrkuar shumė...
 
Top
11 replies since 25/3/2010, 21:44   38709 views
  Share