MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Perralla ato qe na kane treguar gjysherit kur ishim te vegjel, TE RROJ GJYSHI

« Older   Newer »
  Share  
icon1  view post Posted on 25/3/2010, 21:44     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kėsulkuqja

Na ishte njė herė njė vajzė e vogėl e cila e kishte emrin Kėsulkuqe. Ajo ishte shum e sjellshme dhe e mirė sa qė tė gjithė e donin.
Atė e quanin kėsulėkuqe sepse gjithmonė bante njė kėsuė tė kuqe mbi kokė.

Njė ditė i tha nėna Kėsulkuqės:
- Kėsulkuqe, mere kėtė shportė me ėmbėlsira dhe dėrgoja gjyshės, do tė i bėjė mirė asaj tani kur ėshtė e shtruar nė shtratė e sėmurė. Nisu menjėherė dhe ke kujdes se mos humbesh nė pyllė.

Kėsulkuqja mori rrugėn pėr nė shtėpi tė gjyshės e cila gjindej nė pyll.
Rrugės takoi ujkun, por Kėsulkuqja nuk dinte se ai ishte njė bishė
e rrezikshme prandaj dhe nuk u frigoi por e pėrshėndeti ujkun.
Ujku e pyeti Kėsulkuqėn:
- Ku je nisur kaq herėt nė mėngjez?
- Jam duke shkuar tek gjyshja ime e cila ėshtė e sėmurė.
- Nė anėn tjetėr tė pyellit, pranė atyre ter lisave tė gjatė.

Kur ujku kuptoi kėt, mendonte ai nė vete se Kėsulkuqja do vijė mirė pasi ai ta ket ngrėnė gjyshėn. Qė tė jetė i sigurt se do mbrinė para saj tek shtėpia e gjyshes ai i tha Kėsulkuqes:
- Shihe se ē'lule tė bukura janė kėtu, a nuk do i mbledhish disa pėr gjyshėn?
E gjithashtu mund tė pushosh pak e tė dėgjosh kėngėn e bukur tė zogjėve e njėkohsisht tė zish pak hije nėn dru tani kur ėsht kaq ngrohėt.
Kėsulkuqja e dėgjoi ujkun dhe veproi ashtu si i tha ai.

Ujku vrapoi pėr nė shtėpi tė gjyshės dhe trokiti nė derė.
- Kush ėshtė? Thiri gjyshja nga brenda.
- Ėshtė Kėsulkuqja, u pėrgjek ujku duke u munduar tė bėj zėrin e Kėsulkuqės.
- Unė jam e shtrirė nė shtrat, por dera ėshtė e hapur e ti urno e hyrė mbrenda.
Ujku hyri mbrenda iu afrua ngadal shtratit tė gjyshės dhe e gėlltiti gjyshėn, pastaj veshi kėmishėn e natės sė gjyshės, kapelėn dhe syzat dhe u shtre nė shtrat.

Kur Kėsulkuqja erdhi tek shtėpia e gjyshės u befasua kur pa se dera ishte e hapur, ajo thiri gjyshėn por askush nuk u pėrgjegj. Kėsulkuqja hyri mbrenda dhe iu afrua shtratit. Aty ishte gjyshja. Por ishte diēka e ēuditshme me gjyshėn mendoi ajo.

- Gjyshe, gjyshe, pse i ke veshėt kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė dėgjojė mė mirė! u pėrgjegj ujku me zė tė gjyshės.
- Gjyshe, gjyshe, pse i ke sytė kaq tė mėdhenjė?!
- Qė tė shohė ty mė mirė! foli prap ujku.
- Gjyshe, gjyshe, pse e ke gojėn kaq tė madhe?!
- Qė tė gėlltijė mė mirė! dhe sapo tha kėte ujku u qua dhe e gėlltiti Kėsėlkuqėn.

Ujku ishte ngirė shum dhe vendosi tė flejė. Ai bėnte zė tė lartė nė gjumė, aq tė lartė sa qė u dėgjonte dhe jasht, aty pranė kalonte njė gjyetarė dhe mendoi:
- Sa zė tė ēuditshėm bėn gjyshja, tė hyjė mbrenda dhe tė shohė se si ėshtė me tė.
Gjyetari hyri nė shtėpi tė gjyshės dhe pa ujkun tė shtrirė nė shtrat tė gjyshės. Gjyetari kuptoi se ujku kishte gėlltitur gjyshėn dhe mori njė palė gėrshėr dhe preu barkun e ujkut kur aty pa jo vetėm gjyshėn por dhe Kėsulkuqėn e cila tha:
- Oh sa shum u frigėsova, sa terė qė ishte aty mbrenda!
pastaj ata mbledhėn disa gurė tė mdhej e i futėn nė bark tė ujkut e kur ujku u zgjua donte tė pinte ujė. Ai shkoi pran lumit por kur u afrua aty gurėt ia muarėn anėn kėshtu qė ai ra nė lum dhe u fundos.

Kėsulkuqja premtoi se kur mė nuk do tė largohet nga rruga e as tė bisedon me ata qė nuk i njeh.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:46     +1   -1




ROSAKU I SHEMTUAR

Rosa meme nxori jashte per here te pare bibat e saj.
Kur vuri re qe njera nga vezet,ajo me e madhja nuk kishte ēelur akoma.
Po e provoj ta ngroh dhe nje dite-mendoi ,dhe ashtu beri.
Te nesermen nga veza e madhe doli nje rosak qe ishte ndryshe nga te tjeret.
Ai ishte me i madh ,me qafe me te gjate ,pothuajse pa pupla fare,shkurt shemti e gjalle.
Rosa deshi ta largonte nga ēerdhja e saj por perseri nderroi mendje se i erdhi keq.
Diten kalonin dhe rosaku haste ne veshitresi per shkak te paraqitjes te tij ngdryshe nga rosaket e tjere.
Per kete shkak asnje nga vellezrit dhe motrat e tij nuk pranonin te luanin me te.
E tallnin sa here e shikonin
I iii sa qafe te gjate qe ka.
iiiii sa bisht te madh.
iiii sa pak pupla.
Rosaku e ndejnte veten shume fatkeq dhe perpiqej qe te mos e shikonin te tjeret.
Gjithmone pyeste veten pse ishte ndryshe nga rosaket e tjere.
Ai luante vete ,hante vete dhe sa here qe shikonte dike tjeter ne liqen ai fshihej.
Pas disa kohesh ai gjeti dhe nje fole te braktisur dhe nisi te jetonte aty duke ju qendruar larg shpendeve te tjere te liqenit ,qe te shpetonte nga talljet e tyre.
Kaluan dite ,jave,muaj .
Nje dite rosaku del nga foleja pasi e kish mare urija, kur sheh ne liqen disa mjelma .
OOO sa shpende te bukur -tha rosaku dhe per momentin harroi te fshihej sic bente gjithnje.
U nis drejt tyre me nje deshire te madhe per tu folur.
Njera nga mjelmat ju foli te tjerave:Shikoni,shikoni qenka nje mjelme e re ne liqen.
Rosaku pa qe u drejtuan atij ,uli syte ne ujin e liqenit si pasqyre dhe aty pa qe ai ishte shnderruar ne nje mjelme te re dhe te bukur.
Tani e kuptoi pse ishte ndryshe te tjereve.
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:47     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


MIZA DHE SHQIPONJA

Nje dite miza e cila kishte shkuar per peshkim takon nje Shqiponje dhe si mize llafazane qe ishte fillon muhabetin :
Si e ke emrin?-e pyet miza.
Shqiponje -ju gjegj shqiponja.
Uaaaaa-u entuziazmua miza -emrin ta kam degjuar por nuk te kisha takuar asnjehere.
Shume fjale te mira kam degjuar per ty moj shqiponje po ja sot te takova per here te pare.
Dhe miza filloi nga pyetjet e saj pa fund:
Ti jeton me ajer,oksigjen si mua apo jeton ne uje?
Me oksigjen-u pergjigj shqiponja
Ua si mua-mizes po i qeshnin buzet.
Po ti ecen apo zvarritesh?-pyeti miza perseri
jo,jo -tha shqiponja -une fluturoj.
Ua ua ua ,po dhe une kam krahe dhe fluturoj-miza nuk po mbahej nga gezimi
Atehere dhe mua mund te me quajne shqiponje ,se qenkemi njesoj moj adashe.
Atehere shqiponja ju drejtua mizes :
Po ti ku jeton ,ku e ke shtepine moj mize?
Miza u pergjigj menjehere pa u menduar gjate :
Une jetoj ne bythe te kalit
Kurse une jetoj ne maje te malit - i tha shqiponja dhe hapi krahet e saj dhe fluturoi

 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:47     +1   -1




PERRALLA E QEROSIT

Qerrosi dhe vėllezėrit!

Njehere e nje kohe na ishte nje familje e cila ishte shume e varfer .
Ajo jetonte vetem duke shitur mollet e arta qe i merrte nga nje peme qe kishte ne oborrin e saj.
Por nje vit po ndodhte dicka shume e temmershme per kete familje.
Nje shqiponje e madhe dhe e frikshme vinte c'do nate dhe ju merrte nga nje frut prej pemes se rralle.
Babi ishte shume i merzitur ,por ai ishte shume plak dhe kjo shqiponje ishte teper e forte per te.
Ai mblodhi tre djemte e tij dhe ju tha:
-Bijte e mij ,shqiponja po na i merr te gjitha frutat e arte qe kemi dhe po vazhdoi keshtu nuk do te na ngelet asnje frut dhe ne nuk do te kemi me se te ushqehemi.
Qerosi u ngrit dhe foli :Me ler mua o At te mar shpaten time dhe te bej roje kete nate dhe ta vras kete shqiponje te poshter.
Vellezerit e tij filluan te qeshnin me te madhe :-Ahahahaa po rri mor aty dhe fli gjume te rritesh se je i vogel.
Vellai i madh foli dhe tha:-Do te ruaj une kete nate o At dhe do shikosh qe do e vras shqiponjen.
Dhe ashtu u be .Pasi u erresua dhe u be nate ai mori shpaten e tij dhe u ngjit lart ne peme.
Oret kalonin dhe ate e zuri gjumi.Kur erdhi shqiponja dhe e pa qe po flinte e vrau ate mori frutine arte dhe iku.
Te nesermen vellai i dyte foli dhe tha:-Sot do te bej une roje o at dhe do ja marr hakun vellait dhe do ta vras shqiponjen.
Sapo u be nate ai mori shpaten e tij dhe vendosi te mos flinte qe mos ta pesonte si vellai i tij.
Por...
Mbas pak kohe dhe ate e zuri gjumi .Shqiponja erdhi dhe po ashtu si me vellain e madh ,e vrau dhe vellain e dyte , ju mori dhe nje tjeter frut prej pemes dhe iku.
Te nesermen Babi dhe Qerosi ishin shume te merzitur per humbjen e vellezerve
Qerosi foli dhe tha:Baba o baba e di qe jam i vogel por betohem ne nder qe gjumi nuk do me zere dhe do ta vras kete shpend te mallkuar.
Babai ishte shume plak dhe nuk mund te ngjitej ne peme prandaj nuk pati ca te beje por e lejoi Qerosin qe te bente roje ate nate.
Erdhi nata , Qerosi mori shpaten e tij te mprehte dhe u ngjit ne peme.
Por ai u tregua me shume i zgjuar se vellezerit e tij dhe kishte marre me vete nje gjilpere .
Sapo e shikonte qe po e zinte gjumi ai shponte veten ,gjumi largohej menjehere.
Erdhi mesnata ,Qerosi pa shqiponjen qe po afrohej.
Atehere ai nxori shpaten e tij dhe thirri :Eja o shpend i mallkuar se do ta kepus koken.
Por......shqiponja ishte me shpejte dhe me e forte se Qerosi dhe e VRAU dhe ate ,mori dhe frutin e fundit qe kish ngelur ne peme dhe iku.

 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:47     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


PRINCI DHE E BUKURA E DHEUT

Djali I mbretit pak dite para se te martohej I thote te atit do dal per gjah.
I ati -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh.
Princi- Do vete e do kthehem ne kohe.
Niset, kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume, I afrohet dhe pyet fshataret si eshte e mundur qe shkelqen keshtu? Mos e keput I thone se aty ndodhet e Bukura e dheut.
Princi -A e keni pare ndonje here?
Fshataret -Po del ndonjehere naten dhe futet prape brenda.
Keshtu princi vendosi te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vene nje krevat e rrethojne me lule dhe vene dy kupa me llokume nje tek koka e nje tek kembet. Shtrihet dhe ben sikur fle.
Naten vone e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal.
E ema- Jo se po te preku njeriu nuk te fus me brenda.
E bukura -E ka zene gjumi dhe do dal me kujdes.
Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne balle princin, ha nje llokume tek koka e nje tek kembet dhe futet brenda. Te nesermen ne mengjes kur zgjohet princi e pyesin
-A e pe? E kupton qe e kish zene gjumi dhe vendos qe do e shohe patjeter naten e dyte, por ndodh e njejta gje. Naten e trete ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll ne vend. Ai sheh qe ishte teper e bukur. I thote qe ta prese se do kthehet dhe niset per ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojne kenget.
E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shume mbi sy qe te mos e njihnin. Kur afrohet I thote me ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin.
Princi e njeh dhe I thote: nga po vjen baba dervish?
-Rruges tende imzot
-Po c`pe andej baba dervish?
-Nje te bukur sulltan.
-Po c`thoshte baba dervish? - trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate me dhe besen e me le dhe shega me s`me nxe.
-Ai qeshti dhe tha -Ma thuaj edhe nje here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shemtuar I dhane shume para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Te gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhene princi te shoqes. Keshtu u martuan e u trasheguan.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:48     +1   -1




UJKU DHE QENGJI

Nje qengj i vogel dhe i urte kishte dale per te lozur ne luadhin aty afer kasolles.
Ujku kishte disa ore qe po e ruante qe mbrapa ferres ,donte ti sulej dhe ta hante,por po priste nje rast te volitshem.
Do te ishte me mire te dukej si aksident- mendonte ujku ,se dhe i kishte friken Balos ,qenit te madh qe ruante delet.
Gjengji i vogel nuk dinte gje per ujkun qe ishte aty mbrapa ferres dhe vazhdonte te luante
Luaj e luaj e mori etja .
Mendoi te pinte pak uje ,aty afer ishte nje lume i vogel me uje te paster dhe te kulluar si kristali.
U afrua ,u ul ne gjunje dhe u zgjat te pinte,por...
Kujt i turbulln ujin ti more-foli ujku gjithe inat dhe gati per sherr.
Gjengji e pa dhe foli i trembur:
Ti zoti ujk po pi me lart se mua dhe une nuk kam si te ta turbulloj.
Ujku shtangi per nje moment pasi ishte e vertete ajo qe thoshte qengji .
Uji qe nga ujku rridhte poshte ku ishte qengji.
Por ujku ishte i vendosur dhe atehere pa u menduar tha:
Po mbase eshte e vertete por nena jote piu uje dje pak me lart se po pi une tani, dhe ajo ma turbulloi.
Ajo nuk eshte ketu ndaj une do te ha ty .Dhe ujku u hodh sakaq ne drejtim te qengjit te urte qe nuk pati kohe te thoshte asnje fjale tjeter.

Morali: Kur ujku e ka vendosur t'ju haje mos harxhoni kot kohen e tij(se tuaja s'ka c'ju duhet me)

Vaskja ja edhe nje moral tjeter te lumtur per ty
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:48     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Kur njė zog filloj tė cicėroj

Genci i vogėl ėshtė njė fėmij qė sapo ka mbushur gjashtė vjeē. Nėna e zgjon pėrditė herėt sapo agon dielli, e mėson qė tani t'i veshi vetė rrobat, dhe e thėrret kur e ka mėngjesin gati nė tavolinė qė Genci tė vij e t'ulet pėr tė ngrėnė. Ai gėzohet duke parė kukllat tek televizori, dhe herėpas here pyet nėnėn e tij se pse ka fėmij tė kėqinj tek pėrrallat e televizorit. Nėna e tij e sheh duke buzėqeshur, e i thotė Gencit tė vogėl, "Njė ditė kur tė rritesh e tė bėhesh mė i madh do tė mėsosh biri im. Bota kėshtu ėshtė e ka gjithnjė njėrėz tė kėqinj, po nėse do dėgjosh mamin ti ji gjithnjė djal i mirė." Genci i vogėl tund kokėn nė shėnjė pohimi se ai e dėgjon nėnėn, dhe sepse ai e do shumė atė. Ajo e merr pasi ai mbaron mėngjesin me vete, dhe duke ecur ata tė dy shkojnė pėrdore bashkė pėr te kopshti ku Genci kalon paraditen me fėmij tė tjerė, tek njė shtėpi e vogėl me oborr, tek rruga e Elbasanit nė Tiranė. Genci e pėrqafon nėnėn kur ata arrijnė tek dera e kopshtit, e mė pas ajo shkon pėr nė punė. Genci gjithnjė hyn me vrap pėr tek kopshti qė tė shoh se kush nga shokėt e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thėnė se kush vjen i pari, mund tė zgjedhi lojrat qė ata do tė luajnė gjatė ditės. Genci gėzohet shumė kur luan me shokėt e tij, dhe tė gjithė ata e shohin Gencin si njė shok tė mirė. Brisilda ėshtė gjithnjė ajo qė flet me zė tė lart, e teta edukatorja gjithnjė e qorton atė tė parėn. Pastaj vjen Shkėlqimi qė nuk di tė pėrmbahet dot tek karrikja duke i rėnė me bryl atyre qė i ulen afėr. Asnjė nga fėmijet e tjerė nuk duan t'i ulen pranė tek tavolina katrore, por megjithatė ai ėshtė djali qė i bėn tė gjithė tė qeshin, e prapseprap fėmijėt e dėgjojnė me gjithė vėmėndje atė kur bėn shakatė e tij. Iliri ėshtė ēuni mė i ēuditshėm e qė me zorr flet, saqė nganjėherė fėmijėt harrojnė fare se ėshtė edhe ai nė loj me ta. Fėmijėt ndahen nė katėr grupe tė vogla, secili tek tavolina e tyre qė i cakton teta edukatorja nė mėngjes. Teuta gjithnjė i buzėqesh Gencit, ajo i buzėqesh tė gjithėve, prandaj gjithė fėmijėt e thėrrasin "Buzėqeshja" nė vėnd se Teuta. Genci i do shumė shokėt e shoqet e tij qė pėrmėndėm, Adelėn, Ermalin, Valbonėn mė kaēurrela, Gjergjin e gjithė fėmijėt e tjerė.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nėna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thėrret dy-tre herė "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parė prej dritares. Ai i thotė edukatores kur ajo ėshtė aty, dhe ajo e pėrqafon dhe e lė tė shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorėn nėnės, e ata tė dy shkojnė pėrdore nė shtėpi.

Mbasdite vjen edhe babi nė shtėpi nga puna, e nganjėherė ata luajnė bashkė tė dy, ndėrsa nėna bėn ndonjė punė nė shtėpi. Babi njė ditė solli njė zog nė shtėpi, dhe kur Genci e pa u gėzua shumė. Ai rrinte gjithnjė nė kafaz, dhe nėna i patė thėnė Gencit qė meqė e donte aq shumė, ai tė pėrkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhėnė ushqimin pėrditė. Genci ēdo mbasdite kontrollonte dy kutitė brėnda kafazit dhe nuk harronte qė t'i linte gjithnjė plotė. Shumė ditė kaluan, mirėpo Genci nuk e dėgjoj asnjėherė tė kėndoj zogun. Njė ditė kur babi e mami ishin tė zėnė me punė, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalė:
"Zogu vogėl pse nuk kėndon asnjėherė ti?"
Zogu lėvizi vetėm qėpallat por nuk bėri asnjė zė. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogėl ēfarė tė mungon, mos do tė fluturosh i lirė?"
Zogu bėri vetėm njė "ciu" por nuk lėvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogėl i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derėn e kafazit, dhe u largua pak qė zogu mos tė kishte frikė. Zogu sapo pa qė dera ishte e hapur, ai shkundi krahėt e filloj tė fluturoj i lirė. Menjėherė ai ishte duke fluturuar e me shpejtėsi rreth e qark dhomės, e filloj tė bėj njė cicėrim shumė tė bukur. Genci i vogėl filloj tė hidhej lart e poshtėė nga gėzimi se po e dėgjonte mė nė fund zogun, e se cicėrima e tij ishte njė tingull shumė i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit nė dhomė kur dėgjoj se aty po bėhej shumė zhurmė. Ai pa zogun tė cicėroj e tė fluturoj me shpejtėsi gjithandej, dhe vėshtroj tek sytė e Gencit njė gėzim shumė tė madh. Prandaj ai vendosi qė mos ta zėrė prap zogun, por nė vėnd ai shkoj tė ēeli dritaren e dhomės sė Gencit. Zogu menjėherė e gjeti rrugėn dhe fluturoj i lirė.

Qė atė ditė tek dritarja e Gencit jashtė ku duket pema, ēdo mėngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon tė cicėroj. Tani ai nuk vjen mė vetėm, por ai sjellė edhe zogj tė tjerė me vete qė ta zgjojnė Gencin e vogėl ēdo mėngjes duke cicėruar tingujt e gėzimit qė zogjtė ndjejnė kur ata janė tė lirė nė fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gėzuar kur dėgjon cicėrimat nė mėngjes se zogu mė nė fund cicėron, e bėn njė tingull tė bukur, dhe Gencit nuk i duhet mė ta ushqej e tė kujdeset pėr tė. Megjithatė Gencit i duket sikur zogun e ka nė dhomė.

Morale: "Vetmia ėshtė vrasėsi nr.1 i dashurisė dhe gėzimit."
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:48     +1   -1




Mimoza Llastica

Ah, ēfarė llastice ka qėnė ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atėherė, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herė qė zbriste shkallėt e pallatit dhe na gjente duke luajtur nė oborr, kėrkonte tė hynte patjetėr nė lojė.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojėn! - i bėrtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhė. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte pėrqark pallatit. Ne luanim kukamēeftas, ajo kallėzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rėnė ne hall tė madh.
-Rri moj Moza sa tė mbarojė loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhėmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, qė zemėrohej kollaj, - po tė zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qėndruar larg. - Pa provoje njėherė!
Sava kafshonte buzėn e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallėt e jashtme tė pallatit dhe thėrriste si me tė qarė :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bėhej gati t'i hiqte ndonjė tė mirė apo ta tėrhiqte pėr flokėsh, dilte nė dritare koka e mamit tė Mozės:
-U, ē'bėn ashtu, moj Sava? Me Mozėn merresh ti? Po ajo ėshtė e vogėl!
Po mė shpesh nė dritare dilte koka e gjyshes, qė i mbante flokėt lidhur prapa.
-T'i kėput veshėt, dėgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotėt e pengonin tė fliste. Atėherė flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojėn.
-Hė, se nuk u bė qameti! E vogėl ėshtė Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozėn pėrdore dhe e fuste brėnda. Ajo nuk rrinte fėre tė na dėgjonte qė t'i tregonim fajin e Mozės.
Po Moza nuk ishte e vogėl. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticė e madhe. Veē ta shikoje!
Dhe vėrtetė, ta shikoje, ishte e bukur, e pastėr, si ato kukullat e mėdha qe i vėnė nė vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumė mirė, gjithnjė me rroba tė reja.
E pse tė mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajzė e vetme! Pėr Mozėn kujdeseshin tė gjithė njerėzit e shtėpisė: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Nė shtėpinė e Mozės dėgjohet vetėm emri i saj.
Ju nuk i keni parė ndonjėherė lodrat e Mozės; tė gjitha lodrat e pazarit ia kanė blerė dhe ia kanė prurė nė shtėpi: kukulla lloj-lloj, topa tė vegjėl e tė mėdhenj, kuti me qėndisma, enė guzhine... Moza ka edhe njė biēikletė, ka edhe makinė tė vogėl, me tė cilėn i bie rreth e pėrqark pallatit.
Ne, tė tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shumė dhe s'janė aq tė bukura si na duken ato tė Mozės.
Dhe, tė themi tė drejtėn, lodrat e Mozės na prishin gjithmonė mėndjen, sepse nė tė vėrtetė nuk na pėlqente Moza llasticė, por lodrat dhe sendet e saj na tėhiqnin.
Gjithmonė ndodhte kėshtu: Mozėn e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brėnda nė shtėpi, ne ktheheshim tė mėrzitura dhe vazhdonim lojėn. Na vinte inat qė gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrė tė drejtė. Vetėm Sava thoshte e zemėruar:
-Do ta shohė ajo, do ta shohė! Llastica!
Po nuk kalonte shumė dhe Moza zbriste prapė ne oborr me ndonjė kukull tė madhe nė duar ose me makinėn qė ia mbante gjyshja. Ah, sa tė bukura na dukeshin ato! Nė fillim ne bėnim sikur nuk e shikonim, po dalėngadalė na ikte inati, dhe duke parė lodrat e Mozės, harronim lojėn. E para e linte lojėn Eva. Ajo thoshte :
-Unė nuk loz mė, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozės. Moza ia jepte menjėherė kukullėn ose ēdo gjė tjetėr qė kishte nė dorė dhe, si pėr inat, shikonte nga ne. Ne tė tjerat, tani nuk kishim mė mėndjen tek loja dhe njė nga njė largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetėm unė dhe Sava. Ne tė dyjave, jo se nuk na pėlqenin lodrat e Mozės, na pėlqenin shumė, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, nė vend qė tė vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtė kjo? Nuk ishte hiē e drejtė, po hajde t'ua mbushje mendjėn Evės, Klarės, Editės, Tinės. Ato zemėroheshin kur Moza na prishte lojėn, po kur dilte nė oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemėrimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjė.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unė e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savėn si bėhej. Donte tė shkonte t'u prishte lojėn, t'i shante, biles nganjėherė i hipte ne kokė t'i rrihte. Po unė s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punė e madhe!
Ah, ēfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa tė na prishte lojėn, e t'u merrte mėndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetė ajo. Sepse gjithnjė ndodhte kėshtu: Ua linte pak lodrėn nė dorė dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se mė flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dėbonte. Po i dėbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz mė!, Ikni se do loz vetė!, Ikni se u mėrzita!"
Kėshtu na kishte dėbuar njėherė edhe mua me Savėn dhe ne qė atė ditė nuk shkelnim mė nė shtėpinė e saj. Pse, ē'ishim ne, shėrbėtoret e Mozės?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen tė gjitha shoqeve tė pallatit, qė i venin Mozės. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozėn, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bėhej vonė.
Kaloi kėshtu njė javė, njė muaj, dy, kur njė ditė Klara na u zemėrua aq keq me Mozėn, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukėn e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biēikletė dhe pastaj i kishte thėnė:
"Pse ma ke lėpire gjalpin?"
Njė ditė tjetėr iku dhe Tina nga Moza. Ikėn me rradhė dhe tė tjerat. E fundit iku Eva. Tė gjitha nuk i flitnin mė Mozės. Ajo ishte llasticė, qe s'i gjėndej shoqja!
Kėshtu, Moza mbeti vetėm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallėt e dilte nė oborr; ngarkohej me gjithė ato lodrat, merrte edhe biēikletėn dhe makinėn e vogėl, por asnjė nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojėn. Asaj i vinte plasje.
Nė fillim priste t'i shkonte ndonjė nga ne. Por, kur pa qė asnjė nuk i vajti, zuri tė na thėrriste me emėr:
-Eva do tė lozėsh? Na.
Zbriste nga biēikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vėndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi njė ditė qė Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertėn, qė ju s'e njihni, me njė vajzė tė vogėl, qė s'ka mėsuar akoma tė flasė. Ne kjo na gėzonte.
Por Moza u mėrzit shumė dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozėn?
Ne nuk folėm njėherė, por Sava, qė ėshtė brisk nga goja, i tha:
-Moza ėshtė llasticė!
-I marrsh tė keqen Mozės, - u degjua zėri i gjyshes nga dritarja, - llasticė je vetė!
Mami i Mozės u zemėrua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli mė. Mori Mozėn dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qė Moza tė ishte llasticė.
Tani Moza rri fare vetėm. Nuk i zbret mė lodrat. Na shikon ne qė lozim dhe as na flet, as na nget.
Herėn e fundit ndodhi kėshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut nė mes Moza dhe deshi tė hidhej. Sava, qė rretullonte njė anė tė litarit, sapo e pa, ndaloi lojėn. Anėn tjetėr tė litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysėm zėri Moza.
Por edhe Eva e lėshoi litarin.
-Ti je llasticė! - tha njė nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumė Mozen nė mes. Ajo mbante kokėn ngritur, po sytė i kishte ulur poshtėė.
-Ti nuk je shoqja jonė, - tha Sava. - ti ke shoqe vetėm veten.
Ajo uli menjėherė kokėn.
-Llasticė! - thirri Eva
-Llasticė! - thirrėm edhe ne tė tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrėn dhe menjėherė ia plasi tė qarit. Ne nuk folėm fare, as unė, as Sava, asnjė. Ajo qante pa zė, por i gjithė trupi i dridhej. Ne kishim bėrė njė rreth pėrqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmė lojėn! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpėrndamė dhe, kur filluam tė lėviznim litarin, ajo iku me vrap pėr nė shtėpi.
Qysh atė ditė, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bėrė llasticė dhe llasticat nuk kanė shoqe.
Ajo vėrtetė kishte shumė lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me tė cilat rri dhe loz gjithė ditėn. Ajo nuk ishte e gėzuar si vajzat e tjera tė pallatit tonė.
Njė ditė ajo po zbriste shkallėt e pallatit. Dalėngadalė ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A tė loz edhe unė?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamė sytė me lotė tė Mozės.
-Mirė, - tha Sava.
Ajo e gėzuar u fut nė lojė, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thėrrisnim mė llasticė.
 
Top
view post Posted on 25/3/2010, 21:49     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Borbardha

Na ishte njė herė njė mbret dhe njė mbretreshė, ata e donin shum njėri tjetrin. Por ishin tė zemėruar sepse nuk kishin fėmijė.
Njė ditė tė bukur dimri mbretresha ishte ulur pran dritares sė hapur dhe qepte, kur papritur qe therur nė gjilpėr dhe tri pika gjaku ranė nė dėborė. Mbretresha ofshau:
- O sikur tė lindja njė vashė tė bardhė si dėborė, me buzė tė kuqe sikur gjaku e flokė tė zeza sikur korbi.
Disa muaj mė vonė ajo lindi njė vajzė. Vasha ishte e bardhė sikur dėborė, buzėt i kishte kuq si gjaku dhe flokėt e zeza si korbi. Mbretresha u gėzua shum pėr lindjen e vajzės dhe e bardhė si ajo ishte e quajtėn Borbardha. Mirpo pas pak kohe mbretresha u sėmuar dhe vdiq. Borbardha kishte nevojė pėr njė nėnė kėshtu qė mbreti u martua. Mirpo mbretresha e re kishte vetėm njė gjė pėr vehte: Tė jetė mė e bukura nė botė.
Ajo kishte njė pasqyrė magjike, tė cilėn ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyrė nė murė qė je, kushė ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
- Ti mbretresh, ti je mė e bukura mbi kėtė dhe! Iu pėrgjigjej pasqyrja magjike.
Kėshtu pasqyrja u pėrgjigjte mbretreshės sa herė qė ajo bėnte pyetje.
Mirpo njė ditė plotsisht pasqyra u pėrgjegj:
- Ti mbretreshė je mė e bukura mirpo Borbardha ėshtė njėmijė herė mė e bukur!
Kur dėgjoi kėt mbretresha u hidhėrua shum dhe urdhėroi njė gjyetarė qė tė merė Borbardhėn nė pyell qė ta mbytė dhe i tha atijė:
- Dua tė mė biesh zemrėn e saj, tė mė vėrtetosh se ke zbatua urdhėrin.
Gjuetari e mori Borbardhėn nė pyllė dhe kur dashi ta mbysė ajo iu lut qė tia fali jetėn. Gjuetarit iu dhimb Borbardha kėshtu qė ai e lėshoi atė dhe nė vendė tė saj vrau njė dren dhe mori zemrėn e tijė qė tė i tregojė mretreshės.
Borbardha mori rrugėn thell nė pyell, pasi i premtoi gjuetarit qė mos tė kthehet kur mė nė kėshtjellėn mbretrore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa njė kasollė tė vogėl, mbrenda tė gjitha gjėrat ishin shum tė vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga njė kafshat ushqim nga ē'do pjatė dhe njė gėrqamė lėngu nga ē'do gotė dhe pastaj ra nė shtratin mė tė madh nga shtata shtret qė ishin aty.

Pronarė tė kasollės ishin shtat shkurtabiqa. Ata u kthyen nė shtėpi pasi kishin pėrfunduar punėn, mirpo kur hyrėn nė shtėpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenė aty.
I pari tha:
- Karriga ime nuk qėndron ashtu sikur se unė e kam lanė.
I dyti :
- Dikush paska ngrėnė nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirė nga gota ime.
Duke folur mes veti, panė Borbardhėn tė shtrier nė shtrat. Ajo ishte shum e bukur, menduan ata dhe nuk donin tė ia prishin gjumin por vetėm qėndruan aty dhe shiqonin Borbardhėn e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqėve se pėr qfarė arsye ajo kishte ardhur aty.

Shkurtabiqėt i than Borbardhės se ajo mund tė rijė me ta por kur shkurtabiqėt nuk jan nė shtėpi Qė mos tė e lėshojė askėnd mbrenda nė kasollė.

Nė kėshtjellė mbretresha zemėrkeqe vazhdoi tė pyes pasqyrėn magjike:
-Pasqyre, pasqyrė nė murrqė je, kush ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
E pasqyra iu pėrgjegjė:
-Mbretreshė, ti mė e bukura je kėtu por Borbardha qė jeton nė anėn tjetėr pylli, nė kasollėn e shkurtabiqėve, ajo dhe njėmijė herė mė e bukur ėshtė!Nė kėshtjellė mbretresha zemėrkeqe vazhdoi tė pyes pasqyrėn magjike:
-Pasqyre, pasqyrė nė murrqė je, kush ėshtė mė e bukura mbi kėtė dhe?
E pasqyra iu pėrgjegjė:
-Mbretreshė, ti mė e bukura je kėtu por Borbardha qė jeton nė anėn tjetėr pylli, nė kasollėn e shkurtabiqėve, ajo dhe njėmijė herė mė e bukur ėshtė!
Kur dėgjoi kėt, mretresha veshi disa rrobe tė vjetra e u bė tė dukej sikur njė plakė e keqe dhe u nis pėr nė rrugė tė gjejė Borbardhėn.
Pas ak ajo gjeti kasollėn e shtat shkurtabiqėve. E veshur sikur plakė ajo trokiti nė e dritare, kur Borbardha u paraqit nė dritare, plaka nxori mollėn mė tė bukur nga shporta dhe i shtreu Borbardhės. Molla ishte aq tėrheqėse sa qė Borbardha nuk mundi tė rrefuzoj e mos tė e mer. Ajo kafshoi mollėn mirpo molla kishte qenė e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur nė tokė.

Kur skurtabiqėt erdhėn nė kasollė,gjetėn Borbardhėn tė shtrirė nė tokė. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan tė e zgjonin mirpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumė e bukur sa qė iu dhimbsej shkurtabiqėve tė vorrosin, por nė vendė ndėrtuan njė sandek nga qelqi dhe e vendosėn atė nė pyllė qė tė mundė tė vinė e tė e vizitonin pėr ē'do ditė.

Shkuan shum ditė, javė e muaj. Borbardha dhe mė tutje ishte shum e bukur.
Njė ditė kaloi njė princ aty pranė dhe pa Borbardhėn. Ai qe habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkutabiqėt qė t e lejojnė atė tė e merė Borbardhėn me veti nė kėshtjellėn e tijė. Shkurtabiqėt pranuan dhe lejuan princin tė mer Borbardhėn me vete.
Shėrbėtorėt e princit morėn sandekun mbi shpinė dhe u nisėn nė drejtim tė kšshtjellės sė princit. Mirpo rrugės njeri nga shėrbėtorėt mori thua nė njė rrėnjė tė drurit dhe u rrėzua sė bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhės i ra kafshata e mollės nga fyti dhe ajo hapi sytė. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gėzua shumė dhe e mori atė me veti nė kėshtjellė ku sė shpejti ata u martuan me njė darsėm madhėshtore.
Mretresha zemėrkeqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallė u zemrua aq shumė sa qė vdiq.
E Borbardhja qe dhe mbeti mė e bukura mbi dhe.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 25/3/2010, 21:50     +1   -1




Peralla e cironkes se arte

Na ishte njė herė njė plak i varfer, por shumė i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotė. Plaku zinte ndonjė cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Njė ditė dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjė.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diēka. Dhe me nė fund fija e vjetėr e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur ē'tė shihte? Njė cirua
i vogėl, fare i vogėl vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorė. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetėr dhe...
-Tė lutem, me hidh pėrsėri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Tė lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unė do tė te realizoj ēdo
dėshirė qė tė kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me njė cironke aq te vogėl dhe e hodhi ne lume. Ne ēast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj njė dėshirė!
-Tė kisha njė torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
historinė...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qė cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nėpėr te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dėshirėn.
Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjė.
Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
dėshirė cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakes. Kėshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirė, kuaj, hyzmeqare...ēdo gjė,
ēdo gjė. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi
plakun:
- Shko merre cironken tėnde te qelbur dhe sille kėtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemėr dhe cale-cale u nis e shkoi nė anė te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne ēast mbi ujė. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
-Plaka mė tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet tė vish me mua tani.
Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua...
Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit pėr tė mos dalė me kurrė.

Plaku u kthye ne shtepi..shtėpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kėrkuar shumė...
 
Top
arijanita
view post Posted on 24/1/2011, 20:06     +1   -1




kėto pėrralla qe i kam lexuar teke her kanqen nder perrallat meet bukura qe i kamlexu gjat tėr kėti viti dhe jash mume kėnaqur tepėr
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 9/2/2011, 20:00     +1   -1




Gjuha


Njė here e njė kohe rronte njė njeri shumė i zgjuar,por shumė i varfer..Pėr te fituar buken e gojes ky njeri punonte si gjelleberes tek njė i pasur. I zoti mburrej pėr pasurite qe kishte por ishte torrollak.

Njė ditė pasaniku ftoi disa miq pėr dreke. thirri gjelleberesin dhe e urdhėroi te gatuante vetemdy gjelle: gjellen me te mirė dhe gjellen me te keqe.

Gjelleberesi i hyri punės dhe gatoi gjellen me te mirė dhe atė me te keqe.
Kur u shtrua sofra,gjeleberesi shtroj gjellen e pare,gjuhe derri.

- Kjo ėshtė gjella me e mirė? - e pyeti i zoti.
- Kjo - iu pergjigj gjelleberesi.
- Popse thua qe ėshtė gjella me e mirė?
- Ai qe ka gjuhe, - tha gjelleberesi, - mund tė flasė e mund te tregoje c““mendon e c“ndien.. prandaj gjuha ėshtė gjeja me e mirė ne botė.

Miqte qe ishin ulur ne tryeze i thanė.
- Tė lumte, kėshtu ėshtė.
Pasi perfunduan gjellen e pare, gjelleberesi pruri gjellen e dytė,e cila ishte gatuar po me gjuhe.

Pasaniku u zemerua keq dhe berrtiti.
-Ēfarė bėn kėshtu o i marrė. Me pare the se ishte gjeja me e mirė, ndersa tani na doli me e keqja!!!

Gjelleberesi vuri buzen ne gaz dhe tha:
- Po,ashtu ėshtė.Gjuha ėshtė gjeja me e keqe ne botė. Me ndihmėn e saj shumė njerėz gjithen kohėn flasin veē marrezira. Kėta gjerez te bardhen e bėjnė te zeze, te drejtėn e bėjnė te shtrember, te miren e tekeqe, e kėshtu me radhe..

Tė ftuarit dhe pse ishin torrollake, kėtė here e kuptuan qe gjelleberesi donte te tallej me ta. Po nuk kishin c`te bėnin tjetėr, vune buzen ne gaz e bėn gjoja u gezuan..

Gjelleberesi ishte vėrtetė njeri i mencur..
 
Top
11 replies since 25/3/2010, 21:44   38630 views
  Share