MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Gruaja Muslimane.

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 29/11/2009, 00:26     +1   +1   -1




Lexojeni deri ne fund sepse i'a vlenė!

Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė:“Dhe nga faktet e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi palėn (gratė) nga vetė lloji juaj, ashtuqė tė gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė...!"(Kur`an,30:21).
Femra e drejtė ėshtė shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gėzimi mė i madh nė jetėn e mashkullit. Pejgamberi, alejhi selam, nė njė hadith tė tij ka thėnė: “Kjo botė ėshtė njė argėtim i pėrkohshėm dhe qetėsia mė e mirė ėshtė gruaja e mirė!". [Muslimi 10/56]
Njė grua e mirė ėshtė bekimi mė i madh qė Allahu i Lartėsuar mund t’ia japė njė mashkulli,nė tė cilėn ai mund tė gjejė prehje.A mundet qė gruaja tė jetė qetėsimi mė i mirė nė botė?A mundet qė ajo tė jetė grua e suksesshme nė raport me bashkėshortin e saj?Pėrgjigjja eshte PO,edhe atė e arrin kur t'i ploteson keto siq do t'i lexoni me poshte:

Ajo zgjedh bashkėshort tė mirė

Njė ndėr mėnyrat qė Islami e ka nderuar gruan ėshtė qė ajo e ka tė drejtėn ta zgjedhė atė person qė ajo e dėshiron. Prindėrit e saj nuk kanė tė drejtė ta detyrojnė atė tė martohet me dikė qė ajo nuk e dėshiron. Femra muslimane e di kėtė tė drejtė, por ajo nuk e refuzon udhėzimin dhe kėshillat e prindėrve tė saj nė rast qė dikush ia kėrkon dorėn e saj pėr martesė.
Ka shumė argumente tė cilat e pėrkrahin femrėn nė kėto ēėshtje tė ndjeshme. E kemi shembullin qė Buhariu e transmeton pėr el-Kansa bint Kidam, e cila thotė: “Babai im mė martoi me kusheririn e tij, por unė nuk e doja kėtė lidhje, kėshtuqė, iu ankova Pejgamberit, alejhi selam, e ai mė tha: “Respektoje atė qė babai yt e ka vendosur!". Unė, pastaj, i thashė: “Nuk dua ta pranoj atė qė e ka vendosur babai im!". Pastaj, ai, alejhi selam, tha: “Atėherė, kjo martesė nuk bėn (duhet tė shlyhet), ndėrsa ti shko e martohu me kė tė duash!". Unė pastaj i thashė: “E kam pranuar atė qė e ka vendosur babai im, por desha t’ua bėj me dije femrave se baballarėt e tyre nuk kanė tė drejtė tė pėrzihen nė ēėshtjet e vajzave tė tyre (t’i detyrojnė tė martohen me ata qė nuk u pėlqejnė atyre)!"[Fet-h el-Bari,9/194]
Nė fillim, Pejgamberi, alejhi selam, i tha el-Kansės qė ta dėgjojė babanė e saj, por kur vėreu se babai i saj kishte tentuar ta martojė atė me forcė, Pejgamberi, alejhi selam, ia dha asaj lirinė tė zgjedhė kė tė dojė (pėr martesė).
Islami nuk lejon qė femrės t’i imponohet ndonjė barrė e padurueshme, kėshtu duke i detyruar ato qė tė martohen me ata (meshkuj) qė ato nuk i dėshirojnė, sepse ai (Islami) do qė martesat tė jenė tė suksesshme, tė bazuara nė pajtueshmėri mes njėri-tjetrit (mes partnerėve); duhet tė ketė pėrshtatje edhe nė pamjet e tyre fiziologjike, nė qėndrime, shprehi, qėllime e kėshtu me radhė. Nėse diēka nuk shkon si duhet dhe gruaja ka ndjenjė se nuk mund ta dashurojė bashkėshortin e saj sinqerisht ose frikohet tė bėjė mėkat tė kundėrshtojė, e tė mos i bindet bashkėshortit tė saj tė cilin nuk e dashuron, atėherė ajo kėrkon shkurorėzim. Kjo konfirmohet kur gruaja e Thabit ibėn Kajs ibėn Shamas, Xhemilja, motra e Abdullah ibėn Ubejdes erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: “O i Dėrgur i Allahut, s’kam asgjė kundėr Thabit ibėn Kajsit lidhur me fenė e tij apo me sjelljen e tij, por urrej tė bėj kufėr,sepse unė jam muslimane!"Pastaj,Pejgamberi,alejhi selam,i tha:“A do t’ia kthesh mehrin qė ai ta ka dhėnė?"Ajo tha:“Po!". Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, i tha Thabit ibėn Kajsit: “Merre mehrin qė ia ke dhėnė Xhemiles dhe shkurorėzohu nga ajo!".[Fet-h el-Bari,9/395]
Islami e ka mbrojtur humanitetin dhe krenarinė e gruas dhe i ka respektuar dėshirat e saj lidhur me zgjedhjen e njeriut qė ajo do ta kalojė jetėn. Nuk lejohet qė askush, kushdo qoftė ai, ta detyrojė gruan tė martohet pėr dikė qė ajo nuk e pėlqen.
Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: “Njė etiopiane, emri i sė cilės ishte Baria ishte e martuar me njė rob, i cili quhej Mughith. Ai aq shumė e donte Barian, saqė vraponte pas saj edhe atė duke qarė. Pejgamberi, alejhi selam, kur e pa tha: “O Abas, a e sheh sa shumė Mughithi e do Barian, ndėrsa ajo sa shumė po e urren?". Pastaj Pejgamberi, alejhi selam, i tha Barias: “Pse, tė paktėn, nuk po e shikon Mughithin, oj Baria?". Ajo i tha: “O i Dėrguri i Allahut, a po mė urdhėron ta bėj njė gjė tė tillė?". Ai, alejhi selam, tha: “Unė thjesht po mundohem tė ndėrhyj nė kėtė ēėshtje”. Ndėrsa ajo i tha: “Ai mua nuk mė nevojitet!".
Pejgamberi, alejhi selam, ishte thellėsisht i prekur nga nga ky akt, gjegjėsisht nga ajo dashuri e shastisur nga ana e mashkullit dhe nga ajo urrejtje e tmerrshme nga ana e femrės. Pejgamberi, alejhi selam, e pyeti atė se pėr ēfarė shkaku nuk i kthehej ajo burrit tė saj. Pastaj ajo e pyeti se a ishte obligim ajo qė Pejgmaberi, alejhi selam, i tha a po jo, kurse ai i tha se ai vetėm kishte dashur tė ndėrhyjė me fjalė e jo ta detyrojė atė pėr t’iu kthyer atij (Mughithit).
Le ta dėgjojnė kėtė mėsim tė Pejgamberit, alejhi selam, ata prindėr qė janė kokėfortė dhe zemėrgurė dhe ata qė i shtypėn vajzat e tyre tė martohen pėr meshkuj qė ato nuk i dojnė!
Femra muslimane e cila i kupton mėsimet islame, vepron nė mėnyrė korrekte dhe tė menēur kur ka tė bėjė me zgjedhjen e bashkėshortit. Asaj (femrės muslimane) nuk i intereson pamja e bukur, statusi i lartė, jeta luksoze apo diēka tė ngjajshme qė zakonisht i tėrheqin femrat, nė pėrgjithėsi. Ajo interesohet rreth asaj se sa ai kujdeset pėr urdhrat qė i ka ndaj Allahut tė Madhėrishėm, pėr qėndrimin dhe sjelljet e tij, sepse kėto janė shtyllat e martesės sė suksesshme dhe njėkohėsisht janė tiparet mė tė mira tė mashkulit. Mėsimi islam dėshmon rėndėsinė e kėtyre cilėsive tė njė mashkulli potencial, sikurqė Islami e obligon femrėn tė martohet me ndonjė mashkull qė i posedon kėto tipare, me qėllim qė fitneja mos ta pėrfshijė shoqėrinė nė tėrėsi, sikur qė Pejgamberi, alejhi selam, nė njė hadith tė tij ka thėnė: “Nėse ndokush jua kėrkon vajzėn tuaj, me fenė dhe sjelljet e tė cilit jeni tė kėnaqur, jepjani atij(vajzėn tuaj)e nėse nuk e bėni kėtė,fitneja do tė pėrhapet nė tokė!"[Tirmidhiu,2/274]
Si mashkulli musliman, qė nuk mahnitet me femrat e bukura tė cilat janė rritur nė mjedis jo tė mirė, ashtu edhe femra muslimane nuk mahnitet prej “plej-boj”-ve,pa marrė parasysh se sa tė pashėm janė ata. Pra,mė mirė ėshtė qė femra muslimane tė pėlqejė njė mashkull qė ėshtė serioz, besimtar dhe i edukuar mirė, zemra e tė cilit ėshtė e pastėr! Askush nuk ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr njė grua tė mirė sesa burri i mirė dhe s’ka mė tė pėrshtatshėm pėr gruan tekanjoze sesa burri tekanjoz, sikurqė Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Tė kėqijat janė pėr tė kėqinjtė dhe tė kėqinjtė janė pėr tė kėqijat, ndėrsa tė ndershmet janė pėr tė ndershmit dhe tė ndershmit janė pėr tė ndershmet! Ata janė tė pafajshėm nga ajo qė u thonė atyre. Ata kanė falje tė madhe dhe furnizim tė begatshėm!"(Kur`an, 24: 26).
Kjo nuk do tė thotė qė femra muslimane duhet plotėsisht ta injorojė pamjen fizike, e qė ta propozojė ndonjė “kandidat” qė vėrtet nuk ėshtė tėrheqės. Ėshtė e drejta e saj, siē thamė mė lartė, qė tė martohet me atė, prej tė cilit zemra e saj do tė jetė e mbushur me dashuri dhe tė martohet me atė, me pamjen dhe sjelljen e tė cilit femra ėshtė e kėnaqur. Pamja e jashtme nuk duhet tė braktiset duke e paguar me natyrėn e brendshme ose anasjelltas. Femra duhet ta zgjedhė njė mashkull qė ėshtė tėrheqės pėr tė nė tė gjitha aspektet. Femra e vėrtetė muslimane asnjėherė nuk “vėrbohet” nga pamja e jashtme dhe ajo asnjėherė nuk i lejon ata qė t’ia tėrheqin vėmendjen asaj prej zgjedhjen e bashkėshortit potencial pėr tė.
Gruaja muslimane e di qė burri e ka tė drejtėn e kivamės (pėrkujdesjes) kundrejt saj, siē ka thėnė Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij: “Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase Allahu i ka graduar disa prej disave dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atė qė Allahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese dhe janė besnike ndaj sė fshehtės. E ato qė ia keni dro kryelartėsinė e tyre, kėshilloni, madje edhe largoni nga shtrati (e mė nė fund) edhe rrahni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat), e nėse ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu ėshtė mė i Larti, mė i Madhi!"(Kur`an, 4: 34).
Besimtarėt dhe besimtaret duhet tė qėndrojnė tė bashkėlidhur mes veti, e nė kėtė mėnyrė ata e kryejnė misionin e tyre qė Allahu i Lartėsuar ua ka dhėnė: “Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumėpėrmendėsit e Allahut e shumėpėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh!"(Kur`an, 33: 35).


Ajo i bindet bashkėshortit tė saj dhe e respekton atė

Gruaja e vėrtetė muslimane gjithmonė i bindet bashkėshortit tė saj, pėrderisa ai (bashkėshorti) nuk bėn ndonjė mėkat. Ajo e respekton atė dhe gjithmonė ėshtė e etur pėr ta kėnaqur atė dhe pėr ta bėrė tė lumtur! Nėse ai (bashkėshorti) ėshtė i varfėr,ajo nuk i ankohet pėr kėtė.Ajo nuk ankohet se ka shumė punė shtėpie,sepse e di qė shumė gra qė historia islame na tregon fjalė tė mira pėr to,kanė qenė tė durueshme dhe tė qėndrueshme nė duke u shėrbyer burrave tė tyre dhe duke i mirėmbajtur shtėpitė e tyre pėrkundėr varfėrisė dhe vėshtirėsive qė kishin.Njėra nga kėto gra tė moralshme ėshtė edhe Fatime el-Zahra – vajza e Pejgamberit,alejhi selam,dhe gruaja e Ali ibėn Ebu Talibit(Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!).Ajo ankohej pėr dhembjen nė duart e saj nga grimcimi i drithėrave.Burri i saj–Ali ibėn Ebu Talibi(Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) njė ditė i tha:“Babai yt ka sjellur disa robėresha,kėshtuqė,shko e kėrkoja njė pėr tė tė shėrbyer ty!"Ajo shkoi te babai i saj,mirėpo,turpėrohej pėr t’ia kėrkuar atė qė donte. Andaj, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) shkoi pėr ta kėrkuar njė shėrbėtore pėr gruan e tij tė dashur, por Pejgamberi, alejhi selam, nuk mundte t’i ndihmonte tė dashurve tė tij e nė anėn tjetėr t’i shkelė nevojat e muslimanėve tjerė tė varfėr, kėshtuqė, ai, alejhi selam, erdhi te vajza dhe dhėndrri i tij dhe u tha: “A t’ju mėsoj diēka mė tė mirė se ajo qė mė kėrkuat? Kur tė shkoni nė shtrat thuani 33 herė subhanallah, 33 herė elhmadulilah dhe 34 herė Allahu Ekber. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju sesa t’jua jap njė shėrbėtore!”. Pastaj ai, alejhi selam, i pėrshėndeti dhe iku, pasiqė ia dha kėtė ndihmė tė shenjtė, e cila do t’i bėnte qė ta harrojnė lodhjen e tyre.
Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) filloi t’i thojė fjalėt qė ia mėsoi Pejgamberi, alejhi selam, dhe njė herė pati thėnė: “Asnjehėrė nuk i kam ndėrprerė kėto fjalė qė m’i mėsoi Pejgamberi, alejhi selam!”. Njėri nga tė pranishmit i tha: “As nė natėn e Sifinit?", ndėrsa ai tha: “As nė natėn e Sifinit!” [Fet-h el-Bari, 7/71]
Esma binti ebu Bekėr (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i shėrbeu bashkėshortit tė saj – el-Zubejrit dhe pėrkujdesej pėr shtėpinė. Bashkėshorti i saj kishte njė kalė, pėr tė cilin ajo pėrkujdesej duke e ushqyer dhe duke e ushtruar atė. Buhariu dhe Muslimi e tregojnė kėtė ngjarje mu me fjalėt e saj: “U martova me Zubejrin dhe ai nuk kishte pasuri e as skllevėr. Unė e ushqeja kalin e tij, duke u pėrkujdesur dhe duke e ushtruar atė. Unė sillja ujė e bėja bukė pėr tė, porse nuk mundesha ta piqja, kėshtuqė, disa gra ensare, tė cilat ishin tė sjellshme, e piqnin atė. I merrja tė gjitha hurmat qė Pejgamberi, alejhi selam, ia jepte Zubejrit dhe vendi prej tė cilit i merrja ato ishte shumė larg prej shtėpisė sonė. Njė ditė isha duke u kthyer me hurmat pėr nė shtėpi. Gjatė rrugės e takova Pejgamberin, alejhi selam, i cili ishte me disa shokė. Ai mė thirri, pastaj e uli devenė e tij qė unė tė ulesha pas tij (nė deve). Mė pastaj, i tregova Zubejrit pėr kėtė gjė dhe i thashė:“Mė erdhi turp se e di qė ti je pak xheloz!”, ndėrsa ai mė tha: “Pėr mua, mė keq ėshtė tė tė shoh duke i mbajtur hurmat nė kokė sesa tė ecėsh pas tij (Pejgamberit, alejhi selam)!” Mė vonė, ebu Bekri mė dėrgoi njė shėrbėtor dhe unė u lirova nga pėrkujdesja e kalit dhe kjo mė erdhi sikur tė isha liruar nga skllavėria!”. [Fet-h el-Bari, 9/319]
Gruaja e vėrtetė muslimane nuk e kursen veten prej pėrkujdesjes sė shtėpisė dhe bashkėshortit. Ajo i di tė drejtat e bashkėshortit tė saj kundrejt saj, sikurqė Pejgamberi, alejhi selam, pėr kėtė ēėshtje ka thėnė: “Asnjė qenie njerėzore nuk lejohet t’i pėrkulet ndonjė qenieje tjetėr njerėzore, por nėse kjo do tė kishte qenė e lejuar, do t’i kisha obliguar gratė t’u pėrkulen burrave tė tyre!” [Ahmedi]
Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) njė herė e pyeti Pejgamberin, alejhi selam,: “Kush ka tė drejta mė shumė ndaj gruas?". Ai, alejhi selam, tha: “Bashkėshorti i saj!” Ajo pėrsėri e pyeti: “Kush ka tė drejta mė shumė ndaj mashkullit?". Ai, alejhi selam, i pėrgjigj: “Nėna e tij!”. [Bazari]
Njė herė njė grua erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, pėr ta pyetur pėr diēka, me ē’rast ai, alejhi selam, e pyeti: “A je e martuar?". Ajo tha: “Po!” Pastaj, ai, alejhi selam, e pyeti: “Si qėndron raporti mes juve?". Ajo tha: “Unė asnjėherė nuk dėshtoj nė detyrat e mia!”, ndėrsa ai, alejhi selam, i tha: “Ki kujdes se si sillesh ndaj tij, sepse pėr shkak tė tij ti do tė shkosh nė Parajsė apo nė Ferr!”. [Ahmedi]
El-Hanbal ibėn el-Xhevzi nė librin e tij “Ahkam el-Nisa’” (fq. 331) thotė: “Njė njeri me emrin Shuajb ibėn Harb agjėronte dhe falej shumė. Ai dėshironte tė martohej me njė grua dhe asaj i tha: “Unė jam njeri temperament!”. Ndėrkaq ajo ia ktheu me menēuri: “Ajo qė ta largon temperamentin tėnd, ėshtė mė e keqe se ti!”. Menjėherė pas kėtyre fjalėve, ai e kuptoi se pranė tij po qėndronte njė grua e cila ishte intelegjente, e menēur dhe e pjekur. Ai menjėherė i tha: “Ti do tė jesh gruaja ime!”.
Kjo grua kishte njė ujdi tė mirė se si duhet tė jetė gruaja dhe kėtė (ujdi) ia konfirmoi bashkėshortit (tanimė tė saj) se do t’ia kishte kuptuar psikologjinė dhe natyrėn e tij se ēka i pėlqen dhe ēka nuk i pėlqen atij. Ajo do tė ishte nė gjendje ta pėrfitojė zemrėn e tij dhe se do tė ishte nė gjendje ta mbyllė ēdo derė konfliktuoze nė jetėn e tyre. Gruaja e cila nuk i kupton kėto realitete, nuk meriton qė tė jetė grua e suksesshme. Pėrmes provokimeve tė saj, ajo mund ta bėjė bashkėshortin e saj qė ta humbė kontrollin e tij, e, me kėtė rast, ajo do tė ishte mė e keqe se ai, sepse, faktikisht, ajo ėshtė shkaku direkt pėr humbjen e kėtij kontrolli.
Gruaja e mirė nuk ėshtė kėshtu asnjėherė. Ajo i ndihmon bashkėshortit tė saj qė (ai) tė jetė me karakter tė mirė. Kjo e bėn bashkėshortin e saj qė ai ta dojė mė shumė, sepse tė qenėt bashkėshorte e mirė nuk ėshtė vetėm lavdėrim qė mund ta bėjė para shokėve, por njėkohėsisht ėshtė edhe obligim qė Allahu i Lartėsuar e ka urdhėruar. Nėse e ka kryer me sukses, do tė shpėrblehet, por nėse ka dėshtuar, do tė ndėshkohet, padyshim!
Njė nga mėnyrat mė tė rėndėsishme qė gruaja mund t’i bindet bashkėshortit tė saj ėshtė respektimi i dėshirave tė tij. Pra, sa mė shumė qė ia plotėson dėshirat, aq mė e fortė do tė bėhet lidhja e tė dyve.
Gruaja muslimane e di qė bindja ndaj bashkėshortit tė saj, do ta dėrgojė atė nė Xhennet, sikurqė Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Nėse njė grua falet pesė herė nė ditė, e agjėron muajin e Ramazanit, i bindet bashkėshortit tė saj dhe e ruan nderin e saj, nė Ditėn e Gjykimit do t’i thuhet: "Hyn nė Xhennet prej cilės derė qė dėshiron!". [Ahmedi, Taberani]
Ummu Seleme (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ka thėnė: “Secila grua qė vdes dhe e lė bashkėshortin tė kėnaqur prej saj, ajo do tė hyjė nė Xhennet!”. [Ibėn Maxhe, 1/595]
Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “A t’ju tregoj pėr gratė e juaja nė Xhennet? Ato janė fertile dhe tė pėrzemėrta. Nėse ju nevrikoseni, ato thonė: “Dora ime ėshtė nė dorėn tėnde. Mos mė zėntė gjumi pėrderisa ti nuk je i kėnaqur nga unė!"". [Taberani]
Gruaja e vėrtetė muslimane e di qė Islami e ka shumėfishuar shpėrblimin ndaj saj nėse ajo i bindet bashkėshortit tė saj si dhe, gjithashtu, ia ka tėrhequr vėrejtjen ēdo femre qė devijon nga rruga e tė qenėt e bindur ndaj bashkėshortit tė saj, sepse nė tė kundėrtėn (pra, nėse nuk i bindet), ajo do tė jetė mėkatare e do tė jetė e mallkuar edhe prej engjėjve.
Buhariu dhe Muslimi e shėnojnė atė qė ebu Hurejra e ka transmetuar prej Pejgamberit, alejhi selam, i cili ka thėnė: “Nėse burri e thėrret gruan e vet pėr nė shtrat e ajo nuk vjen, engjėjt do ta mallkojnė atė grua deri nė mėngjes!”. [Fet-h el-Bari, 9/294]
Mallkimi i engjėjve do tė bie mbi ato gra qė janė tė pabindura ndaj bashkėshortėve tė tyre. Kjo nuk i pėrjashton as ato gra qė nuk janė tė gatshme nė rast kur bashkėshortėt e tyre i thėrrasin. Allahu i Lartėsuar i mallkon edhe ato gra qė vonohen kur bashkėshortėt e tyre i thėrrasin pėr nė shtrat e ato thonė: “Do tė vij!", “Do tė vij!". [Taberani]
Martesa nė Islam nėnkupton ruajtjen e nderit tė gruas e poashtu edhe tė burrit. Prandaj, detyra e femrės ėshtė t’i pėrgjigjet kėrkesave tė bashkėshortit tė saj... Gruaja muslimane nuk do t’iu kishte shmangur kėtyre (detyrave). Rreth kėsaj ēėshtje Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Nėse burri e thėrret gruan e vet nė shtrat, le t’i pėrgjigjet ajo edhe nėse ėshtė nė deve (do tė thotė edhe nėse ėshtė e zėnė me punė)!” [Bazari]
Mbrojta e nderit tė burrit ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė gruaja mund ta bėjė, sepse Islami do qė burrat dhe gratė tė jetojnė nė njė mjedis i cili ėshtė i pastėr prej fitneve dhe haramit.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Nėse ndokush prej jush mahnitet prej ndonjė gruaje, le tė shkojė te gruaja e vet dhe le tė ketė kontakt me tė..!". [Muslimi, 9/178]
Vėrejtja qė i bėhet gruas, burri i sė cilės ėshtė i hidhėruar me tė e arrin atė nivel saqė do ta dridhte vetėdijėn e ēdo gruaje qė ka dro Allahun i Lartėsuar dhe Ditėn e Gjykimit. Asaj i ėshtė thėnė se namazi dhe punėt e saj tė mira nuk pranohen pėrderisa burri i saj nuk ėshtė i kėnaqur prej saj.
Xhabir ibėn Abdullahu transmeton se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Tre njerėzve nuk do t’u pranohet namazi. I pari ėshtė robi jo i bindur, pėrderisa ta dėgjojė zotėriun e tij. I dyti ėshtė pijaneci, pėrderisa t’i kthehet vetėdija dhe i treti ėshtė gruaja, burri i sė cilės ėshtė i hidhėruar me tė!” [Ibėn Hibban]
Pejgamberi, alejhi selam, gjithashtu, ka thėnė: “Nuk ėshtė e lejuar pėr njė grua qė e beson Allahun, qė tė lejojė tė hyjė nė shtėpi ndonjė person, tė cilin burri i saj nuk e do, apo tė shkojė dikund ku ai nuk do apo qė ta braktisė shtratin apo ta godasė mė grusht atė... Nėse ai ėshtė nė tė padrejtė, ajo duhet t’i afrohet pėrderisa ai pranon, e nėse pranon, atėherė Allahu do t’ia pranojė namazin dhe veprat e saj dhe do ta forcojė atė!”. [Hakimi, 2/190]
Prej shenjave tė bindjes ėshtė qė ajo nuk agjėron nė ditė tjera, pėrveē se nė ato ditė qė ai i jep leje (nė pėrjashtim tė muajti Ramazan). Tjetėr ėshtė se ajo nuk e lejon askėnd tė hyjė nė shtėpinė e tij pa lejen e tij. Gjithashtu, ajo nuk harxhon prej fitimeve tė tij pa lejen e tij. Nėse ajo harxhon diēka pa lejen e tij, atėherė gjysma e shpėrblimit (sevapit) do tė jetė pėr tė (burrin). Gruaja e vėrtetė muslimane i ka parasysh kėto mėsime, gjegjėsisht, hadithin qė Pejgamberi, alejhi selam, e ka thėnė: “Nuk lejohet qė gruaja muslimane tė agjėrojė, pėrveē se me lejen e burrit tė saj. Nuk lejohet qė ajo ta fusė dikė nė shtėpinė e tij pa lejen e tij. Ēkado qė ajo jep pa e ditur ai, gjysma e shpėrblimit (sevapit) do tė jetė pėr tė (burrin e saj)!”. [Muslimi, 7/115]
Nėse njė grua jep lėmoshė pa lejen e tij, ajo nuk do tė fitojė shpėrblim, por pėrkundrazi ajo do tė llogaritet si mėkat. Nėse ajo do tė japė nė vend tė burrit tė saj dhe nėse ėshtė e sigurt se po ta dinte bashkėshorti i saj pėr kėtė punė, do ta lejonte, atėherė ajo lejohet tė japė lėmoshė, pėrndryshe, pra, jo.
Harmonia mes burrit dhe gruas nuk mund tė arrijė pėrderisa mes tyre nuk ekziston mirėkuptimi reciprok nė tė gjitha ēėshtjet. Gjithashtu, asnjėri prej tyre nuk gabon dhe nuk bėn telashe, nėpėrmjet tė cilave ėshtė mėse e ditur se dėmtohet dashuria ndėrbashkėshortore.
Nėse mashkulli ėshtė koprrac dhe harxhon shumė pak pėr bashkėshorten dhe fėmijėt e tij, atėherė asaj (gruas) i lejohet tė harxhojė aq sa ka nevojė pėr veten dhe fėmijėt e saj. Mė lartė pėrmendėm se ajo (gruaja) nuk guxon tė harxhojė pa leje paraprake, mirėpo ky rast ėshtė i veēantė.
Njė herė Hind bint Utbah, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: “O i Dėrguar i Allahut, ebu Sufjani ėshtė shumė koprrac. Ajo qė ai ma jep, nuk mjafton pėr mua dhe fėmijėn tim, kėshtuqė, unė pa dijen e tij marr prej pasurisė sė tij”, ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Merre atė qė ke nevojė pėr ty dhe fėmijėn tėnd!”. [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja muslimane e kupton pėrgjegjėsinė qė Islami ia ka dhėnė asaj, tė pėrkujdeset pėr shtėpinė e bashkėshortit tė saj dhe tė pėrkujdeset pėr fėmijėt e saj, gjithashtu.
Pejgamberi, alejhi selam, nė njė hadith ka thėnė: “Secili prej jush ėshtė bari dhe ju jeni pėrgjegjės pėr ata qė janė nėn pėrkujdesjen tuaj. Sundimtari ėshtė bari pėr popullin e tij, burri ėshtė bari pėr familjen e tij, gruaja ėshtė bari pėr shtėpinė e bashkėshortit dhe fėmijėve tė saj!” [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vėrtetė muslimane duhet qenė si ajo qė i do fėmijėt e saj dhe pėrkujdeset pėr bashkeshortin e saj. Kėto janė dy karakteristikat mė tė mira qė ndonjė grua mund t’i ketė.
Rreth kėsaj ēėshtje Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Gratė qė mė sė miri u ngasin deveve janė gratė kurejshite. Ato janė shumė tė dhembshme ndaj fėmijėve tė tyre kur ata (fėmijėt) janė tė vegjėl dhe mė tė kujdesshmet kundrejt bashkėshortėve tė tyre!”. [Buhariu dhe Muslimi]
Ėshtė nder i madh pėr gruan qė tė pėrkujdeset pėr bashkėshortin e saj mėngjes e mbrėmje dhe ēdoherė tė ketė buzėqeshje nė fytyrė nė raport me tė, buzėqeshje kjo e cila atij mashkulli do t’ia mbushte jetėn me gėzim, harmoni dhe qetėsi shpirtėrore. Muslimanet, shembullin mė tė mirė kanė Ajshen (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e cila e shoqėronte Pejgamberin, alejhi selam, nė haxh, duke u pėrkujdesur pėr tė (Pejgamberin, alejhi selam) mjaft mirė. Ajo e parfumoste atė para se ta veshte ihramin dhe gjente parfumin mė tė mirė qė mundej.
Pėr kėtė ēėshtje Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ka thėnė: “E kėrkoja parfumin mė tė mirė pėr Pejgamberin, alejhi selam, para se ai e veshte ihramin!". [Muslimi, 8/100]
Pastaj Buhariu dhe Muslimi gjithashtu transmetojnė se Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ka thėnė: “Kur Pejgamberi, alejhi selam, ishte nė i’tikaf (izolim), ai e vėnte kokėn e tij tek unė dhe unė ia krihja flokėt!".
Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) i stimulonte gratė muslimane qė tė pėrkujdeseshin pėr bashkeshortėt e tyre dhe qė t’i njohin tė drejtat qė bashkėshortėt e tyre i kanė mbi to. Ajo kėto tė drejta i vlerėsonte si shumė tė rėndėsishme saqė nė njė thėnie tė saj ajo ka thėnė: “Oj gra, nėse do t’i kishit ditur tė drejtat qė burrat e juaj i kanė mbi ju, do t’ia kishit fshirė pluhurin e tyre qė e kanė nė shputa edhe atė me fytyrė!”. [Ibėn Hibbani]
Kjo ėshtė njė shprehje gjallėruese pėr ta treguar rėndėsinė e tė drejtave qė gruaja duhet t’i respektojė nė raport me bashkėshortin e saj. Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!), gjithashtu, donte t’u tregojė grave muslimane qė arroganca dhe kokėfortėsia nuk duhet tė ekzistojė nė zemrat e tyre, sepse me tė vėrtetė kėto dyja janė shkatėrruese tė forta tė jetės bashkėshortore.
Para se tė martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte njė menēuri tė rrallė, i tha: “Oj vajza ime, po t’i jap disa kėshilla, tė cilat mund tė tė vlejnė gjatė tėrė jetės:
·Ji e gatshme kur ai ėshtė afėr ty dhe bindju atij!
·Kontrollohu se a tė vjen era e mirė dhe a dukesh mirė!
·Pėrgatitja ushqimin nė kohė dhe mos bėn zhurmė kur ai ėshtė duke fjetur!
·Pėrkujdesu pėr pasurinė dhe fėmijėt e tij!
·Asnjėherė mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundėrvepro dispozitave (dėshirave) tė tij!
·Ki kujdes,oj bija ime! Duhet ta gėzosh kur ai ėshtė i mėrzitur dhe mos trego fytyrė tė keqe para tij kur i ėshtė i lumtur!
·Shfaqi atij sa mė shumė respekt qė mundesh dhe pajtohu me tė sa mė shumė qė mundesh, kėshtuqė, ai do tė ketė dėshirė tė bisedojė dhe tė qėndrojė bashkė me ty.
·Dije,oj bija ime, se nuk mund tė arrish asgjė pėrderisa kėnaqėsinė e tij ta vėsh para tėndes! Dhashtė Zoti tė zgjedhėsh ēka ėshtė mė mirė pėr ty dhe tė tė mbrojė!”.
Ajo, pastaj, u martua me bashkėshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumė e suksesshme; ajo lindi fėmijė qė u bėnė mbretėr. Kjo kėshillė nė mėnyrė tė qartė pėrfshinte thuajse ēdo gjė qė njė vajzė e re do tė duhej tė dinte pėr ta trajtuar bashkėshortin e vet siē duhet.
Nėse ajo ėshtė e pasur, gruaja muslimane nuk lejon qė pasuria e saj ta vėrbojė kundrejt tė drejtave tė bashkėshortit tė saj. Shembull pėr kėtė kategori kemi Zejneben (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo, pra, Zejnebja – gruaja e Abdullah ibėn Mes’udit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon: “Pejgamberi, alejhi selam, na tha: "Oj gra, jepni lėmoshė, qoftė edhe sa njė pjesė e vogėl prej stolive tuaja!". Ajo, mė pastaj, tha: “Shkova te Abdullah ibėn Mes’udi dhe i thashė: "Ti ke pasuri tė pakėt, ndėrsa Pejgamberi, alejhi selam, na ka porositur qė tė japim lėmoshė, kėshtuqė, shko e pyete atė se a ėshtė e lejueshme qė ty tė tė jap lėmoshė! Nėse lejohet, do tė tė jap nga pasuria ime, e nėse jo, atėherė do t’ia jap dikujt tjetėr!”. Abdullahu tha: “Jo, shko ti e pyete pėr kėtė punė!". Kėshtuqė, tregon Zejnebja, unė shkova e e gjeta njė grua tė ensarėve aty, e cila poashtu kishte tė njėjtėn pyetje. U turpėruam shumė tė hyjmė pėr shkak se kishim respekt, nė ndėrkohė erdhi Bilalli dhe i thamė: Shko dhe pyete Pejgamberin, alejhi selam, se a ėshtė e lejuar qė ne t’i japim lėmoshė bashkėshortėve tanė, por mos i trego se kush tė ka thėnė ta pyetėsh! Bilalli shkoi dhe e pyeti pėr kėtė ēėshtje dhe pyeti se kush i kishte thėnė ta pyeste. Bilalli i tha: Zejnebja dhe njė ensare. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: "Ato do t’i kenė dy shpėrblime. Njėri ėshtė pėr shkak se dojnė ta mirėmbajnė lidhjen e tyre me bashkėshortėt e tyre dhe shpėrblimi i dytė ėshtė pėr lėmoshėn!”. [Fet-h el-Bari, 3/328]
Gruaja e vėrtetė muslimane ėshtė gjithmonė e kujdesshme pėr tė shprehur falėnderim pėr atė qė Allahu ia ka dhėnė, gjegjėsisht pėr jetėn e lehtė dhe tė mirė dhe ajo asnjėherė nuk e humb durimin nėse ndeshet me ndonjė vėshtirėsi. Ajo nuk e harron paralajmėrimin qė e ka thėnė Pejgamberi, alejhi selam, se shumica e banorėve tė Xhehenemit do tė jenė gra, kėshtuqė, ajo (gruaja muslimane) kėrkon strehė tek Allahu pėr tė mos u bėrė njėra prej tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga ibėn Abasi se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: “Oj gra, jepni lėmoshė, sepse shumicėn e banorėve tė Xhehenemit i kam parė gra. Tė pranishmit pyetėn: "Pse kėshtu, o i dėrguar i Allahut? Ai tha: "Sepse ato mallkojnė shumė dhe nuk janė falėnderuese ndaj trajtimit tė mirė qė bashkėshortėt e tyre ua bėjnė!".
Kur gruaja muslimane mendon rreth kėtij hadithi, i cili e pėrshkruan fatin e shumė grave nė Ahiret, ajo gjithmonė shikon tė mos bie nė kėtė mėkat, pėrkatėsisht tė mos jetė prej atyre qė nuk e falėnderojnė tė mirėn, nė kėtė rast tė mirat qė i vijnė nga bashkėshorti i vet. Pėrveē kėsaj, ajo edhe shpejton qė tė japė lėmoshė, ngaqė Pejgamberi, alejhi selam, i porositi tė gjitha gratė ta bėjnė kėtė punė, me shpresė qė kjo/ky (lėmoshė/falėnderim) sadopak t’i shpėtojė asaj qė u tha mė lartė (do tė thotė, tė mos jenė prej banorėve tė Xhehenemit). Gruaja muslimane, si pėrditshmėri e merr shembullin mė tė mirė nė rast kur duhet shprehur respekt bashkėshortit.
Historia e grave muslimane ėshtė pėrplot me tregime tė kėtilla kur ka tė bėjė me respektin qė duhet treguar ndaj bashkėshortit. Njė prej atyre grave ėshtė Esma bint Umejs, e cila ishte migruesja e parė pėr nė Medine. Ajo ishte e martuar me Xhafer ibėn Ebu Talibin, pastaj me Ebu Bekrin, pastaj me Aliun, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė kėta! Njė ditė, djemtė e saj Muhamed ibėn Xhaferi dhe Muhamed ibėn ebu Bekri po garonin me njėri-tjetrin, secili prej tyre duke thėnė: “Unė jam mė i mirė se ti dhe babai im ėshtė mė i mirė se ti!”. Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i tha Esmas: “Gjyko mes tyre, oj Esma!". Ajo tha: “S’kam parė mes arabėve njeri mė tė mirė se Xhaferi dhe s’kam parė njeri mė tė matur sesa Ebu Bekri!”. Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i tha: “Nuk the asgjė pėr mua dhe po tė kishe thėnė diēka mė shumė se ēka the, do tė tė kisha urryer!". Esma ia ktheu: “Kėto janė tre mė tė mirėt e edhe ti je njė prej tyre edhepse je nė vendin e tretė nga ato!”. [El-tabakat el-kubra, 7/208-209]
Ėshtė pėr t’u habitur se ēfarė pėrgjigje elokuente i dha kjo gura e menēur atij! Ajo ia dha secilit bashkėshort tė saj (tė mėparshėm) atė qė e meritonin dhe e kėnaqi Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), edhepse ai ishte mė i pakėti, ajo prapėseprapė e futi nė grupin e mė tė mirėve.


Ajo e trajton familjen e tij me dashamirėsi

Njė nga mėnyrat me tė cilat femra muslimane tregon respekt kundrejt bashkėshortit tė saj ėshtė respektimi i familjes sė tij,veēanėrisht nėnės sė tij.Ajo e kupton se personi qė ka mė shumė tė drejta mbi gruan ėshtė bashkėshorti i saj,ndėrsa tė drejtė mė shumė ndaj mashkullit ėshtė nėna e tij.Ajo i ndihmon atij (bashkėshortit tė saj)pėr ta respektuar nėnėn e tij(vjehrrėn)e edhe ajo mėvetėsisht i ndihmon asaj dhe e respekton,gjithashtu.Nė kėtė mėnyrė,pra,ajo do tė pėlqehet nga bashkėshorti i vet.Njė mashkull tė mirėfilltė,asgjė nuk mund ta kėnaqė mė shumė sesa tė shohė mirėkuptim reciprok mes bashkėshortes dhe familjes sė tij po edhe anasjelltas...
Gruaja mund tė testohet nga vjehrra e saj apo edhe nga pjesėtarėt tjerė tė familjes sė bashkėshortit tė saj, e ajo obligohet qė t’i pėrmbahet kėtij “testi” dhe t’i trajtojė ato (familjarėt e bashkėshortit) nė mėnyrėn mė tė mirė, e ky (durim) kėrkon menēuri, njerėzi, diplomaci dhe aftėsi qė e keqja tė kthehet me tė mirė, e kjo padyshim ėshtė aftėsi e mirė. Nė kėtė mėnyrė ajo do ta ruajė balansin e raporteve mes: asaj-atij dhe asaj-familjes sė tij.
Islami e ka rregulluar lidhjen bashkėshortore duke ia dhėnė detyrat dhe tė drejtat secilit bashkėshort veēmas. Detyrat e gruas pėr t’u pėrkujdesur dhe pėr ta nderuar bashkėshortin e vet janė tė balancuara me tė drejtat qė ajo i ka mbi tė (bashkėshortin e vet), e prej tyre do tė ishin: Ai duhet t’ia mbrojė nderin dhe dinjitetin e saj nga tė gjitha llojet e pėrqeshjes, poshtėrimit, tiranisė etj.
Njė prej detyrave qė mashkulli musliman i ka ndaj bashkėshortes sė tij ėshtė qė ta plotėsojė rolin e tij - “kavamit” (tė qenėt mbajtės nė aspektin financiar dhe mbrojtės). Ky ėshtė njė rol i cili duhet tė pėrmbushet nga kryefamiljari i suksesshėm. Njė mashkull i llojit tė kėtillė ka fisnikėri, qėndrim tė lavdėruar, tolerancė dhe nuk ėshtė vėrejtės i gabimeve tė vogla. Ai i respekton ndjenjat e bashkėshortes sė vet dhe e bėn atė tė ndjehet se edhe ai duhet tė ketė pėrgjegjėesi nė punėt shtėpiake.


Ajo e bėn veten tė dashur ndaj bashkėshortit tė saj
Gruaja muslimane e vėrtetė gjithmonė tenton dhe dėshiron ta fitojė dashurinė e bashkėshortit tė saj dhe ta kėnaqė atė.Ajo i flet atij fjalė tė sjellshme dhe jo fjalė mėrzitėse.Ajo i sjell atij lajme tė mira,por lajmet e kėqija mundohet t’i fshehė sa mė shumė qė mundet apo ia tregon nė atė kohė qė ėshtė mė e pėrshtatshme pėr to. Nėse ajo e vėren se lajmin e keq duhet patjetėr t’ia tregojė bashkėshortit, atehėrė ajo e gjen kohėn mė tė duhur pėr ta bėrė atė. Kėshtu, “godtija” do tė ishte mė e lehtė pėr tė (bashkėshortin). Kjo me tė vėrtetė ėshtė njė aftėsi e mirė dhe njėkohėsisht e rrallė, sepse gjendet vetėm tek femrat e menēura!
Shembull i kėtillė prej femrave muslimane ishte Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) e cila iu afrua Pejgamberit, alejhi selam, atėbotė kur Pejgamberi, alejhi selam, u pat larguar prej tyre pėr njė muaj. Ai, alejhi selam, pat' thėnė: “Nuk do t’iu afrohem atyre pėr njė muaj!". Sidoqoftė, kishin kaluar 29 ditė, ai sė pari erdhi te Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo i tha: “U betove se do tė qėndrosh pėr njė muaj larg nesh dhe vetėm 29 ditė kanė kaluar, i kam numėruar njė nga njė!”. Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Ky muaj i ka pasur 29 ditė!". [Fet-h el-Bari, 5/116]
Kur Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) i tregoi Pejgamberit, alejhi selam, se i kishte numėruar 29 ditėt, kjo ishte njė shenjė e pastėr qė e shfaqte dashurinė e Ajshes kundrejt bashkėshortit tė saj(Pejgamberit,alejhi selam)se si ajo e kishte numėruar kohėn nga malli qė e kishte pasur pėr Pejgamberin, alejhi selam. Kjo qė e tha Ajsha, e gėzoi edhe mė shumė Pejgamberin, alejhi selam, kėshtuqė, kur ai iu khtye bashkėshortėve tė tij, filloi sė pari me tė.
Gruaja muslimane e vėrtetė i njeh dhe i heton pėlqimet dhe shprehitė e bashkėshortit tė saj dhe mundohet qė (atyre pėlqimeve dhe shprehive) t’u qėndrojė si duhet, me qėllim qė martesa e tyre tė mos shkatėrrohet. Ėshtė rrėfyer se Shurejhi ishte martuar me njė femėr nga fisi benu Handhale. Nė natėn e tyre tė martesės, secili prej tyre i falėn dy rekate dhe e lutėn Allahun e Lartėsuar qė t’i bekojė ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: “Unė jam e huaj dhe nuk di shumė pėr ty. Mė trego se ēka pėlqen, kėshtuqė, do ta bėj atė dhe tregomė se ēka nuk pėlqen dhe do tė shmangem nga ajo!”. Shurejhi ka thėnė: “Ajo ka qėndruar me mua pėr 20 vite dhe asnjėherė nuk ėshtė dashur ta qortoj, pėrveē se nė njė rast e edhe nė atė rast unė isha gabim!”.
Kjo ėshtė gruaja plot respekt ashtu siē e do Islami, e pėrgjegjshme pėr shtėpinė e tij dhe lojale ndaj bashkėshortit tė saj dhe gjithmonė e kujdesshme pėr ta mabajtur nė kėmbė lidhjen me bashkėshortin e saj. Nėse diēka e ērregullon martesėn e tyre, ajo nxiton ta qetėsojė situatėn me mirėkuptimin dhe dashurinė e saj tė sinqertė. Ajo nuk e dėgjon pėshpėritjen e djallit, i cili e nxit tė bėjė keq dhe ajo asnjėherė nuk nxiton tė kėrkojė shkurorėzim nga bashkėshorti i saj. Pėr mė tej, Pejgamberi, alejhi selam, u dha vėrejtje atyre grave qė kėrkojnė shkurorėzim pa ndonjė arsye legjitime se mund tė mos e ndjejnė aromėn e Parajsės: “Nėse ndonjė grua i kėrkon shkurorėzim bashkėshortit tė saj pa ndonjė arsye tė fortė, nuk do tė ndiejė aromėn e Parajsės!”[Tirmidhiu,2/329]


Ajo nuk i demaskon sekretet e tij

Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkėshortit tė saj dhe nuk i tregon askujt pėr atė qė e flet me bashkėshortin e saj.Ajo asnjėherė nuk do tė kishte rėnė nė nivelin e atyre grave qė tė tregojnė gjithēka qė flasin me bashkėshortėt e tyre.Ajo,asnjėherė nuk do tė kishte pranuar qė tė jetė nė mesin e atyre grave qė Pejgamberi alejhi selam tha:“Njerėzit mė tė kėqinj nė Ditėn e Gjykimit janė ata meshkuj qė i zbulojnė sekretet e bashkėshorteve tė veta dhe ato femra qė i demaskojnė sekretet e bashkėshortėve tė vet!”[Muslimi,10/8]
Janė disa sekrete,pra,demaskimi i tė cilėve nuk prish shumė punė, por, prapėseprapė, demaskimi i tyre ėshtė i keq dhe i papranueshėm. Mbajtja e sekreteve ashtu si janė (tė patreguara) ėshtė njė punė shumė e vlefshme, ndėrkaq demaskimi i tyre ėshtė njė gabim trashanik, gabim ky prej tė cilit nuk mundet shumėkush tė jetė imun. Pėrjashtim ėshtė rasti i Pejgamberit, alejhi selam, kur ai ia pat besuar njė sekret Hafsės, e kjo ia tregoi Ajshes, e ky (demaskim) ēoi deri nė njė kaos nė shtėpinė e Pejgamberit, alejhi selam, kėshtuqė, ai, alejhi selam, u largua prej grave tė tij pėr njė muaj, meqė, pra, ishte shumė i hidhėruar prej tyre. [Transmetojnė Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt]
Gjithashtu, nė lidhje me kėtė ēėshtje ishte shpallur ky ajet: “(Pėrkujto) kur Pejgamberi njėrės prej grave tė veta ia kumtoi njė lajm fshehurazi, e kur ajo e tregoi atė (lajm), e Allahu ia tregoi (Pejgamberit tė Tij) pėr (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bėri asaj me dije njė pjesė tė tregimit, kurse pėr pjesėn tjetėr heshti. E kur ai (Pejgamberi) e njoftoi atė ( gruan) me atė qė atė (qė i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty kėtė? Ai tha: Mė tregoi i Gjithėdijshmi, Njohėsi i tė fshehtave!"(Kuran,66:3)
Njė nga bekimet mė tė mėdha qė Allahu i Lartėsuar ua ka dhuruar, nė veēanti, muslimanėve dhe njerėzimit, nė pėrgjithėsi, ėshtė se Ai jetėn e Pejgamberit, alejhi selam, e ka bėrė si libėr tė hapur, nė tė cilin (libėr) mund tė mėsohet besimi i tij dhe aplikimi i tij nė jetėn praktike. Asgjė nuk ėshtė sekrete e as e fshehur. Ēėshtjet dhe ndodhitė qė njerėzit i mbajnė sekret, nė Kur’an dhe Sunet janė tė sqaruara, madje edhe dobėsitė njerėzore qė nuk mund tė shmangen. Tė gjitha kėto (ēėshtje) janė tė sqaruara me qėllim qė njerėzit ta shohin dritėn prej errėsirės dhe tė drejtėn prej jo tė drejtės.
Shokėt e Pejgamberit,alejhi selam,Allahu qoftė i kėnaqur me gjithė ata, e kuptonin se jeta e Pejgamberit, alejhi selam, ishte plotėsisht e pėrkushtuar ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe ndaj Mesazhit tė Tij, kėshtuqė, pse ata tė mbajnė diēka fshehtė prej jetės sė tij? Tregimet qė janė rrėfyer rreth jetės sė tij, shtėpisė sė tij dhe grave tė tij paraqesin aplikim praktik tė fjalėve tė thėna nga ai prej mė parė dhe pėr kėtė arsye, shokėt e tij e transmetonin jetėn e tij nė detale. Kėtu vlen tė thuhet se atyre nuk u shpėtonte asnjė aspekt prej jetės sė tij pa e analizuar e transmetuar, qoftė nėse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogėl. Kjo njėherit ėshtė njė mėnyrė qė Allahu i Lartėsuar e bėri me qėllim qė jeta e tė Dėrguarit tė Tij tė jetė e regjistruar dhe te memorizuar, duke pėrfshirė detale tė sakta.


Ajo qėndron pranė tij dhe i ofron ndihmė

Njė nga ligjet qė Allahu i Lartėsuar i ka vėnduar nė kėtė jetė ėshtė qė meshkujt dhe femrat duhet tė bashkėpunojnė sė bashku pėr ta kultivuar dhe populluar llojin njerėzor e, gjithashtu, edhe pėr t’i prirė punėve qė kjo jetė ėshtė e karakterizuar. Meshkujt nuk mund tė veprojnė pa femrat, por edhe anasjelltas! Prandaj, Ligji islam i mėson meshkujt qė tė bashkėpunojnė me gjininė e tyre tė kundėrt. Islami i jep kurajo mashkullit qė t’i ndihmojė bashkėshortes sė vet sa mė shumė qė mundet. Pejgamberi, alejhi selam, i cili ėshtė shembull pėr tė gjthė muslimanėt, i ndihmonte dhe i shėrbente familjes sė tij.
Islami ashtu sikurse pret nga burri qė t’i ndihmojė gruas sė vet rreth punėve tė shtėpisė, ashtu pret edhe prej gruas qė t’i ndihmojė bashkėshortit tė saj rreth punėve tė tij dhe t’i ofrojė ndihmė aty ku mendon se mendimi i saj ėshtė mė i pėrshtatshėm.
Historia na tregon se gratė muslimane radhiteshin nė aradhat luftarake sė bashku me meshkujt pėr tė luftuar nė rrugėn e Allahut. Ndėrkaq, disa tė tjera, sjellnin ujė pėr pirje, pėr pastrim, kujdeseshin pėr tė plagosurit e kėshtu me radhė. Pėrkundėr qė kujdeseshin pėr tė tjerėt, ato gjithashtu dinin tė mbahen fort kur familjarėt e tyre (qoftė bashkėshorti ose biri) binin shehid tė luftės.
Nė anėn tjetėr, kontributi i grave nė jetėn publike nuk ishte vetėm gjatė betejės sė luftės, por ato (gratė) qėndronin me burrat e tyre edhe gjatė kohės sė paqes, qė ėshtė shumė normale, duke i ofruar mendime tė tyre qė shpesh dilnin tė vlefshme... I qetėsonin zemrat e tyre kur nevrikoseshin dhe nė rast tė ndonjė vėshtirėsie.
Historia na tregon shumė meshkuj tė cilėt kanė marrė kėshilla nga bashkėshortet e tyre dhe kanė punuar sipas tyre. Njė prej tyre ėshtė edhe vetė Pejgameberi, alejhi selam, i cili i dėgjonte kėshillat e Hadixhes, ummu Selemes, Ajshes dhe grave tjera me tė cilat qe martuar.
Femra e sinqertė muslimane e kupton barrėn qė Islami e ka vėnė mbi shpatullat e saj, duke e obliguar atė qė tė jetė bashkėshorte e mirė ndaj bashkėshortit tė saj, tė pėrkujdeset pėr atė, ta kėnaqė atė. Ajo nuk e kursen kėshillėn e saj kur e sheh se bashkėshortit tė saj i duhet ajo (kėshilla) dhe ajo asnjėherė nuk heziton t’i qėndrojė pranė.
Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ishte njė shembull i femrės qė ndikoi tek bashkėshorti i vet. Kur Pejgamberit, alejhi selam, i zbriti pjesa e parė e Shpalljes, ai dridheshte dhe asaj i tha: “Mė mbulo, mė mbulo!". Ajo nxitoi t’ia ofrojė ndihmėn dhe pėrkrahjen e saj. Buhariu dhe Muslimi e rrėfejnė tregimin e Ajshes (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) rreth asaj se si Shpallja filloi dhe mėnyrėn mahnitėse qė Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) sillej me bashkėshortin e saj: “Shpallja filloi nė njė formė tė ėndrrės e cila shpejt u realizua. Pastaj ai e pėlqente veēimin, kėshtuqė, shkonte nė shpellėn Hira. Papritmas, e Vėrteta erdhi nė atė shpellė. I erdhi engjėlli dhe i tha “Lexo!". Ai i tha: “Nuk di tė lexoj!”. Pejgamberi, alejhi selam, thoshte: “Engjėlli mė pėrqafoi dhe mė shtrėngoi saqė pėrafėrsisht mė ra tė fikėt, pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo!". Unė i thashė: “Nuk di tė lexoj!”. Engjėjt mė pėrqafuan dhė mė shtrėnguan pėr tė dytėn herė saqė m’u duk se mė ra tė fikėt, pastaj mė liruan dhe mė tha: “Lexo!". Unė pėrsėri i thashė se “Nuk di tė lexoj!”. Pėr tė tretėn herė mė pėrqafuan dhe mė shtrėnguan aq fort saqė m’u duk se mė ra tė fikėt dhe mė tha: “Lexo!". Unė prapė i thashė se “Nuk di tė lexoj!”. Pastaj engjėlli tha: “Lexo me emrin e Zotit tėnd i Cili krijoi (ēdo gjė)! E krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo se Zoti yt ėshtė mė Bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte!” (Kur`an, 96: 1-5).
I Dėrguari i Zotit erdhi te Hatixhja duke u dridhur dhe i tha: “Mė mbulo, mė mbulo!". Ajo e mbuloi dhe pushoi derisa u qetėsua dhe pastaj i tha: “Oj Hatixhe, ēfarė po ndodh me mua?". Mė tutje, ai, alejhi selam, i tregoi se ēfarė kishte ngjarė dhe tha: “Frikėsohem pėr veten time!”. Hatixhja i tha: “Jo, mos u dėshpėro pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar, pasiqė Ai asnjėherė nuk do tė tė kishte braktisur. Pėr Zotin, ti i mban lidhjet me familjarėt, e flet tė vėrtetėn, u jep nevojtarėve, i nderon mysafirėt!”. Ajo pastaj e dėrgoi te Navfal ibėn Asad ibėn Abdul Uza, i cili ishte kushėriri i saj. Ai ishte krishter. E dinte shkrim-leximin arab. Ishte i moshuar dhe i verbėr gjithashtu. Hatixhja i tha: “O xhaxha, dėgjoje nipin tėnd!". Ibėn Navfali tha: “Ēfarė ka ngjarė, o bir i vėllait tim?". I Dėrguari i Allahut i tregoi se ēfarė kishte ndodhur, kurse ibėn Navfali ia ktheu: “Ky ėshtė el-Namusi (Xhibrili) i cili iu pat dėrguar Musait. Dėshiroj tė jem i gjallė kur njerėzit do tė tė kundėrshtojnė!". I Dėrguari i Allahut ia tha: “Vallė, a do tė mė kundėrshtojnė ata?". Ibėn Navfali pastaj ia ktheu: “Po. Secili qė ka ardhur me atė qė ke ardhur ti, ka qenė i kundėrshtuar. Nėse jam i gjallė atė ditė (kur do tė tė kundėrshtojnė), do tė tė ndihmoj me tėrė qenien time!". [Fet-h el-Bari, 1/23]
Kjo fjalė ishte njė shenjė e fortė e menēurisė dhe karakterit tė Hatixhes (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo e njihte karakterin e Pejgamberit, alejhi selam, sjelljen dhe pastėrtinė shpirtėrore tė tij dhe kjo e bėri atė tė sigurt se Allahu i Lartėsuar kurrė nuk do ta kishte braktisur njė njeri tė tillė. Ajo e dinte se pas kėsaj ngjarjeje madhėshtore qėndronte diēka qė Allahu i Lartėsuar e kishte pėrgatitur pėr tė Dėrguarin e Tij.
Nėna e parė e besimtarėve – Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!), ishte njė kėshilluese e sinqertė nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar. Ajo tanimė e kishte fituar statusin si personi i parė qė e kishte besuar Allahun e Lartėsuar dhe tė Dėrguarin e Tij. Ajo qėndronte pranė tė Dėrguarit tė Allahut tė Lartėsuar duke i ndihmuar dhe pėrkrahur atė.
Ibėn Hishami nė jetėpėrshkrimin e tij pėr Pejgamberin, alejhi selam, thotė: “Hatixhja besonte nė atė qė iu shpallte Muhammedit, alejhi selam. Njė prej mėnyrave nga tė cilat Allahu i ndihmonte tė Dėrguarit tė Tij ishte edhe kjo (dmth ndihma qė i ofrohej nga Hatixhja). Kurdoherė qė ai, alejhi selam, dėgjonte ndonjė fjalė tė keqe, shkonte pranė saj dhe gjente ngushėllim. Ajo, pra, e inkurajonte pėr tė qenė i durueshėm dhe ia shtonte bindjen nė misionin madhėshtor qė e bartte nė supe!". [Ibid., 1/257]
Ajo ishte femėr qė gjithmonė e fliste tė vėrtetėn dhe kėtė barrė e bartte nė mėnyrė tė sinqertė. Andaj, nuk ėshtė aspak pėr t’u ēuditur se ajo e fitoi kėnaqėsinė e Zotit tė Lartėsuar dhe qė, rrjedhimisht, ta meritojė nderimin qė Ai ia bėnte asaj. Zoti i Lartėsuar kėtė Porosi (kėnaqėsinė e Tij ndaj saj) ia dėgoi pėrmes dy tė Dėrguarve tė Tij, Xhibrilit dhe Muhamedit, alejhi selam, tė cilėt i dhanė lajme tė mira, pėrkatėsisht lajmin se ajo do ta ketė njė shtėpi nė Parajsė, siē qėndron nė hadithin qė e transmeton ebu Hurejra: “Xhibrili erdhi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: O i Dėrguar i Allahut, Hatixhja ėshtė duke ardhur te ti me disa enė me ushqim dhe pije. Kur tė vijė, njoftoje atė se Zoti i saj ia ka ndėrtuar njė shtėpi nė Parajsė, nė tė cilė nuk ka as zhurmė as vėshtirėsi!". [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vėrtetė muslimane punon punė tė dobishme pėr vete dhe pėr bashkėshortin e vet si dhe i ndihmon atij nė rast nevoje. Nė kėtė mėnyrė ajo, me punėn qė e bėn, shėrben si ndihmė pėr bashkėshortin e saj dhe njėkohėsisht e pėrfiton respektin e tij kundrejt saj.
Tregim tjetėr rreth dhėnies sė kėshillės nga ana e femrės ėshtė nė ngjarjen e reagimit tė muslimanėve nė marrėveshjen e Hudejbisė, nė njė anė, dhe reagimi i ummu Selemes, nė anėn tjetėr, i cili (reagim) demonstroi mendjemprehtėsi tė thellė dhe menēuri tė mrekullueshme.
Ummu Seleme ishte njėra prej atyre qė e shoqėronin Pejgamberin, alejhi selam, kur ai shkoi nė Meke pėr ta bėrė umren. Ky udhėtim ishte ndėrprerė nga kurejshėt, tė cilėt e ndaluan Pejgamberin, alejhi selam, dhe shokėt e tij pėr tė arritur deri nė Qabe. Marrėveshja e Hudejbisė ishte nėnshkruar mes Pejgamberit, alejhi selam, dhe kurejshitėve. Nė tė thuhej se do tė ndėrpriteshin pėrleshjet pėr 10 vite tė tėra. Gjithashtu, thuhej se nėse dikush prej kurejshėve vjen te Pejgamberi, alejhi selam, pa lejen e tij, ai duheshte tė kthehej e kėshtu me radhė...
Pejgamberit, alejhi selam, Allahu i Lartėsuar ia bėri me dije se kjo marrėveshje ėshtė nė dobi tė muslimanėve, edhepse dukej se ėshtė jo e drejtė pėr ta.
Shokėt e tij ishin tė lemerisur kur e kuptuan pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje. Atyre iu dukej si e padrejtė. Ummer ibėn el-Hattabi i shprehi ndjenjat e tij kur shkoi te ebu Bekri dhe i tha: “Vallė, a nuk ėshtė ai i Dėrguari i Allahut? – Po. – A nuk janė ata politeistė? – Po. – Pse ta pranojmė kėtė marrėveshje kur ėshtė poshtėruese pėr fenė tonė?". – O Umer, ndiqi urdhrat e tij! Betohem se ai ėshtė i dėrguari i Allahut. – Gjithashtu edhe unė betohem se ai ėshtė i dėrguari i Allahut!". Pastaj Umeri shkoi te Pejgamberi, alejhi selam, dhe ia parashtroi disa pyetje tė ngjajshme sikurse ebu Bekrit, por kur e pyeti se “pse ta pranojmė kėtė marrėveshje kur ėshtė poshtėruese pėr fenė tonė?", Pejgamberi, alejhi selam, i tha: “Asnjėherė nuk e shkeli urdhrin e Tij dhe Ai asnjėherė nuk do tė mė kishte braktisur!". [Fet-h el-Bari, 6/281] Me kėtė rast Umeri kuptoi se nxitimi i tij pėr ta kundėrshtuar marrėveshjen ishte gabim. Kur Pejgamberi, alejhi selam, e kishte miratuar marrėveshjen, u tha shokėve tė tij qė tė ngriten, mirėpo asnjėri prej tyre nuk lėvizi. Tri herė u tha atyre tė lėvizin, mirėpo asnjėri prej tyre nuk e bėri atė. Pejgamberi, alejhi selam, pastaj shkoi te bashkėshortja e tij umu Seleme dhe i tregoi se me ēka u ballafaqua. Ndėrkaq, ajo me menēurinė e saj i tha: “O i Dėrguar i Allahut, shko dhe mos u fol derisa ta kesh prerė kafshėn (kurbanin) tėnde dhe t’i qethėsh flokėt e tua!". Pejgamberi, alejhi selam, e mori kėtė kėshillė nga ajo dhe veproi sipas saj. Kur shokėt e tij e panė kėtė, u vėrsulėn pėr t’i prerė kurbanėt e tyre dhe pėr t’ia qethur flokėt njėri-tjetrit saqė pėr pak sa filluan tė grindeshin ndėrmjet veti nga shqetėsimi se nuk e dėgjuan fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut . Pas kėsaj (tollovie) besimtarėt erdhėn nė vete dhe u bindėn nė atė se ajo marrėveshje ishte pėr tė mirėn e besimtarėve. Si shkak i kėsaj, mė vonė dhe atėherė, shumė njerėz e pranuan Islamin.


Ajo e inkurajon atė pėr tė dhėnė pėr hir tė Allahut

Mėnyrė tjetėr me tė cilėn gruaja e vėrtetė muslimane e pėrkrah bashkėshortin e vet ėshtė me rastin kur ajo e inkurajon atė nė dhėnie tė lėmoshės pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar dhe pėr tė mos shpenzuar tė holla nė gjėra dhe mjete ekstravagante.
Gruja e mirė gjithmonė vetėm se ēka ėshtė e mirė pėr bashkėshortin e vet, andaj, i thotė atij qė tė bėjė punė tė mira dhe tė hijshme.
Njė prej tregimeve tė transmetuara rreth inkurajimit qė kanė bėrė gratė muslimane kundrejt bashkėshortėve tė tyre ėshtė rasti (tregimi) i ummul Dahdasė. Kur bashkėshorti i saj shkoi te ajo dhe i tregoi se kishte dhėnė lėmoshė nė atė kopsht nė tė cilin kishin jetuar ajo dhe fėmijėt e saj me shpresė se qė nė Parajsė tė fitojė disa hurma, ajo i tha: “Ti ke bėrė njė punė tė madhe, ti ke bėrė njė punė tė madhe!". Pejgamberi, alejhi selam, e komentoi kėtė rast dhe tha: “Sa hurma Abdul Dahdai do tė ketė nė Parajsė?" dhe kėtė e pėrsėriti disa herė. [Ahmedi dhe Taberani]


Ajo i ndihmon atij pėr t'iu bindur Allahut

Njė nga cilėsitė e gruas ėshtė se ajo i ndihmon bashkėshortit tė vet qė t’i bindet Allahut tė Lartėsuar edhe atė nė mėnyra tė ndryshme, e prej tyre (formave) janė qė i thotė tė qėndrojė zgjuar gjatė natės dhe tė falė namaz vullnetar. Duke e bėrė kėtė ajo bėn njė punė tė shkėlqyer. E me kėtė, ajo bėn qė bashkėshorti i saj dhe ajo vetė tė jenė tė dy nėn Mėshirn e Allahut tė Madhėrishėm.
Pejgamberi, alejhi selam, e dha njė skicė tė mrekullueshme pėr ēiftet e martuara. Atė hadith e transmeton ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) i cili thotė: “I dėrguari i Allahut tha: Allahu e mėshiroftė mashkullin i cili zgjohet natėn pėr t’u falė e gjithashtu e zgjon edhe bashkėshorten e tij pėr t’u falė, e nėse ajo refuzon njė gjė tė tillė, ai e spėrkat me ujė nė fytyrė tė saj. Njėashtu, Allahu e mėshiroftė femrėn e cila zgjohet natėn pėr t’u falė dhe e zgjon edhe bashkėshortin e saj pėr t’u falė, e nėse ai refuzon njė gjė tė tillė, ajo e spėrkat me ujė nė fytyrė tė tij!". [Ebu Davudi]


Ajo ia mbush zemrėn atij me gėzim

Gruaja e menēur muslimane nuk harron se njėra nga punėt mė tė mėdha qė mund tė bėjė pas adhurimit ndaj Allahut tė Lartėsuar ėshtė qė tė jetė e kėndshme ndaj bashkėshortit tė vet dhe t’ia mbushė atij zemrėn me gėzim dhe hare, kėshtuqė, ai tė jetė i kėnaqur qė ėshtė martuar pėr tė dhe tė ndjehet i kėnaqur nė prani tė saj. Pra, ajo e shfrytėzon intelegjencėn e saj pėr tė gjetur mėnyra se si t’ia hapė zemrėn dhe t’ia mbushė me lumturi. Nėse ėshtė e pėrkryer nė kėtė ēėshtje ajo mund tė bėhet mbretėresha e zemrės sė tij.
Ajo e kupton se femra ėshtė gėzimi mė i madh pėr mashkullin nė kėtė botė. Nė lidhje me kėtė Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se Pejgambeėri, alejhi selam, ka thėnė: “Kjo botė nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveē se njė pėrjetim i pėrkohshėm dhe gėzimi mė i madh ėshtė gruaja e drejtė!".
Ajo nuk harron ta bėjė veten e saj tė dashur pėr tė. Nė tė kundėrtėn, ajo do tė jetė burim i jolumturisė dhe i mjerimit pėr bashkėshortin e saj, sikurqė qėndron nė hadithin qė Pejgamberi i Allahut, alejhi selam, ka thėnė: “Janė tri gjėra qė birin e Ademit e bėjnė tė lumtur dhe tė kundėrtat e tyre e bėjnė atė jo tė lumtur. Prej tyre janė qė ai tė ketė bashkėshorte tė mirė, shtėpi tė mirė dhe mjete transportuese tė mira, ndėrkaq gjėrat qė ia prishin lumturinė janė bashkėshortja e keqe, shtėpia e keqe dhe mjetet transportuese tė kėqija!". [Ahmedi]
Prandaj, tė qenėt bashkėshorte e mirė ėshtė pjesė e besimit, pasiqė kjo i ndihmon atij qė tė jetė i dėlirė e i matur dhe i jep vullnet qė t’i forcojė themelet e tij dhe tė familjes sė tij.
Femra muslimane, nga natyra e saj dėshiron qė tė jetė e dashur te bashkėshorti i saj. Ajo gjen mėnyra qė ta plotėsojė feminitetin e saj, kėshtuqė, pėr tė qenė tėrheqėse nė prani tė tij. Mirėpo, nuk mbaron vetėm me kaq, ajo duke tentuar qė ta fitojė dashurinė ndaj bashkėshortit tė saj, ajo e fiton edhe kėnaqėsinė e Allahut, gjė pėr tė cilėn nė Ditėn e Gjykimit (ajo) do tė merret nė pyetje se a e ka pėrmbushur si duhet a po jo.


Ajo zbukurohet vetėm per Burrin e saj

Ajo e bėn veten tė bukur me qėllim qė tė jetė mė tėrheqėse ndaj tij dhe qė ta gėzojė atė. Kjo ishte nga praktika e muslimaneve tė brezit tė parė. Njė prej tyre ishte Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!). Ajo rregullohej dhe veshte rrobe tė mira me qėllim qė tė dukej sa mė e bukur pranė Pejgamberit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė!
Bakrah bint Ukbe erdhi te Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) dhe e pyeti pėr kėnėn, e ajo iu pėrgjigj se ajo (kėna) e ka prejardhjen prej njė peme tė mirė dhe ujė tė pastėr.
Le t’i dėgjojnė kėshillat e Ajshes ato gra tė pakujdesshme dhe le tė fillojnė tė mendojnė se bukuria duhet tė jetė primare pėr burrat e tyre, e jo pėr shoqet dhe tė afėrmit e tyre! Ato gra qė nuk zbukurohen pėr burrat e tyre janė mėkatare, sepse me kėtė rast, ato e shkoqisin njė detyrė shumė tė madhe martesore. Neglizhenca e tyre mund tė shkaktojė qė ata (burrat e tyre) t’i lėnė ato pas dore dhe tė shikojnė gra tjera tė huaja.
Ajo grua, burri i sė cilės e sheh atė me flokė tė shprishura ose nėse e sheh tė venitur, ajo grua ėshtė e pamend dhe e padėgjueshme. Do tė kishte qenė shumė palidhje fakti kur dėgjon se njė grua zbukurohet vetėm me rastin e ardhjes sė mysafirėve apo kur ajo tė ketė pėr tė shkuar nė ndonjė aheng bashkė me femrat tjera, ndėrkaq, nė prani tė bashkėshortit tė saj tė jetė me flokė tė shprishura dhe vrenjtė. Femra muslimane qė ėshtė e edukuar me mėsimet islame duhet qė tė jetė e mbrojtur nga kėto tė meta, sepse ajo bashkėshortin e vet e trajton siē duhet, e njė grua e tillė (trajtuese e mirėfilltė) nuk bėn qė tė dėshtojė nga detyrat e veta kundrejt me bashkėshortin e saj.
Njė nga detyrat islame,siē u ceke me larte,ėshtė qė muslimanja duhet tė zbukurohet pėr bashkėshortin e saj.


Ajo bėhet e kėndshme dhe e gėzuar kur e takon atė

Njė nga mėnyrat qė gruaja muslimane e bėn veten tėrheqėse te bashkėshorti i saj ėshtė duke qenė e gėzueshme, e shoqėrueshme dhe e butė. Kur ai (bashkėshorti i vet) vjen nė shtėpi, i lodhur nga puna, ajo e pėrshėndet me fytyrė tė buzėqeshur dhe me fjalė tė kėndshme. Ajo i lė punėt e saj me njė anė pėr njė ēast dhe i ndihmon atij pėr t’ia larguar brengat.
Gruaja e vėrtetė muslimane asnjėherė nuk ėshtė jofalėnderuese ndaj askujt, sepse mėsimet e fesė sė saj e mėsojnė atė qė tė mos bie nė kėto gabime tė sjelljes sė keqe dhe tė jofalėnderimit. Pra, ajo nuk ėshtė jofalėnderuse ndaj tė tjerėve, e mos tė flasim mė ndaj shoqėruesit tė saj jetėsor – bashkėshortit tė vet! Ajo e di mėsimin qė e ka marrė prej tė Dėrguarit tė Allahut tė Lartėsuar, i cili ka thėnė: “Ai njeri i cili nuk i falėnderon njerėzit, nuk e falėnderon as Allahun!".[Buhariu]
Nga kjo mund tė kuptojmė se ēdo njeri qė bėn ndonjė vepėr tė mirė, meriton falėnderim dhe mirėnjohje, kėshtuqė, si mundet qė ajo tė hezitojė pėr tė treguar falėnderim dhe mirėnjohje ndaj bashkėshortit tė vet. Pejgamberi i Allahut, alejhi selam, pėr kėtė ka thėnė: “Allahu i Lartėsuar nuk do ta shikojė gruan e cila edhepse ka qenė e ndihmuar nė ndonjė punė nga bashkėshorti i saj, pėr tė cilėn (punė) nuk ka pasur mundėsi ta kryejė vet dhe prap nuk tregon mirėnjohje ndaj tij (bashkėshortit tė vet)”[Hakimi]


Ajo merr pjesė edhe nė gėzimin, edhe nė hidhėrimin e tij

Mėnyrė tjetėr nga mėnyrat me tė cilat ajo bėhet e dashur pėr bashkėshortin e saj ėshtė qė ajo tė dijė tė ndėrfutet edhe nė gėzimin po edhe nė hidhėrimin e tij.
Nga fakti se Pejgamberi, alejhi selam, garonte me Ajshen (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) nėnkuptojmė se Islami i nxit tė dy bashkėshortėt qė ta ndajnė lumturinė e tyre mes veti, sepse kjo ndarje (ndjenjash te lumturisė) do t’i bėjė ndjenjat mė tė thella kundrejt bashkėshortėve mes veti dhe njėashtu do ta forcojė lidhjen e tyre si ēift bashkėshortor.
Sikurse pėr anėt e mira, ashtu edhe nė tė kėqijat gruaja e vėrtetė muslimane qėndron pranė tė dashurit tė saj dhe nuk e lė atė qė tė zhytet mė tepėr nė ato ndjenja dėshpėrimi. Nė kėto raste ajo i afrohet atij me ndonjė fjalė tė ėmbėl, e cila pėrcillet me pėrkrahje tė sinqertė.


Ajo nuk shikon meshkuj tė tjerė

Gruaja e vėrtetė muslimane i shmanget shikimit tė meshkujve tjerė, e pėr bazė tė kėsaj e merr ajetin nė tė cilin Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos i zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le t’i venė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė tyre, baballarėve tė tyre ose baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre ose djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre ose djemve tė vėllezėrve tė tyre apo djemve tė motrave tė tyre ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė nuk e kanė arritur pjekurinė seksuale. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr ta zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim!". (Kur`an, 24: 31).
Nga tė pėrmbajturit nga shikimi i meshkujve tjerė, ajo do tė jetė njė nga femrat e ndershme tė cilat i pėrulin shkimet e tyre, cilėsi kjo e cila duhet tė jetė edhe te meshkujt. Kjo, pra, ėshtė njė nga karakteristikat mė tė bukura tė gruas muslimane tė pastėr dhe tė ndershme. Njėherit, kjo rrėfehet edhe nė Librin e Allahut tė Lartėsuar ku Ai thotė: “Aty janė ato qė shikimet e tyre i pėrqėndrojnė (vetėm nė burrat e vet) e qė nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri e as xhin!". (Kur`an, 55: 56).


Ajo nuk ia pėrshkruan atij gratė e tjera

Karakteristikė tjetėr e gruas inteligjente muslimane ėshtė se ajo nuk ia pėrshkruan burrit tė vet femrat tjera, sepse kjo gjė ėshtė e ndaluar. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Pejgamberit, alejhi selam, i cili thotė: “Asnjė grua tė mos ia pėrshkruajė ndonjė femėr bashkėshortit tė saj!". [Fet-h el-Bari, 9/338]
Feja islame dėshiron qė zemrat e njerėzve tė jenė tė pastra, kėshtuqė, ai (Islami) i ndalon provokimet. Kėshtu, njerėzit mund tė jetojnė njė jetė si duhet dhe tė qetė, larg kėtyre mendimeve. Askush (asnjė mashkull) nuk duhet ta lejojė veten qė tė preokupohet me mendime tė vogla, respektivisht tė bėjė krahasim mes bashkėshortes sė tij dhe femrės qė ajo (bashkėshortja e tij) ia pėrshkruan. Njėashtu, ai nuk duhet ta lejojė veten qė tė “tejkalohet” vetvetiu nga ai pėrshkrim qė i servohet, e qė fatkeqėsisht servuesi ėshtė vetė bashkėshortja e tij.


Ajo tenton tė krijojė atmosferė tė qetė pėr tė

Gruaja muslimane jo vetėm qė zbukurohet dhe i ndan punėt me bashkėshortin e saj, por edhe mundohet qė tė krijojė atmosferė tė qetė nė shtėpinė e saj. Pėrkatėsisht, ajo e mban atė (shtėpinė) tė pastėr nė tė cilėn ai do tė shohė rend e pastėrti si dhe ushqime tė mira qė pėrgatiten rregullisht. Gruaja e menēur, gjithashtu, nuk harron se martesa ėshtė prej shenjave tė Allahut tė Madhėrishėm. Pėr raportin mes gruas dhe burrit, Fuqiploti nė Kur’an ka thėnė: “Dhe nga faktet e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai e krijoi palėn nga vetė lloji juaj, ashtuqė tė gjeni prehje tek to dhe mes jush krijoi dashuri dhe mėshir. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė!" (Kur`an, 30: 21).
Martesa ėshtė njė nga lidhjet mė tė thella qė Allahu i Madhėruar e lidh njė shpirt me njė tjetėr,kėshtuqė,qė tė dytė tė ndjejnė kėnaqėsi tė lejuar, paqė dhe rehati ndaj njėri-tjetrit. Gruaja ėshtė burim i ngushėllimit dhe i strehimit pėr bashkėshortin e vet. Ajo ėshtė ajo qė e kupton realitetin dhe ia kupton fjalėt se ēfarė do tė thotė ai.


Ajo ėshtė tolerante dhe falėse

Gruaja muslimane ėshtė tolerante dhe falėse, duke mos u vėnė re shumė gabimeve qė i bėn bashkėshorti i saj.Ajo nuk zemėrohet me tė nė raste tė gabimeve e njėashtu edhe nuk ia pėrmend ato shpesh. Nuk ka rrugė mė tė mirė qė do ta kishte afruar atė mė shumė tek bashkėshorti i vet sesa pėrmes rrugės sė tolerancės dhe faljes dhe anasjelltas...
Femra muslimane qė i ndjek mėsimet islame, i bindet urdhėrit tė Krijuesit, i Cili nė Librin e Tij thotė: “...A nuk dėshironi qė Allahu t’ju falė juve?".(Kur`an, 24: 22). Njė femėr e kėtillė, pra, meriton tė jetė mbretėresha e zemrės sė bashkėshortit tė saj!


Ajo ka karakter tė fortė dhe ėshtė e menēur

Njė ndėr karakteristikat me rėndėsi tė gruas muslimane ėshtė edhe karakteri i saj i fortė. Kjo gjithashtu ėshtė njė prej cilėsive qė femra muslimane i posedon edhe para se tė martohet, e mos tė flasim mė pas martesės! Nė fakt, kėto janė tregues tė pasqyrės sė saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Pasiqė tė martohet karakteri i saj pėrmirėsohet edhe mė shumė. Fuqia e karakterit tė saj, veēanėrisht vie nė shprehje kur ajo duhet tė mbajė qėndrim nė ēėshtje tė fesė, siē ishte rasti me ummu Selemen, e cila insistoi tė qėndrojė nė Islam, edhepse bashkėshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetėr e kemi edhe tė ummu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palėkundur nė fenė e saj kur bashkėshorti i saj, Ubejdullah ibėn Xhahsh el-Asadi u bė renegat (femohues) dhe iu bashkua fesė sė abisinasve, e kėshtu me radhė...
Motivi primar i kėtyre femrave pėr tė pasur aq pozitė (qėndrim) tė fortė ėshtė interesimi i tyre pėr t’u kapur pas Islamit, pėr tė pasur besim tė pastėr dhe pėr ta kėnaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se ēfarė ėshtė e lejuar nė jetėn e vet martesore dhe frikėsohej se mos vallė po bėn ndonjė punė prej tė ndaluarave. Nėse ato nuk do tė kishin qenė krenare pėr karakterin e tyre tė fortė dhe, thėnė shkurt, pėr fenė e tyre, ato do t’i kishin ndjekur urdhėrat e meshkujve tė prishur dhe do tė ndjeheshin sikur po e humbin rrugėn, duke u mbytur nė jetesėn plot vuajtje me njė bashkėshort me tė cilin nuk do tė kishin dashur tė jetojnė. Guximi i kėtyre femrave muslimane tregon se si duhet tė jenė muslimanet, pa marrė parasysh se nė cilin vend jeton.
Nė anėn tjetėr, karakteri i saj nuk duhet ta bėjė femrėn muslimane tė harrojė se ajo duhet t’i bindet bashkėshortit tė vet dhe ta respektojė atė. Ajo duhet tė bėjė njė barazpeshė mes mėnyrės se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesė konsekuence dhe pa neglizhencė. Madje, edhe nė ato momente tė hidhėrimit dhe tė konfliktit tė cilat janė tė paevitueshme nė martesė, ajo duhet tė kontrollojė gjuhėn e vet prej tė folurit e fjalėve banale. Definitivisht, kjo ėshtė njė cilėsi e mirė dhe e rrallė!
Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) paraqet shembullin mė tė lartė tė kėsaj cilėsie. Mėnyra se si ajo betohej kur ishte e gėzuar me bashkėshortin e saj dallonte prej mėnyrės sė tė folurit kur ishte e mėrzitur me tė. Ndėrkaq kjo ishte njė gjė, tė cilėn Pejgamberi, alejhi selam, e kishte hetuar, kur njė ditė asaj i tha: “Unė e di ti kur je e gėzuar prej meje dhe e di kur je e mėrzitur prej meje!". Ajsha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ia ktheu: “Prej nga e di kėtė?". Resulullahu, alejhi selam, iu pėrgjigj: “Kur je e gėzuar nga unė, thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit!", e kur je e mėrzitur nga unė, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit!". Ajo mė pastaj ia ktheu: “Po,pėr Zotin ashtu ėshtė,o i Dėrguar i Zotit,unė vetėm largohem nga emri yt (e jo nga ti nė tėrėsi)!".[Muslimi]
Ēfarė dashurie e sinqertė!!!
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 16/6/2011, 20:32     +1   -1




Gruaja qė flet me Kuran






Ishte ulur njė grua arabe, e cila flet me Kur’an, nėn hijėn e njė lisi, e cila ishtė nisur pėr nė haxhxh.Erdhi tek ajo Abdullah ibn Mubareku, i cili gjithashtu ėshtė nisur pėr nė haxhxh,

· dhe i tha:Esselamu alejkum!



· Ajo iu pergjigj:Paqja e Allahut qofte me ju do te jene thenie te Zotit te meshirshem.(Jasin,58)



· Ai e pyeti:Qka po ben ketu?



· Ajo iu pergjegj:Ate qe Allahu e le ne humbje,ate nuk mund kush ta udhezoje.(Earaf,186)



· Ai e pyeti :Ku po shkon?



· Ajo iu pergjegj:Pa te meta eshte Lartemadheria e Atij qe robin e vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Harami (Qabja) gjere ne Mesxhidi Aksa.(Isra,1)



· Ai e pyeti:Sa kohe ke kalu ketu?





· Ajo iu pergjegj:Tri net.(Merjem,10) Ai e pyeti:Ku e ke ushqimin? Ajo iu pergjegj:Ai(Allahu) me ushqen dhe me jep te pie.(Shuara,79)



· Ai e pyeti:Ku e ke ujin per abdest?





· Ajo iu pergjegj:Nese nuk gjeni uje atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart(tejemum).(Nisa,43)



· Ai I tha: Ky eshte ushqim,ha.





· Ajo iu pergjegj:Agjerimin plotesone deri ne mbremje.(Bekare,187)



· Ai I tha:Ky s’eshte muaji I Ramazanit.



· Ajo iu pergjegj:E kush ben ndonje te mire nga vullneti, s’ka dyshim se Allahu eshte Shperblyes dhe I Gjithdijshem.(Bekare,58)



· Ai I tha:Lehtesimi gjate udhetimit qe te mos agjerohet.



· Ajo iu pergjegj:Po qe se e dini agjerimi eshte me I mire per ju.(Bekare,184)



· Ai I tha:Fol sipas fjaleve te mia

· Ajo iu pergjegj:Qe ai nuk hedh ndonje fjale e te mos jete prane tij percjellesi I gatshem.(Kaf,18)



· Ai I tha:Nga cili fis je? Ajo iu pergjegj:Mos iu qas asaj per te cilen nuk ke njohuri, pse te degjuarit, te pamet dhe zemra, per te gjitha keto ka pergjegjesi.(Isra,36)



· Ai I tha:Me fal gabova.



· Ajo iu pergjegj:Une nuk do t’ju qortoj juve Allahu ju falte juve.Ai eshte me meshirues I meshiruesve.(Jusuf,92)



· Ai I tha:A do ta vazhdon rrugen me deven time?



· Ajo iu pergjegj:E per te mire qe beni Allahu e di.(Bekare,197)



· Ai I tha:Hipi deves ajo eshte ulur.



· Ajo iu pergjegj:Thuaju besimtareve ti ulin shikimet e tyre.(Nur,30)



· Falenderuar qofte Ai qe I nenshtroi keto per neve, pse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete.Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne.(Zuhruf,13-14)



· Pasi qe e mori deven per litar ajo I tha:Te jesh I matur ne ecjen tende dhe ule zerin tende.(Llukman,19) Filloi te ece ngadal dhe duke kendu me ze te ulte ajo I tha:Lexoni prej Kur’anit ajo qe u vie me lehte.(Muzzemmil,20)



· Kur e pyeti a je e martuar?



· Ajo iu pergjegj:O ju qe keni besuar mos pyetni per sendet qe nese u thuhet do ta ndieni keq veten.(Maide,101)



· E kur erdhen deri te karavanet e saja ai e pyeti:



· A e ki ndonje femi apo ndonje farefis ketu?



· Ajo iu pergjegj:Pasuria dhe femijet jane stoli e jetes se kesaj bote.(Kehf,46)

· Kur e pyeti :Qka bejne femijet e tu ne karavan


Ajo iu pergjegj:Vuri edhe shenja te tjera(per orientim),ndersa(naten ) ata orientohen me ane te ujeve.(d.t.th.femijet e saj jane udhezues).(Nahl,16)


Kur e pyeti per emrat e femijeve te saj,ajo iu pergjegj:Allahu e zgjodhi Ibrahimin te dashurin me te ngushte.(Nisa,125) E Musait I foli Allahu me fjale.(Nisa,164) O Jahja merre librin me shum kujdes.(Merjem,12)


Kur ajo I thiri femijet e saj me emra ata u pergjigjen ,kurse ajo iu tha: dergonie njerin prej jush me kete argjend(monedhe argjendi)ne qytet,e te zgjedh ushqim me te mire,e tju sjelle ate juve(Kehf,19)


Pasi erdhen me ushqim femijet e saj,ajo I tha ibni Mubarekut:”Hani e pini te lumtur ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete!”(Hakkatu,24)



Ketu perfundon tregimi me gruan qe flet me Kur’an,ndersa femijet e saj I kishin thene ibni Mubarekut se nena e tyre flet me Kur’an qe katerdhjete vjet.

 
Top
1 replies since 29/11/2009, 00:26   1042 views
  Share