MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Disa bindje qė pengojnė hixhabin

« Older   Newer »
  Share  
suela
view post Posted on 29/11/2009, 00:23     +1   -1




Do tė mundohem nė mėnyrė sa mė tė shkurtėr t'i paraqes disa nga mendimet qė shpesh i dėgjojmė kur e kėshillojmė ndonjė vajzė muslimane.


Thotė e zbuluara: Unė e dua Zotin, kjo mė mjafton.

I themi: Zoti nė Kur'an thotė: "Thuaj: “Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t’ju dojė...". (Al-Imran, 31)

E zbuluara: Feja ėshtė diēka e vėshtirė.
I themi: Zoti nė Kur'an thotė: "All-llahu dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju." (El-Bekare, 185)

E zbuluara: Shamija nuk ka rėndėsi tė madhe,ka mjaftė punė tjera qė mund t'i bėjmė.
I themi: All-llahu subhane we teala thotė: "...pėr atė qė nuk kishit kurrfarė dije folėshit duke menduar se ajo ishte imtėsi e parėndėsishme, ndėrsa te All-llahu ajo ėshtė e madhe..." (En-Nur, 15)

E zbuluara: Unė jam e re dhe do ta vej shaminė mė vonė.
I themi: Motėr vdekja nuk dallon a je e re apo e moshuar, ajo tė vjen nė befasi.

E zbuluara: Do tė mbulohem pas martesės.
I themi: Motėr kanė thėnė: "Gjynahet janė ato qė ta ndalin rrizkun". Si thua nėse All-llahu subhane we teala nuk tė ēon rrisk dhe nuk martohesh me njeri tė mirė, apo nuk martohesh fare... Motėr mė duket se shumė sigurt po folė pėr tė ardhmen?!!


E zbuluara: Burri im nuk dėshiron qė une tė mbulohem.
I themi: Thotė Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem: "Nuk rrespektohet krijesa duke i bėrė mėkat Krijuesit". (transmeton Ahmedi, dijetari Alban e ka konsideruar tė vėrtetė)

E zbuluara: Do tė mbulohem kur t'mė mbushet mendja.
I themi: Thotė All-llahu subhane we teala: "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (El-Ahzab, 36)

E zbuluara: Me mbulesė nuk mund ta vazhdoj shkollėn dhe nuk kam mundėsi tė punoj, sepse nuk mė pranojnė.
I themi: Nderi dhe morali i femrės ėshtė mė i rėndėsishėm se ēdo gjė, ndėrsa kėnaqėsia e All-llahut subhane we teala dhe Xhenneti i tij ėshtė mė i shtrejtė se ēdo gjė.

E zbuluara: Nuk mundem t'i pėrballojė fjalėt e njerėzve.
I themi:Pėr ty ėshtė qė tė bėsh sabėr, ti duhesh tė jeshė krenare. Janė tallur edhe me krijesėn mė tė mirė qė ka shkelė kėtė botė, me Muhammedin . Motėr kjo ėshtė rruga e pejgamberėve dhe njerėzve tė mirė. Thotė All-llahu i madhėruar: "E atyre nuk u erdhi asnjė nga tė dėrguarit, e tė mos talleshin me tė." (El-Hixhr, 11)

E zbuluara: Nuk mund ta duroj hixhabin kur janė temperaturat e larta, e sidomos verės.
I themi: All-llahu i madhėruar thotė: "Thuaju: “Zjarri i xhehennemit ka vapėn edhe mė tė fortė, nėse janė qė kuptojnė!”

E zbuluara: Po vendi nuk ėshtė kėtu, dhe shoqėria asnjė nuk ėshtė me hixhab.
I themi: Pasha All-llahun Motėr, kjo ėshtė fjala mė e keqe, tė cilėn e thojnė banorėt e zjarrit. Ata thojnė: "...Ne i gjetėm tė parėt tanė nė kėtė fé dhe ne jemi tė orientuar gjurmėve tė tyre”. (Ez-Zuhruf, 23)
Dhe thotė All-llahu i madhėruar: "Nė qoftė se u bindesh shumicės (mohuese qė janė) nė tokė, ata do tė largojnė ty nga rruga e All-llahut..." (El-En'am, 116)

E zbuluara: Gjėja mė kryesore ėshtė qė ta kemi zemrėn e pastėrt, unė e kam zemrėn e mirė, kjo mjafton.
I themi: Nėse me tė vėrtetė e ke zemrėn e pastėrt atėherė kjo duhet tė vėrehet ne punėt tuaja. Thotė Pejgamberi : "Nė trupin e njeriut ėshtė njė copė mishi. Nėse ajo pėrmirėsohet, tėrė trupi pėrmirsohet. Nėse ajo ėshtė e prishur, atėherė tėrė trupi prishet, e ajo ėshtė zemra." (mutefekun alejhi)


Motėr ! Ishin kėto disa mendime tė pabaza qė i dėgjojmė nga disa vajza muslimane, tė cilat mundohet t'i ikin mbulesės. U munduam qė sa mė shkurt t'ia kthejmė pėrgjigjen qė tė mos bėhet e tepėrt.


Mahmud El-Misrij
Pėrktheu:
Senad Ramadani
_________________
Kur tė flitni thoni tė vėrtetėn
-Kur tė premtoni zbatojeni premtimin
-Kur tė lihet diēka amanet,ēone nė vend
-Ruani nderin tuaj
-Ruani sytė tuaj nga tė shikuarit haram
-Ruani duart tuaja (nga tė bėrit keq)
 
Top
0 replies since 29/11/2009, 00:23   129 views
  Share