MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Veshja e femrės

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 28/11/2009, 16:04     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Veshja e muslimanes ėshtė njė ēėshtje shumė delikate, posaēėrisht pėr kohėn tone, ku shumė shoqėri dhe rrethe trupin e femrės e konsiderojnė si njė nga metodat mė tė sukseshme pėr tė arritur qėllimet e tyre, qofshin fitimprurėse apo diēka tjetėr. Gjithashtu, sot kemi njė shpejtim tė pabesuar tė kreativitetit dhe modės rreth veshjeve tė femrės, saqė vėshtirė qė mund tė pėrcillet nga dikush. Prandaj, ėshtė e pamundur qė femra muslimane tė mos ndikohet nga ky ndryshim, qoftė edhe nė formė indirekte.

Kjo sjell edhe interesimin dhe pyetjet e shpeshta rreth veshjeve tė femrave muslimane. Nė kėtė temė ne do tė flasim pėr kėtė ēėshtje vetėm nga njėra anė qė mund tė them shumė pak flitet apo shkruhet te ne, ajo ėshtė rreth ēėshtjes sė tė zbuluarit tė femrės para femrės, apo ēfarė i lejohet t’i shihet nga trupi i saj, femrės muslimanė para femrave.

Gratė e besimtarėve nė kohėn e Profetit (salallahu alejhi ue selem) arritėn kulminacionin e dėlirėsisė, ndershmėrisė, turpit dhe modestėsisė, e tėrė kjo me bekimin e besimit qė kishin nė zemrat e tyre. Kėto gra vishnin rrobe me tė cilat mbulonin pjesėt e trupit tė tyre si para burrave tė huaj, ashtu edhe para tė tjerėve, prandaj nuk njihet nga asnjėra prej tyre se kanė veshur rrobe qė nuk mbulojnė pjesėt e trupit tė tyre, kur kanė ndenjur nė tubime me gratė apo edhe me meshkujt qė i kanė mahrem (qė nuk u lejohet tė martohen me ta, si: babai, vėllai, xhaxhai, etj.). Kėtė praktikė e kanė vazhduar edhe gratė e gjeneratave, tė cilat kanė ardhur mė pasė deri nė kohėt tona, ku shumė prej grave e kanė marrė urdhėrin kuranor pėr t’u mbuluar ashtu siē ka kėrkuar Allahu i Lartėsuar: “Kur thirrėn besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te Allahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit” (Nur, 51). Dhe ne padyshim kemi mendim tė mirė pėr to, por problemi ėshtė se ato bėjnė ca lėshime rreth formės sė veshjes, posaēėrisht kur janė nė tubime dhe ndenja me gra. Prandaj, nė vazhdim ne do tė cekim se si ėshtė dispozita islame rreth veshjes sė femrės para femrave.

Nga thėniet e dijetarėve (fukahave) rreth auretit (ajo qė ėshtė e ndaluar tė shihet) tė femrės para femrės kuptojmė se ata e ndajnė kėtė ēėshtje nė dy raste:

a) Nė raste tė zakonshme, nė ndenje dhe tubime, femrės muslimane nuk i lejohet t’i duken nga pjesėt e trupit tė saj, pėrveē atyre gjėrave qė janė tė natyrshme tė duken si: koka, flokėt, qafa, duart sė bashku me krahėt, kėmbėt sė bashku me kėrcirin. Kurse pjesėt tjera si: gjoksi, barku, beli, shpina, kofsha etj., nuk lejohet tė ekspozohen. Prandaj, veshjet me tė cilat shihen apo janė shumė tė ngushta qė i tregojnė pjesėt e trupit nuk lejohet tė vishen.

E njejta vlen t’i shihet femrės kur ėshtė nė prezencėn e meshkujve qė janė mahrem tė saj, (burrat me tė cilėt nuk lejohet tė martohet ajo si: babai, vėllai, xhaxhai, etj).

Prandaj, veshja e fustaneve tė ngushta apo tė shkurtėra, rrobeve qė janė tė tejdukshme apo tė ngushta dhe tregojnė formėn e pjesėve tė trupit, janė tė ndaluara dhe nuk i lejohet femrės muslimane qė e konsideron vetėn se pason urdhėrin e Allahut dhe porositė e profetit (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) tė veshė rrobe tė tilla edhe para grave.

E njejta dispozitė vlen edhe pėr veshjen e pantallonave para grave, pėr shkak se pantallonat, edhe nėse themi se mbulon pjesėt e trupit, nuk i plotėson kushtet themelore tė mbulesės. Nga kėto kushte ėshtė edhe tė mos jetė rroba e ngushtė qė tregon formėn e trupit, duke ia bashkangjitur kėsaj se ajo ėshtė e njohur si veshje e burrave.

Argumentet pėr kėtė janė:

1. Fjala e Allahut tė Lartėsuar: “Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vendosin shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, baballarėve tė vet ose baballarėve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden)…” (Nur, 31)

Nga ky ajet kuranor kuptojmė atė qė ka qenė praktikė e grave tė sahabėve, se femrės i lejohet tė zbulojė para mahremėve tė saj (meshkujve qė e ka tė ndaluar tė martohet me to) ato pjesė qė zakonisht i zbulon gruaja, kur gjindet nė shtėpinė e saj si: flokėt, duart dhe krahėt, qafėn, kėmbėt.

Gjithashtu, nė ajet vėrejmė se sė bashku me mahremėt pėrmenden edhe gratė qė nėnkuptojmė se e njejta dispozitė vlen edhe para grave.

2. Nė sahihun e Muslimit transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotė:

“Dy grupe njerėzish prej banorve tė zjarrit nuk i kam parė akoma; disa burra qė mbajnė shkopinj (kamxhik) si bishtat e lopėve e godasin njerėzit me ta dhe gra qė janė tė veshura, por tė zhveshura, pėrdridhen dhe bėjnė njerėzit tė dridhen, kokat e tyre janė si gungat e deveve tė dobėta, nuk kanė pėr tė hyrė nė Xhenet dhe nuk do ta ndjejnė aromėn e tij dhe pse ajo ndjehet nga njė largėsi e madhe.”

Nė hadith flitet pėr njė grup tė femrave qė veshin rrobe, por ato rrobe nuk e mbulojnė trupin, pra ajo ėshtė e veshur por nė realitet e zhveshur, sikur ajo qė vesh rrobė tė tejdukshėm, apo tė ngushtė dhe vizaton pjesėt e trupit, apo rrobe tė shkurtėra qė nuk i mbulon trupin.

Ky hadith ėshtė i pėrgjithshėm, prandaj nė tė hyjnė gratė qė vishen me rrobe tė tilla, pa marrė parasysh para burrave apo grave. Njė gjė e tillė ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet tė bėjmė lehtėsime nė kėtė.

3. Usame ibn Zejdi thotė: Pejgamberi (alejhis selam) mė dhuroi njė manto koptijane, tė cilėn ia kishte dhuruar Dihjetul Kelbiu, kurse unė ia dhashė gruas time qė ta veshė. Njė ditė Pejgamberi (alejhis selam) mė tha: ‘Pėrse nuk e vesh manton koptijane?’ I thashė: ‘E veshi gruaja ime.’ Ai tha: ‘Urdhėroje qė tė veshė diēka nėn tė, se kam frikė mos po ia pėrshkruan formėn e eshtrave tė saj.”

Veshja koptiane ishte njė veshje qė bėhej nė Egjipt, imam Sheukani thotė se nga ky hadith nxjerrim se gruaja nuk lejohet tė vesh rrobe qė tregon formėn e trupit.

4. Gjithashtu njė nga ndalesat mė tė rėndėsishme nė jurispodencėn islame ėshtė edhe ēėshtja e mosgjasimit tė veshjes sė mosbesimtarėve. Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Ai qė i pėrngjan njė populli, ėshtė prej tyre.”

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri, i cili ka thėnė: “Pejgamberi (alejhis selam) pa tek unė dy rrobe tė verdha dhe tha: ‘Kėto janė tesha tė jobesimtarėve, mos i vish!’”

Nga ky hadith kuptojmė se si profeti (salallahu alejhi ue selem) e ndalon sahabin nė veshjen e rrobeve tė jobesimtarėve.

Kurse, kėto rroba qė nuk mbulojnė trupin e femrės si: fustanet e shkurtėra, pantallonat, bluzat me tė cilat zbulohet barku, etj., janė veshje qė janė tė njohura te jobesimtarėt, muslimanėt janė larg nga ato.

b) Nė raste tė domosdoshme apo tė nevojshme dhe pa qėllim lejohet tė duken edhe disa pjesė tė tjera tė trupit.

Si rast i domosdoshėm mund tė ilustrojmė si rastin e sėmundjes, si shkuarja te gjinekologja apo ndonjė mjeke tjetėr.

Kurse, si rast tė nevojshėm apo pa qėllim mund tė themi, nėse femra i jep gji fėmijės nė prezencėn e ndonjė femre, nuk detyrohet ajo qė tė fshihet, apo nė rast tė ndėrrimit tė ndonjė rrobeje, apo disa raste tė tjera si: zbulimi i disa pjesėve tė femrės para motrės sė saj, apo ndonjė tė afėrme, etj. Nė raste tė tilla qė ėshtė vėshtirė tė ruhemi, lejohet tė zbulohen disa pjesė tė trupit qė nuk lejohet tė zbulohen nė raste tė zakonshme.

Pėr kėtė rast nėnkuptohet edhe thėnia e disa fukahave se aureti i femrės para femrės ėshtė sikur aureti i mashkullit para mashkullit, (pra nga kėrthiza deri nė gjunjė).

Qėllimi i fukahave, asesi, nuk mund tė kuptohet se gruas i lejohet tė dalė para grave dhe t’i ekspozojė pjesėt e tjera tė trupit si: gjoksi, barku, beli etj. Kėtė nuk e ka thėnė kurrė askush nga dijetarėt e mirfilltė.

Nė fund i kėshillojmė motrat muslimanė qė janė tė mbuluara apo dėshirojnė tė mbulohen tė kenė frikė Allahun nė veshjet e tyre dhe tė mos mashtrohen me ato veshje qė tani, pėr fat tė keq, janė bėrė pėrditshmėri e popullit tonė. Tė jenė tė vendosur nė principet islame dhe tė krenohen me to edhe pse ndoshta dikush na sheh me sy tė ngecjes dhe prapambeturisė, se ajo krenari pėr tė cilėn mashtrohen se e kanė ėshtė kalimtare, kurse ajo qė ėshtė tek Allahu ėshtė e pėrhershme dhe nuk humb kurrė.
 
Top
0 replies since 28/11/2009, 16:04   1616 views
  Share