MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

POEZI PER KURBAN BAJRAMIN 2014-2015

« Older   Newer »
  Share  
durrsaku
view post Posted on 9/9/2010, 11:17 by: durrsaku     +1   +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Gėzuar "Kurban Bajramin"


image


Kurban Bajrami, lulėzimi njerėzor dhe kulmi i devotshmėrisė

Dita e Kurban Bajramit dhe festa e tė gjithė myslimanėve tė botės. Vizitorėt e shtėpisė sė Zotit, Minas dhe Arafatit duke derdhur lot gėzimi dhe duke ndjerė nga afėr mėsimet e barazisė dhe vėllazėrisė, kryejnė ritualet e haxhit duke arritur nė njė sukses madhėshtorė. Tani ėshtė koha e fillimit tė njė rruge tė re. Bashkė me vizitorėt e Qabes, edhe miliona besimtarė tė tjerė nėpėr shtėpitė e tyre, kujtojnė nė mėnyrė madhėshtore Zotin e madhėrishėm. Falin namazin e bajramit, therin kurban me shpresė qė edhe ata t'i pėrfshijė mėshira dhe begatia Hyjnore. Sot, popujt myslimanė, duke u pėrkulur pėrballė Krijuesit tė Gjithėfuqishėm, paraqesin njė kuptim tjetėr tė bukurisė dhe dashurisė dhe tregojnė se bota ėshtė krijuar dhe vazhdon tė ekzistojė me vullnetin e Zotit, kurse madhėshtia njerėzore paraqitet nė kohėn kur njeriu arrin tė mbisundojė dhe kontrollojė epshet e veta.
Sot ėshtė festa e robėrisė pėrballė Zotit dhe rilindjes sė njeriut. Ėshtė festė e faljes dhe falėnderimit. Populli iranian, falė nė formėn mė madhėshtore namazin e kurban bajramit dhe duke prerė kurban, ndihmon nevojtarėt. Populli i rajonit Terkemen-sahra nė Iran, nė kėtė festė, vizitojnė njėri-tjetrin dhe pėrgatisin ėmbėlsira dhe ushqime tė ndryshme tradicionale. St, edhe muslimanėt e vende tė tjera tė botės si Amerikė, Kanada, Angli, Francė dhe vendet tjera evropiane, nėpėr xhami dhe vende tė tjera fetare, organizojnė ceremoninė e faljes sė namazit tė kurban bajramit. Nė Kenia, myslimanėt festojnė kurban bajramin nė kohėn kur qeveria e kėtij vendi, pėr herė tė parė, kėtė ditė e ka shpallur ditė pushimi. Gėzuar festa e Kurban Bajramit pėr tė gjithė muslimanėt e botės.

Mina, do tė thotė kėrkesė dhe lutje, kurse toka e Minas nė Arabinė Saudite, ėshtė vendi i dėshirave. Imam Sadiku (as) thotė: Pėr shkak se Xhebraili, nė kėtė tokė i tha hz. Ibrahimit qė tė parashtrojė kėrkesėn e tij, ajo u quajt "Mina".

Ku ka dėshirė mė tė madhe se arritja nė humanizmin e vėrtetė!? Ku ka dėshirė mė tė madhe se ajo qė njeriu tė pastrohet nga vetitė e pa pastėrta si mendjemadhėsia, xhelozia dhe egoizmi dhe tė flijojė dėshirat dhe epshet e veta!? Vizitorėt e Shtėpisė sė Zotit, shkojnė nė Mina me kėto dėshira tė mėdha. Nė "Rummi Haxherat", duke hedhur gurė nė drejtin tė disa shtyllave qė simbolizojnė djallin, largojnė nga vetja tė gjithė djajtė e brendshėm dhe nė kėtė mėnyrė u thuan "jo" faktorėve tė devijimit. Ky akt pėrsėritet tre ditė me radhė nė mėnyrė qė tė sigurohen se mė nuk mund tė ndikojė nxitja e djallit. Mė 10 Dhil Haxhe, ata therin kurbane. Flijimi i kurbaneve ėshtė me kuptimin e afrimit me Zotin dhe pastrimin nga papastėrtitė dhe tė gjitha ngjyrat tjera jo Hyjnore. Imam Sadiku a.s. thotė: " Nėse haxhiu ther kurban nė Mina, ky kurban ėshtė ēmimi i lirimit tė tij nga zjarri i xhehennemit". Nė njė vend tjetėr, ky imam thotė: " Personi i cili ther kurban, nė momentin kur rrjedh pika e parė e gjakut tė kurbanit, atij i falen mėkatet".
Prerja e kurbanit, ėshtė me kuptimin e prerjes sė arteries sė dėshirave jo tė mira. Ky rit i fundit nė ceremoninė e haxhit, i ngushton hapėsirėn e veprimit djallit. Si rrjedhim, haxhi i haxhiut ėshtė i plotė kur ai tė del fitues ndaj nxitjeve tė djallit. Ėshtė interesante tė theksohet se arritja nė njė fitore tė kėtillė, ėshtė festė pėr tė gjithė. Festa a e adhurimit dhe pėrkuljes pėrballė Zotit, ky ėshtė sekreti i jetės sė njerėzve Hyjnorė. Ata, gjithēka qė posedojnė pėrveē Zotit, e lėnė anash nė mėnyrė qė tė lehtėsuar tė shkojnė drejt Krijuesit. Ibrahimi a.s. nė kėtė mėnyrė arriti nė pozitėn "Khalilull-llah"-"Miqėsinė me Zotin".
Mijėra vite mė parė, Ibrahimi a.s. ishte simbol i monoteizmit mbi tokė. Nė rrugėn e monoteizmit, Ibrahimi a.s. luftoi edhe me armiqtė e jashtėm, edhe me pronėn e brendshme. I vetėm, qėndroi pėrballė Nemrudit, mbretit tė Babilonisė, i cili veten e cilėsonte si zot tė botės, duke e hedhur poshtė besimin nė gjithēka pėrveē Zotit. Ai ngjalli shpirtin e monoteizmit nė njė shoqėri e cila e shihte tė pamundur edhe tė menduarit mbi Zotin Njė dhe tė Vetėm. Nemrud, urdhėroi qė Ibrahimi a.s. tė digjet nė zjarr dhe nė kėtė mėnyrė deshi tė shkulte rrėnjėt e monoteizmit nga historia. Por, Ibrahimi a.s. me shpirtin e tij madhėshtor, u hodh nė zjarr, por me vullnetin e Zotit, zjarri i kthye nė lulishte. Nga ana tjetėr, Ibrahimi a.s. kaloi njė sprovė shumė tė rėndė, duke luftuar dėshirat me qėllim qė ti bindet urdhrave tė Zotit tė tij. Ai, me vendimin e tij vigjilent, shpjegoi nė mėnyrėn mė tė mirė dorėzimin pėrballė urdhrave Hyjnore dhe na mėsoi se besimtarė i vėrtetė ėshtė ai person i cili me gjithė zemėr e shpirt dhe me vepra u bindet urdhrave Hyjnore e jo vetėm me fjalė dhe me gjuhė. Hz. Ibrahimi a.s prezantoi kulmin e flijimit dhe qėndroi nė majėn mė tė lartė tė bujarisė dhe mirėsisė. Nuk janė tė paktė ata njerėz tė cilėt janė tė gatshėm tė flijojnė jetėn e tyre, vetėm e vetėm qė fėmijėt e tyre tė mos pėsojnė ndonjė lėndim. Por, vendimi i Ibrahimit a.s. pėr tė flijuar djalin e vet Ismailin a.s, tregon pėr besimin e fuqishėm qė ai kishte tek Zoti i Gjithėmėshirshėm. Babai i cili nė moshėn e pleqėrisė dhe pas viteve tė tėra u gėzua me njė djalė, tani papritmas merr vendim pėr tė therė tė birin e vet. Ndjenjat njerėzore, nuk mund tė durojnė vėshtrimin e njė skene tė kėtillė, kurse Ibrahimi a.s. i drejtohet djalit tė vet duke thėnė: "O djalli im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?"
Fjalėt i ka tė shpejta dhe shikim e frikėsuar. Ismaili e kupton gjendjen e tė atit. E ngushėllon atė duke i thėnė: "O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!" Saffat -102
Ibrahimi a.s. me njė vullnet i cili buronte nga fuqia e besimit dhe devotshmėrisė sė vėrtetė, mori djalin dhe e ēoi nė vendin ku duhej ta flijonte. Mirėpo, sapo babi dhe i biri u dorėzuan pėrballė urdhrit Hyjnor dhe Ibrahimi vendosi thikėn mbi fytin e Ismailit dhe ai u bė gati pėr t'i flijuar shpirtin Zotit tė Plotfuqishėm, erdhi njė zė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm." Saffat- 104-107
Tregimi i Ibrahimit dhe Ismailit, ėshtė tregim i arritjes sė njeriut nė pėrsosmėri. Ky tregim ėshtė ēlirim i njeriut nga egoizmi dhe materializmi dhe tregon pėr fuqinė madhėshtore tė njeriut pėr vendimmarrje. Festa e kurban bajramit, tregon se megjithėse njeriut gjatė jetės mund tė pėrballet me probleme dhe gabime, ai sėrish ėshtė krijesė shumė e vlefshme dhe mund tė zbukurohet me vlerat mė tė bukura. Nė tė vėrtetė, arritja nė pėrsosmėri shpirtėrore dhe lulėzim human, ėshtė vet festė dhe meriton tė festohet.

Tani ka ardhur dita e festės. Haxhinjtė tė cilėt kanė marrė pjesė nė njė ceremoni shumė madhėshtor edhe janė pastruar nga papastėrtitė e kėsaj bote, tani janė nė pritje tė shohin se ēfarė do tė bėhet shkak pėr tė penguar kėtė lėvizje. Kush ėshtė Ismaili i tyre? Athua munden qė edhe ata, ashtu si Ibrahimi a.s. tė afrohen pranė Zotit!? Mė njė mendim tė kėtillė, ēdokush pėrpiqet qė ta ēlirojė veten nga varėsitė qė ka si pasuria, rinia, bukuria, krenaria shkencore, pozita shoqėrore, etj.
Nė tė vėrtetė, cila varėsi na ka lidhur krahėt e fluturimit? Nė ditėn e festės sė Kurban Bajramit, ne duhet qė tė gjithė kėto faktorė qė pengojnė rrugėn tonė dhe neve na kanė lidhur pėr kėtė botė tė pėrkohshme, ti ēojmė nė vendin e flijimit. Pozita dhe posti dhe dėshirat jo Hyjnore, janė ndėr ato faktorė qė pengojnė njeriut qė tė kuptojė tė vėrtetėn. Nganjėherė ekziston mundėsia qė nė tė krenohemi edhe me punėt tona tė mira dhe kjo tė na pengojė nga progresi. Festa e Kurban Bajramit, ėshtė njė rast i rrallė, ku poeti thotė:

Hiq dorė nga fėmijėt, pasuria dhe jeta
Nė mėnyrė qė tė quhesh "Khalilull-llah"
Vendos kokėn mbi tokė dhe shko nė malin e mikut
Qė si Ismaili, tė tė bėjnė kurban

Kėshtu, haxhi ėshtė lidhja e besės midis njeriut dhe Zotit. Nė ditėn e Kurban Bajramit, ceremonia e haxhit pėrfundon mė kėnaqėsi, sepse nė kėtė ditė, zemrat janė tė mbushura me afrinė me Zotin. Dhe njė herė, GĖZUAR FESTA E KURBAN BAJRAMIT
 
Top
282 replies since 27/11/2009, 00:35   98000 views
  Share