MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS

Reply

POEZI PER KURBAN BAJRAMIN 2014

« Older   Newer »
view post Posted on 27/11/2009, 00:35           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


gif
Sot ėshtė dita e Bajramit, dita kremtimit tė asaj periudhe tė bujshme njė mujore tė Ramazanit me adhurim, veprim konstruktiv, aktivitete produktive, pastrim tė shpirtit dhe ngritje nė piedestalet mė tė larta tė botės morale dhe shpirtėrore.

Pa kufij e falenderojmė Allahun e madhėrishėm i Cili na mundėsoi qė muajin e Ramazanit ta kalojmė me agjėrim, adhurim intenziv dhe aktivitet tė bujshėm fetar.Krahas pesė kohėve tė namazit, e falėm edhe namazin e teravisė, poashtu edhe namaz tjera vullnetare-nafile, e nė veēanti nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit e falėm namazin e natės; e kemi shpjeguar Kur’anin ma tepėr se ēdo herė, i kemi ēuar salavate edhe ma tepėr tė dėrguarit tė Allahut-Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kemi qenė mė tė bashkruar se ēdo herė, kemi qenė unik nė veprimet, mendimet dhe ndjnjat tona.Nė tė gjitha anėt e botės, muslimanėt janė ngritur nė syfir, kanė bėrė iftar, kanė falė teravi, xhamitė kanė qenė pėrplotė me xhemat, dhe kjo flet pėr begatinė e unitetit nė muajin e bekuar tė Ramazanit.
Kėshtu, pas gjithė kėtyre veprimeve dhe aktiviteteve nė muajin e bekuar tė Ramazanit, vin dita e kurorėzimit tė gjithė kėsaj veprimtarie me kremtimin e festės sė fitėr Bajramit duke e madhėruar Allahun dhe falenderuar Atė pėr tė mirat e panumėrta qė na i fali.
Me rastin e pėrcjelljes sė Ramazanit dhe kremtimit tė festės sė Bajramit, muslimani pėrshkohet pėrnjėherė nga ndejnjat e gėzimit dhe brengosjes.
Nga njėra anė, brengoset pėr kalimin e kėtij muaji tė madhėrishėm , muajit tė pastrimit shpirtėrorė, humanizimit tė shpirtit dhe pasurimit tė njeriut me vepra tė mira, muajit tė solidaritetit, humanitetit, begative tė shumta dhe sukseseve tė shumta tė muslimanėve si nė tė kaluarėn, poashtu edhe sot.
Nga ana tjetėr, besimtari pėrshkohet nga ndjenjat e gėzimit me atė qė kremton fitoret e veta nė kėtė muaj tė bekuar, mburet me sukseset e veta nė mposhtejn e epshit, edukimin e shpirtit dhe pastrimin e zemrės, gėzohet pėr ndihmėn qė ia dha Allahu i Madhėrishėm qė ta kalojė kėtė muaj tė bekuar me ibadete tė shumta dhe nė mėnyrė tė denjė.

BAJRAMI, DITĖ E SHPĖRBLIMEVE

____@______@______@________@___
___@_________@__@___________@__
___@___________@____________@__
____@__________ME__________@__
_____@_________FAT________@___
______ @_____BAJRAMI_____@_____
________ @_____________@_______
___________@_________@_________
_____________@_____@___________
________________@____________
urime festa per te gjith

Ėshtė e ditur mirė se punėtori kur e kryen punėn e vet, e pret edhe pagesėn apo kompenzimin pėr punėn e kryer.Allahu xh.sh. nuk e la njeriun duar thatė, por pėr punėn dhe mundin e tij nė muasin e Ramazanit, i pėrgatiti shpėrblime tė veēanta nė ditėn e Bajramit dhe kėtė ditė e quajti ditė tė shpėrblimeve pėr besimtarėt e devotshėm tė cilėt iu pėrgjigjėn thirrjes sė Allahut tė Madhėrishėm dhe iu pėrmbajtėn porosive tė Tij dhe tė dėrguarit tė Tij qė ēdo ēast tė Ramazanit ta shfrytėzojnė maksimalisht, dhe ja tash, pas gjithė asaj pune tė frytshme, pason shpėrblimi i Allahut dhe gėzimi i muslimanėve pėr suksesin e arritur nė kėtė muaj tė bekuar.
Taberaniju transmenton se I dėrguari i Allahut ka thėnė:”Nė Bajramin e Ramazanit melekėt rreshtohen rreth rrugės dhe thėrrasin:Zgjohuni o musliman, shpejtoni te Zoti juaj fisnik i Cili jep tė mira dhe i dyfishon ato:Unė ju kam urdhėruar qė netėt t’i kaloni nė ibadet dhe e kryet atė; u kam urdhėruar qė ditėn tė agjėroni dhe keni agjėruar dhe kėshtu e keni dėgjuar Zotin tuaj.Pėr atė, pranoni shpėrblimet tuaja.
E kur ta falin namazin e Bajramit, njė thirrės thotė-Dėgjoni mirė!Allahu juaj me tė vėrtetė ua ka falur mėkatet.Tash kthehuni tė kėnaqur nė shtėpitė e juaja!Kjo ėshtė ditė shpėrblimi, dhe kjo ditė thirret nė qiell ditė shpėrblimi”.
Bejhekiju transmenton se I dėrguari i Allahut ka thėnė:”Allahu iu drejtua melekėve me pyetje:Si shpėrblehen ata tė cilėt e kryejnė obligimin e vet?Melekėt u pėrgjigjėn:O Krijuesi ynė, ate e pret shpėrblimi.
Do t’u thotė Allahu:Mė bėheni dėshmitar se Unė do t’i shpėrblej pėr agjėrimin dhe namazin me kėnaqėsi dhe falje.
Pastaj i Lartėsuari, duke i shikuar tė gjithė falėsit nė Bajram me njė shikim mėshirues dhe mėshirplotė tha:Mė luteni Mua, robėt e Mi!Pasha Lartėmadhėrinė Time, ēdo kush qė do tė mė lutet Mua sot pėr vendin e vet nė ahiret, do tė ja pranoj, edhe pėr kėtė botė Unė do ta shikoj me kujdes; bėhuni tė kėnaqur me Mua, edhe Unė do tė jem i kėnaqur me ju.Shpėrndahuni tė falur me faljen Time!”.


jpg
FILOZOFIA E FESTAVE ISLAME

Ēdo popull, etnitet dhe shoqėri i ka festat e veta tė cilat i feston dhe me tė cilat mburet pėr ngjarje tė rėndėsishme nė historinė e ekzistimit tė vet.
Edhe muslimanėt i kanė festat e veta, e ato janė;Festa e fitėr Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit.
Nesaiju dhe Ibn Hibbani transmentojnė prej Enesit i cili thotė:”Kur u shpėrngul Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] prej Meke nė Medine, banorėt e Medines i kishin dy festat e tyre kur argėtoheshin dhe dėfreheshin.Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] u tha:Allahu xh.sh. kėto dy festa, jua ka zavendėsuar me dy ma tė mira:Bajramin e ramazanit dhe tė kurbanit”.
Urtėsia e festave Islame qėndron nė atė se ato nuk paraqesin thjesht pėrkujtim tė njė date tė rėndėsishme qė ka ndodhur nė tė kaluarėn e popullit pėrkatės dhe tash mė nuk pėrsėritet me kurgjė tjetėr pos se me kremtim dhe pėrkujtim tė saj, por festat nė Islam janė reale, gjegjėsisht festimi dhe kremtimi ėshtė real sepse pason pas punės dhe kontributit qė e jep ēdo besimtar, e nuk ėshtė thjesht pėrkujtim i njė date qė ka ndodhur nė tė kaluarėn.
Kėshtu, nė festėn e fitėr Bajramit, besimtari e feston mundin e vet qė e dha nė muajin e Ramazanit pėrmes agjėrimit, namazit, ibadeteve tjera, ngadhnjimit mbi epshin dhe egon, humanizimit tė shpirtit dhe pastrimit tė zemrės.Pra, feston pasi ka arritur rezultate dhe ka shėnuar suksese konkrete.
Poashtu, edhe nė festėn e kurban Bajramit, besimtari feston pėr therrjen e kurbanit me tė cilin gjest solidarizohet me tė varfurit, poashtu disa musliman e festojnė edhe kryerjen e kushtit tė pestė tė Islamit-Haxhit, ndėrkaq muslimanėt tjeė tė cilėt nuk e kanė mundėsinė e realizimit tė ndonjėrės prej kėtyre veprimeve, u bashkangjiten vėllezėrve tė vet nė gėzim dhe shėnimin e fitoreve e sukseseve tė rėndėsishme.
Shikuar nga njė aspekt tjetėr, muslimani kėtė festė e feston edhe pėrmes njė aktiviteti tjetėr tė rėndėsishėm nė veēanti pėr njeriun bashkėkohor, vizitėn e tė afėrmve dhe vėllezėrve tė vet.
Me fjalė tjera, nė kėtė kohė kur bota vuan nga shpėrbėrja e familjes dhe izolimin e njeriut e shtimin e ndjenjės sė egoizmit, nė ditėn e Bajramit nė veēanti preferohet vizita e tė afėrmve dhe vėllezėrve musliman, e me kėtė frocohen lidhjet mes muslimanėve, shtohet dashuria mes tyre, zbuten zemrat, vehen tulla tė shėndosha nė ardhmėrinė e umetit dhe luftohet aktivisht dhe energjikisht vetjakėsia dhe ndėrprerja e lidhjeve farefisnore.
5Pg34
MODEL PĖR NDĖRTIMIN E LIDERSHIPIT

Njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme dhe tė ndieshme tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, ėshtė ndėrtimi i lidershipit i cili do tė jetė i aftė dhe i denjė ta udhėheqė popullin drejt progresit dhe zhvillimit si dhe do tė jetė i aftė tė marrė vendime tė pėrgjegjshme nė situata dhe momente vendimtare.
Muaji i Ramazanit dhe festa e bajramit, ėshtė njė rrugė e qartė se si duhet tė formohet lidershipi.
Me fjalė tjera, kjo na mėson se tė kremtosh suksese dhe rezultate, duhet tė kalitesh dhe tė punosh si duhet, tė veprosh me konsekuencė nė edukimin dhe pėrgatitjen intelektuale, morale dhe materiale.Festimi i Bajramit, pason pas njė muaj punė aktive dhe intenzive, ibadet tė shtuar si nė sasi poashtu edhe nė cilėsi, ngritje shpirtėrore dhe pastrim tė zemrės, humanizim tė qenjes njerėzore dhe shtrim tė dorės sė afrimit.
Qė tė ndėrtojmė lidership tė shėndoshė dhe tė aftė, duhet tė punojmė shumė nė edukimin dhe kalitjen e tij me kohė, e jo tė na mbijnė si kėpurdhat pas shiut, e pastaj tė vuaj popullata nga veprimet e tyre kuturu.

PROBLEMI I HUMBJES SĖ RITMIT

Nuk mund tė flitet pėr muajin e bekuar tė Ramazanit dhe festėn madhėshtore tė Fitėr Bajramit, e tė mos ndalemi seriozisht nė problemin e humbjes sė tempos dhe ritmit tė adhurimit.Thėnė mė qartė, ėshtė mangėsi e madhe qė haset kryesisht nė gjithė botėn Islame qė nė muajin e Ramazanit xhamitė tė jenė pėrplotė me xhemat, tė ekzistojė njė gjallėri e veēantė, tė ketė aktivitete tė nduarduarta, por me kalimin e Ramazanit, pėrfundon kjo atmosferė impozante dhe ndalet ky ritėm i adhurimit.Vallė, ku tretėn gjithė ata tė rij e pleq qė i mbushėn xhamitė, i dėgjuan derset e Ramazanit dhe u interesuan aq shumė pėr aktivitetet fetare?!
Besimtari nuk guxon tė jetė sezonal, i pėrkohshėm dhe jo konsekuent nė adhurimin e tij.Ai nuk duhet tė bėhet rrob i Ramazanit, por duhet tė jetė rrob i denjė i Allahut tė madhėrishėm tė Cilit duhet t’i tregojė nėnshtrueshmėri jo vetėm nė Ramazan, por edhe jashtė Ramazanit, apo thėnė ndryshe nė ēdo frymėmarje tė tij.
Pėr atė, le tė jetė muaji i Ramazanit kthesė nė jetėn e besimtarit qė t’i evitojė gabimet e veta, tė jetė mė i kujdesshėm nė fe dhe tė punojė qė tė jetė i devotshėm gjatė gjithė jetės sė tij.


Edited by durrsaku - 21/6/2014, 16:27
 
PM WWW  Top
view post Posted on 8/9/2010, 19:10     +1     Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Muaji i Ramazanit dhe Shpėrblimet e Kėndimit tė Kur′anit

image
Muaji i Ramazanit ėshtė i shenjtė sepse ėshtė muaji nė tė cilin u shpall Kur’ani dhe nė sajė tė faktit se pėrmban Natėn e Kadrit. Prandaj, ėshtė me vend tė dihet diēka mbi vlerėn e leximit tė kėtij Libri, mė tė madhit tė tė gjitha shpalljeve hyjnore, mė tė mirit tė zbulesave qė pasardhėsit e Ademit (a.s.) kanė marrė nga Zoti i tyre.

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nė vėllimin II, f. 261 tė veprės Rabi’ul-Ebrar tė Zemakhsheriut, tė ketė thėnė: “Allahu Fuqiplotė i ka recituar Suret Ta-Ha dhe Ja-Sin njėmijė vjet pėrpara se tė krijonte Ademin, dhe kur e dėgjuan, melekėt thanė: ‘Pėrgėzime pėr ata tė cilėve u zbritet njė fjalė e tillė, urime pėr zemrat qė e mbajnė atė dhe u lumtė gjuhėve qė e shqiptojnė!” Nė po kėtė referencė, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Zemrat ndryshken porsi hekuri.” Dikush e pyeti: “O i Dėrguari i Allahut, ē’ua largon atyre ndryshkun?” dhe ai u pėrgjigj: “Kėndimi i Kur’anit dhe kujtimi i vdekjes.”

Nė njė hadith kudsi, Allahu i Madhėrishėm ka thėnė: “Atij qė ėshtė shumė i zėnė me kėndimin e Kur’anit pėr tė M’u lutur do t’i jap mė tė mirėn e asaj qė u jap atyre qė Mė janė mirėnjohės.”

Imam ‘Aliu ka thėnė: “Ai qė kėndon Kur’an nė namaz do tė fitojė njėqind shpėrblime pėr ēdo ajet qė reciton; nėse e kėndon ndenjur do tė fitojė pesėdhjetė shpėrblime pėr secilin varg dhe nėse kėndon pas abdesit do tė marrė njėzet e pesė sevape pėr ēdo ajet, kurse ai qė e reciton pa abdes do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo ajet qė kėndon.”

Zemakhsheriu tregon nė vėll. II, f. 264 tė veprės sė tij Rabi’ul-Ebrar, se i Dėrguari i Allahut (s) u vonua njė ditė pėr nė shtėpi. “Ē’tė mbajti aq gjatė?” – e pyeti Aishja. Alejhisselami u pėrgjigj: “Kėndimi i Kur’anit nga njė njeri qė e ka zėrin mė tė mirė se cilido qė njoh.” Atėherė ai u ngrit dhe e dėgjoi atė pėr ca kohė e pastaj tha: “Ėshtė Selimi, shėrbėtori i Ebu Hudhejfes. Lavdi pastė Allahu pėr praninė e njerėzve tė tillė nė ummetin tim!”

Gjatė muajit tė Ramazanit, Sufjan el-Theuri e kishte zakon t’i kushtohej kėndimit tė Kur’anit Fisnik dhe Malik ibn Enesi e kishte zakon ta ndėrpriste studimin dhe hulumtimin e haditheve, duke ikur nga shoqėria e dijetarėve, qė tė pėrqendrohej nė leximin e Kur’anit, siē tregon Zemakhsheriu nė ff. 257-8 tė vėllimit tė dytė tė veprės sė tij Rabi’ul-Ebrar.

Nė njė nga ligjėratat e tija, Imam ‘Aliu ka thėnė:

Askush nuk duhet tė ankohet se i duhet diēka tjetėr veē Kur’anit. Ai qė privohet prej tij s’mund tė quhet se ka, ndaj kėrkojeni nė tė shėrimin e lėngatės suaj dhe lutjani ndihmėn kur tė ndeshni vėshtirėsi, pasi ai pėrmban ilaē pėr sėmundjet mė tė kėqija: mosbesimin, hipokrizinė dhe devijimin. Pėrgjėrojuni Allahut nėpėrmjet atij nė vend qė t’i luteni cilėsdo prej krijesave tė Tij! Askush nuk mund ta kėrkojė Allahun me diēka mė tė mirė se ai, dhe ta dini se ai ėshtė ndėrmjetės qė do tė ndėrmjetėsojė pėr ju dhe njė folės qė flet tė vėrtetėn. Pėr cilindo qė ndėrmjetėson Kur’ani nė Ditėn e Gjykimit, ai do ta ketė atė ndėrmjetėsim dhe kushdo qė synon t’ia dėshmojė vėrtetėsinė do tė konsiderohet patjetėr si burrė i hakkut, sepse nė Ditėn e Gjykimit do tė thėrritet: “Kushdo qė kultivon sprovohet me ēfarė ka kultivuar, pėrveē atij qė kultivon Kur’anin”, ndaj jini mes kultivuesve e pasuesve tė tij dhe bėjeni mjetin tuaj pėr tek Allahu. Kėrkojeni kėshillėn e tij pėr shpirtrat tuaj dhe krahasojini qėndrimet tuaja me tė tijat, e kėrkojani ndihmėn kundėr nėnshtrimit ndaj dėshirave tuaja. (ez-Zemakhsheri, ff. 258-9)

Imami po ashtu ka thėnė: “Ai qė lexon Kur’an dhe, pasi vdes pėrfundon nė Zjarr ėshtė nga ata qė i kanė marrė shenjat e Allahut me tė lehtė.”



SHPĖRBLIMET E LEXIMIT TĖ SUREVE TĖ KUR’ANIT FISNIK

Shejh Taki ed-Din Ibrahim ibn ‘Ali ibn el-Hasan ibn Muhammed ibn Salih el-‘Amili el-Kaf’ami tregon se, lidhur me meritat e recitimit tė Sureve dhe ajeteve tė Kur’anit, Imam Sadiku ka thėnė:

Kush reciton dhjetė ajete nė njė natė s’do shkruhet kurrė me mospėrfillėsit. Ai qė reciton pesėdhjetė do tė regjistrohet me shumėpėrkujtuesit e Allahut (dhakir?n). Nėse kėndon njėqind, do tė regjistrohet me shumėpėrgjėruesit e Allahut (kunit?n). Nėse rėciton treqind, do tė shkruhet me ngadhėnjimtarėt (fa’izin). Kush lexon pesėqind ajete, do tė shkruhet me ata qė pėrpiqen nė rrugėn e Zotit (muxhtehid?n). E nėse lexon njėmijė vargje, ai do tė shpėrblehet me njė kantar qė ėshtė pesėmijė mithkalė: ēdo mithkal ėshtė sa njėzet e katėr karatė, mė i vogli prej tė cilėve peshon [nė vlerė] sa Mali i Uhudit, kurse mė i madhi shtrihet nga toka deri nė qiell. (Misbah el-Kaf’ami, vėll. II, f. 531)

Imami gjithashtu ka thėnė, siē citohet po aty, qė: “Nėse dikush reciton Kur’an, Allahu do t’ia bėjė tė mundur shikimin e Tij [nė zemėr] dhe ai recitim ua zvogėlon dėnimin prindėrve tė tij edhe po tė jenė jobesimtarė.” Pėrfytyroni, lexues tė nderuar, ē’efekt ka ai mbi prindėrit qė ju kanė rritur si muslimanė.



Bismilahi

Saherė qė recitojmė njė ajet nga Kur’ani i Shenjtė, ne fillojmė me bismilah, pra Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim (Nė Emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Plotmėshiruesit). Nė Fatiha, suren e parė tė Kur’anit Fisnik, Bismilahi ėshtė ajet nė vetvete, kurse nė suret e tjera, pėrveē et-Teubeh (el-Bara’eh) ku nuk recitohet, ajo shėrben si hyrje pėr vargjet e tjera. Nė faqet 39-40 tė Tefsir-it tė tij, el-Kummi transmeton njė hadith me zinxhir tė gjatė, i cili pėrfundon me Ebu Busejrin, qė citon Imam Sadikun duke komentuar kuptimin e Bismilahit. Imami e shpjegon derivimin e secilės gėrmė tė bismilahit si mė poshtė:

Ba-ja vjen nga baha-Allah (“Shkėlqimi i Allahut”); sin-i nga sanna-Allah (“Madhėshtia e Allahut”), Allahu ėshtė Zoti i gjithēkaje, Rahmani ėshtė ai mėshirshmi me tė gjitha krijesat e Tij; Rahimi ėshtė Ai qė e veēon besimtarin pėr shpėrblimin mė tė madh nga mėshira e Tij.

Nė faqen 506 tė veprės Misbah el-Kaf’ami, i Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se kur mėsuesi qė i mėson fėmijės tė lexojė Kur’an i thotė atij qė tė recitojė Bismilahi’r-Rahmani’r-Rahim dhe ai e reciton, Allahu e largon fėmijėn, prindėrit dhe mėsuesin e tij nga xhehenemi; dhe se bismilahi pėrbėhet nga 19 gėrma, sa ē’ėshtė dhe numri i portierėve tė xhehenemit. Ndaj, kėdo qė e shqipton atė, Allahu do t’i lejojė kėto letra t’i mbyllin dyert e xhehenemit pėr tė.

Tani le tė shohim se si qėndron puna me vlerėn e secilės sure tė Kur’anit tė Shenjtė dhe ēfarė shpėrblimesh do tė marrin besimtarėt insha-Allah nga mė Bujari pėr recitimin e tyre. Mė poshtė vijon pėrkthimi nga shumica e tekstit origjinal nė arabisht, tė vėllimit II, ff. 506-42 nga vepra Misbah el-Kaf’ami e Shejh el-‘Amili el-Kaf’amiut, krahas teksteve tė zgjedhura nga vėllimi LXXXIX i Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut.



1. El-Fatiha

Nė tefsirin e tij Muxhma’ul-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an, Tabarsiu jep dhjetė emra pėr suren e parė tė Kur’anit Fisnik, Fatihanė: 1. el-Fatiha, ajo qė hap, sepse ėshtė si portė, qė kur hapet, ēon tek Libri i Allahut; 2) el-Hamd, lavdėrimi, sepse vargjet e saj e lavdėrojnė qartė Fuqiplotin; 3) Umm ul-Kitab, nėna e Librit, sepse pozita e saj ėshtė e epėrme ndaj tė gjitha sureve tė Kur’anit tė Shenjtė, ose si bajraku nė luftė: qėndron gjithmonė nė ballė; 4) el-Seb’, shtatėshtja, sepse pėrbėhet nga shtatė ajete duke qenė e vetmja me njė numėr tė tillė vargjesh; 5) el-Methani, sureja e shumėpėrsėritur, sepse asnjė sure tjetėr nuk pėrsėritet sa kjo nė Kur’an; 6) el-Kafije, mjaftuesja qė nuk ka zėvendėsuese, recitimi i saj thjesht nuk mund tė zėvendėsohet me asnjė tjetėr nė dy rekatet e para tė namazit, ndėrkohė qė ajo mund tė zėvendėsojė tė tjerat; 8) el-Azas, themeli, apo mbėshtetėsja, ēka nėnkupton se ajo ėshtė baza ku mbėshtetet Kur’ani Fisnik, po ashtu siē ėshtė Bismiliahi baza e Fatihasė; 9) esh-Shifa’, shėrimi, sepse i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se Fatihaja shėron nga tė gjitha lėngatat, pėrveē vdekjes; 10) es-Salat, lutja, ose kėrkesa bazė e namazeve ditore, pa kėndimin e tė cilės nuk mund tė pranohet asnjė lutje, sidomos pasi i Dėrguari i Allahut (s) ka treguar se nė njė hadith kudsi, Allahu ka thėnė: “Lutjet janė ndarė midis Meje dhe shėrbėtorit Tim: gjysma pėr Mua, dhe gjysma tjetėr pėr tė” ndaj kur kėndohet el-hamdu li’l-Lahi Rabbi’l-‘alemin, Allahu Fuqiplotė thotė: “Shėrbėtori Im Mė ka lavdėruar” dhe kur kėndon er-Rahmani’r-Rahim i Gjithėfuqishmi thotė: “Robi Im Mė ka madhėruar” e kur thotė Maliki jeumi’d-din, Allahu thotė: “Shėrbėtori Im Mė ka lartėsuar.” Dhe, kur reciton Ijjake na’budu ue Ijjake nesta’in, Allahu do tė thotė: “Ky ėshtė pakt midis Meje dhe robit Tim, atij do t’i plotėsohen lutjet.” Atėherė, nėse e reciton Fatihanė deri nė fund, Allahu do ta konfirmojė sėrish premtimin e Vet, duke thėnė: “Kjo ėshtė pėr shėrbėtorin Tim dhe atij do t’i plotėsohen dėshirat.”

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Ebu ‘Ali el-Fadl ibn el-Hasan ibn el-Fadl et-Tabarsi, Allahu e mėshiroftė, duke thėnė se ai qė reciton Suren el-Fatiha do tė konsiderohet nga Allahu si tė kishte recituar dy tė tretat e Kur’anit tė Shenjtė dhe si t’i kishte dhėnė sadaka’ ēdo besimtari dhe besimtareje. “Pėr Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im” vazhdon Pejgamberi (s), “Allahu Fuqiplotė nuk ka shpalur nė Teurat, Inxhil apo Zebur asnjė kaptinė si ajo, ajo ėshtė Nėna e Librit (Umm ul-Kitab) dhe Shtatėshja e Shumėpėrsėritur (es-Seb’ el-Methani) dhe ndahet midis Allahut e shėrbėtorit tė Tij, i cili do tė marrė ē’tė lypė; ajo ėshtė Sureja mė e mirė nė Librin e mė tė Lartit dhe shėrim pėr ēdo lėngatė, pėrveē helmit – qė ėshtė vdekja.” Resulullahi citohet gjithashtu nga el-Kaf’ami duke thėnė: “Ai [Allahu] ma dhuroi si bekim tė Vetin, duke e bėrė tė barazvlershėm me Kur’anin Fisnik, sepse Ai ka thėnė: {E Ne tė kemi dhėnė es-Sab’ el-Methani dhe Kur’anin e Madh} [el-Hixhr: 87]. Ajo ėshtė mė e ēmuara prej thesareve tė ‘Arshit.”

Vėrtet, Allahu i Lartėsuar ka zgjedhur vetėm Muhammedin (s) qė tė nderohet me tė, pa ia dhėnė kėtė nder asnjė profeti ose tė dėrguari tė Tij, pėrveē Sulejmanit (a.s) tė cilit i ėshtė dhėnė bismilahi (shih en-Neml: 30). Kush e reciton atė, duke qenė krejtėsisht i bindur nė ndjekjen e rrugės sė Pejgamberit, duke iu pėrmbajtur urdhėresave tė saj dhe duke besuar nė kuptimet e saja tė brendshme e tė jashtme, do tė shpėrblehet nga Allahu pėr ēdo gėrmė tė saj me njė bekim qė ėshtė mė i mirė se gjithēka qė ndodhet nė botėn e pasurisė dhe mirėsive, ndėrsa ai qė e dėgjon dikė duke e recituar do tė marrė njė tė tretėn e shpėrblimeve tė recituesit.



2. el-Bekare

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Ubejji duke thėnė: “Kush e reciton atė do fitojė bekime nga Allahu dhe mėshirėn e Tij, do t’i jepen shpėrblimet e atij qė fushon pėr njė vit nė rrugėn e Allahut, si ushtar nė kufijtė e dar ul-Islamit pėr t’i mbrojtur ato, nė vigjėlim tė paprerė.” Pastaj i Dėrguari i Allahut (s) iu kthye Ubejjit me fjalėt: “O Ubejj! Urdhėroji muslimanėt ta mėsojnė, sepse mėsimi i saj ėshtė bekim, kurse lėnia e saj humbje, dhe s’ka magjistar qė ta mposhtė!” Ai (s) gjithashtu citohet duke thėnė se gjithēka ka njė kulm, dhe kulmi i Kur’anit ėshtė Sureja el-Bekare. “Cili ajet nė tė ėshtė mė i miri, o i Dėrguari i Allahut?” e pyetėn. Ai u pėrgjigj: “Ajeti Kursi [2:255]” Dhe ai ia besoi mė tė riut ndėr sahabėt e tij, Harith ibn Zejd ibn el-Harithes udhėheqjen e ushtrisė nė mbrojtje tė Islamit, nė sajė tė faktit se e dinte Suren el-Bekare pėrmendėsh.



3. Al-i Imran

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton atė do i jepet pėr ēdo ajet siguri nė urėn e Siratit dhe kushdo qė e reciton tė premteve do tė bekohet nga Allahu dhe melekėt e Tij tėrė ditėn gjer nė aksham. Ai (s) citohet gjithashtu duke thėnė: “Mėsojeni pėrmendėsh Suren el-Bekare dhe Al-i Imran, sepse ato janė si dy lule kundėrmuese qė Ditėn e Gjykimit do ta marrin nė hije atė qė i mėson ato pėrmendėsh, porsi dy re...” pėr t’i mbrojtur recituesit e saj nga nxehtėsia e asaj Dite.



4. en-Nisa’

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duket thėnė se ai qė e reciton atė do tė konsiderohet nga Allahu Fuqiplotė sikur tė kishte qenė bamirės ndaj tė gjithė jetimėve e do t’i dhurohen shpėrblimet e atij qė liron njė person qė largohet nga shirku dhe i cili, me vullnetin e Allahut, falet.” Imam ‘Aliu citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton atė ēdo tė premte do tė jetė i siguruar nga ngushtimi i varrit.



5. el-Ma’ide

Imam ‘Aliu citohet duke thėnė se kush e reciton atė do tė fitojė dhjetė shpėrblime e dhjetė gjynahe do t’i falen, kurse pozita e tij do t’i rritet me dhjetė shkallė pėr ēdo tė krishterė dhe ēifut tė gjallė. Imam Sadiku thotė se ai qė e reciton atė ēdo tė enjte mbrėma nuk do ta pėrziejė besimin e vet me asnjėfarė zullumi, e as nuk do tė kryejė shirk ndonjėherė.



6. el-En’amė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kjo sure u shpall nė tėrėsi e shoqėruar nga shtatėdhjetė mijė melekė qė e madhėronin dhe lavdėronin Allahun nė kor; ndaj, kushdo qė e reciton do tė bekohet nga po ata shtatėdhjetė mijė engjėj pėr njė ditė e njė natė tė tėrė. Imam Ridai citohet duke thėnė se ata melekė do vazhdojnė ta bekojnė deri nė Ditėn e Gjykimit. I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kush e reciton atė nga fillimi deri nė ajetin qė thotė {Kėshtu i bėjmė disa zullumqarė tė miqėsojnė me tė tjerė, pėr shkak tė asaj qė vepruan} [6:129], Allahu do t’i caktojė dyzet mijė engjėj pėr t’i shkruar [aq shpėrblime sa] adhurimi i tyre deri nė Ditėn e Gjykimit. Sipas autorit tė veprės el-Efrad ue’l-Gharaib, atij qė e bėn kėtė pasi tė ketė falur sabahun do t’i zbresin dyzet melekė dhe do t’i regjistrohet sa adhurimi i tyre. Sipas autorit tė librit el-Uas?t, nėse dikush e bėn kėtė recitim pasi tė jetė zgjuar, Allahu do t’i caktojė njėmijė engjėj pėr ta mbrojtur dhe pėr t’i shkruar atij sa veprat e tyre [tė adhurimit] deri nė Ditėn e Gjykimit.



7. el-A’rafė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, Allahu, Mė i Larti, do tė vendosė perde mbrojtėse mes tij dhe Iblisit, kurse Ademi (a.s.) do tė kėrkojė ndėrmjetėsim pėr atė nė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e lexon atė ēdo muaj do tė jetė mes atyre qė nuk do tė kenė frikė Ditėn e Gjykimit e as nuk do brengosen; prandaj, nėse e lexon ēdo tė premte, ai do tė jetė mes atyre qė nuk do tė sprovohen Ditėn e Gjykimit.



8. el-Enfalė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Nėse dikush i reciton suret el-Enfalė dhe Bera’eh [Teube] sė bashku, unė do tė ndėrmjetėsoj dhe dėshmoj nė Ditėn e Gjykimit se ai ėshtė i lirė nga hipokrizia, dhe atij do t’i jepen shpėrblime sa dhjetėfishi i numrit tė hipokritėve dhe hipokriteve nė botė e dhjetė gjynahe do t’i fshihen, kurse ‘Arshi dhe ata [melekė] qė e mbajnė atė do ta bekojnė pėr sa tė jetė gjallė.” Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė reciton kėto dy sure ēdo muaj nuk do tė kaplohet nga hipokrizia dhe do tė jetė ndjekės i vėrtetė i Prijėsit tė Besimtarėve dhe do tė hajė me tė nė Ditėn e Gjykimit nga tavolinat e Xhennetit, gjersa Allahu i Lartėsuar tė pėrfundojė gjykimin.”



9. Bera’eh

Meritat e saj janė tė ngjashme me ato tė sures el-Enfalė. Nė njė shėnim lidhur me kėtė sure, el-Kaf’ami shpjegon se “Bera’eh” (qė dtth shkėputje, ndarje ose pastrim nga...) nėnkupton shkėputje [tė jobesimtarėve] nga ‘Aliu; Bismilahi nuk ėshtė pėrfshirė nė fillim tė saj, siē ndodh me suret e tjera tė Kur’anit Fisnik, thjesht pse Bismilahi shėnon siguri e mėshirė, ndėrsa Bera’eh u shpall qė ta hiqte njė siguri tė tillė dhe tė paralajmėronte pėr konfrontim. El-Kaf’ami vazhdon e thotė se kjo sure ka dhjetė emra: 1) Bera’eh, sipas fjalės sė parė nė tė; 2) Teubeh, pėr shkak tė pendesės qė pėrmend nė tesktin e saj; 3) Faziha, shpallėsja, treguesja apo njoftuesja, sepse zbulon dhe tregon tė vėrtetėn duke njoftuar hipokrizinė e atyre munafikėve pėr tė cilėt flet; 4) Muba’thire, shpėrhapės, sepse ua shpėrhap dhe shpalos tė gjithėve sekretet e fshehura tė hipokritėve; 5) Mukashkishe, kuruese qė shėron ose kuron besimtarėt nė tė nga hipokrizia (nif?k) dhe politeizmi (shirk), falė lutjes dhe sinqeritetit qė ajo pėrmban; 6) Bahuth, hetuese, hulumtuese, kėrkuese sepse kėrkon kurthet e fshehta tė hipokritėve; 7) Mudemdime, shkatėrruese, sepse dėrrmon hipokrizinė dhe hipokritėt; 8) Hafire, gėrrmuese: ajo gėrrmon nė zemrat e hipokritėve dhe shpalos atė qė fshehin; 9) Mubashshire, sihariqdhėnėse: duke ua botėruar poshtėrsitė dhe kurthet tinzare hipokritėve, ajo u sjell sihariqe atyre qė nuk ishin nė mesin e tyre; 10) Edheb, torturė, tmerr, pėr shkak tė pėrmendjes sė vazhduar tė tmerrit qė i pret hipokritėt dhe tė ngjashmit e tyre.



10. Junus

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Junusin a.s. si dhe pėr ata qė nuk i kanė besuar, qė u mbytėn me Faraonin. Imam Sadiku citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton atė njė herė nė muaj nuk do tė radhitet me tė paditurit, por do tė jetė me ata qė janė pranė Allahut Ditėn e Gjykimit.



11. Hudė

Pejgamberi (s) citohet duke thėnė se kujt e reciton kėtė sure do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo person qė ka besuar nė profein Nuh (a.s.) dhe ata qė nuk kanė besuar nė atė e nė profetėt Hud, Salih, Shu’ajb, Lut, Ibrahim dhe Musa (paqe pastė mbi ata tė gjithė) dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė me tė gėzuarit. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė surė ēdo tė premte do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me grupin qė pėrfshin pejgamberėt (paqe pastė mbi ta) dhe do tė ketė sprovim tė lehtė, ku nuk do t’i shėnohet asnjė mėkat.



12. Jusuf

Pėr kėtė sure, Imam Sadiku citohet tė ketė thėnė: “Le ta mėsojnė shėrbėtorėt tuaj, sepse kushdo qė ua mėson shėrbėtorėve dhe atyre qė i ka nė dorėn e djathtė do tė ketė njė vdekje tė lehtė dhe do tė fuqizohet aq sa tė mos ia ketė zili asnjė muslimani.” Imami citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure ēdo ditė dhe ēdo natė do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me bukuri tė ngjashme me atė tė Jusufit (a.s.) dhe nuk do tė ndikohet nga tmerri i madh i asaj dite, duke qenė nė mesin e shėrbėtorėve mė tė mirė tė Allahut.



13. er-Ra’d

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me mirėsi sa numri i reve qė kanė kaluar dhe do tė kalojnė deri nė Ditėn e Gjykimit, kur do tė jetė me ata qė e kanė plotėsuar betimin e tyre me Allahun. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure mjaft shpesh nuk do tė goditet kurrė nga rrufeja dhe do tė pranohet nė Xhennet pa u marrė nė pyetje duke fituar tė drejtėn pėr tė ndėrmjetėsuar nė emėr tė familjarėve dhe vėllezėrve qė njeh.



14. Ibrahim

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se personi qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me dhjetė sevabe pėr ēdo njeri qė ka adhuruar idhujt dhe ēdo njeri qė nuk i ka adhuruar ato. Imam Sadiku (a.s.) ka thėnė gjithashtu se ai qė e reciton edhe kėtė sure edhe atė qė i vijon nė njė namaz nafile prej dy rekatesh ēdo tė premte nuk do tė varfėrohet e as nuk do tė pėsojė ndonjė fatkeqėsi.



15. el-Hixhr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo muhaxhir dhe ensar dhe numrin e atyre qė e kanė pėrqeshur Pejgamberin (s).



16. en-Nahl

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nuk do tė sprovohet nga Allahu pėr tė mirat qė i ka dhėnė nė jetėn e kėsaj bote e nėse vdes atė ditė ose natė, do tė ketė shpėrblimet e atij qė vdes pasi ka lėnė testament tė mirė. Imami gjithashtu ka thėnė se ai qė e reciton suren njė herė nė muaj do tė konsiderohet se i ka shlyer detyrimet e tij nė kėtė botė.



17. el-Isra’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure dhe preket duke kujtuar prindėrit e vet do tė marrė shpėrblime sa pesha e dy kantarėve. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure ēdo tė premte mbrėma nuk do tė vdesė pa e parė el-Ka’imin (Mehdiun) dhe do tė jetė mes mbėshtetėsve tė tij.



18. el-Kahf

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton Suren el-Kahf do tė pranohet nė Xhennet, dhe nėse e lexon tė premten, Allahu do t’ia falė gjynahet qė ka bėrė ose do tė bėjė nė dhjetė ditė, ku atij do t’i dhurohet njė dritė qė mbėrrin qiejt duke e mbrojtur nga fitneja e Dexhxhalit. Imam Sadiku ka thėnė gjithashtu se kur ėshtė shpalur kjo sure, ajo ėshtė shoqėruar nga shtatėdhjetė mijė engjėj dhe madhėshtia e saj mbushi qiejt dhe tokėn; kush e reciton atė pėrpara ēdo xhumaje do tė vdesė si shehid dhe do tė ngjallet nė shoqėrinė e shehidėve.



19. Merjem

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblime sa numri i atyre qė kanė besuar nė Zekerijjain (a.s.) dhe ata qė nuk kanė besuar. Imam Sadiku ka thėnė se kush e reciton shpesh nuk do tė vdesė para se ai, pasuria dhe fėmijėt e tij tė bekohen prej saj, dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė jetė mes mbėshtetėsve tė Isait a.s. e do t’i dhurohet nė ahiret ajo qė i ishte dhėnė Sulejmanit nė dynja.



20. Ta-Ha

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton Suren Ta-Ha do t’i dhurohen shpėrblime sa ato tė muhaxhirėve dhe ensarėve, dhe se banorėt e Xhennetit recitojnė vetėm dy sure: Ja-Sin dhe Ta-Ha, dhe se Allahu i ka recituar ato dymijė vjet pėrpara se tė krijonte Ademin a.s. “Kurrė mos reshtni s’e kėnduari” thoshte Imam Sadiku, “sepse Allahu i Lartėsuar e do atė dhe ata qė e kėndojnė. Atij qė e reciton atė do t’i jepet libri nė dorėn e djathtė pa u pyetur pėr veprat e tija dhe do t’i jepen shpėrblime me tė cilat do tė kėnaqet.”



21. el-Enbija’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kush e reciton Suren el-Enbija’ do tė gjykohet nga Allahu me njė gjykim tė lehtė dhe ēdo profet i pėrmendur nė Kur’an do t’i shtrėngojė duart. Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė nga dashuria do tė jetė nė shoqėrinė e pejgamberėve nė Xhennet dhe do tė respektohet sė tepėrmi nė kėtė dynja.”



22. el-Haxhxh

Pejgamberi i Bekuar (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen aq shpėrblime (sevabe) sa numri i atyre qė kanė kryer haxhxhin dhe ‘umren. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton atė ēdo tri ditė do ta kryejė haxhxhin nė Shtėpinė e Zotit atė vit, dhe nėse vdes rrugės, do tė hyjė nė Xhennet.



23. el-Mu’minun

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen sihariqe tė mira nga melekėt e Shpirtit, kundėrmim dhe ēfarėdo qė i freskon sytė kur t’i zbresė engjėlli i vdekjes. Imam Sadiku citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton atė ēdo tė premte, veprat e tija do tė vulosen me lumturi dhe vendqėndrimi i tij do tė jetė nė kulmin mė tė lartė tė Xhennetit me pejgamberėt dhe tė dėrguarit.



24. en-N?r

Pejgamberi Fisnik, paqe e bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij, citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr numrin e tė gjithė atyre qė kanė besuar nė tė shkuarėn dhe atyre qė do tė bėsojnė nė tė ardhmen. Imam Sadiku gjithashtu ka thėnė: “Forcojeni pasurinė, nderin dhe gratė e juaja me tė!”



25. el-Furkan

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e kėndon kėtė sure ēdo ditė ose ēdo natė askush nė familje nuk do t’i bėhet fajtor me zina, dhe kur tė vdesė, shpirtin e tij do t’ia shoqėrojnė shtatėdhjetė mijė engjėj qė do tė luten dhe kėrkojnė faljen e Allahut pėr tė gjersa tė vendoset nė varr, dhe ai do tė hyjė nė Xhennet pa u pyetur. Imam Kadhimi ka thėnė: “Allahu nuk do ta torturojė askėnd qė reciton suren el-Furkan ēdo mbrėmje, e as nuk do ta sprovojė atė dhe vendqėndrimi i tij do tė jetė nė nivelin mė tė lartė tė Xhennetit.”



26. el-Shu’ara’

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė: “Ai qė e reciton Suren el-Shu’ara’ do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr numrin e tė gjithė atyre qė kanė besuar tek Nuhi a.s. dhe qė nuk kanė besuar tek Hudi, Shu’ajbi, Salihu, Ibrahimi dhe Isai, paqe pastė mbi ta, si dhe tė gjithė ata qė nuk besuan nė Muhammedin s.a.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė reciton tė gjitha Suret qė fillojnė me Ta-Sin do tė jetė mes shėrbėtorėve tė vėrtetė tė Allahut.



27. en-Neml

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Sulejmanin dhe qė s’ka besuar nė Hudin, Salihun, Shu’ajbin dhe Ibrahimin, paqe pastė mbi ta dhe se ai do tė dalė nga varri duke thirrur: La ilahe il-la’Llah.



28. el-Kaz?s

Pejgamberi i Bekuar ka thėnė se kujtdo qė e reciton kėtė sure Allahu do t’i japė dhjetė shpėrblime pėr ēdo besues dhe mosbesues nė Musain a.s.



29. el-‘Ankebut

Imam Sadiku ka thėnė se “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė shpėrblime (sevabe) pėr secilin jobesimtar.” Ai ka thėnė gjithashtu: “Ai qė reciton suret er-Rum dhe el-‘Ankebut gjatė natės sė njėzet e tretė tė Ramazanit, pėr Allah, do tė jetė me njerėzit e Xhennetit.”



30. er-Rum

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė reciton Suren er-Rum do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo melek qė lavdėron Allahun, nga qiejt dhe toka dhe do t’i kompensohet ēfarėdo qė tė ketė humbur gjatė ditės ose natės, duke shtuar, sipas Kaf’amiut se: “Nuk bėj pėrjashtim pėr kėtė e as nuk kam frikė se po hyj nė gjynah, pasi kėto sure kanė meritė tė veēantė tek Allahu: el-‘Ankebutė dhe er-Rum.”



31. Lukman

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė jetė nė shoqėrinė e Lukmanit nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė shpėrblehet me dhjetė sevabe pėr ēdo njeri qė urdhėron pėr tė mirė dhe ndalon nga e keqja. Ai gjithashtu ka thėnė: “Kujt e reciton atė gjatė natės, Allahu Fuqiplotė do t’i caktojė tridhjetė melekė pėr ta mbrojtur nga Iblisi dhe ushtria e tij deri nė mėngjes, dhe nėse e reciton gjatė ditės, ata do ta mbrojnė atė nga Iblisi dhe ushtria e tij deri nė mbrėmje.”



32. es-Sexhdeh

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton Suren Lukman, Suren es-Sexhdeh dhe Suren el-Mulk do tė konsiderohet si ta kishte kaluar tėrė Natėn e Kadrit duke adhuruar Fuqiplotin. Imam Sadiku gjithashtu ka thėnė: “Nėse lexohet tė premten mbrėma, Allahu i Lartėsuar do t’ia japė librin e tij nė dorėn e djathtė dhe nuk do ta gjykojė pėr ēfarė ka bėrė [nė dynja], dhe ai do tė jetė nė shoqėrinė e Muhammedit, paqja dhe bekimet qofshin mbi tė dhe pasardhjen e tij.”



33. el-Ahzabė

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e reciton atė e ia mėson familjes dhe atyre qė zotėron dora e tij e djathtė do t’i dhurohet siguri ndaj mundimit tė varrit.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton atė shpesh do tė jetė nė Ditėn e Gjykimit nė fqinjėsi tė Pejgamberit (s).



34. Sebe’

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Ditėn e Gjykimit, ēdo pejgamber do ta pėrshėndesė dhe t’i jetė shok atij qė reciton Suren Sebe’.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė i reciton tė dyja Suret Hamd tė premten mbrėma do tė mbetet i mbrojtur nga Allahu dhe po kėshtu edhe pasuria e tij, gjatė jetės sė tij, dhe ai nuk do tė pėsojė asgjė tė keqe dhe do t’i jepet nga jeta mė e mirė nė kėtė botė dhe nė ahiret, aq sa asnjė zemėr nuk do tė dėshirojė mė shumė, sado e vėshtirė tė jetė pėr t’u kėnaqur.



35. Fatir

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton Suren Fatir pėr kėnaqėsinė e Allahut do tė thėrritet nga tė tetė dyert e Xhennetit pėr tė hyrė nga cilado qė dėshiron.



36. Ja-Sin

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kushdo qė hyn nė njė varrezė dhe reciton Suren el-Jasin do t’ua ketė pakėsuar vuajtjen [tė vdekurve] dhe do tė marrė shpėrblime sa numri i tė varrosurve aty.” Ai gjithashtu ka thėnė se nė Teurat ajo pėrshkruhet si Sureja qė e stolis recituesin me mė tė mirat e dynjasė dhe ahiretit, duke ia larguar sprovat e kėsaj jete dhe tmerrin e asaj qė vjen. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure duke synuar kėnaqėsinė e Allahut do tė falet dhe do t’i jepen shpėrblimet e atij qė ka recituar krejt Kur’anin dymbėdhjetė herė. Ai po ashtu ka thėnė: “Pėr gjithēka ka njė zemėr, dhe zemra e Kur’anit ėshtė Ja-Sini; ndaj, ai qė e reciton atė gjatė ditės do tė mbrohet dhe furnizohet deri nė mbrėmje.”



37. es-Saff?t

Ahmed ibn Idrisi citon el-Esh‘ariun qė pėrcjell nga Muhammed ibn Hasani, i cili citon el-Batainiun qė transmeton nga Ibn el-‘Alaja se Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė qė ai qė e reciton kėtė sure tė premten do tė mbrohet nga tė gjitha tė kėqijat e botės tė ndeshura nė kėtė jetė, me furnizimin mė bujar, dhe Allahu nuk do ta lėrė pasurinė, fėmijėt, ose trupin e tij tė lėndohet nga ligėsia e asnjė shejtani. Pėr mė tepėr, nėse ndėrron jetė atė ditė ose natė, ai do tė vdesė si shehid dhe do tė pranohet nė Xhennet nė shoqėrinė e shehidėve, duke qėndruar me ta nė Parajsė. Nė faqen 419 tė veprės Mekarim ul-Akhlak nga Tabarsiu, Imami citohet duke thėnė se kjo sure kėndohet nga ata qė synojnė dinjitet nė kėtė jetė dhe nė atė qė vjen. E njėjta pohohet nė vėll. LXXXIX, f. 296 tė veprės Bihar ul-enuar tė ‘Alame Mexhlisiut. Janė vėrtet me fat ata qė e recitojnė kėtė sure tė lavdishme tė Kur’anit Fisnik nė vazhdimėsi sepse do tė nderohen nė dynja dhe nė ahiret. Allahu Te’ala na bėftė me ta, Amin.



38. Sa’d

Ibn el-Bataini e gjurmon zinxhirin e hadithit tė mėposhtėm tek ‘Amr ibn Xhubejri, qė citon tė atin duke transmetuar nga Imam Bakiri se: “Atij qė reciton Suren Sa’d tė premten mbrėma, do t’i jepet nga jeta e mirė nė kėtė botė dhe nė ahiret ajo qė s’do t’i jepet askujt pėrveē njė tė dėrguari-profet ose njė meleku pranė Allahut, dhe Allahu do ta pranojė nė Xhennet bashkė me tė gjithė anėtarėt e familjes qė ai i do, pėrfshi shėrbėtorin ose dikė tjetėr.”



39. ez-Zumer

Nė faqe 102 tė veprės Thewab ul-A’mal tregohen shpėrblimet e fatlumėve qė janė bekuar me recitimin e kėsaj sureje. Ibn el-Bataini citon Sendelin duke pėrcjellė nga Harun ibn Kharixhe qė transmeton nga Ebu ‘Abdullah Imam Xha’fer es-Sadik se:

Atij qė e memorizon kėtė sure do t’i jepet nga Allahu dinjitet nė kėtė jetė dhe nė atė qė vjen; do tė nderohet edhe po tė mos ketė pasuri apo shumė pasardhės, e tė gjithė do tė mahniten me tė; Ai do t’ia ndalojė Xhehenemit prekjen e tij dhe do t’i ndėrtojė nė Xhennet njėmijė qytete, nė ēdonjėrin nga tė cilėt do tė ketė njėmijė pallate e nė secilin prej tyre janė njėqind hyri. Pėrpos kėsaj, ai do tė ketė dy burime dhe dy lumenj si dhe dy tė tjera nė dy kopshte me bimėsi tė gjelbėr dhe hyri tė tjera nė pavijone, me shikimet e tyre vetėm drejt tij, dhe ai do tė ketė dy fruta nga secila pemė [e Xhennetit].



40. el-Mu’min

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Shpirtrat e ēdo pejgamberi, siddiku dhe besimtari do ta bekojnė dhe lusin falje pėr atė qė e lexon kėtė sure.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se Allahu do t’ia falė tė gjitha mėkatet atij qė e reciton atė ēdo tri net dhe se do ta bėjė t’i pėrmbahet fjalės sė drejtė, kurse ahiretin mė tė mirė se dynjanė.



41. Fussilet

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo shkronjė nė tė.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ajo do t’i jetė dritė nė Ditėn e Gjykimit sa tė shohin sytė e tij dhe burim gėzimi, kurse nė dynja do tė jetojė i lavdėruar, i shumėpėlqyer.



42. esh-Shura

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se: “Kush e reciton Suren el-Shura do tė jetė mes atyre qė bekohen nga melekėt dhe pėr tė cilėt ata lusin faljen dhe mėshirėn e Allahut.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit me fytyrė si hėna e plotė.



43. el-Zuhrufė

Profeti i Bekuar (s) citohet duke thėnė se ai qė e kėndon kėtė sure do tė jetė nė Ditėn e Gjykimit me ata tė cilėve Allahu do t’u drejtohet kėshtu: “O shėrbėtorėt e Mi! Nuk ka frikė pėr ju nė kėtė Ditė, e as pikėllim.” Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton atė shpesh do tė ketė siguri nė varr nga nga Allahu, ndaj ēdo lėndimi dhe ndaj ngushtimit tė varrit, gjersa tė dalė pėrpara Allahut Te’ala, dhe do tė jetė kjo sure ajo qė do ta fusė nė Xhennet.



44. el-Dukhan

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure tė premten mbrėma do tė falet dhe pėr ēdo ajet do tė marrė shpėrblimet e atij qė liron njėqind mijė skllevėr, ku shtatėdhjetė mijė engjėj do tė kėrkojnė falje pėr tė; dhe Allahu do tė ndėrtojė njė pallat pėr atė qė e lexon tė premteve. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ai qė e lexon atė sure nė namazet e detyrueshme dhe tė pėlqyeshme do tė ngjallet me ata qė do tė jenė tė sigurtė dhe Allahu do ta mbulojė me hijen e ‘Arshit tė Tij dhe do ta sprovojė me njė sprovė tė lehtė, duke ia dhėnė librin [e veprave] nė dorėn e djathtė.



45. el-Xhathije

Pejgamberi Muhammed (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Gabimet e atij qė e lexon atė do tė mbulohen nga Allahu, i Cili do t’ia largojė frikėn kur tė dalė pėr t’u gjykuar.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton atė nuk do ta shohė zjarrin kurrė dhe do tė jetė nė shoqėrinė e Muhammedit (s).”



46. el-Ahkafė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo grimcė rėre nė botė.” Ai gjithashtu ka thėnė: “Kush e reciton atė ēdo natė nuk do tė ekspozohet nga Allahu para asnjė frike nė kėtė jetė dhe do tė sigurohet nga tmerri i Ditės sė Gjykimit.”



47. Muhammed

Imam Sadiku citohet duke thėnė se nė qoftė se dikush e reciton kėtė sure, Allahu i Lavdėruar do ta marrė pėrsipėr t’i lejojė tė pijė nga lumenjtė e Xhennetit dhe se dyshimi nuk do tė hyjė asnjėherė nė mendjen e tij.



48. el-Fet’h

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė si ai qė ka qenė i pranishėm kur Profeti (s) ēliroi Mekėn dhe ai ai qė i ka dhėnė besėn nėn pemė. Imami gjithashtu ka thėnė pėr kėtė sure: “Forconi me tė shėndetin, gratė dhe ēfarė ju zotėron dora e djathtė, kundėr ēdo dėmtimi.”



49. el-Huxhuratė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepen shpėrblime pėr ēdo njeri qė i ėshtė bindur Allahut dhe ēdo njeri qė nuk i ėshtė bindur Atij. Imami gjithashtu ka thėnė: “Ai qė e lexon atė ēdo natė ose ēdo ditė do tė jetė me ata qė do ta vizitojnė Profetin (s).”



50. Kaf

Pejgamberi Muhammed (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e lexon kėtė sure shpesh, Allahu do t’ia lehtėsojė vuajtjen e vdekjes.” Dhe “ai qė e reciton atė nė namazet e detyrueshme dhe ato nafile do tė ketė rritje tė furnizimit nga Allahu Te’ala dhe Ai do t’ia japė librin nė dorėn e djathtė, pasi ta ketė gjykuar me njė gjykim tė lehtė.”



51. edh-Dharijatė

Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė marrė dhjetė vepra tė mira pėr ēdo erė qė ka fryrė nė jetėn e kėsaj bote” dhe se ai qė e reciton gjatė ditės ose natės do tė ketė lehtėsim tė jetesės.



52. et-Turė

Imam Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure Allahu do t’i dhurojė siguri nga tmerri i Tij dhe do ta lejojė tė shijojė Xhennetin e Tij. Ai po ashtu ka thėnė se kushdo qė e reciton atė do tė ketė mė tė mirėn e dy botėve.



53. en-Nexhm

Imam Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Pejgamberin (s) dhe ēdo njeri qė nuk i ka besuar. Dhe, ai qė e reciton atė shpesh do tė jetojė mes njerezve i lėvduar, i dashur.



54. el-Kamar

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure ēdo dy ditė do tė ringjallet me fytyrėn e tij si hėnė e plotė. Kurse Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė ngrihet nga varri i mbartur me njė deve nga devetė e Xhennetit.”



55. er-Rahman

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atė qė e lexon kėtė sure, Allahu do ta mėshirojė nė dobėsi dhe ai do tė konsiderohet falėnderues i Allahut pėr kėtė.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se ka njė nuse pėr tė gjithė, dhe nusja e Kur’anit ėshtė Sureja er-Rahman dhe se Allahu do t’ia ndriēojė fytyrėn gjithkujt qė e reciton atė shpesh.



56. el-Uaki’e

Imam Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė nuk do tė shkruhet me tė pavėmendshmit, kurse ai qė e reciton tė premteve mbrėma do tė duhet nga Allahu.”



57. el-Had?d

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shkruhet me ata qė kanė besuar nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij (s) nė mėnyrė tė patundur. Imami gjithashtu ka thėnė se: “Ai qė i reciton tė gjitha suret qė fillojnė me lavdėrimin e Allahut [el-Hadidė, el-Hashr, es-Saff, el-Xhum’a dhe et-Teghabunė] pėrpara se tė bjerė tė flejė nuk do tė vdesė pa e takuar el-Ka’imin [Mehdiun]; dhe nėse vdes, do tė jetė fqi i Profetit (s).”



58. el-Muxhadileh

Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shkruhet me palėn e Allahut, qė do tė jenė ngadhėnjimtarė nė Ditėn e Gjykimit. Imami gjithashtu ka thėnė se: “Ai qė e reciton Suren el-Hadidė dhe el-Muxhadile nė namazet e detyrueshme dhe vazhdon nė tė, nuk do t’i ekspozohet asnjė vėshtirėsie nga Allahu pėr sa tė jetė gjallė.”



59. el-Hashr

Imam Sadiku ka thėnė se kushdo qė reciton Suren el-Hashr do tė bekohet nga Allahu, i Cili do t’ia marrė shpirtin si tė ishte shehid dhe Xhenneti, Xhehenemi, ‘Arshi e Kursija do tė lusin falje pėr tė, dhe se atij qė reciton ē’tė mundet nga Sureja er-Rahman dhe Sureja el-Hashr gjatė natės, Allahu do t’i caktojė njė engjėll mbrojtės deri nė agim.



60. el-Mumtahine

El-Kaf’ami citon Profetin e Islamit (s) duke thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e lexon atė do tė marrė ndėrmjetėsimin e tė gjithė besimtarėve dhe besimtareve nė Ditėn e Gjykimit.” ‘Alame Mexhlisiu dhe Ibn el-Bataini transmetojnė njė thėnie nga Imam Zejnul-‘Abidini qė tregon se: “Ai qė e lexon kėtė Sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare do jetė vulosur nga Allahu si dikush me bindje tė plotė dhe Ai do t’ia mbushė zemrėn me dritė, e as varfėria as ēmenduria nuk do ta prekin atė dhe pasardhėsit e tij ndonjėherė.”



61. es-Saff

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nė f. 520 tė veprės el-Misbah nga el-Kaf’ami duke thėnė: “Pėr atė qė e reciton atė, Isai do tė lutet dhe kėrkojė falje pėr sa kohė tė jetė nė kėtė botė dhe do t’i jetė shok nė Ditėn e Gjykimit.” Imam Sadiku ka thėnė se nėse dikush e reciton atė shpesh nė namazat e detyrueshme dhe ato vullnetare, Allahu do tė vendosė atė nė rangjet e melekėve, profetėve dhe tė dėrguarve tė Tij.



62. el-Xhum’a

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka ndjekur dhe ēdo njeri qė nuk i ka ndjekur xhumatė nė tė gjitha tokat islame.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ēdo besimtar dhe ēdo besimtare, nėse ėshtė ndėr ndjekėsit tanė, duhet tė recitojė tė premten mbrėma Suren el-Xhum’a dhe Suren el-A’la, kurse nė namazin e drekės duhet tė recitojnė Suren el-Xhum’a dhe el-Munafikun; e nėse vepron kėshtu ai do tė llogaritet si ndjekės i gjurmėve tė Profetit (s) dhe shpėrblim i tij nga Allahu do tė jetė Xhenneti.



63. el-Munafikun

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure do tė pastrohet nga dyshimi dhe hipokrizia nė lidhje mė besimin.



64. et-Teghabunė

El-Kaf’ami dhe el-Mexhlisi tregojnė se Ibn el-Bataini citon Ibn Abdu’l-‘Alain qė transmeton nga Ebu Busejri se Imam Ebu ‘Abdullah Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare, ajo do t’i ndėrmjetėsojė nė Ditėn e Gjykimit dhe do t’i jetė dėshmues i sinqertė pėrpara Atij qė do t’ia lejojė tė dėshmojė, pa u ndarė prej tij gjersa ta shoqėrojė nė Xhennet.



65. et-Talak

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Kafamiu dhe ‘Alame Mexhlisiu, si dhe nga autori i veprės ed-Durr ul-Menthur, vėll. VI, f. 107, se kushdo qė e reciton kėtė Sure do tė vdesė si zbatues i Sunnetit tė Profetit (s). Imam Xha’fer es-Sadiku (s) citohet duke thėnė se nėse e reciton atė bashkė me Suren et-Tahrimė nė namazet e detyrueshme, ai do tė strehohet nga frika, hidhėrimi dhe zjarri nė Ditėn e Gjykimit.



66. et-Tahrimė

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepet njė pendim i vėrtetė nga Allahu Subhanehu ue Te’ala. Si ‘Alame Mexhlisiu, ashtu edhe Tabarsiu tregojnė se shpėrblimet e recitimit tė kėsaj sureje janė si ato tė kėndimit tė Sures et-Talak, ēka mbėshtetet edhe nga Kaf’amiu.



67. el-Mulk

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e reciton do tė konsiderohet si ai qė ka qėndruar zgjuar gjatė Natės sė Kadrit duke adhuruar Zotin e vet. Ajo do ta mbrojė dhe shpėtojė atė qė e reciton, nga ngushtimi i varrit.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kėmbėt e atij qė e reciton kėtė sure ēdo ditė dhe ēdo natė do t’u thonė Munkirit dhe Nakirit: ‘nuk keni tė drejtė kalimi’.” Tabarsiu tregon se ajo i jep recituesit tė saj siguri deri sa tė hyjė nė Xhennet.



68. el-Kalem

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė se: “Atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblimet e atyre qė sillen virtytshėm.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton nė namazet e detyrueshme ose vullnetare nuk do tė vuajė kurrė nga varfėria dhe Allahu do t’i japė siguri nga ngushtimi i varrit.”



69. el-Hakkah

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė ketė gjykim tė lehtė nė Ditėn e Kijametit. “Recitojeni atė shpesh” i udhėzonte Imam Sadiku ndjekėsit e tij “nė namazet e detyrueshme dhe nė vullnetaret, sepse kjo ėshtė shenjė e besimit nė Allah dhe tė Dėrguarin e Tij (s), e kushdo qė e reciton atė s’do tė devijojė kurrė nga besimi i drejtė deri sa tė vdesė.”



70. el-Me’arixh

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė Sure do t’i jepen shpėrblimet e atyre qė i mbajnė premtimet dhe amanetet e tė cilėt e falin namazin pareshtur.” Kurse Imam Sadiku pohonte: “Ai qė e vazhdon recitimin e saj nuk do tė pyetet nė Ditėn e Gjykimit pėr asnjė mėkat qė ka kryer dhe Allahu do ta pranojė nė Xhennetin e Tij nė shoqėrinė e Muhammedit, paqe dhe bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij.



71. Nuh

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė numėrohet me ata besimtarė qė pėrfshihen nė du’anė e Nuhit dhe se kush beson nė Allah dhe Librin e Tij nuk duhet tė reshtė kurrė s’e recituari. Nė faqe 108 tė veprės Thewab ul-A’mal citohet njė pohim nga Imam Ebu ‘Abdullah Xha’fer es-Sadiku, qė thotė: “Kush beson nė Allah dhe lexon Librin e Tij nuk duhet tė pushojė s’e recituari Suren Nuh, sepse ēdo rob qė e lexon atė me durim nė njė namaz tė detyrueshėm ose vullnetar, Allahu Te’ala do ta lejojė tė qėndrojė me ata qė i janė bindur vėrtetėsisht Atij e do t’i dhurojė tre kopshte, krahas nderimit dhe martesės me njėqind hyri dhe katėr mijė tė tjera qė s’janė prekur nga askush mė parė, insha Allah.” Kjo transmetohet edhe nė veprėn Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut.



72. el-Xhinn

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė pėr kėtė sure se: “Atij qė e reciton atė do t’i jepen shpėrblime sa numri i tė gjithė xhinnėve dhe shejtanėve qė kanė besuar ose nuk kanė besuar nė Muhammedin.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton kėtė sure mjaft shpesh nuk do tė ketė kurrfarė lėndimi nga magjia dhe fitneja e xhinnėve dhe ai do t’i bashkohet shoqėrisė sė Muhammedit (s).”



73. el-Muzzemmil

I Dėrguari i Allahut (s) citohet nga Kaf’amiu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nuk do tė vuajė prej halleve nė kėtė jetė e as nė atė qė vjen. Imam Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton atė do tė ketė larguar hallet nga jeta e tij si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn. Kush e reciton atė nė jaci ose nė pjesėn e fundit tė natės do t’i ketė atė ditė dhe natė bashkė me kėtė sure si dėshmitare dhe Allahu do t’i japė jetė tė mirė dhe do t’ia marrė shpirtin me bukuri.”



74. el-Muddeththir

Pejgamberi i Zotit (s) citohet duke thėnė se personit qė e reciton kėtė sure do t’i dhurohen shpėrblime sa numri i atyre qė i kanė besuar dhe s’i kanė besuar tė Dėrguarit (s) nė Mekė. Pasardhėsi i tij, Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė qė: “Nėse dikush e reciton atė nė namazet e detyrueshme, Allahu – Mė i Larti do ta marrė pėrsipėr ta vendosė nė shoqėrinė e Profetit (s) dhe ai nuk do tė vuajė aspak nga mjerimi nė kėtė botė.”



75. el-Kijame

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė nė lidhje me lexuesin e kėsaj sureje se: “Atij qė e reciton atė, unė dhe Xhibra’ili do t’i dėshmojmė nė Ditėn e Gjykimit se ka qenė ndėr besimtarėt nė Ditėn e Kijametit dhe fytyra e tij do tė dallohet mes tė tjerave.” Imam Sadiku citohet duke thėnė se: “Atij qė e reciton kėtė Sure dhe vepron sipas saj, Allahu do t’ia dėrgojė atė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr t’ia dhėnė atij sihariqet dhe pėr tė buzėqeshur, e ai nuk do tė ketė telashe pėr tė kaluar Siratin dhe Mizanin.”



76. ed-Dahr

Pejgamberi i Ndershėm (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė shpėrblehet me Xhennet dhe rroba mėndafshi. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Atij qė e reciton atė njė tė enjte do t’i jepen nga Allahu njėqind hyri symėdha dhe ai do tė jetė nė shoqėri me Profetin (s).”



77. el-Murselat

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, atij do t’i shkruhet se nuk ėshtė nga mesi i politeistėve (mushrikin). Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė kaptinė tė Kur’anit se: “Atė qė e lexon kėtė sure, Allahu do ta prezantojė me Pejgamberin, paqe e bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij.”



78. en-Nebe’

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure, Allahu do t’i japė pije tė freskėt nė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė pėrditė do ta vizitojė Qa’ben pa u mbushur viti.”



79. en-Nazi’at

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė Sure nuk do tė gjykohet pėr shumė gjatė nė Ditėn e Kijametit, por aq sa zgjat njė namaz i detyrueshėm. Imam Sadiku citohet duke thėnė: “Ai qė e reciton do tė vdesė i freskuar (pa etje), do tė ringjallet i freskuar dhe do tė hyjė nė Xhennet i freskuar.”



80. Abese

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė vijė nė Ditėn e Gjykimit i qeshur, optimist. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet gjithashtu duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure si dhe suren Takuir do tė strehohet tek hija dhe begatia e Allahut nė Xhennetin e Tij.



81. et-Tekuir

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e lexon kėtė sure nuk do tė ekspozohet nga Allahu kur tė shpalosen librat e veprave dhe se “kushdo qė dėshiron tė mė shohė nė Ditėn e Gjykimit, le tė lexojė kėtė sure.”



82. el-Infitar

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton atė, Allahu do t’i shkruajė njė shpėrblim pėr ēdo pikė shiu e ēdo varr dhe do t’ia pėrmirėsojė gjendjen nė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku citohet duke thėnė pėr kėtė sure se: “Atė qė e lexon Suren el-Infitar dhe Suren el-Inshikak, duke i mbajtur parasysh vazhdimisht, nė namaze te detyrueshme dhe vullnetare, nuk do ta mbulojė asnjė perde nga Allahu Te’ala dhe i Lartmadhėruari do tė kujdeset pėr tė gjersa tė tjerėt tė kenė pėrfunduar sė dhėni llogari.”



83. el-Mutaffif?n

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė sure, Allahu do t’i lejojė tė pijė nga njė nektar i vulosur nė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku citohet duke thėnė se: “Atij qė e bėn shprehi ta recitojė kėtė sure nė namazet e detyrueshme, Allahu do t’i japė siguri nga zjarri dhe llogaridhėnia, dhe ai nuk do tė kalojė pėrmbi urėn e xhehenemit.”



84. el-Inshikak

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nuk do t’i jepet kurrsesi nga prapa libri i veprave tė tij.



85. el-Buruxhė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se personit qė e reciton kėtė sure do t’i dhurohen dhjetė shpėrblime pėr ēdo tė premte dhe ditė ‘Arafati nė jetėn e tij nė kėtė botė, kurse Imam Sadiku ka thėnė se: “Ai qė e lexon kėtė sure nė namazin e detyrueshėm do tė mblidhet me profetėt e Allahut [nė Ditėn e Gjykimit] sepse ajo ėshtė sureja e tyre.”



86. et-Tarik

Profeti Fisnik (s) ka thėnė qė nėse dikush e reciton kėtė Sure, atij do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo yll nė qiell, kurse Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e detyrueshme do tė arrijė pozitė tė veēantė tek Allahu, dhe do tė jetė nė Xhennet me shoqėruesit e profetėve.



87. el-A’la

I Dėrguari i Allahut citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo gėrmė tė shpalljes sė Allahut pėr Ibrahimin, Musain dhe Isain (paqe pastė mbi ta) dhe Muhammedin (paqe e bekime pastė mbi tė dhe familjen e tij). Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė qė nėse dikush e reciton atė nė namazet e detyrueshme ose vullnetare, atij do t’i thuhet nė Ditėn e Gjykimit: “Hyr nė Xhennet nga cila derė tė dėshirosh!”



88. el-Ghashije

Pejgamberi i Zotit (s) ka thėnė se kushdo qė e kėndon atė do tė ketė gjykim shumė tė lehtė. Imam Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė vazhdimisht nė namazet e detyrueshme dhe vullnetare do tė pėrfshihet nė mėshirėn e Allahut nė kėtė botė dhe atė qė vjen, dhe Ai do t’i japė siguri nga ndėshkimi i Tij.”



89. el-Faxhr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure pėr dhjetė netė rresht do tė falet nga Allahu, dhe nėse e reciton ditėn, ajo do t’i jetė dritė Ditėn e Gjykimit. Imam Sadiku ka thėnė gjithashtu se: “Ai qė e lexon kėtė sure nė namazet e detyrueshme dhe vullnetare do tė jetė nė Xhennet nė tė njėjtin rang me Imam Huseinin, sepse ajo ėshtė sureja e Huseinit.”



90. el-Beled

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė jetė i sigurtė nė Ditėn e Gjykimit nga zemėrimi i Allahut. Po ashtu, Imam Sadiku ka thėnė se: “Ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e tij tė detyrueshme dhe vullnetare do tė njihet nė jetėn e kėsaj bote si njė nga tė drejtėt.”



91. esh-Shems

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė mbahet si ai qė i ka dhėnė sadaka ēdo njeriu nėn diell dhe nėn hėnė. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se nė favor tė atij qė e lexon mjaft shpesh kėtė sure, si dhe suret el-Lejl, el-Duha dhe el-Inshirah, do tė dėshmojė gjithēka nė Ditėn e Gjykimit, pėrfshi flokėt, fytyrėn, mishin, gjakun dhe venat e tij.



92. el-Lejl

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen [mirėsi] derisa tė kėnaqet dhe Allahu nuk do ta lėrė t’u ekspozohet vėshtirėsive, duke ia lehtėsuar jetėn.



93. ed-Duha

Pejgamberi Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė me ata qė janė pranuar nga Allahu si pjesėtarė tė ummetit tė Muhammedit (s) qė janė tė denjė pėr ndėrmjetėsimin e tij dhe do tė marrė dhjetė shpėrblime pėr ēdo jetim dhe lypės.



94. el-Inshirah

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se kujtdo qė e reciton kėtė sure do t’i jepen shpėrblime sikur ta kishte takuar Profetin (s) tė pikėlluar dhe t’ia kishte hequr atij pikėllimin.



95. et-Tinė

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se Allahu do t’i japė dy shpėrblime kujtdo qė e reciton kėtė sure: shėndet tė mirė dhe bindje pėr sa tė jetė gjallė, dhe kur tė vdesė, Allahu Fuqiplotė do t’i japė shpėrblimet e agjėrimit tė tė gjithė atyre qė e kanė recituar. Kurse Imam Xha’fer es-Sadiku citohet tė ketė thėnė: “Atij qė e lexon nė namazet e tija tė detyrueshme dhe vullnetare do t’i jepet ē’t’i pėlqejė nga Xhenneti.”



96. el-‘Alak

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se kushdo qė e reciton kėtė sure do tė llogaritet sikur ta ketė lexuar krejt Kur’anin. Imam Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure dhe vdes atė ditė ose atė natė do tė ketė vdekur si shehid dhe si dikush qė e ka ndihmuar Profetin (s) me shpatėn e tij.



97. el-Kadr

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet nga Allahu si ai qė ka agjėruar muajin e Ramazanit dhe e ka kaluar natėn e Kadrit nė adhurim tė Krijuesit tė vet. Imam Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e lexon kėtė sure nė njė namaz tė detyrueshėm do t’i thuhet: “O shėrbėtor i Allahut! Gjynahet e kaluara tė janė falur, ndaj vazhdoji veprat e mira!” Imami gjithashtu ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė me zė do tė jetė si ai qė e ka ngritur shpatėn nė shėrbim tė Islamit, dhe nėse e reciton pa zė do tė llogaritet si shehid nė rrugėn e Islamit, kurse po ta lexojė dhjetė herė, do t’i falen njė mijė mėkate.”



98. el-Bejjine

Profeti Fisnik (s) ka thėnė se ai qė e reciton atė do tė mblidhet Ditėn e Gjykimit me mė tė mirėt e krijimit nė vend dhe kushte. Ai gjithashtu ka thėnė: “Sikur ta dinin njerėzit se ēfarė meritash pėrmban ajo, do t’i linin familjet e tyre dhe pasurinė mėnjanė pėr ta mėsuar.” Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė jetė i lirė nga shirku e do tė pranohet nė besimin e Profetit (s) dhe Allahu do t’i japė gjykim tė lehtė.



99. el-Zelzele

I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kushdo qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet sikur tė ketė lexuar Suren el-Bekare dhe do tė marrė shpėrblimet si tė kishte lexuar njė tė katėrtėn e Kur’anit.” Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure se: “Ai qė e lexon nė namazet vullnetare nuk do tė kaplohet kurrė me tėrmet, rrufe ose fatkeqėsi tjetėr natyrore, dhe nėse vdes, Zoti i tij do tė urdhėrojė pranimin e tij nė Xhennet.”



100. el-‘Adijat

Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka kaluar natėn nė Muzdelife [gjatė haxhxhit] dhe ka ndjekur grumbullimin e madh [nė ‘Arafat]. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Ai qė e reciton mjaft shpesh kėtė sure do tė ringjallet nė shoqėrinė e ‘Aliut nė Ditėn e Gjykimit dhe do tė jetė me shoqėruesit e tij.”



101. el-Kari’e

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure Allahu do t’ia bėjė peshoren e veprave tė mira tė rėndojė. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė marrė siguri nga Allahu Te’ala ndaj fitnes sė Dexhxhalit, besimit nė tė dhe kutėrbimit tė Xhehenemit.



102. et-Tekathur

Pejgamberi Fisnik (s) citohet duke thėnė se ai qė e lexon kėtė sure nuk do tė gjykohet nga Allahu, i Madhėruar e i Lartėsuar qoftė, lidhur me bekimet qė Ai i ka dhuruar e do tė konsiderohet sikur tė kishte lexuar njėmijė vargje tė Kur’anit Fisnik. Ibn ‘Umeri ka transmetuar se: “I Dėrguari i Allahut (s) mė pyeti njėherė: ‘A mundet ndokush nga ju tė recitojė njėmijė ajete nė ditė?’ Ne i thamė: ‘O i Dėrguari i Allahut, e kush mundet?’ Ai u pėrgjigj: ‘A mundet ndonjėri prej jush tė recitojė suren Tekathur?’” Profeti i Bekuar (s) citohet gjithashtu duke thėnė se: “Kushdo qė e reciton kėtė sure kur shkon pėr tė fjetur do tė mbrohet nga sprovimi i varrit.” Transmetohet po ashtu se Imam Sadiku ka thėnė qė ai i cili e reciton kėtė sure nė namazet e detyrueshme do tė ketė shpėrblimet e njėmijė shehidėve.



103. el-‘Asr

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do t’i ketė veprat e tija tė vulosura me durim dhe do tė jetė nė tė mbarė Ditėn e Gjykimit. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė se ai qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija vullnetare do tė ringjallet me fytyrė tė qeshur dhe sytė e freskėt, gjersa tė hyjė nė Xhennet. Ky transmetim citohet nga el-Kaf’ami dhe ‘Alame Mexhlisiu, si dhe nė faqe 386, vėll. VI i ed-Durr ul-Menthur.



104. el-Humeze

Transmetohet se Profeti i Bekuar (s) ka thėnė qė recituesit tė kėsaj sureje do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo person qė e ka pėrqeshur Pejgamberin (s) dhe sahabėt e tij (r.a.). Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure: “Kujtdo qė e lexon atė nė namazet vullnetare (nafile), ajo do t’ia largojė varfėrinė, duke i sjellė furnizim dhe duke e mbrojtur nga vdekja tragjike.”



105. el-Filė

I Dėrguari i Allahut citohet duke thėnė se Allahu do ta mbrojė recituesin e kėsaj sureje nga fatkeqėsia dhe metamorfoza. Imam Sadiku ka thėnė se ai qė e kėndon atė nė namazet e detyrueshme do tė marrė dėshmi tė mirė nga ēdo fushė dhe mal e copė tokė ku ai ėshtė falur dhe do tė futet nė Xhennet pa u gjykuar. El-Kaf’ami komenton duke thėnė se shpėrblime tė tilla tė jashtėzakonshme nuk do t’i jepen kujtdo, por janė pėr tė sinqertit e devotshėm, ata qė janė dhuntisur me dituri dhe me tė vepruarit sipas saj. Kjo pikėpamje ndahet edhe nga Ibn Tausi nė librin e tij el-Ikbal.

Shejh es-Saduk, Allahu pastė mėshirė pėr shpirtin e tij, citohet nga ‘Alame Mexhlisiu nė vėll. LXXXIX, f. 337 tė veprės sė tij Bihar ul-Enuar, duke thėnė: “Kushdo qė reciton Suren el-Filė nė njėrin rekat tė detyrueshėm, duhet tė recitojė Suren Kurejsh nė tjetrėn, sepse ato janė si njė sure e vetme dhe nuk duhet recituar vetėm njėra nė namazet e detyrueshme.” Kjo pohohet edhe nė faqe 114 tė veprės Thewab ul-A’mal.

Imam Xha’fer es-Sadiku ka shkruar njė herė me dorėn e tij se: “Kurdo qė pėrballeni me ndonjė armik duhet ta shikoni nė sy dhe tė lexoni Suren el-Filė.”, siē transmetohet nga el-Kaf’ami dhe el-Mexhlisi.



106. Kurejsh

‘Alame Mexhlisiu ka treguar se kjo sure ka tė njėjtat merita si motra e saj mė lart. I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se atij qė e reciton atė do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka bėrė tavaf dhe i’tikaf nė Qa’be. Imam Xha’fer es-Sadiku ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė do tė ringjallet nė Ditėn e Gjykimit i mbartur nė njė nga mbartėset e Xhennetit deri sa tė ulet nė tryezat e dritės nė Parajsė.



107. el-Ma’unė

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se Allahu do t’ia falė mėkatet recituesit tė kėsaj sureje i cili do tė konsiderohet gjithashtu sikur ta ketė dhėnė rregullisht zekatin. El-Bataini ia gjurmon zinxhirin njė thėnieje tė Imam Sadikut, nėpėrmjet Isma’il ibn Zubjerit qė citon ‘Amr ibn Thabitit duke pėrcjellė fjalėt e Imamit qė nėse dikush e reciton kėtė sure nė namazet e tija tė detyrueshme dhe ato vullnetare, Allahu do t’ia pranojė lutjet dhe nuk do ta gjykojė pėr ēfarė ka bėrė nė jetėn e shkurtėr tė kėsaj bote.



108. el-Keuther

Transmetohet qė Profeti i Bekuar (s) ka thėnė se Allahu do ta lejojė atė qė e ka recituar kėtė sure tė pijė nga lumejtė e Xhennetit dhe do t’i japė shpėrblime sa numri i kurbanėve tė ofruar nga shėrbėtorėt e Allahut nė Kurban Bajram ose kurbane tė tjera pėr kėnaqėsinė e Tij. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet e tija farze dhe nafile do t’i jepet tė pijė nga haudi i Keutherit dhe ai do tė bisedojė me tė Dėrguarin e Allahut (s) e do tė jetė nė burimin e Tuba-s. Kjo citohet edhe nė veprėn Thewab ul-A’mal.



109. el-Kafirunė

Nė faqet 339-40 tė vėllimit LXXXIX tė veprės sė tij Bihar ul-Enuar, ‘Alame Mexhlisiu citon nga Shejh el-Mufidi njė transmetim me zinxhir tė pandėrprerė, nė tė cilin tregohet se el-‘Assi iu drejtua njėherė Pejgamberit (s) me fjalėt: “O Muhammed! Le tė adhurojmė ne atė qė adhuron ti e ti tė adhurosh atė qė adhurojmė ne, kėshtu qė tė jemi barabar dhe ti do tė jesh prapė nė krye. Atėherė nėse ajo qė ndjekim ne ėshtė e drejtė, ti do tė kesh fituar pjesėn tėnde, dhe nėse ti je nė tė drejtė, ne do tė kemi fituar pjesėn tonė” me ē’rast Allahu - Lavdėruari dhe i Lartmėdhuari zbriti Suren el-Kafirunė. I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet si ai qė ka lexuar njė tė katėrtėn e Kur’anit, dhe shejtanėt mė tė kėqinj do t’i qėndrojnė larg e ai do tė pastrohet nga shirku dhe do tė lirohet nga kalimi nėpėr tmerret e Ditės sė Gjykimit. Ai ka thėnė gjithashtu se kush e lexon atė pėrpara se tė bjerė nė gjumė do tė flejė i sigurtė ndaj shirkut. Imam Xha’fer es-Sadiku citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure dhe Suren Ihlasė nė njė nga namazet e tija tė detyrueshme do tė falet, ashtu si dhe prindėrit e tij.



110. en-Nasr

Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė se: “Kushdo qė e reciton kėtė sure do tė konsiderohet se ka qenė i pranishėm me mua kur ėshtė hapur Meka [nė ēlirimin e saj].” Transmetohet gjithashtu se Imam Sadiku ka thėnė se atij qė e reciton kėtė sure nė namazet farz ose nafile do t’i jepet fitorja nga Allahu pėrmbi armiqtė. Nė Fikh er-Rida, pohohet qė nėse dikush e reciton kėtė Sure nė njė namaz farz ose nafile, Allahu do t’i japė fitore mbi tė gjithė armiqtė e tij dhe do t’ia lejojė kryerjen e obligimeve.



111. el-Leheb

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė: “Nėse dikush e reciton kėtė sure, unė do tė dėshiroj qė Allahu tė mos e lejojė kurrė tė jetė nė shoqėrinė e Ebu Lehebit.” Imam Sadiku ka thėnė pėr kėtė sure qė: “Nėse e recitoni kete sure, lutjuni Allahut ta mallkojė Ebu Lehebin, sepse ai ka qenė ndėr pėrgėnjeshtruesit e Muhammedit, paqe dhe bekime pastė mbi tė dhe pasardhjen e tij, dhe e ka fallsifikuar mesazhin e tij.” Ky citim regjistrohet nga Ebu ‘Ali et-Tabarsi nė veprėn e tij tė njohur Muxhmau’l-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an.



112. el-Ikhlasė

Nė vėllimin LXXXIX tė veprės Bihar ul-Enuar, mė shumė se tetėmbėdhjetė faqe, duke filluar nga ajo 344, diskutojnė meritat e kėsaj sureje tė madhėrishme tė Kur’anit, ndėr mė tė rėndėsishmet nė Kur’anin Famėlartė. I Dėrguari i Allhut (s) citohet duke thėnė se: “Ai qė e lexon Suren el-Ihklasė do tė jetė si ai qė ka recituar njė tė tretėn e Kur’anit dhe do t’i jepen dhjetė shpėrblime pėr ēdo njeri qė ka besuar nė Allah, melekėt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij dhe Ditėn e Gjykimit.” Ai (s) citohet gjithashtu duke thėnė: “Nėse dikush e reciton atė njėherė, do tė bekohet; nėse e lexon dy herė, ai dhe familja e tij do tė bekohen.” Imam ‘Ali ibn Ebu Talibi ka thėnė: “Kushdo qė e reciton atė njėmbėdhjetė herė pas namazit tė sabahut do tė ruhet nga kryerja e ndonjė gjynahu atė ditė, megjithė ndėrhyrjen e Shejtanit.” El-Bataini citon Sejf ibn ‘Amiren qė pėrcjell nga Ebu Bekr el-Hadrami duke transmetuar nga Imam Ebu ‘Abdullah es-Sadiku se: “Kushdo qė beson nė Allah dhe nė Ditėn e Fundit duhet ta recitojė Suren Ikhlasė pas ēdo namazi tė detyrueshėm, sepse ai qė e reciton atė do tė marrė hajrin e dynjasė dhe tė ahiretit, dhe Allahu do ta falė atė, prindėrit e tij dhe pasardhėsit e tij.”

Kėtu ėshtė me vlerė tė citohet njė incident interesant lidhur me kėtė Sure, i cili transmetohet nga ‘Alame Mexhlisiu, prej Enesit, sahabiut tė Pejgamberit (s):

Ishim njėherė nė shoqėrinė e tė Dėrguarit tė Allahut (s) nė Tebuk. Njė ditė, dielli lindi me rreze dhe ndriēim qė s’e kishim parė kurrė mė parė. I Dėrguari i Allahut (s) vazhdoi tė ēuditej pėr dritėn dhe rrezet e tij. Papritur, i erdhi Xhibra’ili dhe Resuli e pyeti: “Ē’ėshtė kėshtu me diellin, o Xhibra’il, me atė ndriēim dhe ato rreze qė s’i kam parė ndonjėherė?” Xhibra’ili iu pėrgjigj: “Ėshtė pėr shkak tė Mu’avijeh ibn Mu’avijeh el-Lejthi [el-Mezniut] i cili vdiq sot nė Medine; Allahu dėrgoi shtatėdhjetė mijė melekė t’ia falnin xhenazen.” “Pėrse?” pyeti Pejgamberi (s). “Sepse e kishte zakon tė recitonte Suren Ikhlasė mjaft shpesh: nė kėmbė, ndenjur, duke ecur, natėn ose ditėn.” Atėherė Profeti (s) u kthye nga ne dhe tha: “Recitojeni sa tė mundeni, sepse ajo pėrshkruan Zotin tuaj; nėse recitohet pesėdhjetė herė, Allahu do ta ngrejė recituesin pesėdhjetė mijė gradė dhe t’i largojė pesėdhjetė mijė gjynahe e t’i shkruajė pesėdhjetė mijė sevabe; dhe nėse e reciton mė shumė, Allahu do t’i japė mė shumė.”

Ibn el-Muteuekkili citon Muhammed el-Attarin qė pėrcjell nga el-Esh’ariu i cili transmeton nga Ahmed ibn Hilali qė citon Isa ibn ‘Abdullahin, duke pėrcjellė nga paraardhėsit e tij tė cilėt transmetojnė nga Imam ‘Aliu se i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Nėse dikush e reciton Suren el-Ikhlas kur shkon nė tė flejė, Allahu do t’ia falė mėkatet qė ka kryer nė pesėdhjetė vjet.” Kurse Imam Sadiku citohet nga Sulejman ibn Khalidi, njė nga nxėnėsit e tij, duke thėnė: “Nėse dikujt i kalojnė tri ditė pa e recituar Suren el-Ikhlasė nė ndonjėrin prej namazeve tė tij, ai do tė harrohet dhe bindja do t’i largohet, e nėse vdes nė njė nga ato ditė, ai do tė konsiderohet si njė njeri qė nuk ka besuar nė Allahun e Madhėruar.” Kjo transmetohet nė vėll. LXXXIX, ff. 349-50 tė veprės Bihar ul-Enuar tė ‘Alame Mexhlisiut dhe nė faqe 213 tė Thewab ul-A’mal.



113. el-Felek

I Dėrguari i Allahut (s) citohet duke thėnė se ai qė e reciton kėtė Sure dhe atė qė i vijon do tė jetė si ai qė i ka recituar tė gjithė Librat qė Allahu i Madhėrishėm ka shpallur dhe ai, paqe e bekime pastė mbi tė dhe familjen e tij i urdhėroi sahabėt e tij qė t’i recitonin ato pas zgjimit dhe kur tė binin nė gjumė.



114. en-Nas

Meritat e saj janė si ato tė Sures sė saj simotėr, el-Felek.

Edited by durrsaku - 15/11/2010, 23:39
 
PM WWW  Top
view post Posted on 8/9/2010, 20:01           Quote
Avatar

Advanced Member

Group:
MODERATORE
Posts:
1,242

Status:


Festa e madhe

Sot ėshtė gėzim pėr muslimanin
Kremton festėn e Bajramit.
Vėllau –vėllaut festėn ia urojnė
Luten qė Zoti duat tua pranoj

Inshall-llah Zoti
muslimanėt do ti mbrojė
Zemrat besimtarėve
inshall-llah ti forcojė.

Tė gjithė janė tė lumtur
Dhe ndihen njejt
Sepse besojnė
Zotin e vėrtet.

Pas ēdo sakrifice Ai tė shpėrblen
Me tė mirat e tij ty tė ushqen
Bajrami ėshtė festė e madhėruar
I pasuri tė varfurin nuk duhet pėr ta harruar

Muslimani sot shumė mirė kalon
Me lutje e dua All-llahun e madhėron
Me respekt tė madhė kėtė e pėrkujton
 
PM Mail WWW  Top
simonashqip
view post Posted on 8/9/2010, 20:08           Quote




Buzėqesh qielli , yjet hedhin valle
Madhėroje ALL-LLAHUN nė kėtė ditė tė madhe
Zgjeroje zemrėn pėr tė gjithė ,
Se kjo ndodh dy herė nė vit , andaj
Urime Kurban Bajrami
 
Top
suela
view post Posted on 8/9/2010, 20:16     +1     Quote




Sa lumej rrjedhin uje por zemrat nuk i mbushin
Sa pyje digjen por shpirtrat nuk i ngrohin
Sa yje vezullojn por zemrat tona nuk i ndriqojn
Sa male i takojn pyjet por krenari nuk japin
Thesare pa mbarim qe lumturi kurre s’falin
Zemra e vertet i kalon kto kufij
Zemra ka nevoj per nje tjeter dashuri(ALLAHUN)
Se zemren se mbush uji i lumejve
Zemren e mbushin lotet e shpreses
Se zemren nuk e ngroh zjarri
Por krenarin ia jep vetem Islami
Ne ket dite madheshtore
Gezimi,mirsia qofshin pjes e pandashme e lumturis suaj
Me lejoni qe t’iu uroj per shume mote
Gezuar Kurban Bajramin
 
Top
manuelabukuroshe
view post Posted on 8/9/2010, 20:24     +1     Quote




A mendon ...
A ndjen ....
A shikon....
Driten e te ndriquarit
Diten e te pastruarit
Diten kur paqja mbjedh
Ne diten kur lulja e islamit qel
Diten kur buzqeshja
Me britme te thell jehon
Diten kur ane e mban
qdo musliman feston..

Rrezet e diellit jan te varfura
Njollat e buta te qiellit jan te lagura
Vetem ti O Bajram i shejte
Vetem per ty kendon kjo dite
Vetem per Allah jetojm te gjithe
Vetem per ty agjerova im Zot
Vetem per ty qaj sot me lot
Lot qe me renqethin shpirtin
Nga gezimi qe ndjej ...
Nga paqja qe gjej ..
Thelle ne shpirt ...
Thelle ne zemer ..
kjo qetsi ka emer ...
Ky burim je ti...
Im Allah qe fale musliman

Harrami qoft mbi ata Im Zot
qe ne ket dite nuk derdhin lot
Nuk renqethen nga Ezani
Pse ata i mposhten Shejtanit...
Pse ata humbin ne mendime..

"Me qetson qdo pike besimi
Me shpeton qdo pike burimi
te dashuris qe ndjej ndaj ty Im Allah
Te perkulem ne sexhde
dhe lus qe kjo dite ...
Te ndrite..
Mbi te gjitha zemrat ..
Qe te mohuan nje here..
te lekundet aj damar ..
Te zgjohet ..
Se tjeter din te pastert SKA...!"

E bekuar qofte kjo dite
Per te gjithe ne
O musliman qendrofsh gjith mbi fen tende
O musliman mos ja mohofsh vetes qetsin shpirtrore
Se nga Allahu erdhem te aj do te shkojm ...
nga dheu na krijoj ne dhe do te na shendroj...

Qofte kjo dite ... per te gjithe..inshAllah Allahu meshiron te gjihte muslimanet.. inshAllah ata qe kan devijuar kthehen ne rrug te Allahut...
 
Top
jamdurrsake
view post Posted on 8/9/2010, 21:03     +1     Quote




Miresia e Allahut zbriti ne shpirterat tona,
I tretur ky mendim ne sofren e varfanjakut,
Rinise dashurine me ja fal.
Sekondat ecin si shekujt,
E dikur ishin mileniume.

Vjelim bukurite e Ramazanit,
Jetimat gzohen ne pambarim,
Evolucion i shpirtit,
Ne Bajram o gezim.

O shpirt i bindur plotesisht!
Betohem se te dua ja Allah,
A e di oj zemer energjine e akumuluar ne Ramazan,
Ja Rab na Fal tane,
Ramazanin na prano,
Amin,
 
Top
view post Posted on 9/9/2010, 11:17     +1     Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Gėzuar "Kurban Bajramin"


image


Kurban Bajrami, lulėzimi njerėzor dhe kulmi i devotshmėrisė

Dita e Kurban Bajramit dhe festa e tė gjithė myslimanėve tė botės. Vizitorėt e shtėpisė sė Zotit, Minas dhe Arafatit duke derdhur lot gėzimi dhe duke ndjerė nga afėr mėsimet e barazisė dhe vėllazėrisė, kryejnė ritualet e haxhit duke arritur nė njė sukses madhėshtorė. Tani ėshtė koha e fillimit tė njė rruge tė re. Bashkė me vizitorėt e Qabes, edhe miliona besimtarė tė tjerė nėpėr shtėpitė e tyre, kujtojnė nė mėnyrė madhėshtore Zotin e madhėrishėm. Falin namazin e bajramit, therin kurban me shpresė qė edhe ata t'i pėrfshijė mėshira dhe begatia Hyjnore. Sot, popujt myslimanė, duke u pėrkulur pėrballė Krijuesit tė Gjithėfuqishėm, paraqesin njė kuptim tjetėr tė bukurisė dhe dashurisė dhe tregojnė se bota ėshtė krijuar dhe vazhdon tė ekzistojė me vullnetin e Zotit, kurse madhėshtia njerėzore paraqitet nė kohėn kur njeriu arrin tė mbisundojė dhe kontrollojė epshet e veta.
Sot ėshtė festa e robėrisė pėrballė Zotit dhe rilindjes sė njeriut. Ėshtė festė e faljes dhe falėnderimit. Populli iranian, falė nė formėn mė madhėshtore namazin e kurban bajramit dhe duke prerė kurban, ndihmon nevojtarėt. Populli i rajonit Terkemen-sahra nė Iran, nė kėtė festė, vizitojnė njėri-tjetrin dhe pėrgatisin ėmbėlsira dhe ushqime tė ndryshme tradicionale. St, edhe muslimanėt e vende tė tjera tė botės si Amerikė, Kanada, Angli, Francė dhe vendet tjera evropiane, nėpėr xhami dhe vende tė tjera fetare, organizojnė ceremoninė e faljes sė namazit tė kurban bajramit. Nė Kenia, myslimanėt festojnė kurban bajramin nė kohėn kur qeveria e kėtij vendi, pėr herė tė parė, kėtė ditė e ka shpallur ditė pushimi. Gėzuar festa e Kurban Bajramit pėr tė gjithė muslimanėt e botės.

Mina, do tė thotė kėrkesė dhe lutje, kurse toka e Minas nė Arabinė Saudite, ėshtė vendi i dėshirave. Imam Sadiku (as) thotė: Pėr shkak se Xhebraili, nė kėtė tokė i tha hz. Ibrahimit qė tė parashtrojė kėrkesėn e tij, ajo u quajt "Mina".

Ku ka dėshirė mė tė madhe se arritja nė humanizmin e vėrtetė!? Ku ka dėshirė mė tė madhe se ajo qė njeriu tė pastrohet nga vetitė e pa pastėrta si mendjemadhėsia, xhelozia dhe egoizmi dhe tė flijojė dėshirat dhe epshet e veta!? Vizitorėt e Shtėpisė sė Zotit, shkojnė nė Mina me kėto dėshira tė mėdha. Nė "Rummi Haxherat", duke hedhur gurė nė drejtin tė disa shtyllave qė simbolizojnė djallin, largojnė nga vetja tė gjithė djajtė e brendshėm dhe nė kėtė mėnyrė u thuan "jo" faktorėve tė devijimit. Ky akt pėrsėritet tre ditė me radhė nė mėnyrė qė tė sigurohen se mė nuk mund tė ndikojė nxitja e djallit. Mė 10 Dhil Haxhe, ata therin kurbane. Flijimi i kurbaneve ėshtė me kuptimin e afrimit me Zotin dhe pastrimin nga papastėrtitė dhe tė gjitha ngjyrat tjera jo Hyjnore. Imam Sadiku a.s. thotė: " Nėse haxhiu ther kurban nė Mina, ky kurban ėshtė ēmimi i lirimit tė tij nga zjarri i xhehennemit". Nė njė vend tjetėr, ky imam thotė: " Personi i cili ther kurban, nė momentin kur rrjedh pika e parė e gjakut tė kurbanit, atij i falen mėkatet".
Prerja e kurbanit, ėshtė me kuptimin e prerjes sė arteries sė dėshirave jo tė mira. Ky rit i fundit nė ceremoninė e haxhit, i ngushton hapėsirėn e veprimit djallit. Si rrjedhim, haxhi i haxhiut ėshtė i plotė kur ai tė del fitues ndaj nxitjeve tė djallit. Ėshtė interesante tė theksohet se arritja nė njė fitore tė kėtillė, ėshtė festė pėr tė gjithė. Festa a e adhurimit dhe pėrkuljes pėrballė Zotit, ky ėshtė sekreti i jetės sė njerėzve Hyjnorė. Ata, gjithēka qė posedojnė pėrveē Zotit, e lėnė anash nė mėnyrė qė tė lehtėsuar tė shkojnė drejt Krijuesit. Ibrahimi a.s. nė kėtė mėnyrė arriti nė pozitėn "Khalilull-llah"-"Miqėsinė me Zotin".
Mijėra vite mė parė, Ibrahimi a.s. ishte simbol i monoteizmit mbi tokė. Nė rrugėn e monoteizmit, Ibrahimi a.s. luftoi edhe me armiqtė e jashtėm, edhe me pronėn e brendshme. I vetėm, qėndroi pėrballė Nemrudit, mbretit tė Babilonisė, i cili veten e cilėsonte si zot tė botės, duke e hedhur poshtė besimin nė gjithēka pėrveē Zotit. Ai ngjalli shpirtin e monoteizmit nė njė shoqėri e cila e shihte tė pamundur edhe tė menduarit mbi Zotin Njė dhe tė Vetėm. Nemrud, urdhėroi qė Ibrahimi a.s. tė digjet nė zjarr dhe nė kėtė mėnyrė deshi tė shkulte rrėnjėt e monoteizmit nga historia. Por, Ibrahimi a.s. me shpirtin e tij madhėshtor, u hodh nė zjarr, por me vullnetin e Zotit, zjarri i kthye nė lulishte. Nga ana tjetėr, Ibrahimi a.s. kaloi njė sprovė shumė tė rėndė, duke luftuar dėshirat me qėllim qė ti bindet urdhrave tė Zotit tė tij. Ai, me vendimin e tij vigjilent, shpjegoi nė mėnyrėn mė tė mirė dorėzimin pėrballė urdhrave Hyjnore dhe na mėsoi se besimtarė i vėrtetė ėshtė ai person i cili me gjithė zemėr e shpirt dhe me vepra u bindet urdhrave Hyjnore e jo vetėm me fjalė dhe me gjuhė. Hz. Ibrahimi a.s prezantoi kulmin e flijimit dhe qėndroi nė majėn mė tė lartė tė bujarisė dhe mirėsisė. Nuk janė tė paktė ata njerėz tė cilėt janė tė gatshėm tė flijojnė jetėn e tyre, vetėm e vetėm qė fėmijėt e tyre tė mos pėsojnė ndonjė lėndim. Por, vendimi i Ibrahimit a.s. pėr tė flijuar djalin e vet Ismailin a.s, tregon pėr besimin e fuqishėm qė ai kishte tek Zoti i Gjithėmėshirshėm. Babai i cili nė moshėn e pleqėrisė dhe pas viteve tė tėra u gėzua me njė djalė, tani papritmas merr vendim pėr tė therė tė birin e vet. Ndjenjat njerėzore, nuk mund tė durojnė vėshtrimin e njė skene tė kėtillė, kurse Ibrahimi a.s. i drejtohet djalit tė vet duke thėnė: "O djalli im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė pres ty. Shiko pra, ēka mendon ti?"
Fjalėt i ka tė shpejta dhe shikim e frikėsuar. Ismaili e kupton gjendjen e tė atit. E ngushėllon atė duke i thėnė: "O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!" Saffat -102
Ibrahimi a.s. me njė vullnet i cili buronte nga fuqia e besimit dhe devotshmėrisė sė vėrtetė, mori djalin dhe e ēoi nė vendin ku duhej ta flijonte. Mirėpo, sapo babi dhe i biri u dorėzuan pėrballė urdhrit Hyjnor dhe Ibrahimi vendosi thikėn mbi fytin e Ismailit dhe ai u bė gati pėr t'i flijuar shpirtin Zotit tė Plotfuqishėm, erdhi njė zė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm." Saffat- 104-107
Tregimi i Ibrahimit dhe Ismailit, ėshtė tregim i arritjes sė njeriut nė pėrsosmėri. Ky tregim ėshtė ēlirim i njeriut nga egoizmi dhe materializmi dhe tregon pėr fuqinė madhėshtore tė njeriut pėr vendimmarrje. Festa e kurban bajramit, tregon se megjithėse njeriut gjatė jetės mund tė pėrballet me probleme dhe gabime, ai sėrish ėshtė krijesė shumė e vlefshme dhe mund tė zbukurohet me vlerat mė tė bukura. Nė tė vėrtetė, arritja nė pėrsosmėri shpirtėrore dhe lulėzim human, ėshtė vet festė dhe meriton tė festohet.

Tani ka ardhur dita e festės. Haxhinjtė tė cilėt kanė marrė pjesė nė njė ceremoni shumė madhėshtor edhe janė pastruar nga papastėrtitė e kėsaj bote, tani janė nė pritje tė shohin se ēfarė do tė bėhet shkak pėr tė penguar kėtė lėvizje. Kush ėshtė Ismaili i tyre? Athua munden qė edhe ata, ashtu si Ibrahimi a.s. tė afrohen pranė Zotit!? Mė njė mendim tė kėtillė, ēdokush pėrpiqet qė ta ēlirojė veten nga varėsitė qė ka si pasuria, rinia, bukuria, krenaria shkencore, pozita shoqėrore, etj.
Nė tė vėrtetė, cila varėsi na ka lidhur krahėt e fluturimit? Nė ditėn e festės sė Kurban Bajramit, ne duhet qė tė gjithė kėto faktorė qė pengojnė rrugėn tonė dhe neve na kanė lidhur pėr kėtė botė tė pėrkohshme, ti ēojmė nė vendin e flijimit. Pozita dhe posti dhe dėshirat jo Hyjnore, janė ndėr ato faktorė qė pengojnė njeriut qė tė kuptojė tė vėrtetėn. Nganjėherė ekziston mundėsia qė nė tė krenohemi edhe me punėt tona tė mira dhe kjo tė na pengojė nga progresi. Festa e Kurban Bajramit, ėshtė njė rast i rrallė, ku poeti thotė:

Hiq dorė nga fėmijėt, pasuria dhe jeta
Nė mėnyrė qė tė quhesh "Khalilull-llah"
Vendos kokėn mbi tokė dhe shko nė malin e mikut
Qė si Ismaili, tė tė bėjnė kurban

Kėshtu, haxhi ėshtė lidhja e besės midis njeriut dhe Zotit. Nė ditėn e Kurban Bajramit, ceremonia e haxhit pėrfundon mė kėnaqėsi, sepse nė kėtė ditė, zemrat janė tė mbushura me afrinė me Zotin. Dhe njė herė, GĖZUAR FESTA E KURBAN BAJRAMIT
 
PM WWW  Top
suela
view post Posted on 9/9/2010, 11:20           Quote




Na erdhi Kurban Bajrami , mysafir i nderuar,
me shpėrblime nga Allahu , pėr ata qė kanė merituar.
Gėzohet varfnjaku, qė ka pėr tė pranur,
Gėzohet i pasuri, qė ka pėr tė dhuruar.

Nėnat pėrgaditen me pastėri e ėmbėlsi,
Ta presim bajramin me plot buajri.
Na mėsoi Ibrahimi alejhis-selam,
Si tė jemi bujar edhe zemėrgjėr.

Lutej Ibrahimi me djalin e tijė,
Ti besnikėsrojn Allahut, pas ardhėsit e tijė.
Vepra Ibrahimit ka shumė urtėsi,
Pėr ata qė mendojnė dhe kanė shpirtėdlirėsi.

Prandaj hape zemrėn dhe preje Kurbanin,
Vish rroba tė bardha dhe kremto bajramin.
Sakrifiko fėmijėn , mallin dhe jetesėn
Se kėshtu do tė arrin, ta mbronė tė Vėrtetėn.
 
PM  Top
jamdurrsake
view post Posted on 9/9/2010, 11:23           Quote




image

Gezuar "Kurban Bajrami" gjithe shqiptareve te besimit islam kudo qe ndodhen.Uroj qe shendeti, paqja e mireqenia e pergjitheshme te jene ato te cilat te gjithe shqiptaret do t'i gezojne sot e ne te ardhmen.

 
PM  Top
view post Posted on 10/9/2010, 11:28           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Poezi pėr : ''Urime Bajramin''.

rimi gjithmonė ėshtė i bukur,mirėpo kur ėshtė i shėnuar nė poezi-i thurur mirė, atėher ėshtė edhe mė i bukur.Po i postoj kėto poezi me qėllim qė tė ju ndihmoj qė Urimin e Bajramit ta bėni nė menyrė sa mė tė mirė...

Ne kete dite te shenjte
qdo musliman feston
Nje engjull parajse
Kuranin shfleton
Nje urate e Zotit ne qdo
Porte troket
Me fat Bajramin e qdo te mire ne jete !

Aroma e Bajramit,tingeillma e ezanit,
deperton thelle dhe shpon zemren e muslimanit,
mbreteron gezimi.mbreteron hareja
se neve te gjitheve na bashkon feja.

Festen e Bajramit te gjitheve ua uroj
vellezerve e motrave,selam ju dergoj,
ne rruge te delire Allahu na udhezofte,
xheneti stacioni i fundit per ne qofte.




URIME FESTA E BAJRAMIT



Faqebardhe Na Qoft Bajrami
E Na Percjellt Hallalli E Jo Harami
Si cdo Vjet, Edhe Kete Dite
Me Bakllava Me E Prit

Mos Me I Harru Nevojetaret
Si Na Kane Mesuar te paret
Me Qene Ne Shpirt Te Paster Si Loti
Mllef Dhe Zili Nuk Duron Zoti

Me Zemer Te Mire E Per Shume Mot
Mos Ju Shkoft Mundimi Kot
Kete Urim Me Zemer Te Mire
E Dergon Zemra me shum Deshire

Nje pellumb i shkuar
ne dritare troket
mos nguro, hap dritaren
dicka e mir po te pret,
ne krahet e tij ka nje porosi
URIME BAJRAMI ZOTI QOFT ME TY...

Nje yll ne qiell shume bukur shendrit,
Kjo Hena e zbehte po na fal pak drit,
Ky qielli blu dicka po tregon,
Dikush qe te don Bajramin ta uron.

Sot eshte dita ku pikon loti,
sot eshte dita ku permendet zoti,
sot eshte dita e muslimanit,
dhe te them nga zemra,
Urime festa e Bajramit.

Cdo veper vlersohet,
Jeta duhet te jetohet,
Gjeja e shenjt duhet te cmohet
Dhe kjo dit e bekuar duhet te festohet ...
ME FAT FESTEN E BAJRAMIT

Urime kjo fest oj moter muslimane
pasuro zemren mbushe me iman
kjo dit per ju qoft shendet
kurse ne ate bot te urroj
Xhenet


E mbushur dita plot me gezim,
nuk ka njeri me hidherim,
shtrihet dora e muslimanit
Urime festa e Bajramit

Te gith sot kemi gezim
dhe eshte koha per urim
me fat Bajramin per shume vjet
te uroj te mira dhe shume shendet

Gjith te mirat kane shperblim,
gjithe te keqijat kane shpetim,
Zoti na udhezoft ne rruge te drejte,
qofshi te bekuar per jete
Urime kjo dite te shenjte,
URIME FITER BAJRAMIN!
 
PM WWW  Top
view post Posted on 13/11/2010, 12:02           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Aroma e Bajramit,tingeillma e ezanit,
deperton thelle dhe shpon zemren e muslimanit,
mbreteron gezimi e hareja
ne te gjitheve na bashkon feja.

Festen e Bajramit te gjitheve ua uroj
posaqerisht vellezerve e motrave,
selam ju dergoj,
ne rruge te delire Allahu na udhezofte,
xheneti stacioni i fundit per ne qofte.




Festa E Bajramit

Faqebardhe Na Qoft Bajrami
E Na Percjellt Hallalli E Jo Harami
Si Per Vjete, Edhe Kete Dite
Me Bakllava Me E Prit

Mos Me I Harru Nevojetaret
Si Na Kane Mesuar te paret
Me Qene Ne Shpirt Te Paster Si Loti
Mllef Dhe Zili Nuk Duron Zoti

Kush I Thote Vehtit Fetar
Duhet Haptas Edhe Ne Pazar
Mos Me Prite Vetem Bajramin
Me E Qite Ne Shesh Haramin

Me Zemer Te Mire E Per Shume Mot
Mos Ju Shkoft Mundimi Kot
Kete Urim Me Zemer Te Mire
E Dergon Hubejbi me Deshire
 
PM WWW  Top
view post Posted on 13/11/2010, 16:04           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Fshati Odėr
Falėnderimet i takojnė Zotit, i cili i caktoi vitit dymbėdhjetė muaj. Madhėrimi i takon atij qė nga nata nxjerr ditėn dhe nga dita natėn. Nė jetėn e kėsaj bote besimtari pėrjeton dhe pret afate tė vogla gjatė tėrė kohės. Deri nė afatin e tij mė tė madh-exhelin. Kjo ndjenjė na mėson qė ta shfrytėzojmė kohėn e shkurtėr qė kemi nė dispozicion. Perėndia nė suren e njėqind e trembėdhjetė tė Kuranit Fisnik betohėt nė kohėn dhe na sqaron se cilėt njerėz nuk janė nė humbje me kalimin e saj, duke na thėnė: "Pasha Kohėn. Nė tė vėrtetė njeriu ėshtė nė humbje. Pėrveē atyre qė besojnė dhe vepra tė mira bėjnė dhe ata tė cilėt njėri-tjetrin kėshillojnė pėr tė vėrtetėn dhe durimin."

Mosshfrytėzimi i kohės pėr punė tė mira dhe jetė nėn hije tė besimit, bėn qė pėrcjelljet tona tė afateve tė na duken tė zymta, por njeriu ėshtė i obliguar qė sipas mundėsive tė shfrytėzojė ēdo moment tė tijin pėr punė tė mira dhe vepra tė hajrit. Perėndia nuk ngarkon askend pėrtej mundėsive tė veta.

Pėrveē asaj se nė fenė islame ka kohė tė dalluara kur shumėfishohet shpėrblimi pėr punėt e mira, si muaji i ramazanit, ashtu ka edhe festa tė myslimanėve qė ata duhet kremtuar nė mėnyrė tė denjė dhe tė ligjshme. Festa javore ėshtė Xhumaja-dita e premte, kurse dy festat e vetme vjetore janė dy Bajramet, ai i Ramazanit nė fillim tė muajit Shevval dhe ai i Kurbanit, dy muaj mė vonė.

Dita kur gėzimi ėshtė i papėrshkrueshėm, dita e vetme qė asnjėherė nuk do ta kishe kaluar larg vendit, larg vatanit, ėshtė Bajrami. Festa e myslimanėve nė mbarim tė muajit tė agjėrimit. Gėzim pėr agjėruesit dhe gjithsesi njė ditė e veēantė.

Ashtu me pėrfundimin e muajit tė bekuar Ramazan, myslimanėt kudo nė botė festojnė njėrėn prej festave tė tyre mė tė mėdha, Fitr Bajramin. Kjo ėshtė pra njėra prej dy festave vjetore, dita e gėzimit dhe dhuratave, dita qė shėnon pėrfundimin e agjėrimit. Ndėr ne shqiptarėt kjo festė ėshtė emėrtuar si bajrami i madh. Ky emėrtim qėndron edhe krahas argumenteve fetare se bajrami tjetėr, kurbani bajrami, ėshtė njė ditė mė e vlefshme. Shpjegimi ėshtė nė ate, e Zoti e din mė mirė, se flijimi i njė gjėje, i cili ėshtė shkaku i kurban bajramit, i njohur si bajrami i vogėl, ėshtė diēka qė vetėm njė grup i caktuar i njerėzve mund ta ofrojnė, gjegjėsisht i plotėsojnė kushtet materiale tė nevojshme pėr kėtė adhurim. Kurse agjėrimi ėshtė adhurim mė i pėrhapur kur dijmė se muajin e ramazanit e agjėrojnė tė gjithė besimtarėt e moshės madhore. Dallimi pra qėndron vetėm nė adhurimet e kryera kurse festimi i kėtyre ditėve ėshtė i njėjtė pėr krejt.


Kur ėshtė bajram?


Dita e bajramit fillon me plotėsimin e muajit tė ramazanit, kjo ditė ėshtė dita e parė nė tė cilėn shfaqet hėna e re e muajit Sheval, muajit hėnor qė vjen pas muajit tė Ramazanit.

Dallimet dhe konvergjencat pėr ate se kur ėshtė saktė kjo ditė hasen shpesh ndėr njerėzit tanė dhe sidomos tek ata nė diasporė. Pėrpos arsyeve tjera tė shumta kėto dallime kryesisht shkaktohen nga lėnia e mėnyrės tradicionale pėr llogaritje tė ditės, opservimit. Vlen tė cekim se njė mysliman duhet tė bėjė festė bashkė me shumicėn e popullatės, e jo tė ketė opinion apo llogaritje individuale pėr kėte. Pra nė raste ndryshimi nė caktim tė ditės sė bajramit, njė mysliman duhet tė festojė nė tė njėjtėn ditė dhe sė bashku me myslimanėt qė gjinden nė vendndodhjen e tij. Ky ėshtė edhe opinioni i njėrit nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė kėsaj kohe, dijetarit shqiptar, Nasirudin Albani, Zoti e mėshiroftė, i cili argumenton kėtė opinion me traditėn e pėrcjellur nga Ebu Hurejre, Zoti qoftė i kėnaqur me te, i cili transmeton se Pejgamberi, paqja e Zotit qoftė mbi te, ka thėnė: ”Agjėro kur ata agjėrojnė, pėrfundoje agjėrimin kur ata ta mbarojnė tė tyrin dhe bėj kurban kur ata tė bėjnė kurban”.

Albani, i lindur nė Shkodėr mė 1914, pėrcjell nga dijetarė tė ndryshėm se kuptimi i kėsaj tradite: “...ėshtė pėr tė agjėruar dhe pėr ta pėrfunduar agjėrimin bashkė me xhematin dhe maxhorancėn e njerėzve”. Dhe shton se kjo gjė “...ėshtė nė pėrputhshmėri me natyrshmėrinė dhe tolerancėn e ligjit islam, nė tė cilin njėri nga qėllimet ėshtė bashkimi i njerėzve sė bashku, duke i unifikuar rradhėt e tyre dhe duke u larguar nga tė gjithė ata qė ndahen nga bashkimi i tyre i pėrgjithshėm – me opinione tė tyre idividuale.”

Pregaditja pėr kėtė ditė


Punėt fetare qė duhet njė mysliman ti kryeje para ardhjes sė ditės sė bajramit ėshtė shtimi i adhurimit nė ditėt e fundit tė muajit tė bekuar si dhe kryerja e obligimit tė dhėnies sė lėmoshės sė sadakatul-fitrit, para kryerjes sė lutjes sė ditės sė bajramit. Pėrveē kėtyre ka disa gjėra tradicionale qė pėrputhen me frymėn e argumenteve fetare dhe principit tė bujarisė dhe tė solidarizimit me tė tjerėt. Kėto gjėra tė kryera tradicionalisht edhe ndėr ne janė sigurimi i njė veshmbathjeje tė mirė e posaēėrisht pėr fėmijėt, tė cilėve bajrami u kujton mu ate qė duhet krejt ta kujtojmė e ajo ėshtė gėzimi. Njė tjetėr gjė ėshtė sigurimi i dhuratave pėr fėmijė enkas pėr kėtė ditė. Po i shtuam kėtyre pregaditjeve edhe harxhimet qė zakonisht bėhen pėr njė drekė speciale nė atė ditė, drekė ku mblidhen gjithė antarėt e njė familje, atėherė preferohet njė gjė qė edhe ishte praktikė e kahershme nė kėto treva e ajo ėshtė qė ēdo punėdhėnės mysliman tė ketė parasysh nevojat e pregaditjes pėr kėtė ditė dhe sipas kėsaj tė mundohet qė tė jetė i pėrpiktė nė sigurim tė rrogave dhe pagesave para ardhjes sė kėsaj dite.

Ēka duhet bėrė nė kėtė ditė?


Manifestimi qendror fetar i kėsaj dite ėshtė falja e namazit tė Bajramit. Koha e kryerjes sė kėsaj lutje fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa njė shtizė, derisa tė afrohet nė zenit. Kjo kohė fillon me kalimin e tre ēerekė tė njė ore, pas lindjes sė diellit. Namazi i Bajramit i ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera pėr nga mėnyra e faljes, ashtu qė gati ēdo kund praktikohet qė para kryerjes sė tij edhe njė herė tė pėrkujtohen njerėzit pėr mėnyrėn e kryerjes sė kėsaj lutjeje tė rrallė.

Kjo falje ėshtė obligim pėr secilin mysliman. Ėshtė prej simboleve tė simboleve tė dukshme tė Fesė, bile njerėzit nė kėtė ditė tubohen mė shumė sesa nė ditėn e xhumasė.

Ky namaz pa ezan, autentikisht duhet kryer nė vendin e quajtur musal-la, e ashtu emėrtohet hapėsira e veēantė nė lagjen, fshatin apo qytetin ku kryhet namazi i Bajramit. Vetė i Dėrguari i Perėndisė nuk ėshtė falur nė xhaminė e vet, por ka dalė nė vend tė gjerė dhe tė posaēėm dhe aty ka bėrė faljen e namazit tė Bajramit. Kėtė e kanė bėrė edhe udhėheqėsit e myslimanėve pas tij.

Para kryerjes sė kėtij namazi preferohen disa punė qė duhet bėrė e qė janė si vijon:

- Larja e trupit.

- Veshja dhe tė stolisurit me rrobe tė bukura.

- Ngrėnia e ndonjė peme apo gjėsendi tė ėmbėl para daljes pėr tė falur namazin e Bajramit. Kjo ėshtė pėr tė dalluar mėngjesin e kėsaj dite me ditėt e kaluara tė agjėrimit.

- Shkuarja herėt nė vendin e kryerjes sė lutjes. Sepse njė musliman nuk duhet lėnė as kryerjen e lutjes sė mėngjesit nė xhami dhe bashkė me tjerė. Lutje kjo e cila ėshtė obligim si nė ditė tė tjera e qė duhet kryer mė herėt se koha e faljes sė bajramit.

- Sipas mundėsisė shkuarja deri aty kėmbas. Pra, nėse vendi i caktuar pėr falje tė kėtij namazi ėshtė nė njė distancė tė caktuar dhe kur kjo ecje nuk ndikon pėr mundim apo vonim tė besimtarit.

- Ndėrrimi i rrugės nė shkuarje dhe kthyerje nga vendi i faljes. Urtėsia e kėsaj praktike ėshtė qė muslimani tė takohet dhe pėrshėndetet me sa ma shumė njerėz nė kėtė ditė.

Pėrveē kėtyre gjėrave besimtari duhet qė nė ditėn e bajramit sa mė shumė tė bėjė nga veprat e mira si; madhėrimi i Zotit, duke lavdėruar dhe madhėruar Ate me tekbire dhe pėrmendje tė emrit tė Tij, ndarja e lėmoshės pėr tė varfėrit, tė ngratėt dhe bonjakėt si dhe tė bėjė atė ditė sa mė shumė vizita tė afėrmve dhe farefisit. Gjithsesi njė mysliman i vetėdijshėm pėr vlerėn dhe rėndėsinė e kėtyre punėve e sidomos tė vizitės sė farefisit nuk guxon qė tė kufizojė kėto vizita vetėm nė kėtė ditė por ato duhet bėrė edhe gjatė vitit.

Mbetet tė themi se kjo ditė e madhe pėr myslimanin duhet tė kalojė nė gėzim dhe ndarje tė kėtij gėzimi me tė tjerėt. Myslimani gėzohet nė kėtė ditė duke shpresuar nė pranim tė lutjeve dhe tė veprave tė mira tė kryera gjatė muajit tė ramazanit si dhe ngase shpreson shpėrblim dhe falje nga Zoti i madhėrishėm.

Nė kėtė festė gėzimi dhe dhuratash ėshtė mirė tė mblidhemi nė familje pėr ushqim, tė gėzojmė fėmijėt dhe gjithė tė dashurit tanė me dhurata, t'i vizitojmė dhe tė urojmė kėtė ditė tė madhe. Pėr atė ditė nuk duhet tė vlejė modestia, e as tė ketė privim nga ushqimet e kėndshme dhe nga zbukurimet, secili prej nesh duhet t'i shfaq gjurmėt e dhuntive tė Allahut mbi te, sepse kjo ėshtė dita e shfaqjes sė dhuntive. Atė ditė duhet pasur lojė e aheng, por fetarisht tė lejuar dhe tė pastėr.

Dhe pėr fund nuk duhet harruar se muaji i ramazanit ishte vetėm njė shtim i punėve tė mira dhe se feja ka obligimet, kushtet, kėshillat, tė cilat duhet ndjekur gjatė tėrė vitit e Allahu ėshtė Krijuesi ynė, tė cilin duhet adhuruar gjatė tėrė kohės tonė.

Dhe pėr tė mos harruar asnjėherė se bajrami mė i madh, festė e vėrtetė pėr njė besimtar qė beson nė Ditėn e Gjykimit ėshtė shpėtimi nė atė botė. Mu kjo gjė shtjellohet nė vargjet e njė “Bajramije” ate qė e shkroi Tahir ef. Boshnjaku. Autori i kėsaj poezie i cili ka jetuar kah fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Vargjet janė tė shkruara nė gjuhėn shqipe me alfabet arab, kurse e gjejmė tė transkriptuar nė librin “Poezia e bejtexhinjve”:

“S’asht pėr ta bajram qi bakllavėn aj pat-

Por pėr ta qi shkoj me iman droe s’pat.

S’asht pėr ta bajram qi tyrli petka vesh-

Por pėr ta qi shkon nė xhenet hul-le vesh.

S’asht pėr ta bajram qi sod ka nesėr s’ka-

Por pėr ta qi ka nė xhenet daima.

...

Pėr hajr Bajramin, Zoti i pranoftė tė gjitha veprat tona tė mira dhe na udhėzoftė nė rrugė tė drejtė.
 
PM WWW  Top
view post Posted on 15/11/2010, 12:36           Quote
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!
••••••

Group:
Administrator
Posts:
5,625
Location:
DURRES

Status:


Pendimi

Kur tė veēohesh me kohėn,
Mos thuaj mbeta vet!
Por thuaj mua mė mbikėqyr
Allahu – Zoti i vėrtetė.
A po sheh se ditėt
Sa shpejt po kalojnė,
Dhe e nesėrmja ėshtė afėr
Pėr atė qė kupton…!
Pėr Zotin,
Jeta me shpejtėsi po kalon,
Derisa mėkati,
Mėkatin po e pason.
Ah sikur Allahu tė na falė,
Pėr atė qė kaluam,
Dhe tė na pranojė,
Tė kthehemi te Ai,
Tė penduar.


Ezani

Heret ne agim
Ezani thėrret
Dėgjohet shumė larg
N’luginė e nė breg

Aq i bukur ky zė
Po thėrret dikė
Tė vdekurit vallė
Apo njerėzit e gjallė

Resulullahi s.a.v.s.ka thėnė:
"Kur tė thėrret ezani mos bėni asgjė,as mos lexoni Kuran,sepse njeriu i cili flet gjatė thirrjes sė ezanit nuk do tė ėshtė nė gjendje tė thotė shehadetin nė shtratin e vdekjes".

Adnan Ameti



Nė goditjen e parė

Jo,nuk ėshtė durim
Kur vrullshėm reagon
Kur tė godet fatkeqėsia
Ti qan e vajton

Kur tė keqen
E kthen me tė keq

Jo nuk mund tė jesh trim
nė mundje kur fiton
Por tė pėrmbahesh
Kur dikush tė zemėron

I Dėrguari a.s. ka thėnė
Loti ėshtė mėshirė
Gjithė munden me qarė
Por…DURIMI ėshtė
Nė goditjen e parė

Adnan Ameti

Krijim

Shiun qė binte e shoqėronin gjethet
qė ishin zverdhur nga vjeshta
me njė dinakėri,
hėna filloi t`i buzėqesh botės,
muzgu hyri fshehurazi nė dhomė,
kaltėrsia e detit hapi krahėt
t`i uroj shiut mirėseardhje,
valėt tė shoqėruara me erėn,
loznin si dy tė dashuruar…
vallė , a mund tė ketė piktor
qė mund ta pikturoj kėtė mrekulli
apo artist qė mund ta kompozoj
nė kitarė kėtė bukuri
a mund tė ketė diku poet
qė mund tė gjej shprehje
pėr kėtė krijim
A nuk meriton tė madhėrohet
Ai qė na dha kėtė gjithėsi
Tė gjitha kėto qė poeti i quan krijim?!!!

Sejhane Mehmeti
 
PM WWW  Top
view post Posted on 15/11/2010, 12:40           Quote
Avatar

Advanced Member

Group:
MODERATORE
Posts:
1,242

Status:


Jetimi

Lotėt mbi faqe mė rrjedhin si shi
Shumė I vogėl,mbeta nė vetmi
Babin mė s’e kam, tani rroj pa shpres
A nuk ėshtė mė mire edhe unė tė vdes
Qė kurė jemi ndarė babi edhe unė
Netėt qė kalojnė pėr mua ska gjum
Ai mė kaloi nė botėn e amshuar
E unė nė kėtė botė mbeta I vetmuar
Edhe jeta ime tani nuk ka vlerė
Si shkuma e detit qė zhduket pėrnjėherė
Para jetės sime u fortėsuan grilat
Kush do pėrkujdeset pėr neve jetimat
Mė herėt e kisha un emrin shpėtim
Tani ma ndėrruan, mė thrrasin Jetim
Kjo ėshtė tradhti ėshtė pabesim
Sikur ankthi i natės kur bie mallkim
Gjama Jetimit larg dėgjohet
Nga kjo gjamė mali tėrbohet
Shkėmbinjt bėhen copė copė
E njerėzit nuk mėrziten dotė
A nuk e dine se unė jam sprovė pėr to
Apo ua ka pirė mendjen djalli
Se kan mendjen te Jetimi
N’pasuri ju ka ra halli
O njeri Krijesė e Zotit
Unė jam sprovė pėr ty
Nga syri kur mė rrjedh loti
Kėrkoj,bamirsi e drejtėsi
Nėse kokėn mė ledhaton
Mė ndihmon tė zbusė vetmin
Unė do bėj lutje pėr ty
Qė shpirti yt tė gjej qetsinė

Adnan Ameti




Urtėsi

Nėse kujtimi i ēdo hershėm
Tė jep dhimbje pėr njė mėkat tė bėrė,
Dije se je pendu!
Nėse ende mendon pėr diēka,
Dije se s’tė ka kalu!
Nėse ke shoqėri tė mirė,
Dije se tė don ZOTI!
Nėse tė duan tė varfėrit e kafshėt,
Dije se gjithashtu tė don ZOTI!
Nėse ke kujdes,
Dije se ske dėshtim!
Nėse e shfrytėzon tė mirėn,
Nuk do tė kesh keq!
Nėse dashuron,
Dije se edhe dashurohesh!
Nėse vlerėson,
Do tė vlerėsohesh!
Nėse mėshiron,
Do tė mėshirohesh!
Nėse falė,
Do tė falesh!
Nėse ia largon dikujt tė keqen,
Do tė ta largojnė edhe ty!
Nėse i pėrgadit dikujt tė mira,
Do tė ta pėrgaditin Xhennetin!
Nėse dashuron vetėm pėr TĖ,
Do tė jesh nėn Hijen e TIJ!
Nėse e don Pejgamberin (alejhisselam),
Do tė jesh me tė!
Nėse lutesh pėr tė tjerėt,
Do tė tė shoqėrojnė Melekėt(duke thėnė: Amin!)
Nėse vdesėsh si Dėshmorė
Do tė kėrkosh tė vijsh pėrsėri...!

Semra Halili



Kurban Bajrami



Mengjesi i kesaj dite sot ndryshe agoi
Te gjithe besimtaret ne nje vend i tuboi
Perqafimi e gezimi aty mbreteruan
dhe njeri tjetrit
Kurban Bajramin ia uruan.

Edhe kete Kurban bajram
nga vellau juaj shume selam.
Sa ka toke e uje ne dete,
ju dhashte Zoti bereqet
Me fat festa ju qofte,
Allahu i Madh ju meshirofte...

Urime kjo feste o musliman
Pasuro zemren ne Islam
Kjo dite per ju qofte shendet
Kurse ne ate bot
Zoti ju shperblefte me Xhennet.

Para se te flasesh-buzeqeshu
Para se te urosh-pershendetu
Para se te perqafosh-duaje sinqerisht
Eshte dita e Bajramit
Ju uroj perjetesisht!

Jeta pa besim nuk ka kuptim
Fjala e bukur dhe vepra e mir
eshte i vetmi shpetim
Kjo dit per ju qofte gezim
Xhenneti qoft i fundit vendbanim.

E mbushur kjo dite plote me gezim,
nuk ka njeri me hidherim.
Shtrihet dora e muslimanit
Urime Festa e Kurban Bajramit.



Bajrami

Sot ėshtė gėzim pėr muslimanin
Kremton festėn e Bajramit.
Vėllau–vėllaut festėn ia urojnė
Luten qė Zoti duat tua pranoj

InshAll-llah Zoti
muslimanėt do ti mbrojė
Zemrat besimtarėve
inshAll-llah ti forcojė.

Tė gjithė janė tė lumtur
Dhe ndihen njejt
Sepse besojnė
Zotin e vėrtet.

Pas ēdo sakrifice Ai tė shpėrblen
Me tė mirat e tij ty tė ushqen
Bajrami ėshtė festė e madhėruar
I pasuri tė varfurin nuk duhet pėr ta harruar

Muslimani sot shumė mirė kalon
Me lutje e dua All-llahun e madhėron
Me respekt tė madhė kėtė e pėrkujton

SEPSE

Vetem Atij I pėrket Falėnderimi .
Lutja,falja,ringjallja dhe agjėrimi.






A e din kush eshte Krijuesi?



Kush mendon se te krijoi ty
dhe token mbi te cilen kalon cdo dite
Rrethin familjar qe te shoqeron
Mendjen me te cilen logjikon

Ngrej koken lart dhe shih qiellin ne lartesi
A thua ate kush e krijoi
Shiun nga rete kush e leshoi
A mendon se per gjithe keto miresi duhet te ekzistoje Krijuesi.

Te le ty te mendosh,
a thua valle do te kuptosh
Do ta kuptosh ndonjehere te verteten
Kush eshte Ai qe ta dhuroi jeten

Kush eshte Ai qe ēdo here te shikon
Dhe asnjeher padrejtesi nuk te ben
Ai eshte qe te krijoi ty
Kthimi yt prap eshte te Ai

Pra,ai eshte Allahu Nje
qe perveq Tij tjeter nuk ka
Faleminderimet vetem Atij i takojn
Per gjitha te mirat qe i shijojm

Per kete duhet te keshe shume kujdes ne jete
urdherat e Tij, t'i kryesh me sinqeritet
Se pari ta shqiptosh me zemer shehadetin
dhe inshAllah ta fitosh Xhennetin.

Pastaj fillo fal namaz qe te gjesh shpetim
Ndjej kenaqesi kur ta kryesh kete obligim
Vere ballin ne sexhde,se me afer Allahut je atehere
lute per ē'fare ke nevoj por me teper qe te te udhezoj

Kur te vendosesh diēka te veprosh
Mendo se ka dikush qe veprat tua i shenon
Pramendoje veten para Krijuesit duke dhene llogari
ne ate moment si do te ndjehesh ti.

Mos haro se jeta e kesaj bote eshte vetem loje
mund shejtani te te mashtroj
Nuk jemi krijuar per argetime te kota
por qe ta adhurojme Allahun ashtu siē Ai kerkon.

Largohu nga epshet mashtruese
ato kenaqesi i ndjen vetem per moment
Pas kesaj peson nje shprastire shpirterore
Asgje e mir nuk mbet,vetem denimi i zjarrit te pret.

Para se te jet vone,
ktheju te Zoti yt me sinqeritet
Leje mbrapa menyren e jeteses qe e kishe me heret
Tash Islamin perqafo,
Perpos ne kete jete,edhe ne tjetren lumturi shijo.
 
PM Mail WWW  Top
278 replies since 27/11/2009, 00:35
 
Reply