MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Sinan Hoxha i fyer me Adelėn

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 1/11/2009, 23:48     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Sinan Hoxha i fyer me Adelėn

Kur bie fjala pėr Sinanin, njerėzit kanė mendime tė ndryshme. Disa mbledhin buzėt, tė tjerėt janė fansa dhe dashamirės, tė tjerėt janė indiferentė, por nė fund mbetet ajo shprehja qė dikush ma tha pesė minuta para se ta takoja Sinanin:
“Opo thoni ēa tė doni, po vetėm ai e mbush plot sallėn e Pallatit tė Kongreseve…”
Sinani ėshtė i qetė pėr atė ēka ėshtė. “Unė jam produkt i dalė 100% nga populli dhe jo nga njė “laborator televiziv” – thotė ai.
“Po bėj njė kėngė tė re, tė cilėn do e nxjerr nga dhjetori. Ėshtė njė duet me njė kėngėtare shumė tė njohur kosovare, por qė nuk dua t’ia bėj publik emrin. Ėshtė njė kėngė qė flet pėr shqiptarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, – na tregon kėngėtari, qė fundjavat e kohėve tė fundit e gjejnė thuajse pėrherė pranė shqiptarėve tė diasporės.
“Ēdo tė shtunė dhe tė diel kėndoj me kontratė nė Gjermani, Zvicėr, Itali dhe Greqi. Vendet ku kėndoj janė diskoteka shumė tė mėdha, pronarėt e tė cilave, sigurisht janė shqiptarė, – thotė Sinani.
Por pyetjes nėse ka menduar ndonjėherė tė marrė pjesė nė festivale tė muzikės popullore, ai i pėrgjigjet:
“Pėr momentin nuk mendoj tė marr pjesė, sepse mendoj qė kėto lloj organizimesh bėhen pėr lanēimin e kėngėtarėve tė rinj. Unė besoj e kam kaluar atė fazė…”
Sinan, ēfarė mendimi keni pėr atė qė luhet “muzikė komerciale”.. Ju vetė bėni muzikė tė tillė dhe jeni kritikuar pėr kėtė gjė apo jo?
Muzikė komerciale ka bėrė Madonna gjithė jetėn dhe ėshtė kritikuar gjithnjė, por ajo mbetet mbretėresha e pop-it.
Karamelja mbahet nė gojė…
Unė vetėm nė Shqipėri dėgjoj tė flitet pėr muzikė tė mirė dhe muzikė tė keqe. Muzika ėshtė muzikė, ato janė nota dhe vetėm njė injorant mund tė thotė qė notat janė tė mira, apo tė kėqija. Po, kam bindjen se kėto kritika bėhen nga kėngėtarė tė pasukseshėm nė stilin e tyre.

Gjithashtu flitet se keni bėrė “para” tė madhe nėpėr koncertet tuaja nė diasporė…
Pagesa ėshtė e kėnaqshme, por mos harro qė pėr realizimin e njė albumi dhe tė dy videoklipeve, duhet shkuar njė vit rresht pėr koncert, por gjithsesi ngelet “diēka” dhe pėr ne.
A ėshtė i dashuruar Sinani?
Sigurisht qė jam, nuk kam pse ta fsheh dhe nuk besoj se mė prish punė.

Sinan, para disa ditėsh u pėrhapėn lajme mbi njė ndodhi tė supozuar qė Adela e Big Brother ka patur njė ofertė nga ju pėr tė prezantuar disa nga koncertet tuaja nė diasporė, por qė nuk ka pranuar, sepse, ju nuk hynit te kėngėtarėt e saj “tė pėlqyer”…
Ēfarė mund tė na thoni?
Nuk besoj qė ėshtė faji im qė Adelajda nė kėto momente ka ngelur keq, pas premtimit qė nuk u mbajt kurrė pėr tė qenė bashkėprezantuese tek “E Diell” me Adi Krastėn..
I sugjeroj tė merret me diēka konkrete, siē po merrem dhe unė.. Nuk besoj se mė ėshtė dashur Adela gjatė kėtyre 15 viteve qė merrem me muzikė.
Nėse njėri prej nesh ka interes pėr tjetrin. ajo ka interes tek unė, jo unė tek ajo. Mė vjen keq qė ėshtė shprehur kėshtu.. Kam qenė fans i saj gjatė lojės nė “Big Brother”.
Nė koncertin tim tė fundit mund tė ketė pasur mbi 5 mijė vetė dhe ky koncert ishte pa Adelėn dhe pa askėnd tjetėr. Unė jam produkt i dalė 100% nga populli dhe jo nga njė “laborator televiziv”.
Keni folur me Adelėn pėr diēka tė tillė.. Apo janė marrė menaxherėt dhe miqtė me kėto tratativa?
Unė me Adelajdėn s’kam folur asnjėherė nė telefon..
Por desha tė them, jam shumė i sigurt, madje madje ėshtė e vėrtetuar qė Adela, qė nuk pėlen muzikėn time, ka tė paktėn njė CD timen nė shtėpi, por Adela kėrkon tė hiqet sikur ėshtė rritur me “50 Cent”.
Unė kam publik dhe nuk mė duhet Adela. Oferta mė e madhe qė i ėshtė bėrė Adelės i ėshtė bėrė nga partitė politike, pėr fushata elektorale, gjė qė mua s’mė ka interesuar asnjėherė.

Je i sigurt dmth qė Adela e pėlqen muzikėn tėnde?
Vetėm po tė kėndoja nė gjuhėn kinezēe do tė mendoja qė Adela nuk mė dėgjon dhe nuk mė pėlqen, dhe do e’i jepja tė drejtė. Unė kėndoj muzikė e Ballkanit, tė cilit i pėrket dhe Adela nga Kavaja.

Gazeta Shekulli

 
Top
0 replies since 1/11/2009, 23:48   124 views
  Share