MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Adelajda e Big

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 1/11/2009, 23:46     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline



Brother:Adi Krasta mė la vetėm


Kanė vendosur tė flasin qė tė dy dhe tė tregojnė mė nė fund pėr tė gjithė lexuesit, se ēfarė kanė ndjerė nė zemrat e tyre pas ikjes nga programi “E Diell”. Ajo e detyruar nga sfida dhe Ai me dėshirėn e tij, duke qenė i bindur se aty po bėhej njė padrejtėsi, njė prapaskenė, jo njė lojė. Sot mbas disa javėsh pauze dhe reflektimi, ata kanė ide mė tė qarta pėr atė qė ka ndodhur, mendojnė se kanė arritur tė zbardhin tė vėrtetėn dhe nuk fajėsojnė veten e tyre pėr asgjė, por ama ndjejnė keqardhje pėr faktin se rruga e tyre tek ai televizion qė i krijoi si personazhe, u pre pa filluar mirė akoma.
Duke qenė personazhe qė kanė sjellė njė risi nė gazetarinė e shkruar, duke surprizuar gjithkėnd me shitjet nė tirazhe marramendėse, Adela dhe Bjordi janė tė rinjtė e zakonshėm, qė bėjnė momentalisht gjėra tė zakonshme, por qė popullaritetin ia ka zili edhe ai Vip-i i karrierės. Por kjo ėshtė diēka me tė cilėn ata tashmė janė mėsuar, paēka se nė fillim u ndjenė tė shokuar nga ky fenomen. Tani kanė filluar tė pėrdorin gjithnjė e mė shpesh fjalėn “nesėr”, pėr tė ngritur bazat e asaj qė do tė jetė e ardhmja e tyre, ashtu siē ata e kanė ėndėrruar. Duan tė ndjekin pasionet e tyre dhe tė tregojnė se vlejnė dhe kanė aftėsi dhe talente tė cilat mezi presin t’i shfaqin. Por ama duan qė kėsaj here dera t’ju hapet me dashamirėsi, me sinqeritet dhe mbi tė gjitha nuk duan tė zhgėnjehen mė, paēka se Bjordi thotė se pėr tė rinj si ata, asnjė dramė apo tronditje nė jetė nuk arrin qė t’ju a prishė ekuilibrat pasi ata dinė qė gjithēka ta kthejnė nė favorin e tyre dhe nuk e kanė ndėrmend tė ndalen. “Stacioni” mė i afėrt? Do na e tregojnė vetė nė intervistat e tyre…

Duke parė si rrodhėn ngjarjet, a duhet ne tė mendojmė se pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes dhe pėr tė bėrė bujė, duhet patjetėr qė tė krijohet njė lidhje brenda shtėpisė sė “Big Brother”?
Adela: Sigurisht qė jo. Jam e bindur se, si Bjordi ashtu edhe unė, edhe po tė mos kishim qenė tė lidhur, gjithsesi do tė kishim tėrhequr vėmendjen. Kjo sepse historitė tona personale janė paksa mė tė veēanta se tė tjerat, por nuk mund ta mohoj se lidhja jonė ka bėrė qė kjo vėmendje tė jetė mė e madhe.
A ke mundur ti t’i japėsh njė shpjegim kėtij fenomeni?
Lidhja jonė ka ngjitur nė publik pasi ėshtė kuptuar dhe parė qartė qysh nė fillesat e saj se ajo ishte diēka e vėrtetė dhe aspak e shtirur. Njerėzit kanė nevojė pėr gjėra tė vėrteta, por mbi tė gjitha kanė nevojė pėr dashuri, edhe nė ekran, pasi ata janė tė lodhur nga njė botė e ngarkuar me fenomene negative dhe e privuar nga dashuria.
Vėmendjes publike i ėshtė pėrgjigjur menjėherė media, ajo e shkruara sidomos. Si je ndjerė teksa ke lexuar qė ėshtė shkruar kaq shumė pėr ty?
Mė kanė mėrzitur tė pavėrtetat dhe sidomos interpretimet dhe aludimet personale, kanė mėrzitur familjen time gjithashtu. Ndėrsa pjesa tjetėr normalisht qė mė ka pėlqyer dhe mė ka bėrė tė ndjehem mirė.
Na trego njė shkrim tė “Panorama Plus” qė tė ka mėrzitur, pasi pėr mediat e tjera nuk mund tė komentojmė pasi nuk ėshtė etike.
Shkrimi me titull “Adela kapet mat te shtėpia e Pirro Ēakos”, ose mė saktė titulli pasi shkrimi nuk kishte diēka dashakeqėse. Kjo bėri qė tė prishen marrdhėniet e mia me njė kompozitor tjetėr me tė cilin kishim nė projekt njė kėngė. Ai e mori gjithė kėtė si njė fyerje profesionale ndaj tij, ndėrkohė qė vizita ime tek shtėpia e kantautorit tė njohur Ēako ishte thjesht miqėsore. Fakti qė edhe sot mbas kaq kohe unė nuk kam bėrė njė kėngė me tė, e vėrteton mė sė miri kėtė qė thashė.
Pra ke vendosur tė kėndosh?
Duke qenė se unė e dua shumė muzikėn, kisha dėshirė tė bėja njė kėngė, thjesht pėr kėnaqėsi jo si punė. Gjithsesi ėshtė njė projekt qė ėshtė shtyrė nė kohė por nuk ėshtė anulluar. Do mė pėlqente tė bėja njė kėngė qė flet pėr historinė time tė dashurisė.
Po projekti me Sinan Hoxhėn ēfarė ishte?
Nė fillim tė verės Sinani na kishte ftuar sė bashku me Bjordin pėr tė qenė protagonist nė njė klip tė tij por ky projekt nuk u realizua.
Pse, pasi sipas informacioneve tona pagesa ishte joshėse?
Sepse ne prisnim qė tė bėheshim pjesė e njė spektakli tė rėndėsishėm dhe donim tė pėrqendroheshim vetėm aty.
E ke fjalėn pėr “E diell”?
Po.
Nė fakt pati njė mospėrputhje mes asaj qė tu premtua dhe asaj qė t’u ofrua apo jo?
Pikėrisht, por duke mė ofruar njė rol nė kėrcim, ata pėrmbushėn mesa duket premtimin e tyre.
Sikur Krasta tė mos ta bėnte ofertėn pėr tė qenė pjesė e programit tė drejtuar prej tij, ti vetė a ke patur ambicie pėr tė qenė kaq shpejt nė ekran?
Pėr vite me radhė kam parė shumė televizor, ndėrkohė qė ėndrra ime ishte qė edhe unė njė ditė tė bėhesha pjesė e tij, por e gjitha kjo mbetej nė kufirin e njė ėndrre. Por ndodhi njė gjė shumė e bukur, njė njeri i rėndėsishėm i televizionit siē ėshtė Adi Krasta, e kuptoi ėndrrėn time dhe mori pėrsipėr tė bėhej rruga qė tė ēonte nė realizimin e saj.
Po tani, a mund tė thuhet se Krasta ta mbylli atė rrugė qė vetė ai deshi tė ta hapte?
Nuk mendoj se ma mbylli rrugėn, pėrkundrazi ai ishte shoqėruesi im deri nė njė pikė tė kėsaj rruge, deri aty sa ecėm sė bashku. Mė pas mbase ai u lodh, mbase u mėrzit… dhe mė la vetėm. Tani unė duhet tė rinisem dhe kėtė rrugė ta vazhdoj vetėm.
“Mbase u mėrzit, mbase u lodh”… thoni ju. A keni menduar ndonjėherė se mbase edhe u zhgėnjye?
Kėto qė thashė janė thjesht aludime tė mia pasi unė akoma nuk e di tė vėrtetėn, por ama di njė tė vėrtetė tjetėr shumė tė madhe, atė qė unė asnjėherė nuk kam bėrė asgjė pėr tė zhgėnjyer atė apo kėdo tjetėr.
A i ke vėnė ti disa kushte atij dhe stafit pėr tė qenė pjesė e programit “E diell”?
Absolutisht jo. Unė nuk kam qenė nė pozicion pėr tė vėnė kushte, unė thjeshtė kam kėrkuar ndihmė duke parė dashamirėsinė qė Krasta tregonte pėr mua.
Por ama mbete keq kur e pe qė tė caktuan njė rol qė ti nuk e doje…
Kjo ėshtė e vėrtetė. Kam qenė nė dilema tė mėdha para se tė niste “E diell”, pasi nuk doja ta pranoja, mendova me impulsivitet pasi kėtė karakter kam. Por mė pas duke dėgjuar kėshillat e Bjordit dhe shumė miqve tė mij tė dashur, e pashė kėtė propozim thjesht si njė rrugė pėr tė shkuar aty ku doja unė dhe pranova.
Ēfarė mendove kur pe Aidėn si sfidante, ēfarė ndjeve nė ato momente?
Unė e dija atė qė ishte pėrgatitur tė ndodhte. Paēka se askush nga stafi nuk mė kishte thėnė asgjė, por ēdo gjė kuptohej nga mėnyra sesi ishte ndėrtuar loja e asaj jave, nga lėvizjet e stafit, nga oraret….Pastaj, pėr tė qenė e sinqertė deri nė fund me ju, si nė ēdo vend tjetėr, edhe tek Top-i dekonspirohen shumė gjėra, kėshtu qė mua mė kishin thėnė se do tė vinte Aida nė vendin tim, madje kisha dėgjuar edhe pėr Eltonin.
Pavarėsisht gjithė asaj qė ndodhi, kanė kaluar disa javė dhe besoj janė sfumuar tashmė gjykimet emocionale. Sot qė je e qetė, si mendon, a je gati pėr njė eksperiencė nė televizion?
Shumė shpejt do ta jap kėtė pėrgjigje me daljen time nė njė ekran.
Nė fakt ėshtė pėrfolur pėr mundėsinė e angazhimit tėnd dhe tė Bjordit diku tjetėr, mund tė na tregosh diēka mė shumė?
Dua qė tė jetė njė surprizė.
Kjo dalje e jotja nė ekran do tė thotė se mė nė fund ėndrra jote do tė jetė realizuar?
Me kėtėn dalje, ėndrra ime thjeshtė do tė fillojė tė marri jetė.
A do tė bėhen pengesė kontratat me “Top Channal” pėr t’u angazhuar nė njė televizon tjetėr, (ėshtė ky njė argument tjetėr shumė i lakuar)?
Jo, nuk e besoj. Kontrata me “E diell” ėshtė mbyllur, pasi, mbas sfidės unė nuk konsiderohem mė pjesė e atij programi.
Qė do tė thotė se nuk paguhesh mė?
Natyrisht.
Meqė kaluam tek paratė, cilat janė tė ardhurat e tua ose mė saktė me ēfarė parash jeton tani qė nuk je akoma nė punė dhe nuk jeton pranė familjes tėnde?
Qė kur dolėm nga “Big Brother”, ēdo dalje e jona nė publik pėr fushata elektorale etj, si dhe ēdo dalje nė media, psh nė kopertina revistash, na ėshtė paguar, madje shumė mirė. Meqė ra fjala ju sa do nė paguani pėr kėtė intervistė? Ose mė mirė jepjani Bjordit pasi nė familjen tonė tė re, paratė i menaxhon ai…
Tani meqė jemi femra dhe po flasim pėr paratė, mė rrėfe njė sekret tė cilin unė nuk do ia them askujt: ky Bjordi 20 vjeēar qė na u prezantua si pronar i njė firme ndėrtimi nė Itali, nė fakt ėshtė ndopak i pasur?
Pėr mua Bjordi ėshtė njeriu mė i pasur nė botė, nga ēdo aspekt.
Nė kontekstin e parave, nuk mund tė shmang kuriozitetin e madh tė tė pyes pėr milionerin kosovar qė jeton nė Suedi, Hysni Pacolli, kushėririn e parė tė Behgjet Pacollit i cili ėshtė fans i joti.
Po ėshtė e vėrtetė qė ky zotėri i nderuar erdhi deri nė Kavajė tė mė takonte pasi mė kishte ndjekur nė “Big Brother”. U miqėsua mė prindėrit e mij dhe i ftoi ata nė Suedi. Prindėrit sapo janė kthyer qė andej dhe kanė mbetur tė impresionuar nga pritja qė i ka bėrė Hysniu dhe familja e tij. Pėrfitoj nga rasti t’i falenderoj nga zemra pėr gjithēka kanė bėrė, dhe iu premtoj se shumė shpejt do shkoj vetė nė Suedi t’ja jap kėto falenderime personalisht.
Ti hyre nė “Big Brother” me synimin qė tė ndryshoje njė herė e mirė jetėn tėnde. Sot ne shohim qė ndryshimin e ke bėrė dhe tė madh madje. Por a ishte kjo jetė qė po bėn, ajo pėr tė cilėn ti ėndėrroje?
Mė ka mbetur pa realizuar vetėm puna, tė paktėn deri tani qė po flasim. E gjithė pjesa tjetėr ėshtė shumė mė e bukur nga ē’e kisha imagjinuar.

Aftėsitė e mia tani do t’i tregoj nė njė tjetėr ekran
Mė nė fund vendose tė flasėsh pėr “Panorama Plus” ndėrkohė qė ta kemi kėrkuar kaq herė dhe nuk ke pranuar…
Arsyeja e refuzimit ishte sepse jo gjithmonė jam ndjerė mirė me ato qė keni shkruar dhe nė fakt e kisha vendosur tė mos flisja asnjėherė pėr ju por duke parė hapėsirėn qė na kushtoni dhe faktin se fansat e mi kėrkojnė lajme mbi ne tek kjo gazetė, mendova se duhet tė flisja, tė sqaroja disa tė vėrteta dhe pozicionin tim aktual.
Pas kaq kohe vėmendje mediatike, ndjehesh ndopak i lodhur apo vijon tė tė pėlqejė?
Tė jesh nė qendėr tė vėmendjes nuk tė lodh por tė mban gjallė. Pjesa e lodhshme ėshtė dizinformimi dhe shfrytėzimi pa kriter i imazhit tim. Nė fakt do tė doja qė tė lodhesha duke punuar, jo duke menduar pėr tė tilla gjėra stresuese.
Ēfarė ndjen njė individ kur bėhet i superkėrkuar vetėm pėr faktin se ai bėri publike pėrditshmėrinė e tij tė zakonshme nė ekran, pa na shfaqur akoma ndonjė talent apo dhunti tė caktuar?
Unė e di mirė qė njė artist apo njė person Vip ėshtė nė vėmendje tė publikut pėr atė qė jep, jo aq pėr atė qė ėshtė. Fakti qė pėlqehem pėr atė qė jam ėshtė njė avantazh, por ekziston gjithmonė frika se kur tė vijė momenti pėr tė shfaqur atė qė kam pėr tė dhėnė, mos i zhgėnjej adhuruesit i mi. Mua mė duhet patjetėr tė marr si pikėnisjeje, pikėn nė tė cilėn ndodhem tani, por mendoni vėshtirėsinė time pėr tė shkuar mė lart se sa lartėsia ku mė kanė ngritur tė gjithė ata qė mė duan…
Nė fakt ēfarė mund tė japė Bjordi?
Unė mund tė jap produktin e fantazisė dhe tė talentit tim. Ėshtė me siguri diēka qė do mė ngrejė nė atė lartėsinė pėr tė cilėn folėm mė lart, por kėsaj here falė punės time.
Mund tė na tregosh diēka edhe mė konkrete nė lidhje me kėtė?
Po studioj ditė pėr ditė atė qė do tė jetė nė njė tė ardhme puna ime. Po punoj autodidakt dhe me profesor dhe po shkruaj mbi katėr orė nė ditė. Bėhet fjalė pėr njė skenar filmi tė cilin po e shkruaj vetė. Po bashkėpunoj me njė regjisor pasi e pranoj se kam nevojė pėr ndihmė, ndėrkohė qė edhe Adela po jep kontributin e saj nė kėtė projekt timin.
Dimė qė mamaja dhe motra jote, ato me tė cilat ti jetoje para se tė hyje nė “Big Brother”, jetojnė nė Itali. Pavarėsisht rrethanave shumė privilegjuese mbi tė cilat ti ke ndėrtuar jetėn kėtu, gjithsesi faktin qė ke lėnė familjen dhe Italinė, e ke konsideruar ndonjėherė si sakrificė?
Ėshtė sakrificė, nuk mund ta mohoj pasi unė po privohem nga disa kėnaqėsi shpirtėrore dhe nga disa komoditete tė cilat i kisha mė pėrpara. Por duke patur parasysh se gjithēka po e bėj pėr ėndrrėn, pėr pasionin tim, pėr tė dashurėn time qė sot ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr mua, mendoj se sakrifica ia vlen.
Po biznesin qė kishe nė Itali, e ke mbyllur apo e menaxhon dikush tjetėr?
Atė e menaxhon mamaja ime, madje edhe mė mirė se unė.
Mė lart fole pėr dashurinė si gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn tėnde, duke iu referuar Adelės natyrisht. Nė fakt ka ekzistuar gjithmonė njė farė skepticizmi pėr lidhjen nė “Big Brother” dhe nė rastin tuaj, tė shumtė ishin ata qė mund tė vinin bast se lidhja juaj nuk do ishte jetėgjatė. Cila ėshtė ajo forcė qė bėri qė kėta skepticistė ta humbnin kėtė herė bastin?
Nuk iu vė faj mosbesuesve pasi edhe unė vetė kam qenė njėri nga ata, por mesa duket fati mė luajti kėtė rreng, duke mė demonstruar se dashurinė e madhe tė jetės mund ta takosh edhe nė “Big Brother”, siē mund ta takoja kudo tjetėr. Por nė rastin tonė, ne patėm favorin e madh se aty brenda u njohėm, u lidhėm ndėrsa kur dolėm jashtė, duke jetuar ditė pėr ditė me njėri-tjetrin, veēse e konfirmuam kėtė ndjenjė. Nuk ka lumturi mė tė madhe nė botė pėr mua, besoj edhe pėr tė tjerėt, se sa kur zgjohesh nė mėngjes dhe nė krahun tėnd ke femrėn qė dashuron e cila tė buzėqesh.
Shumė romantike kėto qė thua dhe gati-gati duket si pa vend tė vijoj me pyetjen tjetėr, por ėshtė nė interes tė gjithė atyre qė tė ndjekin, qė tė mėsojnė mė shumė pėr marrėdhėnien tėnde me “Top Channel”. Ėshtė shkruar shumė pėr kėtė gjė, edhe nga ne, por do tė donim njė sqarim prej teje. Mė konkretisht a ishte angazhimi yt tek “E diell” brenda pritshmėrive tė tua?
Absolutisht jo. Ishte diēka e papritur pėr mua. Me “Top Channel” kishim projekte tė tjera, por meqė ishte i vetmi propozim qė mu bė, u detyrova ta pranoj.
Pėr ēfarė projektesh tė tjera bėhej fjalė?
Nuk ia vlen t’i pėrmendim pėrderisa ato nuk do tė mund tė realizohen mė.
Qė do tė thotė se ti e konsideron veten pėrfundimisht tė larguar nga ky televizion?
Jam larguar nga ajo pjesė e Top-it qė quhet “E diell”.
Dhe ishte njė gjest dashurie, pasi kėshtu na u servir apo jo?
Lėnia nė mes e programit nga ana ime, nuk ishte njė gjest dashurie pasi unė kam se ku tė jap prova dashurie, nuk kisha pse ta bėja aty. Ai ishte thjesht dhe vetėm njė reagim ndaj njė padrejtėsie, ndaj mungesės sė respektit tė cilin ne e kishim shfaqur me shumicė, por qė pėr fat tė keq nuk qe asnjėherė reciprok.
Pėr ēfarė tė vjen mė shumė keq, nga gjithė kjo qė ndodhi?
Mė vjen keq pėr faktin se bashkėpunimi me kėtė televizion do tė sillte njė pėrfitim tė ndėrsjelltė. Mė vjen keq qė marrėdhėniet u prishėn pa mundur tė zbulojmė shumėēka nga njėri- tjetri. Megjithatė, pėr vetė moshėn time tė re, unė jam i aftė qė tė mos e kthej asgjė nė dramė. Pėrkundrazi ēdo moment, sado i vėshtirė qė tė duket, unė di ta kthej nė njė benefic pėr veten time.
Me cilin personazh televiziv tė “Top Channel” apo drejtues tė tij, arrite tė krijosh njė marrėdhėnie miqėsore?
Miq nuk arrita tė bėj, pasi mik ėshtė fjalė e madhe por as armik nuk konsideroj askėnd, kjo ėshtė natyra ime.
A je dakord me deklaratėn e nėndrejtorit tė “Top Channel” dhėnė njė javė mė parė nė gazetėn tonė ku ai thotė se nuk ėshtė problem tė bėsh njė njeri tė famshėm kur ke njė televizion nė dorė, madje edhe pėr njė javė?
Pėr njė javė mund tė bėjė dikė tė njohur, mbase dhe shumė tė njohur, por jo tė dashur e aq mė pak tė famshėm. Kjo, pasi nė kėtė rast do tė kishim njė punė tė njėanshme, ndėrkohė qė duhet tė dy palėt tė punojnė fort pėr t’i imponuar publikut vėmendjen dhe mė shumė akoma, dashurinė. Unė personalisht nuk e konsideroj veten tė famshėm, por me popullaritet. Fama fitohet pėrgjatė punės dhe pėr njė kohė tė gjatė, atė nuk ta fal kush, qoftė ky edhe njė televizion i madh si “Top”-i.
A tė frikėson ideja se nėse ti nuk arrin tė dalėsh nė sipėrfaqe me kualitetet e tua, brenda njė kohe tė shkurtėr, gjithė vėmendja mediatike ndaj teje do tė zvenitet sapo tė fillojė “Big Brother 3”?
E bukura e kėsaj bote ėshtė qė tė gjithė jemi unikė nė llojin tonė dhe pėlqehemi ose jo pikėrisht pėr kėtė arsye. “Big Brother 3” do tė popullarizojė dhe promovojė shumė personazhe, por ama secili prej tyre do tė jetė i ndryshėm nga unė.
Po flitet shumė pėr disa projekte tė mundshme tė tuat me televizione tė tjerė. Mund tė na tregosh diēka mė konkrete?
Asgjė konkrete nuk mund tė them pėr momentin por ajo qė dua tė pohoj ėshtė se atė qė “Top Channel” nuk arriti ta bėjė me mua, pra tė shfrytėzojė aftėsitė dhe kapacitetin tim, do ta bėjė shumė shpejt njė televizion tjetėr.
Pra tė intereson televizioni?
Qėllimi i jetės time ėshtė ekrani por ama ekrani i madh, por mesa duket fati e do qė tė kaloj nga ekrani i vogėl pėr tė arritur atė tė madhin.

Ermira Shpetimi

Panorama PLUS

Bjordi, Qetsori, Adela dhe Adi finalistet e Big Brother Albania 2
Sinan Hoxha i fyer me Adelėn e Big Brother
Adela dhe Bjordi, dje dorė pėr dore nė Bllok
Big Brother Albania 2: Fundi i lojės pėr Liritėn
Top channel ngriti siparin e Big Brother 2
Me 7 shkurt nis “Big Brother Albania 2″
Noēja shfaqet nė publik pothuaj lakuriq
Bjordi dhe Mimoza dy fituesit e Big Brother sipas Galeria Shqiptare
Perfundon Top Fest 6
“Big Brother”, iken Aida
 
Top
0 replies since 1/11/2009, 23:46   197 views
  Share