MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

PHP – Praktikat e Kodimit tė Rregullt

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 10/10/2009, 23:57     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


PHP ėshtė ndoshta teknologjia pėr web mė e njohur e mė e pėrdorur, por gjithashtu edhe mė e pėrfolura. Deri nė vitet e fundit, PHP ėshtė konsideruar si njė gjuhė programimi pėr web e drejtuar tek fillestarėt. Gjėrat pėr fat tė mirė kanė ndryshuar, por shumė programues kanė mbetur nė disa standarte qė janė pikėrisht ajo qė i ulėn reputacionin PHP-sė. Fundja, ēfarė rėndėsie ka fuqia e gjuhės kur programuesi nuk di ta shfrytėzojė? Njė pyetje retorike qė i drejtohet kujtdo (pėrfshirė mua) pėr t’i stimuluar tė kodojnė me standarte. Le tė spostohemi nė thelbin e temės e tė diskutojmė disa mėnyra qė do t’ju ndihmojnė tė kodoni mė mirė.

- Krijoni njė mjedis pune tė pėrshtatshėm -

Tė shkruash kodin ėshtė nė thelb pjesa mė e rėndėsishme e punės sė njė programuesi, por shpesh anashkalohen disa elementė dytėsore qė mund tė rrisin produktivitetin tuaj apo tė ekipit ku merrni pjesė. Hapi i parė dhe baza e mjedisit ku punoni ėshtė editori. Ndėrkohė qė disa janė tė kėnaqur me Notepad, mund ta merrni me mend qė opsione si: ngjyrosja e kodit, plotėsimi automatik dhe udhėzimi i kodit, menaxhues i integruar skedarėsh, etj, janė jetikė pėr tė shpejtuar dhe pėrmirėsuar punėn tuaj. Provoni programe si Dreamweaver, Aptana Studio, Zend Studio e Eclipse PDT dhe zgjdhni atė qė ju pėshtatet mė sė miri.

Njė tjetėr detaj qė programusit e anashkalojnė ėshtė konfigurimi i serverit, mė saktėsisht konfigurimi i vetė PHP-sė. Askujt s’i bėn keq tė njohė disa rregulla kryesore tė Apache, tė konfiguroje serverin e databazės pėr ta pėrshtatur me aplikacionin qė po krijon apo tė konfigurojė PHP-nė pėr ta bėrė mė tė sigurt e mos t’i krijojė vetes probleme nė tė ardhmen.

- Fillimi i mbarė, gjysma e punės: Taget PHP -

Pėr tė shkruar kodin PHP, ju ofrohen disa alternativa, ndėr tė cilat:
view source
print?
1.<?php $a = $b + $c; //stili i rregullt ?>
2.<? $a = $b + $c; //stili i shkurtuar ?>
3.<% $a = $b + $c; //stili ASP %>
4.<script language="php">$a = $b + $c; //nuk e di pse kjo egziston!</script>

Secili nga stilet e shėnuara mė sipėr ėshtė nė rregull pėr veten e tij, por pėrdorimi i stilit tė parė do ju sigurojė kompatibilitetin nė ēdo lloj konfigurimi tė serverave dhe nė versionet e ardhshme tė PHP-sė (nė versionin 6, taget e shkurtra nuk suportohen).

- Komentet nuk harxhohen -

Komentet dhe shėnimet janė jetėsore jo vetėm nė programim, por nė shume aktivitete ku memorja s’mund t’ja dalė e vetme. Ju siguroj qė njė kod i shkruar sot, pas 6 muajsh do ju duket totalisht abstrakt nėse nuk e keni komentuar mirė. Mos i harxhoni vetes kohė duke ju rikthyer njė kodi sa herė duhet ta modifikoni, por pėrdorni komentet me shumicė. PHP ofron tre mėnyra pėr tė komentuar kodin.

Komentet nė rrjesht tė vetėm
view source
print?
1.$a = $b + $c; //ketu llogaris vleren e variables $a
2.echo $a; #ketu printoj variablen $a. Ky lloj komenti (stili Perl) nuk keshillohet

Komentet nė shumė rrjeshta
view source
print?
01./*
02.Ky funksion kthen shumen e dy numrave.
03.Perdorimi: echo mblidh(5, 7);
04.Ketu po shtoj nje rrjesht te trete
05.*/
06.function mblidh($b, $c)
07.{
08. return $b + $c;
09.}

- Hapėsirat qarkullojnė ajrin -

Krahas komenteve (tė cilat i diskutuam mė sipėr), hapėsirat janė njė element shumė i rėndėsishėm pėr leximin e kodit. Konsideroni tė keni njė kod si mė poshtė e t’i riktheheni pas 3 muajve. Kodi ėshtė fare i thjeshtė, e pėrsėri krijon konfuzion.
view source
print?
01.function saParaKam($para)
02.{
03.switch($para){
04.case 50:
05.echo 'Te dalin per nje kafe';
06.break;
07.case 100:
08.echo 'Mund te pish disa birra';
09.break;
10.case 1000000000:
11.echo 'Si te shkon jahti?';
12.break;
13.}
14.}
15.saParaKam(100);

Ndėrsa duke pėrdorur hapėsira, mund ta lexoni shume thjeshtė e tė kuptoni pothuajse menjėhere funksionin e tij.
view source
print?
01.function saParaKam($para)
02.{
03. switch($para){
04. case 50:
05. echo 'Te dalin per nje kafe';
06. break;
07. case 100:
08. echo 'Mund te pish disa birra';
09. break;
10. case 1000000000:
11. echo 'Si te shkon jahti?';
12. break;
13. }
14.}
15.saParaKam(100);

- HTML mbetet HTML -

Praktika standarte thotė se kodi PHP duhet ndarė nga ai HTML, nė mėnyrė qė tė ndahet logjika (PHP) nga prezantimi (HTML). Kjo ėshtė mė se e vėrtetė dhe duhet respektuar aty ku ėshtė e mundur. Konsideroni shembujt mė poshtė.

Kėtu printojmė HTML-nė me PHP
view source
print?
1.$var = 'Ky eshte nje tekst';
2.echo '
';
3.echo $var;
4.echo '
';

Ndėrkohė qė kodin mė sipėr mund ta shkruajmė fare lehte ne kėtė mėnyrė:
view source
print?
1.<?php $var = 'Ky eshte nje tekst'; ?>
2.
<?php echo $var; ?>


Si mund ta shihni, lexohet mė lehtė dhe e ndan mė sė miri prezantimin nga logjika. Megjithatė ka raste ku ndarja ėshtė e vėshtirė apo nuk leverdis, kėshtu qė nuk ka asgjė tė keqe tė printoni HTML pėrmes PHP-sė. Kur e bėni, tė paktėn zbatoni standartet e HTML-sė.

Kodim qė nuk respekton standartet e XHTML-sė sepse atributet duhet tė rrethohen nga thonjėza dyshe.
view source
print?
1.echo "
Ky eshte nje tekst
";

Kodi i mėsipėrm duhet tė shkruhet nė kėtė mėnyrė (e dalloni ndryshimin e thonjėzave?):
view source
print?
1.echo '
Ky eshte nje tekst
';

- Vendosini emrin -

Emrat e variablave, konstanteve, funksioneve e klasave duhet tė pėrshkruajnė veten sa mė mirė, nė mėnyrė qė mos ta mendoni 2 herė se cili ėshtė funksioni i tyre. Mundohuni tė zgjidhni emra sa mė tė pėrshtatshėm e tė shkurtur sa ėshtė e mundur.

Variabla si ato qe kam pėrdorur deri tani unė nė kod s’kanė asnjė lloj kuptimi, por pėr arsye demonstrimi janė nė rregull. Nė njė aplikacion tė vėrtetė, variabla si: $var1, $var2, $a, $b, mundohuni ti shmangni. Ide e mirė ėshtė tė pėrdorni emra si: $shuma, $rezultati, $numriRreshtave, etj.

- Objektet janė miku juaj mė i mirė -

Objektet janė njė temė pėr programues me eksperiencė sepse ka vėrtetė shumė gjėra tė pėfshira. Nuk mjaftojnė njohuritė bazė mbi sintaksėn apo disa aplikacione qė mund tė keni koduar. Duhen njohuri tė forta mbi funksionimin e objekteve dhe mbi tė gjitha, aftėsi analizuese pėr tė veēuar pjesėzat e ndryshme. Nė kėtė seksion do kisha shumė pėr tė folur, kėshtu qė po e lė pėr njė arikull tė dedikuar. E vetmja kėshillė qė mund t’ju jap ėshtė tė investoni sa mundeni nė kodimin me objekte sepse jo vetėm do keni njė kod tė rregullt e tė lexueshėm, por do rrisni produktivitetin tuaj me disa faktorė.

Shpresoj t’ju kenė shėrbyer kėshillat e mia e t’ju ndihmojnė tė bėheni programues sa do pak me tė rregullt. PHP-ja ėshtė njė botė e bukur dhe e madhe, nė tė cilėn tė gjithė kemi shumė pėr tė zbuluar.

 
Top
0 replies since 10/10/2009, 23:57   91 views
  Share