MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Llojet e drogave

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 15/6/2009, 22:04     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Emra te tjere.

Inhalants, glue.

Kategoria e droges.

Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim. Varesia.
Ka pak rrisk fizik per varesi fizike nga abuzimi i solventeve, por perdoruesit e rregullt mund te behen te varur psikologjikisht.
Te rinj me probleme personaliteti e ne familje jane ne rrezik te vecante per tu bere perdorues te rregullt te solventeve.

Menyra e perdorimit.
Duke marre fryme (thithur avujt), zakonisht nga nje qese plastike te vene ne hunde dhe/ose ne goje, ose nga nje cope rrobe a shami e zhytyr ne solvente.

Perdorimet e ligjshme.
Solventėt pėrdoren kudo; nė industri, prodhime shtėpiake e ato kozmetike. I hasim nė formė spėrkatėsi (spray) pėr floke, pėr bojė, si gaz ēakmakesh, dhe deodorantė.
Ato gjinden ne adezive (ngjites), bojra, ne solucionet per heqjen e bojes, karburante (benzina) dhe ne lengjet pastruese.
Produktet te cilat permbajne ose jane solvente nuk duhen shitur tek personat nen moshen 18 vjecare.

Efektet afatshkurtra.
Nje fare euforie e lehte, marrje mendesh, konfuzion, dhe pergjumje progresive; me rritjen e dozes kemi humbje te kordinimit. Aksidentet e te gjitha llojeve kane shance te ngjasin. Ritmi i zemrės mund te shqetesohet, ndonjehere ne menyre fatale. Dozat e larta sjellin keq-orientim, halucinacione, humbje tė vetėdijes. Marrje mendesh, te vjella, dhe dhimbje koke jane te pranishme gjithashtu. Eshte nje fenomen ne rritje ne te rinjte ne mbare Europėn, japim nje shembull ketu, ne Gjermani ka mbi 117 vdekje te shkaktuara prej tyre ne vit, France 120 e Britani 100.

Efektet afatgjata. Rreziqet.
Nje nga rreziqet me te medha te abuzimit te solventeve eshte: plagosja apo vdekja aksidentale, kur individi eshte nen efektin e tyre. Disa produkte, vecanerisht gazet ne forme aerozolesh, gazi i butanit, dhe lengjet qe i perdorim per pastrim, mundet qe ta crregullojne ne menyre serioze ritmin e zemres e disa here sjellin vdekje.
Aerozolet (spray) e butani (gaz) gjithashtu mund te sjellin MBYTJE, duke ftohur pernjehere rruget e frymemarrjes e keto jane vecanerisht te rrezikshem nese leshohen ne goje !
Jane raportuar raste kur leshimi i gazit butan ne goje ka shkaktuar zjarr.
Produktet nė trajtė aerozoli, si deodorantet e boja (nė formė kutish qė perdoret si spray) mund tė mbysin pėrdoruesin duke bllokuar mushkėritė.
Njerezit kane vdekur duke thithur solvente nga thase plastike te vene mbi koken e tyre. Ekziston nje rrezik per vdekje nga inhalimi i te vjellave e depresioni i mekanizmit te frymemarrjes.
Perdorimi afatgjate i lengjeve pastruese me baze solventesh mund te sjelle demtime te perhershme te mėlēisė e te veshkave, ndersa ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė ndaj benzenit (gjendet nė ēimentot plastike, pastruesit e bojės, karburantėt) mund tė ēojnė nė probleme tė gjakut e tė mėlēisė. Adezivet me baze Hekzani mund te sjellin demtime nervore te cilat shfaqen ne humbje ndjeshmerie e tremor. Thithja e perseritur e karburanteve te papastra - ne anglisht Leaded Petrol - (qe do te thote benzine e pasur ne plumb, plumb-plumbi/ Pb- metal i rende) con ne helmime Plumbi.
Perdorimi i rregullt i solventeve sjell, mbi-lodhje, dobesi te pergjithshme e harrese. Perdorimi i "rendeshem" i tyre shihet ne uljen e rezultateve te studentit e nxenesit dhe shoqerohet me humbje ne peshe, depresion, e nje perkeqesim te plote te shendetit.

Shenjat e abuzimit.
Shumica e abuzueseve jane adoleshente, por ka nje game perdoruesish nga 10-19 vjecare, megjithate mosha mesatare 14-15 vjecaret, per kete tip te abuzimit te drogave eshte ne ulje, kur ekspansioni ne te dy anet e spektrit eshte ne rritje !
Shenjat e qarta te saj perfshijne nje ere kimike ne fryme dhe shenja apo njolla te ngjitesve (adezive), bojes a solventeve te tjere ne trup apo rroba. Sjellje evazive, ndryshime te temperamentit, dhimbje apo plage te pazakonta rreth gojes, hundes, e syve dhe nje kolle te vazhdueshem.

Bashkeveprimi.
Thithja e solventeve rrit rriskun e sedatimit me cdo barne qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Barna te tille perfshijne barnat kunder ankthit, ato te gjumit, opiatet, anti- depresantet triciklike, anti- psikotiket dhe alkoholin.
 
Top
leonn
view post Posted on 15/6/2009, 22:05     +1   -1




Emra te tjere.

PCP, angel dust, crystal, ozone.

Kategoria e droges.

Anestetik i pergjithshem, Halucinogjen.

Menyra e perdorimit.
Mund te thithet permes hundes, perdoret ne perzierje per tu pire si duhani (ne trajten e angel dust), kaperdihet (si tableta) , ose, ne raste te rralla injektohet.

Perdorimet e ligjshme.
Megjithese dikur perdorej si anestetik, nuk ka me perdorime mjeksore. I vetmi perdorim legal i tij haset ne mjekėsine veterinare. Eshte i klasifikuar si droge e klases A, Skedina II.
Efektet qe ka Fenciklidina ne sjellje (shih me poshte) e bejne ate nje nga DROGAT ME TE RREZIKSHME.
Per fat te mire, ne Europe eshte teper e rralle kjo droge.

Efektet afatshkurtra.
Fenciklidina e marre ne doza te vogla ne pergjithesi sjell, nje gjendje euforie { "high" }, por ngandonjehere sjell ankth ose depresion. Kemi perkeqesim te kordinimit te te folurit e te levizjes, dhe mendimi e perqendrimi ulen ne menyre te konsiderueshme. Mund te kemi halucinacione dhe sjellje agresive. Efekte te tjera te mundeshme jane rritja e ritmit te zemrės dhe e presionit te gjakut, dilatim (zgjerim) te pupilave, tharje te gojes, tremor, mpirje, e nje ulje te konsiderueshme te sensitivitetit ndaj dhimbjes, e cila mund te sjelle veshtiresi per te qetesuar e frenuar nje person qe eshte bere agresiv nen influencen e kesaj droge. Dridhje, te vjella, dobesim muskular, dhe rigjiditet (ngurtesim) mund te shihen ne keto individe. Dozat e larta sjellin koma ose gjendje stupori.
Periudha e sherimit eshte shpesh e zgjatur, me periudha alternimi ndermjet te qenit zgjuar dhe gjumit, zakonisht e ndjekur kjo nga nje humbje e kujteses gjate episodeve kur perdoruesi ishte nen influence .

Efektet afatgjata. Rreziku.
Perdorimi i perseritur i Fenciklidines mund te sjelle paranoje, halucinacione auditore, sjellje agresive, ankth, depresion te thelle, dhe skizofreni. Ne gjendje te depresuar perdoruesi mund te tentoje suicid (vetvrasje) duke marre nje overdoze. Perdoruesit e rendshem te tij mund te kene demtime ne tru, te cilat mund te sjellin humbje te kujteses, humbje te orientimit, shqetesime vizuale, dhe veshtiresi ne te folur.
Vdekjet, pikerisht nga konvulsionet e shpeshta e te perseritura ne nje afat te gjate kohor, arreste kardiake apo respiratore, dhe carje te eneve te gjakut ne tru jane raportuar. Pas dozave te larta ose nje kome te gjate gjithastu ka rrezik per crregullim mendor te perhershem.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i kesaj droge mund te duket si i pire kur eshte nen influencen e saj. Sjellje e pakendeshme dhe agresive, ndryshime violente te temperamentit plus kalime te alternuara ne depresion mund te jene te zakonshme ne perdoruesit e rregullt.

Bashkeveprimi.
Marrja e Fenciklidines mund te inhiboje efektet e barnave kolinergjike, po ashtu dhe te beta-bllokuesve e barnave anti-hipertensive.
 
Top
view post Posted on 15/6/2009, 22:06     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Emra te tjere.

Horse, junk, smack, scag, H, diamorfine (diamorphine), morfine (morphine) ,
opium.

Kategoria e droges.

Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim. Varesia.
Ne Opiatet analgjezike perfshihen jo vetem drogat e derivuara nga "bocja" e opiumit (opiumin dhe morfinen) por gjithashtu drogat sintetike qe kane veprim te ngjashem mjeksor me morfinen, si psh petidinen, metadonin, e dekstropropoksifenin {pethidine,methadone dhe dextropropoxyphene} . Perdorimi frekuent i tyre sjell Tolerance, dhe te gjithe kane potencial per Varesi.

Ne mes tyre, HEROINA ESHTE ME E FORTA, ME E ABUZUARA, DHE ME E RREZIKSHMJA. Gjithashtu eshte e shoqeruar me sjellje kriminale. Vetem disa jave pas perdorimit, Simpomat e Terheqjes mund te shfaqen nese droga ndalohet; Frika nga keto Efekte te Terheqjes mund te jete nje incentive (shtytje) per te vazhduar perdorimin. Ne perdoruesit e rregullt, vesi i kesaj droge shpesh shoqerohet nga nje menyre jetese qe sillet e percaktohet nga kjo droge.


Menyra e perdorimit.
Nje puder ngjyre te bardhe ose si kafe e hapur, Heroina pihet si duhani, thithet me hunde, ose injektohet me shiringė. Opiatet e tjera mund te merren nga goja.


Perdorimet e ligjshme.
Heroina perdoret gjeresisht ne Britani e ne Belgjike, per trajtimin e dhimbjeve akute teper te forta, si p.sh ato qe vijne pas nje goditje ne zemer. Nuk perdoret nga mjekesia e vendeve te tjera.
Opiate te tjera, si morfina e metadoni, perdoren si analgjezike. Shumica e opiateve jane te klasifikuara si droga te klases A. Opiatet e "buta" si Koedina (codeine) perfshihen ndonjehere ne ilacet per supresimit e kolles dhe ne preparatet kunder diarrese, e jane te perfshira nen Skedinen e V .


Efektet afatshkurter.
Opiatet e forta induktojne nje ndjenje vetekenaqesie e lumturie. Dhimbja sikur iken dhe aktiviteti i sistemit nervor qendror depresohet; frymemarrja dhe ritmi i zemrės ulen e refleksi i kolles (te kolliturit) inhibohet. Ata qe i perdorin keto per here te pare kane marrje mendesh e te vjella. Me doza mė tė larta, rriten shancet pėr humbje tė vetėdijes, nganjėherė kjo sjell koma e nė raste tė rralla ēon nė vdekje nga arresti respirator.


Efektet afatgjate. Rreziqet. Perdorimi per nje kohe te gjate i Opiateve sjell konstipacion, ulje te deshires seksuale, crregullim te ciklit menstrual, e ulje te oreksit.
Mosushqimi, e cilesia e ulet nutricionale shoqeruar keto me neglizhim personal mund te sjellin nje shendet te dobet te individit.
Drogat e rrugės janė shpesh tė pėrziera "cut- nė anglisht " me substanca tė tjera si Kafeinė, Kininė, Pudėr (Talkum Powder), dhe miell, tė cilat mund tė dėmtojnė enėt e gjakut dhe bllokojnė mushkėritė. Gjithashtu ka rrezik per abcese ne vendin e infektimit. Infeksionet e rrezikshme, sic jane hepatiti, sifilisi, dhe virusi i imuno-deficiences njerezore HIV, mund te transmetohen nga perdorimi i shiringave te papastra qe perdoren disa here rradhasi nga perdoruesit.


Disa jave pas perdorimit te rregullt, Lenia e Menjehershme e opiateve sjell nje tip sindromi te terheqjes te ngjashme me gripin, shenja te cilat fillojne nga 6-24 ore pas marrjes se dozes se fundit. Simptomat mund te perfshijne: rrjedhje ne hunde e ne sy, djerse te ngrohta e te ftohta, pagjumesi, dhimbje muskujsh, dridhje, marrje mendesh, te vjella, diarre, spasma muskulare e krampe abdominale. Keto efekte arrijne kulmin 48-72 ore pas ndalimit te droges e gradualisht zhduken pas 7-10 ditesh.


Shenjat e abuzimit.
Nje perdorues i opiateve mund te tregoje shenja te tilla si apati, neglizhim te paraqitjes personale e te higjenes, humbje oreksi dhe renie ne peshe, humbje te interesit per argetimet e hobby te meparshme, mosperfillje ndaj aktiviteteve sociale, personave qe e rrethojne dhe detyrimeve individuale.
Perdoruesit shpesh orientohen drejt krimit per te vazhduar financimin e vesit te tyre. Shenjat e intoksikimit perfshijne pupila si te ngurtesuara ne nje pike dhe nje paraqitje te paorientuar qe shpesh i ngjan sjelljes se nje te piri.


Bashkeveprimet.
Opiatet ne menyre te rrezikshme rrisin rreziqet Sedative te cdo droge me efekte qetesues ne sistemin nervor qendror, perfshire ketu barbituratet e alkoholin.
 
Top
leonn
view post Posted on 15/6/2009, 22:06     +1   -1




Emra te tjere.

Peyote, cactus buttons, big chief.

Kategoria e Droges.

Hallucinogjen.

Potenciali per adaptim. Varesia.
Meskalina ka nje potencial te ulet per varesi; nuk shkakton varesi fizike dhe zakonisht nuk sjell adaptim psikologjik. E marre per disa dite, perdoruesi krijon Tolerance ndaj saj, kjo sjell qe individet nuk e perdorin rregullisht.


Menyra e perdorimit.
Nga goja ne trajte kapsulash, ose ne formen e farave te kaktusit (kaktusi peyote) te cilat jane si komca rrumbullake, hahet e fresket apo e thare, pihet si caj, ose bluhet dhe pihet me mariuanen (ne trajte cigareje) .

Perdorimet e ligjshme.
Kaktusi peyote eshte perdorur permbi 2000 vjete nga Meksikanet autoktone, si ne ritet religjioze ashtu dhe kura te ndryshme te nje spektri te larmishem; qe nga trajtimi i plageve e i bronkitit deri te perdorimi i tij ne semundjet e syrit. Meskalina klasifikohet si droge e klases A.

Efektet afatshkurtra.
Meskalina alteron perceptimet vizuale e auditore, megjithate halucinacionet e verteta hasen rralle. Oreksi bie nen efektin e kesaj droge. Gjithashtu ka nje rrezik per efekte jo te mira mendore, vecanerisht ne njerezit me ankth e ne ata me depresion.
Perberesit e ketij kaktusi mund te kene efekte te shtuara, nga perberes te tjere aktive qe ndodhen ne te (perfshire dhe meskalinen). Ka kimikate te ngjashme me Strikninen te cilat sjellin marrje mendesh e te vjella, dhe ngandonjehere tremor (dridhje) e djersitje, efekte keto qe i paraprijne efekteve perceptuale te meskalines - rreth 2 ore perpara.


Efektet afatgjata. Rreziqet.
Keto nuk jane te studiuara plotesisht. Mund te rrise rrezikun per shqetesime mendore, sidomos ne ata njerez me probleme ekzistuese psikologjike.
Studimet kane treguar se pas marrjes se Meskalines, shumica e kesaj droge nuk koncentrohet ne tru, por ne mėlēi, e kjo na ben te mendojme se mund te kete rrezik me te larte ne ato persona me demtime funksionale te melcise.


Shenjat e abuzimit.
Meskalina apo kaktusi peyote mund te mos kene shenja te dukshme.
Perdoruesit nganjehere duken te terhequr, me veshtiresi orientimi ose konfuze.


Bashkeveprimet.
Kombinimi i alkoholit me peyote, megjithese i zakonshem, mendohet te jete i rrezikshem. Ekziston rreziku i nje "cmendurie" te perkohshme, qe sjell ne keq-orientim, panik e sjellje agresive. Ka mundesi qe kjo periudhe te shoqerohet me te vjella.
 
Top
view post Posted on 15/6/2009, 22:06     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Emra te tjere.

Amyl nitrite, butyl nitrite, poppers, snappers.

Kategoria e droges.

Vazodilatator (zgjeron enėt e gjakut) .

Potenciali per adaptim. Varesia.
Nitritet nuk jane pare te shkaktojne varesi fizike; simptoma madhore te Terheqjes nuk jane raportuar asnjehere. Megjithate, perdoruesit mund te behen te varur psikologjikisht nga efekti stimulant i ketyre drogave.

Menyra e perdorimit.
Me inhalim, zakonisht nga shishe te vogla, ose ampula te vogla xhami te cilat thyhen.

Perdorimet e ligjshme.
''''Amyl nitrite'''' ne fillim perdorej ne trajtimin e angines, por tani eshte zevenesuar nga barna me te sigurta e me efekt me afatgjate. Perdoret si Antidote ne rastet e helmimeve nga cianidi. Nitritet e Butyl-it e Izobutyl-it nuk perdoren ne mjekėsi.

Efektet afatshkutera.
Nitritet rrisin fluksin e gjakut, duke zgjeruar enet e tij. Ato i japin perdoruesit nje ndjenje te shpejte "eksitimi", e ndjere kjo si nje shperthim masiv energjie. Efektet me pak te kenaqeshme perfshijne nje rritje te ritmit te zemrės, skuqje intensive ne lekure, marrje mendesh, te fiket (humbje ndjenjash), dhimbje pulsative te kokes, marrje mendesh, ndjenje te vjelli dhe kolle. Dozat e larta sjellin te fiket dhe mund te shkaktojne nje cngjyrim te lekures qe tenton drejt bluse, pasoje kjo e alterimeve qe ndodhin ne hemoglobinen e rruazave te kuqe te gjakut.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Nitritet jane droga qe veprojne TEPER SHPEJT !
Efekti i tyre fillon rreth 30 sekonda pas inhalimit dhe zgjat jo me shume se 5 minuta. Perdoruesit e rregullt jane bere TOLERANT ndaj ketyre drogave, pra duke kerkuar doza akoma me te larta per te arritur efektin e deshiruar. Demtimet fizike qe zgjasin, perfshire ketu problemet kardiake, mund te rezultojne nga perdorimi kronik i ketyre drogave, dhe raste vdekje kane ndodhur.
Rreziku i efektit TOKSIK vjen ne rritje ne ato qe kane tension te ulet te gjakut. Nitritet mendohet se precipitojne fillim e glaukomes te personat me predispozicion per te, duke rritur presionin brenda syrit.

Shenjat e abuzimit.
Nitritet kane nje ere te forte, si ere frutash. Ato avullojne shpejt; perberja e nje shishe te vogel e lene e pambyllur me tape zakonisht zhduket brenda 2 oresh. Kjo mund te dallohet vec nese personi shihet duke mare kete droge ose ne rast overdoze, e vetmja shenje e abuzimit eshte cngjyrimi i lekures drejt bluse.

Bashkeveprimi.
Efekti i uljes se tensionit te gjakut qe rezulton nga keto droga, mund te rritet nga alkoholi, beta-bllokuesit, bllokuesit e kalciumit, dhe antidepresantet triciklike, duke rritur rrezikun per marrje mendesh e te fiket.
 
Top
leonn
view post Posted on 15/6/2009, 22:07     +1   -1




Emra te tjere.
Gjindet ne produktet e duhanit.

Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror


Potenciali per adaptim. Varesia.
Nikotina e duhanit (tabacco) ėshtė direkt pėrgjegjėse e varėsisė tek mbi 1/3 e popullsisė tė cilėt janė pirės tė duhanit. Shumė janė psikologjikisht tė Varur nė procesin e pirjes sė duhanit; shumė njerėz qė e fillojnė duhanin - vazhdojnė ta pijnė rregullisht atė; dhe shumė tė tjerė bėhen tė varur fizikisht nga nikotina.
Ndalimi mund tė prodhojė simptoma tė pėrkohshme Tėrheqjeje, ku pėrfshihen: marrje mendėsh, dhimbje koke, diarre, uri (oreks tė shtuar), pėrgjumje, lodhje, insomnia, irritabilitet, depresion, pamundėsi pėr tu pėrqendruar, dhe dėshirė pėr tė pirė prapė cigare.

Menyra e perdorimit. Zakonisht pihet ne forme cigaresh, purosh e me cibuk. Nganjėherė me thithje nga hunda (sniffed - tobacco snuff) ose duke e pėrtypur (chewed tobacco).


Perdorimi ligjor.
Nuk ka kufizime ligjore ne perdoruesit e duhanit. Shitja e tij, megjithate, eshte e ndaluar per personat mbi 16 vjec, ose duhet ndaluar ne vendet ku mungon legjislacioni per kete problem.

Camcakeze me perberje nikotine ose ne forme plasteri te ngjitur ne lekure (nicotine patches) mund te jepen per periudha te shkurta se bashku me terapi ne modifikimin e sjelljes per te ndihmuar ata qe duan te lene duhanin.

Nikotina gjithashtu perdoret dhe si insekticid (eshte nje helm shume i fuqishem) .


Efektet afatshkurtra.
Nikotina stimulon sistemin nervor simpatik. Nė pėrdoruesit e rregullt tė duhanit, rrit pėrqendrimin, liron tensionin dhe lodhjen e kundėrshton mėrzitjen e monotoninė. Kėto efekte kanė jetė tė shkurtėr, pra kemi inkurajim tė pėrdorimit frekuent. Nė efektet fizike futen, ngushtimi i enėve tė gjakut, rritja e ritmit tė zemrės e tė presionit tė gjakut dhe reduktim nė sasinė e urinės. Pėrdoruesit pėr herė tė parė shpesh kanė marrje mendėsh e ndjenjė tė vjellash, disa dhe mund tė vjellin.


Efektet afatgjata.
Nikotina e marrė rregullisht mund tė shkaktojė njė rritje tė acideve yndyrore nė gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj nė ritmin e zemrės (rritjen) dhe ngushtimin e enėve tė gjakut, mund tė rrise gjasėn pėr sėmundje tė zemrės si dhe ato tė qarkullimit; pėrfshirė anginėn, presion tė lartė tė gjakut, sėmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e trombozė koronare. Gjithashtu efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim tė acidit tė stomakut, duke kultivuar kėshtu njė terren pėr ulcera peptike.


Rreziqe tė tjera tė mirėnjohura nga pirja e duhanit si: probleme gjatė shtatzanisė e kancere tė gojės, fytit e mushkėrive, mund tė jenė si pasojė e pėrbėrėsve tė tjerė tė dėmshėm qė ka duhani. Besohet se kimikati i cili shkakton kancer qė gjindet nė duhan ėshtė benzo (a) pyrene diol epoxide.


Shenjat e abuzimit.
Pirėsit e rregullt tė duhanit shpesh kanė njė si ngjyrė tė verdhė nė gishta e dhėmbė si dhe erė tė keqe nga goja. Era e duhanit mund tė ngelet dhe nė flokė apo nė rroba. Kolla e duhanxhiut ose "mosngopja me frymė" janė shenjat e hershme tė dėmtimit tė mushkėrive apo tė zemrės.


Bashkeveprimi.
Pirja e duhanit ul pėrqendrimet nė gjak tė barnave tė ndryshme. Kėto barna pėrfshijnė benzodiazepinat, antidepresantet triciklike, teofilinen, propranolol, heparine dhe kafeine. Diabetikėve mund t''''u duhen doza mė tė rritura insuline. Rreziqet mjekėsore tė marrjes sė kontraceptivėve orale rriten nga pirja e duhanit.


Keshilla praktike :
^ Mos filloni duhanin; Nikotina eshte TEPER adiktive.
^ Nese jeni pires i Duhanit, lere sa me pare dhe ne qoftese nuk keni AKOMA efekte te pakendeshme.
^ Kerko keshilla e mbeshtetje nga Doktori i familjes.
^ Kontakto me te tjere persona ose grupe te cilat ndihmojne njerezit te lene duhanin.

*shenim. Sot po punohet per nje vaksine per efektet e nikotines, kujt i intereson sesi po behet nje gje e tille - te rikthehet tek Kokaina - pasi aty kam pershkruar dicka te tille. Parimi per te dyja vaksinat eshte pak a shume i njejte. Theksojme qe vaksina per Kokainen eshte ne stade me te avancuara.
 
Top
LEONORADURRESI
view post Posted on 12/4/2011, 19:03     +1   -1




Njohuri mbi llojet e drogave dhe trajtimi i perdoruesit

H Y R J E


Klasifikimi i drogave
I. STIMULANT�T
2. NARKOTIK�T
3. HALUCINOGJEN�T � PSIKODELIK�T
4. DEPRESANT�T

5. T�RHEQJA NGA DROGA
6. SI T�I TRAJTONI PERDORUESIT
7. T�RHEQJA AFATGJATE NGA DROGA
8. ALKOLIZMI
9. DISKUTIME


Hapi i parė pėr tė kuptuar pėrdoruesit e drogės duhet tė jetė njohja e drogės me tė cilėn abuzohet. Nuk mund tė prisni qė ta trajtoni problemin e abuzimit me drogėn nė mėnyrė efektive nėse nuk keni vetė njohuri pėr atė drogė. Ne duhet tė dallojmė pamjen, tė dimė efektet dhe karakteristikat e drogave mė tė pėrdorura.


KLASIFIKIMI I DROGAVE
Drogat klasifikohen nga efekti qė kanė nė trupin e njeriut. Kėtu do tė diskutojmė katėr lloje drogash:
Stimuluese
Narkotike
Haluēinogjene � Psikodelike
Depresante


I. STIMULANT�T
Stimulantėt janė njė grup drogash qė kanė si efekt nxitjen e sistemit nervor. Stimulantėt mė tė zakontė kanė kafeinė dhe nikotinė, tė cilat shumė nga ne i pėrdorim pėrditė.


* Amfetaminat janė ndėr drogat stimuluese mė tė njohura dhe me tė cilat abuzohet mė tepėr. Ato tė mbajnė zgjuar, rrisin vigjilencėn dhe aftėsinė e trupit pėr tė kryer veprime fizike. Mjekėt i pėrdorin ato tek pacientė tė cilėt janė mbipeshė.



i. Emri popullor - BAM
ii. Pėrshkrimi
(1)Tableta
(2)Kapsula
(3)Nė forma dhe ngjyra tė ndryshme
iii. Merret nga
(1)Goja
(2)Injektohet nė venat e gjakut
(3)Duke e thithur
iv. Simptomat
(1)Tepėr aktiv
(2)Agresivitet
(3)E folur e shpejtė
(4)Bebe tė zmadhuara tė syve
(5)Djersitje
(6)Erė e keqe trupi dhe frymė me erė tė keqe


* Metamfetamina ėshtė gjashtė deri nė nėntė herė mė e fortė se amfetamina normale, por efektet e"met-it� janė mė tė forta se amfetamina normale.



i. Emri popullor
(1)Furia
(2)Shkrirėsi
ii. Pėrshkrimi
(1)Lėng pa ngjyrė
(2)Pluhur i bardhė nė formė kristalesh
(3)Tableta
(4)Kapsula
iii.Simptomat
(1)Debatues
(2)Tejet i konfuzuar
(3)Shpėrthime irritimi dhe dhune
(4)Bebe syri tė zmadhuara
(5)Sy tė ndjeshėm ndaj dritės
(6)Shenja agesh


* Kokaina: Shumė ligje e klasifikojnė kokainėn si narkotik, ndonėse Kokaina pėrgatitet nga gjethet e palmės sė kokosit, qė rritet nė pjesėn mė tė madhe tė Amerikės sė Jugut.



Dikur kokaina pėrdorej gjerėsisht si anestetik lokal, por tanimė ėshtė kufizuar pėr shkak tė drogave mė tė reja dhe mė pak tė rrezikshme. Kokaina ėshtė njė drogė qė krijon varėsi tė lartė.
i. Emri popullor
(1)Koka
(2)Sheqer i bardhė
(3)Kristalinė
ii. Pėrshkrimi
(1)e bardhė
(2)pluhur kristalinė
iii. Metoda e pėrdorur
(1)me thithje
(2)injektim
(3)nė formė duhani
iv. Simptomat
(1)plagė tė pambyllura tek flegrat e hundės
(2)Thithje e vazhdueshme e hundės
(3)Bebe syri tė zmadhuara
(4)Sy tė pėrlotur
(5)Pėrzierje dhe tė vjella
(6)Shenja agesh


2. NARKOTIK�T


Me narkotikė zakonisht i referohemi opiumit dhe drogave tė prodhuara nga opiumi, si heroina, kodeina dhe morfina. Kėto droga distilohen nga lėngu i boēeve tė lulėkuqeve dhe pėrpunohen duke u bėrė disa nga drogat mė tė pėrdorura nė botė.


* Morfina ėshtė njė drogė narkotike qė pėrdoret nė mėnyrė tė ligjshme pėr ēlirimin nga dhimbjet. Gjatė shumė luftėrave, morfina i ėshtė dhėnė ushtarėve tė plagosur. Ajo sintetizohet nga opiumi i papėrpunuar.



i. Emri popullor
(1)Morf
(2)"M"
ii. Pėrshkrimi
(1)lėng pa ngjyrė
(2)pluhur i bardhė
(3)Tableta
(4)Kapsula
b. Heroina: Heroina u prodhua nė Angli nė vitin 1874, si njė modifikim kimik i morfinės. Ajo shitet nė paketa e mbėshtjellė me letėr alumini ose nė formė kapsulash. Mund tė jetė nė formėn e kubave tė vegjėl, tė quajtur"gurė� nė ngjyrė tė kuqe apo vjollcė.
i. Emri popullor
(1)Kali
(2)Fshikullima
(3)H
(4)Tulla
(5)Shllak
(6)Majmuni
ii. Pėrshkrimi
(1)Pluhur i bardhė
(2)pluhur i kaftė
iii. Metodat e pėrdorimit
(1)Injektohet
(2)Thithet
(3)Pihet si cigare (e pėrzier me kokainė)
iv. Simptomat
(1)Shenja agesh
(2)e folur e ngadaltė por e qartė
(3)Bebe syri tė ngushtuara
(4) Ujė tė pėrlotur
(5)Ulje e lehtė e kokės poshtė e lartė


c. Kodeina: Rrjedh nga opiumi. Pėrdoret nė mjekėsi pėr tė shėruar kollėn.
i. Nuk ka emėr popullor
ii. Pėrshkrimi
(1)Lėng pa ngjyrė
(2)Pluhur i bardhė
(3)Tableta
(4)Kapsula
(5)Lėng shurupi
iii. Metodat e pėrdorimit
(1)nga goja
(2)ndonjėherė me shiringė
iv. Simptomat
(1)Bebe syri tė ngushtuara
(2)Marramendje
(3)Ujė tė pėrlotur
(4)E folur e ngadaltė por e qartė
(5)Rrjedhje hundėsh
v. Narkotikė tė tjerė sintetikė:
(1)Demorali
(2)Perkodan
(3)Dilutantėt


3.HALUCINOGJEN�T � PSIKODELIK�T


Halucinogjenėt janė droga qė prodhojnė iluzione tė shumta ose haluēinacione tė rėnda tek pėrdoruesi duke shkaktuar ndryshime kimike nė tru tė cilat nga pėrdoruesit quhen"udhėtime�. Kjo pėrvojė mund tė jetė ekzaltuese ose e tmerrshme. Pėrdoruesi thotė se dėgjon"ngjyrat� dhe"sheh� tingujt. Pėrdoruesi e ka tė vėshtirė tė dallojė mes faktit dhe fantazisė.
a. LSD (Acid Lisergjik Dietilamid /Lysergic Acid Diethylamide) � Haluēinogjeni me tė cilin abuzohet mė shumė ėshtė LSD ose LSD-25. Ai shkakton ndyshime tė humorit dhe sjelljes dhe mund tė shkaktojė keqfunksionim tė sistemit qėndror nervor. Mund tė mos krijojė varėsi fizike por mund tė zhvillohet varėsi e ulėt mendore.
i. Emri popullor
(1)Acid
(2)LSD
ii. Pėrshkrimi
(1)Lėng pa ngjyrė
(2)Tableta
(3)Kapsula
iii. Metodat e pėrdorimit
(1)Nga goja
(2)Mund tė injektohet
iv. Simptomat
(1)Haluēinacione tė rėnda
(2)Bebe syri tė zmadhuara
(3)Rrahje tė shpejta tė zemrės
(4)Marrje mendsh
(5)Tė vjella
(6)Ēorientim
(7)Ndoshta agresivitet


b. PCP (Fenciklidina / Phencyclidine) � ėshtė bėrė tejet popullore mes pėrdoruesve tė zakonshėm tė drogės. �shtė njė anestetik i fuqishėm pėr kafshėt qė pėrdoret pėr qėllime veterinare. Por ėshtė edhe ndėr drogat mė tė rrezikshme tė pėrdorura pėr shkak tė efekteve tė paparashikueshme qė ka tek pėrdoruesi.
i.Emri popullor
(1)Pluhur engjėjsh
(2) Grėmi vrasės
(3)Bukuroshja
(4)Varka e lumturisė
(5)Bastuni i Shermanit
(6)Lakuriqėsia
ii. Pėrshkrimi
(1)pluhur i bardhė kristalor
(2)lėng
iii. Metodat e pėrdorimit
(1)nė formė cigareje � vendoset tek marijuana ose tek duhani
iv. Simptomat
(1) Haluēinacione
(2)E folur e pėrēartė
(3)Tė vjella
(4)Kėmbė dhe duar tė ftohta
(5)Perceptim i vėshtirė i kohės dhe distancės
(6)Impulse tė dhunshme
(7)Dėshirė pėr tė hequr rrobat
(8)Ndjesi tė tepruara
(9)Ideime tė ēartura


c. Marijuana ėshtė droga me tė cilėn abuzohet mė rėndom. Pėrbėrėsi aktiv tek marijuana njihet si THC. Nė krahasim me drogat e tjera ėshtė relativisht e lirė.
i. Emri popullor
(1)Bardhak
(2)Drizė
(3)Bar
(4)Bisht cigare
(5)Grėm
ii. Pėrshkrimi
gjethe tė kafta apo jeshile
iii. Metodat e pėrdorimit
(1)cigare
(2)pėrtypet ndonjėherė e pėrzier me erėza
(3)nė formė ēaji
iv. Simptomat
(1)Bebe syri tė zmadhuara
(2)erė e fortė myku
(3)neps


d. Hashashi pėrgatitet nga rrėshira qė gjendet mbi lulet e bimės sė marijuanės. Hashashi ėshtė njė drogė shumė herė mė e forte se marijuana thjesht pėr faktin se pėrmbajtja e THC-sė ėshtė mė e pėrqendruar.
i. Emri popullor
(1)Hashash
(2)Vaj Hashashi
ii. Metodat e pėrdorimit
(1)cigare
(2)me injektim
iii. Pėrshkrimi
Substancė e ngjashme me kekun
iv. Simptomat
(1)Erė e fortė myku
(2)Bebe syri tė zmadhuara
(3)Sy tė pėrflakur
(4)Haluēinacione tė lehta
(5)Neps pėr ushqim


4. DEPRESANT�T
Depresantėt janė tejet tė vlefshėm pėr profesionin e mjekut dhe psikiatrit. Kėto droga ndikojnė tek sistemi qendror nervor duke ngadalėsuar aktivitetin e tij.



a. Barbituratet - klasifikohen nė katėr kategori tė ndryshme nė varėsi tė shpejtėsisė me tė cilėn aktivizohen dhe kohėzgjatjes sė veprimit. Pėr shembull, ato me veprim tė gjatė fillojnė tė veprojnė brenda 30-60 minutash dhe zgjasin deri nė 8 orė. Ndonėse mund tė krijosh varėsi ndaj tyre nėse merren me doza normale, pėrsėri pėrdorimi mund tė vazhdohet pa vėshtirėsi pėr vite tė tėra.
i.Emri popullor
(1)Barb
(2)Kėmbanat e syleshit
(3)Rrokapjekthi
(4)Xhaketat e verdha
(5)Zemrat vjollcė
ii.Pėrshkrimi
(1)Kapsula
(2)Tableta
(3)forma dhe ngjyra tė ndryshme
(4)tė gjelbėrta brenda
iii.Metodat e pėrdorimit
(1)Nga goja
(2)me injektim
iv.Simptomat
(1)Bebe syri tė ngushtuara
(2)e folur e ngatėrruar
(3)habi
(4)mungesė koordinimi
(5)pamje e dehur
(6)mungesė e erės sė alkoolit
(7)Ēorientim


TOLERANCA
Tė gjitha drogat kanė njė cilėsi tė pėrbashkėt, qė do tė thotė ato e bėjnė individin tė zhvillojė tolerancė ndaj drogės, Prandaj, individi duhet ta rrisė dozėn pėr tė pėrftuar tė njėjtin efekt. Ai/Ajo me ngadalė bėhet i/e varur si fizikisht ashtu edhe mendėrisht. Toleranca ėshtė diēka qė njė abuzues nuk e humbet kurrė, pavarėsisht nėse abuzon me droga tė ligjshme apo tė paligjshme.


Pėr shkak tė pėrdorimit tė vazhdueshėm tė drogės, personit qė ka krijuar varėsi i ikėn oreksi dhe mund tė vuajė nga hidratimi dhe kequshqyerja pėrveē simptomave tė tjera.


5. T�RHEQJA NGA DROGA
Narkomanėt mund tė sjellin problem menaxhimi nė institucione. Ata duhet tė monitorohen nga afėr dhe duhen referuar tek specialisti i duhur nėse ndonjė banor shfaq simptoma tėrheqjeje.


Simptomat e zakonshme tė tėrheqjes nga droga janė si mė poshtė:
a.Simptoma tė moderuara tė tėrheqjes
i.Pa rehati
ii.Bebe syri tė zmadhuara
iii.Pagjumėsi
iv.Vėshtirėsi nė frymėmarrje
v.Temperaturės, etj.
b.Simptoma tė rėnda tė tėrheqjes
i.Spazma
ii.Rebelim dhe zhurma tė larta
iii.Vetgjymtim
iv.Diarre
v.Tė vjella, etj.
vi.Sjellje agresive
vii.Ērregullim i temperatures


Pasi kalon periudha e dhimbjes sė tėrheqjes, zakonisht narkomanėt kalojnė nė fazėn e rutinės dhe kanė njė sjellje tė nėnshtruar, por vazhdojnė tė jenė tė interesuar pėr tė marrė drogė kontrabandė nė njė mėnyrė apo tjetėr.



6. SI T�I TRAJTONI NARKOMAN�T


Punonjėsit e burgjeve duhet tė jenė gjithmonė tepėr vigjilentė gjatė trajtimit fillestar tė kėtyre narkomanėve. Shumicėn e rasteve, gjatė trajtimit narkomani u thotė punonjėsve llojin e drogės qė pėrdor mė shumė. Pėrndryshe, polici duhet ta pyesė banorin nėse ka varėsi ndaj ndonjė droge.


Punonjėsi i burgjeve duhet tė bėjė gjithmonė kujdes ndaj kėtyre instrumenteve:
i. Gjilpėrave hipodermike, pompė hidraulike, shiringave � njė banori do t�i duheshin mjete tė tilla pėr tė injektuar drogėn.
ii. Gypth pėr thithje nga hunda - ose njė lugė e vjetėr ku mund tė vendosen narkotikėt.
iii. Turniket � banori mund tė ketė rrip pantallonash, apo njė lidhėse kėpucėsh apo ēorape najloni nė xhepa qė pėrdoren pėr tė ndaluar qarkullimin e gjakut.
iv. Paketime bosh- banori mund tė jetė duke ruajtur qeskat plastike apo ato tė prodhuara nga lesh xhami tė cilat zakonisht pėrdoren si kontenierė pėr drogėn.


Gjithashtu kėrkoni pėr shenja tė pėrdorimit tė shiringave, tė ēara tė vogla qė gjenden nė krahė dhe kėmbė, shihni nėse duart janė tė ėnjtura, apo ka plagė tė hapura nė lėkurė, ēngjyrosje tė lėkurės. Kėto simptoma tregojnė pėrpjekjet e tyre pėr t�u injektuar. Shumė nga banorėt e rinj do t�i mbulojnė kėto shenja dhe prerje duke veshur bluza me mėngė tė gjata apo duke pėrdorur fasho apo garza. Nė rastin e pirėsve tė rregullt tė marijuanės, njė tregues i kėsaj mund tė jenė shenjat e djegies tek majat e gishtėrinjve.


Nė 24 deri 30 orėt e para tė burgimit, policėt duhet t�i kushtojnė vėmendje tė veēantė shenjave tė tėrheqjes nga droga qė mund tė shfaqin narkomanėt. Nėse punonjėsit dyshon se njė banor po fillon tė hyjė nė fazėn e tėrheqjes, ai duhet tė ndjekė menjėherė procedurat e pėrcaktuara nga institucioni i tij pėr tė marrė ndihmėn e nevojshme mjekėsore pėr banorin.


Punonjėsi i burgjeve qė mbikėqyr banorin mund tė mbajė pėrgjegjėsi nėse pėr shkak tė neglizhencės banori pėson gjė gjatė procesit tė tėrheqjes.


Policėt nuk duhet tė marrin kurrė vendime mjekėsore apo tė shpėrfillin njė banor duke menduar"Hė se narkoman ėshtė�.



7. T�RHEQJA AFATGJATE NGA DROGA
Tėrheqja afatgjatė nga droga zakonisht e arrin kulimin e vet 3-6 muaj pas ndėrprerjes sė pėrdorimit tė drogės, por mund tė zgjasė edhe deri nė 5 vjet apo mė shumė.
a. Ērregullime nė tė menduar - Vėshtirėsi pėr tė menduar qartė ėshtė e zakontė gjatė tėrheqjes afatgjate nga droga. Truri preket negativisht nga pėrdorimi i drogės.
b. Ērregullime tė kujtesės - Nėse njė banor qė abuzon me substancat nuk vjen nė disa nga seancat e kėshillimit dhe harron takime tė tjera, ai ose ajo mund tė ketė problem me kujtesėn si pasojė e pėrdorimit tė drogės. Personeli duhet tė jetė vigjilent ndaj kėtyre banorėve tė cilėt zemėrohen/bien nė depresion pasi nuk mund tė shfaqin aftėsitė e tyre akademike pasi i kanė mėsuar ato � truri i tyre mpihet.
c. Ērregullime emotive � Luhatjet e humorit dhe reagimi i ekzagjeruar ndaj situatave duhet ta sinjalizojė personelin e burgut se ndoshta njė nga banorėt e burgut po shfaq simptomat e tėrheqjes afatgjatė nga droga. Edhe pasi tė ketė kaluar njė periudhe e gjatė kohe qė nga pėrdorimi i fundit i drogės, banori mund ta ketė tė vėshtirė tė reagojė si duhet ndaj situatave; shpėrthimi i zemėratės ndaj vogėlsirave dhe mosreagimi apo shastisja e plotė mund tė jenė disa nga efektet e tjera.



8. ALKOLIZMI
Alkoolizmi i njohur edhe si"varėsia ndaj alkoolit,� ėshtė njė sėmundje qė ka kėto katėr simptoma:


* Dėshira: nevojė e fortė apo shtysė pėr tė pirė.
* Humbja e kontrollit: Paaftėsi pėr tė kufizuar tė pirėn nė ēfarėdo lloj rasti.
* Varėsi fizike: Simptomat e tėrheqjes, si marrje mendsh, djersitje, dridhje, dhe ankth ndodhin pasi pėrdorimi i alkoolit ndėrpritet pas njė periudhe pirjeje nė sasi tė mėdha.
* Toleranca: Nevoja pėr tė pirė sasi mė tė mėdha alkooli pėr"tė ardhur nė qejf.�

Njerėz tė cilėt nuk janė alkoolistė ndonjėherė nuk e kuptojnė pėrse njė alkoolist nuk mund"tė pėrdorė pak vullnet� pėr tė ndaluar tė pirėn. Megjithatė, alkooli s�ka tė bėjė shumė me vullnetin. Alkoolistėt janė tė mbėrthyer nga"dėshira� e fortė apo nevoja e pakontrolluar pėr alkool qė mbizotėron ndaj aftėsisė sė tyre pėr tė mos pirė. Kjo nevojė mund tė jetė aq e fortė sa edhe nevoja pėr t�u ushqyer apo pėr tė pirė ujė.
Ndonėse disa njerėz janė tė aftė tė rikuperohen nga alkoolizmi pa ndihmė, shumica e alkoolistėve kanė nevojė pėr ndihmė. Me trajtim dhe mbėshtetje shumė individė janė tė aftė t�i japin fund pijes dhe tė rindėrtojnė jetėn e tyre.
Shumė pyesin veten se pėrse disa individė mund ta pėrdorin alkoolin pa problema por tė tjerėt jo. Njė arsye e rėndėsishme lidhet me gjenetikėn. Shkencėtarėt kanė zbuluar se nėse njė nga anėtarėt e familjes ėshtė alkoolist, atėherė ka mė shumė gjasa qė nėse zgjedh tė pish, edhe ti tė bėhesh i alkoolizuar. Megjithatė gjenet nuk janė e vetmja arsye. Nė fakt tani shkencėtarėt besojnė se disa faktorė qė gjenden nė mjedisin ku jeton personi ndikon tek zhvillimi i kėsaj sėmundjeje tek njė person me rrezik gjenetik ndaj alkoolizimit. Rreziku gjenetik ndaj zhvillimit tė alkoolizmit mund tė rritet nė varėsi tė mjedisit ku jeton personi, pėrfshirė kėtu edhe vendin e mėnyrėn se si jeton; familja, miqtė dhe kultura; trysnia shoqėrore e madje edhe sa lehtė mund ta gjejė alkoolin


 
Top
view post Posted on 18/4/2011, 21:17     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Thuani jo Droges

Shume te rinjė mashtrohen ta provojne drogen nga shoket, qofte nga kurreshtja, qofte nga frika. Ekzistojne disa lloje te drogave si: hashashi, mariuhana, kokaina, LSD, heroina etj. Sa i perket marrjes se ketyre drogave ekzistojne disa menyra: 1. me ane te thithjes me hunde; 2. me ane te tabletave; 3.me ane te drejteperdrejte ne gjak ("shpric"-marrja); 4. me cigare hashhash eshte droge qe fitohet nga bima me te njejten emer.

Bima hash-hash, pasi qe ta beje frutin, prodhon nje lenge i cili ne ndikim me ambientin e jashtem behet i ngurte. Pas perpunimit te tij fitojme hash-hashin. Kjo bime mund te zhvillohet edhe te ne.

Me pare nėnat kanė pėrdorur kėtė droge si stimulim per fjetje (per femijet e tyre). Kryesisht merret me thithje me hunde. Kultivimi i kesaj bime eshte i ndalur ne te gjitha vendet e botes.

Kokaina- kjo droge fitohet nga bima koka (prej nga edhe e ka marre emrin) e cila i ka gjethet e gjelberta. Kryesisht rritet ne Ameriken Jugore. Pasi te perpunohet fleta e kesaj bime, fitohet nje pluhur me ngjyre krem te perhimte.

Heroina-eshte nje nder drogat me te rrezikshme. Fitohet ne menyre kimike me kombinim te substancave te ndryshme. Kryesisht merret per stimulim gjate marredhenies seksuale ngase vonon orgazmin dhe shty fitimin e erekcionit. Merret me ane te drejteperdrejte ne gjak.

Keto lloje drogash reagojne ne prishjen totale te trurit. Furnizimin me keto lloje e ben zakonisht narkomafija, te cilet ne menyre ilegale furnizojne narkomanet kudo ne bote. Me te zhvilluara jan: heroina ruse, italiane, kolumbiane etj.

Prologu-Ekzistojne 4 grupe te njerezve

* Qe kurre nuk e pranojne drogen,
* qe e marrin vetem ne ndonje gazmend,
* qe rregullisht e marrin (narkomanet),
* Qe dita-dites e shtojne dozen.

Nga kjo shihet se me mire eshte te rrime ne grupin e pare, ngase nese fillojme ta perdorim mund te arrijme deri te grupi i peste-deri te vdekja.

DROGAT JANĖ TĖ NDRYSHME DHE NDIKOJNĖ NĖ MĖNYRA TĖ NDRYSHME
Nė vazhdim do t'ju njoftojmė nė pėrgjithėsi pėr drogėn qė pėrdoret nė Finlandė

Kanabionoidet (marihuana, hashishi, vajihashishit)

Si duket:

* Marihuana ėshtė nga njė familje bimore
* Ėshtė fletė e tharė, ka ngjyrė tė kaftė tė hapur si nė tė verdhė.
* Ka evidencė qė pėrdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te bėhen fizikisht e e psikologjikisht tė varur nga efektet e saj

Kategoria e drogės: Depresant i sitemit nervoe qendror halucionogjen, anti-emetik

Mėnyra e pėrdorimit:

* Pihet si cigare dhe me cigare, por mund tė futet edhe nė kek dhe tė pėrdoret pėr ngrėnie.
* Ėshtė ndėr drogat mė tė pėrhapura nė mesin e tė rinjėve.
* Marihuana nuk shkakton varėsinė fizike, por krijon veti psikologjike.

Efekti dhe rreziqet:

* Rrit rrezikun e kancerit nė mushkėri
* Rrit rrezikun pėr bronkit
* Ul fertilitetin te tė dy gjinitė (nė tė dy sekset)
* Ul presionin e gjakut rrit ritmin e zemrės, njerzit me shqetėsime tė zemrės mund tė jenė nė rrezik nga efektet e saj.
* Krijon ndryshueshmėri te personat dhe i bėn tė varur.
* Bėn disa njerėz nė ankth dhe shkakton halucinacione
* Disa mund tė ndihen tė relaksuar, disa tė qetė, disa flasin shumė
* Disa humbasin memorin
* Hallucinacionet mund tė jenė tė pranishme nė raste tė rralla.

Si duket marrėsi?

* Pėrfshijnė sy tė pėrgjakur,
* Oreks tė madh dhe marrje mendsh.
* Pėrdoruesit e saj mund tė duken llafazan ose si tė pirė nėn influencėn e saj.
* Kanabisi i pirė ka erė tė ėmbėl.

Emra tė tjerė:
kėrp, bar, hash(ish), hashash, pot, dope

Opiatet (opiumi, morfiumi, heroina)

Kategoria e drogės:
Depresante tė sistemit nervor qendroe

Si duket:
Njė pudėr me ngjyrė tė bardhė ose e kaftė nė tė hapur

Mėnyra e marrjes:
Pihet si duhan, thithet me hundė ose injektohet me shiringė.

Ndikimi:

* Marrėsi zhytet nė njė lloj letargjie
* Ka ndjenjė vetėkėnaqėsie e lumturie.

Efektet negative:

* Kanė potencial pėr varėsi fizike
* Shkakton varėsi psikike
* Sistemi nervor qendror depresohet, frymėmarrja dhe ritmi i zemrės ulen
* Tė kolliturit inhibohet.
* Shkakton vėshtėrsi nė frymėmarrje
* Shkakton pneumonin, TBC
* Humbin vetėdijen, nganjėherė kjo sjellė koma e nė raste tė rralla ēon deri nė vdekje
* Sjellin njė shėndet tė dobėt te individi (nga mos tė ushqyerit)
* Infeksionet e rrezikshme siē janė hepatitis dhe virusi njerzor HIV mund tė transmetohen nga pėrdorimi i shiringave tė papastėr.
* Kanė marrje mendsh e tė vjella
* Humbin oreksin
* Humbje nė peshė
* Ēon nė vdekje

Si duket marrėsi?

* I dobėt, ka vėshtrim tė ashpėr
* I ngjan sjelljes sė njė narkomani.

Amfetamina (Amphetamine)

Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.

Kategoria e drogės.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.

Potenciali pėr adaptim. Varėsia.
Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te ulėta. Si duket: Ėshtė pluhur ka ngjyrė tė bardhė, verdhė ose rozė.

Mėnyra e marrjes:
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjėherė merret nepėrmjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.

Efektet negative

* Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike.
* Frymėmarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme.
* Largimin gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja.
* Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks.
* Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.
* Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe dhe konstipacion.
* Depresioni dhe vetevrasjet jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar.
* Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.

Si duket marrėsi:

* Energjik, i gezuar dhe ka nje ndjenje per te folur papushim,
* Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike dhe deluzione paranoide.
* Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin, duke ndenjur zgjuar pėr 2-3 nete pa pushim, e me vone flene dhe deri ne 48 ore.

Ekstaza

Emra te tjere.
Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.

Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varėsia.
Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe menyra e jeteses e shoqeruar me te.

Si duket:
Ka ngjyrė kafe ose tableta tė bardha dhe rozė, e pastėr nė kapsula tė kuqe, tė zeza ose tė verdha. Drogė e kategorisė A e quajtur droga e vallėzimit sepse pėrdoret nė klubet e natės.

Mėnyra e pėdorimit.
Nga goja si tablete apo kapsule.

Efektet negative:

* Ekstazia zakonisht pėrdoret ne klube, mbrėmje, bare e diskoteka pėr ti dhėne mundėsi pėrdoruesit te vallėzoje nėn ritmin e njė muzike te shpejtė dhe per orė tė tėra.
* Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes.
* Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere.
* Rrit ritmin e zemrės dhe presionin e gjakut.
* Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje.
* Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh.
* Jane vene re dhe demtime te mėlēisė e hemorragji cerebrale.

Efekte dhe rreziqet.
Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj ēokollates.

Si duket marrėsi:
Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh shtengimi i pavetedijeshem i tyre) dhe ankth.

Kokaina

Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.

Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.

Varėsia

* E marrė rregullisht kokaina krijon varėsi tek pėrdoruesit.
* Kėta mund te bėhen dependent nga ana psikologjike nėn efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte, gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.

Si duket:
Ėshtė pluhur dhe ka ngjyrė tė bardhė

Mėnyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Efektet dhe rreziqet

* Kokaina ėshtė stimulant i sistemit nervor qendror.
* Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi.
* Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrės dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze.
* Dozat e larta mund te sjellin agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione
* Paranoia mund te prodhoje nje sjellje agresive. - Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.
* Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe.
* Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje.
* Thithja e pėrsėritur nėpėrmjet hundes dėmton membranat e saj e me kalimin e kohės ka shkatėrrim tė septumit.

Si duket marrėsi:

* Pėrdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik.
* Tregon fare pak interes nė ushqim.
* Pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatėe pėrdoruesit i sjellė.
* Shqetėsime nė ushqim dhe ne rutinėn e gjumit.
* Ndryshime ne sjellje, po ashtu edhe agresivitet.

LSD (drogat psikodelikte- meskalini dhe psilocibini)

Ėshtė droga mė e ēuditshme te disa njerėz, shkakton gjendje panike, ide mahnitėse (paranoide) depresion, madje edhe sjelljen e ngjajshme me atė tė shizofrenisė.

Emra tė tjerė:
Lysergide, Diethylamide, Lysegic acid, Acid, Haze, Microdots.

Kategoria e drogės.
Halucinogjen.

Si duket:
Ėshtė pluhur i bardhė

Mėnyra e marrjes.
Nga goja, si tableta shume te vogla (te njohura si "Microdots" ), ose te absorbuara ne katrorė tė vegjėl letre, letėr xhelatinoze, kuba sheqeri.

Varėsia:
Drogat psikodelikte nuk shkaktojnė varėsi fizike por krijojnė veti psiqike.

Efektet dhe rreziqet:

* Shkaktojnė halucinacione vizuele dhe auditive, pėrjetimet janė tė parėndomta,interesante dhe tė kėndėshme.
* Efekti i dozave te zakonshme te LSD-se zgjat per 4-12 ore, duke filluar gati pernjehere pas marrjes se saj.
* Efektet fillestare perfshijne; nje ndjenje padurimi, marrje mendesh, ndjenje te ftohėti me te dridhura, dhe nje deshire te pakontrolluar per te qeshur.
* Me pas vijne; distortimi i pamjes e ne disa raste perceptimi i zerit.
* Mundet qe personi te provoje eksperienca mitike apo pseudo-religjioze.
* Nese personi vuan nga nje ankth i "fjetur" ose depresioni mund te kete : humbje te kontrollit emocional, halucinacione te pakendeshme apo te tmerrshme, ndjesi te larte ankthi, deshperimi e paniku.
* Vetevrasja mund te tentohet.

Si duket marrėsi:

* Nje person nen influencen e LSD-se mund te sillet ne mėnyrė tė ēuditshme, por rralle shihen shenja te dukshme te intoksikimit.
* Disa here nje perdorues i droguar me LSD mund te duket i mbi-eksituar, ose paraqitet i terhequr ose konfuz.
 
Top
7 replies since 15/6/2009, 22:04   5139 views
  Share