MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Psikiatri - Psikologji

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 3/5/2009, 17:10     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


PËRBALLIMI I STRESIT Mjeksia shqiptare tensioni i lart


Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Zhvillimi Psikologjik i femijeve


Per nje kohe shume te gjate eshte treguar nje interes i vecante ne studimin e zhvillimit te natyres se femijes. Si pasoje e ketyre studimeve kane dale ne pah pyetje te cilat tregojne rruge qe mendohet si me e mira per te rritur nje femije te shendetshem.

Edited by durrsaku - 31/7/2010, 13:31
 
Top
view post Posted on 14/11/2009, 16:06     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


SHUM STRES KEMI NE

Ligji i qendrueshmerise ndaj stresit ... stres nuk d.m.th. vetem te pritet por edhe te

preferohet ... ne mund dhe duhet te zhvillojme arritje pozitive ne menaxhimin e stresit.

Mendo per te. Nje ambient perfekt pa stres eshte nje varr...Kur ne ndryshojme

perceptimin ne fitojme kontroll. Stresi behet nje sfide, e jo kercenim. Kur ne bejme nje

veprim, duke bere dicka e duket u ndjere i terhequr nga ngjarjet, stresi ne jete tone behet

i menaxhueshem ’( qtd. In Motivational Quotes ). Ne kete pike Anderson thekson se pak

stres ne jeten tone eshte i preferuar dhe qe ne nuk deshirojme nje jete komplet pa stres.

Psikologet gjithashtu e aprovuan kete qe stresi ka aspektin e tij pozitiv. Sa me shume

teknologji qe perdoret dmth. ne po mundohemi te minimizojme moskenaqesite ne vendin e

punes. Por qellimi nuk eshte aq i lehte per ta arritur. Se pari, per shkak se me teknologji

vjen edhe stresi qe zgjate shume. Se dyti, shkencetaret jane duke pasur veshtirsi per tu

pajtuar me definicionin e vet fjales. Per qellimet e kesaj detyre une do te perdore

definicionin e perdorur nga Adesso,qe thote se‘Stresi i punetorit eshte reagim psikologjik i

ngjarjeve qe jane perceptuar te jene kercenuese.’

Çeshtja kryesore e psikologeve te I/O eshte te zvogeloj stresin negativ ne ambientin e

punes, qe po sjell nivele te ulta te prodhimit si dhe moskenaqesi te punetorve me punet e

tyre.

Kur flasim rreth burimeve te stresit, psikologet kane listuar dy burime qe mund te

sjellin stres ne vendin e punes: 1. Stresi qe mund te shkaktohet nga ambienti ( stresi i

situates ) dhe 2. Stresi qe shkaktohet ne karakteristikat personale te individit ( stresi i

karakterit ). Ai shkon me tutje duke thene qe ne mund te kemi stres pozitiv sic eshte lindja

2


e femijes dhe ne anen tjeter, stresi negativ ose distres sic eshte vdekja e bashkeshorti.

Duke qene se te gjithe ne dallojme ne personalitetin tone kjo na con ne veshtiresi kur

ne provojme ta njohim stresin. Per shkak se ai mund te jete nje rast ku nje situate per nje

individ mund te jene stresante, kurse bashkepunetori i tij / i saj mund te gjeje aty qellimin e

sfides, ne raste tjera mund te jete qe puna nuk eshte projektuar sic duhet. Kjo na con ne ne

faktin qe ndonjhere ne vendin e punes nuk eshte e lehte ta njohesh stresin dhe nese njihet

eshte shume veshtire ta masesh. Ne rastet kur puna qe bejme na streson , ne te gjithe e dime

qe ky stres negativ mund te coje ne probleme shendetsore. Qofshin keto probleme fizike

ose psikologjike ose probleme te tjera qe mund te vijne me vone, mund te jene shume te

kushtueshme per organizaten. Keto semundje jane te shumta:

Besohet se me shume se gjysma e gjithe semundjeve fizike jane te lidhura me stresin.

Nder semundjet me te zakonshme te lidhura me stresi jane: ulcera, tensioni i larte i

gjakut, semundjet e zemres, semundjet e frymemarrjes, artriti dhe migrena.

Gjithashtu stresi mund te keqesoje ftohjet, gripin dhe infeksionet e ndryshme cka e

ben sherimin me te zgjatur. Eshte vleresuar qe keto semundje atribuojne edhe te

stresin ne pune, u kushton milijarda dollar ne vjete, ne koston e kujdesit dhe ne

apstenimin e punetorve.

Jo vetem se ky stres eshte i keq per punetoret dhe mund ti beje ata te ndihen te

pakenaqur me punen e tyre por kjo mund te sjell gjithashtu uljen e nivelit te prodhimit

te kualitetit te punes se bere si dhe ne sasine e prodhuar. Ajo ku organizatat po hasin me

se shumti veshtirsi eshte ne percaktimin e nivelit optimal te stresit brenda organizates.

Per shkak se gjeja e fundit qe ata do te donin te benin eshte krijojne nje atmosfere fare pa

3


stres ne vendin e punes. Pse ? Sepse asnje pune nuk do mund te behej ! ( Adesso ).

Adesso na paralajmeron se triku ne ndonje situate eshte te gjesh balancen ne mes te

perjetimit te pak dhe shume stres ne vendin e punes.

Ne nje nivel individual Greenberg permendi pese menyrat per clirimin e stresit:

Ushtrimet, shtrirjet, isometrika dhe aktivitete te vogla te muskujve.Si organiza ka shume

menyra qe mund te punojme drejte zvoglimit te stresit ne vendin e punes.

Riggio sugjeron shtate menyra drejte arritjes se ketij qellimi:

Permireso pershtatjen ne pune, permireso trajnimin e punetorve dhe programet e

orjentimit, elemino menaxhimin e ndeshkimit dhe zhvendos kushtet e punes se

rrezikshme dhe siguro mbeshtetje nepermjet

nje skuadre mbeshtetese e orjentuese ne ambientin e punes dhe permireso komunikimin.

Gjeja e pare qe sugjerohet per zvogelimin e stresit ne vendin e punes eshte te punesosh

punetorin ne punen qe me se shumti i pershtatet atij. Se dyti, procesi i trajimit duhet

konsideruar si vendimtare nga organizata, nese ata nuk duan ti humbin punetoret e tyre

per shkak te nivelit te larte te stresit qe shkaktohet nga mungesa e trajnimit.

Se treti, ne te gjithe si njerez kemi deshire per pavaresi, madje nje nivel i autonomise

duhet tu jepet punetorve per rezultate me te mira dhe nivel me te ulet te stresit.

Se katerti, ndeshkimi eshte nje ‘ mos ’ ne vendin e punes sepse ai do te krijoje vetem

zemerim dhe ne ate menyre vetem rrit nivelin e stresit. Masa e peste qe nje organizate

mund te ndermarre per te ndihmuar ne nivelin e stresit ne rastet e kushteve te rrezikshme

te punes kur punetoret jane ne rrezik, eshte te krijoje nje ambient me te sigurte.

Se gjashti, nje skuader e orjentuar ne abmientin e punes mund gjithashtu te zvogeloje

stresin ne pune. Dhe e fundit por jo me pak e rendesishme eshte permiresimi i

komunikimit si nje hap vendimtare drejte zvogelimit te stresit te punetorve, sepse

ndonjehere eshte vetem mungese komunikimi ne vetvete, qofte ajo midis bashke-

punetoreve apo punedhenseve qe mund te krijoje nje ambient stresant.

Ne baze te atyre qe u thane me larte mund te konkludoj se kur nje organizate

ballafaqohet me stres te punetorve nuk eshte detyre e lehte qe ta menaxhoje ate.

Se pari, stresi shkakton probleme shendetesore si fizike ashtu edhe psikologjike.

Pastaj njohja dhe zvogelimi i stresit ka nje kosto te larte si kohore ashtu edhe financiare

per organizaten,pra organizata jo vetem qe po paguan shume per sigurime shendetesore te

punetorve por ajo gjithashtu mund te vuaj nivelet e uleta te prodhimit. Por edhe kesaj i

eshte gjetur nje zgjidhje, psikologet I/O qe kane studjuar vendin e punes dhe

kane zbuluar burimet e stresit, kane sjell metoda qe kane ndihmuar zvogelimin e stresit te

punetorve mbrenda nje organizate ne ate menyre qe te krijohet nje ambiet pune me i

rehatshem.
 
Top
1 replies since 3/5/2009, 17:08   685 views
  Share