MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Fraza Te Bukura Dashurie, frase dashurie

« Older   Newer »
  Share  
FLUTURA
view post Posted on 30/1/2011, 21:15 by: FLUTURA     +1   -1




HARRESE E PERSHPEJTUAR

Vdiqa un e vdiq dhe dashurija jone,
tani e nje tjetri je,syt e mi te pane,
vdiqa un e serisht je fejuar,
porsa lulet mbi varr mu thane.

Jeta vazhdon,por shkele betimin tend,
nuk prite pak kohe sa eshtrat te me treteshin mire,
tani e di as nuk me mban mend,
dhe mesa duket me kohe me ke then lamtumire.

Ardhja jote cdo te djel tek un,eshte genjeshtare,
te till jane dhe lotet qe pikojn mbi buzet e tua,
nuk kam fuqi te te perze,
e para kam vdekur,dhe e dyta TE DUA.

Te dua si diten e pare,
lumturohem kur shoh lulet qe me sjell,
por,,,po aq fort te urrej,
ku ne cdo lule urrejtjen me thell e mbjell.

Kuptova qe dashurija jon ish vec nje enderr,
dhe ketu ku jam ti endrat po mi mbyt,
ti vjen e ferkon fotografin time mbi mermer,
por nuk e kupton qe po me dalin dhe mua lote nga syte.

Qaj cirrem uleras nga forca e inatit,
kur je puthur te kam pare,madje te kam ardhur dhe mik ne shtepi,
ti deren nuk ma ke hapur,
por kam qen nje hije e bardh i veshur me kostum te zi.

Te kam pare mes ledhatimesh,me unazh ne gisht,
e kam kuptuar qe te kam humbur,
nga varri perendis i kam then JO HAKMARRJE,
vazhdo e dashur te jesh E LUMTUR
 
Top
79 replies since 4/4/2009, 21:25   33548 views
  Share