MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

KOSOVA, MESIMET E NJE HISTORIE TRAGJIKE

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 31/3/2009, 20:24     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Ndoshta paksa i vonuar, ky shkrim ze fill nga nje interviste e parado koheve e Ministrit te Jashtem te Serbi-Mal i Zi, Vuk Drashkovic, dhene gazetarit te televizionit shqiptar "Koha", Franko Egro. Edhe pse, nuk ishte hera e pare qe degjoja nje personalitet serb, nuk mund ta fsheh qe nje kuriozitet i madh me pushtoi, kuriozitet qe vinte natyrshem nga shume aresye. Pervec atyre qe kuptohen lehte dhe qe kane lidhje te drejtperdrejte me momentin ne te cilin po kalojme, pra fillimin e negociatave per statusin e ardhshem te Kosoves, me shume se nga cdo gje kersheria ime ngacmohej nga nje kujtim i larget, i lidhur drejtperdrejt me zotin Drashkovic. Vite me pare, ne Gjeneve ndersa studioja ceshtjen kosovare, ne nje nga bibliotekat e ketij qyteti, kisha gjetur midis te tjerash, nje artikull te zotit Drashkovic qe me kishte bere pershtypje. I botuar ne Le Monde Diplomatique, me sakte ne permbledhjen Manier de Voir, maj-qershor 1999, me titull Strategji antiserbe ne Kosove, me kujtohet qe me kishte lene nje pershtypje te hidhur. Autori, kryetar i opozites serbe ne ate kohe, ishte munduar te gjente dhe formulonte nje numer argumentesh per te vertetuar tezen se "shqipetaret ishin te ardhur ne Kosove, nga Azerbajxhani qe ishte sipas tij djepi i tyre". Kjo, ishte pak a shume situata e atehershme ne Serbi, ku ne opozite ndaj diktaktures se Miloshevicit, opozita serbe ishte ne unison te plote ndaj politikes se genocidit ne Kosove. Ka kaluar kaq kohe e ka rrjedhur shume gjak qe atehere. Dhe jo vetem kaq, jemi ne prag te negociatave dhe kurioziteti per te ditur c'mendojne palet, pervec premtimit te natyrshem demokratik, behet natyrshem gjithmone e me presues. E degjova me vemendje te madhe. Per fat te keq, here drejtperdrejte, e here mbeshtjelle me terminologji te demokracise moderne, tezat e tij ishin po ato, qe dikur, ne ate vit te larget 1999, me kishin lene "pa goje" ndersa i shfletoja me aq mundim, ne raftet e bibliotekave te Gjeneves...
------------------

Ndersa fliste per autonomine, per paqen per demokracine, per te ardhmen e perbashket, per integrimin ne Europe, per partneritetin per paqen, per Naton, per jeten e perbashket, per dhimbjen qe kish ndjere per vrasjen e nje mesuesi shqiptar, disa vite me pare se te shkruante artikullin e mesiperm, per pengun e madh qe e brendte, qe keta dy popuj, qe fati i kish vene te jetonin se bashku nuk kishin ditur t'i shtrinin doren njeri-tjetrit per tu falur reciprocikisht per krimet e bera e per te harruar-ai nuk harroi te artikulonte qetesisht mes tyre, prap ato, tezat e dikurshme, ato fjali qe dikur dhe pothuajse gjithmone ne histori, te artikuluara ne gjithfare librash, dokumentesh, monografish, tekste shkollore, predikimesh fetare, tregimesh apo poezish, kishin sherbyer per mbajtjen gjalle te urrejtjes kunder shqiptareve. "Nje Kosove e pavarur do ta kishte te veshtire te mbijetonte ekonomikisht. Kosova edhe mund te " sistemohej" ne zona sipas etnive, krimet e perbashketa e se fundi perkatesia e Kosoves, e cila nuk mund t'iu takonte shqiptareve sepse nuk kishin patur kurre nje shtet te tyrin dhe se disa shekuj me pare ata nuk kishin qene vecse nje minoritet, ishin nje numer tezash qe mund te dalloheshin qarte nga te tjerat, sic dallon karboni nga diamanti...


Nuk do t'ja kih vlejtur te ndaleshim, sikur tezat e mesiperme te kishin qene produkti intelektual i vetem zotit Drashkovic, sikur mos kisha gjetur ne to, tere ate shkak te paoksiduar me kohen, qe kish bere te mundur mbajtjen gjalle ne shekuj, mospranimin e shqiptareve, urrejtjen ndaj tyre.

Por cila eshte ne te vertete, e verteta e Kosoves e sidomos e ketyre momenteve qe "ngre" zoti Drashkovic? Le te mundohemi te kuptojme disa prej tyre...

Qe kur historia filloi...

Dhe fillimi i historise nuk ka se si te mos jete lashtesia. Per historine e Kosoves dhe popullit te saj eshte shkruar mjaft, nga te gjitha llojet e shkrimeve, nga gjithfare autoresh, te te gjitha koheve dhe mbi te gjitha shpesh ne antagonizem te theksuar mes tyre. Rralle, nje subjekt mund te jete trajtuar ne nje larmi te tille formash, sa historia e lashte e Kosoves. Dhe mes kesaj larmie, qendrojne ne kahe krejt te kunderta autoret shqiptare dhe serbe. Honi qe ngrihet midis konceptimeve, te gjykuarit dhe komenteve te tyre eshte aq i madh, saqe s'do te ishte aspak e habitshme per nje lexues te ri, qe pasi te kish lexuar te dyja krahet, te kish arritur ne perfundimin e shpejte, se nuk behet fjale per te njejtin subjekt. Ajo c'ka eshte dhe me e hidhur ne kete rast eshte fakti, qe shpesh shkencat e ndryshme, qofte ajo arkeologjike, historike apo politike dhe botimet ne kete kuader jane perdorur shpesh nga politika, kane qene arme e saj, me e eger ndoshta se baruti dhe zjarri. Ja pse, sikurse thote Piere CABANES ""Pasione Shqipetare; nga Berisha ne Kosove" botimet Odile Jacob, Paris 1999, faqe 219) -"Te hapesh debatin historik mbi popullimin e Kosoves ne lashtesi, eshte, te hapesh mundesite e akuzave te ndersjellta". Kur flitet per lashtesi te Kosoves, kur e hulumton ate, ne maje te gjuhes qendron padyshim pyetja; kush mberriti i pari ne kete toke, kush jetoi dhe vdiq aty?.

Shtrohet aq befasishem, sa te krijohet pershtypja se nese i jepet nje pergjigje e sakte edhe historia e sotme ajo mbi toke, do te ishte lehtesisht e zgjidhshme. Synohet te zbulohet, nje fakt, nje fare e drejte pronesie natyrore, e perjetshme per ate popull qe shkeli i pari barin e Kosoves Ndaj duket sikur, do te mjaftonte nje poce e thyer, nje unaze apo nje kocke e vjeter per te zgjidhur gjithshka, pra se fundi edhe ceshtjen se kujt i perket kjo toke. Pavaresisht nga dallimet qe nuk mungojne, shkencat arkeologjike dhe ato historike, kane arritur ne nje rezultat te perbashket lidhur me banoret e pare te kesaj toke. Ne te njejten kohe, eshte tashme e pranuar nga te gjithe, teza sipas se ciles, Sllavet mberriten ne gadishullin ballkanik rreth fundit te shek te 6-te dhe fillimit te shek te 7-te. Ata u vendosen pak a shume ne nje territor qe sipas autorit serb G. CHOTCH ""Du nationalisme serbe" 1916, Paris, faqe 40) shtrihej midis Karpateve, detit Adriatik dhe atij Egje dhe se provincat serbe ishin pak a shume


1. Zeta, Tzerna Gora-Mali i Zi aktual

2. Haum et Neretva-Hercegovina e sotme,

3. Bosna - veriu i Hercegovines deri ne Save

4. Dalmacia -brigjet e Adriatikut,

5. Rachka - ose Serbia e vjeter dhe nje pjese e asaj te sotme

6. Matchedonia -ose jugu i Serbise se sotme

7. Branitchevo -veriu i Serbise se sotme

8. Sriieme -territori midis Save dhe Danubit ne veri te Matcheva-s

Pak a shume Serbet mendojne keshtu. Por pyetja eshte; perpara ardhjes se tyre, dmth, perpara shekullit te VI, a kishte jete ne keto rajone? Sipas nje teze te pranuar shkencore Kosova e sotme shtrihet ne ato territore qe ne lashtesi i korespondonin asaj qe quhej Dardani. Ajo shtrihej nga perendimi ne lindje qe nga rajoni i Pejes deri ne Luginen e Moraves meridionale dhe qe nga veriu ne Jug nga fusha e Moraves perendimore e deri ne nje zone midis Shkupit e Tito Veles ku fillonte Peonia. Cilet popuj banonin kete truall, para mberritjes se sllaveve ne shek e 6-te? Ne nje punim te saj autorja serbe F. PAPAZOGLOU ""Tribut e ballkanit qendror ne periudhen para romane", Time Amsterdam, 1978, faqe 131-269) eshte e mendimit se ka 3 teza te ndryshme, sipas se cilave ne Dardani kane banuar ne kete periudhe;

Iliret-teze kjo qe terheq pak a shume unanimitetin e doktrines

* thraket,

* ose se fundi nje lloj "substrati" qe iliret dhe thraket gjeten ndersa zbrisnin drejt jugut te gadishullit. Nese kjo teze do te arrihej te provohej, atehere kjo popullsi do te ishte padyshim me e vjetra e ballkanit.

Pavaresisht nga kjo, eshte e natyrshme te konkludojme ne nje prezence shume te hershme te Dardaneve ne keto rajone, pra, qysh para fundit te mijvjecarit te dyte para krishtit. Keshtu, sikunder shprehet Alain DUCELLIER "Profesor ne Universitetin e Toulouse, autore i shume veprave mbi Epirin, Bizantin, Kishen Ortodokse dhe historine mediavale te Ballkanasve- "A e kane pushtuar Shqiptaret Kosoven", Kosovoedit 1993, faqe 9) "asgje nuk mund te mohoje, qe te pakten qe nga shekulli i XVIII para Jezu Krishtit, u pane te lindnin dhe te zhvilloheshin shume formacione politike ilire, qe kaluan pak nga pak, nga stadi i tyre tribal ne mbreteri te verteta, si Dardanet, Benestet, Poenianet"

Per fat, toka ka ditur te ruaje mire kujtimin e nje kulture te tille te lashte.

Konstatimi i mesiperm, qe perfaqeson pak a shume nje teze te pranuar nga shumica "perfshi jugosllavet) eshte provuar nga nje numer i madh gjetjesh. Keshtu, me vlere te pallogaritshme provuese te jetes dardane jane -vendbanimet e rendesishme te epokes neolitike ne Rudnik, Cafos, Vermica, Tjerrtorja, Vallac, Rreshtan etj dhe atyre te epokes se bronxit qe i perkasin viteve 2600-2200 para Jezu Krishtit, si ato te Hisarit, Gadimes dhe Suchta-s. Po keshtu, epoka e Hekurit-mijevjecari i pare, para J-K, eshte e skalitur ne disa dhjetra vendbanime si: Gadimilja, Cernica, Subovac, Hisar, Bellacev, Komaran, etj, si dhe ne shume varreza tumulare, si ai i Romajes, Suharekes, Slivoves, Malisheves etj. Provat jane ende aty. I te njejtit mendim, eshte dhe arkeologu Jugosllav B. COVIC "cituar nga Anamali, Korkuti, "Iliret dhe gjeneza e Shqipetareve") i cili ka mundur te konstatoje, se materiali i kalase se Dalmacise daton qe nga shekulli VI-VII para J-K.


Ne mbeshtetje te tezes sone, vijne dhe autore te antikitetit. Duke u mbeshtetur kryesisht ne argumente gjuhesore apo arkeologjike ata konkludojne se dardanet jane nje popull "ethnos) ilir, "midis ilireve autariateve, ardianeve dhe dardaneve" "sipas STRABON-it ne shekullin I para J-C "STRABON VI, 5,6). Ne shek e 2-te, para J-K, Appien ndan te njejten ide, ndersa "percakton gjenealogjine e heronjve eponim te popujve ilir" "Iliria 2 cituar nga P.Cabanes-iden) duke cituar " Dardanos si eponim te Dardaneve midis bijeve te Ilireve".

Ne te njejtat linja, qendrojne edhe studiues jugosllave. Keshtu edhe pse mbeshtet idene se Iliret dhe Dardanet dallohen mes tyre per sa i takon formes se organizimit politik "ata krijuan shtete te ndara), duke u mbeshtetur ne autor te antikitetit, si Polib "II, 6,4). TITE-LIVE "XLIII,20,1) apo Justinian "XI,1)-qe studiuan Dardanet nga kend-veshtrimi i organizimit politik, "pra, ne ndryshim nga Strabon dhe Appien, te cilet u ndalen ne etnicitetin e tyre)-Papazoglou, mendon se "nuk duhet perjashtuar mundesia qe Dardanet qe i shpetuan romanizimit, ti kene mbijetuar gjithashtu invazionit sllav dhe te jene shfaqur ne mesjete me emrin. Pas nje inkursioni jo te lehte, ne thellesite e historise se lashte te Kosoves, d.m.th. Dardanise se dikurshme, cfare konkluzioni duhet te nxjerrim? Cili popull ka jetuar aty i pari, pra, kujt i takon me se fundi kjo toke, nese zgjidhja e konfliktit te sotem midis serbeve dhe shqiptareve, tashme shekullor, do te reduktohej automatikish ne vetem kete kriter?. Per te mos prishur radhen e gjerave me konkluzione te shpejtuara, mendoj se eshte e rrezikshme te mendojme se, per gjetjen e zgjidhjeve -natyrisht atyre qe do te duhen ti rezistojne kohes- do te mjaftonte vetem reduktimi tek kriteri historik.

VITI 1389

Eshte viti 1389 kur historia e Kosoves mer nje kthese te rendesishme. Sikurse kuptohet lehte, behet fjale per shume te njohuren beteje te Fushe Kosoves, qe eshte skalitur ne menyre te vecante ne memorjen kolektive serbe. Por, perpara se te arrijme ne kete pike, ka nje moment tek i cili mendojme se ia vlen te ndalemi, i cili na lejon te kuptojme me mire se cfare ndodh me pas. Pak me lart, pranuam se perpara mberritjes se sllaveve ne ballkan, ne truallin e Kosoves se sotme, jetonte nje nga fiset ilire, pikerisht ai i dardaneve. Por c'ndodh me ta pas mberritjes se sllaveve, pra pergjate shekullit te VI-VII-te?. Nese do te pranonim ato qe shkruan Paul GARDE "" Jeta dhe vdekja e Jugosllavise", Fayard 1992 faqe 230-231) atehere ka ndodhur keshtu; "Serbet zevendesuan gjithcka, qe nga shekujt e VI et VII-te, ne shume zona te gjera dhe gjithcka provon kete edhe ne Kosove". Dhe prova; "Te gjithe emrat e vendeve ne Kosove jane te origjines sllave dhe emrat shqipetar nuk jane vecse adaptime". Sipas, gjithmone ketij autori "i akuzuar per falsfikim dhe pasaktesi nga autoret serbe; "Nga pasaktesia ne fallsifikim", L'age d'homme-Jugosllavia;puetje dhe argumenta, grup autoresh 1992, botim i Institutit serb te Lozanes), nuk dihet asgje e sakte mbi nje prezence te mundshme te nje popullsie shqiptare ne rajon ne kohen e Mbreterve Serb, biles i njejti konstatim vlen edhe per disa rajone te Shqiperise gjithashtu. Dhe per te vazhduar me tej idene e tij, per Garde eshte e qarte se vetem pas "fitores turke shqipetaret behen prezent ne Kosove". Ne te vertete, autori nuk eshte i sakte. Keshtu edhe ne veprat e autoreve serbe, "te cilet duhet thene se i bashkon i njejti qendrim), nje teze e tille nuk eshte e dokumentuar. Keshtu, mungojne dokumente te cfaredo natyre qe do te na benim te besonim qe ardhja e sllaveve ne Ballkan, shkaktoi nje emigracion te tille tek iliret apo shqiptaret ne Kosove saqe, do te vinte nje pikepyetje te tille mbi pranine e tyre.

Ajo qe na cudit me shume, eshte fakti qe "prova" qe provon mungesen e shqiptareve ne kete kohe ne Kosove eshte toponimia. Por, "toponimia eshte nje argument me vlere te pakte per te percaktuar etnine e nje populli" "Ducellier-Idem) e sidomos kur behet fjale per nje territor si ai i ballkanit e me lufterat e levizjet e popullsise si ato te tij.

Mjafton te themi se edhe ne Shqiperi, jo ralle ndeshemi me toponimi sllave edhe pse asnjehere aty nuk ka patur nje maxhorance sllave. Per me teper, sic shprehet edhe Alain Ducellier "maxhoranca e toponimeve sllave te Kosoves apo edhe te Shqiperise ngjajne me teper bullgare se serbe, teper natyrale kjo sepse ishin te paret ata qe pushtuan rajonin, qe nga shekulli i 9-te dhe sidomos te 10-te, qe koincidon me kulmin e perandorise bullgare me kryeqytet Ohrin". Duhet te themi se vetem me 1217 shteti Serb, perfshin rajonin e Pejes, duke mbetur keshtu akoma jashte nje pjese e mire e Kosoves.

Prania shqiptare edhe pas kesaj date, konstatohet, per me teper edhe nga dokumentacioni serb. Keshtu, "me 1348, nje danocion i bere nga Cari i madh Stefan IX Dushan, Manastireve te Shen Michel et Gabriel te Prizrenit, provon se ekzistonin ne rrethinat e ketij qyteti te pakten nente fshatra shqipetare" "Novakovic S, "Burime Juridike te Shtetit Serb ne mesjete", Beograd 1912, faqe 682-701-cituar nga Duceiller). Po keshtu, "dekreti i njohur i te njejtit sovran, na provon me se miri ekzistencen ne nje numer te madh te fshatrave nen zoterimin e tij, perkrah serbeve edhe shqipetareve dhe vlleheve, dinamizmi i te cileve ishte aq i madh, sa detyronte carin te merrte masa te kufizonte instalimin e tyre ne territoret ne fjale" "Kapitulli 77 dhe 82 i Kodit te Dushanit, Beograd, 1960, faqe 57-58-cituar nga Duceiller). Pra, mendimi, se shqiptaret fillojne te jene te pranishem ne Kosove vetem pas fitores turke eshte sigurisht i pasakte.

Arrijme keshtu, ne vitin 1389, vit i cili ka hyre ne historine jo vetem serbe, si vit i Betejes se famshme te Fushe-Kosoves. Eshte pa dyshim nje nga faqet me te lavdishme te popujve ballkanik. Dhe jo vetem kaq, prej kohesh ajo eshte konsideruar nga Serbet, si nje "prove" e asaj qe jemi mesuar ta degjojme; "depi i kombit serb". Se bashku me manastiret ortodoks, Gracanicen, me heroiken e Miloch Obilicit qe vret sulltan Muratin nen tenden e ketij te fundit, ajo ka skalitur kujtesen kolektive serbe ne menyre te vecante. Ne fushen e betejes, serbet e udhehequr nga princi Lazar "vritet se bashku me sulltanin ne fjale) humben pavaresine per rreth gjysem mijvjecari, por per historine e tyre ajo mbetet pa dyshim nje nga momentet me te rendesishme.

Qe nje humbje te shenoje ne menyre te tille memorien e nje kombi, ketu ndoshta s'ka asgje per tu cuditur. Por te habit dhe te ben kurioz fakti se pervec humbjes se pavaresise dhe forcimit te idese kombetare, ajo konsiderohet edhe si momenti i pushtimit te Kosoves nga shqiptaret-bashkepuntor te turqve, te cilet qe nga ky moment, "gjithmone sipas Serbeve) behen mazhoritar ne Kosove, per te mbetur keshtu deri ne ditet tona. Ja si e pershkruan autori serb Pierre G. CHOTCH kete moment; "Shqipetaret kishin rolin te shperngulnin Serbet dhe te perhapnin fene muslimane. Turqit shtynin shqiptaret te pushtonin rajonet e pasterta serbe. Eshte misioni historik i shqiptareve".

Per fat te keq rreshtat e mesiperm nuk jane thjesht idete e autorit serb, ato perfaqesojne, pak a shume qendrimin serb ndaj ceshtjes se Kosoves, nje ide fikse ne memorien serbe, qe justifikoi gjithshka qe ndoshi me pas me Shqiptaret. Ne te vertete, sikurse shprehet autori i njohur francez Duceiller, "idem) "larg se arrituri me furgonet e armikut, popullsia shqiptare, qe nga liqeni i Shkodres e deri ne Kosove, ben bllok se bashku me popullsite e tjera kristiane".

Historia e mepasshme, eshte padyshim nje deshmitare e gjithcka qe u shkarkua mbi kurrizin e shqiptareve, nen justifikimin dhe argumentimin e mesiperm.

Por kjo teze, nen mbrojtjen e se ciles deri vone u vrane e masakruan me mijra shqiptare, nuk ka asgje te perbashket me realitetin. Keshtu, eshte e provuar se shqiptaret, gjate betejes se famshme, jo vetem qe nuk ishin kembesoria turke, por ne te kundert, ishin pjese e mburojes se kristianizmit ne Ballkan. Ne ate vit te larget 89' ne fushe-Kosove, serbet nuk ishin te vetmit kundershtar te turqeve dhe te vetmit te humbur. Princi serb Lazar "kishte ne krahet e tij shqipetare e Gjergj Balshes II, boshnjak dhe vlleh" "Cabanes P e B, idem). Per kete, mjafton te shfletojme kronikat turke te kohes, si ajo e Idris Bitlisit "Kronika vol 188-190, ne Pulaha S, "Lufta shqiptaro-turke ne shek e 15-te", Burime Osmane, Tirana 1968, faqe 134-138-142), e cila permend ne menyre te vecante, pjesmarrjen ne kete beteje te rreth 50.000-je shqiptareve te udhehequr nga Gjergj Balsha, te dhena te cilat i gjejme edhe tek kronikat otomane si ajo e Ali dhe Hoxha Sadedin.

Eshte interesant konstatimi i nje paradoksi te madh ne tezen Serbe. Si mund te arrihet ne perfunimin se shqiptaret jane pushtues te Kosoves "ide qe shkon deri ne ate pike sa ti konsideroje ata si kembesori turke). Ky qenka pra, misioni historik i shqiptareve. Por, si eshte e mundur te kete ndodhur kjo, kur dihet boterisht se ata jo vetem nuk bashkepunuan me turqit, por ne te kundert, rezistenca e tyre kunder ketyre te fundit u zgjat edhe pertej 1389-s. Shqiptaret, te udhehequr nga heroi i tyre kombetar Skenderbeu, ishin sic thote me te drejte Pierre Cabanes "perfaqesuesi i fundit ballkanik" qe i rezistoi me sukses turqeve te Muratit te II dhe Mehmetit te II, midis 1443 dhe 1468. Vetem pas vdekjes se Skenderbeut, qytete te tilla si Kruja, Shkodra dhe me 1501 Durresi rane ne duart e turqve.

Te kene qene njekohesisht bashkepuntore dhe varrmires? Veshtire, shume veshtire te besohet. Vdekja e Skenderbeut-cka shkaktoi dhe renien e njepasnjeshme te qyteteve shqiptare-eshte padyshim nje nga momentet me te renda te historise se tyre. Por ajo, ishte vec fillimi i drames. Pas kesaj, filloi ajo qe dihet, emigrimi i tyre masiv, drejt Italise se Jugut, Sicilise ku ndodhen edhe sot e kesaj dite sterniperit e tyre, qe thirren Arberesh. Perse nuk u myslimanizuan, perse nuk bashkepunuan me pushtuesit e tyre dhe se fundmi, nese vertet kishin vendosur te emigronin, pse jo drejt veri-lindjes, drejt Kosoves ku me ndihmen e pushtuesit te tyre dhe per interes te tyre a pushtonin ate, duke shtyre keshtu serbet



Gazeta britanike, The Guardian, i ka shtruar historianit britanik, Noel Malcolm, pyetjen “A ėshtė Kosova Serbi?”. Kjo ėshtė pėrgjigjja qė Malcolm, autor i librit tė famshėm “Kosovo - a short story” i dha kėsaj gazete.

—–

Historia e serbėve filloi nė fillim tė shekullit tė 7-tė kur ata u vendosėn nė Ballkan. Baza e tyre ishte jashtė Kosovės, tė cilėn ata e pushtuan gjatė fillimit tė shekullit tė 13-tė, kėshtu qė pohimi “Kosova ishte djepi i serbėve” ėshtė i pavėrtetė.

Ajo qė ėshtė e vėrtet ėshtė se ata e sunduan Kosovėn pėr rreth 250 vjet deri kur osmanėt arritėn kontrollin e plotė gjatė mesit tė shekullit tė 15-tė. Kishat dhe manastiret kanė mbetur nga ajo periudhė, por nuk ka mė shumė vazhdimėsi midis shtetit mesjetar serb dhe Serbisė sė sotme se sa midis Perandorisė Bizantine dhe Greqisė.

Kosova ishte territor osman deri sa kur u pushtua nga forcat serbe nė vitin 1912. Serbėt thonė se ata e ēliruan Kosovėn por edhe vlerėsimet e vetė serbėve tregojnė se popullata ortodokse serbe nė kėtė kohe ishte mė pak se 25 %. Shumica e popullsisė ishte shqiptare, dhe nuk e mirėpritėn sundimin serb, kėshtu qė “pushtim” ėshtė fjala e drejtė.

Por ligjėrisht Kosova nuk ishte e pėrfshirė nė mbretėrinė Serbisė nė vitin 1912: ajo vazhdoi tė ishte territor i okupuar deri pas 1918-ės. Atėherė Kosova mė nė fund u inkuadrua, jo nė shtetin serb, por nė Jugosllavi dhe pėrveē njė ndėrprerje gjatė luftės sė dytė botėrore ajo mbeti pjesė e Jugosllavisė deri nė vitin 2006.

Deri nė shkatėrrimin e Jugosllavisė federale nga Millosheviqi, Kosova kishte status tė dyfishtė. U quante pjesė e Serbisė por ishte gjithashtu pjesė e federatės. Statusi si pjesė e federatės mbizotėronte; Kosova kishte parlamentin dhe qeverinė e saj dhe ishte e pėrfaqėsuar drejtpėrsėdrejti nė nivel federal sikurse edhe Serbia. Nė tė vėrtet Kosova ishte njėra nga tetė njėsitė pėrbėrėse tė sistemit federal.

Pothuajse tė gjitha njėsitė janė bėrė tė pavarura. Historikisht, pavarėsia e Kosovės vetėm kompleton kėtė proces. Pėr kėtė shkak Kosova tani ėshtė njė shtet ish-jugosllav, kėshtu do tė thoshte secilido historian.





 
Top
0 replies since 31/3/2009, 20:21   372 views
  Share