MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Si u zbulua plani i Titos pėr pushtimin e Shqipėrisė

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 25/3/2009, 23:34     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Nė fillimet e lėvizjes antifashiste, Titoja u shfaq si aleat, por pas shpine hartonte plane pėr pushtimin e Shqipėrisė”.


Pėrtej sfondit politik tė konfliktit midis dy vendeve tona nė fillimin e viteve ‘40, Maliq Sadushi, ish-zėvendėsministri i Mbrojtjes dhe njė nga kuadrot e ushtrisė nacionalēlirimtare qė mori pjesė gjatė luftimeve nė territorin e Jugosllavisė, sjell njė sėrė argumentesh nga veprimtaria e emisarėve ushtarakė jugosllavė qė operuan nė vendin tonė gjatė luftės dhe nė vitet e para tė ēlirimit. Sadushi dėshmon historinė e marrėdhėnieve dypalėshe dhe strategjinė e emisarėve tė Titos, tė cilėt poshtė spaletave ushtarake fshihnin planet ogurzeza pėr tė bashkangjitur Shqipėrinė nė federatėn e Jugosllavisė. Nė rrėfimin e ish-numrit dy tė Mbrojtjes shqiptare sqarohet mbėrritja e kėshilltarėve tė parė tė marshallit Tito nė shtatmadhorinė e ushtrisė sonė, debatet e para midis tyre dhe kolegėve shqiptarė pėr ēėshtje parimore, diferencat e qėndrimeve midis emisarėve politikė dhe ushtarakė, reagimet e ndryshme tė shtabit tė pėrgjithshėm dhe drejtorisė politike pėr ofertat e "miqve" nga Beogradi, etj. Nė njė retrospektivė tė zgjeruar Maliq Sadushi, zbardh kronikėn e pėrplasjeve midis tyre dhe autoriteteve ushtarake shqiptare, deri nė shpalljen e vendimit pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve dypalėshe. Nė argumentin e tij sqarohet se ēfarė fshihej pas ofertės sė kėshilltarėve jugosllav pėr unifikimin e ushtrisė shqiptare me atė jugosllave, ku synonte Titua me kėrkesėn pėr tė vendosur divizionet e tij nė Korēė dhe Gjirokastėr, pse kėmbėngulnin tė deleguarit e tij pėr shkarkimin nga detyra tė kreut tė shtatmadhorisė Mehmet Shehu. Pėr herė tė parė Sadushi zbardh planin e agjenturės jugosllave pėr shkatėrrimin e regjimentit tė shtatė tė Delvinės si tė shitur te Greqia dhe synimet e kėshilltarėve jugosllavė pėr tė sensibilizuar autoritetet shqiptare rreth njė sulmi tė mundshėm tė monarko-fashistėve grekė ndaj jugut tė vendit.Zoti Maliq! Ju keni qenė njėri prej partizanėve qė keni luftuar nė Jugosllavi dhe pas ēlirimit tė saj keni shėrbyer si oficer nė ushtri. Ēfarė ju kujtohet nga kontaktet e para tė udhėheqjes jugosllave me atė shqiptare?

Ka kohė qė flitet pėr marrėdhėniet tona me Jugosllavinė, tė cilat janė vendosur qysh pėrpara Luftės Nacionalēlirimtare. Janė shfaqur e shfaqen pėr kėtė mendime tė ndryshme. Opsionet pėrplasen sidomos pėr momentin dhe protagonistėt e kėtyre lidhjeve. Dikush thotė se ato u vendosėn nėpėrmjet Kosovės. Ka tė tjerė qė startin e kėtyre marrėdhėnieve e lidhin me nxjerrjen nga burgu i Peqinit tė Miladin Popoviēit. Ka qė thonė se ndėrlidhėsi i parė ka qenė Koēo Tashko, i cili ka shkuar nė Kosovė nė vitin 1941. Ndėrkaq, nė dokumente thuhet se lidhjet e para janė realizuar nė vitin 1941, por se kush ishte protagonisti i tyre, nuk konfirmohet gjė. Sipas tyre, bėhet e ditur, se rrethe tė grupit komunist tė Korēės (dega Tiranė) kėrkojnė qė tė nxirret nga burgu i Peqinit Miladin Popoviēi, sekretari Politik i PKJ pėr Kosovėn. Pikėrisht kėtė mision tė vėshtirė e tė rrezikshėm e kryen nė mėnyrė shembullore patrioti Myslim Peza sė bashku me mikun e tij familjar Mustafa Gjinishi. Lideri komunist jugosllav, pasi fitoi lirinė u urdhėrua nga Titua pėr tė qėndruar si pėrfaqėsues PKJ pranė Partisė Komuniste shqiptare qė do tė krijohej rishtazi. Menjėherė, pėrpara nėntorit 1941, u dėrgua nė Tiranė nė bazat ilegale tė grupeve komuniste shqiptare Dushan Mugosha. Njohja e tyre zyrtare u bė nė mbledhjen themeluese tė PKSH mė 8 nėntor 1941. Nga kjo kohė u realizua lidhja e parė zyrtare dhe njohja reciproke e dy partive komuniste respektove....Prania e dy emisarėve tė Titos nė mbledhjen themeluese tė PKSH, i shtyn shumė studiues tė konkludojnė se PKSH e ka krijuar PKJ. Ēfarė mund tė thoni pėr kėtė, si njė nga komunistėt e vjetėr?

Tė tilla konkluzione janė dėgjuar shpesh e mė shpesh gjatė viteve tė zhvillimeve demokratike nė vend. Sa qėndrojnė dhe cila ėshtė e vėrteta, unė i pėrmbahem idesė se duhet ta vulosė kėtė gjė historia dhe dokumentet autentike. Me sa di unė, sot jeton vetėm njėri nga pjesėmarrėsit e mbledhjes themeluese. Jeton pra, Pilo Peristeri. Jeton ndėrkaq edhe njė shoqe e radhėve tė para antifashiste, qė atė 8 nėntor, me shumė shokė e shoqe tė tjera nuk morėn pjesė nė sallėn e mbledhjes, por ruanin jashtė saj pėr tė garantuar sigurinė e marrjes sė vendimit historik. Duhet folur mendoj unė me Nexhmije Xhunglinin, e cila padyshim di shumė gjėra dhe mund t’i dėshmojė pėr tė zbardhur kėtė tė vėrtetė historike.

Po kėshtu mendoj se duhet lexuar me vėmendje libri qė ka botuar para disa kohėsh Kristo Themelkua, njėri nga pjesėmarrėsit e asaj mbledhjeje, i cili larg manipulimeve deklaron se dy jugosllavėt qė ishin tė pranishėm nė themelimin e PKSH ndihmuan nė sheshimin e kontradiktave dhe dhanė mendime pėr programin e partisė. Ndėrkaq, Themelkua pohon se edhe vet dy jugosllavėt qė ishin nė themelimin e Partisė Komuniste shqiptare, asnjėherė nuk e kanė pranuar qė ata kanė krijuar PKSH...Po vet Koēo Tashkua ēfarė roli ka pasur nė krijimin e partisė dhe nė vazhdim si njė nga liderėt e parė tė saj, pasi siē dihet ka pasur shumė vlerėsime tė kundėrta pėr figurėn e tij?

Ajo qė dua tė them nė parantezė, si njė nga dėshmitarėt e kohės, ka tė bėjė me tė vėrtetėn qė pjesa mė e madhe e komunistėve tė vjetėr nuk ka mbajtur qėndrim tė sinqertė ndaj Koēo Tashkos.

Pavarėsisht nga ēfarė na ėshtė servirur pėr tė nė kohėn e komunizmit kur Koēo Tashkua u ndėshkua me burg si element antiparti, unė jam i bindur qė ai nuk ishte kurrė armik i PKSH dhe tradhtar. Vėrtetė qė mund tė kish gabime si shumė tė tjerė por nė asnjė mėnyrė nuk duhej hedhur poshtė si figurė historike..Tani tė vijmė te ēėshtja konkrete. Kur kanė filluar kontradiktat e para midis pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe atyre jugosllavė?

Sipas dokumenteve zyrtare, konfliktet e para, tė cilat nuk kanė qenė shumė tė acaruara janė shfaqur nė pranverėn e vitit 1943. Pranė KQ tė PKSH ishin atashuar dy pėrfaqėsues tė KQ tė PKJ, Miladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha. Pėr shumėkėnd prej nesh qė na u dha rasti tė njiheshim, ata ishin dy pėrfaqėsues me dy karaktere tė ndryshme. Popoviēi ishte njė njeri babaxhan, zemėrgjerė e shpirt pastėr, ndėrkohė qė Mugosha ishte njė njeri me karakter tė ulėt, i pasinqertė dhe herė pas here njeri ngatėrrestar qė krijonte probleme e shqetėsime gjatė komunikimit me tė tjerėt.A keni pasur kontakte me ta gjatė luftės dhe ēfarė u kujtohet nga qėndrimi qė mbanin?

Mbaj mend njė ngjarje pėr tė cilėn Dushan Mugosha ėshtė pėrfol gjatė. Nė majin e vitit 1943, me sa mbaj mend unė, ai erdhi nė Vlorė bashkė me Liri Gegėn dhe u sistemua nė bazėn e qarkut tė partisė nė Hysoverdhė, nė shtėpinė e Kadri Hazbiut. Ishte kjo njė detyrė e Komitetit Qendror, mė saktė e kreut tė saj. Qysh ditėt e para tė qėndrimit kėtu, me ndihmėn e Lirisė filloi tė punojė nė fshehtėsi pėr tė prishur kėshillat popullore antifashiste dhe t’i zėvendėsojė ato me "sovjetėt", si nė kohėn e pas revolucionit nė Rusi. Ishte koha kur partia me shumė vėshtirėsi kishte mundur tė zėvendėsonte kryepleqėsitė me kėshilla si pėrfaqėsuese tė Frontit Nacionalēlirimtar. Kėtė gjė e kundėrshtuan qė nė ditėt e para Hysni Kapua dhe Mehmet Shehu. Problemi qė krijoi miku jugosllav shkoi deri te Enver Hoxha, i cili urdhėroi prerė largimin e Dushanit nga Vlora dhe ashtu u bė.A mbani mend raste tė tjera ku pėrfaqėsuesit jugosllavė ndėrhynin nė mėnyrė tė tillė?

Pas largimit tė Mugoshės nga Vlora, flitej nė radhėt e kuadrove tė partisė sė Qarkut tė Vlorės edhe pėr njė sėrė ndėrhyrjesh tė tjera qė njerėzit e marshall Titos kishin filluar tė bėnin, madje nė shumė raste nė formė provokacionesh. Kulmi i kėtyre ndėrhyrjeve arriti nė vitet 1944 (tetor)-1948 (maj). Gjatė kėsaj periudhe, pėrveē Miladinit e Mugoshės erdhėn edhe misionarė tė tjerė jugosllavė pėr "ndihmė" ndaj vendit tonė. Nga fundi i vitit 1943 erdhi nė Shqipėri Vukmanoviē Tempo. Mbėrritja e tij nė malet e Ēermenikės pėrkonte me pėrfundimin e misionit si i deleguar i Komiternit nė Greqi. Qysh nė kontaktin e parė ai lėshoi njė sėrė vėrejtjesh pėr luftėn antifashiste, por nuk e dėgjoi njeri. Tempua, ndėrkaq ishte i pari qė gjatė kėsaj vizite hodhi idenė e konfederatės qė do tė ngrinte marshall Titua i nxitur nga Stalini dhe Dimitrovi, por ngaqė nuk gjeti terrenin e duhur, u tėrhoq me dinakėri. Me prezantimin e kėsaj teze tė Tempos, autoritetet shqiptare u njohėn pak a shumė me qėllimet e Titos pėr tė pushtuar Shqipėrinė...Cilat ishin kontradiktat e tjera me emisarėt jugosllavė qė u shfaqėn gjatė viteve tė luftės?

Nė periudhėn kur qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė po ēliroheshin, mjaft nga vendet rreth nesh vazhdon tė ishin nėn pushtimin nazist. Nė kėtė kohė Kosova ishte tėrėsisht e pushtuar. Pikėrisht pėr kėtė, komanda jonė e pėrgjithshme i kėrkon shtabit tė Titos qė forcat tona tė shkonin nė ndihmė tė vėllezėrve tanė nė Kosovės, madje edhe mė tej nė ndihmė tė popujve tė Jugosllavisė pėr ēlirimin e trojeve tė tyre nga bisha naziste. Ēuditėrisht, kėtė kėrkesė shtabi i marshallit Tito e shpėrfilli dhe nuk pranoi qė forcat tona tė marshonin pėrtej kufijve shtetėror. Pak mė parė forcat e komanduara nga Haxhi Lleshi kishin depėrtuar kufirin shtetėror dhe ishin hedhur nė ndihmė tė forcave maqedonase pėr ēlirimin e zonės sė Dibrės sė Madhe dhe Gostivarit. Ndaj kėtyre veprimeve komanda jugosllave kishte protestuar disa herė pa vėnė nė dukje arsyet e kėtij hezitimi pėr ndihmė. Kishte ndodhur dhe po ndodhte ky reagim nė njė kohė kur ne ishim deklaruar aleatė tė frontit kundėr nazizmit, madje ishim shprehur pėr ndihmė e mbėshtetje tė njėri-tjetrit. Kishte ndodhur edhe mė parė qė forcat tona kishin kaluar disa herė kufirin nė jug nė mbėshtetje tė forcave antinaziste greke.

Mirėpo, komanda jonė e pėrgjithshme, pasi u informua me hollėsi nga Fadil Hoxha pėr gjendjen e rėndė nė Kosovė i kėrkoi pėrsėri shtabit tė Titos pėr tė ēuar urgjent aty forcat e ushtrisė sonė pėr tė luftuar nėn njė komandė tė pėrbashkėt kundėr hordhive gjermane. Pas shumė kundėrshtimesh, komanda jugosllave pranoi kalimin e forcave tona nė Kosovė, madje jo vetėm aty, por edhe nė Mal tė Zi, nė Sanxhak e deri nė Bosnjėn Jugore.Si e kujtoni pėrpjekjen e emisarėve jugosllavė nė Plenumin e Beratit pėr tė ndryshuar programin e qeverisė dhe pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn?

Plenumi i Beratit, siē, dihet u mblodh nė tetor 1944. Ishte ende luftė. Kudo nė Shqipėri vazhdonin betejat pėr ēlirimin pėrfundimtar nga pushtuesi. Pėrpjekjet mė tė ashpra bėheshin nė afėrsi tė Tiranės. Ndėrkaq, KQ i PKSH qė e ndiqte situatėn me vėmendje, mė 15 tetor kishte krijuar qeverinė provizore nė Beratin e ēliruar dhe po mendonte pėr rindėrtimin e vendit. Zhvillimet e reja kėrkonin edhe ndihmėn e aleatėve, sidomos tė jugosllavėve me tė cilėt ishin vendosur lidhjet qysh nė vitet e para tė luftės. Po ndodhi qė pėrpara kėrkesave tė palės tonė, miqtė e Titos tė mendonin pėr njė skenar djallėzor tė cilin e bėnė prezentė nė Plenumin e Beratit nė tetor 1944. Dy emisarėt e Titos, Velmir Stojniēi dhe Niaz Dizdareviēi nė kėtė plenum, duke bėrė pėr vete njė pjesė tė drejtuesve tė KQ ndėrthurėn prapaskenėn qė tė gjitha planet, ekonomike, ushtarake e kulturore tė bėheshin vetėm pas pėlqimit tė palės jugosllave. Ky lloj nėnshtrimi qė cenonte rėndė integritetin e organeve politike tė shtetit tė ngritura pas luftės, do tė haste nė njė kundėrshtim tė prerė tė pjesės mė tė madhe tė pjesėmarrėsve tė Plenumit tė Beratit, ndėrkohė qė do tė trondiste me themel unitetin e drejtuesve tė lartė qė deri nė atė kohė kishin drejtuar Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare...Pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, Enver Hoxha, ndėr tė tjera e ka akuzuar atė si njė prej njerėzve qė organizuan prapaskenat e Beratit. Gjithēka pėr kėtė e argumentonte me mospjesėmarrjen e Mehmet Shehut nė kėtė plenum. Ēfarė dini konkretisht rreth kėsaj akuze?

Desha tė them se qysh kur e kam dėgjuar pėr herė tė parė kėtė akuzė, nuk e kam besuar, pasi unė bėj pjesė nė ata dėshmitarė qė e dimė pse Mehmet Shehu nuk shkoi nė Berat pėr tė marrė pjesė nė atė plenum qė mė vonė u quajt njollė e zezė nė historinė e PKSH.

Sė paku e kam pranuar me njė lloj rezerve kėtė akuzė tė Enverit pėr Mehmetin...Atėherė, pse nuk shkoi pėr tė marrė pjesė nė Plenumin e Beratit Mehmet Shehu?

Siē e thashė, ky plenum po zhvillohej nė njė kohė kur luftimet vazhdonin nė pjesėn mė tė madhe tė vendit. Pėr rrjedhojė, komandantėt e njėsive partizane, njė ndėr ta edhe Mehmet Shehu, nuk mund tė shkėputeshin nga fronti i betejave me pushtuesin. Ca mė shumė divizioni i parė qė drejtohej nga Mehmet Shehu kishte marrė urdhėr pėr ēlirimin e Tiranės, ku luftimet vazhdonin me intensitet tė lartė. A mund tė largohej nė kėto kushte komandanti i operacionit qė ishte caktuar Mehmeti? Kėtė e dinte Enveri, po me sa duket nga tė tjera motive arrin nė njė akuzė tė pabazė.

Jam i bindur se akuzat pėr pro-jugosllave tė Mehmet Shehut janė tė pavėrteta, madje edhe tė pabesueshme, sidomos pėr brezin tonė qė e ka njohur nga afėr atė. Mehmet Shehu nuk kishte pse tė bėnte prapaskena, pasi po qe se do tė kishte bindje tė tilla, atij nuk i ka munguar asnjėherė kuraja qė t’i thoshte ēėshtjet hapur e pa pasur frikė. Po kėshtu edhe po tė kishte ndonjė vėrejtje pėr qeverinė provizore, me siguri qė do ta bėnte ballasi e pa drojė. Po tė ishte e vėrtetė ajo qė thoshte Enver Hoxha nė fillimin e viteve ‘80, ai do ta kishte sqaruar ēėshtjen qė nė vitin 1946, ku Nako Spiro pranoi qė kishte vepruar nė prapaskenė dhe nuk kishte pse ta mbronte Mehmet Shehun po tė kishte qenė edhe ai nė njė komplot me tė dhe stanin e Stoiniēėve qė Mehmeti i urrente jashtė mase.vijon nesėr...
__________________
 
Top
0 replies since 25/3/2009, 23:34   231 views
  Share