MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Gjuha shqipe nė Maqedoni

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 20/3/2009, 21:00     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Trajtimi i gjuhės ėshtė element i rėndėsishėm nė sjelljen e njė shteti karshi njė bashkėsie si tėrėsi.

Shteti nuk duhet parė njė gjuhe tė cilėn e pėrdorin qytetarėt si tė dėmshme, pėrkundrazi pėrdorimi i gjuhės amtare e bėn njė shtetas krenar dhe me identitet. Nė shumicėn e demokracive jo vetėm perėndimore shteti si institucion mundohet qe me anė tė pėrdorimit tė gjuhės sė afėrt me qytetarin tė komunikoj me tė dhe tė dėgjoj shqetėsimet e tij. Gjuha veē tjerash ndihmon nė integrim duke treguar se shteti u takon tė gjithė dhe nuk duhet ndjerė tė huaj nė tė.

Ka shumė shembuj qė mund tė merren dhe tė shėrbejnė si krahasues, nė Belgjikė gjermanishtja ėshtė zyrtare ndonėse e flasin vetėm 2% sikur nė Zelandėn e Re gjuha e maorėve qė pėrbėjnė rreth 15%, nė Kosovė gjuhė zyrtare krahas shqipes ėshtė edhe serbishtja me 5%.

Shqiptarėt nė Republikė e Maqedonisė sipas regjistrimit zyrtar tė popullsisė tė mbajtur nė vitin 2002 pėrbėjnė 25.17% tė popullsisė 2 milionėshe tė vendit. Qė do tė thotė se mbi ¼ e popullsisė flasin dhe kanė shqipen si gjuhė amtare.

Ndėr shkaqet qė shpien deri tek kryengritja e armatosur e vitit 2001 veē pozitės sė pėrgjithshme tė shqiptarėve brenda Maqedonisė ishte edhe pozita dhe trajtimi i gjuhės shqipe. Deri atėherė gjuha shqipe ishte nė pėrdorim zyrtar tė kufizuar vetėm nė komuna ku shqiptarėt kishin njė lloj tė pushtetit lokal deri diku efektiv ngase ua mundėsonin votat. Nė pjesėn tjetėr tė vendit pėrfshirė edhe qytete tė mėdha tė banuara me shqiptarė si Shkupi apo Kumanova gjuha shqipe nuk ishte e lejuar nė pėrdorim zyrtar duke krijuar vetvetiu njė boshllėk nė marrėdhėniet e qytetarėve me shtetin.

Marrėveshja e Ohrit qė i dha fund kryengritjes pati njė fokus tė veēantė tek pozita zyrtare e gjuhės shqipe, ndonėse pėr palėn maqedonase ishte humbje krenarie qė gjuha shqipe tė pėrmendet si gjuhė zyrtare, mediatorėt e jashtėm shpikėn njė zgjidhje solomoniane sipas sė cilės gjuhė zyrtare ėshtė edhe gjuha e cila flitet nga sė paku 20% tė banorėve duke shmangur pėrmendjen e drejtpėrdrejtė tė termit gjuhė shqipe. Tė vetėdijshėm pėr numrin e shqiptarėve pala shqiptare u pajtua. Megjithatė vet statusi i gjuhės zyrtare tė dytė mbet tė precizohet me ligj ndėrkaq marrėveshja pėrmendi vetėm disa detaje nė vija tė trasha.

Ndėrkohė do tė kalojnė shtatė vite tė plota deri sa Kuvendi i Maqedonisė tė aprovoj ligjin mbi gjuhėt. Gjatė kėtyre viteve (2001 – 2008) pėrdorimi i gjuhės shqipe lejohej vetėm nė ato segmente tė cilat ishin shkruar nė tekstin e Marrėveshjes duke mos lejuar por nganjėherė edhe lejuar manovrime nga ana e shtetit. Pa ligj, gjuha shqipe pėrpiqej tė krijonte hapėsirėn e saj, deputetėt shqiptarė mund tė flisnin nga foltorja nė gjuhėn e tyre por jo edhe tė udhėhiqnin komisionet nė shqip, organet e pushtetit lokal atje ku shqiptarėt janė shumicė e pėrdorėn si zyrtare por ishte i paqartė dhe konfuz pėrdorimi nė njėsi regjionale tė qeverisė si MPB-ja apo gjykatat, polici shqiptar morri guximin ti drejtohet qytetarit nė gjuhėn e tij por jo edhe tė guxoj tė shkruaj nė raporte zyrtare, filluan tė lėshohen dokumente personale ku pėr shqiptarėt tė dhėnat veē maqedonishtes shkruheshin edhe nė shqip dhe kjo sė paku nė aspektin praktik pėrmirėsoi njė deformim tradicional dhe ofendues tė emrave qė pėrmbanin shkronja qė i mungojnė maqedonishtes (shembull y apo ė).

Ndonėse marrėveshja e Ohrit obligonte shtetin, sėrish me obstruksione pėrdorimi zyrtar nuk u zbatua nė komuna ku shqiptarėt pėrbėnin 20% tė banorėve siē ėshtė rasti i Krushevės kėshtu qė pėr shqiptarėt, marrėveshja e Ohrit nuk u jetėsua nė pėrditshmėrinė e tyre.

Sot, nė Maqedoni ėshtė nė fuqi ligji qė zyrtarisht quhet “Ligji mbi pėrdorimin e gjuhės tė cilėn e flasin sė paku 20% e qytetarėve”, emėr shumė i komplikuar qė vetvetiu flet pėr komplikimin e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, jo vetėm lejimit tė saj tė kufizuar por edhe tė sanksionimit tė saj. Parlamenti e miratoi atė gusht tė vitit 2008 dhe atė pėr tė dytėn herė pasi qė njėherė presidenti refuzoi ta dekretoj duke e pėrdorur si mjet nė konfliktin e tij me qeverinė.

Ligji i ri bėri ca hapa tutje por kufizimet vazhdojnė tė zėnė frymėn, mund tė pėrmenden zyrtarizimi mė tej i gjuhės shqipe aty ku shqiptarėt pėrbėjnė sė paku 20 pėrqind tė popullsisė, mundėsia qė qytetari shqiptar mund tė shkruaj letra e ti dėrgoj ankesa nė shqip organeve shtetėrore; apo fakti qė librat amėz do tė jenė shqip nė ato komuna ku plotėsohet “kriteri” i 20 pėrqindėshit.

Gjithashtu lejohet pėrdorim mė i zgjeruar nė Parlament, por po i ra hise njė shqiptari tė drejtoj seance parlamentare ai mund ta bėn kėtė vetėm nė maqedonishte. Dokumentet zyrtare tė Kuvendit gjithashtu shtypen edhe nė gjuhėn shqipe. Lexuesi i kėtij artikulli mund tė hyj nė faqen zyrtare tė Kuvendit tė Maqedonisė dhe tė bindet nėse ka sinqeritet sa i pėrket kėsaj pjese tė ligjit, punuesit e faqes patėn kohė pėr gjuhėn angleze por jo edhe pėr gjuhėn shqipe.

Sa pėr tė vulosur ironinė e trajtimit, qytetari shqiptar do tė ketė tė drejtėn qė tė pėrdor gjuhėn e tij po i doli punė me njė polic apo gjykatės, kuptohet sėrish tė mos harrojmė 20 pėrqindėshin.

Pra, sot njė shqiptar nė Maqedoni mund tė pėrdor gjuhėn e tij nė shumė segmente tė jetės zyrtare, por nėse ky shqiptar rastėsisht jeton diku ku populli i tij nuk ėshtė shumicė apo nuk ėshtė mė shumė se 20 pėrqind atėherė do tė kėnaqet duke lexuar emrin e tij tė shkruar nė origjinale nė dokumentet personale tė identifikimit, pak gjėra mė tepėr i lejohen. Sikur qė nuk i lejohen as ministrit shqiptar tė flet zyrtarisht nė shqip, e as oficerit nė ushtri.

Pėrkundėr faktit se njė nen kyē i marrėveshjes sė Ohrit tė sponsorizuar nga bashkėsia ndėrkombėtare, thotė qė gjuhė zyrtare nė Maqedoni ėshtė edhe gjuha tė cilėn e flasin sė paku 20% tė popullsisė, nė realitet ashtu siē edhe parasheh ligji, Maqedonia ka njė gjuhė zyrtare nė nivel qendror.

Gjuha shqipe ka tani njė pėrdorim ēfarė e ka, por ajo nė Kushtetutėn e Maqedonisė dhe nė vet ligjin mbi pėrdorimin e saj, mbetet gjuha e vetme nė botė e cila nuk ka emėr. Pozitėn e saj vazhdon ta determinojė njė shifėr matematikore e cila prej vitit nė vit mund tė luhatė duke ofruar shpresė se ky ligj mund tė mos jetė i fundit.

Ėshtė nė interes tė Republikės sė Maqedonisė dhe jo vetėm tė shqiptarėve qė gjuha shqipe tė trajtohet si gjuhė zyrtare e vendit pa kufizimet numerike e gjeografike qė i japin vetė ligjit karakter eksperimental dhe shpesh jopraktik. Njė trajtim adekuatė do tė reflektonte karakterin qytetar dhe shumetnik pėr tė cilin flet kushtetuta nė fuqi. Pėrveē qė do tė ndihmonte nė integrimin dhe akomodimin institucional tė shqiptarėve, me kėtė pėrfundimisht vendi do ti jepte fund tensioneve etnike nė ajėr tė cilat mė sė miri u pasqyruan nė natėn e vitit tė ri 2009 ku pėr dallim nga kryeqytet tjera nė Shkup u kremtua ndaras nė dy sheshe.
 
Top
0 replies since 20/3/2009, 21:00   151 views
  Share