MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

KUJTIME DASHURIE ME TE REJA

« Older   Newer »
  Share  
majlinda
view post Posted on 28/10/2009, 20:16 by: majlinda     +1   -1




Dua veç një çast!




Veç një çast do doja,

veç një çast zërin ta dëgjoja,

do të doja veç fytyrën ta shikoja,

do të doja veç një çast me ty të qëndroja,

do të doja veç një çast puthjen tënde ta shikoja,

do të doja veç një çast dashurin ta kujtoja.


*---------------------------------------------------------------------------*



Dashuria jonë

Lulja cel --> thahet,

uji gurgullon --> ftohet,

aklispsi fillon --> mbaron,
Dashuria jonë lindi dhe do të ngelet përgjithmonë.

*---------------------------------------------------------------------------*


E humba dhe vetveten



Duke humbur ty
E humba dhe veteveten
Dhe tani spo gjej dot

As njërën as tjetrën.


*-------------------------------------------------------------------------------*

Mes akullnajave të shpirtit



Mes akullnajave të shpirtit Vrapoja,

Të gjeja vullkanin e dashurisë.
Por më kot më kot u lodha

Mes akullnajave vullkan skish.
Një fjalë e pathënë mbeti.
Një varg që kurrë nuk u shkrua,
Kujtimin tënd thellë në zemër Groposur

Pluhuri I harresës e ka mbulua

Unë hesht ti hesht

Kush të flasë?
Unë qesh ti qesh
Kush të kujtojë Tiktakët e zemrës

Qeë nuk pushojnë?


*-------------------------------------------------------------------------------*



Bukuria!



Njerëzit nga bukuria mos I shiko
Se ajo shpejt të gënjen
Të tjerat shihi dhe mendo
Pastaj thuaj më pëlqen





*--------------------------------------------------------------------------------*


Bukuria!




U prish bota, u prish dynjaja,

dhe hupi krejt marrja.

Ra fustani, dul miniqi,

ma shum se shkolla, punon kafiqi.

Del plaku ne qershi,

e hek plistin mu ba mafi....!!


*--------------------------------------------------------------------------------*




Dhimbje në Zemër




Avione që ulen
Të tjerë qe ngrihen
Valigje që zbrazen
Ëndrra që fiken
Sy të përmalluar
Një lot I patharë
Buzë që dridhen
E s’thonë dot nje fjalë
Një zemër e lodhur
Nga zhgënjimi tkurrur
Një ëndërr e tretur
Në shkretirë në pluhur
Një yll që më ndjek
I heshtur nga lart
Me lodhi gjithcka
Shpirti mu plak
Më lodhi ky fat
Më hedh e më pret
Dhimbja sot qan
Më lodhi kjo jetë.

 
Top
152 replies since 20/3/2009, 19:24   94170 views
  Share