MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Naim Frasheri - Trathetore

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/3/2009, 23:44     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Trathetore
Shoke, kemi ne mest tene
Shum' armik' e trathetore!
Popo! mos u qofte thene!
Vec qe s'kane gje ne dore.

Harruane memedhene
Dh' e lane kombine tene
E nje tjatere na gjene!
Popo! mos u qofte thene!

Lane zonjen e levduar
E zune nje kurve shtrige,
Te ndyr' e te mallekuar,
Te felliqur e te lige.

Lane memen te xhveshur
Dhe mundohene per bote,
Pa dhe bota duke qeshur
U thote: mundohi kote!

Qysh u bene Efialte
E nuk e njohin te miren,
Uthullen pandehin mjalte
Edhe drite erresiren!

Buk' e memedheut zente
Tradhetoret e pabese!
Dhe Zoti derrmen u dhente,
Kurre mos pacine pjese!

Miqt' armiq i kane bere,
Armikete miq i zune,
Qysh jane fyell te tere!
Ƈ'eshte kjo e madhe pune!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerezit e mallekuar?
Dritene pse nuk e shohin,
Apo jane te verbuar?

Jane se gjithash te marre
Dhe te liq me te vertete,
Memedheut bejne varre,
Po do te biene vete,

Se mbreteron e verteta,
S'del kurre genjeshtr' e shkrete
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gje e vertete.

Ata turpine fitojne,
Nder' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikete gezojne
E ne erresiret bredhin.

Nuk eshte kurre haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkrete,
Te gjitha jane paguar,
S'ka mbeture gje ne jete.

Lerini, pa do ta gjejne,
Te verteten do ta njohin,
Se tani s'e dine c'bejne,
Jane te verber e s'shohin.

O, popo c'turp kane marre!
Jane bere tradhetore
Dhe s'jane me shqipetare,
Se nga kombi hoqne dore.

Me te huajne u bene,
Me armikn' e Shqiperise,
S'duane gjuhene tene
Armiket' e Perendise!

Ndjej, o Zot, se nuke dine
Se c'bejne, jane mahnitur,
Rrahin te prishin shtepine
Pun' e lig' edh' e merzitur.

Te gjoret jane ne gjume,
Te vertetene s'e dine,
Do te mundohene shume,
Pasdaj mentte do t'u vine.

Vellazerin' e harrojne
Dhe kombin e memedhene,
Dhe armikete degjojne
Edhe s'dine se ku vene.

Hiqni dore, hiqni dore!
Mblithni mentt' e tuperohi,
Mos u beni trathetore,
Se pasdaj do te pendohi.
 
Top
0 replies since 18/3/2009, 23:44   207 views
  Share