MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Botohet pas 20 vjetesh "Atlasi dialektologjik i shqipes"

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 18/3/2009, 23:41     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline



Realiteti gjuhėsor i viteve ‘80 nė Shqipėri dhe trojet shqipfolėse janė pėrfshirė nė njė atlas tė veēantė, botuar 20 vjet pas pėrgatitjes. Dje, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave, ėshtė promovuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”. Projekti i nisur qė prej vitit 1975 nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, ka mundur tė finalizohet vetėm dy vitet e fundit me botimin e dy vėllimeve. Prof. dr. Jorgji Gjinari nė rolin e drejtuesit dhe gjuhėtarėt Bahri Beci, Gjovalin Shkurtaj dhe i ndjeri Xheladin Gosturani kanė kryer ekspedita nė tė gjithė vendin, por edhe nė shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, tek arbėreshėt dhe te popullsia ēame pėr tė regjistruar dialektet dhe tė folmet e shqipes. Ndėrsa vėllimi i parė pėrmbante hartat e fonetikės, tė morfologjisė, sintaksės dhe tė dhėna tė tjera shpjeguese, vėllimi i dytė i promovuar dje i kushtohet leksikut. “Ėshtė njė atlas i pėrgjithshėm gjuhėsor, jo krahinor, pėr shtrirjen e gjithė shqiptarėve. Ka 644 harta dhe mbi 400 faqe tekst. Pėr mbledhjen e materialeve kemi punuar nga viti 1975 deri nė vitin 1989. Pikėrisht atėherė kur ishte gati pėr botim, kalimi nga njė sistem nė tjetrin i ndryshoi gjėrat. Na u desh njė kohė e gjatė pėr ta botuar, pėr shkak tė vėshtirėsive nė gjetjen e fondeve. Njė ndihmė tė madhe na ka dhėnė profesori i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Institutin Universitar Oriental tė Napolit, Italo Fortino”, u shpreh profesor Gjinari. Hartat e pėrfshira nė kėtė botim sqarojnė shtrirjen dhe ndėrveprimet dialektore me gjuhėn letrare. Sipas drejtuesit tė grupit tė punės, atlasi ėshtė ndalur nė 175 pika, ku gjuhėtarėt kanė regjistruar gjuhėn nė pėrdorim tė pėrditshėm nga banorėt e krahinave ku kanė shkuar. Gjuhėtarėt kanė vlerėsuar shtrirjen e ekspeditave dhe dokumentimin e tė folmeve tė shqipes nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe tek arbėreshėt. Gjinari thekson se e paplotėsuar nė atlas ėshtė gjuha e pėrdorur nga ēamėt, qė mbetėn nė Greqi. “Atėherė nuk na kanė lejuar tė bėjmė anketa gjuhėsore. Na kanė thėnė qė nuk ka shqiptarė”. Ndonėse i botuar nė muajt e fundit tė 2008-ės, “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės shqipe” paraqet njė realitet dhe dukuri gjuhėsore tė dokumentuara nė Shqipėrinė e viteve ‘80. Gjuhėtarėt nuk e kanė pasuruar materialin me tė dhėna tė marra pas ‘90-ės, kohė nė tė cilėn lėvizja e madhe demografike e popullsisė dhe intensifikimi i mjeteve komunikuese ka kushtėzuar edhe zhvillime apo ndryshime gjuhėsore. “Gjatė kėtyre viteve kanė ndodhur ndryshime nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė, sidomos nė shtresėn mė tė re, qofshin tė shkolluar apo punėtorė. Njerėzit s‘dėgjojnė gjithnjė e mė shumė radio, shohin televizor, janė pjesėmarrės nė aktivitete shoqėrore dhe kėto mjete tė komunikimit ndikojnė nė gjuhėn e banorėve. Pas viteve ‘90 nuk janė bėrė studime. Pas pėrfundimit tė ekspeditave nė 1989-ėn, studiuesit u shpėrndanė. Disa dolėn nė pension, disa tė rinj qė erdhėn u larguan jashtė shtetit. Do tė duhet njė tjetėr organizim nė rang gjuhėtarėsh e shkencėtarėsh pėr tė caktuar kriteret pėr njė studim tė ri. Sigurisht qė puna mund tė plotėsohet me atlasė rajonalė, tė cilėt lejojnė tė bėhen shėnime mė tė imėta. Nėse ne zgjodhėm 175 pika anketimi pėr tė gjithė shtrirjen gjuhėsore shqiptare, vetėm nė njė krahinė mund tė ketė mė shumė se 200 pika. Nė kėtė mėnyrė edhe vėrtetėsia e materialit ėshtė mė e madhe”, shprehet Gjinari. Ndėrsa shprehet se sot gjuha letrare po merr gjithnjė e mė shumė terren ndaj dialekteve, tė cilėt rrudhen vazhdimisht, thekson se nė vitet ‘80 ishte e vėshtirė tė gjykoje mbi rezultatin e veprimit tė gjuhės letrare. “Nė atė kohė, sapo ishte bėrė zyrtare gjuha letrare shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Koha nuk ishte e mjaftueshme pėr tė vėnė nė dukje rezultatet e veprimit tė gjuhės letrare nė shtresat e ndryshme shoqėrore. Shkolla, shtypi, libri kanė ndikuar qė dalėngadalė dialektet tė tėrhiqen qoftė nė Jug, qoftė nė Veri. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Jugu nuk ka nevojė tė mėsojė gjuhėn letrare. Asnjė e folme nuk pėrputhet tamam me tė”, shprehet Gjinari. Sipas tij, gjuha letrare do tė jetė nė ndėrveprim tė vazhdueshėm me dialektet. Fjalėt dialektore, qė sot nuk janė aktive nė gjuhėn letrare, nesėr mund tė huazohen prej saj nė pėrdorim sinonimik apo me kuptime tė tjera. Gjinari thekson se “Gjuha letrare pasurohet vazhdimisht nga dialektet”. Profesori e quan tė gėnjeshtėrt imazhin pėr lulėzimin e dialekteve si pasojė e lėvizjeve tė vrullshme demografike. “Janė lėvizje tė popullsisė qė pėrkohėsisht mund tė japin imazhe tė shtrembėrta. Sidomos kėto dhjetė vjetėt e fundit kanė ardhur banorė tė tė gjitha shtresave nga fshatra tė ndryshėm qė kanė sjellė dialektin e tyre. Pėr kėtė arsye tingėllon sikur dialekti lulėzon, por nuk ėshtė e vėrtetė. Gjuha letrare merr nga dialektet ato qė i duhen pėr ta pasuruar e zhvilluar mė tej”, thekson Gjinari. Pėrveē atlasit tė botuar, nė arkivat audio tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ruhen incizimet origjinale qė gjuhėtarėt kanė bėrė nė terren. Adrian Marashi, drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, u shpreh se ato janė pėrfshirė nė projektin e dixhitalizimit, qė pritet tė mbarojė brenda 2009-ės. Mė pas, sipas tij, materialet do tė hidhen nė internet, qė tė kenė njė pėrdorim mė tė gjerė, e tė mos mbeten vetėm nė kuadrin e studiuesve tė gjuhės. Duke e cilėsuar atlasin si njė botim tė rėndėsishėm pėr studim, i hartuar edhe nė kushtet e mungesės sė pėrvojės pėr punė tė tilla, nė kushtet e zhvillimit tė sotėm gjuhėsor, mbetet ende kėrkesa pėr studime tė mėtejshme.


Burimi: Gazeta Shqip
 
Top
0 replies since 18/3/2009, 23:41   195 views
  Share