MUZIKE SHQIP ME TE BUKURA NE BOTE,WINDOWS SHQIP FILMA SHQIPTAR DHE PROGRAME FALAS 2023

Harta e dialekteve tė shqipes!

« Older   Newer »
  Share  
view post Posted on 17/3/2009, 23:50     +1   -1
Avatar

DURRSAK KAM LE DURRSAK DO TE VDES!https://www.dailymotion.com/alice-desi

Group:
Administrator
Posts:
6,279
Location:
DURRES

Status:
Offline


Krijohet pėr herė tė parė Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe
Ja harta e dialekteve tė shqipes!
Shtrirja e dialekteve tė shqipes nė dheun amė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, dhe nė zonat e diasporės nė Itali, Kroaci e Greēi, kėrkimi nė pėrcaktimin e zonave tė “n” dhe “r” (siē shihet nė hartė) tė tė folmeve, pėr herė tė parė nė njė atlas tė dialektologjisė sė shqipes
Krijohet pėr herė tė parė Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe. Kuvendi i Napolit, ngjarja qė shėnon krijimin e njė harte tė gjeografisė sė shqipes kudo ku jetojnė shqiptarė. Shtrirja e dialekteve tė shqipes nė dheun amė, nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, dhe nė zonat e diasporės nė Itali, Kroaci e Greēi, kėrkimi nė pėrcaktimin e zonave tė “n” dhe “r” (siē shihet nė hartė) tė tė folmeve, pėr herė tė parė nė njė atlas tė dialektologjisė sė shqipes. Me kėtė rast mbahet pėr dy ditė kuvendi ndėrkombėtar me temė “Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe”, mė 30 tetor, nė Napoli dhe njė ditė mė pas nė Greēi, nė krahinėn e Avelinos, nismė e Universitetit “L’Orientale” tė Napolit. Marrin pjesė glotologė dhe albanologė italianė e shqiptarė tė ardhur nga Tirana, Prishtina, Munihu dhe nga Parisi.
Njė nga anėtaret e komitetit organizativ, filologia Merita Bruci nga Universiteti “L’Orientale” i Napolit thotė se “kuvendi synon, nė radhė tė parė, tė nxjerrė nė pah rėndėsinė e kėsaj vepre tė gjeografisė gjuhėsore, vlerėn shkencore qė ajo pėrmban, fryt i njė kėrkimi e anketimi tė tė gjitha varianteve gjuhėsore tė pėrhapura nė territoret shqipfolėse; nė radhė tė dytė, tė vėrė theksin mbi ndikimet qė kjo vepėr mund tė ketė si nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėrkimit shkencor, ashtu edhe nė zbatimin e pėrfundimeve tė arritura nė lėmin didaktik pėr promovimin e kulturės gjuhėsore. Edhe vetė diaspora shqiptare, e pranishme prej mė se pesė shekujsh nė Itali, do t’i ndiejė nė tė ardhmen efektet pozitive qė pėrftohen nga ky botim”.
Nga ky atlas pėrftohet njė tablo shumė e gjerė e fenomeneve gjuhėsore qė lidhen me fonetikėn, morfologjinė, sintaksėn (vėllimi I) dhe leksikun (vėllimi II). Pėrfundimet janė tė pasqyruara nė harta gjeografike shumėngjyrėshe pėr tė lehtėsuar leximin e simboleve qė pėrfaqėsojnė varietetet e fenomeneve gjuhėsore. Sipas Brucit, prania e konsiderueshme e njė pakice gjuhėsore historike shqiptare nė Itali, e nė rastin konkret prania e komunitetit shqipfolės tė Greēit (AV), i vetmi nė territorin e Kampanias, “pėr shkak tė veēantive tė tij, gjen te ky atlas njė pikė referimi tė rėndėsishme, edhe falė zbatimit tė Ligjit kombėtar 482/1999 lidhur me mbrojtjen e pakicave gjuhėsore si edhe tė Ligjit krahinor tė Kampanias 14/2002, lidhur me studimin e mėsimdhėnien e gjuhės amtare shqipe”.
Botimi i Atlasit Dialektologjik tė Gjuhės Shqipe ėshtė fryt i njė bashkėpunimi energjik ndėrmjet shumė institucioneve: Qendra Kombėtare e Kėrkimit (Romė), Universiteti i Napolit “L’Orientale”, Rrethi i Kampanias, Bashkia e Greēit. Nė shkallė ndėrkombėtare ėshtė njė shembull i njė bashkėpunimi frytdhėnės ndėrmjet Italisė dhe Shqipėrisė pėr tė arritur objektiva tė vėshtira pėr t’u realizuar.
Marrėveshjet e bashkėpunimit e tė shkėmbimeve akademike ndėrmjet Universitetit “L’Orientale” dhe Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė tė Tiranės janė nė themel tė nismės pėr botimin e kėsaj vepre me vlerė tė madhe shkencore e kulturore, por edhe tė njė angazhimi financiar tė madh, po tė shohim volumin e konsiderueshėm tė veprės dhe kėrkesat e larta teknike tė realizimit tė botimit me ngjyra, ashtu siē e kėrkon njė Atlas.
Nė momente vėshtirėsish financiare, bashkėpunimi ndėrmjet institucionesh bėhet i domosdoshėm dhe mbetet e vetmja rrugė pėr tė realizuar projekte ambicioze e madhore. Nė rastin konkret, pėr mė tepėr, bashkėpunimi i Regjionit tė Kampanias dhe i Komunės sė Greēit vesh njė rėndėsi tė veēantė, sepse kjo vepėr hedh dritė tė re edhe mbi studimet e tė folmes sė Greēit, dhe ofron mjetet e duhura pėr njė didaktikė funksionale.
 
Top
0 replies since 17/3/2009, 23:50   311 views
  Share